Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by lumiu »

http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=13849

Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washingtonit ?!

Shkruan : Fatlum Sadiku

Te gjithë ne që jemi të paktën të moshës madhore, mbajmë në mend luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi. Kjo bëhet edhe më sinjifikante në kujtesën tonë pasi që në fund edhe Kosova u përfshi nga lufta, por që falë Allahut fatmirësisht sot jemi në liri, dhe Kosova është e pavarur ashtu siç është.Reminishencat për këto ditë pak njerëz denjojnë t'i kujtojnë, ngase të gjithë dëshirojnë t'i shlyejnë nga kujtesa këto ditë të kobshme. Në katërmbëdhjetë vjetorin e kujtimit të masakrës së Srebrenicës që për fat të keq faktori kohë gradualisht po e topitë në analet e harresës, në rradhë të parë si besimtar e më pas edhe si politikolog ndjeva obligim të shkruaj rreth një tematike që nuk është prekur shumë në kuloaret çoftë akademike, çoftë ato të debatit mbi çështjet që kanë të bëjnë me ish-Jugosllavinë. Kjo ndodh kështu për arsye se çoftë shumica e studiuesve, çoftë njerëzit e rëndomtë dhe pa ngritje akademike, kundruall realitetit politik janë inferiorë, ata vetëm i pasojnë dhe imitojnë ngjarjet, pa u fokusuar tek analizimi, krahasimi dhe vlerësimi i mirfilltë i ngjarjeve, zhvillimeve, dhe realiteteve politike. Ata merren vetëm me anën sipërfaqësore dhe formën e ngjarjeve pa e prekur esencën përkatësisht përmbajtjen e realiteteve politike.



Të bësh digresion mbi fermentimin e situatës në ish-Jugosllavi dhe shkatërrimin e saj, nuk mjafton vetëm "input dioptria", apo pikëvshtrimi i ngjarjeve vetëm nga brenda. Në shikim të parë si shpjegim imanent dhe konvencional mund ta marrim atë qfarë thotë historiani Walter Laqueur në librin e tij : "Europa në kohën tonë (1945-1992)"



"Lufta politike në Jugosllavi zhvillohej në sfondin e një krize të ashpër ekonomike, sepse vendi i ishte larguar edhe atij lloj komunizmi liberal të praktikuar nga Titoja gjatë viteve të fundit" [1]



Por problemi duhet etabluar si "Big Picture", duke e vështruar edhe me "output dioptri" në sens të investigimit mbi interferimin e faktorëve të jashtëm që kanë çuar drejt ingranazhit dhe shkatërrimit të saj. Megjithëse për shumicën e lexuesëve ky substrat i çështjes është i panjohur (përkundër volumitetit relativisht të bollshëm të burimeve), shkrimi mëton të vë në pah dhe të zbardhë diçka konkrete në këtë drejtim, por vetëm në kontekst parohial ngase fokusohet vetëm tek Bosnja dhe jo më gjerë. Konkretisht tek pengimi i çlirimit përfundimtar të saj nga ana e Washingtonit. Rreth interferimit të "dorës së fshehtë" në shkatërrimin e tërë Jugosllavisë, dhashtë Zoti do të shkruaj më gjerësisht në ndonjë shkrim të rradhës.



Argumentin se shkatërrimi i Jugosllavisë erdhi pikërisht nga jashtë e vë në pah më së më miri autori amerikan William Blum në librin e tij voluminoz : "CIA dhe Ushtria Amerikane – Ndërhyrjet në vendet e ndryshme që prej Luftës së Dytë Botërore" ku në kapitullin që bënë fjalë për Jugosllavinë, autori citon deklaratën e ish të deleguarit amerikan si ambasador në Jugosllavi Warren Zimmermann i cili në vitin 1992 pati deklaruar : "SHBA-të synojnë ndarjen e Jugosllavisë në shtete të pavarura". [2]



Për të mos hyrë më gjatë në këtë problematikë që tërheqë pas vetes shumë paralele, po ndalemi vetëm tek intenca e punimit. Pas tre viteve krimesh makabre mbi boshnjakët civilë nga ana e serbëve, konstelacioni i forcave dhe raportet në terren në fund të veres së vitit 1995 kishin filluar të ndryshonin. Kroatët tashmë pas fitores mbi serbët e "Krajinës" në tri operacionet kryesore ushtarake të çlirimit të territorit të tyre : "Blijesak", "Medakski Dzep" dhe "Oluja", ishin tashmë të çliruar dhe në saje të aleancës që kishin lidhur me boshnjakët në pranverë të vitit 1994 (pas përfundimit të konfliktit 13 mujor boshnjako-kroat), ndërmorën edhe hapat e parë për t'u ndihmuar boshnjakëve në ofensivën e tyre të filluar që nga gushti i vitit 1995 kundër forcave serbe të cilat deri në verën e 95-tës kishin pushtuar dhe mbanin arbitrarisht nën kontroll afër 70% të territorit të Bosnjës.



