TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by V | a G r a »

Clavicula wrote:o vigi e keqja o k'tu qe s'jon ka e akuzojne per hajni se s'pi han peci atyne a po vjedh ky mut, po per ni sen tjeter qe s'po o keq veq per hashen po per kejt luften tone
ku dreqi i murr krejt kto pare hashimi me ndertu shpi 200 m.katror + pa kokerr leje ndertimi ...

Image

Në bazë të t' dhënave, pasuria e kreut të ekzekutivit Hashim thaqi është 1 milion e 491 mijë e 614 euro, plus 100 mijë euro kredi.

E kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar pasurinë e cila kap shifrën e 1 milion e 61 e 880 euro. Pasuria e Ministri të Transportit Fatmir Limaj është vlerësuar 973 mijë e 268 euro, plus 40 mijë euro kredi bankare. Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pasuria e tij shkon deri në 460 mijë e 877 euro. Ndërsa Ahmet Shala, ministër i Financave, ka pasuri 664 mijë e 452.9 euro.
341 mijë euro është pasuria e deklaruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Komentet(34)

iliri35 (para 2 muajve)
turp per keta te panjerez turp i madh e mjer per ne diasporen qe kemi dhane edhe kafshaten e fundit per kete kosove qe sot keta derra te pasurohen keshtu turp

genci (para 2 muajve)
ku eshte etem ceku xhavit haliti babai i pdk.dhe gjith tjert duhet te i deklarojn pasurit qe i kan ber mbrenda nates.ne te gjithe edim sa kemi pas mundesi te kemi pasuri ne kemi qene te pasur kush ka pasur 10 hektar tok nje rrog te majme por jo me miliona euro dhe ne fakt ata as vet nuk e din si jan ardhe ne ket pasuri.nje pytje a nuk eshte turp ju te^posedoni miliona eur.e familjet e shokeve te juaj qe ran per ket liri.te shtrin doren e te kerkojn lemosh nga te tjert si ka mundesi qe njeriu ta bej ket.truri i njeriut normal nuk duhet pranuar ket.por nuk do ti gezoni HAJNIN ZOTI ka me denuar.posht te korruptuarit dhe tradhtaret e KOMBIT

flori (para 2 muajve)
o Hasan Preteni a ju ke kerku veq 10% epasuris apo veq ato qe i kan ne emer te vet, edhe ne anen tjeter nuk eshte shume kumedit sa se te na po shiten shpijat e tokat me shtrejt se ne metropolet europiane por shtrohet pytja kah vlla i bonen per sa koh kan mrri deri te kjo pasuri

bekimi (para 2 muajve)
O popull shqipetar, ju lutem lejeni kete OBSESION qe e keni zhvillu per pasurine e politikaneve e mirruni me probleme me te medhaja qe na prekin! Mirruni me qashtjen e Mitrovices, te pagjeturve te luftes, mirruni me te drejtat e popullit shqipetar ne Presheve, Bujanoc e Medvegje qe çdo dite largohen nga puna e jeta atje eshte bere humnere per shqipetaret! Eshte koha te zgjoheni nga ky gjum i thelle se perderisa fqinjet tane po hyjne ne EU e po zhvillohen, ne kemi ngecur nje shekull mbrapa. Keto influenca per korrupsion te Qeverise jane rezultat i punes se sherbimeve sekrete te Beogradit per ta perqare Prishtinen perderisa Beogradi punon 24 ore per ta copetuar Kosoven!

florim (para 2 muajve)
keto shifra jan veq ata sa kan than se kan vet sipas qejfit te tyre.... se aq para ka nje i thjesht mun ta quaj nje biznesmen te ri ne karrier ne prishtine e kudo gjetiu , 500 mij euro nuk jan para , aihh ne fshatin tim te vogel me 100 shtepi ka milionera , e leri keto fjal por le ti tregojn se i kan mbi 100.000.000 ( milion) euro , nuk eshte qudi..hetimet po vazhdojn , vetem shikoni se ku kem mbet si kosove dhe binduni se po te ishte kjo pasuri qe e kan deklaru keta ehde pse edhe ashtu osht e madhe nese i pyet sa e kan rrogen... ne si kosove kishmi mbrri shum larg...keshtu mor krymat e kosoves pozit dhe opozit e hangret frutin tani po thahet po shifen problemet qe po dalin per dit. mos me pas hanger ma mir kismi punet...pe la me kaq se u nervozova.

