Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Beka Floyd
Moderator
Posts: 3066
Joined: Wed Dec 28, 2005 9:50 pm
Location: Prizren
Contact:

Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Beka Floyd »

Ashtu dhe siq ishte paralajmeruar me par, kryeministri i shqiperis Sali Berisha, do ta vizitoj kosoven. Bersha, do te takohet me lideret e institucioneve te kosoves ne prishtine. Qellimi i kesaj vizite eshte nenshrkurarja e nje sermarveshjesh te natyres ekonomike, arsumire si dhe levizjen e qytetareve mes dy vendeve tona.
Universiteti i shtetror Kosoves ne Prishtine (UP), ka vendosur t'i jap totullin Sali Berishes, "Doktor Honoris Causa". Ne kuader te vizites se tij ne Kosove, kryeministri Berisha, do ta vizotoj edhe qytetin e Prizrenit, ku dhe do te shpallet qytetar nderi i po ketij qyteti.

Kjo pra kjo ishte nje permbledhje e shkurtur sa i perket agjendes se Berishes me rasitn e viztes ne Kosove.

Per juve kam disa pyetje:
Si e vlersoni ju viztien e tij ne kosove?
Cfare rendesi te vecante ka vizita e tij (sipas jush)?
Cka pritni te ndodhe konkretisht pas vizites se tij?
Dhe a e konsideroni ju kete vizite si nje hap drejte bashkimit te trojeve kombetare. Sepse sic e dijme, muaj me par kryeministri Berisha, ka dhene deklarata per bashkim trojesh shqiptare.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ulurima »

1. E vleresoj si ni deshmi t'gjalle qe Kosova SPO MUN hin n'marrdhanje bilaterale me shtete tjera, po po vazhojne me na e thi me Bamir Topa e Sali Berisha qe sdi sa vjet. Sali Berisha kur ka ardhe sefte n'pushtet ka premtu qe ka me bashku Kosoven me Shipni, ama veq pat PREMTU t'lutna. U murr vesh mo qe me Shqipnine munesh mu QARAVESH tu pas marrdhanje, po shtrohet pytja qka me tjert ? Mos shko ma larg se Shkupi. 24/7 ta thin Hashimi tu thon Kosova ka 'marrdhenje t'mira me Shkupin', a knena demarkacioni kufitar definitivisht ka mbet ai i 2001-tes (Hakeroop-Çoviç-Crvenkovski), masnej qohen lujn testis me ty me Enciklopedia e hamoma, edhe ti pos po munesh me i kqyr YJZIT DITEN. N'ven se bash qito dite Shqipnia edhe Kosova me i orientu krejt energjite e tyne, kah PERGENJESHTRIMI i pizdarines t'maqedonve (jo me nacionalizem si ata, po me fakte edhe argumente akademiko-shkencore kur dihet qe e drejta n'kit rast osht n'anen tone) ai qohet vjen n'Kosove qysh ka ardhe prej 2000-tes e deri sot. Qka u bo qe ke qitash apo kur u kon najhere para ksaj here ? Sen t'hamomit. Vizite rutinore, Boom Medial, Billborda, hamoma.