Eksperimentalizimi amerikan me boshnjakët



Në librin e tij : "Përse Kombet shkojnë në Luftë", autori John Stoessinger kështu e përshkruan ofensivën boshnjake :



"Në tetor 1995, ushtria boshnjake e udhëhequr nga komandantii i saj i shkëlqyer, Atif Dudakoviç, në ujdi me aleatët e saj kroatë, ishte në ndjekje të vazhdueshme ndaj serbëve që i'a mbathnin. Forcat e koalicionit ishin vetëm pak ditë, ndoshta edhe orë larg nga marrja e Banja Llukës, qyteti i fundit, i rëndësishëm boshnjak që ishte ende nën kontrollin serb. Aleatët po përgatiteshin t'i detyronin serbët të dorëzoheshin pa kushte dhe pastaj t'i flaknin tutje nga Bosnja. Atëherë, më 12 tetor, SHBA-të pa paralajmërim, kërkuan një pushim zjarri të menjëhershëm. Koalicioni i varur në vullnetin e mirë dhe mbështetjen amerikane, u pajtua me çejf." [3]




Kjo çfarë thotë autori deri në fund të paragrafit është vetëm një kronologji, ndërkaq krejtësisht në fund kur thotë se "Koalicioni i varur në vullnetin e mire dhe mbështetjen amerikane, u pajtua me çejf.", tregohet sipërfaqësor dhe konjuktural. Kjo sepse koalicioni nuk ishte në kurfarë varësie nga ndihma apo mosndihma amerikane. Pas heçjes së embargos mbi armët, armata boshnjake ishte subvencionuar financiarisht nga Partia Tuke e Mirëqenies "Refah", e Nexhmetin Erbakanit, si dhe ishte ndihmuar me armë të dërguara nga Irani me urdhër të presidentit të asaj kohe Akbar Hashemi Rafsanxhan-it. Ajo u "ndihmua" edhe nga amerikanët, por gjithnjë në suaza të eksperimentalizimit. Dhe as nuk kishte kurfarë "pajtimi me çejf", por pajtim me çykë të zorit.



Së këndjemi çasja e tillë e Stroessingerit na sjell edhe njëherë tek ajo që më lartë e quajtëm si çasje sipërfaqësore dhe jo-objekive.

E vërteta është se amerikanët nuk i ndihmuan boshnjakët drejt arritjes së synimeve të tyre, por eksperimentalizuan me ta jashtë normales.Që nga plani i parë për zgjidhjen e problemit të Bosnjes, SHBA-të u treguan se nuk janë të interesuara, për të mos thënë se ishin kundër zgjidhjes së drejtë të kauzës boshnjake. Plani i dyshes Cyrus Vance dhe Lord Owen, jo vetëm që parashikonte një copëtim total të Bosnjes dhe që nuk e ndalonte luftën, por për më tepër ai e intensifikoi më shumë atë duke çuar deri tek plasja e luftës në mes kroatëve dhe boshnjakëve në Bosnjën Qendrore Jugore dhe Juglindore.





Stroessingeri më tej shkruan : "Historianët do ta diskutojnë gjatë mençurinë e këtij veprimi. Gjeneral Dudakoviçi, ka shumë gjëra të përbashkëta me Gjeneralin Norman Shvarckopf, që në vitin 1991 ishte përgaditur të të marshonte mbi Bagdad, por u ndalua që të bënte këtë gjë nga presidenti Bush, që besonte se një lëvizje e tillë do ta tejkalonte mandatin e Kombeve të Bashkuara…" [4]



