Guvernatori n’besë

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Guvernatori n’besë

Post by Emcee »

Per malsin e shipnis e kam dit qe ka ksi glluparia veq qe midis Prishtine hala mirren njerzt me kanun, kjo osht dishka absurde.. pa text kam met..


gazetaexpress.com

Guvernatori n’besë
Hashim Rexhepi, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka një vjet që lëviz në besë, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Besa i përfundon në fund të këtij viti. Djali i tij ndodhet në paraburgim, si i dyshuar që ka vrarë të birin e Emrush Gashit. Ai thotë se nuk do t’i japë më besë Guvernatorit.



Nga Nebih Maxhuni më 23.11.2009 në ora 7:58
Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk është i fuqishëm vetëm në bjeshkët e Kosovës apo ato të Shqipërisë. Ligjet e mbledhura para qindra vjetësh, shpesh kanë fuqi më të madhe sesa vetë policia dhe shteti. Madje edhe në Prishtinë, e pse jo në institucionet më të larta të vendit.
Një prej tyre që respekton Kanunin është edhe Hashim Rexhepi, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës. Ky zyrtar i lartë, ka rreth një vit që del lirshëm falë fjalës së dhënë- besës. Jeta e tij e lirë kushtëzohet nga vullneti i Emrush Gashit, babait të Arbenit të vrarë një vit më parë nga djali i guvernatorit Rexhepi.

Që nga 2 janari i këtij vitit, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen, djali i guvernatorit ndodhet në paraburgim, por bazuar në ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit, përgjegjëse është e tërë familja e tij.
Për këtë arsye, guvernatori duhet të shkojë në punë me leje, për aq kohë sa dëshiron t’i japë liri të lëvizjes babai i viktimës, Emrushi.
“Hashim Rexhepi ka ardhë ka marrë besë edhe e ka pranuar para Kanunit të Lekë Dukagjinit se vrasës i djalit tim është Hashim Rexhepi dhe djali i tij”, thotë Emrush Gashi, babai i viktimës për Express.

“Menjëherë të nesërmit na ka çue njerëz, Shaban Tashollin nga Sindikata e Policisë, Xhevat Ollurin, ish-kryetar i Lipjanit dhe një profesor tjetër. Në fillim besë i kam dhënë për 10 ditë”, shpjegon Emrushi. Por pak para përfundimit të besës për dhjetëditëshin e parë, sërish njerëzit që ka zgjedhur guvernatori Hashim Rexhepi, kanë trokitur në derën e familjes së viktimës për të kërkuar besë edhe për një periudhë tjetër.

“Pas dhjetë ditëve besë, i kam dhënë edhe një muaj tjetër e më pas edhe dy muaj e kështu më radhë”, thotë Emrushi, duke sqaruar se herën e fundit që guvernatori Hashim Rexhepi ka marrë besë nga familja Gashi, është në afat prej katër muajsh.
Por ky afat përfundon në fund të këtij viti. Pas kësaj feste, Emrushi thotë se gjërat do të ndryshojnë. Fatkeqësisht, jo për të mirë. Ai e ka ndarë mendjen të mos i japë më besë guvernatorit.
“Djali im më është vra me automatik. Përveç kësaj, aty ka pasur armë të tjera që kanë gjuajtur. Policia nuk ka marrë askënd në pyetje se si ka ndodhur rasti, nuk janë intervistuar njerëzit që kanë qenë në lokalin ‘Garden”, thotë Emrushi për Express.
“Djali më është vra afër shtëpisë, vetëm 500 metra larg. Djali u vra pahiri, janë konë dy grupacione që kanë pasur telashe, në mesin e tyre kanë qenë edhe djemtë e Hashim Rexhepit, njëri nga të cilët ka shtënë me automatik në djalin tim që ka vdekur në vend”, rrëfen Emrushi, babai i viktimës.

