BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by lumiu. »

BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Sezoni i ri i punëve në BE do të nisë me diskutime të nxehta për Kosovën.
E martë, 01 Shtator 2009 09:22
Reklam

Bashkimi Evropian pajtohet që misioni i vet në Kosovë, EULEX dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit policor, raporton agjencia beogradase e lajmeve Beta.

Sipas kësaj agjencie, burime në Bruksel i kanë thënë se është vetë Kushtetuta e Kosovës që i mundëson një gjë të tillë EULEX-it. Zyrtarë të BE-së i referohen pikës së Kushtetutës që flet për pakon e Ahtisaarit dhe prezencën civile ndërkombëtare në Kosovë, për të justifikuar vendimet e EULEX-it.

Në kryeqytetin evropian e vlerësojnë si kruciale arritjen e kësaj marrëveshje si parakusht për heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë prej 1 janarit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu atje thuhet se marrëveshja e tillë duhet të shikohet në prizmin e luftës kundër krimit të organizuar.

I dërguari i posaçëm i BE-së në vend, Pieter Feith, është nisur në Bruksel për këtë çështje. Ai nesër do të raportojë refuzimin kosovar në raportin që do t'ia paraqesë anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian. Kjo do të jetë hera e parë që Feith raporton, pas ndërrimit të legjislaturës evropiane.

Feith e Kermabon javën e kaluar e morën JO-në përfundimtare për protokollin nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, që thanë se e mbyllin çdo diskutim për çështjen.

Prezenca evropiane në Kosovë tha se për hapat e ardhshëm pritet vendimi i Bashkimit Evropian në Bruksel. Protokolli i bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë është kundërshtuar nga e gjithë skena politike kosovare, si dhe nga lëvizja "Vetëvendosje" që demoloi 28 vetura të misionit evropian, për ç'gjë aktivistët e saj u dënuan me 30 ditë paraburgim.
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by lumiu. »

jo tani "DESHTOJ" Pakoja e Ahtisaarit, jo "Gjashtepikeshi i Vdekur" e pordhacione t'ngjashme...
qe 10 vjet ma thin fjala "DESHTOJ". Na sdina as me akuzu bre daje. "Deshtoj Bashkesia Nderkombtare n'Kosove", "Deshtoj UNMIKU", "Deshtoj EULEXI", "Deshtoj ai", "Deshtoj ky"...

semantikisht nese thu "deshtoj", i bjen edhe akuze edhe lirim pi pergjegjsie...se njeri deshton edhe n'tendence per me bo mire...e nese krejt kta te kokan munu me "na bo mire" atehere qija robt...ama qyky osht KOMPLEKSI JONE I INFERIORITETIT, SINDROMI I T'PASUMIT, n'ven se mu perqendru N'KAPJE T'FILLIT, na merremi veq NARRACIONIT e ngjarjeve...

asni politike zhvillimore e t'hujve qitu pe perseris ska "deshtu", po krejt jon kon, jon edhe kane me kon t'PREDESTINUME t'tilla qfare jon perpara serverimit...

kap' lexoje pakon e Ahtisaarit e sheh çarte, qe aty veq zhvendoset potencialiteti i konfliktit prej ni rrafshi n'rrafshin tjeter : n'opcionin e NDARJES...kurgjo ma shume...i vetmi sfatisfaksion per neve osht qe 1244-shin e abrogon edhe qat "pavaresi t'mbikqyrun" qe e permen 6 here...ilallah sen ma shume

po shihet edhe prej zhvillimeve n'Krojin e Vitakut çarte qe as EULEXI ska sjelle kurgjo t're edhe krejt senet fabrikohen tjeterkund...qe tash krisi ky far PROTOKOLLI...
ani ish dal Hajredin Bali thojke jo osht n'pajtim me Kushtetuten...po ku mos me kon n'pajtim kur Kushtetuta i subordinohet Pakos t'Ahtisaarit...

