Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Post by rock_boy18 »

Image

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës sapo u miratua raporti i zviceranit Dik Marti.

Raporti akuzon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa prej ish-drejtuesve të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve.

I vetmi ndryshim që pësoi raporti pas debatit të sotëm ishte titulli, të cilit i është shtuar fjala “hetim” mbi trafikimin.
Në këtë mënyrë, thellohet rëndimi i shqiptarëve duke i detyruar të vazhdojnë të mbajnë një barrë që nuk e meritojmë, për më tepër kur shqiptarët e Kosovës ende nuk i kanë larguar pasojat e frikshme të okupatorit serv.

***

Në punimet e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është vënë për diskutim raporti i raportuesit të posaçëm të këtij mekanizmi, Dik Marti, për, siç është thënë, “trafikim të paligjshëm organesh nga një grup i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Duke rikujtuar fillimisht rrethanat që kanë nxitur këtë raport, e që kishin të bënin me pohimet e ish-kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Karla del Ponte, zoti Marti në paraqitjen e tij tha se “raporti nuk ka të bëjë fare me statusin politik të Kosovës, nuk ka të bëjë me raportet midis Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë mënyrë nuk është kundër popullit kosovar dhe atij shqiptar”.

Raporti, sipas tij, ka të bëjë me “shkeljet e të drejtave të njeriut”.

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera”, ka thënë zoti Marti, duke vlerësuar se, bazuar në raportimet e mediave dhe reagimeve të politikanëve, ky rekomandim i tij është injoruar.

“Është e vërtetë se në raportin tim do të mund t’i shmangia emrat, por pastaj do të bëja një vlerësim të përgjithshëm dhe i gjithë kombi do të mund të fyhej”, tha zoti Marti, por, sipas tij, e vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti për popullin kosovar dhe familjet e viktimave “kërkojnë nga ne që gjërave t’u themi me emër”.

“Këta emra janë emra që janë cituar për shumë vite në dokumentet që janë hartuar nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, për të mos përmendur edhe artikujt e gazetave që janë shkruar nga gazetarë shumë të respektuar”, ka thënë zoti Marti.

Ai ka pohuar se për përmbajtjen e raportit ka dëshmitarë.

“Po, kemi gjetur dëshmitarë, po, ata janë dëshmitarë kredibilë, ata na e kanë mundësuar të jemi të saktë dhe pikërisht kjo frikëson qarqe të caktuara”, ka thënë Marti, duke mohuar se këta dëshmitarë kanë ndonjë lidhje me serbët apo me rusët dhe janë njerëz që e duan vendin e tyre, Kosovën.

Sipas tij, “dëshmitarët janë shumë të frikësuar dhe nuk i besojnë drejtësisë vendore apo asaj ndërkombëtare dhe në këtë rrafsh, zoti Marti i kushtoi një vëmendje të posaçme programit për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, çështje kjo e cila do të diskutohet në punimet e së mërkurës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Rezoluta dhe raporti, që bëjnë thirrje për hetime, janë akte të drejtësisë dhe respekt për ata burra dhe gra që jetojnë në këtë vend të vogël, i cili tashmë ka vuajtur kaq shumë”, tha në fund zoti Marti, duke porositur se drejtësia nuk mund të vihet në vend pa të vërtetën.

Pohimet në këtë raport janë kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare, e veçanërisht nga kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, emri i të cilit është përmendur në të, duke e ndërlidhur me akuzat për “trafikim organesh, kontrabandim armësh dhe narkotikësh”. /rfe/
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Post by psy »

E miratojne e miratojne. Sa ironike me e perule veten Turqia per bothen e Hashim Thaqit e Xhavit Halitit.
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Post by Muki Vojvoda »

Nuk e perul Turqia veten,perkundrazi veq qa ka me ngrit mbi krejt shtetet evropiane qe shprehen racizem te kjart,kur te deshmohet pafajesia e Thaqit. Sepse,derisa gati te gjitha shtetet e Evropes ran pre e kuzhinave ruso-serbo-sllave, Turqia e deshmoi veten qe i intereson vetem drejtesia dhe vetem drejtesia,kur te kryhen hetimet e te dalin ne pah te vertetat,Turqia ko me ja u dhi gojen krejtve ktyne shteteve tjera.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Post by psy »

Muk pezhorativisht e thash. Se n'mos Hashimi, jom i bindun qe Xhavit Haliti se ka prite perkrahjen turke, perkrahje e cila n'past Xhaviti men, ja ka kontestu ishalla urrejtjen qe garant e ka pas n'Turqi si shume shqipfolesa.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Thellohet skandali, KE miraton raportin e Martit

Post by AciDiuS »

psy wrote:E miratojne e miratojne. Sa ironike me e perule veten Turqia per bothen e Hashim Thaqit e Xhavit Halitit.

Diqysh shum nmnyre ironike e the qita . Nese osht e vertet kjo tregti organesh e nese turqija osht mundu me ja mlu qata ateher pshurr nto . Gjith ashtu edhe pshurr nta nese pernime i kan bo qato sene , sen qe nuk e besoj hiqqqqqqqqq . Amo krejt forja osht tash bisedimet , Kosova pavarsin e ka fitu tu u bazu ne t'kqijat qa naj ka bo serbija prej viteve 90-ta qe dmth nifar mnyre t'pakten nveri me fitu diqka shkiet qe me demek skan pas veq ata faj .
Post Reply