Shkupi (para 2 muajve)
O vllazni kosovar mos ju vjen qudi per kto shuma te ne ne shkup per 4 vite nji lider i nje partije sa esht ne qeveri i mledh ka 10.miljona e meteper Mbyemri Thachi osht mbiemer FATI qe me pas miljona e dikush tjete rme hjek per buk e per gjerat elementare ne jet. Politikant e dini cka lypin... nese nuk e din shikojeni plakun qu tregon se cka lypin politikant :VIDEO





Luli (para 2 muajve)
Ha ku jeni patriota bre. Ju shume e doni Kosoven. Normal me qet pasurim (garant te jashtligjshme) une edhe Kongon e kisha dashte. Mos punoni edhe mos e duani kaq shume Kosoven, patriotat e mi. Ramushi ma mire moste deklarohet se garant e ka dyfishin e ktyne.

teja (para 2 muajve)
Shih tash komente te naivave 'Ramushi sa ka etj po ai nuk eshte zyrtar qeverie e as kryeminister prandaj kjo po me duket sikur hajni qe vjedh e per me terhjek vemendjen bertet qe hajni.Ramushi e ka nje" faj" qe po e sulmoni ,ai po guxon me ju thirre ne emer kurse ne te tjeret nuk po guxojm .

bashkimjaha (para 2 muajve)
Po nuk mbahet shteti keshtu more zoterinje , me interes personal. E qeveria e Kosoves nuk asht ne gjendje ti bleje 2 autoblinda per policin .Po qfare shteti eshte ky bre ? turp turp turp .pershendetje

flamur (para 2 muajve)
Kisha pas dëshir me dit se sa ka kan pasuri politikanat ton si p.sh Ramush Haradina, Hashim THaqi, Fatmir Sejdiu dhe qysh e fituan ata ket pasuri qe e bonen e neve puntorve te shkrejty na dhan ka 150 ero qe as veten nuk muj ta mbaj e lere ma shum thmin apo nanen a baben kisha pas deshir me i ndjek me hetime edhe jasht vendit keta se na shkatrruen be zoti i vraft ju pershendes

Qamil (para 2 muajve)
Ai po nuk paska shume pasuri Thaqi qysh kam mendu bile gjysmen e 80.000.000,00 miljon te Fatmirit . Edhe une nuk pajtohem qe njerzit pas lufte kan ban pasuri marramendse por qysh edhe asnje njeri nuk merret me pasuri te serbve e qe e shkatrrun Kosoven edhe ekonomikisht edhe politikisht.Kush po e stimulon ket luft mediale ne Kosove o njerz hapni syt qilni vesht.

Emini (para 2 muajve)
Hajna te paskrupullt!

skenderikaqanik (para 2 muajve)
pershendetje kam pas besim te madh ne ket parti popllu ska buke me hanger kto njerz per nje kohe shum te shkrut mu bhe milonera marreeeee bre ne fyt ju mbet kur kan deklaru 1 milonat po kta dhjetra milona zoti esht imadh del kjo mos keni dert

TONI (para 2 muajve)
tung shum te mira pagat i paskan valla veq ishkan mire e dhe te tjerve mei tregu e veqmas ramunsh haradini te cilin e njef kosova fort mire se qfare pasurije posedon.