Kjo çfarë shkruan autori është vërtetë ironike. Të flasësh për "respektim të mandatit të OKB-së" sidomos në dhjetëvjeçarin 1990-2000, është vërtetë naïve. Probabiliteti, kredoja morale, si dhe reputacioni i kësaj organizate dhe i misioneve të saj, brenda kësaj dekade ishin nën limitin ekstrem të së dëshiruares. Nëse OKB-ja dështoi çoftë në parandalimin, çoftë në ndalimin e vrasjes së 800.000 njerëzve në Ruanë në kohën e konfliktit ndërmjet hutuve dhe tutsive, nëse OKB-ja dështoi në Somali, nëse OKB-ja dështoi në zgjedhjen e krizës në Darfur, nëse OKB-ja dështoi në zgjidhjen e çeshtjes çeçene, nëse OKB-ja u vonua më shumë se dhjetë vite në Kosovë duke toleruar reprezaljet serbe, nëse OKB-ja deri para fillimit të ofensivës boshnjake bënte sehir për mbi 260.000 bosnhjakë të vrarë, nëse OKB-ja vetëm një muaj përpara fillimit të ofenzivës boshnjake i'a fali Srebrenicën Ratko Mlladiçit, ateherë në cilin "respektim mandati" aludon autori?!



Se amerikanët eksperimentalizonin me boshnjakët në maksimum, tregon më së miri edhe vetë politika e tyre. Ata së pari shtynë boshnjakët ta pranojnë planin Wance-Owen, ndërkaq më vonë e tërhoqën vetë planin. Më pastaj projektuan planin Owen-Shtoltenberg, dhe i shtynë boshnjakët t'a pranojnë por kur ata deshën ta pranojnë, amerikanët planit i'a shtuan edhe disa kaluzola të papranueshme. Kur boshnjakët sërish deshën ta pranojnë, amerikanët i shtynë të mos e pranojnë, krejt kjo në favor të heqjes së embargos së armëve si një lloj sfatisfaksioni formal për boshnjakët duarkryq. Më pas erdhi plani i Henry Kissingerit i cili jo vetëm që copëtonte Bosnjën së brendshmi, por edhe parashikonte bashkimin e pjesëve serbe dhe kroate me Serbinë përkatësisht me Kroacinë. Kur tani plani u refuzua nga boshnjakët, këta të fundit u konsideruan si "palë obstruksioniste". Përafërsisht e njejta kishte ngjarë edhe në Lisbonë, kur më 18 mars 1992 ishte arritur një marrëveshje në mes të trija palëve për ndarjen e Bosnjës në baza etnike. Ndarja do të duhej të ishte, në tri kantone, por në një konfederatë që do të funksiononte si një shtet sovran. Sërish Washingtoni zyrtar cyti zyrtarisht Izetbegoviçin, kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik, të shpallte një shtet të pavarur sovran nën presidencën e tij, duke pohuar se kjo justifikohej nga rezultatet e referendumit për pavarsinë të zhvilluar më 1 mars (!).



Këtë e vërteton, edhe ish sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Europian Hoze Kutilhiero, i cili prishjen e marrëveshjes së Lisbonës nga pala boshnjake nuk e sheh si vendim direkt të Izetbegoviçit :



"T'u them të drejtën presidenti boshnjak dhe asistentët e tij u nxitën nga ndërmjetësit amerikan (Richard Hoolbrooke dhe Warren Christopher), ta bënin të dështonte marrëveshjen e të luftonin për 'një shtet boshnjak të bashkuar'". [5]



Nuk ishin vetëm dezorientimi i politikës së jashtme boshnjake si dhe premtimet boshe, kulmi i perfiditetit amerikan mbi boshnjakët. Interes i SHBA-ve ishte edhe përçarja e elites boshnjake. Këtë SHBA-të e bënin nëpërmjet ekperamentalizimit të eksponentëve politik. Duke qenë të njohur si oponentë të politikës panislamiste të Izetbegoviçit, gjeneralët si Fikret Abdiçi dhe Adil Zulfikarpiçi, por në një masë edhe ish kryeministri Haris Silajxhiç krijuan edhe një tokë tjetër pjellore për instrumentalizimet vijuese amerikane. Ideja për një "identitet sekularë boshnjak" ishte mjaft aktive gjatë viteve të luftës. Refuzimi që sikurse serbët sikurse kroatët bënin ndaj akceptimit të identitetit kombëtar të boshnjakëve, shtyri disa boshnjakë të mos rezonojnë më së identifikuari partikularisht vetëm me fenë por të thirren në origjinën e tyre historiko-etnike bogumile. Kjo natyrisht se krijoi një ekcentrizëm të ri në intro-raportet ndërmjet vetë boshnjakëve, por edhe në inter-raportet e tyre me serbët dhe kroatët. Përpjekjet false për të ndërtuar një identitet laik boshnjak, i vë në pah edhe politikologu i njohur kroat Ivo Banac në librin e tij : "Cijena Bosne – Clani, izjave i javni nastupi 1992-1993" ("Çmimi i Bosnjës – Pjesmarrësit, deklaratat dhe paraqitjet publike 1992-1993") :



