Vaksine e re kunder kancerit

Diskutime, keshilla rreth Mjekesis se pergjithshme..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Vaksine e re kunder kancerit

Post by Dr.SkaL. »

po njeri un postimin tan e lexova mir, e kuptova mir se edhe kam lexu per ate se qka ke shkru..|vaksin kunder Virusit qe shkakton Kancerin, po jo kunder kancerit| nuk mundesh me msu trupin me parandalu krijimin e kancerit, vetem nese tan jeten perdor barna qe i shkatrrojn kancershkaktuesit - kjo nuk osht vaksin, por terapi!!
"vaksina kunder kancerit eshte me marr kancer ne trup e me fitu imunitet ndaj tij"
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Vaksine e re kunder kancerit

Post by Pandemonis »

Dr.SkaL. wrote:po njeri un postimin tan e lexova mir, e kuptova mir se edhe kam lexu per ate se qka ke shkru..|vaksin kunder Virusit qe shkakton Kancerin, po jo kunder kancerit| nuk mundesh me msu trupin me parandalu krijimin e kancerit, vetem nese tan jeten perdor barna qe i shkatrrojn kancershkaktuesit - kjo nuk osht vaksin, por terapi!!
"vaksina kunder kancerit eshte me marr kancer ne trup e me fitu imunitet ndaj tij"
mundet deri diku, edhe imuniteti jon reagon ndaj kancerit kuptohet kanceri gati vepron si ni virus qe gjon rruge qysh me i ike imunitetit. ai ne perbomjet e vet ka mutacione, ndersa cka permban qeliza ajo e paraqet permes HLA (spo di tash cfar profesioni ki, mos me keqkupto) egzistojne HLA1 edhe HLA 2, p.sh edhe tek transplatacionet keto kan rol te madh se sa ni organizem e duron organin e nje personi te huj, nuk eshte qeshtje e grupit te gjakut kjo

HLA dmth tregon ne siperfaqen e jashtme se cfar permbajtje proteinash ka ne brendi te qelizes, pasi qe keto jane te mutume, normal qe imuniteti yn i sulmon por jo me efikasitetin e duhun.

shembull efekti i apoptozes:

qelizat e ashtequajtura "qelizat natyrale mbytese" ose NK-Cells, kur verejne se nje qelize eshte e infektume apo posedon proteina qe nuk jane te njejta me ato qe eshte dashte qeliza mi pas, ajo kapet per te, me disa PERFORINE e bon qelizen me bira (jane proteina qe krijojne kanale ne ate qelize qe sulmohet) neper ato kanale pastaj i gjun disa qe quhen GRANZIME (Granzyms) qe qelizen e qeon ne Apoptoze (vdekje te programume)

ni qelize e tumorit e ka aftesine ose mi hudh granzimet jasht ose nashti ao mi neutralizu apo edhe ai funksioni i P53 eshte i humbun keshtu qe ky reakcion bohet i pa efekteshem.

megjithate imuniteti eshte dicka shume i komplikum, ka shume gjona qe nuk dihet si funksionojne.

amo krysore osht qe ti se ki keq kur thu se mutacioni i ka fajet amo nga ky mutacion nuk rrin organizmi bash krejt duarkryq.

edhe une dyshoj ne ate "vaksinen e mrekullinave" amo kish me kone dicka fantastike nese kish ndodh ajo.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Vaksine e re kunder kancerit

Post by Dr.SkaL. »

aha pe kuptoj tash...

e kam edhe ni pytje:
zbulohet kanceri te ni pacient, te aj vetem osht konstatu se ka Tomor, duhet me hek tomorin pa tjeter, por para se me shti ne operacion pacienti i nenshtrohet disa terapive kimike dhe rrezatimeve te ndryshme!

Terapia kimike per neotralizimin e substancave kanceroshkaktuese, dhe rrezatimi per shkatrrimin e ADN's se kancerit qe gjindet ne trup.!

a osht kanceri infektues apo per far arsye operacioni sguxon meja nis para atyne terapive?
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Vaksine e re kunder kancerit

Post by Pandemonis »

Dr.SkaL. wrote:aha pe kuptoj tash...

e kam edhe ni pytje:
zbulohet kanceri te ni pacient, te aj vetem osht konstatu se ka Tomor, duhet me hek tomorin pa tjeter, por para se me shti ne operacion pacienti i nenshtrohet disa terapive kimike dhe rrezatimeve te ndryshme!
operacioni nuk eshte i Domosdoshem, varesisht nga organi edhe lloi i kancerit preferohen 3 lloj terapive, Rrezatimi, "ciklet-Kimike" edhe Operacioni, zakonisht ne shumicen e rasteve eshte kombinim i 2 apo edhe 3 ktyne mundesive. zakonisht terapise se rrezatimin apo cikleve kimike i nenshtrohet mbas operacionit.
Dr.SkaL. wrote:Terapia kimike per neotralizimin e substancave kanceroshkaktuese, dhe rrezatimi per shkatrrimin e ADN's se kancerit qe gjindet ne trup.!
rrezatimi apo edhe ciklet kimike i demtojne ato qeliza qe shumohen shpejte e kto jane qelizat kancerit (pa kontrolle). por shpejt shumohen edhe qelizat e mukozes (mukoza e gojes, zorreve) spermatozoidet, qelizat e folikules se flokeve => shkaku pse bien floket. ka shume menyra se si me demtu qelizat qe shumohen shpejt, kjo osht ni teme shume e gjone. 1 shembull
Tubulina eshte ni proteine qe krijon te ashtequajturin "aparat ndares" gjat mitozes (dmth duplikimit te ADN-se gjat ndarjes qelizore). bashkimi i tubulines ne mikrotubususe, mundesh thjesht me paramendu si ni litare qe mund te zgjatet edhe shkurtohet (duke i shtu tubulinse apo duke i hjek tubuline) ndersa gjat mitozes kur kromozomet terhiqen ne polet e kudnerta qe rezulton me krijimin e nje qelize Bije (nga qeliza eme) dmth ne kete rast zberthehet tubulina edhe shkurtohet, ne kete rast shkurtohet tubulusi edhe keshtu terhiqen kromozomet ne polet e kudnerta. kolhizina eshte nje substance e cila ngjitet per mikrotubulus edhe ne kete menyre nuk e lejon qe tubulina te shperbehet, me kete rast kromozomet nuk mund te terhiqen ne polet e kudnerta edhe ne nje menyre mitoza nuk mund te zhvillohet edhe kjo qelize nuk mund te ndahet.
kshtu ne praktike doket mire por nuk funksionon gjithmone kjo. qelizat tumorale mund te zhvillojen imunitet ngat kesaj substanze qe kjo e humbe edhe efektin. se di sa kom mujt me ta spjegu

Dr.SkaL. wrote:a osht kanceri infektues apo per far arsye operacioni sguxon meja nis para atyne terapive?
ne vete kanceri nuk eshte infektues, por egziston mundesia e metastazave dmth nje qelize tumorale permes gjakut transportohet ne nje organ tjeter ku aty mund te krijoj nje tumor te ri (metastatues)
statistikat tregojne qe qiftet femrat eshte semure nga tumori i mitres, qe mashkulli ne nje perqindje me te madhe ka tumor te penisit. por kshtu permes puthjeve apo permes ushqimit eshte dicka e pamundun me u transferu.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Vaksine e re kunder kancerit

Post by Dr.SkaL. »

e kam te kjart tash...thnx
Post Reply