Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Shqiptarizmi kur na nevojitet, ndërsa osmanlia në shpirt!

Kastriot SHKRELI

Shpeshherë kam lexuar shkrime të ndryshme, mendime të pseudoshqiptarëve që me plot gojën e quajnë vetën shqiptar e në anën tjetër, mundohen, me shkrimet e tyre t’i rrënojnë themelet mbi të cilat qëndron drejt kulla shekullore e kombit tonë. Kulla-kala e pa mposhtur ndër shekuj nga armiqtë e kombit tonë, të cilët në forma të ndryshme janë munduar që të na fshijnë nga faqja e dheut duke na quajtur me emra të ndryshëm, duke i përvetësuar vlerat tona kulturore dhe historike si dhe duke u munduar që kështu të na zhdukin identitetin tonë kombëtar. Por, ne, përveç dëmeve të mëdha që na kanë shkaktuar, për fat të mirë, prapë kemi qëndruar gjer tani duke u falënderuar disa kokave te ndritura të kombit tonë që sadopak kanë vën në pah rrezikun që po na kanosej. Ata me tërë forcën, me intelektin e tyre dhe sakrificën sublime, kanë mbrojtur qenien shqiptare dhe duke ju falënderuar atyre, ne sot e quajmë vetën shqiptar dhe mburremi për këtë.
Kombi ynë kaloi nëpër shumë luftra dhe ishte para zhdukjes si komb që nga koha e ilirve me tradhëtinë që iu bë në luftën e Trojës, helenizimi i Ilirisë, barbarizmat e përjetuar nga pushtuesit tjerë të një pasnjëshëm, romakët, bizantinët e në fund edhe turqit e sllavët. Të gjithë këta nuk menduan mirë për ne, si komb, por me forma të ndryshme u munduan të na zhdukin identitetin tonë, duke shkatërruar e plaqkitur gjithëçka ishte pasuri kulturore e shpirtërore e kësaj popullate, një kohë të gjatë zot të këtyre territoreve.
Kjo bëri që pasuria kulturore dhe intelektuale e këtyre trojeve të zhduket e përvetësohet nga armiqtë e ndryshëm. Kurrësesi nuk na lan që sadopak ta konsolidojmë pushtetin dhe t’i mbrojmë këto pasuri në vendin tonë. Mjerisht shumë pak pasuri ka mbetur nga ajo periudhë e robërisë ,vetëm aty këtu nëpër botë të dërguara nga bashkëatdhetarët tanë ose të huajt të ruajtura nga plaqkat e marra në këto troje.Shumë gjurmë lashtësie gjenden nëpër tërë territorin e Shqipërisë etnike ,ndërsa shumë sosh të shkatërruara e të tjerat të përvetësuara nga pushtuesit barbarë .
Mjerisht, disa edhe të dëmtuara nga ne vet nga moskujdesi, por edhe nga injoranca, mosdija dhe duke i konsideruar ato si armike (psh kishat e krishtera nga popullata shqiptare e besimit islam). Kjo pakujdesi vazhdon aty këtu edhe sot.
Këto dëme i kanë shkaktuar armiqtë e kombit tonë, të cilët edhe sot e kësaj dite, mundohen të na pengojnë në rrugën tonë të lirisë, bashkimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm. Ata i kemi armiq e nuk presim më mirë nga ta, por çka dëshirojnë armiqtë e brendshëm, të cilët ditën vetën e quajnë shqiptar e natën mundohen të na rrënojnë kalanë me shkrimet e tyre absurde kundër kombit të tyre. Mos vallë dëshirojnë të krijojnë një komb të ri në këto treva, apo janë argatë të djallit, armiqve të përbetuar të këtij kombi.
Si ka mundësi që njeriu me mendje në kokë e me gjak shqiptari të mohojë luftërat e trimave të kombit të vet në të gjitha periudhat e gjakimit tonë për lirinë e kësaj toke?! Po kush është ai i marrë që mundohet ta rrënojë luftën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut kundër turqve, me të vetmen arsye sepse mbrojti kombin shqiptar e me këtë edhe Evropën dhe krishterimin; sepse ai paska qenë i krishter e kjo po i pengoka atij turku shqipfolës i besimit islam.
Po ata pseudointelektualë duhet të gjurmojnë kush kanë qenë të parët e tyre e me siguri nëse mund t’i gjejnë do të dalin se kanë qenë vëllezërit e Skënderbeut që ai e urren, të krishterë. Prandaj, turri anti-krishterë, kudoqoftë ai, ka njëfarë arsyetimi, ndër shqiptarë është çmenduri. Është njësoj si ta fyesh, ta sulmosh gjyshin e stërgjyshin tënd!
Po sa të paguajnë more i mjerë që shet e përbaltë figurën më sublime të mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve?! Rrënimi i kësaj figure don të thotë rrënimi i Shqipërisë etnike, zhdukja jonë si komb! Mohimi i Gjergj Kastriotit si shqiptar dhe baltosja e tij qon ujë në mullirin e armikut tone, Serbisë. Ajo kishte dëshiruar ta përvetësonte Skënderbeun, ashtu siç ka përvetësuar shumë monumente historike dhe kulturore duke u sherbyer me falsifikime, mashtrime dhe gënjeshtra dhe duke vën në funksion edhe Akademinë e shkencave, e cila pandërprerë punon në këtë drejtim.
Ata Kosovën e konsiderojnë si djep të Serbisë, zemër etj. Një luftë e bërë nga popujt e Ballkanit kundër turqve në Fushë-Kosovë, ku humbi koalicioni ballkanik dhe u shkatërrua ushtria serbe në tërësi, Serbia këtë e përvetësoi dhe e shndërroi në fitore të saj! Kështu, Serbia këtë humbje e mitizoi aq shumë, sa edhe vet pjesëmarrësit të asaj beteje, po të ngjalleshin, do të habiteshin! Nga pakujdesia apo injoranca jonë përvetësoi monumente dhe manastire që sot mburret se janë të saj.
Po të mos ishte Gjergj Kastrioti dhe luftërat e tij, i cili mbrojti Shqiperinë, Evropën dhe krishterizmin, a do të kishte sot komb shqiptar? A do të kishte sot Shqipëri? A do ta kishim sot Kosovën e lirë? Jo, kurrë nuk do ta kishim! Populli shqiptar do të përfundonte i tëri në Anadoll e jo në Evropë. Dhe si të tillë, ne sot do ishim anadollakë! Po të ishte Skënderbeu serb, siç kanë pretenduar dhe pretendojnë ta nxjerrin edhe sot armiqtë e kombit tonë, a do të kishte Shqipëri? Jo! As Kosovë e as komb shqiptar!
Nostalgjia e disa individëve, e shprehur kohëve të fundit për osmanizimin e kombit tone, është e habitshme dhe shqetësuese! Jetojmë në kohërat e luftës së kombit tonë për liri të copëtuar dhe i ndarë në pesë shtete. Edhe vet Turqia moderne do ta dënonte këtë ide anakronike të individëve të caktuar. Kjo është një njollë e zezë për kombin tonë. Mendoj se kësaj së keqe duhet thënë: Stop! Sa më parë aq më mirë për kombin tonë.
Një komb apo shoqëri duhet t’i vlerësojë vlerat e veta në raport me lirinë, që janë shenjat e identifikimit të tij, letërnjoftimi i tij (i mirë apo i keq) me të cilën ai popull paraqitet përpara popujve të tjerë. Ai që ka marrëdhënie të turbullta me robërinë, do ta dëshmoj pak a shumë me raportet e trubullta edhe me lirinë. Një zhvlerësim i këtyre dëshmive të lirisë, do të na vënte në bankën e turpit si komb, si kombi i vetëm në Evropë që duke shkel ligjin moral të njerëzimit, e modifikon identitetin e vet për të marrë atë të kohës së robërisë. Mbeturinat e lëna si kopil te dera e shtëpisë sonë nga armiqtë e kombit tonë duhet hedhur në plehërat e historisë! Ketë e kanë bërë shumë kombe evropiane menjëherë pas çlirimit nga zgjedha osmane, ketë duhet bërë edhe ne. Më mirë sot se kurrë!
Historia e Gjergj Kastriotit ka qenë e do të mbetet përjetë një histori pozitive për ne shqiptarët dhe për botën e civilizuar të krishter, të tërë Evropës së cilës i takojmë. Me të, ne dhe nipërit tanë, do të identifikohemi dhe krenohemi para bashkësisë së popujve të Evropës. Për ketë ne jemi të nderuar sepse jemi nipërit e të madhit Gjergj Kastriotit, jemi pjesë e Europës duke shpresuar se do të jemi të denjë si pjesë e saj e pandashme, në bashkësi me kombet e tjera. Nostalgjia për kohërat e shkuara të robërisë shekullore tregon për moslirimin ende nga robëria; ndjenjë e keqe që ta humb identitetin, të çnjerëzon, s’ke më ideal, ta humb karakterin, të poshtëron. Je skllav i së kaluarës, pa vlera njerëzore.
Ata që mendojnë se janë anadollakë le t’i bashkohen atyre në Anadoll, nëse i pranon Anadoli, gjë që unë dyshoj, sepse edhe ata janë kundër fundamentalizmave islamikë dhe nuk dëshirojnë që të kenë të tillë në gjirin e tyre.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

cory taylor wrote:me kaq e permbyllim ... mos e myt forumin e faqen mos e agarko mo me ata far anonimusa se lodhen nejrzit .. pe lojm me qekaq niher e i kthehem muhabetit apet mos ta nin .. se ala nuk tkom shthur qysh duhet ...
o i dekun une ta tregova punen e Konices, ka pas respekt ndaj katolikve ama vet nuk u kon fetar, e mos kqyr me profilizu n'menyren KQYRE QKA KA THON NI MUSLIMAN PER NEVE...se une tregova qka ka thon ai per ISLAM edhe kush o shpetus i kombit...po tash po pres me i rrxu ti krejt argumenet e Malcolmit, Durhamit, Clarkut, Matranit, Arndoldit...

presim...
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

18 korrik, ora 12.30- Kush e solli Biblën në shqip përgjatë shekujve, Dom Nik Ukgjini sjell dokumentarin e “Heronjtë e librit”. Një historik që nis që me Shën Palin e mbyllet me Dom Simon Filipajn



Alma Mile
Premte, 18 Korrik 2008 12:34:00



Ndodh rëndom që kur lexojmë letërsi të huaj pak kujtohemi për shqipëruesin. Janë në prapaskenë, edhe pse pa ata librat nuk do të ekzistonin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përkthyesit e librit të shkruar në një hapësirë kohore shumëshekullore (1300 vjet para Krishtit e deri 100 pas Krishtit), Biblës. Emrat e të parëve që guxuan të sjellin në shqip shkrimet e shenjta, u gdhendën në kohë, pasi u bënë edhe dokumentuesit e parë të shqipes së shkruar, ndërsa ata që erdhën më pas, edhe pse përsosën artin e përkthimit dhe të gjuhës shqipe, mbetën në hije. Kjo është arsyeja pse Dom Nikë Ukgjini, autor i disa dokumentarëve për patriarkët e shqipes, realizonnjë tjetër historik për të gjithë ata që sollën shkrimet e shenjta në shqip. “Heronjtë e librit”, i prodhuar nga studio “Ukgjini” në Shkodër, është me regji të Tonin Ujkës, skenar të Stefan Çapalikut, zgjat 30 minuta. Filmi, përveç frymës dokumentare, ka edhe një linjë të rindërtuar me aktorë dhe figurantë.
Në krye të herës është Shën Pali, “Prometeu” i krishterë në tokën shqiptare (Ilirik) gjatë viteve 50 pas Krishtit, dhe pas tij vjen një tjetër figurë e rëndësishme, Shën Jeronimi nga Stridoni i Ilirisë (shek IV), i cili qe përkthyesi i Biblës në gjuhën latine, të quajtur ndryshe Vulgata.
Pas prezantimit të botës së krishterë, tregohet për udhën e heronjve të librit në gjuhën shqipe. Fjalët e para ungjillore në shqip, të cilat mbajnë firmën e Kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, paraqiten përmes një inskenimi: “Unte paghesonte premenit Atit et birit et spertit senit”, që daton 8 nëntor 1462 dhe që i prin momentit shumë të rëndësishëm të shkrimit shqip, tek libri i parë liturgjik, “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut, rolin e të cilit e luan aktori Gjovalin Gjoni.
Autorë të tjerë vijnë bashkë me kohën. Pjetër Budi, ipeshkëv i Sapës dhe i Sardës me veprat e tij “Doktrina e krishterë”, (Romë 1618), “Pasqyra e të Rrëfyemit” dhe “Rituali roman” (1621), Frang Bardhi, ipeshkëv i Sapës, një nga nistarët e shquar të gjuhës shqipe, Pjetër Bogdani, ipeshkëv i Shkodrës dhe më vonë i Shkupit si figurë e spikatur e letërsisë së vjetër shqipe, me veprën “Çeta e Profetëve”, botuar në Venedik më 1685. Sipas Dom Nikës, dokumentari i flet botës gjithëshqiptare, ndaj edhe nuk janë lënë jashtë listës së “heronjve” edhe disa nga autorët e botës arbëreshe, apo autorët e kishës Ortodokse shqiptare, të cilët kanë përkthyer tekste biblike e libra liturgjikë.
Ndër arbëreshët veçohet Lekë Matrënga, klerik nga bashkësia arbëreshe e Siçilisë dhe përkthyes i veprës, “E mbsuame e krështerë”, (1592) dhe Jul Variboba me veprën “Gjella e Shën Mëris Virgjërë”,1762. Pavarësisht rrasos katolike, në filmin dokumentar të dom Nikë Ukgjinit, përkthyesit ortodoksë kanë peshë të veçantë. Si teksti më i vjetër i traditës fetare ortodokse, paraqitet “Anonimi i Elbasanit”, i gjetur në manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. Ky përkthim në albanologji njihet si dorëshkrim i moçëm elbasanas, i përgatitur nga një meshtar i ritit ortodoks, si një predikim i lirë, prej 59 faqesh. Dorëshkrimi mendohet të jetë i shek. XVII-XVIII. Vangjel Meksi dhe Grigor Gjirokastriti paraqiten në film në lidhje me përkthimin dhe botimin e disa teksteve integrale të Dhiatës së Re (1760-1823) botuar në vitin 1821 dhe botimit të “Ungjillit sipas Mateut”, në Korfuz 1824. Në vazhdën e këtyre përkthimeve në dokumentar bën pjesë edhe Teodor Haxhifilipi (Dhaskal Todhri), për të cilin Georg fon Hahn ka thënë se “i përktheu të dy dhiatat”, por edhe vepra të tjera fetare, që janë ruajtur në mënyrë të pjesshme, të cilat u dogjën nga pushtuesit në vitin 1827.
Një vëmendje të veçantë dokumentari i kushton rilindësve, të cilët duke qenë të ndikuar nga iluminizmi evropian u dhanë hov përkthimeve biblike. Përmendet Naum Veqilharxhi i cili botoi të parën abetare shqip, “Evetarin” që përmban fragmente të historisë së shenjtë 1844. Pastaj Kostandin Kristoforidhi, që sipas Ukgjinit është gjuhëtari më i madh i Rilindjes shqiptare dhe përkthyes i krejt Dhiatës së Re gegërisht më 1872, dhe toskërisht më 1879, përkthyes i pjesës më të madhe të Dhiatës së Vjetër dhe i disa librave shkollorë për mësim feje. Një paraqitje e veçuar në dokumentar i bëhet figurës së shumanshme të Fan Nolit dhe episodi që i kushtohet atij fillon me zërin origjinal të vitit 1962, dhe vazhdon me paraqitjen e veprave të tija liturgjike në gjuhën shqipe të botuara në Boston dhe Bruksel.
Hapësirë e konsiderueshme u lihet disa autorëve veriorë, të cilët në përkthimet biblike ishin vazhdues të traditës buzukiane si Atë Anton Xanoni i cili përktheu “Ungjillin e Jezu Krishtit mas Sh’Matheut”, i botuar në Shkodër, 1915. Ndre Mjeda, i cili përkthente ndër të tjera edhe libra fetarë dhe teologjikë. Botoi, “Historia Shejte” në Vjenё, 1915 “Katekizmi i Madh”, përmbledhje e shkurtër e mësimit tё krishterë, nё 4 vëllime, Shkodër 1927 etj.. Ndërsa nga autorët në mërgim, të cilët për shkak të diktaturës komuniste jetuan larg Shqipërisë, dokumentari veçon Dom Zef Oroshin, i cili solli në shqip librin “Katër Ungjijt” dhe “Punët e Apostujve”, Romë 1960, dhe Atë Danjel Gjeçaj, i cili përktheu dhe zhvilloi me gjuhën shqipe të kohës, librat liturgjikë “Mesharin e të kremteve” (Romë, 1966) dhe “Rendorin e meshës me popull” Romë, 1973. Nga Gjeçaj në kohët e fundit janë botuar edhe “Libri i Psalmeve”, Shkodër, 1999 dhe “Lutjet e Përditshme”, në katër vëllime, Shkodër, 2006. Mësohet të ketë lënë në dorëshkrim edhe përkthime të tjera biblike.
Duket se filli lidhës i gjithë dokumentarit është kleriku dom Simon Filipaj, i cili duke përkthyer dhe botuar në vitin 1994 Biblën integrale në gjuhen standarde shqipe, plotësoi ëndrrën shekullore të të gjithë paraardhësve të tij. Dom Simon Filipaj (1925 - 1999) lindi në Kllezne të Ulqinit, në Mal të Zi. Gjatë qëndrimit si famullitar në Shën Gjergj të bregut të Bunës dhe Kllezne nga vitet ’66-‘99, iu përkushtua përkthimeve biblike dhe në vitin 1994, botoi veprën jetësore, “Biblën”, duke e kurorëzuar me sukses punën 40-vjeçare. “Në film, Filipaj, paraqitet si një intelektual me kulturë të gjerë albanologjike dhe kishtare, studiues i zellshëmi veprave të Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdani, Matrengës, Kristoforidhit, Fishtës, Mjedës etj, ia doli të krijonte një kryevepër përkthimore të letërsisë liturgjike shqiptare, duke i mishëruar të gjitha ngjyrimet e artit letrar”, - thotë Ukgjini. Xhirimet e dokumentarit janë bërë pothuajse në të gjitha vendet, ku përkthyesit vepruan, si dhe në Itali, ku u shkollua pjesa më e madhe e tyre.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Katolikocentrizmin e kanë lënë mendtë

U tha që në fillim se me veprimtarinë e tij katolikocentrizmi po dëshmohet si një rrymë iracionale, ose siç thuhet në popull: me mendje të dalun. U tha se katolikocentrizmin e sotëm shqiptar e kanë lënë mendtë jo pse kërkon që besimtarët e besimeve të tjera të kthehen në katolik, por sepse: a) është më agresiv se e ka fuqinë dhe, b) se konvertimin e shqiptarëve në katolik përpiqet ta legjitimoj me arsyen kombëtare. Tani mbas shtjellimit të shkurtër që ju bë kësaj rryme në ecurinë e vetë hsitorike është më lehtë të kuptohet ky iracionalizëm.



Agresiviteti vetërrezikues

Fondamentalizmi katolikocentrik është më agresiv, më cinik, dhe më provokues se ai ortodoks në Shqipëri. Në qoftë se me agrsivitetin, cinizmin dhe provokimet e veta nuk ka çuar në një reagim të ashpër ndaj tij dhe në luftë fetare, kjo ka ndodhë kryesisht se përfaqëson një pakicë jo shumë të rëndësishme në tërësinë e kombit shqiptar. Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare.

Por, ashtu, të pakët siç janë, katolikët për këtë pafuqi të tyre, nga shumica e kombit, madje, janë parë gati si gjynah (për t'u mëshiruar) dhe prandaj as nuk është krijuar ndonjë ndjenjë veçanërisht dyshuese dhe e keqe për ta, as nuk është ndërmarrë ndonjë fushatë kundër tyre. Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqëndruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër. Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.

Ky qëndrim neveritës, megjithatë është e zakonshme sa kohë që kombi e përjeton katolikocentrizmin si të parrezikshëm seriozisht për të tërën. Por në qoftë nga kombi përjetohet se katolikocentrizmi po rrezikon të tërën, atëherë qëndrimi i të tërës ndaj kësaj pakice të rrezikshme mund të jetë i ashpër. Jo rrallë me bashkëpunimin e vet dhe me vënjen në shërbim të Serbisë, Greqisë dhe Vatikanit katolikocentrikët u kanë sjellë tragjedi katolikëve shqiptar, por kanë rrezikuar edhe gjithë kombin. Në qoftë se e tëra ndjehet e rrezikuar seriozisht, atëherë pakicën katolikocentrike, cinike, agresive e provokuese nuk do të mund ta mbrojnë nga dëmtimet e rënda as gjithë armët bërthamore të 'kristianëve'. I gjithë kombi shqiptar do të rrezikohet e dëmtohet shumë nga një ndeshje fetare, por edhe vetë katolikocentrikët do të dëmtohen për shumë arsye:



'Më katolik se papa'

Katolikocentrizmi shqiptar paraqitet më katolik se papa. Kështu kur Shqipëria u pranua në Organizatën e vendve islamike, katolikocentrikët 'laik' reaguan ashpër, veçanërisht Frrok Çupi, Preç Zogaj etj., etj. Shqipëria u pranua në organizatën e vendeve islamike rreth një muaj para vizitës së papës së katolikëve në Shqipëri. Derisa papa nuk shfaqi asnjë rezervë p.sh. duke e shtyrë pak vizitën etj., katolikocentrikët reaguan vrazhdë ndaj këtij antarësimi.

Derisa papa ka pranuar si gabime të kishës katolike dhe ka kërkuar falje për kryqëzatat, inkuizicionin, djegien e plakave dhe shkencëtarve në turrën e druve, ka kundërshtuar bombardimet amerikane në Afganistan, ka bërë thirrje për bashkëjetesë paqësore ndërmjet besimeve fetare, ka pritë presidentin iranian etj., etj., katolikocentrikët shqiptar duke dalë 'më katolik se papa' nuk pranojnë asnjë gabim të kishës katolike duke dalë hapur në kundërshtim me qëndrimet e Vojtilës.

Qëndrimet e veta të kundërta me Vojtilën, katolikocentrikët i arsyetojnë si qëndrime në fakt në përputhje me vullnetin dhe dëshirat e tij, por që ai nuk mund t'i shpreh hapur. Pra sipas tyre, papa bën demagogji (thënë ndryshe është demagog), por realisht dëshiron dhe vepron çka dëshirojnë dhe si veprojnë katolikocentrikët. Kështu, duke komentuar deklaratat antimyslimane të Oriana Falaçit, Kastriot Myftaraj, argumenton se: "ndonëse shumësia e perëndimorëve shprehen në eufemizma përsa i përket rrezikut islam, asht e qartë se ndjenja reale asht ajo që shprehu Fallaci" (f.176). Sipas tij pra, gjithë perëndimorët 'kristian' duke përfshi edhe Vojtilën, mendojnë si Falaçi dhe kanë ndjenjat e saj kundër islamit, ndyrësisë, barabarisë së tij etj.,, por i fshehin këto ndjenja.

Po ashtu edhe vizitën e papës në Shqipëri në vitin 1993, Myftaraj e përshkruan krejt në kundërshtim me deklarimet e qëllimeve të vizitës nga vetë papa, duke e paraqitë qëndrimin e tij si demgagji. Sipas Myftarajt, papa Vojtila kishte ardhë në Shqipëri për të vazhduar kryqazatat mesjetare, kishte realizuar një vizitë që kishte mbetë pa u bërë nga papa Piu II shumë shekuj më parë. Në librin e tij "Një shenjëtore për rekonkuisten shqiptare" (1998), Myftaraj shkruan për vizitën e papës Vojtila: "ai papë i përgjunjur në më të shenjtin vend të hapsirës shqiptare nuk mund të të mos të sillte ndërmend imazhin e një pape të hershëm, Piut të II, i cili 529 vjet më parë ishte nisur të vinte në Shqipëri në krye të një kryqate evropiane, e cila do ta shpëtonte vendin që me shpirt nën dhëmbë ishte duke i qëndruar Dar al Islamit që donte ta gëlltiste" por nuk kishte arritë në Shqipëri dhe: "Ajme!...Ajme. Dar al Islami e kishte gëlltitur pothuajse krejt vendin (Shqipërinë, H.F.) në intervalin ndërmjet nisjes së njërit pontifik dhe mbërritjes së tjetrit". Ky interpretim është në kundërshtim me qëllimet e shpallura nga papa, dhe e nxjerrë papën demagog gënjeshtar, por është identik me interpretimet që iu bënë nga kleri fondamentalist ortodoks grek (dhe rus) vizitës së papës në Greqi, Ukrainë etj., pikërisht si diversion dhe vijim i kryqëzatave kundër ortodoksisë (shih p.sh: Levantis, 'Karvan', nr.2, 2002, f.33-34).

Nuk mund të thuhet me siguri nëse interpretimi katolikocentrik dhe i Myftarajt është i vërtetë apo i gabuar: ndjenjat e veta të fshehta mund t'i publikoj Vojtila.

Këtu vetëm mund të nxirret një përfundim duke marrë rastin kur intepretimi i Myftaraj për qëndrimin e perëndimorëve, duke përfshi edhe papën, është i saktë, pra duke marrë rastin më të favorshëm për te. Atëherë, në qoftë se perëndimi, pra, mendon si Falçi por sillet ndryshe me demagogji, kjo do të thotë se ka një arsye, ka një shkak që e shtynë t'i fsheh ndjenjat e veta të vërteta dhe veprimet e veta të dëshiruara. Nga ky fakt del se katolikocentrikët rrezikojnë veten dhe besimtarët e tyre katolik duke provokuar kombin shqiptar, sepse në qoftë se katolikocentrikët e bëjnë kombin të ndjehet i rrezikuar prej tyre dhe e tëra fillon të veproj kundë tyre, atëherë 'kristianët' perëndimor mund të vazhdojnë të bëjnë 'demagogji', të flasin me 'eufemizma' ndaj islamit shqiptar dhe të mos i mbrojnë sa duhet katolkocentrikët shqiptar. Ato arsye që e shtyjnë tani të bëj demagogji e të sillet 'me kulturë e maturi' ndaj islamit sot, mund të vazhdojnë të veprojnë edhe kur të rrezikohen katolikocentrikët shqiptar. Pra, në qoftë se është e vërtetë çka thotë Myftaraj dhe përshkrimi i papës si demagog, atëherë kjo është një nga arsyet që katolikocentrizmi është iracional dhe rrezikon veten për shkak të agresivitetit kundër tërësisë kombëtare pa pasë fuqinë që i përgjigjet këtij agresiviteti. Realcionet e priftërinjëve shqiptarë gjatë shekujve XVI-XVIII janë të mbushura me lutjet e priftërinjëve shqiptar drejtuar papës me kerkesat për t'i ndihmuar më shumë se të tjerët sepse katolikët shqiptar ndodheshin në një situatë të veçantë, nën sundimin islam e jo si katolikët e tjerë evropian që ishin të lirë (Shihni se janë të botuara disa vëllime). Por Papët më shumë ndihmonin katolikët evropian të lirë se katolikët shqiptar nën sundimin osman-mysliman dhe relacionet shtoheshin. Papa bënte politikë me myslimanët. Nuk do të ishte e dobishme për katolikocentrikët shqiptar t'i shtojnë vëllimet e dokumenteve për Shqipërinë me relacione e lutje të tilla në shekullin XXI. Papa prap mund të bëj politikë me myslimanët.

Për më tepër mbrenda vetë klerit katolik shqiptar gjithnjë ka ekzistuar edhe një rrymë kundërshtare e katolikocentrikëve, një rrymë që vlerësonte kombin shqiptar dhe e vinte atë në qendër. Edhe ky është një faktor që rrezikon katolikocentrikët shqiptar dhe besimtarët e tyre katolik, sepse kleri katolik shqiptar mund të mos dalë unik kundër shqiptarëve të besimeve të tjera. 'Kristianët' perëndimor mund të bëjnë 'demagogji' dhe të mbështesin klerin katolik 'të moderuar', 'paqësor'etj., kundërshtar të katolikocentrikëve, ekstremistëve fetar etj., ndoshta për arsyen e shmangies së ndeshjes me islamin në prag të shtëpisë, në Evropë, për të realizuar konfliktin më largë, në Azi e ndoshta në Afrikë etj. Shkurt, ekzistenca e një rryme klerikësh katolik shqiptar me prirje kombëtare e ulë edhe më shumë fuqinë e katolikocentristëve, heq edhe më shumë mbështetjen 'perëndimore' dhe e vendos edhe më në rrezik pjesën e katolikëve që i bashkohen rrymës agresive, fondamentaliste, cinike katolikocentriste.

Nga rryma katolikocentriste e ndjenë veten të rrezikuar gjithë kombi, sepse me idetë e tij të shfaqura deri tani duket se prekë të gjithë kombin. Së paku si shfaqet në librin e Myftarajt ai prek edhe interesat e ortodoksëve nacionalist shqiptar sepse propozon që Shqipëria e Jugut t'i bashkohet Greqisë, prek edhe myslimanët e të gjitha krahinave, prek edhe laikët, ateistët dhe jobesimtarët e ndryshëm që dëshirojnë ruajtjen e kombit shqiptar e bashkimin e tij etj., etj. Kështu ai deri sa bën për vete ortodoksët (dhe jobesimtarët) filogrek kthen kundër vetes një pjesë të klerit katolik, gjithë myslimanët besimtar, ortodoksët me prirje shqiptare, nacionalistët etj. Të gjitha këto janë vetëm disa nga arsyet pse katolikocentrizmi është iracional në kuptimin se tregohet më agresiv se sa e ka fuqinë.



Iracionaliteti i 'arsyes kombëtare' katolikocentriste

Katolikocentrizmi shqiptar është iracional jo vetëm pse tregohet më provokues e agresiv se e ka fuqinë dhe kështu rrezikon veten, por edhe se kërkesën e vet përpiqet ta legjitimoj me 'arsyen kombëtare' shqiptare. Ne shqetësohemi dhe bëjmë thirrje që kombi të kthehet në katolik, arsyetojnë ata, sepse përndryshe bota e fuqishme dhe e zhvilluar perëndimore nuk na përkrah.