"Në këto kohë të humbura mendoj se një çasje e tillë do ta dëmtonte më së shumti vetë palën boshnjake. Kjo për arsye se krjimi i një identiteti boshnjak të shtetit do të mëtonte ngërthimin arbitrar edhe të serbëve dhe kroatëve në këtë kuadër, mundësi të cilën ata kategorikisht e refuzojnë, por që edhe tek shumica e boshnjakëve nuk eksiston një disponim i përqafimit të përnjehershëm të një identiteti sekular". [6]



Megjithkëtë Fikret Abdiçi si një eksponent politik relevant i kohës ishte këmbngulës i kësaj ideje. Abdiçi një biznismen i fuçishëm vendor bënte pjesë në presidencën kolektive boshnjake. Ai siguroi më shumë vota se rivali i tij në zgjedhjet kombëtare, por u përjashtua nga qeveria pasi Izetbegoviçi, si pasojë e presioneve amerikane, nuk e pranoi Marrëveshjen e Lisbonës. Duke u bërë më vonë kundërshtar i ndërhyrjes amerikane dhe i gatshëm të merrte parasysh "kolaborimin paqësor" me fqinjët serbë dhe kroatë, ai tani duhej eleminuar. Gjashtë gjeneralë të SHBA-ve do të merrnin pjesë në planifikimin e mësymjes së gushtit 1995 kundër Abdiçit, duke shkelur një zonë të shpallur si të mbrojtur nga OKB-ja. Serbo-boshnjakët, aleatë të serbo-kroatëve, së bashku me forcat myslimano-boshnjake të Abdiçit u organizuan për të nisur një kundërmësymje. Si përgjigjje bomarduesit ameirkanë nën komandën e NATO-s ndërhynë në mbrojtje të Izetbegoviçit.[7]



Pra shihet çartazi perfiditeti i lojës: përçajë, blejë kohën, sundo. Kur Izetbegoviçi në sytë e amerikanëve shembëllente një "mysliman fundamentalist", si kundërpeshë në skenë nxirrej Abdiçi "krejtësisht sekular". Kur ky i fundit vendosi të rezononte politikisht në linjën panballkanike të kolaborimit me serbët dhe kroatët dhe shantazhoi me"ndihmën" amerikane, e ndërkaq që në anën tjetër Izetbegoviçi u tregua mjaft i dëgjueshëm, amerikanët vendosën që punën e mbetur ta vazhdonin me këtë të fundit. Pikërisht me "myslimanin fundamentalist". Pak a shumë e njejta "taktikë shahu" vlente edhe për serbët. Kur ndërkombëtarëve u nevojitej radikalizmi i politikës serbe, ata preferonin "treshën e policëve të këqinjë": Millosheviç, Karaxhiç, Krajshinik. Kur agjendës i duhej një politikë më e butë serbe, dhe më "fleksibile" në skenë vinin dyshja e "policëve të mirë": Dobrica Çosiç dhe Millan Paniç. Të gjitha këto makinacione planifikoheshin kryesisht gjatë takimeve të grupit masonik "Bilderberg" siç ishte takimi i 28 prillit 1993 në Athinë dhe ku interesat tekanjoze të Millosheviçit (pjesmarrës permanent i këtyre takimeve) vlenin më shumë se mijëra jetëra të civilëve boshnjakë.





Mësymjen e Izetbegoviçit dhe eksponentit të tij, gjeneralit Atif Dudakoviç, në zonën e Bihaçit eksperti për Ballkanin Juan Hoj e përshkruan kësodore :



"Mësymja e Korpusit të Pestë të Armatës së Bosnjë-Hercegovinës ishte një ndërrmarje amerikane; Ajo synonte ta ndëshkonte Abdiçin për sabotazh dhe mosdëgjueshmëri, e që në të njejtën kohë kjo gjeneroi edhe dy konsekuime tjera: Pushteti i Izetbegoviçit u forcua, si dhe mijëra serbë u lejuan të depërtohen nga Armata Boshnjake, si një lloj sfatisfaksioni nominal për krimet e deriatëhershme të serbëve mbi boshnjakët" [8]



Se SHBA-të nuk e ndihmuan pothuajse fare kauzën boshnjake për këtë bënë fjalë edhe autori amerikan i bestsellerit "Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit të Ri Botëror", Samuel Huntington :