2.Vizita e tij ska pas KURFAR RENDSIE nese e kqyr pi kandit REALISTIK. Edhe kjo pytje po nderlidhet me pergjigjen ma nalt : U MURR VESH QE SHQIPINIA NA KA NJOFT, QE SHQIPNIA NA DON, QE SHQIPNIA BON PER NEVE, ama na qe 3 muj dite po vujna per NJOHJE T'REJA OJ FAMILJE. Njohjet e reja po na vyn, SUBJEKTIVITETI NDERKOMBTAR PO NA VYN, e jo t'zhvallnit me Salen. Edhe qato shtete qe t'kane njoft spo jon t'gatshme me hi mire n'marrdhanje bileterale me ty (Mali i Zi ka lyp ulese n'parlament t'Kosoves per 'pakicen malazeze' qe deri mas pavaresise sju ka ni zani, sikurse edhe maqedont qe po lujn qysh po dojne me ty anipse Hashim SNOBI mjaftohet veq me NJOHJEN qe na e kane bo). Malajzia nihere t'njofti masnej t'q'njofti, Netanjahu thojke 'jaaa jaaa se kena njoft Kosoven, se se kom adet me jep deklarata t'shtuneve'. N'ven se me na brengos qito qashtje, na shkojna gjejna prehje n'pozerizma t'ni vizite krejtesisht IRELEVANTE. Njohja ma me rendesi per Kosoven osht NJOHJA PREJ SERBISE. Ti 67% kufizohesh me Serbi + menon me frymu ne ni fryme sa ma tolerante edhe demokratike n't'ardhmen. Vizita e Salihut osht sikur me kapercy vllau yt kapigjikun edhe me ardhe me pi qaj masdarksh te ti per qefi, a knena te dy vllaznite SPO KINI QKA ME JU BO KOJSHIVE N'MEGJ QE JU SOSEN TU LU ME JUVE. Ama ashiqare ktu jon rrojt ma fell, se Serbise sipas t'gjithave gjasave nuk po i kushtezohet integrimi n'BE me njohjen e Kosoves e per qata kjo ka arsye mos me t'njoft deri sa t'arrine me t'ule edhe nihere n'bisedime edhe me ta shkput veriun. Shqipnia nuk ka lujt rol paternalist ndaj Kosoves, se ska mujt edhe ska guxu, ama tash s'GUXON EDHE MA HIQ, SE VEQ DOM NA BON. E bash per qita une viziten e Sali Berishes e shoh veq si TRANZIT EDHE ESKURSION T'TIJ.

3. Nuk pres BASH KURGJO HIQ, se i kqyri senet realisht. Kosova ka me vazhdu me i pas 70% t'popullsise t'papune, veriu ka me rrshit hala drejt ndarjes, a sa i perket kredos morale t'qityne politikaneve KA ME U PA N'ZGJEDHJE PUNA E TYNE.

4.Sali Berisha osht PICIRRUKU MA I VOGEL edhe LOJTARI MA I VOGEL i mundshem politik qe munet me bo diqka n'drejtim T'NDRYSHIMIT T'KUFIJVE. Kjo per sa i perket MUNDSIVE T'TINA. A sa i perket mendsise snobiste qe pretendon edhe mu integru n'Europe edhe rezonon hala me mendesi etnonacionaliste si do do ktu, ata jetojne hala spo thom n'shekullin e XIX, ama n'kohen e Millosheviqit po se po sepse frymojne qashtu konceptualisht edhe substancialisht, edhe pse dallimi mbetet n'kontekst edhe n'substrat. Une nuk GARANTOJ EDHE AS NUK PARASHIKOJ KURRE, qe qita kufije n'Ballkan s'kane me u ndryshu najhere (se kufijte definitivisht jon si sen shume amorf n'politike), ama veq ju GARANTOJ QE EDHE NESE NDRYSHOJNE, BASHKIM KLASIK T'TROJEVE SHQIPTARE QYSH KENA QEF NA, NUK MUNET ME PAS KURRE. Kur pe permeni qe etablimi i mundsise per BASHKIM KOMBTAR sot per sot osht RREZIK I MADH per neve, poenten pe qes te SIMETRIA. Logjikisht (nese dini me logjiku), nese na kerkojna BASHKIM ME SHQIPERINE, edhe serbet e Kosoves (pi permeni veq kta e jo edhe etnite e tjera n'Ballkan qe e lypin t'njejtin sen), BASHKIM ME SERBI. E si rezulcion, nuk permbyllet projekti i SAMI FRASHERIT PER SHQIPERI ETNIKE, po permbyllet PROCESI I DORBRICA QOSIÇIT EDHE BRANIMIR KRSTIÇIT PER NDARJE T'KOSOVES. Ama krejt kjo n'rastin HIPOTETIK, se perndryshe me kqyr REALISHT per mu ndryshu kufijte n'Ballkan momentalisht, qe po ju kallxoj prej kontekstit t'DREJTES NDERKOMBTARE qka duhet me u shkel :

1.Akti Final i Helsinkit
2.Perfundimet e Komisionit t'Batinderit
3.Parimet e Grupit t'Kontaktit
4.Krejt Kushtetuat e shteteve qe pretendojne per qato ndryshime

e tash ju qe jetoni n'iluzione qe ka me pas BASHKIM TROJESH, a e dini hiq a jo qe per mu shkele krejt kto sene duhet me shperthy LUFTE E PERMASAVE BALLKANIKE per me mujt mu ndryshu diqka. Ama kur t'bohet LUFTA duhesh mi kallxu BOLET. Kur t'bohet lufta (per qka as na as Shipnia sjena t'pergaditun), ki mu detyru mi pranu edhe KUSHTET E PAQES, t'cilat normal se i parashtron qaj qe e fiton LUFTEN. Serbia osht e 9-ta n'Europe per kah FUÇIA USHTARAKE, Greçia e 7-ta. Te na hala su strukturu mire FSK-ja e dalin snobat m'shesin floskula nacionaliste t'kafeve.