Iracionaliteti i këtij argumenti është i dukshëm praktikisht dhe logjikisht, por këtu do të përmenden vetëm disa momente pa e zhvilluar me plotë këtë argument. Praktikisht është iracional, sepse, siç u tha, perëndimi i zhvilluar dhe i fuqishëm ka ndërhyrë me armë në mbrojtje pikërisht të dy popujve në shumicë myslimane në Ballkan: boshnjakëve dhe shqiptarëve, pikërisht nga një popull 'kristian' dhe që luftonte kundër 'rrezikut islam' ndaj perëndimit, Serbisë. Aleanca më e fuqishme ushtarake në hsitornë njerëzore, aleanca më e fuqishme 'kristiane' në historinë e njerëzimit, NATO, veprimin e parë ushtarak në historinë e vetë gati 50 vjeçare, promovimin e vet e bëri në mbrojtje të një populli në shumicë myslimane, pikërisht të kombit tonë kundër një agresori 'kristian' ortodoks. Ajo mund të zhvilloj edhe shumë luftëra të tjera, ose mund të shpërbëhet, por në historinë e saj mbtetet fakti se luftën e parë e bëri për të mbrojtë një popull në shumicë myslimane. Kjo provon edhe një gjë tjetër: se temri 'kristian' për të mbuluar bashkimin e katolikëve me ortodoksët nuk funksion në pernëdim, por është porta, mjeti, emri me të cilin vetëm katolkocentrikët shqiptar dhe jo 'kristianët erëndimor historkisht dhe aktualisht janë përpjekë të mbulojnë bashkëpunimin e tyre me ortodoksinë serbe e greke. Argumenti i 'arsyes kombëtare' i përdorë nga katolikocentrizmi është iracional edhe logjikisht, ndër të tjera, sepse Evropa e sotme nuk është mesjetare e udhëhequr nga arsyeja fetare por udhëhiqet nga interesat kombëtare. Evropa vetë nuk është katolike, por protestane, luterane, anglikane, ortodokse, edhe katolike dhe myslimane. Ndërrimi i fesë vetëm për të marrë pare nga Evropa, siç u këshillojnë katolikocentrikët shqiptarëve duke filluar me Kadarenë e deri tek Myfataraj dhe trakti, do t'i paraqiste shqiptarët më shumë si ateistë që nuk e kanë problem besimin dhe e ndërrrojë fenë sa herë t'iu nevojitet para, se sa si katolik. E ndoshta për një besimtar më i mirë është një njeri që beson diku, qoftë edhe një fe kundërshtare se një ateist. Ndërrimi masiv i fesë, edhe sikur të kenë të drejtë katolikocentrikët, kërkon një periudhë tepër të gjatë kohore, ndoshta shekullore dhe deri atëherë shqiptarët jo vetëm nuk do të marrin mbështetjen perëndimore e do të mbeten të pazhvilluar, por kur të jetë përfunduar konvertimi nuk dihet nëse do të jetë më i dobishëm dhe në përputhje me qëllimin sepse rrethanat mund të kenë ndryshuar dhe qytetërime të tjera mund të jenë fuqia botërore për përkrahjen (paratë) e të cilave mund të kemi nevojë etj., etj.



Ab katolikocentrismus libera nos Domine

Deri tani, siç u tha, zakonisht, por jo gjithnjë, katolikocentrizmi më shumë se me urrejtje është parë me neveri. Përgjitësisht ka mbizotëruar mendimi se nuk është mirë, nuk ëshë e dobishme që feja të politizohet dhe për këtë një numër i madh argumentesh janë përpunuar edhe në Evropë gjatë iluminizmit dhe kalimit nga mesjeta në modernen. Vlera e vetme e pranuar gjërësisht në botë si karaktersitike shqiptare, toleranca fetare, synohet të shkatërrohet nga katolikocentrikët duke e politizuar fenë. Argumentet e zhvilluara gjatë kalimit nga mesjeta në modernen dhe praktikat e ndarjes së fesë nga politika, e lënejs së besimtarëve në vullnetin e vet të lirë për të zgjedhë fenë., e kufizimit të instituciineve fetare në afrimin e shërbimeve besimtarëve dhe në shoejgimin e epërsive të fesë që u këshillohet janë treguar racionale, të dobishme praktikisht, zbutëse të konfliketeve, shamngëse të tragjedive e masakrave etj.

Megjithatë në qoftë se katolikocentrikët e politizojnë fenë duke iu drejtuar kombit, duke iu drejtuar shqiptarëve që të katolicizohen, atëherë kombi bën thirrje për shqiptarizimin e katolicizmit. Myslimanët shqiptar nuk kanë qendër të huaj që i drejton. Ortodoksët shqiptar me sakrifica të mëdha e kanë krijuar kishën e pavarur shqiptare. Vetëm katolikët nuk janë pavarësuar dhe vazhdojnë t'u mbeten besnik të huajve. Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pështirë me kaq mllef e vner të grumbulluar në shekuj, që bren veten nga mllefet e grumbulluara në trupin e vet të dobët deri tani kryesisht është parë nga kombi me pështirosje dhe njëfarë mëshire për te, por mund të shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkë me serbët e grekët) ka qenë lutja e Mazrrekut: 'Ab albanensibus libera nos Domine' ('Nga shqiptarët na shpëto o Zot'). Por parulla dhe lutja e shqiptarëve mund të bëhet: 'Ab katolikocentrismus libera nos Domine' ('Nga katolikocentristët na shpëto o Zot')

Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë.E kane lënë mendtë jo pse ben thirrje që njerëzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendtë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një 'reason d'nation', më arsye kombetare.

Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shekuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me 'arsyen kombëtare' është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit.



Çuditja me të çuditurit

Për median, analistët, 'intelektualët' dhe forcat 'politike' në Shqipëti u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t'u çuditur është vetëm me këtë çuditje të 'politikanëve', 'analistëve', 'intelektualëve' dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen 'trakte' si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat e forcave kryesore 'politike' dhe në gazetat 'e pavarura', shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e radiofonike.Veç disa intelektualëve dhe veprimtareve të rrethuar rreth 'Rimëkëmbjes', dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani 'analistët', 'intelektualët', media, 'politikanët'çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje.

Në trakt nuk ka ansjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallin reagim më të madh se këto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik 'për arsye kombëtare'; nxitje urrejtjeje ndaj islamit si besim; e lidh islamin me dhe institucionet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin, 'fondamentalizmin islamik'; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj.

Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht, në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjet në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjet që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg pasuesish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare edhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me 'arsyen kombëtare': se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin 'fondamentalist islamik'. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën 'Zëri i Popullit' (10.1.1995) në artikullin "Shqipëria një depo municioni islamik?" dhe para tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri.

E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: "Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj", dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashmëria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin.

Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në 'arsyen kombëtare', sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: "ose islamin, ose shtetin e bashkuem nacional shqiptar" (f.91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit "feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë". Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: "Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys" (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: "Islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste (f.110 etj.) dhe fashiste (ff. 111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve: "mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.". Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanrisht Hasan Prishtinën (ff. 277;301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myftarajt glorifikon figurat politike sipas kriterit katolik. Sipas traktit: "edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja - tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pejtër Bogdanin". Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë.

Megjithëse me i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kan filluar ta shpërndajnë 'fshehurazi' si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth 'Rimëkëmbjes'.

Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano pat bërë thirrjen "të fshihen 555 vjetë histori të shqiptarëve". Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin "Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj" disa muaj mbas thirrjes së Nanos.

Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jete shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke tjetërsuar kështu flamurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine. Ashtu si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropiane të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t'u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine.

Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vetë dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jo kristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi katolik që bartin e mëbshtetin. Prandaj për 'eruditin' Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) e rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e kristianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpjegon edhe dashurinë e veçantë të PD dhe Berishës për Aurel Plasarin.

Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetëvjeçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë 'trkate' d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta 'Rimëkëmbja' (15.1.2002) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe një herë se është shumë para gjithë të tjerëve në konstatimin e veprimtarive antishqiptare dhe në luftën kundër tyre.

Kundërshtimi dhe vijimi i traktit

Media dhe politikanët u treguan të ndjeshëm ndaj një trakti të hedhur ilegalisht, në pak kopje dhe jo më konfliktuoz e antimysliman se shkrimet e vetë medias dhe mendimet e vetë politikanëve kryesor. Po në reagimet kundërshtuese konstatohej edhe njëfarë vazhdimi i propagandës së traktit. Këtu nuk është vendi të analizohen të gjitha 'kundërshtimet' dhe vazhdimet e traktit nga media shqiptare, por do të paraqiten vetëm disa të tilla sa për të tërehqë vëmendjen e të interesuarve dhe veçanërisht shqiptarëve. Kështu të ngarkuarit nga shteti për të luftuar veprimtaritë antishqiptare, policia dhe organe të tjera, u dukën krejt të bëfasuara nga shpërndarja e traktit. Shpërndarjen e traktit fillimisht e morën si diçka joserioze dhe si lojë adoleshentësh: 'autoritetet policore filllimisht deshën ta kalojnë ngjarjen pa bujë. 'ka shumë mundësi që të ketë qenë njëlloj adoleshentësh' - u shpreh të dielën mbasdite një nga krerët e Rendit' ("Ballkan", 12.02.2002, f.9). Ka dy mundësi: Ose krerët e rendit ishin vërtetë të befasuar, nuk e kishin pritë këtë veprimtari, dhe atëherë mbajnë përgjegjësi (edhe ligjore) pse nuk kanë informacion për veprimtari antishqiptare me karakter politiko-fetar. Kjo përgjegjësi nuk mund të anashkalohet sepse janë organe të ngarkuara, të specializuara e të paguara për të zbuluar këto veprimtari edhe kur askush tjetër mund të mos di gjë për to. Sepse, siç u tha më lartë, kjo është një veprimtari e dendur dhe legale në Shqipëri që dhjet vjet e se, për më tepër, gazeta 'Rimëkëmbja' pa qenë organ i specializuar dhe me mundësitë e organeve shtetërore për zbulimin e këso lloj veprimtarishë edhe e kishte botuar traktin, edhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij. Ose, mundësia e dytë, dhe më e besueshme mbetet që organet shtetërore të kenë pasë dijeni për këto veprimtari, por janë përpjekë ta fshehin atë, ta quajnë 'lojë adoleshentësh' për ta mbrojtë duke dëshmuar kështu se janë bashkëpunëtor me shpërndarësit e trakteve dhe të antimyslimanzimit.

Edhe media, ndonëse në dukje e kundërshtoi zhurmshëm, gjeti mënyra ta vazhdoj politikën e traktit. Kështu ndryshe nga rastet që kur shprehen kundër myslimanizmit 'gazetarët', 'politikanët' e 'intelektualët' përdorin gjithnjë emërtimin 'fondamentalizëm islamik', për traktin katolik që shfaqej aq vrazhdë e dhunshëm kundër myslimanizmit thuhej vetëm 'trakt fondamentalist' pa cilësorin katolik. Në editorialin e gazetës 'Ballkan' (12.02.2002) shkruhej: "Fondamentalizmi i pafshehur, me stil të hapur dhe arrogant u shfaq të dielën, kur një trakt...". Editorialisti nuk dëshiron (ndoshta nuk guxon) të thotë 'fondamentalizëm katolik' por e le pa cilësor, thjeshtë fondamentalizëm, sikur të ishte fondamentalizëm ekologjistësh, a budistësh, a alienësh etj. Editorialisti ka frikë nga përdorimi, ose se mos futet në përdorim termi i saktë që i përgjigjet veprimtarisë katolikocentriste shqiptare: fondamentalizëm katolik.

Gazeta që gati me zor dhe kundër vullnetit e shprehi kundërshtimin ndaj traktit dhe politikës së tij fondamentaliste katolikocentriste ishte gazeta e Partisë Demokratike, 'Rilindja Demokratike'. Kështu, derisa gati gjithë gazetat i kishin kushtuar nga dy faqe 'kundërshtimi' rrezikut që paraqet politika e traktit, RD i kishte dhënë vetëm gjysmë faqeje dhe atë vetëm me deklarata të thata e formale të drejtuesve lokal të PD-ës. Ky qendrim i gazetës është shprehje e poltikës së Berishës për të parë flamurin shqiptar si të katolicizmit.

"Analistët" e gazetës 'Korrieri' si përherë edhe të paaftë edhe keqdashës ndaj shqiptarëve e shpjegojnë shpërndarjen e traktit me krizën qeveritare: "Këtë herë kjo mund të shpjegohet me krizën qeveritare apo me masat shtërnguese të policisë për kriminalitetin në këtë zonë" (12.02.2002, f.11). "Korrieri" kështu përpiqet të fsheh propagandën antimyslimane dhjetëvjeçare në të cilën vetë kjo gazetë përpiqet të ze vendin e pare. Propaganda dhjetëvjeçare nuk mund të shpjegohet me krizën qeveritare të kohëve të fundit. As thirrjet e Nanos për të fshi historinë 555 vjeçare të shqiptarëve, as tjetërsimi i flamurit nga Berisha, as thirrjet për konvertim në katolik dhe presioni arrogant ndaj myslimanëve nga ana e Kadaresë, Tozajt, Blushit, Mirditës, Sedajt etj., etj., filluar para dhjetë vjetësh e përsëritë gati çdo ditë nga gazetat dhe media elektronike nuk mund të shpjegohen me krizën e fundit qeveritare. Por analistët e "Korrierit" dihet se janë edhe keqdashës, edhe të paaftë.

'Korrieri" ashtu si trakti bën vetë propagandë fetare kur poetin kombëtar Gjergj Fishta e quan përfaqësues të fesë kristiane: 'u hodh një granatë pranë një monumenti të një përfaqësuesi të fesë kristiane' ("Korrieri, 12.02.2002). Gjergj Fishta për shqiptarët nuk është përfaqësues i fesë kristiane, por është përjetuar si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar dhe është mbështetë nga myslimanët po aq sa nga katolikët me prirje nacionaliste.



Pse sulmohet Fishta nga katolikët?

Si organet shtetërore, si komentatorët e ndryshëm të traktit dhe të shpërthimit afër bustit të Fishtës bashkoheshin në konstatimin se të dy veprimet janë kryer nga e njëjta qendër. Kjo është një qëndrim i drejtë i tyre, në ndryshim nga qëndrimet e tjera si vijimi i traktit duke 'e kundërshtuar' apo përpjekje për mbrojtjen e tij (tyre) që u përmenden më lartë. Çka mbetet për t'u shpjeguar, megjithkëtë, është pyetja se pse rryma fondamentaliste katolikocentriste e sulmon Fishtën? Përgjigja në këtë pyetje kërkon njëfarë njohurie të përgjithshme të rrymave politike brenda vetë katolicizmit shqiptar.



Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolik: konceptet

Katolicizmi ndër shqiptarët nuk është një qëndrim dhe veprimtari njësh (unike) po është shumës me diferencime të brendshme të ndryshme. Diferencimet brenda katolicizmit mund të shihen si diferencime doktrinare, në kohë (p.sh. interpretimet paramesjetare, mesjetare apo bashkohore të shkrimeve të shenjta) apo sipas urdhërave të ndryshëm si p.sh. françeskan, jezuitë etj. Këtu me interes është diferencimi në rryma politike i katolikëve në Shqipëri.

Edhe diferencimet politike mund të shihen sipas kriteresh të ndryshme, por këtu është me interes diferencimi sipas kriterit kombëtar ose fetar, sipas atij kriteri që vendos kombin (ose etninë) në qendër dhe pastaj faktorët e tjerë i sheh se si janë në marrdhënie me te. Kjo do të thotë se sheh cilët faktorë janë miqësor, cilët armiqësor, cilët neutralë, me cilët duhet bërë aleancë, me cilët luftë etj. Shkurt bën politikë. Ose vendos fenë në qendër dhe pastaj sheh se si janë të rrethuar rreth saj faktorët e ndryshëm. Rryma që vendos në qendër etninë, kombin mund të quhet etnocentrike. Karakteristikë tjetër e këtij drejtimi mendor është komunitarianizmi, vendosja në qendër e bashkësisë (etnike) dhe shikimi i faktorëve të tjerë në marrdhënie me bashkësinë dhe jo me universalen d.m.th. një faktor nuk e shikon p.sh. si armiqësor a miqësor sipas një përcaktimi universal, por miqësor apo armiqësor në lidhje me një bashkësi. Rryma që vendos në qendër (center) fenë katolike mund të quhet katolikocentriste. Karakteristikë tjetër e kësaj rrymë është universializmi në kuptimin se feja katolike mëton se u përmbahet parimeve universale, të vlefshme njëlloj për të gjithë njerëzit dhe bashkësitë.

Ndarja që i ka përshkuar të gjithë shqiptarët lidhur me përcaktimin e armikut kryesor për shqiptarët si etni-komb e jo vetëm si fe në dhjetë shekujt e fundit e ka përshkuar edhe kishën katolike në Shqipëri, priftërinjtë dhe besimtarët katolik. Një rrymë katolike mendonte se armiku kryesor për shqiptarët si etni, komb janë sllavët ortodoks ballkanas ndërsa më pak të rrezikshëm pushtuesit osman. Kjo rrymë u ndesh dhimbshëm me pushtuesit shovinist serb e malazez dhe më pak me pushtuesit osman. Një rrymë tjetër mendonte se armiku më i rrezikshëm për katolikët janë pushtuesit osman dhe jo pushtuesit ballkanas sllav-ortodoks. Kjo rrymë u ndesh me pushtuesit osman dhe bashkëpunoj me pushtuesit serb e malazez ortodoks. Kjo rrymë po ashtu vendosë në qendër fenë dhe vlerësimin e gjithçkaje e sheh nga kjo qendër: miqtë, armiqtë, neutralët, vlersimin e ngjarjeve, proceseve dhe individëve. Prandaj quhet edhe katolikocentriste, d.m.th. që vë në qendër katolicizmin dhe jo aq shumë kombin.

Katolikocentrizmi i sotëm cinik dhe agresiv është vazhdim i një rryme politike katolike shumëshekullore shqiptare, i rrymës që në shekuj u afrua, bashkëpunoj vullnetarisht ose me pagesë me malazezët, serbët dhe shoviznizmin antishqiptar serb kundër 'armikut të përbashkët' osman dhe mysliman dhe që në qendër vendos besimin e vet katolik e jo kombin.



'Feja e të parëve': ortodoksizmi

Ndarja e kishave më 1054 në të Lindjes (biznatine, ortodokse) dhe të perëndimit (romane, katolike) sjellë edhe ndarjen brenda kristianëve shqiptar. Në fillim të gjitha kishat dhe kristianët shqiptar mbetën të ritit ortodoks, bizantin me dy mitropoli nga të cilat vareshin të gjitha kishat e tjera, mitropolia e Durësit për Shqipërinë e epërme dhe mitropolia e Ohrit për Shqipërinë e poshtme. Përhapja e katolicizmit filloi rreth njëzet vjet më vonë kur u themelua peshkopata e Tivarit nga mbreti i zetës (Serbisë) Mihali. Mihali, ishte pasardhës i zhupanit të Zetës, Vojisllavi, që e kishte pushtuar Shkodrën dhe kishte vendosë slinë e tij aty. Mihali ishte në luftë me Biznatin. Për këtë i kërkoi ndihmë Papës së Romës në luftë kundër Bizantit dhe kurorëzimin mbret e, si kundërshpërblim, i ofroj atij hapjen e një peshkopate katolike në Tivar. Papa i tërehqur nga ideja se mund të krijonte një kishë katolike në këtë rajon të Ballkanit i pranoi kërkesat e Mihalit dhe kështu më 1077 u hap edhe peshkopata e Tivarit. Kështu, pra, vetëm mbas 20 vjet të përfshirjes së gjithë shqiptarëve në ritin ortodoks përems mbretit serb u hap e para kishë katolike dhe filloi përhapja e katolicizmit tek shqiptarët. Megjithkëtë, edhe dy shekuj më vonë shumica e popullsisë shqiptare mbetej ortodokse, ndërsa katolicizmi ishte përhapë në hapësira më të ngushta.

Prandaj thirrja e katolikocentristëve për 'kthim në fenë e të parëve' e kthen thirrjen kundër tyre. Në qoftë se duhet kthyer në fenë e të parëve, atëherë del se shqiptarët duhet të kthehen në ortodoksë, siç thotë Janullatosi, dhe jo në katolik siç thonë katolikocentristët. Këta nuk mund të thonë se katolicizmi ka ekzistuar para ortodoksizmit, se ortodoksizmi u themelua vonë, mbas shkëputjes nga kisha romane etj., sepse para ortodoksizmit nuk ka pasë as katolicizëm. Katolicizmi e mori kuptimin pikërisht në marrdhënie me ortodoksizmin. Para tyre kishte thjeshtë kristianizëm, kryçtar dhe rryma të tjera por jo katolik e ortodoks. Për më tepër ortodoksia e mori emrin kështu pikërisht si qëndrim më besnik, dogmatik ndaj kristianizmit të deriatëherëshëm (njëmijëvjeçar). Përkundrazi, katolicizmi u qortua se nuk është vijim i praktikave dhe besimeve njëmijëvjeçare, por është reformuar, ka ndryshuar etj. Nga këto debate teologjike-kishtare, megjithëse një zgjidhje përfundimatre nuk është dhënë kurrë, mbeti se ortodoksizmi është dogmatizëm, nuk pranon ndryshime, riinterpertime etj., pra, i qëndroj strikt kristianizmit të hershëm, ndërsa katolicizmi është besimi i mëparshëm i reformuar, pra, nuk është ai i pari fare. E zbatuar për thirrjen katolikocentriste të kthimit në fenë 'e të parëve' kjo do të thotë pra, kthim në ortodoksë, sepse më besnik ndaj besimit të të parëve ka mbetur ortodoksia, sepse katolicizmi është vetëm njëmijëvjeçar, nuk i ka qëndruar plotëisht besnik besimit të të parëve ndërsa ortodoksia është dymijëvjeçare etj., etj. Ose, siç u është thënë shpesh, në qoftë se duhet kthyer tek besimet e para fare, mbasi nuk ka arsye të ndalemi në mes të rrugës se kthimit mbrapa tek të parët, atëherë duhet kthyer në paganizëm, sepse të parët tanë të parë kanë qenë paganë. Pra një debat i tillë nuk është serioz dhe, siç shihet, lehtë mund të banalizohet e të kthehet kundër katolikocentrikëve duke i nxjerrë sheshit si iracional.



Motivi etnik i katolicizimit fillestar

Katolicizmi ndër shqiptarët filloi të përhapet me ritme të shpejta dhe, rrjedhmisht, masivisht vetëm nga gjysma e dytë e shekullit të XIII, mbasi u krijuan kishat autoqefale ortodokse, veçanërisht ajo serbe (1219). Krijimi i kishave ortodokse autqefale e lidhi kishën, besimin fetar me kombin. Kisha e ritit bizantin, megjithëse mbizotërohej nga grekët, mbetej teorikisht universale, e palidhur drejtpërdrejtë me ndonjë etni a (në gjuhën e sotme) komb. Ndërsa autoqefalia ishte procesi i lidhjes së kishës me etninë. Kështu në kishën ortodokse serbe shkrimi, gjuha e shërbimit fetar, lidhja me shtetin etj., ishin serbe. Përmes serbizimit të ritit ortodoks, lidhjes së fesë me kombin kisha ortodokse serbe rrezikonte tjetërsimin kombëtar të shqiptarëve, asimilimin e tyre në serbë. Për t'i shpëtuar këtij asimilimi etnik-fetar (krahas shumë aryseve të tjera) shqiptarët filluan përqafimin masiv të katolicizmit, ritit kristian perëndimor. Në këtë periudhë realizohet katolicizimi masiv i shqiptarëve dhe shënohet përhapja më e gjërë e katolicizmit ndër shqiptarët (Xhufi, 1996:41-44; Noel, 1998:42). Kjo ndarje që në fillim ishte doktrinare, nëse do të zbatohej riti bizantin apo romak, me krijimin e kishave autoqefale mori rëndësi kombëtare. Deri me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan konflikti shqiptaro-serb në vijën fetare është ndërmjet katolicizmit (shqiptarët) dhe ortodoksisë (serbët). Madje katolicizmi quhet prej serbëve 'feja e shqiptarëve' (arbanska vera).

Ortodoksia serbe ushtroi një dhunë të jashtëzakonshme kundër katolikëve dhe atyre që u bënë katolik për konvertimin në ortodoks: damkosja me hekur të skuqur, djegia e shtëpisë, dënimet me vdekje, dëbimet ishin vetëm disa nga masat që ushtroheshin për t'i konvertuar të gjithë besimtarët e besimeve të tjera në ortodoks serbë.



Katolikocentrikët dhe etnocentrikët katolik: ndeshja historike

Me konsolidimin e pushtetit osman kisha katolike ndër shqiptarët tani ka jo një, po dy rival: ortodoksinë dhe islamin. Mendimi i klerit katolik shqiptar dhe kishës katolike ndahet në dy rryma: njëra palë, vazhdon të mendoj se rreziku kryesor është kisha ortodokse sllave (serbe) e mbështetur nga serbët dhe osmanët, ndërsa pala tjetër mendon se rreziku kryesor është islami i mbështetur nga osmanët.

Këto dy rryma janë të dokumentuara mirë prandaj ka kuptim të flitet për to. Sigurisht, këtu nuk do të paraqiten në mënyrë të hollësishme për të mos 'lodhur' lexuesin dhe, sepse, çdo njeri i informuar ose i interesuar mund ta bëj relativisht lehtë këtë gjë meqenëse ka shumë burime, dokumente, analiza etj. Por do të përmenden vetëm ilustrativisht disa momente.

Konflikti ndërmjet dy rrymave katolike shqiptare bëhet i dukshëm p.sh. në problemin e qëndrimit ndaj priftërinjëve sllavë (kryesisht kroat) që emëroheshin nga Vatikani si drejtues në kishat katolike në Shqipëri. Në shekullin XVI vezir i madh në Stamboll ishte Mehmet Sokoloviçi, me origjinë serbe. Megjithëse Papa dukej në armiqësi me osmanët nuk ishte bash pengesë që, i yshtur nga veziri i madh serbo-osman, të emëronte në kishat katolike në Shqipëri priftirinjë sllave. Në pamundësi për të emëruar serbë për shkak se ishin ortodoksë, së paku emëronte sllav, kryesisht kroat.

Një rrymë e klerit katolik shqiptar e mbështeste emërimin e priftërinjëve sllav në kishat katolike në Shqipëri. Ky pranim, pos motiveve të tjera, presupozon një të menduar universialist dhe katolikocentrist. Në qoftë se në qendër vendoset feja katolike, atëherë origjina etnike, racore etj., nuk kanë rëndësi sepse feja katolike është universale, për të gjithë, është karakteristika me të cilën njerëzit bashkohen ose ndahen. Një rrymë tjetër kundërshtonte emërimin e priftërinjëve sllavë në kishat shqiptare, edhe pse këta priftërinjë sllavë ishin katolik. Ky qëndrim presupozon një të menduar etnocentrik, komunitarian. Në qoftë se në qendër vendoset bashkësia, kombi, atëherë rëndësi të parë ka përkatësia kombëtare dhe jo vetëm fetare (katolike).

Është e kuptueshme se mbështetjen e papatit dhe Vatikanit e kishte rryma katolikocentriste që vinte në plan të parë fenë, sepse Vatikani i përmbahej (së paku verbalisht) të menduarit universialist. Ndërsa rryma e përqëndruar tek kombi ishte në kundërshtim me mendimin e Vatikanit dhe, rrjedhmisht kundërshtohej prej tij. Megjithëse ekzistojnë një numër i madh dokumentesh për ndeshjen ndërmjet këtyre dy rrymave katolike shqiptare, rasti i Pjetër Budit është me tragjiku dhe më përfqësuesi për ta përmendur (shkurt). Pjetër Budi nuk ishte një kundërshtar nga paragjykimet ose indoktrinimi antiserb i priftërinjëve sllavë. Ai kishte marë pjesë ose së paku ishte i deleguar në Vatikan nga kuvendi i tretë ndërballkanik që u mbajt në Prokuplje (11.11.1616) dhe në të cilin merrnin pjesë klerik katolik e ortodoksë nga gati të gjitha vendet e Ballkanit, pra sllavë me shumicë dhe serb në veçanti. Nga kuvendi Budi u ngarkua të siguronte mbështetjen e Vatikanit për kristianët e Ballkanit. Por, megjithëse u përpoq për disa vjet, nuk arriti të bindë Papën t'i ndihmojë kristianët e Ballkanit në luftë kundër osmanëve. Mbas kësaj, më 1622 Budi kthehet në Shqipëri dhe mbledh dy koncile katolike në të cilat, nën ndikimin e tij, vendoset që në kishat katolike të mos pranohen priftërinjë katolik që nuk janë të kombësisë shqiptare. Mbas nëntë muajsh Budi u mbyt në Dri.

Budi është interesant në shumë drejtime, por këtu, për të mos u larguar shumë nga tema, do të përmenden vetëm disa.

