Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by lumiu »

ja pashe Xenit qe e kish postu n'facebook e ja morra, shume interesant...

Kete shkrim nuk e ka botuar KOHA Ditore. Rrofte interneti. Po qe se e shihni te udhes, mund edhe ta shperndani gjithkah qe ua merr mendja. Me respekt, Sh.

Tjetrazi

Adem Jashari dhe Hashim Thaçi

Shkëlzen Gashi

Para disa javëve TV KLAN nga Tirana transmetoi një intervistë të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë gazetarit Blendi Fevziu. Të njëjtën më pas e botoi edhe gazeta Koha Jonë e Tiranës. Në këtë intervistë, Hashim Thaçi i rrëfen “të pathënat” e jetës së tij. Nuk më befasoi fakti se Thaçi rrëfimin e tij për luftën kishte zgjedhë t’ia tregonte pikërisht Blendi Fevziut. Përveçse ka njohuri shumë të mangëta mbi zhvillimet, interesat dhe protagonistët politikë në Kosovë, Blendi Fevziu plotëson edhe një kusht tjetër: gatishmërinë për t’u shkuar për shtati politikanëve që i interviston. Prandaj intervista me të ishte një adresë mediatike si e porositur për Thaçin.

Kjo intervistë e Thaçit nuk është e veçantë vetëm për faktin se në të vlojnë pasaktësitë, por edhe për faktin se është deri më tani sinteza më e ngjeshur e gënjeshtrave të tij. Edhe në të Thaçi e përsërit kryegënjeshtrën e vet për raportet “e afërta” me Adem Jasharin. Krejt ndryshe prej tij, Sylejman Selimi, në një intervistë të gjatë që pata zhvilluar me të në vitin 2005, e pohonte një gjë ekskluzive: Hashim Thaçi nuk ishte takuar me Adem Jasharin që nga viti 1993 e deri në vdekjen e Adem Jasharit më 1998. Selimi thoshte se Thaçi ose nuk kishte hyrë fare në Kosovë ose edhe mund të kishte hyrë ndonjëherë gjatë kësaj periudhe kohore, por te Adem Jashari nuk ishte paraqitur fare, sepse raportet mes tyre kishin qenë tepër të acaruara.

Nëse këto pohime të Selimit nuk janë të sakta, atëherë përse Thaçi gjatë kohës që intervista po paralajmërohej në Kosova Sot, më kërkoi takim në të cilin më tha të mos e botoja intervistën me Selimin? Kur unë ia refuzova kategorikisht kërkesën, m’u drejtua: “Nëse s’e ndal ti, atëherë e ndal Syla”. Invervista planifikohej të dilte në 10 vazhdime të njëpasnjëshme, por Sylejman Selimi më telefonoi pas botimit të vazhdimit të pestë dhe më tha se botimi i intervistës duhej të ndërpritej për shkak të presionit të jashtëzakonshëm nga të gjitha anët. U përpoqa ta bindja që të mos ndërhynte për ndërprerjen e saj, por ishte krejt e kotë.

Jam i prirur t’u besoj pohimeve të Sylejman Selimit, nga vetë fakti se ai me Adem Jasharin, në periudhën 1993-1998 kishte pasë raporte shumë të ngushta e të ngjeshura. Për më tej, e vetmja “dëshmi” e kontakteve mes Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit që duket se i përket periudhës në fjalë (1993-1998), është një foto, të cilën grupime të afërta me Thaçin janë siguruar që ta afishojnë edhe në internet (lexuesi mund ta gjejë në http://www.google.com). Grafistët kompjuterikë, të cilët e njohin zanatin e përpunimit digjital të fotografive, theksojnë se nga ana e përpjesëve dhe kompozimit fotoja duket kryesisht e saktë, por evidentojnë shumë pikëpyetje si stërzgjatja e krahut të Thaçit mbrapa shpinës së Adem Jasharit, cilësia e zbehtë e fotos, dhe mbi të gjitha, mungesa e plotë e sfondit të dhomës si dhe pozicionimi krejtësisht indiferent i Adem Jasharit ndaj objektivit të aparatit, për dallim prej Hashim Thaçit, deri aty sa të duket se i pari është marrë krejt papritmas, ndërsa i dyti ashiqare. Por, pa dashur të hyj më tej në hamendësime të tilla, i bëj thirrje publike Hashim Thaçit për një paraqitje publike në të cilën jo vetëm mund të sqarojë pse kjo foto është e vetmja “provë” e “raporteve të afërta” mes tyre, por dhe që të sjellë të tjera dëshmi e argumente të kësaj miqësie “të afërt”.

