Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
Volcano
Posts: 1236
Joined: Thu Aug 21, 2008 9:12 pm
Location: The Eye Of Knowledge
Contact:

Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin

Post by Volcano »

Londër, 13 tetor - Një person në 10, mes atyre që dëgjojnë muzikë me zë të lartë duke përdorur kufjet për një orë në ditë, e për 5 vite me radhë rrezikojnë të humbasin dëgjimin.

Këmbana e alarmit vjen nga një studim i BE-së, i cili kërkon të merren në konsideratë të dhënat e studimit e të gjenden rrugët e mesme, që minimizojnë rrezikun e humbjes së dëgjimit.

Numri i evropianëve që dëgjojnë muzikë me kufje janë të shumtë, nga 50-100 milionë. Komisioni shkencor që u mor me këtë studim, ka arritur në përfundimin se 5-10% e përdoruesve manjakë të këtyure aparaturave mund të rrezikojnë dëgjimin, që në shifra i bie, 2.5-10 milionë njerëz, mes tyrë, në masë të gjerë fëmijë dhe adoleshentë.

Sipas rregullave të sigurisë evropiane janë konsideruar të rrezikshme nivelet rreth 100 decibel për dëgjuesit e muzikës, por disa kërkime të tjera, këtë kufi e konsiderojnë shumë të lartë. Ndërkohë që të rinjtë, synojnë gjithmonë e më tepër të ngrenë volumin, më shumë se 90 decibel kur dëgjojnë muzikë në vende të hapura, për të eleminuar zhurmën që krijon trafiku.

Melena Kuneva, komisare evropiane për konsumatorët ka konmentuar: Shumë të rinj, që dëgjojnë muzikë me kufje, duke përdorur edhe celularët dhe duke ‘ngulmuar’ për zë të lartë për shumë orë jo gjithmonë janë të ndërgjegjshëm për rrezikun që u kanoset.

Kjo nuk është më vetëm teori, por e mbështetur në studime të shumta. Aq më tepër, sipas studiuesve, rreziku shtohet nëse muzika e tillë dëgjohet gjatë netëve pa gjumë, e pa ndërprerje. Sipas studimit, zhurma nga muzika e lartë shkakton probleme edhe në rrahjen e zemrës. Nga 40 e 55 decibel situata acarohet dhe shtohen efektet negative në sistemin kardiovaskular dhe mbi këtë nivel, situata mund të bëhet e rrezikshme.

PS-Edhe une jom ni manjak nket rast,le qe ngoj shum`ore ndite,po edhe me zo teper tlart`,kaja majken rrezik e kom!
Aida
Posts: 13
Joined: Sat Jun 13, 2009 12:58 pm

Re: Muzikë e lartë me kufje? Kujdes dëgjimin

Post by Aida »

Para ca kohesh dhan nje emision dokumentar ne TV gjerman (sme kujtohet tani kanali) ku kan shtjelluar kete problemin e muzikes me kufje dhe ndikimin ne organet e ndegjimit. Pervec qe trajtuan ndikimin ne organet e ndegjimit u fol edhe per ndikimin ne psiqiken dhe perqendrimin tek adoleshentet te cilet tere diten ndegjojne muzike. Besa edhe shume texte te kengeve i kritikuan lol

Pervec asaj kan bere edhe nje eksperiment shume interesant :D
I morren dy vajza adoleshente dhe i derguan ne shopping ku njera kishte kufje dhe muzik me ze te larte, ndersa tjetra jo. Te dyjat eshte dashur te blejne veshmbathje per vehte dhe ta kalojne tere diten neper shitore.
Ajo me kufjet ka qene e shperqendruar tere kohen, eshte lodh me shpejte, ka shpenzuar me shume para (lol) ka ble gjera qe ne fakt pas nje kohe nuk i pelqente ose thoshte qe nuk i nevojiten etj etj

Nderkohe ajo e cila beri shoppingun pa kufje, ka qene e relaksuar dhe nuk ka pas probleme perqendrimi gjate dites, nuk ka shpenzuar shume dhe nuk ka ble gjera te panevojshme ;)

Kujdes dhe mos u ben maniak lol mos harro se jeta e gjate eshte dhe ruaje shendetin :)
Post Reply