Budi i jep qartë përparësi përkatësisë në komb ndaj përkatësisë në fe, sepse për te nuk është e rëndësis parësore faktit që priftërinjtë sllavë të emëruar nga Vatikani në kishat në Shqipëri janë katolik, por faktit se ata nuk janë shqiptar. Budi është në mendim komunitarian, etnocentrik në kundërshtim me mendimin e Vatikanit që është katolikocentrik universialist. Në fund, dhe më e rëndësishmja, por edhe më pak e vëna re dhe më pak e analizuara, Budi është gjysmëreformacionist në kristianizmin katolik shqiptar dhe, prandaj, veçanërisht i rrezikshëm për Vatikanin. Lëvizja e tij për emërimin në kishat katolike në Shqipëri vetëm të priftërinjëve me kombësi e gjuhë shqiptare është në logjikën e Reformacionit evropian që çoi në shkëputjen e kishave nga Papati dhe krijimin e kishave kombëtare.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

MBI DEBATIN PER SKENDERBEUN

Prof. Dr. Hysamedin Feraj

Debati për mendimin politik të Skënderbeut është i hershëm. Orientimi i tij politik është vënë në dyshim dhe madje është kundërshtar nga një pjesë e shqiptarëve që për të gjallë dhe gjatë kohës së veprimtarisë së tij si nga Hamza Kastrioti, Dukagjinasit, Moisi Golemi etj., dhe ka vazhduar deri në ditët e sotme. Në dy vitet e fundit ky debat është rikthyer. Shkas për rikthimin e debatit u bë libri politik “Skicë e mendimit politik shqiptar” botuar në Tiranë më 1998, por shkak edhe më i rëndësishëm janë rrethanat politiko-shoqërore shqiptare, konflikti shqiptaro-serb e shqiptaro-grek, ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe përgjithësisht reflektimi i shqiptarëve mbi qeniësimin e vet politik të sotëm dhe të kaluar si përpjekje për të kuptuar gjendjen e vet të sotme dhe për të dhënë zgjidhje në rrethanat e sotme. Për të hyrë drejtpërdrejtë në temë, konteksti i debatit dhe çka thuhet në libër, megjithëse është element i rëndësishëm i kuptimit të këtij debati, do të lihet për në fund. Tani ia vlen të përmendet vetëm një moment sqarues: kundër përshkrimit në libër të mendimit politik në periudhën e Skënderbeut janë shprehur vetëm nivele të ulëta mendore, kryesisht në gazeta si “Zëri i Kosovës”, “Balli Kombëtar” (i Abaz Ermenjit) dhe ndonjë organ tjetër i këtij niveli, ndërsa profesionistët, studiuesit ose kanë heshtur, ose e kanë vlerësuar pozitivisht librin. Prandaj përfshirja në këtë debat u bë e nevojshme për të sistemuar debatin, për të vënë rregull së paku përshkrues, sepse duke pasur nivel të ulët mendor, debatuesit i kanë bërë rrëmujë argumentet e veta. Kjo do të ketë rrjedhojë ndër të tjera përpjekjen time për t’u ulur në nivelin e kritikëve dhe shmangien e disa karakteristikave të debatit profesional si referimet tek autorët e burimet, heqjen e përkufizimit të koncepteve, mospërmendjen e problemeve njohëse dhe epistemologjike, mungesën e shqyrtimit të teorive ndihmëse, metodologjisë etj., etj. Argumentet e paraqitura në debat nuk janë të miat, janë të shpërndara nëpër autorë të ndryshëm, ndërsa merita ime është vetëm të përshkruaj qartë dhe në mënyrë të sistemuar debatin e shpërndarë. Debati zhvillohet ndërmjet dy qasjeve: njëra qasje ngul këmbë se Skënderbeu nuk duhet shqyrtuar në mënyrë kritikë qoftë edhe sikur t’i ketë shkaktuar fatkeqësitë më të mëdha popullit shqiptar, tjetra ngul këmbë se Skënderbeu duhet t’u nënshtrohet rregullave të të menduarit logjik dhe shqyrtimit kritik racional si çdo objekt tjetër i studimit. Nuk ekziston ndonjë qasje konseguente e tipit të parë, d.m.t.h që Skënderbeu të mos shqyrtohet në mënyrë kritikë, por më tepër është fjala për një qëndrim që thotë se “kur e kritikoj unë, kritika është e lejueshme dhe e drejtë, kur e kritikon tjetri, kritika nuk është e lejueshme dhe e drejtë”. Kështu për shembull, historiografia enveriste vetë e ka kritikuar Skënderbeun në shumë drejtime si për natyrën klasore, kufizimet ideologjike, naivitetin e besimit tek Vatikani etj., etj., por kur kritikohet nga ndonjë këndvështrim tjetër, për shembull nga këndvështrimi i logjikës nacionaliste, atëherë historianët enveristë dalin në mbrojtje të paprekshmërisë së figurës së Skënderbeut, akuzojnë palën kritikë se po fyen heroin kombëtar dhe ndjenjat e shqiptarëve, etj., etj. Megjithkëtë ky lloj qëndrimi këtu do të trajtohet si një qasje e vetme që thotë se Skënderbeu duhet përjashtuar nga shqyrtimi racional si objektet e tjera të studimit. Gjatë gjithë historisë së debatit në mbrojtje të përjashtimit të Skënderbeut nga rregullat e studimit si çdo objekt tjetër janë sjellë dy llojë argumentesh: argumentet shkencore dhe argumentet praktike, (ose me terma të tjerë, argumentet ‘prudenciale’, pragmatiste, politike).


Përmbledhtas janë sjellë këto argumenta teoriko-shkencore:
1-Skënderbeu është mbrojtës i Evropës për çerek shekulli;
2-Skënderbeu është mbrojtës i krishtërimit;
3-Skënderbeu është krijuesi i miqësisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë të Ballkanit (sllavët dhe grekët);
4-Skënderbeu është shëmbëlltyra e luftës së një populli për liri dhe pavarësi;
5-Skënderbeu është krijues i shtetit shqiptar;
6-Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla.



Argumentet praktike mund të përmblidhen:
1-Pavarësisht si është e vërteta për Skënderbeun, duke e paraqitur si mbrojtës të Evropës, shqiptarët përfitojnë përkrahjen e Evropës për synimet e veta politike të kohës;
2-Pavarësisht si është e vërteta duke e paraqitur Skënderbeun si mbrojtës të krishtërimit, shqiptarët fitojnë përkrahjen politike të kristianëve për interesat e kohës;
3-Pavarësisht nga rrjedhojat që ka sjellë politika e Skënderbeut dhe figura e tij duhet të ruhet për shkak të frymëzimit që jep tek shqiptarët për luftën për liri dhe për pavarësi. Ndaj të gjitha këtyre argumentave janë paraqitur argumenta alternative, të tjera, që do të përshkruhen më hollësisht në vijim, po ashtu në të dy dimensionet: teorike dhe praktike.

1-Skënderbeu për çerek shekulli është mbrojtës i Evropës në kuptimin ushtarak dhe në kuptimin e mbrojtjes së qytetërimit evropian, qytetërimit përëndimor përballë barbarisë lindore osmane. Ky argument thotë se Skënderbeu e mbrojti Evropën drejtpërdrejtë, duke mos lejuar kalimin e pushtuesve osmanë islamikë nga bregdeti shqiptar dhe territori i zotëruar prej tij në Evropë, dhe tërthorazi duke angazhuar forca të mëdha ushtarake osmane në luftë kundër vetes dhe shqiptarëve dhe kështu duke dobësuar fuqinë e saj pushtuese ushtarake ndaj Evropës. Duke e mbrojtur Evropën nga pushtimi ushtarak osman, Skënderbeu ka mbrojtur qytetërimin evropian përëndimor. Ndaj këtij argumenti janë bërë vërejtje të shumta dhe janë paraqitur argumenta alternative: së pari, a nuk kishte rrugë të tjera Perandoria Osmane për pushtimin e Evropës, por vetëm nga Shqipëria e Mesme (e sotme) dhe nga Durrësi ? Në periudhën e Skënderbeut, Perandoria Osmane shtrihej në gjithë Bosnjen e Serbinë deri afër Beogradit (që mbahej nga hungarezët) prej nga mund të depërtonte në Evropë nëpër luginën e Danubit dhe po ashtu, kishte mundësi të kalojë Adriatikun në vendkalimin më të ngushtë, Otranto, e nuk kishte pse të kalonte patjetër nga Durrësi. Së dyti, pse nuk e pushtoi Evropën pas vdekjes së Skënderbeut, kur nuk mbrohej më prej tij ? Pas vdekjes së Skënderbeut fuqia pushtuese e Perandorisë Osmane nuk kishte rënë, por përkundrazi përparoi deri afër Vjenës. Për më tepër, megjithëse e futi në dorë bregdetin shqiptar, përparimin kah Evropës e ndoqi në rrugë tokësore, bregut të Danubit deri afër Vjenës dhe nuk ndërmori sulme kundër Italisë e papatit nga Durrësi. Së treti, a duhej të mbrohej qytetërimi dhe kultura përëndimore e asaj kohe ? Qyetërimi dhe kultura evropiane e asaj periudhe dhe shumë më pas, ishin ndër të tjera, qytetërimi dhe kultura e kryqëzatave, inkuizicionit, djegies së rreth 700 mijë plakave të pafajshme të akuzuara si shtriga, e shfarosjes së hebrejve etj., etj. Vetë evropianët kishin filluar, dhe pak pas vdekjes së Skënderbeut, i kishin shpallur luftë qytetërimit dhe kulturës së deriatëhershme evropiane, elementëve thelbësorë të mesjetës të cilën e quanin periudhë të “vdekjes” dhe përpiqeshin ta zëvendësonin me “rilindjen”, periudhë dehumanizmi dhe përpiqeshin ta zëvendësonin me humanizmin, periudhë të errësirës dhe flakjen e saj e quajtën periudhë të ndriçimit (iluminizmit). Mund të thuhet se Skënderbeu mbrojti kushtet që evropianët vetë të fillojnë luftën kundër kësaj kulturë përëndimore, por ky interpretim nuk qëndron, sepse lufta evropiane kundër kulturës evropiane mori vrull pikërisht pas vdekjes së Skënderbeut. Nga kjo rastisje në kohë ndoshta nuk del as se Skënderbeu ishte pengesë e vrullit të humanizmit, rilindjes dhe iluminizmit evropian, por vetëm se Skënderbeu nuk kishte rol të rëndësishëm as për mbrojtjen, as për ndryshimin e kulturës evropiane. Sidoqoftë, sipas vetë evropianëve, gjëja që duhej më së paku të bëhej në atë kohë ishte mbrojtja e kulturës së atëhershme evropiane, përëndimore etj., etj.

2-Skënderbeu është mbrojtës i krishtërimit përëndimor. Ky argument thotë se luftërat antiosmane të Skënderbeut kanë qenë njëkohësisht luftra për ruajtjen e kristianizmit përëndimor kundër islamizmit, se Skënderbeu ishte projektuar të vihej në krye të kryqëzatave, se është vlerësuar “Atleti i Krishtit”, se këshilltar kryesor kishte peshkopin Pal Engjëlli dhe se përfundimisht në orientimin e vet politik ishte thellësisht kristian përëndimor. Ndaj këtij argumenti janë paraqitur kundërargumente të prirjeve të ndryshme që tregojnë marrëdhënie më të ndërlikuara ndërmjet Skënderbeut dhe kristianizmit. Së pari, historigrafia enveriste është përpjekur të zvogëlojë motivin fetar kristian të Skënderbeut duke nxjerrë pavarësinë e vendit si motiv të parë të luftërave të tij, duke treguar pabesitë e papës ndaj Skënderbeut etj. Së dyti, cilin kristianizëm përëndimor mbronte Skënderbeu? Edhe në qoftë se Skënderbeu ishte mbrojtës i katolicizmit papnor, nuk del se është mbrojtës i kristianizmit përëndimor, sepse kristianizmi përëndimor ishte ndarë në drejtime që nuk pranonin katolicizmin papnor dhe autoritetin e papës së Romës. Pak para periudhës së luftërave të Skënderbeut, konflikte kishin shpërthyer madje edhe ndërmjet vetë kandidatëve për selinë e papës, një prej të cilëve e zhvendosi atë në Avinjon të Francës, e në të njëjtën kohë ekzistonin tre papë që lëshonin mallkime kundër njëri-tjetrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut kishin filluar dhe jo shumë pas vdekjes së tij morën vrull lëvizjet reformiste në Gjermani me Martin Luterin, në Francë me Kalvinin etj., për shkëputjen e kishave nga katolicizmi papnor që përfunduan në luftëra të përgjakshme si masakra kundër hugenotëve në natën e Shën Bartolemeut, inkuizicioni, luftërat ndërmjet Spanjës dhe Hollandës etj., etj. Njëri pas tjetrit kisha dhe popuj evropianë ishin shkëputur nga katolicizmi dhe autoriteti papnor duke krijuar kishën anglikane, protestantët, kalvinistët, luterianët, baptistët etj., etj., kështu që termi “mbrojtje e katolicizmit” nuk mbulon termin “mbrojtje e kristianizmit përëndimor”, por vetëm tregon marrjen e anës së njërës palë kristiane në luftën kundër palës tjetër kristiane përëndimore. Së treti, a ishte luftë për mbrojtjen e kristainizmit kundër islamizmit pjesëmarrja e Skënderbeut në luftën e një princi kristian (p.sh. princit të Napolit) kundër një princi tjetër po kristian në gadishullin italik ? Skënderbeu del se ka zhvilluar luftëra edhe kundër kristianëve dhe kjo mund të interpetohet si luftë e Skënderbeut kundër kristianizmit (siç interpretohet si luftë për mbrojtjen e tij, meqenëse është në anën e një udhëheqësi kristian) jo vetëm kur ishte në shërbim të sulltanit, por edhe kur ishte kundërshtar i tij, ose mund të interpretohet se në politikën e vetë Skënderbeu nuk udhëhiqej nga motivi fetar, por i forcimit të fuqisë së vet ose se Skënderbeu ishte një palë kristiane në luftën kundër islamizmit dhe kristianizmit tjetër përëndimor etj., etj. Po ashtu, si mbrojtës i kristianizmit përëndimor, Skënderbeu nuk del as kur bën aleanca me princër dhe mbretër të kristianizmit ortodoks lindor si ata serbë, bullgarë, grekë etj. Së katërti, devotshmëria katolike e Skënderbeut është e dyshimtë, sepse vetë ai një kohë të gjatë kishte jetuar si mysliman, sepse familja e tij ishte e njohur nga njëra anë për ndërrimet e shpeshta fetare dhe nga ana tjetër, pjesa më e madhe e familjes së tij ishte nën ndikimin ortodoks të nënës që shprehet në ortodoksë-sllavë të vëllezërve dhe motrave si Reposhi, Konstantini, Vllajka, Jella etj., deri tek varrimi i vëllait të tij me nderim të madh në manastirin e shenjtë e Hilanadarit në Greqi. Siç u tha edhe në prirjet politike tek Skënderbeu konstatohen prirje drejt kristianizmit ortodoks lindor. Së pesti, Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqësi shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryer gjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë) e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike shqiptare. Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t’i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Sidoqoftë nga të gjitha këto, sjellja e Skënderbeut nuk mund të përmblidhet nën termin “mbrojtës i kristianizmit përëndimor”, as nën termin “mbrojtës i kristianizmit”, sepse në veprimtarinë e tij ka edhe luftëra kundër kristianëve, sidomos kundërshtarëve të Papës, edhe aleanca me ortodoksinë që nuk është kristianizëm përëndimor etj. Sigurisht, në krahasim me islamizmin, të gjitha format e kristianizmit kanë diçka të përbashkët, por kjo e përbashkët është e pamjaftueshme që veprimtaria e Skënderbeut të përfshihet nën termin “mbrojtës i kristianizmit” edhe kur lufton kundër kristianëve.

3-Skënderbeu ka vlerën dhe meritën se është krijues i miqësisë së popullit shqiptar me popujt e tjerë të Ballkanit, me sllavët para së gjithash me serbët, malazezët, bullgarët dhe me grekët, përmes kërkesave për aleanca kundër Perandorisë Osmane, përmes shembullit të vet dhënë këtyre popujve për luftën çlirimtare, përmes frymëzimit dhe nxitjes së besimit në mundësinë e thyerjes e të fitores kundër Perandorisë Osmane etj. Kjo miqësi dhe admirim për Skënderbeun shfaqet në këngët popullore që i kanë kushtuar popujt e Ballkanit dhe në vlerësimin që i bënin udhëheqësit ballkanikë rolit të Skënderbeut në planet e tyre politike. Kjo miqësi e forcuar nga Skënderbeu është vazhduar në luftërat e mëvonshme të përbashkëta të shqiptarëve dhe ka qenë bazë e bashkëpunimit të shqiptarëve me serbët dhe grekët kundër “armikut të përbashkët” deri në ditët tona. Edhe ndaj këtij argumenti janë bërë vërejtje të rëndësishme. Së pari, gatishmëria dhe përpjekjet e Skënderbeut për të bashkëpunuar me udhëheqësit politikë sllavë, para së gjithash serbë dhe udhëheqësit politikë grekë, nuk e kanë bërë politikën serbe e greke miqësore ndaj shqiptarëve në asnjë periudhë dhe për asnjë ngjarje. Së dyti, me bashkëpunimin e tij me serbët dhe grekët, Skënderbeu ndikoi në krijimin e një tradite të bashkëpunimit të politikanëve të mëvonshëm shqiptarë me politikanët serbë dhe grekë kundër “armikut të përbashkët” që përgjithësisht përfundonin në humbje të shqiptarëve në kuptimin e nënshtrimit të politikës shqiptare ndaj asaj serbe dhe greke që mbetën armiqësore. Së treti, përpjekja për të ndarë konceptim “miqësi mes popujsh” nga “miqësi mes politikanësh” të popujve të ndryshëm nuk ka vlerë, sepse ajo që quhet “miqësi mes popujve” në fakt është “miqësi” ose bashkëpunim mes politikanëve. Për të bërë të vlefshëm dallimin ndërmjet termit “miqësi mes popujsh” nga termi “miqësi mes politikanësh”, duhen treguar raste kur politikanët shqiptarë ishin kundër bashkëpunimit me politikanët serbë dhe grekë ndërsa populli kërkonte bashkëpunim dhe bënte presion mbi politikanët për bashkëpunim. Mirëpo si rregull konstatohen vetëm raste të kundërta, kur politikanët kanë qenë për bashkëpunim dhe popujt kundër bashkëpunimit, kur pjesë të popullit shqiptar kritikojnë politikanët e vetë pse bashkëpunojmë me serbët dhe grekët dhe pjesë të popujve serb dhe grek kritikojnë politikanët e vetë pse bashkëpunojnë me shqiptarët. Po ashtu, raste të bashkëpunimit mes pjesëve të popujve fqinjë konstatohen vetëm kur përfundonin miqësitë mes politikanëve. Për këtë nuk ka rëndësi nëse popujt kanë qenë të manipuluar nga politikanët, sepse me manipulim nga politikanët mund të shpjegohen njëlloj edhe armiqësitë, edhe miqësitë mes popujve fqinjë (bashkëpunimi mund të jetë në fakt manipulimi i një popullsie për interesa bashkëpunimi të elitave politike) dhe sepse, manipulimi nuk e ndryshon faktin se popujt kishin miqësi kur kishin miqësi politikanët dhe armiqësi kur kishin miqësi politikanët. Prandaj, ajo që është quajtur “miqësi mes popujve fqinjë” është miqësi e politikanëve shqiptarë me politikanët serbë dhe grekë dhe Skënderbeu është i rëndësishëm në krijimin e traditës së bashkëpunimit të krerëve dhe politikanëve shqiptarë me serbët dhe grekët e jo i miqësisë ndërmjet popujve të Ballkanit. Së katërti, “miqësia me popujt e Ballkanit” ka qenë arsye e armiqësimit në radhët e vetë shqiptarëve, sepse ata shqiptarë që vuanin nga sundimi serb me të cilët bashkëpunonte Skënderbeu e shikon me revoltë vetë këtë udhëheqës dhe shqiptarët që e mbështesnin. Prirja e Skënderbeut për miqësi dhe aleanca politike përveç me sundimtarin serb të Bosnjës edhe me sundimtarin serb të Kosovës, despotin Gj. Brankoviç ka qenë shkak i armiqësisë së popullsisë shqiptare që vuante terror nën sundimin e Brankoviçit ndaj Skënderbeut. Po ashtu, edhe princa dhe udhëheqës të rëndësishëm si Dukagjinasit u vunë kundër Skënderbeut për shkak të miqësisë së tij me serbët. Territoret e Dukagjinasve kufizoheshin me territoret shqiptare të sunduara nga Brankoviçi dhe aleati politik i Skënderbeut që shfaroste shqiptarët në principatën e vetë (Kosova) dhe nga kjo fqinjësi, ndërmjet Dukagjinasve dhe Brankoviçit kishte konflikte. Mbështetja e Dukagjinasve nga popullsia dhe kundërshtimi i Skënderbeut për arsye të miqësisë së tij me Brakoviçin kanë bërë që në traditën popullore në Krujë e sipër të jetojë Lekë Dukagjini, ndërsa Skënderbeu është dërguar vonë nëpërmjet sistemit arsimor në popullsi, kurse në kujtesën popullore dhe në odën tradicionale shqiptare ka qenë i harruar. Në këtë argument po të pyetet se pse e “tradhëtuan” Dukagjinasit Skënderbeun, përgjigja është se Skënderbeu i kishte tradhëtuar më parë duke lidhur miqësi me armikun kryesor të tyre, me serbët dhe Gj. Brankoviçin. Sipas këtij argumenti Dukagjinasit përfaqësojnë politikën e armiqësisë me serbët, Skënderbeu të bashkëpunimit me serbët.

4. Skënderbeu është shëmbëlltyra e luftës së një populli për liri dhe pavarësi. Me luftërat e tij për gati një çerek shekulli, Skënderbeu është shembulli i virtytit dhe kryerjes së detyrës ndaj atdheut, i luftës për çlirim nga pushtuesit më të egër të vendit. Ai po ashtu është shembulli i trimërisë dhe strategut ushtarak, meqenëse u ndesh me një fuqi shumë më të madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar. Edhe ndaj këtij argumenti janë paraqitur vërejtje të ndryshme dhe interpretime alternative. Së pari, a është Skënderbeu shëmbëlltyrë e luftëtarit për liri apo siç është e zakonshme në politikën e shqiptarëve edhe ai është bashkëpunëtor me një pushtues dhe sundimtar kundër një pushtuesi dhe sundimtari tjetër ? Skënderbeu ka qenë bashkëpunues politikisht me serbët, veçanërisht sundimtarin e Kosovës Brankoviç. Prandaj përgjigja në këtë pyetje është e lidhur me përgjigjen në një pyetje tjetër: a është Kosova toka shqiptare, do të thotë atdhe, pjesë e atdheut ? Në qoftë se po dhe ndodhej nën sundimin serb, atëherë del se bashkëpunimi me serbët është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut. Në qoftë se Kosova nga udhëheqësit shqiptarë nuk konsiderohet tokë shqiptare, pjesë e atdheut, atëherë bashkëpunimi me serbët nuk është bashkëpunim me pushtuesit e atdheut, por vetë politikani shqiptar sillet dhe mendon njëlloj si politikani serb, domethënë jo si bashkëpunëtor i serbëve, por si vetë sebët. Sepse konsiderimi i Kosovës tokë joshqiptare është karakteristikë themelore e mendimit të çdo politikani serb. Në të dy rastet, bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët tregon rreshtimin e tij në anën e pushtuesve, përkatësisht të armiqve të shqiptarëve. Argumente të ndryshme janë zhvilluar për të treguar se serbët gjatë pushtimit osman kanë qenë edhe vetë të pushtuar dhe prandaj nuk ka kuptim të quhen pushtues (p.sh. historiografia enveriste), por argumenta janë zhvilluar për të treguar se edhe osmanët pas disa shekujve të qëndrimit në Ballkan, nuk ishin më pushtues, por vetëm popull sundues (p.s.h Castellan). Sidoqoftë, më tepër se çështje përkufizimi teorik, cilësimi i serbëve dhe osmanëve si pushtues është i lidhur me përjetimin e tyre nga popullsitë e sunduara. Dhe, edhe pas shekujsh sundimi si serbët, si osmanët, përjetoheshin si pushtues dhe sundimtarë. Nga bashkëpunimi me serbët Skënderbeu nuk del shembull i luftëtarit për liri dhe pavarësi, por i bashkëpunimit me njërin nga pushtuesit (serbët) në luftë kundër pushtuesit tjetër (osmanëve). Së dyti, cili ka qenë pushtuesi ose po të përdoret termi i Castellan, sundimtari më i rrezikshëm për shqiptarët: sundimtari serb apo osman ? Dëshmitë tregojnë bindshëm se jo vetëm para, por edhe pas pushtimit osman për shqiptarët rreziu kryesor, sundimtari dhe pushtuesi më i rrezikshëm mbeten sllavët dhe grekët. Prandaj të gjithë politikanët shqiptarë zgjodhën ndërmjet rrezikut më të madh dhe rrezikut më të vogël dhe jo ndërmjet lirisë dhe robërisë, zgjodhën bashkëpunimin me armikun dhe pushtuesin më pak të rrezikshëm osman, ose me armikun dhe pushtuesin më të rrezikshëm sllav e grek. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm sllavë dhe grekë. Bashkëpunimi i Skënderbeut me serbët dhe grekët tregon se ai ka qenë bashkëpunëtor me armiqtë dhe pushtuesit më të rrezikshëm e jo luftëtar i lirisë. Së treti, a ka qenë Skënderbeu shëmbëlltyrë e luftëtarit të lirisë apo të vasalit? Skënderbeu nuk kishte pranuar vasalitet ndaj sulltanit, por kishte pranuar vasalitet ndaj Venedikut. Nga kjo del se Skënderbeu nuk ka qenë shëmbëlltyrë e luftëtarit të lirisë, por vasal, sepse fakti që nuk është vasal i sulltanit, por i Venedikut nuk e ndryshon faktin se ka qenë vasal. Kjo përsëri është vetëm çështje e zgjedhjes: vasal i kujt ? Këtu shtohet edhe se Venediku po ashtu mbante nën sundim territore dhe portet më të ëndësishme shqiptare dhe Skënderbeu ishte vasal i një sundimtari e pushtuesi. Së katërti, Skënderbeu vërtetë është shëmbëlltyra e strategut ushtarak, por raporti ndërmjet luftës dhe politikës tek ai është i përmbysur, sepse lufta shikohet si kryesore dhe politika dytësore, ndërsa politika do të duhej të ishte mbi luftën. Së pesti, në luftërat e tij Skënderbeu ka qenë i manipuluar nga agjentura joshqiptare, para së gjithash papati, Venediku, hungarezët etj., etj., të cilët e kanë përdorur Skënderbeun për të dobësuar rrezikun osman ndaj tyre duke zhvilluar luftërat në territor shqiptar. Duke e konceptuar si politikan injorant, këto fuqi kanë arritur ta fusin Skënderbeun në luftë kundër superfuqisë më të madhe të kohës (si t’u shpallë sot Shqipëria luftë SHBA-ve), luftërat janë zhvilluar në territor shqiptar, për rreth një çerek shekulli shqiptarët as kanë mbjellë, as kanë korrur, as kanë zhvilluar tregtinë, zejet etj., është shkatërruar një pjesë e madhe e popullsisë, e pasurive si: ullinjtë, vreshtat etj., etj. Nga të gjitha këto, nga kjo politikë e Skënderbeut mund të kenë përfituar popujt e ndryshëm, por kanë humbur shqiptarët. Megjithë premtimin për të mos bërë digresione (degëzime) të argumentimit, këtu bëhet i nevojshëm një i tillë. Fjala është për argumentin se ndërmjet prirjes së Skënderbeut drejt katolicizmit dhe prirjes së tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisë ka një kontradiksion të papajtueshëm, së paku në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet katolicizmit shqiptar dhe sllavëve ortodoksë, në radhë të parë serbëve. Në traditën katolike shqiptare ka pasur një rrymëë të fortë të konfliktit me ortodoksizmin serb që kur u ndanë kishat në romake dhe bizantine. Në kohën e Skënderbeut ende ishin të pathara damkat e hekurit të skuqur të përdorur nga serbët e Stefan Dushanit e pasardhësit të tij, masakrat, shpronësimet, ndarjet e burrit nga gruaja, e fëmijëve nga prindërit si presion për konvertimin e shqiptarëve katolikë në ortodoksë. Përdorimi i shkallës kaq të lartë të dhunës për konvertim, është tregues edhe i shkallës së lartë të kundërshtimit të shqiptarëve katolikë për t’u kthyer në ortodoksë që e bënte të nevojshme përdorimin e mjeteve ekstreme mesjetare të dhunës. Prirja e Skënderbeut për aleanca me nipin e Car Lazarit, Brankoviçin, ishte krejt në kundërshtim me këtë qëndresë popullore dhe me rrymëën e klerit katolik shqiptar që përpiqej të ruante lidhjet me papatin dhe katolicizmin nga ortodoksizmi sllav. Qëndresa e klerit katolik shqiptar jo vetëm me bazë fetare, por edhe mbi bazë etnike ndaj sllavizimit të kishës shqiptare vërtetohet përgjatë gjithë shekujve. Ata, që në atë kohë janë ngritur kundër mbushjes së kishave shqiptare me klerikë të besimit katoloik, por etnikisht sllavë (p.sh. raguzianë) siç dëshmohet në dokumentat e kohës dhe kjo ndeshje e klerit katolik me klerin sllav, qoftë edhe katolik, gjendet gjatë gjithë historisë së katolicizmit shqiptar deri sot. Armiqësia e lashtë e ortodoksizmit sllav ndaj katolicizmit shqiptar u vërtetua si edhe më e dhunshme në vitet 1913-1914 në masakrat e kryera nga qeveria malazeze ndaj popullsisë myslimane e katolike shqiptare për konvertimin e tyre në ortodoks. Prandaj Skënderbeu me prirjen e tij drejt sllavizmit dhe ortodoksisë është në kundërshtim me qëndresën popullore dhe të klerit katolik shqiptar kundër ortodoksizmit sllav, sepse nuk mund të ishte njëkohësisht edhe mik i sllavëve, edhe mbrojtës i katolicizmit shqiptar.

5. Skënderbeu ka meritë të jashtëzakonshme për shqiptarët, sepse është krijues i shtetit shqiptar. Ky argument ose thotë se Skënderbeu e ripërtëriu traditën e shtetit shqiptar duke i dhënë formë më të plotë kësaj tradite të mëhershme, ose thotë se Skënderbeu është krijuesi i shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar. Ndaj këtij argumenti, në formën e parë, nga autorë shqiptarë nuk janë paraqitur vërejtje dhe argumenta të kundërta. Ndërsa në formulimin e tij të dytë është kundërshtuar nga shumë drejtime. Sipas disa autorëve, shteti i parë shqiptar në mesjetë është shteti i Progonit, ndërsa disat ë tjerë e shtrijnë shtetin e parë në territorin e Dardanisë (Kosovës). Sidoqoftë, vlera e Skënderbeut si përpjekje për krijimin e shtetësisë shqiptare nuk është vënë seriozisht në dyshim nga autorë shqiptarë të ndonjë drejtimi.