Mungesa e një shteti bërthamë islamik i cili në menyrë të ligjshme e me autoritet do të kishte të bënte me boshnjakët siç veproi Rusia me serbët dhe Gjermania me kroatët i pengoi SHBA-të, që ta ndërrmernin atë rol. Nuk paten mundësi efektive për ta bërë këtë sepse mungonte interesi strategjik i amerikanëve se ku do të vendoseshin kufinjtë në ish Jugosllavi, mungonte çfarëdo lidhjeje kulturore ndërmjet SHBA-ve dhe Bosnjës, ndërsa Europa ishte kundër krjimit të një shteti mysliman në Europë. [9]



Çfarë mund të nxjerrim nga konkludim i Huntingtonit ?! Faktin se në politikë jo vetëm që qëllimi arsyeton mjetet, por edhe se parimet "dashamirëse" gjithnjë shërbejnë vetëm si kamoflim i interesave, ndërkaq që interesat janë vetë qëllimi dhe kuptimi i politikbërjes. SHBA-të njejtë si me Bosnjen nuk kishin kurfarë lidhjesh kulturore as me Kuvajtin, (e ku intervernimi kundër pushtimit të Sadamit qe i rrufeshëm) por ama Kuvajti për dallimin e vetëm nga Bosnja, kishte dhe ka naftë. SHBA-të nuk kanë kurfarë lidhjesh kulturore as me kosovarët, por për këtu që moti paraprakisht në Zyren Ovale është fabrikuar ideja dhe është planifikuar deri në detaje Boonsteeli.. Kjo me fjalë të tjera është pikërisht ajo që Frantz Fanoni e thotë në menyrë profetike në librin e tij : "The Wretched of the Earth" :



"Në kontekstin kolonialist, kolonializmi arrin kulmin e përmbylljes së suksesit të tij vetëm në momentin kur i kolonizuari fillon t'a konsiderojë kolonizatorin si 'shpëtimtar'" [10]



Praktikat Mallthusiane



Se negociatat dhe masakrat nuk ecin së bashku, këtë sdo mend se të gjithë e dimë. Premtimet boshe të ndërkombëtarëve ndaj boshnjakëve dhe mosrealizimi i pothuajse asnjërit nga këto premtime çoftë të paktën në rrafshin human, atë të parandalimit të gjenocidit serb dhe kroat mbi boshnjakët, janë shembuj eklatantë se si politika perendimore ka funksionuar dhe ende funksionon duke u bazuar në teori anti-humane siç ishte ajo e ekonomistit anglez të shekullit XIX, Thomas Mallthus. Mallthusi në punimin e tij "Esse për parimin e popullsisë", sajonte llogaritjen se popullësia njerëzore po shtohej me shpejtësi shumë të madhe. Në këtë pikëpamje, ndikimet kryesore që e mbanin popullësinë nën kontroll ishin fatëkeqësi si lufta, uria dhe sëmundjet. Shkurt, sipas këtij pretendimi kaq mizor, disa njerëz duhej të vdisnin që të jetonin disa të tjerë. Eksistencë do të thoshte vetëm lufta e vazhdueshme. Në artikullin e tij "Sfondi shkencor i programit të pastrimit nga nacistët" Xherri Bergman (Jerry Bergman), kështu vë në pah praktikën malthusiane :



"Në vend të rekomandimit për pastërtinë e të varfërve ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytezat tona duhet t'i bëjmë rrugët më të ngushta, t'i mbingarkojmë shtëpitë me shumë njerëz dhe të joshim kthimin e murtajës" [11]



Praktika të tilla lejoheshin pikërisht nëpër "zonat e mbrojtura", të OKB-së në Bosnjë që prej pas shpalljes së planit të Morton Abramowitzit për krijimin e këtyre zonave në vitin 1993. Boshnjakët futeshin në kampe improvizuese, me bukë furnizoheshin nga helikopterët e UNPROFORIT nga një here në ditë, kushtet sanitare ishin katastrofale, njerëzit vdisnin nga sëmundjet, tregtarët serbë toleroheshin nga ndërkombëtarët të përfitonin shuma astronomike të hollash nga situata e krijuar, duke u lejuar që produkte të ndryshme çoftë të domosdoshme, çoftë sekondare t'ua shisnin boshnjakëve me çmime të papërballueshme. Këto si dhe shumë e shumë makinacione tjera të ngjashme perfide ishin rutina të përditshme pikërisht në "zonat e mbrojtura". Rasti më i prekshëm para Srebrenicës, apo thënë metaforikisht "Drezden para Hiroshimës" qe rasti i rënies së qytezës së Cerskës në duart e serbëve, pikërisht në kohën kur helikopterët amerikan kishin hedhur paketat e tyre ordinere të ushqimit, në periferi të qytetit. Me të shkuar për të marrë ushqimin e tyre në periferi, banorët e Cerskës u ndodhën përballë një ofensive të tmerrshme të çetnikëve që qenë pozicionuar pikërisht mu në periferi të qytezës. Qyteza ra në duart e serbëve, qindra banorë u masakruan, kurse komandanti i njësitit të trupave paqëruajtëse kanadeze Lewis McKenzie nuk hezitoi që së bashku me çetnikët të marrë pjesë në dhunimin e femrave myslimane.