do me kersit NDARJA e na po flejm...spo thom mu bo kufini Kosove-Serbi n'Ure se asi kufini ska kerkun n'bote + ndarja e t'jashtme ska shance me ndodh (se duhet mu shkel Akti Final i Helsinkit, Perfundimet e Komisionit t'Badinderit, Parimet e Grupit t'Kontaktit, Kushtetuta e Kosoves + efekti domino qe edhe Lugina e Presheves me Maqedonine hin n'loje etj. etj.) ama gjithe ju kom tut edhe i tutna bosnizimit (ndarjes t'brendshme)...

nese kqyret situtata n'veri ("pa deshtime", se pe perseris qe so ren deshtimi ktu, po PREDESTINIMI), e sheh qe prej 99-tes e knej u trasu rruga per me nda veriun...
para lufte anej ure 58% me 42% n'favor tonin u kon balanci etnik i popullsise + 1 me 8 nataliteti n'favor tonin...

ama mu definivisht ska qe ma hek prej mendjes qe ose n'Rambuje ose n'Kumanove ja prejten kmishen veriut...se e diten qe mos me ju gjet shkijeve "strehim", ata maslufte ja ikun vet pi tute, ja na i njekim pi zemres t'plast...

i prunen gati krejt n'veri edhe e krijun PARAKUSHTIN E NDARJES...a s'kishin mujt qe 10 vjet me ta bashku a ?! Kur t'ju qohet e bashkojne, ama s'dojne...

u perzunem 13.000 veta pi veriut, si honger **** kerkujt as vendorve as nderkombtarve...
ke marshi per shlirim t'Mitrovices, permi 100.000 veta erdhen n'kom pi Prishtines dulen Thaçi me Agim Çekun i nalen njerzit si len me shku te ura...a Remin me Sali Veselin qe paten BOLE me luftu menihere i qun n'qork "mi urtu pak"...

zaten bile edhe propozimet per "zgjedhjen e çashtjes t'Mitrovices" ren kane "deshtu" pi maslufte...normal qe deshtojne se jon t'PRESEDTINUME ME DESHTU...

1.Kushneri i propozoj "zonat e sigurise" plan qe shume pak gjet zbatim...
2."Marreveshja e Se Premtes se Madhe" (kush e man men n'2000-ten u kon ni ide per me apliku n'Mitrovice njejte si n'Irlanden Veriore, edhe kjo "deshtoj")...
3.Erdhe Shtajneri me 25 nentor 2002 e detyroj Farukin me nenshkru humbjen e veriut me urdheresen administrative 2002/25 (qitu fillon DECENTRALIZIMI, ata qe si PASOJNE po qe i PERCJELLIN senet kane pas rastin me kuptu), n'kundershtim t'plote me Kornizen Kushtetuse edhe me urdheresen paraprake 2000/45 per funskionimin e komunave n'Kosove...(a knej e rrejke RTK-ja krejt Kosoven me BOOM LAJM manipulativ : "U bashku Mitrovica")
4.Projekti i Grupit Nderkombtar t'Krizave & "ESIT", njejte...tipik proserbe edhe met i pazbatushem n'terren...

u bo 17 marsi 2004, na patem mas shumti viktima...kujna i met faji ?! NEVE PO KUJNA !!! Jo ju jeni "FUNDAMENTALISTA ISLAMIK"...se i kini kall kishat...

shume e vertete o qe qaty ni AUTOGOLL t'rrast ja kena jep vetit...ama djegja e kishave ska pas karakter fetar, po u kon veq MLLEF i akumulum kunder Serbise qe osht ni MILITOKRACI TEOKRATIKE E PRISHT...krejt e dina qfar roli ka pas Kisha Orthodokse Serbe n'vakt t'Millosheviqit...edhe thjesht kallja kishave u kon veq blof kunder qati sistemi t'prisht qe hala na sillet neper mendje...

tani pse lum sje me Vetevendosjen ?!...une kom thon edhe prape thom qe ata djema TEORITIKISHT e kane mire n'shume sene...se zaten e kane edhe kollaj me sendertu ideologjine e tyne...thjesht tu kon veq ANTIPOD I T'KQIJAVE n'KS jon bo zani i qiti populli ama sjom me ta (jo qe spo du, ose qe jau kom inati ama po logjikoj me mendje t'shnoshe) se PRAKTIKA E VETEVENDOSJES po qon uje n'mulli t'KUNDERSHTARIT...situata osht INHIBIZUSE qe ti smun i njek t'hujt qysh po thot Albini...pse smunesh ? Qe pse...