6. Skënderbeu është mit dhe simbol i shqiptarëve dhe teorikisht është e argumentuar se mitet dhe simbolet duhet të lihen të kryejnë funksionin e tyre si të tilla. Ky argument nuk është formuluar saktësisht në këtë formë. Por sikur debatuesit të kishin njohuri për teoritë postmoderne, do të kishin mundësi ta formulonin. Meqenëse debatuesit siç u tha, janë kryesisht nivel i ulët teorik dhe kulturor, atëherë ky argument është e drejtë të formulohet për ta edhe pse nuk e dinë, duke supozuar se po ta dinin, do ta kishin paraqitur. Në të vërtetë, karakteristikë e modernes ka qenë edhe përpjekja për të ndarë qartë shkencën nga miti, arti, ideologjia, politika dhe feja. Karakteristikë e modernes ka qenë dhe përpjekja për demitizimin e mitit, legjendës, ideologjive etj. Tipike moderne janë p.sh. përpjekjet e Kadaresë për të demitizuar mitet dhe legjendat shqiptare e botërore (p.sh. në poezinë “Laookonti”), ose ta zëmë, përpjekja për të interpretuar në frymën e frojdizmit (tani gati i harruar) legjendën e Konstandinit dhe të Doruntinës, për ta interpretuar jo si mesazh të forcës dhe të besës, por si inçest, si dashuri seksuale ndërmjet motrës e vëllait, si legjendë në të cilën shqiptarët kanë ruajtur dhe çliruar perversitetet e veta seksuale. Në këtë vijë janë përpjekjet e tij të fundit për të interpretuar sjelljet tradicionale të shqiptarëve të Veriut si sjellje që shpjegohen me impulse homoseksuale të personifikuara në personazhe që përfaqësojnë shqiptarët tradicionalë etj. Pra, në këtë frymë të modernes teorikisht jo vetëm nuk mund të kërkohet që Skënderbeu të mos shqyrtohet në mënyrë kritikë, sepse përbën mit dhe legjendë të shqiptarëve, por përkundrazi pikërisht sepse përbën mit do të kërkohej demitizimi i tij nga shkenca. Teoritë që i janë kundërvënë modernes dhe që mëtojnë të provojnë se mitet duhet të lihen mite, se mitet e kryejnë funksionin e tyre vetëm si mite, se procesi i demitizimit është pa kuptim dhe edhe vetë përbën një mit etj., janë teoritë postmoderne. Mirëpo në këtë rast mund të thuhet se ky argument ka vlerë po të përdoret kundër procesit që ka ndërmarrë Kadareja për të demitizuar legjendat e mitet duke i interpretuar në një frymë të dalë mode, si p.sh. frojdizmi që ka qenë në modë në vitet ‘70 dhe për t’i paraqitur shqiptarët si perversë. Por argumenti “të lihen mitet mite” nuk mund të përdoret në rastin e Skënderbeut, sepse Skënderbeu nuk është mit po personazh konkret historik dhe si i tillë i nënshtrohet studimit shkencor si çdo objekt tjetër.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKËNDERBEUN NË MEJDAN?

Prof.Dr.Hysamedin Feraj


Debati i sotëm për Skëndertbeun nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real, por me përdorimin dhe përdoruesit e tij. Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorë për politika shumë të ndryshme dhe të kundërta. Skënderbeu ka bërë luftë kundër fuqisë më të madhe të kohës, kundër superfuqisë botërore. Prandaj ai mund të përdoret si shembull i luftës kundër superfuqive dhe të bëhet thirrje “hajde t’i shpallim luftë fuqisë më të madhe të kohës tonë, SHBA-ave, si Skënderbeu fuqisë më të madhe të kohës së tij. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!’. Kështu u përdor, për shembull, nga Enver Hoxha për t’iu shpallë luftë dy superfuqive. Skënderbu u bashku me papatin kundër rilindjes europiane dhe Europës moderne. Prandaj ai mund të përdoret si shembull për luftën kundër modernitetit europian dhe të bëhet thirrje ‘hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundër rrymave moderne e modernizuese europiane si Skënderbeu që u bashkua me Papën në luftën kunër përpjekjeve europiane për ndarjen e kishës nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!’. Kështu mund të përdoret sot në luftën ndaj filozofive europiane pasmoderne, për shtrirjen e të drejtave dhe lirive njerëzore në grupet sociale, kulturore etj., të shtypura nga modernja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut. Skënderbeu ka vrarë masivisht shqiptarët që ishin kthyer në fenë islame. Prandaj Skënderbeu mund të përdoret për të bërë thirrje që të masakrohen masivisht pakicat fetare siç masakroi Skënderbeut fshatarët mysliman të rrethit të Krujës. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu e ka ndërruar fenë disa herë dhe mund të bëhet thirrje ta ndërrojmë fenë përditë ‘si Skënderbeu!’. Kush është kundër kësaj sjelljeje ndaj fesë është kundër Skënderbeut! Skëndërbeu ka luftuar për lirinë e atdheut kundër islamikëve dhe të krishterëve. Prandaj sot mund të bëhet thirrje të luftohet për lirinë e atdheut pavarësisht nga feja. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut! Skënderbeu u përpoqë të krijojë e forcojë shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet të përpiqemi për krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!

Skënderbeu...

Siç shihet mundësitë e instrumentalizimit dhe përdorimit të Skënderbeut për politikën e ditës janë të shumëta, gati të pafundme. Prandaj debati i sotëm për Skëndërbeun nuk ka asnjë lidhje me vlerësimin ose përshkrimin e Skënderbut real, por me vlerësimin e përdoruesve të sotëm të Skënderbut. Debati për Skënderbeun nuk ka lidhje me Skënderbeun por me dy politika që u propopzohen sot shqiptarëve: njëra, shqiptarocentrike, që vë në qendër shqiptarët dhe gjithçka tjetër e sheh në shërbim të kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, që vë në qendër fenë katolike ndërsa kombin shqiptar e sheh në shërbim të katolicizmit botëror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarëve të kthehen në katolik. Kaq është programi i tyre politik. Ky është qëllim normal i kishës katolike kudo në botë dhe Vatikanit: të kthej sa më shumë njerëz në këtë botë në fenë katolike. Të tjerat pastaj janë mjete për arritjen e këtij qëllimi. Skënderbeu për ta është mjet, vegël: Skënderbeu përdoret për t’ua mbushë mendjen shqiptarëve të kthehen në katolik. Ndjenjat kombëtare të shqiptarëve preken si mjet për t’i shty të kthehen në katolik. Dijet manipulohen që t’i shtyjnë të kthehen në katolik. Situata politike e shqiptarëve manipulohet për t’i shty të kthehen në katolik. P.sh. bëhen përpjekje ta kuptojnë situatën e vet sikur janë para alternativës të zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombëtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombëtar. Kështu ndjenja kombëtare përdoret në shërbim të kthimit në katolik pavarësisht vullnetit, dëshirës dhe zgjedhjes së tyre të lirë. Pavarësiht edhe se nuk ndodhen në këtë situatë. Gjithë këto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet për secilën duket sikur ka një debat të madh, interesant, të larmishëm etj. Në fakt është fare e thjeshtë, vetëm një kërkesë: kthehuni në katolik. Kombi, pavarësia, bashkimi, Skënderbeu, Nënë Tereza për ta s’kanë asnjë rëndësi veçse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as për ndjenjat dhe mendimet e katolikëve shqiptar. Qendra e saj është kthimi i shqiptarëve jokatolik në katolik, ndërsa vetë katolikët nuk vlerësohen ndryshe vetëm se si vegla për kthimin në katolik të të tjerëve. Kjo rrymëë bën qartë dallimin ndërmjet dy grupeve katolikësh shqiptar: katolikët që kanë vënë fenë mbi kombin osa kundër kombit - të cilët i vlerëson lartë; dhe katolikët që kanë vënë kombin mbi fenë - të cilët i urren. Në këtë të fundit përfshihen katolik të tillë si Pashko Vasa, Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerësohej Bajraktari i Mirditës, por nuk është çudi të filloi të urrehet sapo të bëhet gjërësisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasë titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisë shqiptare katolike po ashtu nuk kanë rëndësi. Kështu p.sh. katoliku Skënderbe vlerësohet lartë nga rryma masonike, por nuk është vlerësuar kështu nga shqiptarët katolik si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlersohet nga masonikët edhe pse është vlerësuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Në faktin se të dy kanë lënë nga një Kanun. Në popullsinë katolike shqiptare Kanuni i Skëndërbeut nuk ka pasë asnjë respekt a ndikim. Ndërsa Kanuni i Lekës ka qenë gjithë jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisë katolike shqiptare, autoriteti i padikutueshëm i shprehjes ‘Kështu e ka lënë Leka’ etj., nuk kanë rëndësi për katolikcentrikët sepse qëllimi nuk janë katolikët shqiptar, por kthimi i sa më shumë njerëzve në katolik (si statistikë, si shifra jo si njerëz me ndjenja, me shpirtë, me histori etj., - sepse këto janë kombëtare). Mirëpo dihet se Skënderbeu dhe Dukagjinët nuk kanë shkuar aq mirë - se p.sh. Skënderbeu iu nënshtrua Vatikanit pa marrë parasysh rrjedhojat për vendin dhe popullin e vet, ndërsa Dukagjinasit menduan për vendin e popullin shqiptar pavarësisht ambicieve të Vatikanit, Skëndërbeu kish miqësi familjare e politike me serbët, dërsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishëroi pse kundërshtonin politikën shkatrrimtare të Skënderbeut. Pra, dukagjinasit nuk i ka dashtë shumë Vatikani dhe i ka dashtë populli; Skënderbeun nuk e ka dashtë aq shumë populli por e ka dashtë Vatikani. Rryma e sotme katolike do të harroj Dulagjinasit dhe të glorifikoj Skënderbeun krejt pavarësisht ndjenjave të popullsisë katolike shqiptare.


Rryma katolikocentrike është bërë vegël e nacionalshovinizmav e serb e grekë. Pavarësisht se qëllimi kryesor i katolikocentrikëve mund të jetë kthimi i sa më shumë njerëzve në katolik, në kontekstin e sotëm rajonal e shqiptar, më shumë se këtij qëllimi i shërben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan të humbur Kosovën pavarësinë e së cilës nuk mund ta ndaloj. Nacionalizmi i sotëm serb është nacionalizmi pasvarësisë së Kosovës. Mbas pavarësisë së Kosovës nacionalizmi serb dëshiron dhe punon për konfliktimin brenda shqiptarëve. Me këtë pengon bashkimin kombëtar dhe krijimin e një shteti e kombi seriozisht rival e konkurues, ruan mundësinë e futjes në konflikt të dy shteteve të vogla shqiptare dhe sundimin mbi të dyja, argumenton aftësinë e vet parashikuese se pavarësia e Kosovës shton pasigurinë e grindjet në rajon, se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë nuk shkojnë mirë as me njëri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer në Kosovë. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat për rikthimin masiv të shqiptarëve në katolik janë zero, duke e ditë se shqiptarët katolikë janë një pakicë fetare e parëndësishme dhe mbi të gjitha kur edhe brenda katolikëve shqiptar masonët katolikocentrikë janë një pakicë e vogël. Çka synohet prej tyre është krijimi i një klime acarimi, stresi në radhët e shqiptarëve dhe, aq së të munden, të nxisin vija konflikti ndërmjet shqiptarëve siç kërkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. një prej veglave të masonerisë katolikocentrike, K. Myftaraj, i referohet drejtpërdrejtë udhëzimit të Koshtunicës për kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar në brenda-shqiptar dhe menjhërë mbas kësaj vetë Myftaraj kërkon fillimin e luftës Gegni-Toskni. Propaganda që filloi në këtë drejtim është shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri në humoristike. Kështu p.sh. vetë e vë fenë mbi kombin, pastaj kërkon që në emër të kombit shqiptarët të kthehen në katolik! Myftaraj lavdëron Skënderbeun katolik dhe kërkon që shqiptarët të kthehen në protestan sipas shembullit ...të Skendërbeut e Nënë Terezës! Me kthimin në katolik shqiptarëve u premtohen shumë të mira, ndërsa shqiptarët shohin se kjo rrymëë nuk ka asnjë ndjenjë respekti për ndjenjat e katolikëve që janë! etj. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb për periudhën post-pavarësi e Kosovës nuk shqetësohet për saktësinë faktike apo logjike, sa për arritjen e qëllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Të tjerat e dinë vetë serbët. Kjo veprimtari u shtua në prag të vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund të marrë pavarësinë. Fakti se u shtua është mobilizimi i dy gazetave më të mëdha të afërta me PD-në: ‘TemA’ e Mero Bazes dhe ‘55’ e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenë propagandar kreysisht në gazeta lokale, ndërsa tani janë mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistët kryesor të PD-së, Mero Bazse dhe Fahri Balliu. Kësaj rrymëë serbofile katolikocentrike iu kundërvu, si gjithnjë, që në fillim Abdi Baleta. Mero i nxori në mejdan... Skënderbeun! Kështu, rikthimi tek skënderbeu s’kishte ndonjë lidhje konfliktin e sotëm që është ndërmjet nacionalizmit shqiptar, përfaqësuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb përfaqësuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skënderbeu mund të përdoret për gjithçka dhe Mero vendosi ta përdorë në shërbim të nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletës nuk ka asnjëlidhje me Sekdënrbeun real por me përdorimin e tij nga Baze dhe të tjerët në shërbim të nacionalshovinizmit serb kundër të cilit del Baleta. Se si mund të përdore dhe është përdorë Skënderbeu është një çështje e gjatë, e cila është trajtuar para pesë vitesh në artikullin “Mbi debatin për Skënderbeun” botuar në “Rimëkëmbja” janar-shkurt 2000. Ky artikull do të ribotohet këtu si përgjigje në çështjet e debatit të rikthyer për të. Artikulli do të jepet pa ndryshime, ndonëse shumë aspekte të prekura në të ndërkohë janë vërtetuar e rivërtetuar nga shkrime shkencore, dhe asnjë nuk është cënuar shkencërisht. Do të ribotohet ashtu, pa ndryshime, edhe sepse shumë vetë e kërkojnë, ose ankoheshin se nuk e gjejnë. Ky do të jetë një rast edhe për ta.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Skënderbeu dhe identiteti i sotëm evropian

Fatos Lubonja

Pjesa më e komplikuar e debatit mbi Skënderbeun është ajo që lidhet me argumentet e atyre (8%) që përmenda në krye të këtij shkrimi, të cilët, edhe pse e njohin dallimin midis historisë dhe mitit, i mshojnë nevojës së këtij të fundit. Pse ta prekim Skënderbeun; të gjithë popujt kanë mitet e tyre? A është kjo koha? - janë pyetjet në të cilat sistetizohet reagimi i tyre. Edhe Kadare, ndonëse bën pjesë ndër ata që refuzojnë të njohin mospërkimin e narracionit historik me narracionin mitik, sepse "njëri i dendësuar jashtë mase, e tjetri, po ashtu, jashtë mase i faktuar, mëtojnë të njëjtën gjë: të rrëfejnë botën dhe njerëzimin." (sikur diferenca të qendrojë në kompresimin dhe jo në interpretimet e ndryshme, që i bën miti historisë), thotë, megjithatë, se janë "dy vizione të botës".
Oliver Schmitt, në parathënien e librit të tij për botimin shqip, ku ndjehet se e ka pasur merakun e reagimit të nacionalistëve shqiptarë, shkruan se shoqëritë, nëpërmjet heronjve të tyre, "projektojnë dëshirat dhe idealet e tyre". Ai citon edhe histrianin R.R. Davis i cili ka shkruar një monografi të heroit kombëtar të Uellsit, që i ka shërbyr si pikë referimi, i cili thotë se "gjithë dituritë e historianëve shpesh nuk mjaftojnë që të ndryshojnë imazhet e rrënjosura thellë" dhe se, prandaj, "nuk ka shumë kuptim të merresh me "dekonstruksion" imazhesh.
Por Schmitt thotë në parathënien e tij edhe diçka të rëndësishme për argumentet e debatit në fjalë: se ata, heronjtë apo imazhet, "pasqyrojnë gjendjen inteletkuale dhe morale të një shoqërie".
Le të qëndrojmë tek ky pohim i Schmitt. Pra, nëse mitet pasqyrojnë gjendjen intelektuale dhe morale të një shoqërie, atëhere çfarë ndodh kur gjendjet intelektuale dhe morale të shoqërive ndryshojnë - siç ka ndodhur dhe ndodh në histori. A nuk duhet të themi se, për rrjedhojë, edhe imazhet që pasqyrojnë këtë gjendje intelektuale dhe morale duhet të ndryshojnë? Dhe, për t'iu afruar kontekstit tonë, a nuk duhet të themi se një shoqëri e rritur në diktaturë e izolim të thellë ka një gjendje intelektuale dhe shpirtërore të ndryshme nga ajo e një shoqërie të rritur në liri.
Thelbi i gjithë sa kam shkruar deri tani në këtë shkrim ka të bëjë pikërisht me nevojën e ndryshimit të imazheve. Se një individ i rritur në një shoqëri të lirë, siç është ajo që aspirojmë, duhet t'i shohë heronjtë e tij dhe t'i ndërtojë imazhet e veta në një mënyrë tjetër nga ajo se si i ka parë dhe ndërtuar në diktaturë, ndërkohë që inercia e diktaturës, e shfaqur në formën e reaksionit të elitës që ka ndërtuar këta imazhe dhe që ka ende pushtetin politik dhe kulturor, nuk po e lejon ta bëjë këtë.

Nevoja e historisë kritike
Niçe, në esenë e tij të njohur "Mbi dobinë dhe dëmin e historisë për jetën" flet për tre mënyra të vështrimit të historisë që lidhen me tre nevoja themelore shpirtërore të njeriut. Sipas tij njeriu ka aspirata dhe pasione prandaj e sheh historinë në mënyrë "monumentale" - me çka nënkupton se edhe ai don të bëhet si heronjtë e historisë dhe i kërkon modelet tek ajo. Njeriu gjithashtu ruan dhe nderon, prandaj e sheh historinë në mënyrë "antikuare" - bën kërkime arkeologjike, ndërton muzeume etj. Por njeriu - thotë Niçe - edhe vuan dhe kërkon të çlirohet, prandaj ai e sheh historinë edhe në mënyrë "kritike", që të mos përsëriten të njëjtat situata që e kanë bërë atë të mbetet nën pranga, pra ta ndryshojë historinë, të krijojë histori.
Në qendër të këndvështrimit të Niçes vihet liria dhe krijimtaria e njeriut që sipas tij, në mungesë të historisë kritike, rrezikojnë të mbyten nga mbipesha e historisë. Ajo "monumentalja" edhe ajo "antikuarja", që i përgjigjen nevojës së njeriut për heronj dhe nderim, në mungesë të vështrimit kritik, rrezikojnë ta mbysin jetën e njeriut që kështu mbetet, pasiv, në admirimin dhe imitimin e së kaluarës.
Mendoj se ka diçka të përbashkët midis tekstit dhe kontekstit në të cilin është shkruar shkrimi i Niçes dhe kontekstit shqiptar në të cilin zhvillohet debati ynë. Edhe ne jemi në një periudhë kur ndjehemi të mbytur nga një histori e interpretuar në një mënyrë të caktuar për interesa të caktuara ("nuk ekzistojnë fakte, vetëm interpretime" - thotë Niçe) dhe na mungon kritika ndaj kësaj historie dhe heronjve të saj. Po ashtu, historia e lexuar vetëm në mënyrë monumentale dhe antikuare pa ndërgjegjen kritike i ka bërë shqiptarët të imitojnë heronjtë e ndërtuar nga mitologjia e tyre, por pa bërë histori të re. Sepse edhe aspirata (monumentale) e njeriut për të qenë si heronjtë nënkupton që heronjtë të kenë edhe vetitë e tij tokësore, virtytet dhe dobësirat e tij. Ai ka nevojë që heronjtë të jenë sa më të besueshëm. Përndryshe vijmë në trajtimin e historisë si letërsi e realizmit socialist apo si përrallë për fëmijët: Na ishte njëherë e një kohë "kur Shqipëria pillte vetëm trima dhe luanë." Por edhe fëmijët mund të shtrojnë pyetjen: po pse nuk pjell më vetëm trima dhe luanë kjo Shqipëria?
Tek nevoja për t'u çliruar nëpërmjet historisë kritike duhet të kërkojmë edhe atë ngulm të njeriut për të ditur e për të dekonstruktuar mitet dhe imazhet e një kohe. Sepse kemi parë se sa të shumtë janë edhe sot ata që duan ta fshehin të vërtetën, për të manipuluar konsensusin e njerëzve, që kanë nevojë për një shkencë të nënshtruar, të paaftë për të na dhënë interpretime të reja, që ngrenë mite e heronj që u shërbejnë pushtetit të tyre. Historia jonë është e mbushur me të tillë. Mjafton të kesh parasysh se, në të njëjtën mënyrë, është shkruar edhe historia e Luftës Nacional - Çlirimtare. Se për ironi me të njëjtën metodologji është shkruar edhe historia e heronjve të demokracisë. Se po ashtu, në të njëjtën mënyrë, po shkruhet edhe historia e heronjve të UÇK-së në Kosëvë. Historia e shkruar në këtë mënyrë bëhet histori paragjykimesh dhe dogmash që mbështeten me kokfortësi, kombinuar me intolerancë dhe fanatizëm. Janë histori që përsëriten, pa bërë histori.

Përkatësia dhe liria
Problemi i nevojës së njeriut për heronj e mite më një anë dhe dekonstruktimin e tyre më anë tjetër ka të bëjë edhe me një kontradiktë themelore të njeriut: atë midis nevojës së tij për përkatësi në një komunitet, për identitet, dhe, nga ana tjetër, nevojës së tij për liri. Pa mitet ku projekton idealet e, rreth të cilëve, organizon jetën e tij shoqërore njeriu mbetet një individ i izoluar edhe pse mund të jetojë mes njerëzve. Nga ana tjetër shpesh këto mite, këta identitete, bëhen kërcënim për lirinë e tij sepse, nëse ai nuk i pranon vlerat dhe heronjtë me të cilët identifikohet komuniteti, rrezikon të nxirret jashtë tij e të persekutohet.
I gjithë thelbi i këtij problemit, sipas meje, është se njeriut në vend se ta jetojë këtë kontradiktë ka kërkuar ta zgjidhë dhe, në më të shpeshtën e herëve në historinë e tij e ka zgjidhur duke ia nënshtruar lirinë e tij individiuale përkatësisë në komunitet dhe nderimit të miteve të tij. Pra, thënë më konkretisht, nëse më një anë ka qenë feja, atdheu, dhe më anë tjetër liria e tij individuale, deri në shekullin e XX ai ka qenë i shtrënguar t'ia nënshtrojë këtë të fundit atyre të parave. Dhe ky është një fenomen i njohur. Një kult të tillë si atë të atdheut edhe njeriu perëndimor e vuri në dyshim pasi ky e çoi në luftrat botërore.
Po ashtu, pakush shqetësohet për atë se krijimi i identiteteve si nevojë thelbësore nënkupton edhe një reduksionizëm që, nëpërmjet një procesi që Levi-Strauss e quan "kanibalizëm kulturor" varfëron njeriun dhe shoqërinë.
Po t'i shohim shqiptarët e sotëm ata shkojnë e vijnë në Turqi, Greqi, Serbi, Maqedoni, Itali e gjetkë, ku punojnë por edhe ku takohen me turq, grekë, serb, italianë e maqedonas e hanë gjellë turke e sallatë greke, ngasim makina evropiane apo aziatike, hanë ushqime greke maqedonase, italiane lexojnë libra të përkthyera nga shumë gjuhë dhe po kështu shohin filma e dëgjojnë muzikë me origjina të ndryshme; por përdorin edhe shumë mallra kineze, shkollat më të mira në Tiranë i kanë turke etj. Si është e mundur që ata, megjithatë, kur vjen puna për identitetin e tyre harrojnë shumë nga këto pasurira që ndërtojnë jetën e tyre të përditëshme dhe theksojnë e glorifikojnë ato pak gjëra që i bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, deri në urrejtje e armiqësi?
Sipas meje, po të shohim me sy kritik këtë proces ndërtimi identiteti, do të arrijmë në përfundimin se ato që i quajmë identitete shpesh nuk janë tjetër veçse kafaze që i ndërtojnë elitat në pushtet duke shfrytëzuar nevojën tonë për përkatësi. Këta mund të jenë kafaze ku hyjmë vetë me dëshirë, me hekura më të ngushta ose me hekura më të gjera, të larë edhe me ar ndonjëherë. Këta mund të jenë të ndryshueshëm në formë nga koha në kohë, por mund të jenë edhe me derë çelësin e të cilit e kemi ne, por që, në një mëment të caktuar, na e marrin nga dora. Në fakt janë kafaze virtualë që ne i ndërtojmë nëpërmjet manipulimit që elitat i bëjnë mendjes sonë për pushtetin e tyre. Ato shprehin njëherësh edhe dëshirën tonë për përkatësi për t'i dhënë një kuptim jetës. Një kafaz i tillë ishte edhe komunizmi që do të na jepte të hanim me lugë floriri, por edhe identiteti kombëtar apo atdheu, që në kohën e Hoxhës na u kthye në burg. Këtu më vjen të citoj një thënie që tingëllon sa cinike aq edhe e vërtetë e Karl Deutsch i cili, në veprën e tij "Nationalism and its alternatives" (Nacionalizmi dhe altarnativat e tij), thotë se kombi është "një grup njerëzish që i bashkon një vizion i gabuar mbi të kaluarën e tyre dhe urrejtja për fqinjët". Tamam një kafaz i rrezikshëm që njerëzit i ka çuar deri në luftra shkatërrimtare.
Prandaj duhet të jemi të vetëdijshëm për kontradiktën që qëndron midis nevojës sonë për përkatësi dhe asaj për liri. Mënçuria qëndron, sipas meje, në përjetimin dhe jo zgjidhjen e kësaj kontradikte. Rrugët drejt kësaj mënçurie janë të shumta. Personalisht do të rekomandoja mbrojtjen e lirisë nëpërmjet zgjedhjes me vetëdije dhe dituri të përkatësisë, dhe njohjen e respektimin e lirisë dhe përkatësisë së të tjerëve, gjithashtu.