Por t’i kthehemi edhe një herë intervistës së Thaçit dhënë gazetarit Blendi Fevziu, në të cilën ai thotë se arma e parë që ka marrë në posedim i është dhënë nga Afrim Zhitia në tetor të vitit 1989. Si ka mundësi të ketë marrë armë nga Zhitia, kur Thaçi në radhët e LPRK-së është inkuadruar në verë të vitit 1990, ndërsa Afrim Zhitia është vrarë më 2 nëntor 1989? Këtë do të ishte mirë ta vërtetonin me fakte shokët e Afrim Zhitisë dhe të Fahri Fazliut, por edhe familjarët e tyre.

Thaçi gënjen jo vetëm për raportet e veta personale me atdhetarët Adem Jashari e Afrim Zhitia, por edhe lidhur me pjesëmarrjen e tij në ngjarje të rëndësishme historike. Pyetjes “Ku keni qenë gjatë demonstratave të vitit 1981?”, Thaçi i përgjigjet se ka qenë nxënës i vitit të dytë në shkollën e mesme në Turiqec, dhe se e mban mend shumë mirë çka ka ngjarë ato ditë dhe si ishin mbledhë strukturat e Lidhjes Komuniste që ta pengonin ndonjë marshim të mundshëm të nxënësve. Kur përgjigjet kështu, Thaçi harron se në fillim të intervistës ka treguar se është lindë në vitin 1968, çka do të thotë se në vitin 1981 i ka pasë vetëm 13 vjet. Në këtë moshë, ai nuk ka pasë mundësi të ketë qenë në vitin e dytë të shkollës së mesme.

Intervista e Kryeministrit Thaçi ka edhe të tjera gënjeshtra që lidhen me pasaktësi datash e ngjarjesh, por është e pamundshme që të evidentohen të gjitha në një shkrim si ky. Unë kësaj radhe u kufizova në disa kryesore, që çdo lexues i informuar mund t'i hetojë lehtë, e që duke qenë të shqiptuara nga vetë Kryeministri i Kosovës, janë fyese, jo veç për qytetarin e Kosovës sot, por edhe për historiografinë e këtij vendi.
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by 6POUNDER »

pfui hashim
User avatar
Evermore
Posts: 4094
Joined: Sun Sep 07, 2008 10:23 pm
Location: Atlas Air

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Evermore »

Jaaa per mut e kom dite qe o ...amo qisi muti i madh s`ma ka marr menja qe o :o
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Emcee »

pshuerrsha n`demokraci qishtu..
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by [CORNHOLIO] »

Emcee wrote:pshuerrsha n`demokraci qishtu..
:arrow: :arrow:
Aesculapius
Posts: 830
Joined: Wed Feb 25, 2009 6:13 pm

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Aesculapius »

extrem kom ndru mendim per ket njeri edhe per njerzt e tij rreth e rrotull qe mi ka...ky thjesht osht ma e keqjaaa qe i ka ndodh najher shqiptarve t`Kosoves,bile don me konkuru me Milloshin pom doket...thjesht spo shoh send t`mir en ket njeri...
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by David Gilmour »

pfff katastrof nga ana e Thaqit, n'baft me dal n'gazeta shum bjen personaliteti i ktij


@Lum a po ma qon linkun n'fb t'profilit t'ktij
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by cimi_rhcp »

Thaçi osht muti i mutave, e ka arrit ata cka ka deshiru.
Sdi a e mani men sa u kon opozite, slejke dite pa dal me hanger mut.
tash kurre se sheh me asni aktivitet as sen, veq kur del tuj jau lepi bolet ktyne te jashtiv, tuj ju larit Kajdonoves ma heret ose tuj mjell lula e tuj u pozerav kishe me projekte te ndryshe.
ky prejse ka ardh e ka dhi me ka kejt, ti ka pru kejt me veti edhe ta ka mush ktuhen me qasi si vet, ta ka marr me Telekomunikacion (senin ma fitimprurs) ehde jau qiv nanen parev spo din mu nal.