SE MASPARI I KE THIRR VET (edhe Albin Zhvilla ka piskit t'99-ten : NATO WHERE ARE YOU), edhe qyky fakt na e pamundson n'start ME JU KUNDERVY T'HUJVE...se ta bon SE KE FITU LUFTEN VET, TASH TRUS PIQKEN RRI...Britania SUPERFUÇI ama indiant mujten me NJEK pi vet faktit qe ATA SE KANE THIRR BRITANINE, PO KTA I KANE KOLONIZU ME ZOR...Allzhiri se KA THIRR VET FRANCEN edhe per qata lufta e tyne ka pas kuptim, se kane luftu kunder ni KOLONIZATORI...e te na e osht e kunderta...NA I KENA THIRR VET, EDHE TASH S'KISH QYSH I NJEK...SKI QYSH I NJEK SE JON SHUME...PERMI 30 SHTETE...

E DYTA : Vesht tone n'pasqyre mi pa se s'heket i huji pi ktuhit tu i pas parasysh interesat gjeopolitike, gjeostrategjike edhe ekonomike qe i kane n'Kosove

E TRETA : Ski qysh i njek, se edhe ME I NJEK (OSE KTA MU HEK VET)...shtrohet pytja KON ME PAS ALEAT MASNEJ NA ?! Masi kta i njekum, hajde me kon mu lidh tash ?! Shume çudtrisht pi bjen qe na para lufte edhe n'lufte e kane pas ni perparsi shume ma t'madhe se sa qe e kena tash : THJESHTE PARA LUFTE EDHE N'LUFTE E KENA DITE KON E KENA ARMIKE, A SOT IDENE SE KENA...

PRAKTIKA e tyne osht kthim n'99-ten...se sen skena fitu as me 17 mars 2004, as me 28 nentor 2006 kur ja gjujten bocat me ngjyre nderteses t'qeverise, as me 10 shkurt 2007 kur u vrane Arben Xheladini edhe Mon Balaj dongli per faj t'Albinit, as KURRE HIQ me asni hap radikal skena mujt me fitu sen...veq te mrapa kena shku...

erdhe Raporti i Kai Aides...llom edhe ky...t'drejta serbeve, eksterritorialitet per kisha sene vene...HELAQ per neve...

erdhe Pakoja e Ahtisaarit, t'shtini me dore tone me legjitimu ndarjen e qytetit qe e mundsoj Bajrami i karit, si bothlepires i nderkombtarve...

erdhe Gjashtepikshi i Ban Ki Majmunit, u qu Hashim BALI e shpalli t'vdekun a qe tash ky PROTOKOLLI I EULEXIT po del si reperkusion i Gjashtepikeshit...

une n'krejt kit pizdari pe shoh veq ni DESTINACION n'fund...n'vakt e kane PLANIFIKU mu kon situata qysh osht qishtu...neve me na e jep qit pavaresi t'lodht, shkijeve me jau jep veriun si sfatisfakison politik edhe moral edhe FIT FIT...

shkijet e kane dite moti kit sen...Molljevici kur e ka propozu Serbine e Madhe n'1986-ten e ke cake mundsine e NDARJES, Goran Trivani n'Lidhjen e Komunistve n'1989-ten e ka permen MITROVICEN SI NYJE T'BALLKANIT, Dobrica Qosiçi e ka pas propozimin famoz me nda Kosoven per “Kulle-Gazivode-Qyqavice-Nerodime-Lepenc” (qe e pat kqyr me vnu n'zbatim Zoran Djindjici, ama DIQ) Branimir Krstici e ka pas idene me nda pi Manastirit t’Deqanit e kah Patriarkana e Pejes e me ardhe hajde djale krejt veriun me marr e der n’Llazareve afer Prishtines...Aleksander Despiçi pa thon : “Kosova duhet mu nda qysh t’pajtohen shkijet edhe shqiptart vet edhe pa imponime” (nija politiken pisit)…Stevan Majstorovici ka pas propozu qe edhe Peja mu nda pergjyste…(sen qe e parandaloj Ramushi menihere maslufte), Branimir Krstici e pat propozu "krijimin e kantoneve" n'Kosove sen qe Milorad Llabusi sa ke kryeminister filloi me zbatu...e qe edhe tash o kah zbatohet etj. etj....