Miti i Skënderbeut dhe identiteti i ri evropian
Nëse do të pranojmë, pra, se pa heronjtë e mitet, pa përkatësinë, nuk mund të bëjmë mund të shtrohen disa pyetje që lidhen me mitin e Skënderbeut. Së pari, cilët janë ose duhet të jenë mitet që do t'i bashkojnë shqiptarët me bashkësinë evropiane, a mund të ndihmojë për këtë miti i Skënderbeut, a duhet të ndryshojë ai apo duhet të jetë ashtu siç është ndërtuar në kohën e Rilindasve apo në atë të regjimit komunist. Apo duhen mite të tjerë sepse ai mund të rezultojë i pasuksesshëm?
Sipas meje miti i Skënderbeut po njeh një periudhë të tretë rimodelimi në nacionalizmin e shqiptarëve. Kam parasysh kohën që nga shek. XIX kur ai, nga një mit i evropianëve, që sipas Schmitt vjen e zbehet pikërisht në periudhën e fillimshekullit XIX kur Turqia nuk është më rreziku kryesor i Evropës (por Rusia), bëhet hero i nacionalizmit shqiptar.
Periudha e parë është ajo e Rilindjes, kur ai ka shërbyer për të dhënë identitet dhe njëherësh për të përcaktuar një kahe të ardhmërisë së shqiptarëve përdrejt Evropës. Në fakt, heronjtë e vërtetë të nacionalizmit shqiptar janë Rilindasit. Skënderbeu u ka shërbyer atyre si princip identitar përballë botës. Duke i dhënë përkatësinë e tyre një heroi të njohur evropian shqiparët pohonin të drejtën e tyre për të ekzistuar si komb më vete, krahas të tjerëve. Por, për këtë nuk i ka ndihmuar Skënderbeu, sikurse përfytyrojnë ata duke mos njohur historinë e tij, por Rilindasit që luftuan që ai të njihet si shqiptar.
Në kohën e komunizmit manipulimi i Skënderbeut, sikurse e kam shtjelluar, u bë në frymën e ndërtimit të imazhit të një Shqipërie që i kishte qëndruar si kështjellë të gjithë armiqve, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim dhe, jo vetëm, por që i konsideronte si armiq të vendit edhe fetë e këtyre vendeve.
Pas rënies së komunizmit kemi një rimodelim në kuadrin e një rimodifikimi të mitologjisë nacionaliste që synon të bëhet nacional - evropianiste. Sipas saj kombi shqiptar, më në fund, pas pesë shekujsh robëri nën Turqi dhe gjysëm shekulli në Lindjen sllavoortodokse, kthehet në origjinën e tij evropiane dhe kristiane, madje katolike, që nuk e ka harruar asnjëherë në ndërgjegjen e tij. Dhe Skënderbeu kthehet e bëhet kështu edhe katolik. Madje bëhet deri pararendës i Natos.
Dikush mund të thotë: ky është një mit, ok, por ç'të keqe ka, përderisa i ndihmon shqiptarët të bëhen pjesë e Evropës?
Sipas meje projektimi i dëshirave dhe idealeve tona për tu bërë pjesë e bashkësisë evropiane nuk arrihet me vlerat dhe identitetin që përçon miti i manipuluar kësisoj, përkundrazi, ky na ndan prej saj. Madje, po të aplikojnë evropianët identitetin dhe vlerat që përçon ky mit, ne nuk do të pranoheshim prej tyre. Le të shpjegohem.
Tek miti i manipuluar kësisoj gjejmë rimarrjen e frymës orientaliste të Rilindjes në thelbin e së cilës qëndron dikotomia Perëndim - Lindje ku i pari mishëron të mirën kurse e dyta të keqen. Në rindërtimim e kësaj mitologjie përdoret filozofia e manikeizmit që është tipike në ndërtimin e mitologjive. Manikeizmi ka dy principe "të mirën" dhe "të keqen"; tre kohë: atë kur e mira dhe keqja ishin të ndara, kohën kur këto përzihen dhe kohën kur këto ndahen përsëri; si dhe dy hapësira gjeografike ku e mira dhe e keqja kanë strehën. (Për ironi, sipas manikeistëve, e mira në Lindje kurse e keqja në Perëndim). Po ta përkthejmë këtë në konteksin e mitologjisë nacional - evropianiste del se e mira ishte e ndarë nga e keqja në kohën e Skënderbeut, kur Shqipëria ishte Evropë; pastaj erdhi një periudhë pesë shekullore kur kjo u përzje me të keqen (Lindjen, turqit), kurse tani kemi ardhur përsëri në periudhën kur e mira dhe e keqja po ndahen, ndonëse ka ende një rezistencë nga ata që Kadare i quan "rimohuesit" për të cilët "e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia". (Ismail Kadare "Intrigat që fshihen pas sulmit ndaj Skenderbeut" (Shqip, 27 dhjetor 2008)). Në frymën e kësaj mitologjie periudha osmane quhet "shkombëtarizim" sikur, pra, kombi, e mira, të ketë ezistuar para kësaj periudhe. Po ashtu, në frymën e kësaj mitologjie, mungesa e shkollave shqipe nuk shpjegohet me shkaqe historike, social ekomomike, fetare, por si një konspiracion i së keqes ndaj shqiptarëve që, duke qenë e mira e pastër, luftoheshin për vdekje nga e keqja. "Gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në "perandorinë tolerante", përveç njërës: gjuhës shqipe!" (Kadare, po aty)
Duke i qëndruar Niçes sipas të cilit "faktet janë budallenj; janë teoritë që i interpretojnë që duhet të jenë inteligjente" kjo mënyrë interpretimi nuk është inteligjente. Nuk është e tillë sepse bashkësia evropiane dhe identiteti evropian i kohës së sotme po ndërtohet bash si e kundërta e principeve orientaliste, manikesite dhe si e kundërta e ndarjes së të ndryshmëve.
Mbi identitetin evropian është folur shumë në vitet e mileniumit të ri. Për një vend që synon të hyjë në komunitetin evropian ky është bërë një debat mjaft i rëndësishëm që ka përfshirë shumë intelektualë të njohur evropianë. Është i njohur shkrimi që Jurgen Habermas botoi, sëbashku me Jacques Derrida, në maj të vitit 2003 në "Frankfurter Algemeine Zeitung". Në këtë shkrim sugjerohet se identiteti evropian është bash rezultat i ngjarjeve dramatike historike që ka përjetuar Evropa për shkak të luftrave me karakter fetar apo nacional. Është pra identiteti i atyre popujve që "kanë mësuar, me një çmim të lartë, se si diferencat mund të qetësohen, kontrastet të instucionalizohen dhe tensionet të stabilizohen". Është identiteti i një hapësire kulturore ku është kuptuar më mirë se kudo se "njohja reciproke e tjetrit, në diversitetin e tij, mund të bëhet shenja e një identiteti të përbashkët". Është, pra, bash e kundërta e mënyrës se si kërkojnë të rimodelojnë nacional - evropianistët shqiptarë mitin e Skënderbeut. (Korrieri, 16 shkurt 2009)
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by adela »

Ulurima, je i pandreqshem!
Ulurima wrote:le bre mos ja qi token e nones pashe familjen,
E kom cek fort mire qe JO T'GJITHE SHQIPTART MENOJNE ASHTU. Ama shko ti n'Shipni e sheh a t'dojne ma shume ty n'krahasim me ni grek apo italian. Une veq kom dasht me thon qe NUK MUNEM ME PAS ARMIK KON E KANE SHKIJET EDHE GREKT, E AS MIK T'PERBASHKT.

Isa ka bashkepunu me SHKIJE sa per info tua t'lodhta, edhe su m'ha **** a e ki kusheri a qka e ki, se spo du me ta qit TRADHTAR, ama mos u muno tu nejt si guest me u munu me ma bo bajat n'qdo postim. Nuk folet qyfte veq me bindje qe i ke kriju prej odave, pa kallxu kah pi krijon qato bindje. Jon do argumente qe dikush i mson tu mos nejt n'KAFIQA gjithe diten.

Isa osht shembulli ma i miri i besnikerise, nihere ndaj Turkise e masnej edhe i bashkepunimit me shkije. Isa deri mas 1912-tes, ska dite QKA O NACIONALIZMI, se su kon nacionalizMI i theksum te shqiptart. (Nathalie Clayer) Kryengritjet i ka bo kunder tatimit, kunder administrates turke qe u sill keq me shqiptart, per me rrit pushtetin e tij si BEG, per qito sene. Ama jo per KOMB. Kto sene kane ndodh edhe n'vete zemer t'Turkise, pra edhe vet turqit qe jon kon BEGLER si Isa i kane bo, qka t'kallxon qe nderrmarsite e tij skane pas elemente nacionaliste edhe qe Isa nuk u nis prej motiveve nacionaliste. Pese vjet u kon njeri ma i afert me sulltanin. (1906-1911). Masnej i ka perkrah xhonturqit me rrxu sulltanin, e kur e ka pa qe sna konvenoj sen, apet u kthy kah sulltani. Isa n'kryengritjen e 1910-tes, ka thon SDOJNA AS AUTONOMI AS KURGJO, VEQ MOS ME NAU PERZI XHONTURQT N'PUNE TONA. Kit sen e cek Malcolmi te "Kosova nje histori e shkurter". Isa n'1912-ten u nis n'Selanik n'kom me çliru SULLTANIN, prej arrestit shtepiak se e ka pa qe xhonturqt na tradhtun. N'1912-ten ka thon me formu SHTET OSHT KUFËR (dalje prej feje). Edhe kit sen munesh me gjet tek Kujtimet e Hasan Prishtines.

e sa per bashkepunimin me shkije qe po ti numroj :

1.Me KONSULLIN SERB t'Prishtines ka bashkepunu, edhe kit sen e thot vet Hasan Prishtina n'kujtimet e veta.

2.Masnej ka bashkepunu me dy gjeneralt serb t'orgzaniates "Bosna e Re" : Dragutin Dimitrijeviç APIS, edhe Bozin Simiç. Vet APISI u kon n'Boletin, tu u munu me armiqesu me Turkine po Isa ska pranu. (Noel Malcolm)

3.Masnej e ka vizitu disa here Kral Petrin n'Beograd, edhe kryeministrin Vlladan Gjorgjeviq. (Robert Elsie)

4.Masnej ka pas bashkepunim t'ngushte me Kral Nikollen e Malit t'Zi. (qe dihet boterisht po qe edhe vet Tafil Boletini, nipi i vet e pranon n'liber)

Skom kurfar TENDENCE, ama mos e bo Chuck Norris, me thon JU KA KUNDERY KREJT EUROPES, e pak per hava osht ai sen. Po m'vjen keq me t'thon ama edhe pse e ki kusheri, ske lexu ma shume se une per Isen. N'menyre shume t'thjeshte ka bashkepunu edhe me turq edhe me shkije, edhe ky sen nuk mun mohohet.

Pra Isa osht bash qaj SHEMBULLI qe e verteton, here bashkepunimin me Turki here me shkije, se tjeter rrugedalje ska pas. Me pas kon KUNDER KREJTVE ish vra moti, po ka dite me bo nifar diplomacie aso kohe qka une e pranoj, sepse edhe vet shkijeve jau ka ngul n'instancen e fundit, qka edhe i ka kushtu me jete ama MOS THUJ SKA BASHKEPUNU ME SHKIJE. Kur rreziku ka ardhe prej Turkise, ka ble arme prej shkijeve, kur e ka pa qe ai sen o gabim, ka marre arme FAL prej Turkise. Ama per motive nacionaliste t'Ises munesh me fol veq per 3 vjetet e fundit t'jetes t'tij (1913-1916), pra kur Shipnia KA EKSISTU SI SHTET. Tek qatehere Isa ja nis me thon : "Une jom mire, kur osht mire Shipnia", se e ka dite qe mrena faktorit kohe edhe hapesire EKSISTON NI SHIPNI. Tek n'tri vitet e fundit t'jetes ai u kon nifar nacionalistI, perpara se me kon BEG, CUB, KAQAK, KRYENGRITS KUNDER TATIMIT e gjithqka tjeter. Ma heret ska pas motive nacionaliste, po veq ka kqyr qysh me jetu shqiptart sa ma mire MRENA PERANDORISE OSMANE. E bash per qit arsye (e jo per me formu shtet), ky ka luftu edhe kunder xhonturqve (shkatrrust e Perandorise) edhe kunder shkijeve (qe i kane pas po t'njejtat tendenca). Fakti qe e ka puth flamurin n'Vlore, nuk e bon NACIONALIST, kur dihet qe ma heret su nis pi motieve t'tilla. E ka puth se e ka pa qe sado pak ni pjese e territorit pshtoj prej sllaveve edhe qe ska mo as sulltan as xhonturq as kurgjo po ka lind pernime ka lNACIONALIZMI. Edhe nuk u nis BASH per me me shku n'Vlore, se dihet qe Ismaili se ka prit kur e ka ngrit flamurin, ama masi qe Isa u kon n'terheqje (krej territoret jon pushtu), ky ska pas tjeter destinacion perpos Vlores edhe per qata u shku. Pra as ktu ska fort motive t'forta nacionaliste, po u shku n'Vlore sa me pshtu kryt. Kur t'folsh fol tu koorespondu me faktorin KOHE, e jo tu fol si nacionalist SOT per periudha e per njerz qe se kane pas t'perbrendusme ate komponente.
Ulurima wrote:
cory taylor wrote:o i mjer apet nuk je n'tem .. tendencat impotente turke n'procesine globalizimit, e parameno ty t'qin me qat impotenc ... ?
Idiot,

mi hi me t'kallxu a jon tendenca impotente a jo, qysh tha edhe CORNHOLIO tutna qe kur ti bojsh 40 vjet ki me kon KRENAR qe Turkia prap ka me ta sundu qit ven, e masnej t'dalin tendenca ASTRONOMIKE e jo impotente...Turqia osht shteti me GJDP-ne ma t'rritne n'rajon, osht shteti me potencialin turistik (detar) ma t'forte momentalisht n'bote, i ka qit punt n'dyzen me krejt shtetet qe i ka n'kufi, osht fuqi rajonale per s'paku 3 rajone (Ballkan, Lindje e Afert, Kaukaz), osht n'forcim e siper, osht i vetmi ven qe munet me t'ndermjetsu me secilin vend t'Lindjes t'Mesme...osht i vetmi shtet qe ju bon balance shkijeve edhe grekeve n'Ballkan...osht i vetmi me t'cilin Amerika ka PARTNERITET (jo-vazalitet t'ni-anshem), osht i vetmi shtet ndaj t'cilit Izraeli KERKON FALJE n'krejt historine e eksistimit t'vet si shtet...ta ka armaten ma t'fort se qdo shtet europian VEQ E VEQ, edhe pergjithesisht t'7-ten n'bote...thjesht osht njoni pi vene qe po gjinet mas mirti n'sfidat e globalizimit...e ti baja gajlen...n'tu pas met Turkia ti me ja ekstrapolu "tendencat impotente" duhet mu myt Ahmet Davutogllu shyt duq e llaster n'DETIN MARMARA... :mrgreen:

pra Turkia nuk o as vet impotente po as kerkon nuk kqyr me bo imponent...nese naj shiptar denjon mu bo per interesa TURK, shaje SHIPTARIN e mos ju kap Turkise...sepse osht e palogjikshme se del qe je kah e mbron kit JO-SHQIPTARIN qe su kon vaktile shiptar (me kon shiptar n'vakt ai nuk bohet turk) tu e shajt Turkine...gjithkush ka asi mekanizma qe kqyr dikon me kthy pi veti...po krejt m'varet prej teje a ki indentitet t'mire-theksum paraprakisht....Enver Hasani ka magjistru e doktorru n'Turki po su bo TURK, Bekim Sejdiu ka magjistru e doktorru po su bo TURK....qa pe rrun ti per bursa t'Turkise...kur i ki 100 e 1000 fondacione tjera t'hujve qe me bo ni burse me jau jep patriotave me bateria si ti, e me qu far New Yorku...po sta ngje bre mo familjen e vet se le mo kombin...e shet bothEn bohet THE YOUNG EUROPIAN :mrgreen:

asni shiptar se pashe qu u bo IMPOTENT qitu n'Bilkent....qitash ma spo ska shqiptar, ama kallxojshin qe para disa viteve ka vlu ky Universitet pi SHIPTARVE T'SHIPNISE qe jon ardhe me vet deshire me studiu ktu...po per asnjonin s'niva qe u bo turk...thjesht e kryn ni master ose doktorrature edhe vjen kontribon n'shtet tondin...po kuj leshi pi ja kallxoj kto sene se, njerit qe kqyr me shti rraxha pa lidhje...mbi t'gjitha kur e ki msimin n'GJUHE ANLGEZE, pi bjen qe edhe turqit pu "asimilojkan" e pu bojkan "impotenta" o snob qe sje kah din as vet qka je tu fol...

ti e din fort mir qe koncepti komb edhe shqiptar ka depertu von, tu u nis pi gjyshit ton ose s'paku stergjyshit qe ka thon n'kofsha turk ... gjuha e vetme e ndalume ne eprandorin osmane por edhe n'gjith evropen e NDALUME ka qen gjuha shqipe ... je kon vezir, vasal .. pushtet e pushk e administrat ki pas si akraba qysh t'tha edhe autori, po universitet nuk ki pas ... ortodoksizmi ka qen i lejum edhe i mbrojtun ne raportin ruso-turk po edhe se qendra tyne ne stamboll ka qen e kontrollume prej sulltanit, kshtu qe rjedhimisht i ka pas nen kontroll per q'arsye sllavet nuk jon konvertu .. e un du me ta perkujtu gjeografikisht ku ka mbijetu katolizmi dner shqiptar ne menyr qe ti me pas te kjart edhe mbijetesen edhe karakterin vet'mohus te mbrojtjes tyne per 500 vjet qe e kan rujt shpirtin e kombit ... e ti nuk munesh me vu paralelzima me ballaban pashen e me hamz kastriotin po edhe me moisi golemin ...
nuk munesh me rezonu si NACIONALIST kur t'fol per periudhen e sundimit osman (Karl Pooper : Parimi i moskontradiksionit)...500 vjet shpirtin e kombit thojka e kane rujt TAKALIKT a ma nalt thot KONCEPTI KOMB OSHT O VONSHEM PER SHIPTAR...qija starrpiqken e nans qija...qysh raki e mbrojten 500 vjet takalikt KOMBIN E VONSHEM SHQIPTAR he ta prshurrsha logjiken... :shsmile: ku ka pas para 500 viteve kombe oj familje...veq katoltikt shqiptar te kokan kon KOMBI I VETEM N'DYJE A QA ?! :lol:

nese vet literatura e thot qe n'shekullin e 18-19...Europa e KALOI me zhillim Perandorine Osmane, i bjen qe ma heret u kon MRAPA SAJ...e ti je kon pjese e ni superfuqie boterore....fakti qe s'pari turqishtja u pranu n'qytete e masnej n'fshatra tregon qe Perandoria ka pru KULTURE ktu...njejte si sot qysh qytetart e msojne anglishten para katunarve...qytetet jon popullu maspari qka flet per zhvillimin e mobilitetit social ma shume se n'Europe...gjuhen ska pas qysh ta ndalon kur SKE PAS GJUHE...Arnold Von Harfi e Pal Engjelli me ka ni LETER SHQIPE s'paraqesin fakt qe ti ke pas GJUHE...

thjesht kurre asni popull ma i pazhvillum nuk mundet me sundu ni popull ma t'zhvillum...turku u kon ma i zhvillum se ti, ani ka mujt me NGRIT PERANDORI...mos tish kon qikjo ish kon e kunderta....ti i ishe kon PERANDORI, e jo TURKU...po tka gjet t'pa-identitet o mjerano...

vet Mit'hat Frasheri tek "Plaget Tona", thote : "nese na ka lon turku mrapa, pse more vlla n'secilin ven qe shkeli koma e turkut u ndertun qytete, pati zhvillim, pati propsperim pati tona, veq n'Mirdite (tek shumica katolike), qe KURRE KOM TURKU SKA SHKEL, s'pat zhvillim kurre, po veq ambient bishash, veq vllavrasje n'mes veti e gjithqka tjeter pos zhvillimi"...qka tregon qe turku sna ka lon, e as sju ka lon prapa (se juve bile shume pak j ka sundu), po veq jeni njerze t'PAVAKT...

kur i kane qu shiptart n'Jemen NIZAM, ska thon shiptari "o po larg"...po "o po gat 12 vjet"...se ska pas nacionalizem, nacionalizmi si komponente ka mungu...largesine se ka permen se i vetmi territor qe e ka dite qe o EKSISTENT u kon Turkia...e sot nuk munesh me fol pi kandit t'NACIONALISTIT per Mesjete apo per periudhe t'sundimit osman...duhet me fol pi kandit t'asaj kohe...mrena faktorit hapesire edhe kohe t'asaj kohe...e sa i perket raporteve edhe konstelacioneve t'forces...perderisa sllavt e kane pas Rusine mas veti ti ske pas qa leshi bon...e ceka qe mendesia UNICENTRISTE shqiptare : "we against all" ka qu n'vete shkaterrimin e Lidhjes t'Prizrenit...se ske mujt me luftu kunder krejt shteteve t'Ballkanit, kunder Turkise, kunder Rusise, kunder Europes...se SUPERFUQI sje kon po ni koqe popull...dihet mire qe Lidhja u formu n'Xhamine KARAMANLI edhe ka pas karakter pan-islamist deri sa nuk ka ndodh n'fund infiltrimi i Abdyl Frasherit i cili n'fakt e ka shkaterru Lidhjen... Sulltan AbdulHamiti II ka pas mi pranu kerkesat e Lidhjes per AUTONOMI...po Abdyli e ka dhi tripin tu hi n'lufte me Perandori...e mire e keqe me Turkine e ke pas ni lidhje, tjerat sta kane tuf **** kurre po jon munu me t'SHLY...

s'pari Austro-Hungaria ju ka nimu Obrenoviqve me kriju autonomi, masnej vjen n'shprehje ma shume impakti i Anglise nerpemjet Eduardit t'VII-te, (edhe i Grand Orientit Frances deri diku) edhe i Carit t'Rusise t'cilt i paten subvencionu kryengritjet serbe nen udheqjen e Karagjorgjeviqve edhe bomjen e SERBISE AUTONOME EDHE SHTET...osht interesant me cek vitin 1804 qysh komplotohet Perandoria n'3 drejtime prej europianve...1. n'Ballkan qohet KARAGJORGJE n'1804-ten, 2. n'Egjipt sulmon Napoleoni n'1804-ten, 3. n'Bahrein HEMFERI e formon Levizjen Vahabiste n'1804-ten...BAM BAM BAM tri here mrena ni viti, krejt per interesa t'debimit t'Perandorise prej Europe edhe t'forcimit t'sllaveve n'Ballkan...e neve a na nimoj EUROPA ? Na nimoj ****. I vetmi DERMAN u kon Turkia...

sa per info tua t'lodhta i vetmi realist shqiptar qe e ka pas konfesioni i juj', Gjergj Fishta, n'Lahute fort mire e cek : "ta dime Zot Mbret t'Stambollit per me i ba balle Knjaz Nikollit"...edhe pikerisht Lahuten e ka shkru per me i largu shume shqiptar katolik prej afrimit me Kral Nikollen...pikerisht per qata n'Lahute dominon akcenti ANTI-MALAZEZ...Lahuta u kon si kunderpergjigje ndaj vepres t'Njegoshit "Gorski Vjenac" qe u kon n'thelb anti-islame edhe anti-shqiptare...se Njegoshi ka pa rrezik veq n'shqiptar MUSLIMAN...(tu e dite qe me katolik malazezt kane eksperimentu kur kane dashte, qysh osht rasti me Gasper Krasniqin edhe lidhjet e tij t'hershme me Garashaninin, masnej me Prenk Bibe Doden, Dede Gjo Lulin, Gjon Marka Gjonin etj.)...

katolicizmi ka MBIJETU pikerisht si rezultat i mosnderhyrjes osmane n'asni komponente t'konfesionit katolik...t'kisha kallxu a kishe mbijetu ner NEMANJIQ a jo...po perderisa nen Perandori Osmane fenomeni i kripto-krishterizmit ka eksistu, keni mbijetu pa problem...tu i majt ka 2-3 feja (qitu tregohet sa jeni besnik ndaj fese t'juve)...sju ka detyru kerkush me ndrru fene ama shume here keni denju qe vet mu paraqit here asi here ksi...keni nxjerr koncensione prej osmanve tu u paraqit si MUSLIMANA, njejte qysh keni dite me hi edhe nen OMBRELLEN E 'KRISHTERIZMIT' bara me orthodoksa shkije kur n'pytje u kon me na e ngul NEVE MUSLIMANVE T'VERTETE (ama qe fatekeqsisht orthodokst jau kane ngul gjithe sa krahi)...dajm jeni kon **** bre ju...
mos harro e permenda pal engjellin si minister te jashtem edhe gjuhen shqipe ne kishen katolike shqiptare qe ti e kontestove ma heret .. pa i hi fellit me msusat e par te gjuhes sqipe qe jau hek turku kryt (su pjeter bogdanit etj.) e timunohesh me bo komparacion me "muslimant" ne kohen e skenderbeut ...
apet ke instrumentalizu tu e PERDOR Bogdanin...Bogdanin ti duhesh me SHA, kur ai ska reagu ndaj emerimit t'PRIFTAVE KROAT prej anes t'Vatikanit per me jau majt meshat shiptarve katolik...Pjeter Bogdani ka bo thirrje qe shiptart me marr pjese n'liturgjite orthodokse...qka osht doktrinarisht n'kundershtim me fe tane o bal...ai osht bashku me sllavt (me Patriarkun Stefan Arsenije Crrnojevicin e III-te) edhe me Pikolominin e Austro-Hungarise edhe ka bo inkurzion ndaj Perandorise Osmane n'vitin 1690, e ka kall SHKUPIN si i instrumentalizum prej austro-hungarezve edhe shkijeve...kurgjo ska bo per SHQIPTARI HIQ...nuk ka fol aspak rrjedhshem shqip, po ma shume shkinisht...vet fakti qe Qeta e Profetve me menxi qe osht perkthy ta tregon ndikimin sllav n'to...mos t'harroj me cek qe deri vone shkijet kane pas kange epike per to...(kujto refrenin : "Ko nas vlada, ko ratuje, Sveti Stefan & Petar Bogdan")...

nuk je kah e din boshtin e puro-katolicizmit shqiptar po veq po ekstperimentalizon me figura sa me shajt islamin...nese don mu krenu me naj figure katolike shqiptare krenohu me Leken (e jo Skenden qe e ka ndrru 4 HERE FENE e qe e ka lon Leken ner Djuradj Brankoviqin), masnej e ki Pjeter Budin (qe qohet kunder shkijeve n'Kuvendin e Prokupljes), e jo me Pjeter Bogdanin (qe pos gjumi i ka da me ta) e ki Oso Kuken (dihet qfar heroizmi ka bo), e jo Pashko Vasen (thanja e t'cilit osht doktrinarisht anti-biblike pra osht maspari kunder fese tonde per faktin se n'thelb osht etno-centriste, ai fene tonde (t'veten) e qet posht nihere e masnej temen, se ty maspari ta shan kishen e ti nese vazhdon me livdu dihet per qka pe livdon, dihet qe je veq TU E PERDOR kunder dikujna...po qka o ma e keqja i bjen me perdor edhe kunder fese tonde)...e ki Gjergj Fishten (patriot i madh edhe shume realist edhe shume korrekt n'pikapmjet e tij ndaj muslimanve)...qita, e mos t'rrun dreqi veq n'islamofobat ma t'mdhoj, se maspari n'kundershtim me fe tone je tu ra tu i huq figurat historike me ka krejt e masnej n'fund po t'dalin edhe katoliko-foba...
besom qe sja vlen mu marr ma shum tu e marr parasysh punen e ndjesin e perkatsis ne ket debat edhe pa mundsin per ni debat tmirfillt //.. me kto po du met than qe nuk t'kom faj qe ti ndihesh turk .../ ta kom thone dhe ta thom, qe "shqiptarve" pak ju vyn me mehmet kosova ose studime nturqi per me ja aktivizu sindromin seksual (dahnis) te stokholmit ...
une nuk ndihna turk, se edhe me dasht mu ni, ata jon shume EKSKLUVIZ n'kit drejtim, edhe ma kthejn tu m'thon ARNUAT...kshtu qe smun bohna turk edhe me dasht...se kanihere kur shoh qifta si ti, nime m'gerditet edhe SHIPTARIA, ama fatekeqsisht as turk nuk jom....prap po t'thom mos e rruj fort ti bursa t'Turkise ksajde se Turkia nuk prin n'kit drejtim, po QAFIRAT, SOROSI e qita...mu mka pru UP-ja e asni fondacion turk...

une nuk t'dho hapesire me perdor katoliko-centrizem (katolicizem politik), qofte edhe me copy paste n'kit forum, e mu munu me paraqit minorancen tonde si meritore per diqka...ti me fjale tua po ngulesh si n'HU, perderisa denjon me qujt njerin qe e ka zhduk bastionin e fundit t'vete fese tone, NALTMADHNI...kjo i tregon tendencat tua...qe veq hin ktu me PERDOR FIGURA HISTORIKE KUNDER ISLAMIT...edhe me gju naj copy paste qiknej masdarksh...
p.s ktheju temes, mos bon paralelizma inekzistente .. mos pjell imagjinat ... se pe deshmon vertetsin tu dasht me thon qe un jom i perlyt poe dhe ti je ... muje veten edhe respektom qysh e mertioj se jo memoar i shpirtit t'kombit ...
temes skom qka i kthehna edhe nihere se e kom QKERDHY n'fillim, krejt tendencen e Arben Xhaferit e kom qit posht me fakte, e ti nuk je ndal n'asnjonen pike me m'kundershtu, se ske pas bole, po ke qit copy paste tjeter, e me nis sa here ti me plot tjere ktu m'dilni krej konteksti, m'duhet ton diten me ju niq, po kur po jau qes thelbin e tendenciozitetit posht, tjerat jon t'pa-rendsishme...me nis sa copy pasten muj me qit une ktu, ti i bjen pishman pse po jeton, po osht puna e pasjes t'boleve per debat direkt pa copy paste...
Ulurima wrote:
bOmbEr wrote:Ket tem e kam lexu kejt prej fillimi sicilin koment edhe mduket shum qesharake argumentet e qti tipi Ulurima spo di pritoj shum qitash me shkrujt roman po nejse
posto edhe nihere te di cili prej KOPILAVE t'perjashtum prej kti forumi je...se me ni shkrim spo muj e di :lol:

kape ni allti t'ndryshkt dil n'Germi, lshoje Mentorin edhe qi nanen vetit...
Ulurima wrote:kqyre ma nalt PETAR CRNOJEVIC BOGDANIN o i dekun...

VEREJTJE!
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Një rikthim në origjinë

Intervistë ekskluzive me Alessandro Castriota Scanderbeg, pinjoll i familjes së Gjergj

Kastriotit –Skënderbeut

SHQIPËRIA MË KA BËRË PËR VEHTE DHE S´MUND TË ARRATISET

MË PREJ ZEMRËS TIME



Intervistoi: Mereme LLUBANI



* Nga Gjergj Kastrioti kanë kaluar katërmbëdhjetë gjenerata ; i biri, Gjoni (Giovanni), që u vendos në Puglia dhe që vdiq në viti 1514, lindi Ferrante-n, i cili vdiq në 1561 dhe lindi Pardo-n, që vdiq në 1596 dhe lindi Fabio Costantino-n, që vdiq në 1615 dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq më 1643 dhe lindi Vitantonion, që vdiq në 1716 dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq më 1743 dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq më 1811 dhe lindi Alessandro-n, që vdiq më 1803 dhe lindi Giorgio-n, që vdiq më 1846 dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq më 1905 dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua në Napoli dhe vdiq në vitin 1954, duke trashëguar Costantino-n, babain tim, pas të cilit vij unë, i lindur në Napoli dhe i vendosur në Kalabri.

* "Më pëlqen shumë të imagjinoj…Jam një artist, aktor dhe shpesh kam dëshirë t’i jetoj emocionet. Për mua, një gjë e tillë është madhështore dhe mjaft tërheqëse, e sidomos kur ka të bëjë me bëmat e një heroi të madh, siç është Skënderbeu. Për këtë arsye, për ta vënë vehten në situatën e paraardhesit tim, preferova udhëtimin me anije që të vija në tokën e tij, ashtu siç kish ndodhur për të 600 vjet më parë. Sigurisht unë kalova vetëm detin, ndërsa ai mbi kalin e tij të bardhë përshkonte shpesh lartësitë e pamata, midis shqiponjave të maleve të larta".

***

Dihet, që çdo rikthim është një pikënisje. Është pikërisht ky fenomen që ngacmoi një tjetër "Gjak Blu“ të familjes princërore shqiptare të Kastriotëve, (dega në vijë mashkullore e heroit tonë kombëtar), për të vizituar vendlindjen e të parëve dhe ndoshta për një fillim të ri...


Një tjetër pinjoll i Kastriotëve, Alessandro Castriota Scanderbeg, viziton tokën e ëndërruar të stërstërgjyshit, për të zbuluar diçka prej prejardhjes së tij, si dhe për të njohur njerëzit me rrënjë të njëjta. Vizitat në Shqipëri pa bujë të pinjollëve të rinj, të lenë të kuptosh se ardhja e tyre, ska të bëjë me ndonjë formë shpalljeje a manifestimi të hapur "rivendikimi", por është një xhest intim, i cili ka trazuar dhe emocionuar gjithnjë ndërgjegjet e dëshirën, për preardhjen e të parëve të tyre.