Një vit më parë, djali i kreut të BQK-së, dyshohet se ka vrarë Arben Gashin, saktësisht, në natën e dytë të Vitit të Ri në lagjen Emshir të Prishtinës, te restoranti “Garden”. I ndjeri Arben Gashi nga lagjja Emshir, është vrarë rreth orës 2 e 45 minuta pas mesnate, më 2 janar të këtij viti, kur dy grupe të rinjsh, kishin qëruar hesapet mes tyre me armë zjarri, në ndejën që ishte organizuar pikërisht për festën e Vitit të Ri.

Gentian Rexhepi, djali i guvernatorit dhe si i dyshuari kryesor për këtë vrasje, tash e njëmbëdhjetë muaj vazhdon të jetë në paraburgim. Një ditë pas vrasjes së Arben Gashit, guvernatori Hashim Rexhepi ka gjetur disa burra dhe i ka dërguar për të kërkuar besë te familja e viktimës.

Sipas familjarëve të viktimës, në natën kritike, policia as që ka lajmëruar familjen për vrasjen e Arbenit, edhe pse vrasja ka ndodhur vetëm 500 metra larg shtëpisë. “Policia nuk ka ardhur as të më njoftojë që më është vrarë djali, nuk ka ardhur fare as prokurori të më pyes se çfarë ka ndodhur dhe askush nga Gjykata’, thotë babai i viktimës, Emrushi.

Në lidhje me këtë çështje, ai thotë se ka njoftuar edhe Ombudspersonin e Kosovës, pavarësisht se besimi i familjes Gashi në sistemin gjyqësor dhe Policinë e Kosovës është zero. “Unë çuditem me këtë drejtësi të Kosovës, nuk ka drejtësi në Kosovë se po të kishte drejtësi, senet kishin shkuar ndryshe, ishin zbuluar sendet në fillim. Policia jonë punon qysh donë, janë mundu edhe me mjekë që të bajnë dallavere me letra se Hashim Rexhepi o guvernator, atij veç një thirrje i vyen edhe u krye puna, atij nuk i vyen ma tepër”, thonë në familjen Gashi.

Për vrasjen në Emshir në natën e dytë të Vitit të Ri 2009 dhe për shkëmbim zjarri ndërmjet vete, akuzohen gjithsej shtatë persona, në mesin e tyre edhe dy djemtë e Hashim Rexhepit. Shumica nga të akuzuarit janë liruar, e dy prej tyre tashmë gjenden në arrati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I vetmi që është duke u mbajtur në paraburgim është Gentian Rexhepi.
Seanca e parë gjyqësore pritet të fillojë për këtë vrasje më 11 dhjetor 2009. Familja e Arben Gashit të vrarë, ka kërkuar disa herë që lëndën për djalin e tij ta marrin prokurorë të EULEX-it, meqë ata nuk besojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Kam kërkuar në EULEX që ata ta marrin lëndën se unë nuk ju besoj gjykatave të Kosovës, sepse janë të korruptuara dhe të dështuara”, thonë familja Gashi. Në rast se lënda e djalit të tij nuk zgjidhet dhe akterët e vrasjes të marrin dënimin e merituar, familja Gashi thotë se do të largohet nga Kosova.
Për lëvizjet nën besë dhe për akuzat që bën familja Gashi në adresë të guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ky i fundit nuk ka dashur të flasë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit

Nyje 119

844 - Dorasi po sa të vranë njeriun ai duhet të dërgoj fjalë se e vrau ai e të mos hutojnë mendsh prindërit e të vramit.

845 Dorasi duhet të çojë të lypë besë.

Nyja 121

851 - Bestarë janë ata që hinë te prindët, kushëririt të të vramit për me nxjerrë besë për dorasin e për shpinë e tij, janë mbrojtësit e dorasit e të shpisë së tij që t`i mos i gjejë ndonjë gjë gjatë vadës së besës. Bestarë nuk hin kush me pare.

Besa është një vade lirie e sigurimi që shtëpia e të vramit i jep dorasit e familjes së tij, të mos i ndjek për gjak për një kohë të caktume.

Nëse ngurron shtëpia e të vramit t’i japë besën katundit (dorasit), dorasi me familje dhe kushëri të tij të afërt të rrinë mshel.
Post Reply