Genc (para 2 muajve)
"Pasuria e Ministri të Transportit Fatmir Limaj është vlerësuar 973 mijë e 268 euro, plus 40 mijë euro kredi bankare" Hahahahhaahhahaahahahah ooooooo deka bre Z.Limaj a e ki paraqit kusurin qe e ki naper xhepa a

Xpersoni (para 2 muajve)
Valla kta po din per veti e per popullin kjamet :S

kadri (para 2 muajve)
Allahile pse Ramushi se ka deklaru pasurine? A aq e vogel eshte qe mos me kallzu hiq? Nuk pe di pse, Hashimi, fatmiri, Behxheti edhe Daci po, e ai jo!?

shukri (para 2 muajve)
KU KU KU po shume paksn vjedh po shume biznismen ne Amerik nuk i kan keto para.Per ate populli po vuan per buk.po keta te PDK nuk paskan nevoj per fond te posaqem per Limen se pakan pare mjafte.

vjosa (para 2 muajve)
o zot ju mbet ne fyt tere kjo pasuri e mare nga goja jone.Per 10 vjet te behesh milioner, o popull a ju kan shperla trurin keta pushtetar.Zoti ju vraft

kemo (para 2 muajve)
Edhe pse kjo esht skandale aspak qytetart e Kosoves nuk ju besojn ktyne , me ja qu ket list nje femijes edhe pse jane pare te majme edhe kto prap nuk ka me ju besu edhe me ja ba zotri kryetar a minister tregoje te verteten . kjo qka esht ka ndodh me neve esht per qeduu , une i pergezoj kta edhe ju uroj nje bugjet ma te mire familjare se jane tu jek keq familjet e udh heqeve tone e populli po ban qeff me standarte mbiii amerkianee !!!!!!! me pas dite euloxi qe qekaq ka pare lima sja kish nis valles hiqq

sanije-gjilan (para 2 muajve)
sigurishte qe vetem 10%e kane treguar pasurin.pasuria tjeter eshte ne te zeze.nuk jane ata aq naiv qe ta deklarojne tere pasurine se frikohem mos do ti vran ndoj kush.ani ma sejdiu po te shtike ne qynah.shtepin e bashkallekut e tregojke ,se na jem qaq budalle.po me ia llogaritee edhe mobiljet qe i kane krejt orendite me firme ku me dite se sa del shifra e madhe.ani edhe femijet e tyre kane vetura edhe ato xhipa .i kalojne sigurisht miliardin.

feka (para 2 muajve)
met vertet keq ka aq shum varfri en kosove e kta flasin per miliona

sadiki (para 2 muajve)
PO A .edhe kjo ndodhi qe qeverija e kosoves te del per para popllit dhe jan krenar per pasuri qe ekan vjedh.sa bukur tregojn a poplli skan buk me ngran turp oj qeveri . o.vllerzer

shqiptar:ZOTI ESHT I MADH:

Bardha (para 2 muajve)
marre duhet mi ju ardhe a po ju duket lavd kjo me kto deklarime perderisa kosova ashte ne gjendje mjerimi e populli vdes nga uria e këta deklarojne pasurite qe sigurisht jane te vjedhura nga djersa e popullit tone te shumvujtur me vjen keq qe dua ta jap nje koment por eshte kjo e vertete kete e dine te gjithe ju kisha keshilluar o njerz qeveritar ndertoni shtetin tuaj me drejtesinga ju pret populli nje jete me te mire andaj mos korruptoni mos e zhgenjeni mos premtoni e qe si realizoni per popllin tuj punoni per popull e ata per ju vetem kjo jo dergon drejt nje te ardhme sa me te mire per te gjithe ne qe ja dojm te miren kosoves

Skenderbeu (para 2 muajve)
Te drejten me ju thene une e kam bere nje hulumtim ne rajon dhe ne evrope dhe askund nuk gjeta liste si kjo publike ku edhe armiku mundet me hy ne kete web faqe dhe me i pa keto vlera e deklarime, nenshkrimet origjinale te tyre (qe mund te falsifikohen pastaj) si dhe emrat e familjareve te ngushte perfshi edhe femijet e tyre. E perkrahi deklarimin e pasurive institucioneve pergjegjese por jo qe ajo te behet publike per masen e gjere (perfshi ketu edhe armiqte e Kosoves).

fatmir (para 2 muajve)
Shumë mbresëlënëse, po i bjen se kryeministri per 11 vjet (1999-2010) e paska pas rrogen 11310 euro ne muaj ( nese pjestohet shuma 1 milion e 491 mijë e 614 euro me 132 ( 132 muaj=11 vite) dhe ate nese ai nuk ka harxhuar as per te ngrene , as per te pire , as per shkollim etj. Hallall u qofte burra , veq perpara se dhe penzioneret , arsimtaret , policia u perkrahin deri ne fund.....