Situatën mbase më së miri e përshkruan një pjesë nga letra e presidentit Izetbegoviç dërguar atëbotë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Butros Galit :



"Nëse bie edhe Gorazhdeja, mendoj se një ndjenjë përgjegjësie do t'u nderonte të linit postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Kjo është më e pakta që mund të bëni". [12]



Butros Gali nuk i'u përgjigj asnjëherë kësaj letre. Ai kishte qenë në Sarajevë vetëm një herë, më 31 dhjetor 1992. Me atë rast, ai kishte lënë me gojë hapur sarajevasit duke i qortuar ata :



"Unë e kuptoj zhgënjimin tuaj, por ju keni një situatë që është më e mirë se sa në dhjetë vende tjera të botës. Unë mund t'u jap një listë !!!" [13]



Mjafton të kihet parasysh vetëm kjo deklaratë e Butros Galit, për t'i dhënë kuptimin më substancial të mundshëm zbatimit sistematik dhe konsistent të filozofisë malthusiane mbi boshnjakët, si dhe për të vënë në pah interesin perendimor për shfarosjen e myslimanëve. Kulmi i të gjithave, Srebrenica, tashmë dihet botërisht dhe për të nevojitet një punim i tërë, ndaj që për të mos terhequr një paralele që na largon nga intenca e punimit po vazhdojmë provizorisht duke e respektuar vetëm këtë temë.



Ofensiva e gushtit dhe urdhëri "STOP" i Holbrook-ut



Më lartë potencuam se pas ndryshimit të raporteve dhe konstelacionit të rrjedhave luftarake në terren, forcat e përbashkëta boshnjako-kroate ishin në mësymje të vazhdueshme kundër forcave serbe dhe po arrinin rezultate të konsiderueshme. Serbët e Bosnjës që nuk morrën përkrahjen e Millosheviçit në kontekst të defandimit ushtarak, filluan ta konsiderojnë atë si tradhtarë. Këtë e potencon edhe Stoeesingeri në librin e tij :



"Gjatë këtyre ngjarjeve Millosheviçi nuk lëvizi nga vendi. Ai ishte i përgaditur t'i sakrifikonte serbët e Kroacisë, me qëllim që të mbahej tek pushtuesit serbë të Bosnjës. Gjthsesi kjo strategji nuk arriti sukses. Karaxhiçi dhe Mlladiçi në një letër të hapur e akuzuan Millosheviçin për besëthyerje. Ushtria e tyre, ashtu si ajo në Krajina, u shpërbë dhe shteti i tyre i braktisur, nga ish mbrojtësi i tyre, u gërrye nga brenda. Ushtria boshnjake e forcuar sërish, përzuri serbët nga një e treta e territorit që kishin pushtuar gjatë tre vjetëve. Nga fundi i verës, lufta e kishte bërë qarkun e plotë." [14]



Qëllim më krucial i qeverisë boshnjake ishte marrja e qytetit më të madh në veri të Bosnjës, dhe pas Pales epiqendra e dytë serbe : Banja Lluka. Po ta merrnin Banja Llukën, pa përfshirë këtu Bosnjën Lindore, do të bëhej i mundur çlirimi i pothuajse tërë Bosnjës (mbi 70% të territorit të saj). Dy qytetet që ishin në rrugë për në Banja Llukë, Prijedori dhe Omarska ishin të një relevance të posaqme. Këto dy qytete kishin qenë gjatë tërë luftës bastione të llogoreve të përqëndrimit të ndërtuara nga serbët dhe ku në to myslimanët ishin ç'njerëzëruar me metodat më të ulëta. Futja nën kontroll dhe rimarrja e Prijedorit, Omarskës dhe Banja Llukës do të nënkuptonin fitoren e sigurtë të Bosnjës. Por kështu nuk ngjau. Kur i rimorri afër 50% të territorit të Bosnjës dhe i futi nën kontroll, ushtria boshnjake u ndal dhe nuk shkoi më tej.