pra po shihet qe ELITA INTELEKTUALE EDHE POLITIKAJT SERB JON KON EDHE JON T'PERGADITUN PER KIT OPCION, ama e kane lon si "PLAN B", thjeshte kur t'hargjiten krejt opcionet tjera...(mu ma merr menja qe moti i kishin hi kti tripi ama RADIKALLCAT jon kunder NDARJES se ata menojne qe krejt Kosova o hala e tyne)...

AcidiuSin e kom venali...edhe kur e kena debatu kit sen na dy...mu ka dokt shume OPTIMIST...e une ja pata bo ISHALLA E KOM KREJT KEQ...

po une perfundimisht po mendoj qe veriut do mi kris statusi i Brçkos ja i Sllavonise Lindore...thjeshte nen kontrollen e shkijeve ama me SHERIF NDERKOMBTAR...ja n'rastin ma t'keq i REPUBLIKA SRBSKES t'Bosnjes...shume thjeshte qysh e sillke edhe Ishingeri, thirret naj Konference Nderkombtare si Dejtoni edhe e ndajne shapin prej sheqerit (Edhe Willaim Montgomery e ka jep ni propozim t'ngjashem qasi para do mujve)...

kshtu qe POENTA E PYTJES TEM EDHE E NGRITJES T'DEBATIT OSHT KJO :

A JENA KAH E HUPIM PERFUNDIMISHT VERIUN ?! NESE PO KUSH OSHT FAJTORI ?! QYSH MUNDEMI ME PARANDALU MOS ME HUP PERFUNDIMISHT ?!

une thash po get krejt qka kome thon, kshtu qe n'mungese t'kohes sdi a muj postoj intensivisht n'kit teme, ama po besoj qe kur t'kom kohe hi...

ama ju lus veq diqka : MOS MA THINI ME THON : "JO S'LEN AMERIKA JO S'LEN AMERIKA". Besoni qe e kom ni liber t'ni diplomati AMERIKAN (Ian King) edhe n'to tipi me shume t'drejte thote : "GABIMI MA I MADH I SHQIPTARVE PREJ 1999-tes E KNEJ OSHT PERCEPTIMI I PAREZERVE EDHE I VERBER I PERKRAHJES AMERIKANE PER TA"...

edhe nime qashtu osht...thjeshte me dasht Amerika i kish parandalu krejt qito sene...ama o kah shihet ashiqare QE SKA DASHT EDHE S'DON...
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by KILI ROCK »

jo more jo , cfarë , 6-pikëshi ka vdekur.

A ju kujtohen deklaratat e hasë tasit , qe thojke.
po kurkush nuk e ka pyetur , ku e ka varros at 6-pikësh .

ja ka vdek , e po na u qoka lugat , ja ka rrejt hasa?!

Logjikoje vet , cila mund të jet e vërteta!

Kjo , qet në shesh rrenen e rdhës të institucioneve të "pavarura" të Kosoves "sovrane" të hses e fat-ziut.

Kili

SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by Her! »

Sdi qfar roli lun kuvendi, edhe qeverija, kur vendimet per neve i merr tjeter kush. :o

Anyway, Lum, hallall per analizen tone, mpelqej(Y) :arrow:
User avatar
KILI ROCK
Posts: 211
Joined: Tue May 05, 2009 11:06 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by KILI ROCK »

Jm i të njejtit mendim , në lidhje me Amerikanët.
Po deshen ata , do të kryshin punë.

Po natyrisht se ata nuk dojnë.
Pse me dasht , kur na vet nuk bojm kurgjo?!!!

Kur ke puna me intervenu , pa ja nis lufta , Amerika nuk hini me na ndihmu , se na ishim mir nën rexhimin : miki-gova.
Kur krisi lufta , ata e panë se në këtË vend paska njerz qe po sakrifikojkan për dheun e vet , dhe na ndihmuan.