E tash spo di a pe doni INTEGRIMIN A LUFTEN ? Trendet e Maredhanjeve Nderkombtare nuk po qojne mo n'ADERIME E BASHKIME, PO N'NDARJE EDHE SECESIONE. Mali i Zi U NDA prej Serbise (secesion), ama po kqyr MU BASHKU me to n'BE (integrim). Qyky osht TRENDI. Nuk ja ka nise Europa ksaj pune, me leju riformesime t'shteteve si n'shekullin e XIX, JO. Per mos me na kersit neve naj ndarje a secesion i brendshem mrena qiti llom shteti qe e kena fitu, duhet me DITE ME MBROJT QIT SHTET. Duhet me rezonu si PATRIOTA KONSTITUCIONAL E JO ME JETU N'ILUZIONE T'NACIONALIZMIT PRIMITIV t'dofar Albin Kurtash e Glauk Konjufcash e lluzerash n'jete t'cilt punojne me prapavi edhe t'cilt i ndane veq ni vi shuuuuuuuumeee e holl prej SHESHELIZMIT N'VERZIONIN SHQIP. Duhet me shti nihere e mire n'tru termin Q Y T E T A R I. Duhet me mbrojt qit cope shtet po thom, mos me dal ky shtet si HAJGARE HESAPI. Duhet me mbrojt me FLAMUR T'KOSOVES, mu dite qe JE SHTET JEBIGA. Patriotizmi ma i madh, e mira ma e madhe qe munesh me ja bo kti veni osht me kontribu diqka n'integrimin e pakicave, n'zhvillimin e qiti vendi, n'prosperimin e qiti veni, e jo ha, pi e rri e shih andrra per Shipni Etnike. E kom ni bindje qe shumica pavaresine e kane marre si KOMPROMIS hesapi edhe hala thojne : 'kuku ishalla so qyky finishi', 'ishalla bashkohemi me Shqipni se mosvet a ' ! Amo u kurac, qishtu rezonon Banja LLuka zyrtare edhe Millorad Dodiku qe kur ti vetsh a jeni me Europe a me Serbi thojne : JO NA JENA ME SERBI. Ti menon per veti e jo per SHQIPTART E SHQIPNISE o daj. Edhe nese na jena 90% pro-bashkimit (qka sjena, ama hajt po jau boj qefin), shtrohet pytja A PRANOJNE ATA ? Une per veti shume DYSHOJ, sepse osht per me DYSHU.

Lumiu.
Last edited by Ulurima on Wed Oct 07, 2009 10:34 pm, edited 9 times in total.
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ulurima »

Halil Matoshi: Mirëmëngjesi Kosovë/Stresi më vjen nga eskorta e tillë/KOHA Ditore, 7 tetor, 2009Share

Pse vizita e Sali Berishës në Prishtinë u shndërrua në folklor dhe në paralizë të lëvizjes së lirë të qytetarëve për orë të tëra? A mendon dikush se sa orë pune janë humbur dhe sa stres u është shkaktuar qytetarëve? A e di dikush në këtë vend se kështu nuk ndërtohet as shteti, as demokracia dhe as tregu i lirë?