Mergimtari (para 2 muajve)
Mashallah mire te kokan majë, e kto jan vetem ato qe i kan ne emrin e tyre e paramndo se sa mund ti ken neper kusheri e farefis. Spo di sa e kan pagen keta te qeverise me siguri shum te madhe. une ne Finlandë e kam pagen 2 450 euro dhe qe 10 vite e gezoj kete page ama ne konton time kurr smundesh me i gjet ma shum se 3 000 euro edhe ate duke kursyer ne kater anet.

prototyp (para 2 muajve)
me cene te pashkolle dhe me dite keshtu cudi? Por diken e paskan pase shume te "mencur" qe i paskan mesuar me ju hjek nga nje ose dy zero e mund te ndodh edhe tri zero pasurise se tyre .

Ibra (para 2 muajve)
Eshte per te ardhure keq.Tmerre eshte ky deklarim kur dihet se pasurit e tyre kalojne 10.000.000 mil.dmth vetem se ne bankat tona deklarohen e ato qae i kan jashte kufijve jane sihariqq hahahaha qudi mbi qudit(beter mbi beter e mrrin qillen"fjale e urte nga te vjetrit tane")

Burimi:
Koha

Krejt kto me hajni drog , e te gjitha te zezat e mundshme i ka bo jo ky direkt po indirekt permes zagarve te ti ,e ky osht bosi i zagarve ...

KUSH MURR PERGJITHSI PER KREJT DESHTIMET DERI SOD ...

KERKUSH ...

PSE PO RRIM DUARKRYQ E TE HESHTUR A DIN KUSH MEMA SPJEGU ...

Tek qitasht ju ka ra zilja te veshi ... ah na preken n' tel UQK-n naj ofendun ... e krejt ato nana qe po i presin eshtrat e djemve te vet aty a nuk osht prek uqk-ja A JOOOO .... veq tash me kit raportusin ... sjom tu e mbrojt at mut raportus e as kit mutin ton hiq e ma hiq po pse deri tash nuk osht bo kurgjo bash apsolut kurgjo ... pse sosht ngrit aktakuz Kunder serrbis per gjenocidin n' kosov pse pse pse ...

A NDOSHTA SPESE JON KAN NXANUN QYSH MI MUSH GJEPAT E VET E I KAN HARRU KREJT KRIMET QA KAN NDODH N' KOSOV ....
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by Ambassador »

Ke qysh ke Thaqi nksi raste duhet me kon bashk, se kto deklarata tklyshve t'shkjeve pe prekin drejtperdrejt UÇK-ne edhe Shqiptarine n'pergjithesi. E rendesishme osht tmos pranohen negociatat me serbine pa disa kushte qe tash dihen.

ps: Muk ty me t'thon njeri "nona jem e don kasandren" ty t'doket qe pe shan Mitrovicen, mo shoki se pavarsisht qe sjemi t'Mitrovices cdo pllom toke e Shqipnise per neve osht e njejte!
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by Adagio »

un mendoj qe qikjo akuz qe ju ka bo thaqit per trafikim te organeve osht vetem arsye per mi ndot emrin e shqiptarve edhe Uçk-s ...se demek qe kan bo shkijet masakra e sene..kan bo edhe shqiptart...mendoj qe osht e pavertet..edhe pse hiq se du thaqin.
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by psy »

osht kruciale me u deshmu SHPIFJA, edhe me qka organizata e OJQ-ja e leshna, mos me bo gjume dimeror po me fole per barbari t'shkijeve o daje, se osht ironia ma e madhe mas Srebrenices (pa i numru tjerat) me pas t'drejten me e qele gojen kta per najsen

kena t'bojme me ni popull qe e ka tradite edhe vrasjen e prindit, kur ky i fundit t'moshohet e t'bohet i varun prej fmive me e kqyre.