6-pikshi i hases , është gjall e i fortë , e po u kfill ky popull , ka me ja ngjit 6-pikshi për fyti hasë tasit.
Po nuk u kfill populli , 6-pikshi ka mi ja nxon frymen popullit e hasa ka me sundu shlir.

Kili

SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by [CORNHOLIO] »

lumi :kiss: krejt si mu kon tu fol Albini :mrgreen: :mrgreen:
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by AciDiuS »

sene qe krejt pi dim pi 2000-tes e knej amo forja osht a thu qysh mja bo mu bA mir . ?
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by Ambassador »

KILI ROCK wrote:jo more jo , cfarë , 6-pikëshi ka vdekur.

A ju kujtohen deklaratat e hasë tasit , qe thojke.
po kurkush nuk e ka pyetur , ku e ka varros at 6-pikësh .

ja ka vdek , e po na u qoka lugat , ja ka rrejt hasa?!

Logjikoje vet , cila mund të jet e vërteta!

Kjo , qet në shesh rrenen e rdhës të institucioneve të "pavarura" të Kosoves "sovrane" të hses e fat-ziut.

Kili

SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
BAC, U KRYMB!
moti sm ka pelqy naj postim si qeky
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by lumiu. »

kur i ceka propozimet e shkijeve per ndarje, pe postoj ni pjese prej ni shkrimi tem parvjet qe e kom bo, e ku i kom permbledh krejt propozimet e tyne...

Propozimet serbe për copëtimin e Kosovës dhe korelacioni i tyre me idenë e decentralizimit

Propozimet serbe për copëtimin e Kosovës, përkatësisht demaskimi i tyre mund të etablohet më së miri nëse nisemi nga pikveshtërimi i propozimeve që kryesisht vijnë nga qarqe akadamike dhe me relevancë të theksuar në kuloreatet politikndikuese dhe politikbërëse serbe.

Propozimet e tilla kanë ardhur kryesisht nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, respektivisht nga akademikët anëtarë të kësaj shoqate.

Akademikët në fjalë janë : Dobrica Qosiç, Branimir Krstiç, Aleksandar Despiç, shkollari serbo-amerikan Steven Majstoroviç si dhe historiani serb Dushan Batakoviç.

Propozimi i Qosiçit i botuar në tabloidin italian "Limes" në vitin 1992, artikulohet në copëtimin e Kosovës në dy pjesë, në një ndarje territoriale, ku shqiptarëve do t'u takonin 60% të territorit të Kosovës ndërkaq serbëve 40%. Kjo ndarje në kontekst gjeopolitik, gjason mjaft me ndarjen e shekullit XIV, kur në kohën e Car LLazar Hrebllanoviçit (1371-1389) dhe Vuk Brankoviçit, territori e Kosovës qe ndarë në dy pjesë apo në dy zona interesi ndërmjet këtyre dy sundimtarëve. Më konkretisht në pjesën që serbët sot e quajnë "Kosovo"(pjesën e tyre pretenduese) dhe "Metohija"(pjesën shqiptare). Sipas Qosiçit Kosova veriore, lindore dhe juglindore, do ti duhej ti takonin Serbisë, ndërkaq që ajo qendrore, jugore, jugperendimore dhe perendimore do t'u takonin shqiptarëve çoftë një shteti të cunguar të Kosovës, çoftë Shqipërisë. Propozimi i Qosiçit pak a shumë ndërlidhet edhe me idenë e Moljeviçit për një “Serbi Homogjene”.
Ideja, e Qosiçit qe rimarrë në shqyrtim edhe nga ish-kryeministri serb Zoran Gjingjiç, por pa pasur ndonjë etablim më të gjerë në politikat synuese serbe.