Vajtje-ardhjet te kushërinjtë, e liderëve etnikë të shteteve pa sundim të ligjit, pa vlera të përbashkëta evropiane (pa qytetari) dhe pa pasur çka të këmbejnë ndërmjet vete, e ka rikthyer hapësirën e shqiptarëve etnikë në këngë popullore, folklor e rituale, të mbledhura nga rilindësit në shekullin e 19-të. Paramendojeni vizitën e Angela Merkelit në Zvicër dhe bilbordat ku do të shkruhej “Welcomme Angela Merkel”, se çfarë të qeshurash do të shkaktonte tek qytetaria!? Paramendojeni paralizimin e kryeqytetit zviceran, duke i hedhur tej rruge për orë të tëra të gjitha automjetet, për t’ia liruar udhën eskortës së një kryeministri të një vendi që shkon në një vend për ta kryer punën e tij prej shtetari, sipas protokollit shtetëror. Po të ndodhte diçka e tillë në Bernë, siç ndodhi të martën në Prishtinë, kur nën pretekstin se po kalonte eskorta e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kur u qiten jashtë aksit rrugor Morin – Prishtinë mijëra qytetarë dhe u lanë të presin rreth dy orë në automjetet e tyre, sigurisht se kryetari i qytetit apo ndonjë ministër rendi do të jepte dorëheqjen si akt moral për stresin e krijuar ndaj qytetarëve e pse jo edhe për kohën e punës të humbur kot. Por jemi në Ballkanin Perëndimor, pra këmbëkryq. E kemi kohën e botës. E kush mendon për t’i kursyer qytetarët nga stresi?
Një kryeministër i zgjedhur nga elektorati shqiptar vjen në Kosovë duke mos bërë dallimin e shtetarit me atë të tribunit popullor, të marrë e të jap fjalë-rrufe, emocione e dhurata, dekorata e ofiqe, të nënshkruajë marrëveshje, çmarrëveshje, të rrahë supet e autokratëve dhe kleptokratëve, pa asnjë vizion për të sotmen dhe të ardhmen e demokracisë dhe lirisë dhe gjithnjë nën petkun e folklorit, nuk ka se si të cilësohet ndryshe pos popullist agresiv. Berisha kurrë nuk e ka konsultuar qytetarinë kosovare, shoqërinë civile dhe njerëzit e medias për të parë se ka shkelur në tokën e palirive civile, të njeriut, palirisë ekonomike dhe të shtypit dhe kthehet i ekzaltuar, i mbushur frymë dhe i harxhuar deri në shterim zëri, në shtëpinë e tij të varfër, nga një vend i mjerë.
Sepse kryeministri shqiptar nuk përfaqëson politikat e reja, ndonëse ai së paku krahasuar më këta tanët paraqet një entitet, një tip burri verior dhe patrioti arkaik, asi të legjendave dhe folklorit, që megjithatë ia ka dalë të ruajë kohezionin kombëtar, (shtetit-komb, që ne i themi Shqipëri) duke i mbijetuar madje edhe tronditjet e shkërmoqjet civile deri buzë shembjes së kombit më 1990, 1997, 1998. Kryeministri shqiptar duke qenë në krye të një pushteti me këmbë të qelqta, (ende pa opozitë në Kuvend) dhe shumë të mëdyshur karshi kërkesave të BE-së për bashkërendim me opozitën për t’i përmbushur kushtet për procesin integrues, duhet të jetë shumë më vetëkritik, i përmbajtur dhe më i balancuar në politikat ndaj Kosovës (sepse e them, ekziston edhe një Kosovë e dytë, qytetare e jo vetëm ajo Kosova që kërcënueshëm rri lart mbi qytetarinë, si re e zezë!?), por kryeministri shqiptar duhet të ruajë sensin e balancave rajonale dhe të përbotshme, sepse Kosova po kalon nëpër një trajektore delikate kur afirmimi i sovranitetit të saj në OKB është e barasvlershme më atë, që kosovarët i thonë ‘me kanë a mos me kanë’.
Natyrisht se në këtë tregimin për paralizën dhe stresin e Prishtinës Berisha nuk ka ndonjë faj, pse me paratë publike në një vend të varfër si Kosova shtypen posterë me figurën e tij epike; madje asnjë faj s’e ka pse mijëra qytetarë kosovarë ngujohen skaj rruge për mbi dy orë, deri sa ai të arrijë në selinë e pushtetit në Prishtinë. Sepse, Berisha nuk e di se fushata e asfaltimit në Kosovë është shndërruar në asfaltomani, e cilësia rëndom është e dyshimtë, gjë që edhe ashtu e ka paralizuar tash e disa muaj Prishtinën, kur ndërtohet një rrugë e nuk çelet një shteg, kur mbyllet një shteg e nuk çelet një udhë, kur kaosi e shpreh vetë fytyrën e pushtet. E nga kaosi po diferencohet një klasë e re, ajo e kleptokratëve që po e ndërtojnë një shtet privat, (të një kaste të caktuar, që veten e quan meritokraci), të cilën, me apo pa arsye, me apo pa vlerësim kritik, me apo pavetëdijshëm po e mbështet kryeministri shqiptar.