Shyqyr qe e kem ne Prishtine na Isa Mustafen se me pas pas qiftin e atij tjetrit sisht nejt ktu!

i lige osht ky, smenon per shtet kurre.
amo sille ka ta sillsh hajna kejt, veq ky dajm hajn i madh ish kan, bashke me kejt tjert. e ka rron ne dore e ski shans me shti kryt kerkun ne pune as tendeere e sene tjera prej njerzve tij.

t'dhjefsha shtetin e pllastikes! :x
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Muki Vojvoda »

Ani n'fillim kur u pat bo Kryeminister nder fjalit e para i ka pas 0 tolerance ndaj korrupsionit kena me luftu shume korrupsionin e ni qytetar i thjesht ne TV thojke pse s'po e luftojn korrupsionin ? Qysh me luftu,veten me luftu a ?

O ky o shume trullq a e pe dje qka thojke ne intervist "ceshtja e 6 pikeshit edhe protokollit i takojne te kaluares" a protokolli tash o tu u bo,i ka msu do fjale permendsh e gjithe i perserit !
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by lumiu. »

du me ja dhon ni rend qitu...

Per kah natyra sjom njeri qe veq AKUZOJ, se mdoket diqysh veq me pasu qashtu 'qysh po flasin dyjeja' e pa e dite mire qysh e tek o situata. Krejt okej qe Hashimi spo bon sen qaty, ama kuptojeni ni sen qe kushdo me kon n'ven tina NUK MUNET ME BO SEN, per arsye t'SITUATES T'PREDESTINUME qe osht qashtu. NA NUK E KENA FITU LUFTEN VET, edhe per shtune e 700 osht e pamundshme me pas RECIPROCITET me 'qata qe na kane shliru'.

Kqyreni prej masluftes, a jon kon n'pushtet krejt qata njerez qe jau kan lmu kimen nderkombtarve ?! PO NORMAL, se ndryshe ska shanca njeri me depertu. Spo di qysh me demonstru ma praktikisht, ama duhet me kuptu qe qita t'hujt jon kon/jon si ni MAGNET qe i kap cillat metale t'don e cillat jo. Imagjinojeni qe t'hujt nime jon qaj 'MAGNETI' edhe 'S'KAPIN QKA NUK KAPET'.

Hashimi definitivisht osht njeri i REKRUTUM per qat vend ku osht aty. 10 vjet priti n'opozite deri sa e demilitantizun edhe deri sa e mushen qe per me marr postin 'duhet me kon i ngushem'.Ktina ja kane prej vesht n'Rambuje moti edhe i kane thon grahi punes qysh t'thojna na se perndryshe ski me marr ere.

Edhe pse su kon KRYEMINISTER kto e kane perdor gjithe per çashtjet ma madhore qe kane pas t'bojn me qit vend. Rambujeja, Demilitarizimi i UÇK-se, Bllokimi i Marshit t'Mitrovices, krejt ku ju ka vy nderkombetareve.

Me ja shti lapsin me llogarit sa perqind e qytetareve kane votu per to, del 1/8-ta e qytetareve t'Kosoves, tu e pas parasysh faktin po pak kane dale n'zgjedhje t'2007-tes edhe tu e nda perqindjen me partite e tjera. Pi vet faktit qe kusht per me ardhe ky n'pushtet kene :

1.VDEKJA E RUGOVES,
2.NDARJA E LDK-se,
3.HYRJA E ORES N'POLITIKE (ORIENTIMI I NI PJESE T'ELEKTORATIT ANEJ)
4.KRIJIMI I VETEVENDOSJES (LARGIMI I KOGJA NI COPE T'MIRE T'QYTETARVE PREJ BESIMIT N'PARTI POLITIKE)
5.HYRJA E AKR-SE N'POLITIKE (NJEJTE, 12% T'ELEKTORATIT U ORIENTUN ANEJ),
6.MOSDALJA E MA SHUME SE GJYSES T'POPULSISE N'ZGJEDHJE,

t'len me kuptu qe fitorja e tina u kon 'FITORE E PIRROS', edhe vet koalicioni qe e ka bo me LDK-ne t'kallxon edhe ma mire sa i 'PUSHTETSHEM' osht ky njeri n'ate vend, tu e dite qe 10 vjet 'ARMIQ T'PERBETUM' kene me LDK-ne edhe apet se apet mjaftoj ni URDHEN pi Dragodani i Kaidanowes edhe me lidh kta KOALICION.

Une menoj qe prej qe ka ardhe ky n'pushtet, kana DEK EDHE MA SHUME QYTETARIA, PARLAMENTARIZMI, SHOQERIA CIVILE, edhe thjesht jon bo ni grup prej 4 personave me t'cilt headmasterat e jashtit po lujn si me FIGURA T'SHAHUT.