Image

"Lapot" quhet tradita serbe e vrasjes së pleqve nga të bijtë e tyre të cilët e bëjnë këtë për të kursyer veten nga harxhimet e mbajtjes së prindërve të plakur. Kjo traditë është ndaluar me ligj nga mbretëria serbe gjatë dinastisë së Karagjorgjeviqëve Kelmendas (me origjine shqiptare)

_________________________________
Fragmenti nga:
|The Killing of the Khazar Kings|
-Folklore-
Vol. 29, No. 3 (Sep. 30, 1918), pp. 238-247
(article consists of 10 pages)
Published by: Taylor & Francis, Ltd. on behalf of Folklore Enterprises, Ltd.
Stable URL: http://www.jstor.org/stable/1255454
More : http://www.kockicica.org/blog/zalepljen ... talo/lapot
Last edited by psy on Sat Dec 25, 2010 12:36 am, edited 1 time in total.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by V | a G r a »

ta shohum qa po ndodh n' vazhdim edhe pse spo pres shum ...

ky raportusi posedon imunitet
User avatar
psy
Posts: 447
Joined: Wed May 26, 2010 1:44 pm

Re: TheGuardian - Kryeministri i Kosoves bosi i trafikimit.

Post by psy »

“Lapot”, viktimizimi i agresorit, Dick Marty dhe bisedimet

Fatlum Sadiku

1.

Beograd, 1898. Kishin kaluar njëzet vite që kur Kongresi i Berlinit, kishte njohur pavarësinë e Serbisë dhe atë në dëm të një pjese të tokave shqiptare. Në Europë kishte kohë që idolizoheshin serbët. Francezët shkruanin për “këngët serviane”, kurse edhe Gëte më herët (në qerek-shekullin e XIX-të) ishte marrur fort me “Gusllën”. Serbia shihej si bontoni i krsitanizmit europian, që duhet të shtypte ottomanët dhe arnautët, që të mos e rrethonin edhe njëherë Vjenën sikurse kishin bërë dy shekuj më parë. 1898-ta, shënonte vitin kur Serbia ishte e ngritur edhe kulturalisht paksa, dhe tashmë fshatarësia tribale serbe, kishte përjetuar mobilitetin social, duke u kthyer në komb. Beogradi kishte muze etnografikal, me zotëriun Trojanoviq drejtor të këtij muzeu. Zotëri Trojanoviq, dukej të mos ishte ndikuar nga nacional-romanticizmi i Dositej Obradoviqit e Vuk Karaxhiqit, dhe as që tentonte t’i hyjnizonte serbët. Në “Nova Tszka”, po në vitin 1898, ai do të dilte me një artikull interesant. Do të shkruante për të parën herë për “Lapot” – një traditë të vjetër popullore serbe. Trojanoviq në artikullin e tij, ofronte dëshmi se si “Lapot” paska qenë një traditë shekullore serbe, e vrasjes së prindërve të moshuar apo të sëmurë, nga të bijtë, për t’i kursyer harxhimet