Një ditë do t'pyesin...
Kur të t'pyesin si u takuam
thuaj ndoqëm fatin, sado u dërrmuam
i ikëm dheut të fjalëve që desh n'a përpiu
heshtëm dhe dashuria erdhi vetvetiu
Pastaj do t'pyesin për dashurinë tonë
ndoshta do jesh plakur, por s'do të jetë vonë
t'iu tregosh pak nga tërë ajo dashuri
që ishte mbjell në lumturi
"Një ditë grindeshim për imtësira
për dashuriqkat tona, për marrëzira
por prap duheshim si të marrë
si të ishim parë rrallë"
"Ne s'mallkonim njëri-tjetrin kurrë
ajo gjithmonë më thërriste 'burrë'
buzagaz rrija e e shikoja gjatë
si i humbur, e unë humbja gjatë"
Dhe do t'pyesin pse s'jemi bashkë
si dashurinë zumë në grackë
pse s'u urryem vetëm pak
ti thuaj "koha eci, po dashuria s'u plak"
Arta K.
Një ditë do t'pyesin...
Moderator: AciDiuS
- Bittersweet
- Posts: 1738
- Joined: Sun May 10, 2009 9:17 pm
- Location: Écailles de Lune
Re: Një ditë do t'pyesin...
Shuuume e mire.
Re: Një ditë do t'pyesin...
Teper e mire, komplimente Arte
- V | a G r a
- Posts: 12726
- Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
- Location: Pr!sht!n
- Contact:
Re: Një ditë do t'pyesin...
e shkelqyer ...
-
- Posts: 32
- Joined: Sat Feb 23, 2008 7:00 pm
Re: Një ditë do t'pyesin...
shuum e bukur
Re: Një ditë do t'pyesin...
uhh qik sa pom pelqen