Per mu njeri ma i pushtetshem n'Kosove pi tonve mbetet VETONI tu e dit qe osht BILDERBERGASH edhe qe ka impakt shume t'madh si n'politiken e ktushit si n'raport me t'hujt. Mundeni me vrejt edhe vet, vjen Holbrooku para se mu taku me Thaçin e Sejdiun takohet me Vetonin, vjen Ahtisaari maspari e takon Vetonin masnej kta, kshtu qe n'politike sdo me thon qe qata qe jon n'POZITE e kane fjalen kryesore. Jon edhe 2 veta tjera me t'cilt po t'hujt po eksperimentojne qysh po dojne. Konkretisht Fatmiri edhe Hajredin Kuçi. Une nuk jom tu pa PARLAMENTARIZEM n'qit vend. Kurre PARLAMENTI ma i NDIKUM prej QEVERISE nuk u kon se prej qe e ka marr pushtetin Thaçi. Kurre MEDIAT ma t'ndikume prej politikes sjon kon.

Veq ni sen e di, qe as Hashimi i LUMTUN PREJ QISAJ JETE QE E KA SO. Ai HAJN po se po, e i korruptun me krejt kabinetin e tina deri n'fyt, ama LUMTURIA nuk osht veq te parja. Thjesht ky njeri osht njeri me GAJLE T'MDHAJA, edhe ma kryesorja : 6 PIKESHI edhe OPCIONI PER NDARJE, kane mi ra n'qaf apet s'shpejti. Menihere mas vendimit t'Gjykates Nderkombtare per ligjesine e pavaresise.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Clavicula »

Na si popull historikisht kurr kurr ama bash kurr hiq nuk e kem pas nji klase politike se le mo ni lider t'vetem qe kur i ulet karriges, si synim kryesor e ka qysh me qu te para kit milet, fjala o ka ka shipca jo vec ne ks, po ka ka shipca berlloga. Shipja karriken e shef vec si munsi pasunimi sen ma shume absolut, qeshtu edhe Shima, rren, pse mos me rrejt kur dihet se far kapitali ka qija mit. Po jo veq Shima po kejt qesi tuma jon amo kejt kejt.

I MADHI Gjer Fishta ka pas than "e tash qe u ba Shipnia, duhet ba shqiptaret", qe dmth se shqiptarve per me kriju nji shtet pi kohes se ilirve deri 1912 llogarite se sa vjet pi bin, e edhe qaq ju duhet mu ba GJIN, qe dmth kurr.
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by gothblood »

Une e kam nje pyetje te vogel perderisa Selimi po i dika keto fakte pse ather familja Jashari nuk i ka qit kurr keto fakte ose pse nuk e ka kundershtu Thaqin kur ky ju paska perbuz familjen e tyre :?: :?:
User avatar
lumiu.
Posts: 123
Joined: Thu Aug 27, 2009 4:46 am

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by lumiu. »

gothblood wrote:Une e kam nje pyetje te vogel perderisa Selimi po i dika keto fakte pse ather familja Jashari nuk i ka qit kurr keto fakte ose pse nuk e ka kundershtu Thaqin kur ky ju paska perbuz familjen e tyre :?: :?:
se familja Jashari ska qef me shti RRAXHA me gjithkon, e kane jep ata kontributin kur e kane jep, edhe e lojn n'NDER t'Hashimit e t'tjerve mu pozerav qysh t'jau merr mendja atyne. Me nis sa shpiuni e sa tradhtari u bo maslufte patriot edhe e ka vizitu familjen Jashari, kta t'fundit s'kishin pas pluma per ta. Po Jashart skane pluma per shiptar. Ata jon qaq t'TERHEQUN prej ktyne seneve sa qe mendja mos me ta marr. Definivisht FAMILJA MA E MADHE qe ka dite me qit najhere SHQIPTARIA.
User avatar
Ambassador
Posts: 482
Joined: Fri Dec 12, 2008 7:07 pm
Location: n'mrriz

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by Ambassador »

David Gilmour wrote:pfff katastrof nga ana e Thaqit, n'baft me dal n'gazeta shum bjen personaliteti i ktij


@Lum a po ma qon linkun n'fb t'profilit t'ktij
personalitet ky ska pas kurr, veq nga ana juj nashta
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Shkëlzen Gashi : Shkrimi i ndaluar !

Post by AciDiuS »

eu eu euuu
Post Reply