e mbajtjes së tyre nën mbikëqyrje si të moshuar/sëmurë. Nuk shpjegohej se për sa shekuj ka zgjatur një traditë e tillë, apo se sa ishte bilansi i të vdekurve gjatë krejt periudhave për sa kishte zgjatur kjo traditë kanibaleske, por vetëm shtohej se kishte raste edhe të varrosjes së prindërve për së gjalli, apo të zierjes së tyre të vdekur, dhe më pas ngrënies. Nuk ka të dhëna se a është shpallur Trojanoviq asokohe tradhëtar. Dimë se vetëm pesë vite më pas, më 1903, tribalizmi serb ishte bërë edhe më i fuqishëm : princi filo-austriak Aleksandar Obrenoviq, dhe gruaja e tij princesha Draga, ishin vrarë mizorisht në shtratin e tyre të fjetjes në Pallatin Mbretëror, nga opozitarët serbë të Nikolla Pashiqit. Koha po rrmihte zhvillimet, dhe tani ishte rradha për vepër edhe më “madhore” : nisjen e një Lufte Botërore. Për këtë u përkujdes një ngelcan serb, Gavrillo Principi, i papranuar në fakultet dhe i sëmurë nga tuberkulozi. Më 28 qershor 1914, në Sarajevë ky do të vriste arqidukën e fronit austro-hungarez Ostior Potiorekun. Europa dukej se nuk po lëvizte nga qëndrimi i saj pro-serb. Britania dhe Franca do të gjendeshin në aleancë me serbët në Luftën e Parë Botërore. Vetëm gjermanët dhe austriakët kishin ndryshuar mendje për ta : të parët përjetuan zhgënjimin e Gëtes nga “Guslla” - që siç tregon Ingmar Karlson tek “Besimi, terrori dhe toleranca”- kishte thënë se : këngët popullore serbe nuk guxojmë t’i lexojmë në prezencë të grave”, dhe u gjendën kështu që në start pëkrah austriakëve karshi Antantës, përderisa të dytët (austriakët) i shpallën luftë direkte Serbisë. Serbët tani ishin përballë dy fuqive të kohës, dhe pas Betejës së Cerit, kapitulluan. Tanimë ishte koha e tërheqjes për në Korfuz, e të gjithë staffit mbretëror të Karagjorgjeviqëve së bashku me oborrtarët e tjerë, qeveritarët, dhe me një pjesë të ushtrisë. Shteti serb kishte rënë, e me të edhe ligjet, e ndër to edhe ligji i ndalimit të “Lapot” të cilin gjatë tërheqjes për në Korfuz, siç shkruan Malcolm, e rifunksionalizoi dimri i paparë i 1915-tës, si dhe mungesa e ushqimit në rradhët e ushtrisë serbe, por tani me një zbatim më ndryshe : nuk ishin më ushqim prindërit për të birin, por ushtari për ushtarin. Ushtarët serbë therreshin në mes vete me bajoneta, duke ngrënë mishin e njëri tjetrit, si dhe duke i zgjatur mandatin kështu kanibalizmit serb edhe për një shekull.