Kryeministri shqiptar, Berisha, me gjasë e di se autostrada Merdar - Morin nuk do të nisë ndoshta as për dy-tre vjetët e ardhshëm, po ashtu ai e di, me gjasë, se të gjitha raportet ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare për progresin në Kosovë po na vijnë si habere të këqija, pra negative. Berisha me gjasë e di se Raporti i Komisionit Evropian, që del në gjysmën e këtij muaji e rendit Kosovën nder vendet me më pak liri!?
Kryeministri shqiptar e di, shpresoj se vendi po mbytet në korrupsion dhe shoqëria është kacavjerrë në lakun e kontrollit total qeveritar!?
Kryeministri shqiptar, e di, me gjasë përse Kosova zorshëm po e afirmon pavarësinë dhe sovranitetin e saj shtetëror (marrja e 130 njohjeve si synim për anëtarësimin në OKB), sepse ka deficite të mëdha demokratike dhe edhe më zorshëm po ia del ta ruajë kohezionin e brendshëm kombëtar, në raport me qytetarët shumicë, ky është pushtet provincial, kurse në raport me numrin e vogël, pakicat sillen si pushtet hegjemon. Kosova, mbase e di kryeministri Berisha, nuk ka politika moderne të jashtme të zbërthyera deri në detaje në raport me fqinjët, shtetet veç e veç dhe organizmat botërorë, qeverisja aktuale nuk është potente dhe kompetente, që njohjen formale ta kthejë në vendosje të marrëdhënieve diplomatike e në interes të dyanshëm me shtetet fqinje si me Malin e Zi dhe Maqedoninë, ndërsa me shtetet e fuqishme që e kanë njohur atë të nënshkruajë protokolle në të gjitha fushat, të kërkojë ndihmë për projekte, e pse jo edhe punë për qindra mijë njerëz që ende s’e kanë një punë për ta fituar bukën e përditshme në Kosovë.
Prandaj, Berisha duhet ta mbrojë idenë e Kosovës sovrane, por të ndërtuar në baza qytetare - si bashkësi e vullnetit qytetar - që trupi i saj politik të jetë i aftë të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe pa hezitim ta nxisë perëndimorizimin e shoqërisë, ku nuk sundojnë klerikët as ligji i të fortit, ku sundon drejtësia sociale e jo kleptokracia, ku sundon demokracia liberale e jo autokracia, ku përqafohen vlerat e përbashkëta evropiane e jo “identitetet vrastare”. Sepse, këto vlera na bashkojnë, kurse “vlerat” etnonacionaliste, provincialiste dhe agresive ndaj lirive të tjetrit, që nuk është si ne, ndaj lirive të njeriut, atyre qytetare, lirive të pakicave, të grave, të shtypit, e që prezanton modeli aktual qeverisës në Kosovë na ndajnë në botëkuptime, na ndajnë në kufij mendorë, na bunkerizojnë, na ndajnë nga synimi i përbashkët i tërë hapësirës evropiane, na veçojnë, na bëjnë që të ndihemi inferiorë, të bezdisshëm, madje edhe injorantë, si tufë budallenjsh, që gjithnjë na duhet një hegjemon, një protektor, një polic mbi krye...
Qytetarit normal aq i bën se cili nga shtetarët e viziton sot Prishtinën zyrtare, e cilin vend do ta vizitojë nesër Thaçi, atij i intereson të mos i krijojë shteti kaos në rrugë dhe në kokë, të mos e lërë pa punë pse i përket një mendësie tjetër, të mos e lërë pa ujë e pa drita, atij i intereson se a do t’i rritet paga, a do t’i shtohen kursimet (apo do t’i rruaj dreqi, si ato të Trustit pensional!) a do të ketë shërbime të mira shëndetësore, shkolla të mira, lirime mallrash të konsumit të gjerë dhe, mbi të gjitha, i intereson që të arrijë atje ku është nisur pa drojën se do ta bllokojë dikush në autobus ose në veturën e tij. Natyrisht se vizitat ndërfqinjësore (qofshin edhe ndërmjet kushërinjve) e ndërshtetërore janë OK, për të ndrequr bashkë diçka, për të mirën e kombeve, ama Berisha dhe Thaçi duhet ta lënë folklorin në arkat e filigranit, që mund të shfaqet në festivale popullore, t’i lënë mujshitë dhe agresionin ndaj mendimit ndryshe e t’i qasen krijimit të hapësirës së mirëqenë për qytetarët e tyre, në Tiranë dhe Prishtinë, që në emër të demokracisë të mos bëhen vetë armiqtë më të mëdhenj të saj. Berisha e di, që Tirana e Prishtina ndajnë vlerat etnike, por, para së gjithash, duhet t’i ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane. E kanë një synim dhe dy rrugë të ndryshme, përkatësinë qytetërimit perëndimor dhe sovranitetit e tyre të arritura në kushte e mënyra të ndryshme, pra edhe kanë marrë zotime e detyrime të ndryshme.
Prandaj, i dashur Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, së paku mos e pengo rrugën tonë!?