Të vërtetën rreth këtij "misteri" fillimisht më së miri e ka vënë në pah intelektuali francez me origjinë çifute Bernard Henry Levy, i njohur së këndejmi për simpatinë e tij ndaj boshnjakëve. Levy në tetor të vitit 1996 ishte takuar me presidentin boshnjak Izetbegoviç dhe në atë menyrë kishte mësuar nga ai se çfarë në të vërtetë kishe ngjarë prapa kuintave dhe se përse ishte penguar çlirimi përfundimtar i Bosnjës. Levy për revistën franceze La Point të dates 12 nëntor1996, parafrazon fjalët e Izetbegoviçit gjatë bisedës që kishte me të :



" Në tetor të vjetit (1995), në kohën kur ishim në ofensivën më të madhe kundër serbëve më ftuan urgjentisht në Washington Holbrooku dhe Christopheri. Mua personalisht dhe delegacionit tanë na thanë : "Policia serbe është e dërmuar, mund t'i ndjekni ushtarakisht, por fitorja boshnjake do ta rënonte krejtësisht Beogradin, dhe përpos kësaj edhe Millosheviçi ka përgaditur forcat për t'i mësyrë drejt Bosnjes". Më tej vazhdon Levy duke parafrazuar urdhërin e Holbrookut ndaj Izetbegoviçit : "Së shpejti duhet të ndaleni, Amerika i'u urdhëron të ndaleni ! I dëshironi Prijedorin dhe Omarskën ?! Le të jetë ! Por keni vetëm dy ditë në dispozicion për t'i rimarrë." [15]



Detaje mjaft interesante dhe fakte të gjalla nga takimi i tij dhe i Izetbegoviçit me Holbrookun sjell edhe ish ambasadori boshnjak në Kombet e Bashkuara gjatë periudhës së luftës si dhe periudhës deri në vitin 2000, Muhamed Šacirbey në artikullin e tij : "Zasto je Izetbegovic stao kod Banja Luke" ("Përse Izetbegoviçi u ndal pranë Banja Llukës"), artikull ky i botuar në tri pjesë më 15.03.2008. Së këndejmi Šacierbey kujton atmosferën nga takimi i tij dhe i Izetbegoviçit me Holbrookun :



"Ne të tre kaluam në dhomë. Hobrooku dukej tej mase i ashpërësuar. Prerazi, duke ngurruar dhe duke më shikuar mua personalisht në sy mu drejtua : "Ju duhet t'u ipni fund operacioneve të juaja luftarake !" Kryetari Izetbegoviç ndenji i heshtur dhe i shtangur për disa sekonda, por më pas i'u përgjigj : 'Në rregull do të përgjigjemi brenda një jave' ! 'Jo brenda një jave por tani' - i'a ktheu Holbrooku" [16]



Siç shpjegon Šacierbey, ashpërsia e Holbrookut ishte vetëm një ekstrapolim konkret i disa prej sinjaleve që pala boshnjake i kishte marrë nga autoritetet amerikane diku dy javë para këtij takimi. Më tej ai vazhdon duke parafrazuar edhe një pjesë nga biseda e Izetbegovçit dhe Holbrookut :



"Izetbegoviçi pas urdhërit të prerë të Holbrrokut u shpreh më diplomatikisht dhe u tregua më zemërgjerë : 'Për një javë, do ti ndërprejmë operacionet'. Pas kësaj Holbrooku mori frymë më lirshëm, dhe me një dozë apologjie për veten filloi t'i fajësonte njerëzit e besuar të Izetbegoviçit : 'Ju keni filluar të humbisni në zonën e Krajinës (Rajonin e Bihaçit). Kroatët do t'u bien thikë pas shpine, kurse gjeneralët tuaj po ju gënjejnë'!Izetbegoviçi tani më kumbues dhe me tonë më të lartë i'a ktheu : 'Unë besoj se gjeneralët e mi nuk gënjejnë' ! Holbrooku përnjeherë në formë reverzibile u kthye nga arroganti në dashamir dhe përsëriti: 'Më besoni miku im, gjeneralët e juaj nuk u'a thonë të vërtetën ndërkaq që kroatët do të kthehen kundër juve' – përfundon parafrazimin e tij Šacirbey [17]



Argument tjetër për pengimin e çlirimit të Bosnjës nga ana e Washingtoni, na ofron edhe njohësi i mirë i çështjeve të Ballkanit Albert Wohlsteter në artikullin e tij në Wall Street Journal të datës 14 maj 1996 me titull "Klintoni pengoi fitoren e boshnjakëve" :