2.

Prekaz, 1998. Prekazi si fshat, por edhe tërë Drenica e Kosova në përgjithësi, kishin përjetuar për një shekull ankthin nga ata të cilët pjesë të traditës, kishin pasur vrasjen dhe ngrënien e prindit, si dhe therrjen në mes vete e më pas ngrënien e mishit. Por rezistenca heroike e Jasharajve më 1998 simbolikisht i kujtoi Europës e botës, atë që Trojanoviq shkroi 100 vite më parë në artikullin e tij. Për dallim nga ai, Jasharajt këtë e bënë jo me penë por me pushkë. Trojanoviq i kujtoi Europës se serbët mund t’i vrasin edhe prindërit, shekulli i XX i kujtoi Europës se serbët vrasin edhe miliona njerëz për toka të huaja, por megjithatë Europa bëri sehir për një shekull. Mjaftuan Jasharajt si familje (por edhe të gjithë dëshmoret e tjerë), ti kujtojnë Europës se si vdiset me prindin, dhe se si vdiset vetëm edhe vetëm për pragun e shtepisë, i prirë nga atdhetarizmi gjenuin e i pastër si loti. Këtu edhe qëndron parabolla në mes agresorit dhe viktimës, përkatësisht relativizimit të këtij raporti rapid në favor të të parit, që në menyrë perfide po tentohet të bëhet. Nuk e di se a duhet rikujtuar lexuesit, por edhe të gjithëve, se nuk mund të gjindet shtet në Ballkan, e as shtet në Europë, që historikisht ka nxjerrur elita politike më anti-humane se sa Serbia. Dhe pyes se a nuk mjafton boll vetëm Srebrenica si fakt, që edhe fëmiu në djep ta dijë se kush ka kryer krime në Ballkan. Them elita politike, duke i ikur rezonit nacionalist, e duke u kursyer nga gjenarlizimi fajësues për tërë kombin serb, por realisht - logjika e thotë - se në një shtet-komb historikisht nacionalist e popullist si Serbia, vështirë se ka pasur/ka distinksion në mes të qëndrimeve të elitës politike dhe pjestarëve të kombit. Natyrisht se ka përjashtime, por realiteti flet për një mendësi totalitariste që gati në unison (por dikush më shumë e dikush më pak), urren. Rënien e Millosheviqit e kam përjetuar në veri të Mitrovicës, kur akoma banoja atje, dhe mbaj mend se Millosheviqi pas përfundimit të Kosovës, vërtetë nisi të urrehej nga serbët, por jo pse kreu krime ndaj të tjerëve, por përse i humbi luftërat. Dikush e urrente edhe për degradimin politik, ekonomik, e moral që i solli Serbisë, por një gjë e di : si shqiptarë urreheshim nga të gjithë serbët. Edhe nga përkahësit e Millosheviqit, edhe nga ata të koalicioni “Zajedno” (opozitës serbe : Drashkoviq, Gjingjiq, OTPOR). Duke qenë vigjilent edhe në përcjelljen e evolimit të mentalitetit serb edhe për këto dhjetë vite, aparenca në përmbyllje të dekadës është dëshpëruese. Disa shkëndiza të përpjekjeve për sfidimin e nacionalizimit në periudhën 2001-2003, përfunduan fatalisht : kryeministri Gjingjiq u vra, nga pëkrahës të atij që Gjingjiq i’a kishte dorëzuar Hagës. Prandaj në vitin 2003, por edhe sot, pyetja më e logjikshme që duhet shtruar mbi nacionalizmin serb është kjo : e rrëzuan sfiduesit e vertetë, apo Millosheviqi ra si “i pasuksesshëm” ? Por as ringjallja e nacionalizimit në Serbi, nuk ka ndikuar dhe nuk po ndikon që relativizimi nga ana e Perëndimit i krimeve më të rënda të kryera të territorin e ish-Jugosllavisë , nga ana e pushtetit ushtarak serb, të rishqyrtohet. Dy më të kërkuarit për pogromin e Srebrenicës, Ratko Mlladiq e Goran Haxhiq akoma janë në liri së bashku me qindra kriminele të tjerë serbë. Serbët në Bosnje u shperblyen me dhënien e 49% të territorit të Bosnjës, nëpërmjet krijimit të Republikës Serbe të Bosnjes – krijesë kjo gjenocidale dhe mbi varre të boshnjakëve muslimanë. Fare pak Serbia është përgjigjur edhe për krimet në Kosovë. Akoma nuk dihet vendndodhja e eshtrave të shumë viktimave shqiptare, akoma fare pak kriminel përgjegjës janë dënuar për krimet e kryera në Kosovë, akoma Serbia nuk i’a ka kthyer borqet shtetërore Kosovës tashmë të pavarur (aq sa është), dhe akoma Serbia vazhdon të jetë e rehabilituar me strukturat e saja paralele në veri të Kosovës. Në krejt këtë konvulsion, raportuesi në Komisionin Europian Dick Marty del dhe e akuzon ish-UÇK-në, si dhe kryeministrin e vendit për pjesëmarrje në trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, dhe këtë në një shtëpi në Burrel të Shqipërisë, duke akuzuar kështë indirekt edhe shtetin shqiptar. Pason aktivizimi i “lobit” serbo-rus në përkrahje të tij dhe në “përforcimin” e këtij pretendimi, duke pretenduar përfundimisht edhe viktimizin e Serbisë si agresore, edhe mohimin e të qenurit të saj shkaktare e luftërave. Argumentin e sjellur deri këtu, rreth asaj se kush në fakt ka kryer krime, nuk e di se a ka nevojë ta plotësojmë me konstatimin se pretendimi i Martyt është gënjeshtër dhe shpifje. Këtë e dijmë të gjithë, por e dëshmojnë edhe faktet e predisponuara. Esenca, kam përshtypjen se qëndron diku tjetër.