[email protected]

P.S.

Për ata lexues që mund të mos e dinë ç’është ky siklet imi, po e jap një shpjegim të thjeshtë për stresin, që të mos paragjykojnë se autori nxitet nga ndonjë urrejtje irracionale ose politike për ta kritikuar me çdo kusht kryeministrin shqiptar, për të cilin ushqej respekt dhe për veprime të veçanta edhe simpati.
Stresi është një term biologjik që u referohet pasojave të dështimit të një qenie njerëzore ose shtazore për t’iu përgjigjur ashtu si duhet kërcënimeve fizike dhe emocionale të organizmit, pavarësisht se a është aktual apo imagjinar. Stresi nënkupton gjendje alarmi dhe prodhim adrenaline, rezistencë të përkohshme si pjesë e mekanizmit dhe dobësim. Stresi i zakonshëm nënkupton tension muskujsh, acarim, dhembje koke dhe përshpejtim të rrahjeve të zemrës.

I MADH o Halili.
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Emcee »

Matoshi njo prej gazetarve tvetem mdoket qe ska mujt me ble derzhava hala, jo veq ne shkrime po edhe ne tv e fol veq realitetin..

Shkrimi teper mpelqej..
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by cimi_rhcp »

sot e pash prej afer kur e vizitoi Newbornin, interesant ke!
dje mu dok ma interesant, kur u nderu me cmimin dr. honoris causa
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by [CORNHOLIO] »

per do pune ne lidhje me qeveri te korruptume ect Halili o i holl pej menje, po per shume sene tjera osht me plotkuptimin e fjales LOPE, bile osht shku deri ne at shkall saqe e ka gjet dikun ni foto ish pas dal dikush ne proteste me Kuran ne dore e ky merr foton edhe ja u qon amerikanve ne dragodan "QYRI KTA JON TERRORISTA ISLAMIK" :!:
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by AciDiuS »

Ulurima wrote: I MADH o Halili.


Hiq spo du me lexu ata tjetrit qa ka shkru halili .


Kom pas pak respekt per to edhe pse se ngjoh mir mka ra me pa pak ndo debate amo me debatin e fundit qe e kom pa mka deshpru ky me gjith nexhmedin spaHi'n n'debatin e TOP SHOW "Kosovar apo Shqiptar" pfee qa diten me kovat kta dy aty palidhje sa qe ata shiptart e shipnis ja nisen me "lu" qoke me ta i merthejke gazi po palidhje folshin , Na tash jem Shtet jem shiptar po tash e kem kriju kombin Kosovar , e kem himnin flamurin jem shtetas tqati veni edhe duhet mu prezantu para botes si Kosovar ... PO mir bre plakoo i tha Shiptari te maresh pasoshin Gjerman , Gjerman do behesh ti ?? Po shqiptaret e maqedonis si te prezantohen MAQEDON ?? pheee ...Ah shum mkan nervozu po palidhje folshin ... ah veq dy tri pytje jau kisha bo ktyne dyve edhe krejt atyne qe menojn si ata dy se jon bo kogja do ... KurgjO KurgjOooOoOO , prej Skenderbeut e knej per cfar flamuri gjuhe populli o luftu ?? Qa o ky lloj asimilimi kshtu sene vene kosovar ??A jeni budall a sa pare pi merni per me fol kshtu ?? Leni foret :)