Image

Harta e propozimit të Çosiçit

Propozimi i Branimir Krstiçit, parasheh një ndarje apo copëtim pak më ndryshe për Kosovën. Ai gjithashtu është i mendimit se serbët do të duhej të shkëputnin nga Kosova 30 % deri në 40 % të territorit të saj, por në kontekst gjeopolitik dhe gjeostrategjik për dallim prej Qosiçit, Krstiç është i mendimit se vija ndarëse duhet t'a përshkojë vigjiljen e Prishtinës, tërë Kosovën veriore, e më pas të kalojë përgjatë kufirit me Malin e Zi, duke përfshirë kështu pothuajse edhe tërë Kosovën veriperendimore dhe perendimore, si dhe një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit ku do të përshiheshin Patriarkana e Pejës si dhe Manastiri i Deçanit. Rjedhimisht si rezultat i një ndarje e tillë, nënkuptohet që 1 milion shqiptarë do të duhej t'i braktisin këto territore.
Propozimi i Krstiçit nuk ka pasur ndonjë jehonë të madhe, mbase edhe për arsye të karakterit të saj tejet ekspansionist dhe njohurisë së faktit se një propozim i tillë kurrë nuk do të gjente implementim.

Aleksander Despiç, është një tjetër akademik serb, i njohur me propozimin e tij për copëtimin e Kosovës të bërë në korrik të vitit 1997. Për dallim me akademikët e tjerë, Despiç nuk specifikon ndonjë formë të ndarjes gjeopolitike apo gjeostrategjike të territorit të Kosovës por është i mendimit se Kosova do të duhej të ndahej ashtu siç do të dëshironin vetë shqiptarët dhe serbët së bashku, dhe pa imponime. Despiç pra sugjeron se shqiparët dhe serbët do të duhej të pajtoheshin vetë rreth ndarjes së Kosovës, në mënyrë paqësore, pa konflikt apo luftë duke u thirrur kështu siç shprehet ai, "në dallimet e shumta historike, ideologjike, sociologjike e politike si dhe në të kaluerën e hidhur të këtyre dy popujve".Abrstraktiviteti i këtij propozimi është mëse evident, sikurse edhe nonsensi ngase koha ka vërtetuar se shqiptarët dhe serbët asesi nuk janë pajtuar dhe as që do të pajtohen pëe ndarjen e Kosoves.

Shkollari serbo-amerikan Steven Majstoroviç, thërret për një ndarje territoriale të Kosovës në konstelacion të përqindjes 75/25. Pra sipas Majstoriviçit 75% të territorit të Kosovës do të duhej t'u takonte shqiptarëve nderkaq 25% serbëve. Majstoroviç në kontekst të ndarjes gjeopolitike dhe gjeostrategjike, me propozimin e tij të bërë është shumë i përafërt me mendësinë e Branimir Krstiçit, mirëpo me një shtrirje territoriale më të kontraksionuar në kontekst koncentrikë. Ajo çfarë është karakteristike për Majstoroviçin është nomenklatura e tij shprehëse. Majstoroviç nuk e ndanë Kosovën në "Kosovo" dhe "Metohija", por në "KosovO"(pjesa serbe) dhe "KosovA"(pjesa shqiptare). E tëra kjo vetëm për të krijuar bindjen, se gjoja ajo Kosovë që i tërë opnioni botëror e quan kryesisht në gjuhën angleze "KosovO", është pikërisht pjesa serbe e Kosovës(!). Majstoroviç për më shumë e justifikon propozimin e tij me faktin, se kur serbët do të duhej të detyroheshin që pjesën e tyre më "nostalgjike" të territorit të Kosovës (Patriarkën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Manastirin e Deviçit), t'ua lëshonin shqipëtarëve, edhe shqiptarët do të duhej, të ishin të gatshëm për kompromis, t'a lëshonin veriun dhe veriperendimin e Kosovës (pjesën më vitale të saj). Majstoroviç poashtu sugjeron edhe autonomi territoriale, kulturore, dhe perosnale për pjesët serbe që do të mbesnin nën kontrollin e shqiptarëve, respektivisht liri dhe të drejta për serbët që do të denjonin të jetonin nën juridiksionin shqiptarë, gjë që gjason shumë me proklamatat e ndërkombëtarëve që nga paslufta, por edhe me vetë idenë e decentralizimit.