3.
Ajo që duhet të mësojmë ne, është të kuptuarit holist të situimeve të këtilla, siç është rasti me akuzën e Martyt. Kështu në vend se të merremi vetëm me Dick Martyn dhe akuzën e tij agresore dhe në përkrahje të agresorëve, pa kuptuar gjë më shumë, ne duhet shikuar sfondin e zhvillimeve mbi të cilin është ngritur kjo akuzë, kohën kur është ngritur si dhe interferimet e tjera të mundshme konvergjuese me të. Së pari, nëse botërisht dihet se kush ka qenë agresor dhe mbi kë duhet ngritur akuza, duhet kuptuar qartë që as Marty e as ashkush tjetër nga europianët nuk është aq naiv, sa që të mos e di se duhet marrur me kriminelë serbë e jo me shqiptarët, anipse parapëlqejnë relativizimin e krimeve serbe. Prandaj mundësia që Marty të jetë vetëm provokator, për ata që kanë vetëm pak fije prudence bie si opcion. Së dyti, ditëve të fundit në Ballkan dëgjuam “keq” për tre (ish)kryeministra. Ivo Sanader ish-kryeministri kroat, u arrestua në Austri, i dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime gjatë mandatit të tij. Millo Gjukanoviq i Malit të Zi dha dorëheqje, i përcjellur nga Hashim Thaçi që akuzua rëndë nga Marty menjëherë pas zgjedhjeve që kaluan me jo pak tension e keqpërdorime. Është teori probabiliteti nëse është një ndërrmarësi europiane akuza ndaj Thaçit, në menyrë që nga ndonjë dorëheqje e mundshme eventuale e tij, të krijohet kauzalitet në ndërrimin e elitave politike në Ballkan. Por kjo teori nuk është fort fizibile, përderisa po të mëtohej një gjë e tillë Marty do ta kishte lansuar akuzën e tij para zgjedhjeve, apo në rastin më të mire gjatë fushatës zgjedhore, për ta diskredituar kredon politike e morale të Thaçit. Së treti, shtrohet pyetja logjike, nëse Marty për Thaçin dhe për pjestarë të tjerë të UÇK-së, të etiketuar, paska pasur fakte me vite më herët, ateherë përse i lansoi pikërisht tani, pas zgjedhjeve ? Dhe a nuk është paradoskale që vetë vendet e BE-së dhe politikanët europianë, të cilat jo vetëm pas shpalljes së pavarësisë, por për njëmbëdhjetë vite bashkëpunuan me Thaçin, tani nga Marty ta “mësojnë” se paskan pasur punë me një “trafikues organesh” që na qenka bërë krejt “rastësisht” edhe kryeministër ? Nuk e besoj krejt këtë opcion, dhe natyrisht asgjë nga akuza e sajuar nga Marty e ndihmësit e tij. Mendoj se akuza ndaj Thaçit ka afilacion të drejtpërdrejtë me bisedimet e paralajmëruara me Beogradin, që jo me pak gjasa do të implicojnë në një lloj ndarjeje të veriut të Kosovës. Presioni psikologjik me ngritjen e akuzës nga Marty është njëkohësisht edhe presion politik, për lidhje sa më të shpejtë të koalicionit, rekomandueshëm me AAK-në, AKR-në dhe pakicat, dhe më pas futja në negociata kohëzgjatësia e të cilave nuk është përcaktuar. Sipas lojës politike (“game theory”), presionet e tilla politike që ushtrohen, janë të kuptueshme dhe normale. Por në rastin e Martyt dhe akuzës së tij, nuk është i kuptueshëm vetëm perfiditeti i tij dhe i akuzës : tendenca që duke i bërë avokaturën agresorit, jo vetëm të relativizojë por edhe të përmbsysë gjithqka : luftën çlirimtare në favor të agresorit duke fajësuar dy shtete sovrane dhe komplet një komb. Ura mbi lumin Ibër ka fiksionuar tash e njëmbedhjetë vite, ndarjen e qartë në mes agresorit dhe viktimës të këtij shekulli të fundit. Ibri nën të poashtu rrjedhë qetë, anipse shpesh i janë ngritur floskulat deri mbi urë nga përballja agresorë-viktimë. Kurse Mitrovica dhe mitrovicasit, sikurse të gjithë kosovarët, po e përjetojnë stuhinë e keqe “Marty” që relativizon viktimën dhe agresorin. Por ky relatvizim nuk do të zgjasë gjatë. A do jetë Mitrovica respektivisht veriu i Kosovës “kurbani” i shukatjes së Martyt, kur ndarja në mes agresorit dhe viktimës të jetë territorialisht përfundimtare ? Mbetet të shihet.
Post Reply