Pikërisht, një gjë të tillë deklaroi në fund të vitit '2004, gjatë vizitës së parë në Shqipëri edhe një tjetër Kastriot, me të njejtin emër, Alessandro Castriota Scanderbeg, lauruar në mjekësi, shkencëtar në neurologji dhe gjenetikë, i njohur për studimet e tij jo vetëm në Itali por edhe në vënde të tjera.

Ai, mes të tjerash, për mediat u shpreh: "Historia e familjes sonë koinçidon me atë të Shqipërisë gjer në vitin 1468, kur vdekja e Gjergjit e la vendin pa asnjë udhëheqje dhe mbrojtje". Në të njejtën kohë, ai shpjegoi se "arsyet e lidhjes së fortë me tokën e të parëve nuk duhen kërkuar në faktore përkatesie të përbashkët jete dhe eksperience. Megjithatë për ne, mbetet përherë një gjurmë lidhjeje mjaft e kuptueshme e historisë sonë familjare me Shqipërinë. Madje, për të qenë edhe më i qartë, kjo lidhje me shqiptarët, përbën edhe momentin më të lartë e sublim të historisë sonë".

Figura madhështore legjendë e Skënderbeut, ka kaluar me shekuj në një mit, ndërkohë që shkrimtari Gennaro Francione në librin biografik për Skënderbeun e ka cilësuar "një hero shumëplaneshi kohëve moderne dhe pionier të Bashkimit Europian ”.

Ndaj shqiptarët, kudo që janë, identifikojnë krenarinë kombëtare me figurën e tij. Dhe s´ka si mos të jetë krenari për vetë pasardhësit e heroit.

Një ndjesi e tillë të përshkon edhe kur mëson që prej trungut të kolosit legjendar, Gjergj Kastriotit, kanë dalë njerëz me vlera dhe personalitet të madh. Në gjashteqind vitet e jetës së princërve Kastriote në Itali, jetojnë dy degë: ajo e Napolit dhe ajo e Leçes. Tek hulumton përgjatë rrjedhës së shekujve, në jetën dhe karierën e pinjolleve kastriotas, nuk ke si të mos mrekullohesh tek ndeshesh me njerëz të ditur si : avokatë, gjykatës, mjekë, shkencëtarë, artistë, poetë, ushtarakë të lartë, klerikë, kryetarë bashkie, governatorë, e që kudo e kurdoherë kanë rrezatuar respekt, duke u nderuar dhe me tituj të lartë.

Ja, pse e quaj veten me fat që rrëfimin dhe emocionet e ndjera të vizitës, sidomos në qytetin tim të lindjes, Krujë, një Kastriot i familjes së madhe, në bisedën që vijon, m'i besoi mua.


Mereme LLUBANI: Ju e vizituat për herë të parë Shqipërinë : ishte ky një rizgjim i zakonshëm i ëndrrës suaj apo ishte një arsye tjetër që ju shtyu ta ndërmerrnit këtë udhëtim?

A.C.SCANDERBEG: Vizitën në Shqipëri e kam parë gjithmonë si një utopi, mbasi në imagjinatën time, ajo ka simbolizuar një lloj "rikthimi në Itakë" pas endjeve shekullore të brezave paraardhës. Unë banoj në Rossano të Kalabrisë, pranë komuniteteve arbëreshe. Aty kam konstatuar një farë mosinteresimi për pasardhësit e Gjergjit (Kastriotit), e kjo gjë më ka shtyrë të mendoj se shekujt kishin varrosur përgjithmonë, interesin për bijtë e tij. Por, para disa vjetësh, në '90-tën, duke takuar shqiptarët e parë që erdhën në Itali, mbeta i befasuar nga nderimi i thellë për Heroin tonë. Bile, njëri prej tyre që tani jeton e punon në New York, u hodh menjëherë në këmbët e mija, në kuptimin e vërtetë të fjalës, e nisi t’i puthë ato. Vetëm atëherë e kuptova se për shqiptarët, për të cilët nuk dija pothuajse asgjë për shkak të diktaturës, Skënderbeu ishte një gjysmëperëndi, pikërisht ashtu siç e imagjinoja unë që në fëmijëri, kur lexoja bëmat e tij të lavdishme, udhëhequr nga një shpirt i madh fisnik e modest.

Skënderbeu luftoi shumë për të ndërtuar themelet e shtetit të parë shqiptar, që fatkeqësisht u shkatërruan pas disa vjetësh. Shumë shqiptarë morrën rrugën e mërgimit drejt Italisë, ku gjetën strehë në sajë të miqësive të prijësit të tyre me mbretërinë e Napolit. Ashtu si i biri, Gjoni, edhe pasardhësit e mëtejshëm të tij qenë të detyruar të ndërronin kombësinë, në kohën që tokat arbërore ranë për shekuj me rradhë në duart e turqve. E ky udhëtim i imi në trojet e ëndërruara prej brezave të Kastriotëve, përfaqëson brënda meje një rikthim në origjinë.

Gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam mundur të gjej një urë për në Shqipëri; as njerëz që mund të më shoqëronin, duke ndjerë dhe kuptuar në thellësi të zemrës së tyre arsyet që më shtynin drejt « rikthimit » në tokën e të parëve. E kështu, vetëm tani munda ta realizoj ëndrrën time, tashmë të përgjumur prej kohësh, duke njohur më në fund miq të tillë, që më tërhoqën nga dora, me të njëjtat dëshira identike si të miat dhe morrën rolin e udhërrëfyesit drejt tokës sonë të përbashkët. Nuk mundem sigurisht të mohoj që jam italian, napoletan dhe kalabrez njëkohësisht, por ati im i supozuar ka qënë gjithnjë Skënderbeu, ashtu siç është në të vërtetë edhe stërgjyshi im i dhjetë brezave më parë. E ky stërgjysh i imi është shqiptar.


Mereme LLUBANI: Ju dha emocion momenti i parë i prekjes së tokës Shqiptare dhe a u ndjetë vërtetë në atdheun tuaj?

A.C.SCANDERBEG: Si mjet transporti që do të më çonte në Shqipëri desha të zgjedh anijen, për ta vënë vehten në situatën e atij që kthehet në tokën e tij pas një misioni në Itali, ashtu si kishte ndodhur 600 vjet më parë me Gjergjin. Sigurisht, në atë kohë nuk mund të fluturohej me aeroplanë, edhe pse mbi kalin e tij të bardhë ai përshkonte shpesh lartësitë e pamata, midis shqiponjave të maleve të larta. Më pëlqen shumë të imagjinoj… Jam një artist, aktor e shpesh kam dëshirë t’i rijetoj emocionet. Për mua, një gjë e tillë është madhështore dhe mjaft tërheqëse, e sidomos kur ka të bëjë me bëmat e një heroi të madh, siç është Skënderbeu.


I pushtuar kokë e këmbë nga këto mendime, u nisa nga Bari në mbrëmjen e 17 prillit, reth orës 23.00. Të nesërmen në mëngjes, sa zbardhi agimi, pak më parë se anija të prekte brigjet e portit të Durrësit, me aparatin tim fotografik nisa të përjetësoj çdo çast e minutë që kalonte. Kërkoja t’i fiksoja të gjitha pamjet dhe së bashku me to edhe emocionet e mija, që përziheshin vrullshëm me lojën dhe dritëhijet e valëve që përplaseshin zhurmshëm me trupin e anijes.

Kisha fjetur shumë pak dhe gjatë natës së kaluar kisha lexuar e rilexuar fragmente të jetës së Gjergjit: ishte ora shtatë e mëngjesit dhe mua më dukej sikur ndodhesha ende në atë dimension midis ëndrrës, dëshirës, të papriturave, shpresave, lodhjes dhe këtij realiteti detar. Zemra kishte filluar të më rrihte me nxitim. Kur hymë në portin e Durrësit, munda të shquaj një mol gjysmë të shkretë dhe disa njerëz që vinin vërdallë rreth një ngarkese, mbi një anije që tundte flamurin … nuk ishte e mundur… jooo… më bënin sytë apo me të vërtetë shihja flamurin turk ?! Ndjeva disa „drithërima“ të vogla që më pushtuan të tërin. Mbi molin shqiptar po më priste një anije turke?! Si ishte e mundur? (vazhdon duke qeshur) Prisja të shihja pëpara meje morinë e flamujve shqiptarë, ku valvitej e njëjta stemë, si ajo e familjes time e në fakt… E megjithatë, pas një reflektimi të shkurtër mbeta i kënaqur, mbasi arrita të kuptoj se tashmë shqiptarët dhe turqit punonin së bashku.

Pas pak, si duke përshkuar një urë lëvizëse mbi hendeqet mesjetare, zbrita prej kështjellës së metalit notues, i mbështjellë me flamurin shqiptar që kisha marrë me vete në valixhen time. Mbasi preka dhe putha truallin shqiptar, mu duk sikur dëgjova dikë që pëshpëriste prapa krahëve të mij: « Ky duhet të jetë gjysmë i çmëndur ! »

Mereme LLUBANI: Çfarë dinit më parë për Shqipërinë dhe shqiptarët?

A.C.SCANDERBEG: Tani nuk më kujtohet mirë se çfarë dija ... Mund të them atë që di tani : kujtimet që kisha mbi Shqipërinë para kësaj vizite, janë fshirë në atë mënyrë, sikur të riformohej hard-disku i një kompjuteri. Megjithatë, përpara viteve 90, mendoj se nuk duhet të kem ditur pothuajse asgjë. E meqënëse nuk kalonte asnjë informacion, për italianët, Shqipëria ishte një hije mbi hartën gjeografike. Pas rënies së diktaturës, shqiptarët e parë që erdhën në Itali më kanë treguar disa ngjarje. Më kanë folur mbi gjëra që nuk funksiononin në Shqipëri, por që ndonjëherë edhe funksiononin. Më ka bërë përshtypje fakti që më parë, në Shqipëri nuk ekzistonin automjete private dhe rrugët ishin pothuajse të boshatisura. Nëqoftëse mendoj trafikun e tmershëm të Romës, më vjen të thërras: « sa bukur! » Por ideja se nuk mund të lexoje libra nga shumë autorë të botës, nuk mund të dëgjoje muzikë nga vëndet e tjera apo të ndiqje emisione të kanaleve të huaja televizive, disi më ka tmerruar ! Megjithatë kjo nuk është asgjë, nëqoftëse do të flasim pastaj për burgjet, për hakmarrjet, dënimet, raprezaljet e për pushkatimet, për varjet në litar të desidentëve ; atëherë kemi të bëjmë me rrokullisje në absurditetin e fatkeqësisë njerëzore.

Nga ana tjetër, pas viteve 90, për fat të keq në Itali kanë ndodhur gjëra pak të pa pëlqyeshme: si veprime kriminale, vjedhje, grabitje, të kryera nga shqiptarët. Dhe kjo, sigurisht, nuk i ka ndihmuar imazhit që italianët kanë për Shqipërinë. Por të gjithë e dimë mirë se e keqja ndodhet kudo. Dje, mbasi u ktheva nga vizita ime e parë në Shqipëri, po flisja për Vëndin e Shqipeve me time motër dhe ajo më vështronte si me dyshim, pasi disa shqiptarë kishin vjedhur makinën e një mikut të saj. Beh, unë iu përgjigja se edhe italianët janë të famshëm për vrasjet, grabitjet, mafien, politikanët e korruptuar, etj.etj. e ajo m’u kthye me sarkazëm: “Çfarë po bën Scanderbeg ?! Je duke mbrojtur shqiptarët e tu?” Unë fillova të qesh sepse edhe ajo, në fund të fundit është një Scanderbeg, si unë…

Mereme LLUBANI: Ku u përqëndrua vizita juaj?

A.C.SCANDERBEG: Vizita ime u përqëndrua në Tiranë dhe në Krujë : gjatë javës që qëndrova në Tiranë, kalonim shpesh nga « sheshi im », (siç e quanin me shaka miqtë e mij shqiptarë), për të përshëndetur së afërmi stërgjyshin e brezit të dhjetë.



Pritje madhështore në hyrje të Muzeut të Krujës

Në këtë qytet munda të njoh përsonalitete të botes shqiptare si Ylli Pango, ministër i Kulturës, me të cilin diskutuam mbi projektet e përbashkëta artistike të së ardhmes ; Liri Belishovën, këtë grua që iu përkushtua Shqipërisë dhe u kthye pa dashur në një simbol rezistence gjatë diktaturës. Dëgjova tregimet e saj të përvuajtura mbi të kaluarën, të cilat më tronditën tej mase. Në Itali do përpiqem të gjej një botues për ditarin dhe lirikat e shkruara nga vajza e saj, Drita Çomo - një Ana Frank e fundshekullit të njëzetë e cila u largua nga jeta në moshën 23 vjeçare. Gjëja që më ka lënë më shumë mbresë kur çfletova dorëshkrimin në italisht, ishin vargjet e saj plot dashuri për jetën, duke qënë e vetëdijshme për sëmundjen e pashërueshme dhe vdekjen që e kërcënonte së afërmi.

Kam takuar në Tiranë shumë artistë shqiptarë, si Ibrahim Madhi e Lorenc Radovani, Pëllumb Vorpsi, Kastriot Tusha e Mario Guralumi dhe kam mundur të njoh më mirë nga afër pianisten e madhe Edlira Dedja, së cilës i detyrohem me gjithë zemër për përkushtimin e saj dhe mundësinë që krijoi për realizimin e këtij udhëtimi të paharruar. Nuk dua të lë pa përmëndur edhe miqtë e mij të rinj (dua të kujtoj Mimozën, Regën, Fridën, Andin, Jolandën, Bardhin, Gavroshin, Violetën, Sokolin, Lauretën, Edmondin, Norën, Edlira Birkon e shumë të tjerë), që më kanë mirëpritur me shumë ngrohtësi.

Së fundi, desha të flas pak më gjatë për takimin e paharruar me skulptorin e shtatoreve të drunjta, « jashtëtokësorin » Llesh Biba. Ditën e fundit të qëndrimit tim në Tiranë, në brëndësi të ateliesë së tij artistike, në delirin e marrëzisë së tij prej rapsodi antik, si një mjeshtër këngëtar i mesjetës - i madhërishëm e njëkohësisht dionisiak - ai nisi të lartësonte përpara meje heroizmat e Skënderbeut, nëpërmjet skulpturave të tij të çmuara, gdhëndur në dru. Ato më shpaloseshin përpara syve dhe përplaseshin me zhurmë mbi tryezë, ndërkohë që në veshë më vinte uturima e pasionuar e zërit të tij mbi bëmat e heroit të madh. Dhe në të njëjtën kohë provonte të më xhvishte rrobet e mija duke më zënë ngushtë, por duke arritur, nga ana tjetër, të merrte edhe pëlqimin tim, mbasi po më mbulonte me veshjet katërqinvjeçare tradicionale të epokës së Skënderbeut. Si pa kuptuar ndjeva përkrenaren e bridhinjtë mbi kokën time, mantelin që m’u hodh mbi shpinë dhe shpatën, të cilën e mora në dorë pa hezitim. Me një dritë eksitimi në sytë tij, dukej sikur më ftonte në një udhëtim imagjinar për në botën e humbur prej shekujve. Dhe ai njëhësohej, futej në botën e baba Gjonit, duke kërkuar me këmbëngulje të celebronte ritin martesor me një Donikë "in carne e ossa", duke na shtyrë të premtonim dashuri të përjetshme përmes verës e mjaltit të shënjtëruar ! Ishte një delir që zgjati dy orë të tëra ; që më zbaviti me të vërtetë e nga ana tjetër, edhe më magjepsi e sugjestionoi shumë, nga qe Lleshi ishte … thellësisht serioz ! E jashtëzakonshme e njëkohësisht e papërsëritshme ! Llesh Biba, nëpërmjet artit ja kishte kushtuar jetën e tij Skënderbeut. Një falenderim nga zemra !





Por ëmbëlsira e kësaj vizite, nëqoftëse mund ta quaj kështu, ishte udhëtimi për në Krujë…

Mereme LLUBANI:Pra, ju vizituat Krujën, qytetin ku jetuan paraardhësit tuaj. Çfarë mbresash ju la kryeqëndra e Kastriotëve?

A.C.SCANDERBEG: Mendoja se ky udhëtim do të ishte për mua një lloj « eskursioni skolaresk » dhe as që mund ta imagjinoja se çfarë suprizash më prisnin atje ! Pasi përshëndeta « gjyshin » tim në hyrje të Krujës, krenar e hijerëndë mbi kalin madhështor prej bronxi, së bashku me miqtë dhe gazetarët filluam në këmbë « pelegrinazhin » drejt fortesës-muze. Gjatë rrugës ndalonim me djemtë e vajzat gjimnaziste, nxënësit e shkollave fillore, që ecnin nëpër rreshta të rregullt mbas mësueseve të tyre ; përshëndesnim tregtarët, artizanët, prej të cilëve pak nga pak filluam të blenim elemente të veshjeve tradicionale, kalimtarët kuriozë që ndodheshin nëpër rrugët e qytetit, me të cilët shkëmbenim herë pas here ndonjë bisedë e pastaj fiksonim me aparatet fotografi-kujtimi.

Kur kapërcyem tunelin e gurtë, përprara se të shfaqej me madhështi simboli i qëndresës pesëqindvjeçare shqiptare, për çudinë time të madhe, në pragun e shkallëve të hyrjes së muzeut pashë të bashkuar një kortezh që më uroi mirëseardhjen, si të isha një Skënderbe i vërtetë ! Në krye të tij ndodhej kryetari i bashkisë së Krujës, të cilin pata nderin ta njoh së afërmi, drejtori i muzeut, grupi i muzikës tradicionale « Pleqtë e Krujës » dhe vallëtarë të rinj popullorë, të gjithë të veshur me rrobe tradicionale! Një festë e vërtetë !

Sapo kapërceva prakun e muzeut, në skajin përballë hyrjes më dha mirëseardhjen një skulpturë hijerëndë dhe madhështore prej graniti, që paraqiste të madhin Skënderbe me disa prej princave të viseve të tjera shqiptare. Vizita në muze ishte e mrekullueshme, drejtuar me mjeshtëri të madhe nga drejtori i muzeut, i cili fliste me një italishte të pasur e të rrjedhshme. Përveç ilustrimeve që i bënte historisë dhe objekteve që ndodheshin atje, ai më mundësoi të marr në duar përkrenaren, të nxjerr shpatën nga këllëfi e të ulem mbi fronin e Kastriotëve. Sa herë që gazetari dhe miku im Andi Bica më ftonte t’i bëja këto gjëra, unë frenohesha dhe zihesha ngushtë, mbasi e dija se ishte e ndaluar të prekje objekte të tilla me vlerë, edhe pse ishin kopje të origjinaleve. Por ai vazhdonte, duke qeshur : « Fai, fai con comodo, non preocuparti. In fondo è roba tua ! » (Jepi, mos çaj kokën. Në fund të fundit është prona jote !)

Surpriza më e madhe e asaj dite ishte mbrritja në taracën e muzeut, ku na priste grupi muzikor, midis të cilëve munda të dalloj një mjeshtër këngëtar fisnik e krenar, që me forcën e ekspresivitetit të tij e përgënjeshtronte moshën e moçme (92 vjeçare) kur ia merrte këngës-himn mbi lavdinë e Skënderbeut. Çifti i vallëtarëve të rinj ndiqte hapat antike të valles e një djalosh kurajoz recitonte me temperament e pasion një pjesë nga poema kalorsiake mbi bëmat e të Madhit…Me një fjalë, një ditë madhështore dhe e paharrueshme ! Dhe një falenderim të veçantë, me këtë rast për Mehmet Llubanin, që bëri të pamundurën për këtë organizim të përsosur ! Atë ditë pata nderin të njihja edhe dy nga ikonat e kinemasë dhe teatrit shqiptar : Marjeta dhe Rikard Larja, hiri i të cilëve shpërndahej në tërë ambjentin përreth duke na bërë të gjithëve për vete. Një ditë e paharruar ! Kështu, të flasësh për « sadisfaksion të veçantë », më falni, por është shumë pak.

Mereme LLUBANI:Edhe pse qendrimi juaj qe i shkurtër, cilat janë përshtypjet për ditët që përjetuat në përgjithësi atje?

A.C.SCANDERBEG: Përshtypjet e mia janë të shumta, disa prej tyre jo edhe aq pozitive, nuk mund ta mohoj. Ja p.sh. duke udhëtuar Durrës - Tiranë dhe Krujë - Tiranë me makinë, kam vërejtur se ndodhem midis një kantieri të hapur e të ndërtuar pa një plan ambiental - arkitektonik. Midis këtyre qyteteve, mbi autoudhë, gjindesh papritur midis një grumbulli të pambaruar konstruksionesh. Nuk të sheh syri fusha të gjelbëruara ose edhe po i pe, ndodhen shumë larg. Njerëzit kapërcejnë në këmbë, nga një krah i rrugës automobilistike në tjetrin, pa e vrarë mëndjen për rrezikun e as për mungesën e ndriçimit apo gropave që ka në të. Më shumë se një herë kam mundur të përplas dikë me makinë. Shumë kaos. E gjithë kjo, është shumë e rrezikshme.





Lagjen ku vizitoja miqtë e mij në Tiranë e quaja Beirut, sepse për të mbrritur deri atje, shpesh ndjeja nevojën e një mjeti ushtarak transporti. Por krijoheshin edhe situata surrealiste dhe kurioze: përballë banesës së njërit prej miqve të mij ishte një parkim, ku makinat ngjisheshin pas njëra tjetrës pa asnjë lloj rregulli. E për të dalë nga ky parkim, do të duhej t’i bije citofonit të dikujt për të kërkuar pronarin e makines që pengonte hyrjen! Pastaj, nëpër rrugë ndjeja në trup erën e plumbit të benzinës. Kështu, ideja që m’u krijua (më falni nëqoftëse e them pa rezerva), ishte se në përgjithësi, në shumë aspekte të jetës shqiptare, as nuk respektoheshin e as nuk kishte shumë rregulla për t’u zbatuar.

Për sa i përket gjithë pjesës tjetër, nuk kam parë kurrë në jetën time njerëz më të dashur se shqiptarët. Mikpritës, të afërt dhe pasionantë. Pashë një ndeshje të futbolli shqiptar në televizor : lëshoheshin të gjithë mbi topin si « djaj » – e pabesueshme – njerëz që u vlonte gjaku nëpër vena! Është me të vërtetë për të ardhur keq që Shqipëria nuk mbërrin asnjëherë në finalet e botërorit, por jam i sigurtë se do të vijë koha edhe për këtë. Pashë në Tiranë dyqane që qëndronin të hapura deri në tre të mëngjesit, gjë që s’e kisha parë kurrë në vënd tjetër. Pashë nëpër rrugë pleq që luanin shah. Një gjë e tillë në Itali, tashmë vetëm mund të ëndërrohet. Në restorantet me muzikë « dal vivo » admiroja më të moshuarit që kërcenin me vrull midis të rinjve. Secili flet më shumë se një gjuhë të huaj, janë inteligjentë dhe mësojnë menjëherë çdo lloj gjëje. Pra, kam patur përshtypjen se shqiptarët janë një popull shumë aktiv, me shumë temperament, me mjaft energji, me dëshira për të ecur përpara, shumë të çiltër e të thjeshtë. E një gjë e tillë është e jashtëzakonshme në një epokë në të cilën, për fat të keq, bota ndodhet si në anestezi. Mos ndoshta sekreti qëndron tek rakia ? E futa në gojë dhe ezofagu filloi të më nxirrte tym. Dikush më tha: “Si është e mundur, një Skënderbeg që nuk ka kurajo të pijë raki ?! » E di, - i thashë - por pas 600 vjetëve membranat dobësohen e ligështohen dhe kockat fillojnë të më dhëmbin nga pak !

Mereme LLUBANI: Ju jeni pinjolli i dytë i familjes Kastrioti që viziton tokën e të parëve, brenda pak viteve. Sa pasardhës janë aktualisht dhe si janë lidhjet mes familjes së madhe Kastrioti ? A ekzistojnë dokumenta që e deshmojnë pemën gjenealogjike të familjes suaj ?

A.C.SCANDERBEG: Nëqoftëse ekziston ende familja Castriota Scanderbeg në Itali, duhet të falenderojmë baballarët e viteve 800, katragjyshin tim Giorgio e mbi të gjitha, djalin e tij Francesco, lindur më 1840, i cili pati tetë djem, të gjithë të trashëguar me fëmijë. Midis viteve 1500 dhe 1800, familja ka rrezikuar gjithnjë të shuhet, mbasi shpesh ka qënë vetëm njëri prej djemve që vazhdonte trashëgiminë, sepse në atë kohë kishte shumë vdekje dhe njerëzit vdisnin më të rinj. Nga Gjergj Kastrioti kanë kaluar katërmbëdhjetë gjenerata ; i biri, Gjoni (Giovanni), që u vendos në Puglia dhe që vdiq në viti 1514, lindi Ferrante-n, i cili vdiq në 1561 dhe lindi Pardo-n, që vdiq në 1596 dhe lindi Fabio Costantino-n, që vdiq në 1615 dhe lindi Costantino Alessandro-n, i cili vdiq më 1643 dhe lindi Vitantonion, që vdiq në 1716 dhe lindi Alessandro-n, i cili vdiq më 1743 dhe lindi Vitantonio-n, i cili vdiq më 1811 dhe lindi Alessandro-n, që vdiq më 1803 dhe lindi Giorgio-n, që vdiq më 1846 dhe lindi Francesco-n, i cili vdiq më 1905 dhe lindi Luigi-n, i cili u spostua në Napoli dhe vdiq në vitin 1954, duke trashëguar Costantino-n, babain tim, pas të cilit vij unë, i lindur në Napoli dhe i vendosur në Kalabri.

Nga ana e gjyshit tim Luigi, sot janë njëmbëdhjetë Castriota Scanderbeg. Ç’është e vërteta, midis familjes tonë dhe familjeve të tjera në Itali me të njëjtin emër, nuk janë ruajtur lidhjet, por do të ishte gjë e bukur sikur të mund të themelonim një lloj "Lidhjeje të pasardhësve të Skënderbeut" (Lega della discendenza di Scanderbeg). E di që bashkë me pasardhësit e tjerë të familjes sonë është edhe një tjetër Alessandro, mjek i njohur ndërkombëtarisht me studimet e tij shkencore. Ai jeton në Lecce dhe me sa di unë, e ka vizituar Shqipërinë për herë të parë në vitin 2004. Unë me Alessandron kemi të njëjtin katragjysh, Giorgio-n, vdekur më 1846. Ndërsa xhaxhai im, një tjetër Giorgio nga Napoli, merr pjesë në rrethin e universitetit napoletan në të gjitha takimet shkencore mbi prejardhjen e familjes dhe kushëriri im Roberto, duke qënë njeri i ligjit në Romë, është ai që ka studiuar dhe vazhdon të studiojë në arkivat e historisë, duke i dokumentuar të dhënat. Ekzistojnë të gjitha dokumentet në arkivin e Napolit dhe të Lecce-s që vërtetojnë pasardhësit e Gjergjit. Por mbi të gjitha, në arkivat e mëdha të Romës e të Napolit, ekzistojnë shumë dokumente të tjera, që do ta bënin edhe më interesante historinë e vazhdimësisë së kësaj familjeje. Ka qënë një poeteshë e famshme në familjen tonë Castriota Scanderbeg, Isabella, vdekur më 1749 ; ka pasur gra e burra klerikë të lartë, po ashtu, dy të tjetë (të quajtur Vitantonio) që janë martuar me kushërirat e tyre Scanderbeg (Isabella e Doneca).

Në përgjithësi, Scanderbeg-ët janë shquar për shpirtin e tyre liridashës. Kanë marrë pjesë në lëvizjet revolucionare të 1848-tës ; stërgjyshi im Francesco ishte një oficer i Giuseppe Garibaldi-t, xhaxhai im Luigi ishte një partizan i Luftës së Dytë Botërore dhe është pushkatuar nga nazistët më 1944. Pra, mund të thuhet se përveç luftrave për çlirimin e Shqipërisë, Scanderbeg-ët kanë kontribuar edhe në çlirimin e Italisë.

Mereme LLUBANI:Mendoni se ky takim me tokën dhe gjakun tuaj do t’i ndryshojë sadopak "planet" e së ardhmes ? Nëse po, çfarë konkretisht?

A.C.SCANDERBEG: Tashmë, diçka ka ndryshuar në të vërtetë. Për momentin nuk mund ta them se çfarë, por mund t’ju them vetëm se diçka ka ndryshuar përgjithmonë brënda meje. Për mua ka qënë një befasi e madhe mikpritja e shqiptarëve: nuk prisja kaq ngrohtësi ! Për momentin, janë duke u studiuar projekte të ndryshme artistike e për mua, por besoj edhe për të tjerët, do të ishte e mahnitshme nëqoftëse do të mund të vihej në skenë një dramë ose një film mbi Skënderbeun : do të ishte realizimi i asaj që kam ëndërruar prej fëminisë, Skënderbeu interpretuar nga një Skënderbeg ! Do të ishte madhështore, mendoj. Në perspektivë janë edhe disa ide që kanë të bëjnë me muzikën. Por ka kohë për të gjitha; Shqipëria, më në fund, më ka bërë për vehte dhe tashmë s’mund të arratiset më prej zemrës time.

Një ide tjetër, që më ka lindur papritur është edhe krijimi i një lloj « Lidhjeje të Lezhës », për të mundësuar kthimin legjitim të shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut, që momentalisht ndodhen në muzeun e Vienës. Në fund të fundit, ato janë objekte të familjes e duhen risjellë në Krujë, në vëndin e vërtetë të origjinës së tyre. Kushedi ! E pastaj, pse jo ! Një ditë mund të ndodhë edhe diçka tjetër : të rikthehet edhe një herë në Shqipëri gjaku i Skënderbeut, pas disa shekujsh…


Kur mbrrita në Bari, pas kthimit nga Shqipëria, qëndrova në rradhë njëzet minuta përpara se të kaloja doganën. Kur ju afrova kabinës së doganierit, dikush m’u drejtua me këto fjalë: « A e dini, që sipas rregullave mund ta kishit evituar rradhën ? » Ju përgjigja se nuk e kuptova për çfarë fliste. E ai ma ktheu : « Si është e mundur ?! Ju jeni italian e mund të kalonit përpara të tjerëve. Përse qëndruat në rradhë, së bashku me shqiptarët ? » Më duket se kjo ishte një shënjë…

Mereme LLUBANI:Edhe pse pak ditë ju ndajnë nga kthimi, a keni mall për Shqipërinë?