A Sali Berisha Hallall o babe hallall se osht Shiptari i vetem qe o met dikun qe pe permen Bashkimin Kombtar pa mar parasysh ne cfar forme e permen meransi o me permen , KY pe flet para botes vullnetin e popullit besom se egziston vullneti edhe deshira te ni pjes e madhe bashkimi kombtar po ashtu te ni shumic apsolute vullneti edhe deshira per me hi ne BE , duhet me dit si salihi me diplomaci me punu i meqem valla averi se so zor me ardhe kohe me lehtsin mat madhee me hi ne BE + mu bo njo , po edhe me met "dy" kurgjo kurgjo munum me funksioni nraport njoni me tjetrin si ni shtet i "panvarun" sen qe e tha edhe berisha qe duhet mi hjek barierat nmes dy shteteve kur ti hjek doganat kosove shiperi qa po don ma shum ??
Last edited by AciDiuS on Wed Oct 07, 2009 8:51 pm, edited 1 time in total.
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by santana »

loqkan osht bre :D niri pa sherr.
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ambassador »

CARI i Shqiptarve
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ulurima »

per XHAHILA qe hala besojne verberisht n'Shqipni Etnike

Sali Berisha në Kosovë, po Ilir Meta ku? Takon Jeremiçin bash kur Berisha po na knaqë me refrene patriotike këtu në KosovëShare

Ministri i Jashtëm i Shqipnise, Ilir Meta, takon në Budapest homologun serb Vuk Jeremic, bash ne diten kur Sali Berisha asht per vizite ne Kosove.
Cashtje të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedës gjatë këtij takimi, u tha nga media e Shqipnise, qe citonte zyren per shtyp te Metes.
Përmes konferences së përbashkët për shtyp, Meta e Jeremic kanë fole për intensifikimin e marradhanieve mes dy shteteve, ndërsa shprehen të gatshëm për marraveshje të reja bilaterale mes Shqipnisë dhe Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe, Jeremic, ka ftue ministrin Meta me vizitue Serbinë. Gjatë fjalës së tij Jeremic theksoi se e ardhmja e dy vendeve asht integrimi i plotë n’Unionin Europian.

Ministrat e jashtëm të Ballkanit perendimor janë mbledhe në samit n’Budapest.
Zyra e shtypit e ministrit Ilir Meta nuk thekson se në këtë takim e'eshte çështja e Kosovës.


nashta ishalla e kuptoni mo qe BASHKIMI ME SHIPNI OSHT ILUZION...
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by AciDiuS »

Ulurima wrote:per XHAHILA qe hala besojne verberisht n'Shqipni Etnike

Sali Berisha në Kosovë, po Ilir Meta ku? Takon Jeremiçin bash kur Berisha po na knaqë me refrene patriotike këtu në KosovëShare

Ministri i Jashtëm i Shqipnise, Ilir Meta, takon në Budapest homologun serb Vuk Jeremic, bash ne diten kur Sali Berisha asht per vizite ne Kosove.
Cashtje të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedës gjatë këtij takimi, u tha nga media e Shqipnise, qe citonte zyren per shtyp te Metes.
Përmes konferences së përbashkët për shtyp, Meta e Jeremic kanë fole për intensifikimin e marradhanieve mes dy shteteve, ndërsa shprehen të gatshëm për marraveshje të reja bilaterale mes Shqipnisë dhe Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe, Jeremic, ka ftue ministrin Meta me vizitue Serbinë. Gjatë fjalës së tij Jeremic theksoi se e ardhmja e dy vendeve asht integrimi i plotë n’Unionin Europian.

Ministrat e jashtëm të Ballkanit perendimor janë mbledhe në samit n’Budapest.
Zyra e shtypit e ministrit Ilir Meta nuk thekson se në këtë takim e'eshte çështja e Kosovës.


nashta ishalla e kuptoni mo qe BASHKIMI ME SHIPNI OSHT ILUZION...