Image

Harta e propozimit të Majstoroviçit

Propozimi i akademikut tjeter serb Dushan Batakoviç bazohet në idenë e ndarjes së Kosovës në kantone. Kjo ide periodikisht përkon me shtatorin e vitit 1998, pra është ideja më e freskët serbe në këtë drejtim, për sa i përket interpretimeve nga qarqet akademike. Vlen të potencohet fakti se pikërisht kjo ide ka pasur më së shumti ndikim në kuloreatet diplomatike europiane dhe është shikuar me kujdes nga përfaqësues të caktuar ndërkombëtarë, kryesisht europianë si mundësi reale e zgjidhjes së kauzës kosovare. Batakoviç është i mendimit se copëtimi i Kosovës do duhej të fillonte me enklavizimin e Kosovës gjatë periudhës së protektoratit ndërkombëtarë, më pas do të kalohej në kantonizimin faktik të saj, lidhjen e kantoneve të krijuara, krijimin e entitetit serb brenda Kosovës, deklarimin me anë të referendumit për shkëputje të këtyre kantoneve nga ana popullësisë serbe që banojnë në këto kantone, si dhe si përmbyllje e tërë procesit, do të pasonte ndarja faktike dhe juridike e këtyre kantoneve respektivisht entitetit serb nga Kosova.
Nëse nisemi nga situata në të cilën gjendet Kosova sot atëhere padyshim se mund të konkludojmë se ky propozim është më i përafërti, me gjendjen e ENKLAVAVE serbe në Kosovë, anipse nuk kemi formalisht ekistencë të ndonjë KANTONI apo edhe për më tepër ENTITETI serb brenda Kosovës.

Image

Harta e propozimit të Batakoviçit

Si rrumbullakësim po shohim se ideja e decentralizimit të Kosovës, në menyrë implicite lidhet me projektet dhe propozimet e ndryshme për copëtimin apo ndarjen e Kosovës, dhe se korelacioni i këtyre dy komponenteve është inter-influentiv dhe që është më e keqja në dëm të Kosovës, si dhe të ardhmes së saj.
Last edited by lumiu. on Thu Sep 03, 2009 3:55 pm, edited 3 times in total.
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by gothblood »

@lumiu. qysh ja kan nis shkijet jan ka dojn me e coptu edhe ata mir bile edhe asht ka ju ec kogja mir ,shembull konkret Kroi i Vitakut ,,imagjino ne token tonde nuk po te lojn me maru shpi qka i thojn ksaj spatrim kurrgja tjeter
User avatar
assus
Posts: 731
Joined: Sat Jun 20, 2009 9:59 pm
Location: Belfast

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by assus »

gothblood wrote:@lumiu. qysh ja kan nis shkijet jan ka dojn me e coptu edhe ata mir bile edhe asht ka ju ec kogja mir ,shembull konkret Kroi i Vitakut ,,imagjino ne token tonde nuk po te lojn me maru shpi qka i thojn ksaj spatrim kurrgja tjeter
imagjino tash hej :D

kur ta kqyrsh mire e ki ti. :mrgreen:


User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by lumiu. »

AciDiuS wrote:sene qe krejt pi dim pi 2000-tes e knej amo forja osht a thu qysh mja bo mu bA mir . ?
kush ka bole mu organizu vet, pa I BESU KERKUJNA, kurfar "prijesi"...po SPONTANISHT mu organizu vet krejt per njo, njo per krejt...n'qit derexhe jena ardhe ski qysh ndryshe...
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by lumiu. »

[CORNHOLIO] wrote:lumi :kiss: krejt si mu kon tu fol Albini :mrgreen: :mrgreen:
ti hala n'LETARGJI je.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by V | a G r a »

ku dojn me dhez luften apet e hajtttt :o

robt e politikes
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: BE pajtohet që EULEX të nënshkruajë protokollin me Serbinë?

Post by [CORNHOLIO] »

lumiu. wrote:
[CORNHOLIO] wrote:lumi :kiss: krejt si mu kon tu fol Albini :mrgreen: :mrgreen:
ti hala n'LETARGJI je.
:kiss: Qysh te kish qef ti man.... njerzit e dijn
Post Reply