A.C.SCANDERBEG: Po, kam filluar ta ndjej mungesën e Shqipërisë. Duhet ende ta marr vehten. Në Itali, në fund të disa shfaqeve që kam patur me dramën « Jeta e Galileut », në të cilën interpretoja këtë shkencëtar nga Piza, herë pas here vinin njerëz që më prisnin pas kuintave për të më njohur nga afër e transmetuar komplimentet e tyre. Dhe gjithnjë, regjisori mbetej si i ngrirë. E më thoshte shpesh : « Nuk më ka ndodhur kurrë një gjë e tillë ! Ti nuk je Brad Pitt, e megjithatë, vinë e të përshëndesin sepse je pasardhësi i dikujt !? E çuditshme !? » Është e vërtetë. Mbasi në Itali, në përgjithësi e njohin emrin e Skënderbeut, por jo historinë e tij dhe kështu, nuk mund ta kuptojnë të gjithë madhështinë e mrekullive që ka bërë ai. E dinë pak njerëz, si ata që vinë e më përshëndesin pas kuintave, nën vështrimet pyetëse të regjisorit. E dinë shqiptarët krenarë, që e kanë në gjak. E më vjen keq, që gati të gjithë librat e historisë në Itali nuk kanë pothuajse asnjë shënim reth tij.

Në Shqipëri kam mundur ta kuptoj se çdo të thotë ta çmosh me të vërtetë një hero. Shqiptarët e nderojnë dhe e çmojnë heroin e tyre dhe shpirti u mbetet gjithnjë i ndezur nga madhështia e tij, ashtu si ndodh edhe me një figurë tjetër, tashmë mitike : Nënë Terezën e Shqipërisë. Në Itali, nuk dihet nga të gjithë që ajo është shqiptare. Por e rëndësishme është që dy shqiptarët e dimensioneve të mëdha, Skënderbeu dhe Nënë Tereza, do të mbeten përjetësisht fanarë të ndritshëm për universin. Megjithatë, unë do të kthehem t’i gjej përsëri miqtë e mij të rinj reth muajit shtator ose tetorit të këtij viti. Në fund të fundit, tashmë i ndjej të afërt, shumë të afërt. Atje ku jetoj, Shqipëria është më pranë se Roma. Mjafton të përshkosh brigjet e Adriatikut. E pastaj, jam duke marrë njohuritë fillestare të gjuhës, që më duket shumë e vështirë…

Mereme LLUBANI:Përveç aktrimit dhe rolit tuaj të fundit, Galileut, a mund të na bëni një prezantim të shkurtër rreth personit tuaj për lexuesit?

A.C.SCANDERBEG: Jam aktor, pianist e këngëtar jazz-i. Kam punuar në teatër me kompani të ndryshme të Napolit, Romës, Milanos dhe Kalabrisë, me Teatrin e Operas së Romës, Akademinë Chigiana të Sienës, midis të cilave mund të përmëndet një bashkëpunim me Katia Ricciarelin. Vitin e kaluar u vendosa për një prodhim të ri në Teatrin “Piccolo” të Milanos, themeluar nga Giorgio Strehler, me dramën “Jeta e Galileut” të B. Brecht, ku interpretoj rolin e Galileut. Në fushën e muzikës, kam luajtur në pop-in italian me Teresa De Sio, Mario Biondi, Ivan Cattaneo e shumë të tjerë dhe kam lozur në piano e kënduar në 6 CD. Tashmë është duke u përgatitur një tjetër CD, me kuintetin tim jazz, të quajtur pikërisht “Scanderbeg Jazz Quintet” (sikur ta dinte “gjyshi” im!), në të cilin jam duke menduar të fus edhe një pjesë timen kënduar në shqip dhe po ashtu, një këngë tjetër të repertorit tradicional shqiptar, të ripërshtatur për jazz.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

Sprovë

1

Në shkurt të vitit 2006, kryekomisioneri i Këshillit të Evropës, Baroso, fluturoi me avion për në Tiranë, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shqipërisë së vogël me kontinentin e madh evropian.
Disa vite më parë fjala “marrëveshje” e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim cilindo. Për Evropën ishte e përshtatshme vetëm një fjalë, ajo e kundërta me marrëveshjen, pra “mosmarrëveshja”. Mosmarrëveshje e plotë, e palodhshme, e përjetshme.
Ky ishte urdhri numër një i kohës. Programi i pandryshueshëm komunist. Thënë ndryshe: verdikti kundër Shqipërisë.
Në dhjetor të vitit 1990, ky verdikt u shkel me këmbë e u thye. Fjalët “e duam Shqipërinë si Evropa”, ishin të parat që gjëmuan në trajtën e një himni, e një programi të ri. E bashkë me to, disa javë më pas, shtatorja e njeriut më antievropian që kishte njohur ky vend, u thye e u zvarrit gjithashtu.
Që nga ajo kohë Evropa, më saktë Evropa atlantike nuk pushoi së qeni xanxa kryesore për shqiptarët.
Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse.
Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u shkreh kundër ushtrisë euroatlantike. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren.
Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur.
Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës.
U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur.

2

Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim.
Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.
Fill pas dehjes së parë për Evropën, madje mu midis dalldisjes për të, nuk u bë e qartë asnjëherë se çfarë e shtyu qeverinë e parë demokratike të bënte një lëvizje kundërthënëse. Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas të cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike.
Opozita e majtë bëri njëfarë zhurme, kundërshtuese, që u quajt me të drejtë e pasinqertë, ngaqë kur ajo vetë erdhi në pushtet, nuk bëri asgjë për ta rishqyrtuar anëtarësimin ende të paratifikuar në Parlament. Kjo u shpjegua dymënyrash. E para, se opozitës, së akuzuar, për shkak të liderëve të saj, si grekofile, i interesonte një ngjyrim i tejshquar islamik për t’u mjegulluar filogreqizmi i saj. E dyta, hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu për të majtën.
Kur u duk se, pas kësaj turbullire, njëfarë konsensusi u arrit midis dy krahëve kryesorë politikë, të djathtës dhe të majtës, lidhur me Evropën, kur u duk se u kapërcye disi edhe xhelozia e secilës palë, që futjen në Evropë ta kryente ajo e kurrsesi pala tjetër; shkurt, kur u duk më në fund se dritëza e shumëpritur në anën tjetër të tunelit po shfaqej, në vend të kthjellimit të strategjisë politike shqiptare, ca re të zeza e mbuluan horizontin.
Ishin ca hamendje përherë e më shqetësuese, ca si mëdyshje kinse filozofike, kinse hamletiane: jemi apo s’jemi evropianë. Të jemi a të mos jemi të tillë. Është Shqipëria Evropë, a s’është Evropë. Është Lindje a Perëndim. Është më shumë Perëndim se Lindje. Është më shumë myslimane se e krishtere. Është edhe ashtu edhe kështu. S’është as ashtu, as kështu etj., etj.
U dukën si përçartje komike në fillim. Ndërkaq, hamendjet e hamletizmat sa vente shtoheshin. Le ta themi më mirë haptas atë që kemi fshehur. Përse të hiqemi ata që s’jemi? Përse, hiqemi si evropianë, kur dihet që s’jemi të tillë? Shkurt, përse të na vijë turp nga identiteti ynë joevropian?
Sa më shumë që nënshkrimi i marrëveshjes së Shqipërisë shtetërore me Evropën afrohej, aq më fort ndiheshin murmurimat. Sa më shumë që afrohej caktimi i statusit të Kosovës, me fjalë të tjera, besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova mund të hynte si shtet i pavarur në familjen kontinentale, aq më këmbëngulëse bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mish i huaj, pra i padashur, për Evropën.
S’ishte mbushur as java e fillimit të bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, e s’kishin kaluar veç disa orë që avioni i kryekomisionerit evropian Baroso, ishte ulur në aeroportin e Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqën madje edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, në ndonjë deklarim të akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja. Thelbi i shkrimit të tij “Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”, është përpjekje për të treguar se shqiptarët vetëm përgjysmë i përkasin qytetërimit evropian. Sipas Qosjes shqiptarët s’kanë pse të shtiren si evropianë, ngaqë ata “i takojnë qytetërimit islamik hiç më pak se qytetërimit të krishterë”.
I turbullt, i cekët dhe i pasaktë, akademiku bie në kundërshtim me veten dhe shkrimet e tij të mëparshme ku ai me të drejtë, ka qenë ithtar i vendosur i tezës se atdheu është një, e fetë janë tri, pra, nuk janë fetë ato që kushtëzojnë identitetin por tjetër gjë. E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik” dhe “i krishterë” thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi!
Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar.
Muzika ngjan si e njohur.
Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa.
Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë.
Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh, nga ushtarakë sadistë, nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi, nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste.
Në këtë përgatitje, po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët, turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët, myslimanë, mish i huaj për Evropën e krishtere. Shqiptarët, rrezik për qytetërimin evropian. Shqiptarët duhen mbajtur të tkurrur, të thyer në mes. Na lini ne ta bëjmë këtë punë.
Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar.
Ne e dimë ç’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor.

3

Përpara se t’i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?” Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?” Shkurt mos jemi ata që s’jemi?
E gjithë kjo nuk është aspak për të qeshur. Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese.
Letrat e Shqipërisë janë të qarta.
Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë.
Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën. Lidhjet ekonomike e ushtarake, ligjet rregulluese (statutet) e qyteteve, të rrugëve e porteve detarë janë të një natyre me ato të kontinentit. Gjurmët arkeologjike greko-iliro-romake, teatro e amfiteatro gjenden gjithashtu kudo. Historia e mesjetës shqiptare sipas veprës monumentale të Milan Shuflait, jepet në një tablo të plotë me principatat, kryezotët, aleancat, krushqitë e natyrisht grindjet e pashembullta, tradita e të cilave ka mbërritur e pazbehur aspak gjer në ditët tona.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, përmendja e të cilit ishte e ndaluar në Shqipëri për pesë shekuj, për shkak të sundimit otoman, u bë së pari një mit evropian, (mbi një mijë vepra historike e artistike, të shkruara për të), përpara se Evropa t’ia rikthente Shqipërisë në shekullin XX.
Letërsia e hershme shqipe, letërsi dygjuhëshe, shqip e latinisht, si në shumicën e vendeve evropiane, u zhvillua në të njëjtin nivel për gati tre shekuj. Emra të mëdhenj të saj si Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani i botonin veprat e tyre dygjuhëshe në kryeqendrat kulturore evropiane, për t’i sjellë fshehtazi në Shqipëri, ku shkrimi dhe shtypshkrimi shqip ishin të ndaluara.
Në kushtet dramatike të ndalimit, më 1908, një komision i kryesuar nga Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri, me shpalljen e alfabetit latin si alfabet zyrtar të shqiptarëve, dhanë një kumt të qartë të evropianizmit shqiptar. Kjo ndodhte në prag të agut, pas një nate të gjatë pesëshekullore, kur mendjet ishin ende të turbullta, dhe alfabeti latin në Ballkan ishte tepër i rrallë.
Me këtë mall tragjik për Evropën e humbur, Shqipëria mbërriti në vitin 1912, vit i lirisë së saj. Më 28 nëntor u shpall pavarësia, dhe nga zgafellat e kombit u nxor flamuri i moçëm mbretëror me shkabë dykrenore, një nga emblemat e mëdha, e cila, prej botës romako-bizantine i kishte kaluar Evropës e kishte zënë vend në qendër të heraldikës së saj. Kontinenti nënë, në një vrull fisnikërie ua njohu atë shenjë shqiptarëve. Por gjestet e Evropës do të ishin më pas tepër të kursyera për ta.

4

Ishte e natyrshme që krahas kësaj historie filoevropiane, e kundërta e saj do të rrugëtonte paralelisht me të: kundërevropianizmi. Ai ishte i pashmangshëm sidomos gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Programi kryesor i perandorisë, misioni i saj i shpallur ishte pushtimi dhe shkatërrimi i Evropës mbarë. Merrej me mend se sa e egër do të ishte kjo perandori me trojet e porsapushtuara të kontinentit armik.
Dhe egërsia nuk vonoi. Pas nënshtrimit fizik nisi ai shpirtëror. U lanë në këmbë kishat, por u ndaluan shkollat dhe gjuha e shkruar. Me sa duket qysh atëherë u kuptua se kishat, duke qenë dyllojëshe, katolike dhe ortodokse, ishin më pak të rrezikshme se gjuha, e cila ishte një. Shumë shpejt një besim i ri, do t’u shtohej të parëve, feja myslimane me xhamitë e saj. Por gjuha do të ishte prapë një, ashtu siç ishte identiteti i popullit.
Ky i fundit, qysh atëherë, natyrshëm e zuri vendin e vet mbi tre besimet kryesore të shqiptarëve. Qëllonte që brenda një familjeje të gjëllinin përbri besimi katolik dhe mysliman, të ndarë midis vëllezërve. Nisur nga kjo, s’duhej ndonjë filozofi për të kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një. Kishim pasur një atdhe për të tre besimet dhe kjo s’do të ndryshonte, dhe kjo s’mund të ndryshonte kurrë.
Nostalgjikët e sotëm të perandorisë otomane duket se e kanë harruar ç’ka ndodhur në atë kohë. Edhe sikur shtypje e plojë të tmerrshme të mos kishte pasur, do të mjaftonte tragjedia e ndalimit të shkollave për disa shekuj rresht, për të kapur përmasat e së keqes.
Shqipëria, ashtu si gjithë vendet e gadishullit, u dëmtua rëndë. U dëmtua e u tret trupi i saj, por po aq i lemerishëm ishte gjymtimi i trurit nga terri i gjatë i padijes. E veç kësaj ndërprerjeje ogurzezë do të mjaftonte të kujtonim nxënësit dhe mësuesit e masakruar, kur kapeshin duke mësuar shkrim e këndim, në bodrumet e fshehta, për të kuptuar se përse gjuha shqipe u ngrit më pas në statusin e martirit dhe përse zuri vendin e një tempulli.
Lufta për zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimi me atë otoman, ishte e lodhshme dhe e përditshme. Perandoria, ashtu si kudo në Ballkan, u përpoq të krijonte të tjera zakone, stil, vese, arkitekturë, veshje, muzikë dhe letërsi. Diku ia dilte e diku kurrsesi. Letërsia e bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine.
Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi. Mirëpo kur studiuesit e morën nëpër duar, e panë se përveç që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e pamoralshme.
E paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën), u pa se si ana shoqërore, si ajo erotike, ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit, për shembull, s’ishte aspak erotizëm normal, por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej, madje mund të quhej tepër e përparuar, për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme!
Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.
Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.
Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.
Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë.
Pas tërheqjes së shtetit osman nga gadishulli, lufta midis identitetit të lodhur shqiptar dhe këtij kinse identiteti lëngaraq, u duk se do të përfundonte shpejt. Ky i fundit s’e kishte më përkrahjen e shtetit pushtues, kurse identiteti shqiptar, si një luan i zgjidhur nga zinxhiri, dukej se mund të fshinte çdo pengesë që do t’i dilte përpara.
Por nuk ndodhi ashtu.
Fill pas ardhjes së mbretit gjerman Vilhelm Vidit, i dërguari protestant i Evropës, në vendin me tri fe, rebelimi i Haxhi Qamilit ishte një ogur i keq. I nisur si mllef kundërevropian ai përfundoi në tërbim antishqiptar. Nën daullet dhe klithmat “Dum Babën!”, që do të thoshte, as më pak as më shumë: “Duam robërinë!” hordhitë e haxhiqamilistëve digjnin flamurin shqiptar, mbyllnin shkollat shqipe, masakronin nxënës e mësues, si dikur.
Ky rebelim egërshan u shfaq kështu befas si krah i armatosur i asaj dergjjeje të përgjumur shallvaresh e psherëtimash, që shqiptarët nuk e kishin marrë seriozisht.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

5

Nga burrat e shtetit, mbreti Zog ishte një ndër ata që më së shumti u shqetësua nga një përsëritje e mundshme e haxhiqamilizimit. Përpjekjet e tij, shpeshherë të dëshpëruara, për një shtet shqiptar evropian, binin ndesh me fytyrën reale të Shqipërisë. Shqipëria ishte e vonuar. E përveç vonesës, ajo kishte një pengesë tjetër. Ndërsa në vendet e tjera feja zotëruese e krishtere ndihmonte për ndarjen nga tradita otomane, në Shqipëri, ajo traditë mund të strehohej pikërisht pas fesë zotëruese, myslimanizmit. (Parazitë të shumtë do t’i ngjiteshin kësaj feje, sidomos në shekullin e njëzetë, duke përfshirë edhe të fundit, atë më të rrezikshmin, terrorizmin.) Por jemi ende në fillim të shekullit.
Faik Konica, qysh pa u përmbysur perandoria, u drejtoi një thirrje “muhamedanëve shqiptarë”. Thirrja ishte profetike: otomanët po rrëzoheshin, ç’do të bënin myslimanët shqiptarë?
Konica dhe gjithë mendjet e ndritura të kohës e kuptonin se çështja e myslimanizmit shqiptar, ishte në të vërtetë çështja e ekzistencës së Shqipërisë. Vetëm me të krishterët Shqipëria nuk mund të bëhej. Ndaj programi i një Shqipërie evropiane, ishte i pandarë nga ai i një myslimanizmi kombëtar e njëherësh evropian.
Shqiptarët ishin familjarizuar ndërkaq me idenë se identiteti shqiptar, duke qenë një, qëndronte vetvetiu mbi të tre besimet e tyre. Të tre ata ishin njëlloj të ligjshëm dhe çdo fryrje e njërit në dëmtim të tjetrit, do ta prishte drejtpeshimin historik. Pra do të kishte tre përbërës të një identiteti dhe jo një identitet i ndarë më tresh.
Natyrisht që kjo çështje e zgjidhur parimisht e filozofikisht, gjatë kohës kur ende Shqipëria nuk ekzistonte si shtet më vete, paraqitej më e ndërlikuar në kushtet e pavarësisë. Mbreti Zog, i cili u ndesh me të, do ta kuptonte se një shtet shqiptar në Evropë nuk mund të mbahej në këmbë jashtë zakoneve të kontinentit: aleancave, traktateve e gjeostrategjisë, me fjalë të tjera, jashtë kushtëzimit evropian. Për ta përshtatur vendin me këto zakone të reja, ai e quajti të ngutshme nxjerrjen e ligjeve dhe dekreteve që rregullonin marrëdhëniet e të tre besimeve me shtetin. Merrej me mend që një vend të rëndësishëm do të zinin çështjet e besimit mysliman. Ndër to, kryesorja ishte ndarja e tij me çmërsin e shtetit të perënduar osman. Kështu ai nxori dekrete që disa herë u dukën tejet të guximshme e të parakohshme, si ai për ndalimin e qylafit turk për burrat, ose të ferexhesë për gratë. Dekreti i tij më befasues ishte ai i ndryshimit të lutjes në gjunjë. Duke u nisur nga një nyje e Kanunit të moçëm, që ndalonte rreptësisht rënien në gjunjë të burrave, e që një burrë të gjunjëzuar e quante të vdekur moralisht, mbreti, nëpërmjet Bashkësisë Islame, urdhëroi myslimanët shqiptarë të faleshin këndej e tutje pa e ulur dinjitetin shqiptar, domethënë në këmbë!
Dhe ashtu u bë. Mund të dukej se mbreti Zog, në përpjekje për krijimin e “myslimanit evropian”, po kryente ca bëma që mund të dukeshin donkishoteske. Por s’ishte fare ashtu. Në të njëjtën kohë afërsisht, sado e habitshme të dukej, në Turqi, në bërthamën e ish-perandorisë së rroposur, po përparonte ideja e një “Turqie evropiane”.
Po vërtetohej ideja e rilindësve se myslimanizmi shqiptar nuk do të ishte pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Evropës.
Ndërkaq, në hapësirën shqiptare, që kishte mbetur jashtë kufijve shtetërorë, po ndodhte një zhdrivillim i kundërt. Rrethet shoviniste në vendet fqinje, kryesisht në Jugosllavi, e kuptuan shumë shpejt se mund ta shfrytëzonin myslimanizmin kundër identitetit shqiptar. Si vende të krishtera që ishin, do të ngjante e logjikshme që ato të përpiqeshin të dobësonin myslimanizmin te shqiptarët. Por, për një paradoks të madh, ato bënë të kundërtën. Dukej qartë se ajo që i shqetësonte ata nuk ishte myslimanizmi, por identiteti shqiptar. Ndaj në mënyrë të ethshme shpresonin që me anë të fesë t’i merrnin frymën identitetit.
Strategjia e tyre ishte afatgjatë. Sa më shumë që shqiptarët të ngjanin jo si shqiptarë me besime të ndryshme, por thjesht si myslimanë pa komb, aq më të huaj do të dukeshin në sytë e Evropës. Dhe kështu, Evropa, e mësuar me zakonin e mbrapshtë që popujt myslimanë t’i përftonte më lehtë si koloni, se sa si popuj sovranë, të tillë do t’i përftonte dhe shqiptarët, gjersa t’i harronte.
Shqipëria zyrtare ndërkaq ishte pengesë për këtë harrim. Mbreti Zog sikur ta ndiente të keqen, vazhdonte me dëshpërim evropianizmin e ngutshëm të vendit. Por një ngjarje e beftë do të ndërlikonte gjithçka: pushtimi italian.
Nga dëshpërimi dhe zia si një ngushëllim i papritur do të ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Por hareja për këtë s’do të vazhdonte gjatë. Pushtimin fashist do ta zëvendësonte diktatura komuniste, më saktë një diktaturë dyfishe; shqiptare dhe serbe, e para mbi vendin amë, e dyta mbi Kosovën.
Procesi i evropianizimit jo vetëm u ndërpre, por urrejtja kundër Evropës, u bë baza e strategjisë komuniste. Kjo urrejtje ishte dhurata më e çmuar që komunizmi shqiptar u bëri jugosllavëve. Shqipëria u nda përsëri nga Evropa, këtë herë edhe më tragjikisht.
Më 1947-ën, Enver Hoxha, të vetmen “sprovë historike” që shkroi ia kushtoi himnizimit të Haxhi Qamilit. Urrejtja kundërevropiane u shkri me atë kundërshqiptare si trupi me hijen e vet.
Ëndrra jugosllave po njëmendësohej nëpërmjet Enver Hoxhës. Dhe ndodhi ajo që pritej, Evropa e harroi Shqipërinë.
Me duar të lira tashmë, jugosllavët iu turrën identitetit shqiptar.

6

Rretheve shoviniste në Jugosllavi dukej se iu erdhi dita. Armiqësimi i Shqipërisë komuniste me Evropën ishte argumenti më i mirë për ta, për t’i paraqitur edhe shqiptarët e Jugosllavisë si kundërevropianë.
Thelbi i strategjisë jugosllave mbetej i pandryshuar: të tkurrej, të shkonte drejt tretjes shtati i këtij populli, që edhe pa këtë, ishte mpakur pa pushim. Ai nuk po e kapërcente dot shifrën fatale, një milion, në kohën që popujt e tjerë ishin katërfishuar e disa herë tetëfishuar.
Pra, thelbi mbetej statusi i gjymtuar i Shqipërisë. Njëfarë gjenocidi i ftohtë, i vazhdueshëm. Pyetja, a ka shqiptarë normalë, thënë ndryshe shqiptarë që ishin vërtet shqiptarë, kishte përgjigje mohuese. Nga jugu, nga rrethet shoviniste greke vinte ideja e mbrapshtë se ortodoksët në Ballkan, përveç sllavëve, ishin të gjithë grekë, pra rrjedhimisht nuk kishte, madje nuk mund të kishte shqiptarë ortodoksë. Ata që hiqeshin të tillë, nuk ishin veç grekë, që rastësisht kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë dhe që flisnin gjuhën shqipe, natyrisht përkohësisht!
Të dehur nga kjo ide, jugosllavët po josheshin nga një neps edhe më i madh: t’i shkëputnin kombit të vjetër, një copë më të madhe: myslimanët. Ndryshe nga mënyra greke, që kujtonin se marrëzinë e tyre mund ta arrinin me ca shpallje e ca mallkime shkronjash, si dikur, sllavët e kuptonin se procesi do të ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Meqenëse s’dukej asnjë shpresë se shqiptarët do ta zëvendësonin identitetin e tyre me atë sllav, e vetmja mënyrë mbetej ajo e tërthorta, përdorimi i një identiteti të tretë.
Pas heqjes së ortodoksëve dhe myslimanëve, trupit skeletik të kombit, nuk do t’i mbetej veçse pakica katolike, e vetmja për të cilën ndonjë fqinj tjetër, ta zëmë Italia, nuk po tregonte ndonjë padurim gllabërimi. Por pakicës, sado rrënjëse të ishte do t’i gjendej zgjidhja. E bashkë me të do të përfundonte kështu problemi shqiptar.
Për të njëmendësuar ëndrrën e tyre makabre, jugosllavët kishin nevojë për përvojën otomane. Kështu qysh në vitet ’50, ata filluan programin e shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve drejt Turqisë. E bënë këtë si një test në sytë e Evropës dhe të kampit socialist, pa u shqetësuar prej askujt, madje as prej atij që hiqej si miku i shqiptarëve e që në të vërtetë ishte armiku i tyre më i madh, Stalinit.
Zëvendësimi i gjuhës shqipe prej turqishtes po nxitej edhe më fort, e bashkë me të, pakësimi i shkollave për shqiptarët. Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend.
Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull.
E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës. Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë, me qendra terroriste, fundamentaliste, me xhihad version ballkanik etj., etj.
E gjithë kjo në pritje të çastit fatal, kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin, e jo si luftë për liri. Si luftë kundër krishterimit serb e jo kundër krimit serb. Shkurt, si luftë kundër qytetërimit evropian, në emër të një tjetër qytetërimi.
Nuk ishte e lehtë për shqiptarët e Kosovës t’u shmangeshin këtyre kurtheve. Por ata ia dolën dhe kjo ishte një meritë e tyre e jashtëzakonshme. Ata i treguan gjithë botës se luftonin në radhë të parë për liri. Dhe prapë për liri. Ata i treguan Evropës se s’kishin asgjë kundër krishterimit serb, e aq më pak atij evropian, ngaqë krishterimi ishte gjithashtu besim i tyre, vëllam i vjetër i myslimanizmit, madje krishterimi shqiptar ishte më i moçëm se ai sllav.
Në çaste të vështira, popujve u ndriçohet mendja në mënyrë të ethshme. Një shekull më parë, në ag të shkëputjes nga osmanët, Rilindja Shqiptare e flakëroi mendimin shqiptar, duke hedhur idenë e harmonisë fetare në interes të lirisë e të kombit. Një shekull më pas, kundër propagandës serbe që këmbëngulte t’i jepte shqiptarët si turq apo aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra-mijëra të rinj myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991-shin, kërkuan rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye fetare, por thjesht për të treguar se populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve.
Gjëmimi i bombave sipër Jugosllavisë ishte njëkohësisht një lajm i madh. Një lajm nga ata që i vinin Shqipërisë një herë në një mijë vite, e Evropës vetë, një herë në shekull. Ishte lufta e parë e Aleancës Atlantike, e njëkohësisht e para luftë për shkaqe morale, në kontinent. Dhe s’ishte vetëm kaq. Ishte hera e parë që koalicioni i madh euroatlantik, që identifikohej së shumti si krahu i armatosur i qytetërimit të krishterë perëndimor, kishte hyrë në luftë për mbrojtjen e një populli me shumicë myslimane, kundër një tjetri që kërkonte të përligjte krimin pas kryqit. Evropa dhe SHBA-ja nuk i kërkuan popullit shqiptar as ndërrim feje dhe asgjë tjetër të kësaj natyre. E mbrojtën ashtu siç ishte, shqiptar në radhë të parë, trefetarësh pastaj. Me këtë luftë, që ndiqej ditë pas dite e orë pas ore nga mbarë planeti tokësor, Evropa atlantike po emanciponte, veç të tjerash, vetveten.
Të gjendur befas në qendër të historisë evropiane, a mund të thuhet se shqiptarët i kapën përmasat e asaj që po ndodhte?
Vështirë të thuash “jo”, por po aq vështirë të thuash “po”.