Kush po THOT ?? Halili apet a ?
User avatar
system of A down
Posts: 825
Joined: Tue Nov 04, 2008 6:02 pm
Location: protesta! i`manevrushem:P

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by system of A down »

per pak mka ik sune pash a ish far bossi be :o :?:
se ne Tv llegend osht :mrgreen:
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ambassador »

Iluzion met nese ti merr kete pun si tkryne, a n'zemren e SHQIPTARVE kjo osht edhe ka me met onderr jo e pa-realizushme, perveq ksaj ti thu qe fjalimet patriotike tMadhit Berisha jon fallc? marre.. edhe cfar preteksti ki? se Meta koka taku me Jeremicin ncncnc ku jeni tu jetu allahile? i paska tradhtu shqiptart qeveria Berisha veq pse Meta paska diskutu me homologun e tij serb a? Diplomacia serbe neper seanca me ministra tShtetit tpar Shqiptar qe slen ven mi ket dhe pa e permen qe : "Pavarsia e Kosoves osht pune e kryne qe ska kthim mrapa qe krejt ballkani e ka tArdhmen drejt evropes..."

Zoti na nihmoft, po sbesoj qe na nihmon kur si nihmojm vetes
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ulurima »

AciDiuS wrote:
Ulurima wrote:per XHAHILA qe hala besojne verberisht n'Shqipni Etnike

Sali Berisha në Kosovë, po Ilir Meta ku? Takon Jeremiçin bash kur Berisha po na knaqë me refrene patriotike këtu në KosovëShare

Ministri i Jashtëm i Shqipnise, Ilir Meta, takon në Budapest homologun serb Vuk Jeremic, bash ne diten kur Sali Berisha asht per vizite ne Kosove.
Cashtje të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë në qendër të bisedës gjatë këtij takimi, u tha nga media e Shqipnise, qe citonte zyren per shtyp te Metes.
Përmes konferences së përbashkët për shtyp, Meta e Jeremic kanë fole për intensifikimin e marradhanieve mes dy shteteve, ndërsa shprehen të gatshëm për marraveshje të reja bilaterale mes Shqipnisë dhe Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe, Jeremic, ka ftue ministrin Meta me vizitue Serbinë. Gjatë fjalës së tij Jeremic theksoi se e ardhmja e dy vendeve asht integrimi i plotë n’Unionin Europian.

Ministrat e jashtëm të Ballkanit perendimor janë mbledhe në samit n’Budapest.
Zyra e shtypit e ministrit Ilir Meta nuk thekson se në këtë takim e'eshte çështja e Kosovës.


nashta ishalla e kuptoni mo qe BASHKIMI ME SHIPNI OSHT ILUZION...

Kush po THOT ?? Halili apet a ?
paj njeri qe ka logjike thote... :)
User avatar
Ulurima
Posts: 625
Joined: Sun Apr 10, 2005 10:22 pm
Location: Lost in Space

Re: Vizita e Sali Berishes ne Kosove!

Post by Ulurima »

Ambassador wrote:Iluzion met nese ti merr kete pun si tkryne, a n'zemren e SHQIPTARVE kjo osht edhe ka me met onderr jo e pa-realizushme, perveq ksaj ti thu qe fjalimet patriotike tMadhit Berisha jon fallc? marre.. edhe cfar preteksti ki? se Meta koka taku me Jeremicin ncncnc ku jeni tu jetu allahile? i paska tradhtu shqiptart qeveria Berisha veq pse Meta paska diskutu me homologun e tij serb a? Diplomacia serbe neper seanca me ministra tShtetit tpar Shqiptar qe slen ven mi ket dhe pa e permen qe : "Pavarsia e Kosoves osht pune e kryne qe ska kthim mrapa qe krejt ballkani e ka tArdhmen drejt evropes..."

Zoti na nihmoft, po sbesoj qe na nihmon kur si nihmojm vetes
a e ke lexu postimin tem t'pare ?

une nuk thash qe Meta i ka tradhtu shqiptart, ama veq e permena si koicidence, qysh per ni dite kane ndodh kto dy sene, Berisha n'Kosove, Meta u taku me Jeremicin. Osht takim plotesisht i natyrshem protokollar, ama bash prej qisaj ju duhet me marr mesim qe nuk osht n'agjenen e Shqipnise BASHKIMI KOMBTAR, po integrimi n'BE. Une nuk po di mo QYSH me ju bind qe Bashkimi osht i PAMUNDSHEM. As nuk hina kah historia hiq. Po t'kallxoj PSE NUK MUNET ME NDODH QAJ SEN, e ty po t'munon PSE PO SHKRUJ UNE QASHTU. Pa ma dite nivelin akademik, kursehu prej emocioneve.
Post Reply