7

Në kohën e tanishme, viti 2006, çështja e raporteve të shqiptarëve me kontinentin nënë, është ende në zhvillim e sipër. Të ndërgjegjshëm për një pjesë të gjërave, shqiptarët paraqiten po aq të pandërgjegjshëm për të tjerat.
S’është fjala vetëm për mosmirënjohjen që shfaqet aty-këtu. Për qirinjtë e shuar fill pas kapërcimit të tmerrit dhe për nervozizmin kundër katedrales, që askush nuk ua kërkoi si shpërblim për asgjë. E bashkë me katedralen, murmurima e panjerëzishme kundër Rugovës të porsaikur, që me funeralin e tij i bëri një shërbim të fundit Kosovës. (Ka gjasë që prania e fuqishme evropiane në këtë mort të ketë rizgjuar ca demonë të vjetër.)
Është folur shpesh për atë pjesë të Shqipërisë që, ndonëse s’guxon të dalë haptas, është kundër Evropës. Është folur për mafien dhe krimin e organizuar, që duke mos njohur komb e atdhe, s’kanë si të çajnë kryet për to. Është folur për politikanë të korruptuar, që ashtu si mafia tmerrohen nga ligjet e demokracisë e nga standardet e Ballkanit evropian. Është folur për fjalimet antiamerikane në parlamentin shqiptar më 1997-ën, që kanë shkaktuar, me siguri, lot nostalgjikë, në sytë e stalinistëve shqiptarë. Janë të njohura udhëtimet gjysmë të fshehta të politikanëve shqiptarë të të dy krahëve, në vende, disa herë të cilësuara si terroriste, me qeveri të dyshimta, që s’i duan as popujt e vet, e me të cilat s’na lidh asgjë.
Të gjitha këto dihen. E keqja është se kujtesa e politikës shqiptare është e shkurtër dhe, veç kësaj, disa nga politikanët tanë, dinakërinë e tyre e kujtojnë për zgjuarsi.
Është e kuptueshme që dhe haxhiqamilizmi dhe komunizmi shqiptar do të linin pas vetes një frymë të sëmurë kundërevropiane. Është e kuptueshme që shumë njerëz do të ndihen keq në familjen e sotme të popujve.
Problemi i mirëkuptimit ose moskuptimit shqiptar me kontinentin, është në thelb mirëkuptimi ose moskuptimi me vetveten.
Raportet me Evropën s’mund të jenë veçse të qarta e pa dyfytyrësi. Mesazhi i Evropës më 1997-ën dhe 1999-ën, ishte i qartë. Ajo na quante të vetët ashtu siç ishim, me atë identitet që kishim. E vetmja kërkesë e saj ishte ajo që iu bë gjithë popujve të tjerë të ish-Lindjes komuniste: emancipimi, demokracia.
Trillet, nazet dhe dyshimet nuk janë pa një burim. Një pjesë vijnë nga keqkuptimet tona të vjetra, një pjesë nga dredhitë e sotme. Ende disa vite më parë ishin të kuptueshme. Por në pranverë të këtij viti, ato janë të tepërta.
Pengesat që s’na lënë, ose na duket se s’na lënë, t’i afrohemi Evropës, përpara se t’i kërkojmë jashtë, duhet t’i kërkojmë brenda nesh. Nuk është pengesë asnjëra nga fetë, e sidomos nuk është myslimanizmi ndaj të cilit dyshimi ngjan më i lehtë.
Është thënë me të drejtë se të tri besimet janë të barasligjshëm në Shqipëri. Duke mos qenë pengesë asnjëri, po aq mund të thuhet se asnjëri s’është lokomotivë që na tërheq drejt Evropës. Në pengojnë, ata pengojnë të tre bashkë, e, në tërheqin, këtë e bëjnë të tre njëlloj.
Një shqiptar mysliman, është po aq i natyrshëm si shqiptar dhe si evropian, sa një katolik, e po aq sa një ortodoks.
Në acarimet e shpesh në përpjekjet me turqit osmanë, shqiptarët myslimanë ishin në vijën e parë. Feja e njëjtë me pushtuesin, nuk ua mjegulloi idenë e lirisë. Bilbilenjtë, ata që në mënyrë aq të padenjë u përgojuan në Kuvendin shqiptar më 2006-ën, ishin një nga familjet martire, 13 djem oficerë të së cilës u varën brenda ditës nga pushtuesi me të njëjtën fé.
E njëjta gjë ka ndodhur me shqiptarët ortodoksë. Martirët e vijës së parë kundër trysnisë mizore të shovinizmit fqinj, ishin pikërisht ata. Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Petro Nini Luarasi, janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që feja e njëjtë me kundërshtarin nuk ua zbehu për asnjë çast idenë e lirisë.
Rexhep Qosja ka të drejtë kur thotë se nëse shqiptarët do të kishin ruajtur besimin fillestar, rikthimi i tyre në Evropë do të kishte qenë më i lehtë. Por kjo keqardhje e tij, nëse mund ta quanim kështu, bie ndesh me këmbënguljen se gjysma jonë i përket ndërkaq qytetërimit lindor. Me këtë pranohet ngadhënjimi i vonuar i shtetit osman. Me këtë pranohet se në gjithë gadishullin ballkanik i vetmi popull që u thye, qoftë edhe përgjysmë, ishim ne.
Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, ne do të ishim të detyruar ta pranonim. Por kjo, për fat, nuk është kurrsesi ashtu.
Siç u tha më lart, kombet nuk ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet.
Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit, që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës, më 2001, një shefi otoman, i shpallur si kinse themeluesi i qytetit, ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit, për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet.
Bashkia e Tiranës, e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”, siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo, e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd, si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot, e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë. Ky njeri mban një nga postet më të rëndësishme në qeverinë e sotme.
Kjo shtatore është mishërimi i korrupsionit politik dhe moral të shkallës më të errët. Historianët e kanë shpallur të rremë këtë kinse themelues. Emri i Tiranës si vend vendbanimi, është shumë më i vjetër se koha e këtij pashai.
Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak”.
Ideja e përhapur andej-këndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga Qosja, se “fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Perëndimit”, të kujton një nga njollat historisë shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit.
Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës shqiptarëve. Por jo politikanëve tanë. Me sa duket, reflekset e vjetra të zyrave të Enver dhe Nexhmije Hoxhës, iu vijnë në mendjet e tyre prej mitomanësh.
Janë këto, me sa duket, që shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste. Janë këto reflekse, që i shtyjnë këta politikanë, që, në vend që të përqendrohen në çështjet e ngutshme madhore përpara të cilave ndodhet kombi shqiptar: mirëqenia, hyrja në Evropë dhe statusi i Kosovës, fillojnë e joshen nga fantazira pa kuptim, për të cilat nuk kanë as mundësi, as shtat e as tagër moral nga populli i vet. Të brengosesh se si do të pajtohet Perëndimi me Lindjen, të kinse ndërhysh, për shembull, në kinse rolin e ndërmjetësit, në mosmarrëveshjet SHBA - Iran, për energjinë bërthamore, kjo, në rastin më të thjeshtë quhet ëndërr në diell, kurse në rastin më të keq, e ka emrin korrupsion politik.
Misioni i shqiptarëve në këtë planet, fati apo e thënia e tyre, është një dhe i pandryshueshëm: mbrojtja e interesave të vendit të tyre, që quhet Shqipëri dhe i popullit të tyre që mban emrin shqiptar.
Programi i çdo populli të qytetëruar është ky dhe vetëm ky. Miqësitë, aleancat, strategjitë, kanë lidhje me të dhe vetëm me të. Ky nuk është etnoegoizëm. Kur çdo popull në mënyrë të natyrshme, njerëzore e demokratike e kryen këtë mision ndaj vetes, ai e ka kryer atë ndaj gjithë njerëzimit.
Ky është thelbi i idesë evropiane, fundaja mbi të cilën ngrihet Bashkimi Evropian, ai që ndryshe quhet Evropa e Kombeve.
Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë, ashtu siç kanë dashur të na mbushin mendjen disa. Ne nuk e kemi shpikur as ngulitjen e saj në Evropë, siç kanë dashur të na mbushin mendjen ca të tjerë. Humbja dhe rigjetja e kontinentit nënë, nuk të bën më pak evropian se të tjerët. Përkundrazi, ajo të bën më shumë.
Në mbyllje të kësaj sprove, le të përpiqemi ta shohim atë që ka ndodhur, nga një kamera e largët, nga ato që të japin mundësi t’i skajosh gjërat në një tablo sa më të përgjithshme.
Është një kontinent që shekuj më parë është quajtur Evropë. Është një gadishull jugor i saj, ai më i ndritshmi dikur, dhe më i errëti pastaj, me emrin Ballkan. Ishte një perandori që u shfaq përbri, perandoria osmane, me një program e një ëndërr të mbrapshtë: të zhdukë nga faqja e dheut Evropën. Ndodh kacafytja e madhe midis të dyve. Gjatë saj, perandoria e re i shkul së vjetrës gadishullin ballkanik, djepin e qytetërimit të saj. Pesë shekuj më pas, gadishulli në fjalë, në mes të të cilit ndodhet Shqipëria, shpëton nga kthetrat e osmanëve. Perandoria e tyre bie. Kthimi i Ballkanit te kontinenti nënë është i gjatë, i mundimshëm.
Dhe ja epilogu: popujt e Ballkanit, janë vënë në radhë përpara Portave të Evropës. Përbri, është Turqia, bërthama e dikurshme e perandorisë së tmerrshme. Për pesë shekuj ka kujtuar se popujt ballkanas, pasi ia ka zhvatur Evropës, po i çon si trofe, drejt kontinentit të vet. Por ç’po na shohin sytë? Një gjë tejet të pabesueshme. Ka vërtet një trofe, por jo ashtu siç është kujtuar. S’janë popujt ballkanas që Turqia po i çon si robër drejt Azisë, por përkundrazi, janë ata, që po sjellin si trofe një hanëme të vjetër: Turqinë.
Natyrisht që Turqia nuk është robinë, në kuptimin e mirëfilltë. Natyrisht që ajo po e kërkon vetë, madje me këmbëngulje të pranohet në Evropë. Natyrisht që ajo, ndërsa lëshonte kërcënime e mallkime kundër Evropës, fshehtazi joshej prej saj. Dhe ky ka qenë ngadhënjimi i madh i Evropës.
Ana e fshehtë e historisë, shfaqet këtu në formën më tronditëse. Pyetja: kush u thye prej kujt, ngrihet me gjithë peshën e saj.
Dy rrjedha të historisë kanë ecur paralelisht. Në atë të jashtmen, perandoria osmane, godiste, fitonte, robëronte. Por në një rrjedhë të brendshme, të fshehtë, ajo goditej, humbte, robërohej.
Popujt e Ballkanit bashkërisht ishin aktorët e kësaj lufte. Ishin ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli, bashkë me energjinë e tyre, bashkë me zyrtarët e lartë, gjeneralët, guvernatorët dhe aventurierët, që ia dhanë pa kursim, i ngjitën perandorisë joshjen evropiane. Historia e pushtuesit të pushtuar, si në rastin e Romës me Greqinë, në njëfarë mënyre u përsërit.
Rrjedhimisht, asnjë nga popujt e Ballkanit nuk u thye. E aq më pak shqiptarët. Nëse ka pasur për ta një fat historik të paracaktuar, ai është i ndryshëm nga ai i ndërmjetësit.
Popujve ballkanas, e midis tyre shqiptarëve, pa e ditur as ata vetë, madje pa e ditur as Evropa, fati u caktoi të jenë komando të Evropës, mu në qendër të botës osmane. Si të tillë ata kanë qenë përherë, ndonëse me dhembje, në rrënjët e Evropës. E qenia me dhembje nuk është kurrë një mungesë, përkundrazi.

FUND
Botohet me shkurtime. Teksti i plotë do të vihet në qarkullim së shpejti nga shtëpia botuese “Onufri”.
Don Alberti i/e shkëputur Përgjigju duke Cituar
Last edited by cory taylor on Tue Jan 19, 2010 1:52 am, edited 1 time in total.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

Shpata e Skënderbeut dhe Profeti Ibrahim

11/12/2008

Nga: Olsi Jazexhi

Botimi i përkthimit të monografisë mbi Skënderbeun të Oliver Jens Schmitt ka ndezur në mediumet e Shqipërisë, por edhe në shumë forume të internetit debatin mbi personazhin dhe mitin e Skënderbeut. Edhe pse nga pothuaj të gjithë shkruesit, pranohet që shumica dërrmuese e tyre nuk e kanë lexuar librin, kanë mjaftuar reagimet e nxehta në disa gazeta kundër përkthyesit të librit, Ardian Klosi për të rihapur debatin mbi Skënderbeun.


Debati mbi Skënderbeun në Shqipëri në fakt është i vjetër. Ai është aq i vjetër sa ç’janë dhe vetë shqiptarët si komunitet i imagjinuar njerëzish. Njëqind vjet më parë, shqiptarët debatonin, ashtu sikurse edhe ne sot, në ishte Skënderbeu hero i shqiptarëve apo jo. Këtu më vjen ndër mend se si, në janar të vitit 1908 psh. një Lap Martallozi shkruante i revoltuar në gazetën “Drita” të Sofjes se si në Shqipëri, njerëzit mësonin nëpër meqtepë, se sulltanët turq ishin të shenjtë dhe janë dërguar “në kahuristanë për të bërë fet’h nga Allahu,” dhe se “Skënderbeu s’qe tjatër veçse një hajdut”, “se hoxhët kishin gjetur në një qitap arabisht që tregonte se shqiptarët ishin arapë që një mijë e një e treqint vjet më parë iu zemëruan halifesë hazretit Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri.” Lap Martallozi ankohej edhe se nëpër skolitë e grekut që ekzistonin në Shqipëri, njerëzia mësonte që “gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i madh, Batlemeu, Pirua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti”(Lap Martallozi, Liria dhe zgjedha, Drita, Janar 1908).


Por problemi i Skënderbeut ka qenë i përhapur në të gjithë vilajetet ku jetonin popullatat shqipfolëse në Perandorinë Osmane. Nga vitit 1908 e deri më 1912 në këto vilajete pati më mijëra shqiptarë që refuzonin idetë e shqiptaristëve mbi kombin, ndër të cilat hynte edhe miti i Skënderbeut. Ky problem u trashëgua edhe pas krijimit të Shqipërisë si shtet, ku si në jug ashtu edhe në Shqipërinë e Mesme dhe Gegëri, Skënderbeu shihej si shpikje e kombëtaristëve, apo ndonjëherë si hero i toskëve që e kishin marrë Skënderbenë si hero të tyre nga shkrimet e albanologëve perëndimorë, të cilët, siç tregon Clayer, ‘zbuluan’ shqiptarët në shekullin e 19të.

Këtë gjë e tregon edhe Enis Sulstarova në shkrimin e tij “A duhet çmitizuar Skënderbeu?” (Gazeta Shqip, 8 dhjetor 2008). Ai thotë: “…Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeut u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë.”


Një rrëfim më të qartë mbi zanafillën e Skënderbeut ka dhënë Fatos Lubonja në shkrimin "Bëhu i ditur të jesh i lirë" (Korrieri, 30 nentor 2008). Duke cituar librin e ri dhe tronditës të Nathalie Clayer, Lubonja tregon që ky mit u promovua nga austro-hungarezët të cilët morën një mit shqiptaro-sllav që ekzistonte në zonat e Shpuzës dhe të Podgoricës, ku Skënderbeu paraqitej si luftëtar sllav, dhe e shndërruan në një hero të popullit të ri që po formësohej në brigjet e Adriatikut. Siç kanë treguar shumë shkrues mbi këtë temë (Fatos Lubonja, Nathalie Clayer, Hysamedin Feraj, Egin Ceka etj) miti i Skënderbeut është përdorur në forma të ndryshme dhe nga grupime të ndryshme në historinë e shqiptarëve. Ai është konstruktuar së pari si mit i krishtërimit, dhe "atlet i Krishtit", është rimarrë më pas në emër të nacionalizmit, është përdorur si simbol i Bektashizmit nga Naim Frashëri, është përdorur për të prodhuar një shqiptar anti-turk nga nacionalistët, është përdorur si simbol i bashkim-vllaznimit jugosllav nga komunistët, është përdorur si mit për proçesin e shqiptarizimit të muslimanëve në ish-Jugosllavi, është përdorur si mesia i enverizimit, dhe tashmë me rënien e komunizmit në Evropën Juglindore, ai po vazhdon të përdoret si mit i proçesit të nacionalizimit në Kosovë dhe Maqedoni. Zhvendosja e busteve të Skënderbeut në drejtim të Prishtinës, Dibrës dhe të Shkupit tregon që ky mit vazhdon të përdoret nga nacionalizmi shqiptar, i cili kohëve të fundit është duke u gërshetuar me mitet e Katolicizmit, ku siç vëren Abdi Baleta, Skënderbeu shpesh bëhet pjesë e një triniteti katolikocentrik ku Ismail Kadare, Nënë Tereza e Skënderbeu shiten si pjesë e një embleme kombëtare, një "trini e shenjtë" personalitetesh mbi bazë të katolicizmit: Skënderbeu si luftëtar për Papën, jo për babën; Nënë Terezën si të vetmin burim shpirtëror për shqiptarët dhe Kadarenë si të vetmin frymëzues kulturor për konvertimin në katolicizëm. Sipas Baletës, Kadareja reagon ashpër kundër de-mitizimit të Skënderbeut për arsye personale, pasi kërkon që të jetë pjesë e tresheve të mëdha, “pasi qysh në kohën e komunizmit e kishin përgatitur për në "treshen e madhe" gjirokastrite Enver Hoxha-Eqerem Çabej-Ismail Kadare, për të krijuar bindje të pakundërshtueshme tek shqiptarët se pushteti i mendjes dhe i forcës mbi ta duhej të vinte vetëm nga Gjirokastra (Enveri si simbol i pushtetit politik, Çabej si simbol i pushteti shkencor, Kadareja si simbol i pushtetit krijues).” (Abdi Baleta, Forumi Çamëria, 23 nëntor 2008)


Çfarë të bën përshtypje në reaksionet që shkakton debati mbi mitin e Skënderbeut, është se përpjekja për ta parë Skënderbeun si tokësor dhe si ka qenë në të vërtetë, shkakton sulme kundër personave që përpiqen të ndajnë Skënderbeun mitik nga ai historiku. Më kujtohen këtu sulmet që u bënë në vitin 1998 kundër librit "Skicë e mendimit politik shqiptar" nga Hysamedin Feraj, e deri te sulmet e sotme kundër Klosit, apo Lubonjës nëpër gazeta dhe disa forume të internetit, ku tituj si "Përse sulmohet Heroi ynë kombëtar, Skënderbeu", (prononcime të Agim Isakut, Artan Lames, Luan Ramës, Edlira Gjonit, në "Tirana Observer" 19 nëntor 2008); "Skënderbeu, ky titan", ("Standard" 15 nëntor 2008); "Pse po ringjallen Ballabanët?" (Fahri Balliu "55" 18 nëntor 2008), tregojnë tensionin që shkakton te disa besimtarë të mitit të Skënderbeut, ndasia shkencore e Skënderbeut mitik nga ai historiku. Në këtë vazhdë, reagimet me të mahnitshme kanë ardhur padyshim nga Mira Meksi që në Shekulli thoshte që “shkelja apo rrëzimi i tyre (qoftë dhe në tentativë) është thjesht tradhti ndaj kombit". (Mira Meksi, Shekulli, 18 nëntor 2008); dhe padyshim nga Ismail Kadare i cili personat që kërkojnë të shohin objektivisht mitin e Skënderbeut i quajti “pjesa renegate e popullit shqiptar” që kërkojnë të shohin “Gjergj Kastriotin si një renegat, tradhtar e armik” dhe që të “jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë” (Shekulli, 18 nëntor 2008). Kjo frymë e cila bën “tradhëtarë” dhe “të rrezikshëm” për “sigurinë kombëtare”, personat që nuk besojnë në mite, bëhet edhe më serioze nëse dikush lexon Xhavit Shalën i cili kërkon të “godasë” një grup besimtarësh muslimanë, të cilët nuk besojnë në festat dhe simbolet kombëtariste (Revista Urtësia, Tetor 2008).


Por siç Renani ka thënë “të harruarit, apo gabimi historik është një faktor i rëndësishëm në krijimin e kombit”, (Becoming National, Oxford University Press, 1996) edhe debati mbi Skënderbeun ne si shqiptarë na mëson këtë gjë. Pra ndërtimi i historisë së kombit mbi harresën apo rrëfime të gabuara është pjesë e nacionalizmit. Dhe në fakt mbrojtësit e Skënderbeut, duke dashur që të ruajnë mitin e tij, kërkojnë në fakt që historia të lexohet gabim.


Që historia ndërtohet mbi mite, duket se është edhe teza që Sulstarova pranon në shkrimin e cituar në fillimin e këtij shkrimi. Por, në kundërshtim me Lubonjën, i cili mendon se që dikush të jetë i lirë, duhet të jetë i ditur, Sulstarova thotë: “Në Shqipëri çmontimi i identitetit shqiptar nuk po na sjell ndonjë emancipim të madh qytetar, vetëm intensifikimin e politikave alternative të identitetit, që kanë për bazë fenë ose etninë. Diku miti i Skënderbeut si "Atlet i Krishtit" po përdoret si thirrje për konvertime të shqiptarëve myslimanë në krishterim, diku kryetari i një bashkie Skënderbeun e bën grek, diku tjetër sajohen varre për ushtarët grekë, si shtylla për të mbajtur në këmbë mitet e "çlirimit të Vorio-Epirit". Nuk është e thënë që përgjigjja e shqiptarëve ndaj këtyre dukurive duhet të jetë patjetër dhe gjithmonë referimi te miti i Skënderbeut, aq sa ai të na zërë hapësirën qytetare dhe mendimin kritik, mirëpo në krahun tjetër identifikimi me bashkësinë shqiptare, me gjithë shndërrimet e pashmangshme që sjellin kohërat dhe kontekstet e reja, ka si derivat të vetin interpretimet e pareshtura të figurës së Skënderbeut, sepse një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut.”


Edhe pse unë jam dakort me Sulstarovën në lidhje me konstruktet e reja identitetare në Shqipërinë e sotme, në anën tjetër jam i mendimit që problemi i tij qëndron në besimin në forcën e mitit për të ndërtuar bashkësi moderne. Sulstarova gabon kur mendon që ‘një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut.’ Me këtë lloj konkluzioni, Sulstarova jo vetëm që sjell një hipotezë të pavërtetueshme historikisht, por bie në pozitat e Ardian Vehbiut i cili mendon që "Historia e Shqipërisë, ashtu siç është përpunuar në formë mitologjike, është pjesë e misionit të shkollës për t’u dhënë fëmijëve një identitet qytetar modern.” (Shekulli, 18 nëntor 2008). Qëndrimin e Vehbiut e qorton me të drejtë Lubonja i cili thotë: “A formojmë vërtet një identitet qytetar modern duke i ushqyer fëmijët me mite nacionaliste ashtu siç janë farkuar ata një shekull e gjysëm më parë dhe përforcuar me frymë totalitare nga diktatura komuniste? … Nëse fëmijëve tanë do t\\\\\\\'u tregojmë gënjeshtra, edhe ata do të vazhdojnë të tregojnë gënjeshtra e ne do të vazhdojmë të kultivojmë kulturën e rrenës dhe manipulimit.” ("Bëhu i ditur të jesh i lirë", Korrieri, 30. 11. 2008).


Kundërshtimet që i kanë ardhur mitit të Skënderbeut prej afro një shekulli nga shqiptarët, dhe tensionet që ai shkakton sidomos në mesin e shume grupeve shoqërore, ku shkruesi i këtij shkrimi di sa e sa raste njerëzish dhe grupesh kulturore për të cilët ky mit është thjesht i papranueshëm; provojnë se teza e Sulstarovës se ‘një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut’ është e gabuar. Ka shumë shqiptarë që nuk janë bërë të këtillë falë mitit të Skënderbeut, por si pasojë e proçeseve të tjera identitare që nuk janë pjesë e këtij shkrimi. Por në anën tjetër jam i mendimit se kultura e vazhdimit të imponimit të mitit të Skënderbeut në Shqipëri, siç ndodhi me shqiptarët gjatë komunizmit kur dhuna shtetërore impononte mitet e Stalinit, Hoxhës dhe Skënderbeut tregojnë që shoqëria shqiptare dhe në veçanti klasa e saj intelektuale nuk është pjekur ende për të kaluar fazën tranzitore të ‘shekullit të shkurtër të 20të’ siç e quan Hobsbawm atë, dhe të lërë pas të kaluarën e frikshme të kontinentit tonë kur në emër të kombit janë bërë krime nga më të frikshmet. Imponimi i mitit të Skënderbeut ndaj grupeve shoqërore që nuk e duan atë, apo “goditja” e personave që nuk besojnë në mite, siç kërkon të bëjë Xhavit Shala, rezikon të krijojë të njëjtat reaksione dhe kriza identitare në vendin tonë siç krijon edhe imponimi i Ataturkizmit kundër armenëve, kurdëve dhe grupeve të tjera në Turqi; apo siç edhe Kurani na mëson mbi historinë e profetit Ibrahim, i cili kur jetonte në qytetin Ur irritohej nga imponimi i idhujve që i bëhej popullatës lokale nga idhujtarët, në një kohë kur këta idhuj – ishin krijesa të vdekura dhe pa ndonjë fuqi – por qëndronin në atë vend vetëm për shkak të një konsensusi dhe dëshire imponuese të elitës sunduese.


Rasti i muslimanëve të Shkodrës kur në 2006 ata refuzuan vendosjen e bustit të Nënë Terezës në hyrje të qytetit, por edhe tensionet që janë shkaktuar në Shkup nga vendosja e bustit të Skënderbeut dhe e Nënë Terezës nga maqedonët, por edhe deklarata e Bollanos që Skënderbeu është grek, tregojnë që ne në Ballkan jemi akoma pre e politikave inatçore etniko-fetare të shekullit të XX, si pasojë e të cilave në shekullin e kaluar janë shkaktuar një seri tensionesh dhe shtypje identitetesh alternative që ekzistojnë në shoqëritë e Ballkanit. Në këtu mund të përmendim edhe rastin e luftës në Kosovë, ku ishte imponimi nga Millosheviçi i mitit të Car Llazarit dhe Betejës së Kosovës ai që acaroi nacionalizmin serb dhe çoi në shtypjen e shqiptarëve dhe luftën e Jugosllavisë. Edhe pse Brubaker ‘kombin’ e sheh si një kontigjent dhe kategori praktike i cili bën të mundur funksionimin e shtetit modern, jam i mendimit që kopjimi në rastin shqiptar i modelit republikan francez të idesë së kombit dhe imponimi nga lart i “historisë korrekte” dhe i “heroit korrekt” me mite siç bën Kadare, i cili në vitet e komunizmit “thoshte se shpata e shqiptarëve të Skënderbeut ishte e drejtë, pasi shqiptarët ishin të mirë, kurse shpata e turqve (jatagani) ishte e shtrembër sepse ata ishin të këqij” (cituar nga Lubonja) është një lloj totalitarizmi identitar. Si pasojë e këtij totalitarizmi sot Shqipëria është shumë herë më e varfër kulturalisht, pasi sistemi i kaluar i zhduku asaj pak a shumë minoritetet gjuhësore, kulturore dhe fetare dhe prodhoi njeriun e realizmit socialist me Skënderbeun si mesi; Enver Hoxhën si pejgamber; dhe Kadarene si Ati intelektual i kombit.


Me rënien e komunizmit dhe dobësimin e ideologjisë nacional-komuniste, shqiptarët e Shqipërisë janë liruar nga shumë mite të të kaluarës. Në këtë vazhdë mendoj që edhe rrëfimi i drejtë i Skënderbeut, nuk do të bëj ndonjë hata të madhe, pasi siç Umut Ozkirimli thotë ‘identitetet janë një projekt në vazhdim e sipër apo një ‘work in progress’, që ndërrojnë sipas konjukturave historike, ekonomike, politike dhe sociale.’(Umut Ozkirimli dhe Steven Grosby, në Nations and Nationalism, 2007) Shqiptarët do të ishin bërë shqiptarë edhe nëse hero i tyre do të ishte Sulltan Abdylhamiti, Esat Pasha, Haxhi Qamili, Lenini, Stalini apo dikush tjetër në vend të Skënderbeut. Pse siç Gellner thotë, nacionalistët dhe shteti kombëtar do të krijonin ndonjë mit apo hero tjetër, do ta zbukuronin me bëma dhe heroizma, dhe kombi do të mrekullohej ndërsa do të lexonte mbi heroizmat e të parëve të tij.


Për sa më sipër jam i mendimit që detyrë e elitave shqiptare sot, është që të reflektojnë me seriozitet dhe shkencërisht mbi të kaluarën e tyre, duke përfshirë këtu edhe përdorimin, historinë dhe mitin e Skënderbeut, pa patur frikë apo komplekse kombëtariste. Nëse duam me të vërtetë që të ndërtojmë një komb evropjan, pa ‘fyhrer’, ‘komandantë’ dhe ‘atletë të Krishtit’, por me qytetarë dhe evropianë të njëmendtë, baza e këtij qytetari nuk duhet të jetë miti dhe legjenda, por dituria e cila të bën të lirë, siç edhe Lubonja thekson.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

ahahahaha ahahahahahahahahhhhhhhhhhhhhhhahahahah



OLSI JAZEXHI VS ISMAIL KADARE ...





shkues te dneruar perballje e madhe ...




paqja me ty ... mkish ardh marre mu ndiku per impotentave e te frustrarve anonimus tille ..
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by Ulurima »

cory taylor wrote:ahahahaha ahahahahahahahahhhhhhhhhhhhhhhahahahah



OLSI JAZEXHI VS ISMAIL KADARE ...





shkues te dneruar perballje e madhe ...




paqja me ty ... mkish ardh marre mu ndiku per impotentave e te frustrarve anonimus tille ..
ENVER KA MYT KATOLIK. KADAREJA TE ENVERI. KADAREJA E KA MUJT QOSJEN. QOSJA TASH PRO-KATOLIK ? E masnej thot ARKAIZEM....he bali nihere


http://3.bp.blogspot.com/_uXZ9VlmSuIs/S ... -Hoxha.jpg
Last edited by Ulurima on Tue Jan 19, 2010 1:57 am, edited 1 time in total.
User avatar
cory taylor
Posts: 1567
Joined: Thu Dec 02, 2004 11:43 pm
Location: Holy Nazi Empire

Re: Sfida Osmane - Arben Xhaferi

Post by cory taylor »

"Lufta e ardhme asht lufte e djalerise shqiptare kundra anmikut ne zemer te vet, asht lufte mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv, asht lufte botekuptimi drite kundra nje botekuptimi errsine, asht lufta e okcidentalizmes shqiptare kundra orientalizmes shqiptare"-shkruante dijetar i madh i viteve të 30-ta Krist Maloku në eseun “Oriental apo Okcidental”, në periudhën kur ishte bërë Shqipëria, por duheshin bërë shqiptarët. Ky pasues i cituar, i kontekstualizuar në debatin Qosja- Kadare kap konotacione reale, ngase prek deri në palcë esencën e polemikave. Ky shkrim i dijetarit Maloku është reflektim ndaj debateve të shumta që bëheshin në shtypin e kohës rreth problematikës shqiptare, veçanërisht aspekteve orientuese civilizuese, në të cilin debat kontribuuan shumë autorë (Konica, Koliqi, Merxhani, Noli, Koca, Maloku etj.). Rezultat i këtyre autorëve kemi trashëguar një mendim të emancipuar për përkatësinë kulturore e civilizuese shqiptare.
Locked