"Këshilltarët e Klintonit vërejtën se situata e krijuar në terren do ta abrogonte qeverinë e Millosheviqit. Në vend të rrënimit të tij, Klintoni shpëtoi Millosheviqin. Këshilltarët e Klintonit nëpërmjet këtij të fundit, kërkuan ndaljen e boshnjakëve. Pikërisht kur kishin filluar dhe ishin në vlugun më të madh çlirimet e territoreve të okupuara nga serbët, Richard Holbrooku dhe këshilltarët e tjerë inicuan ndalimin e operacioneve" [18]



Rreth viabilitetit të arsyeve se përse ishte në interes të amerikanëve pengimi i çlirimit përfundmitar të Bosnjës bënë fjalë edhe autori turk Adnan Oktar (Harun Yahya) në librin e tij "Tajna Ruka u Bosni" ("Dora e Fshehtë në Bosnje") :



"Është plotësisht e çartë : Gjithçka shkoi sipas linjës provizore të trasuar nga amerikanët. Ofensivën e gushtit e kishte planifikuar dhe menagjuar Amerika. Çysh para ofenzivës kroate, i deleguari amerikan për 'zgjedhjen e çështjes së Bosnjës', Richard Holbrooke kishte paraparë planin për ndarjen e Bosnjës në mes serbëve dhe Federatës Myslimano-Kroate sipas parimit territorial 50% - 50%. Një variacion të tillë të zgjedhjes, Milloveshiqi e kishte pasur të siguruar që moti, por për këtë"hap strategjik prapa" ai nuk arrinte t'i bindë edhe liderët radikal serb të Bosnjës. Për këtë amerikanët së pari deshën garanci e më pas procedim të çështjes në tavolinë. Kroatëve gjatë periudhës së çlirimit të Krajinës u ishte dhënë "sinjali i gjelbër" që Millosheviçi nuk do të ndërhynte, ndaj që siç kemi cekur operacioni u zhvillua dhe përfundoi me sukses. Por kur boshnjakët deshën të përfitonin territorialisht më shumë se që ishte paraparë, atëherë Amerika intervenoi me urdhërin "STOP". [19]



Tutje vazhdon Oktar duke i bërë digresion të mëtejmë shkaqeve të një politike të tillë :



"Kjo situatë nënkuptoi mashtrimin që amerikanët u bënë boshnjakëve. Sepse Christopheri dhe Holbrooku, përderisa i thanë Izetbegoviçit "ndaluni", ndaluan edhe Millosheviçin që të mos dërgonte trupa në Bosnje. Në qoftë se Millosheviçi dhe SHBA-të nuk do të ishin marrur vesh paraprakisht, dhe nëse nuk do kishte urdhër ndalese ndaj boshnjakëve situata sigurisht se do të ishte krejt ndryshe dhe me rezulcione tjera. Së këndejmi Washingtoni nuk i ndaloi boshnjakët përse frikësohej nga Millosheviçi, por përse ishte i brengosur që boshnjakët myslimanë të mos marrin më shumë se sa që duhej', dhe për këtë arsye u thanë : 'Amerika u urdhëron të ndaleni'" [20]



Si rumbullakësim, shikuar në kontekst më të gjerë dhe më të përgjithësuar, sipas Oktarit kjo politikë konsistonte në këto kondita sepse :



…"nëse Amerika hapur do të neglizhonte kërkesat e myslimanëve boshnjakë atëherë ndjenjat antiamerikane do të forcoheshin në tërë botën myslimane, dhe Bosnja do të mund të bëhej një vatër që do të ndezte një zjarr të madh në politikën botërore. Për ta parandaluar një skenar të tillë, amerikanët panë si vizibile idenë që 30% të territorit që zotëronin boshnjakët para ofenzivës së gushtit t'u shtonin edhe 20% pjesë tjera territori. Por përparimi mëtutjeshëm do të thoshte 'abrogim i së drejtës', më saktësisht sigurim i epërsisë mbi serbët dhe çlirim i një pjese të madhe të Bosnjës, që do të ishte një situatë e papranushme. Në shërbim të propagandas, myslimanëve i'u ofrua "gishti i mjaltit", por më shumë nuk kishte mundësi. Christopheri dhe Holbrooku, kur u thanë Armatës së Bosnjës që po përparonte në drejtim të Banja Llukës : "Ndaluni, Amerika i'u urdhëron të ndaleni", paraprakisht kishin bërë hesapet". [21]

Përfundim

Në asnjë menyrë ky shkrim nuk mëton të ndjellë urrejtje kundër kombit amerikan. Çdo interpretim i tillë gjykoj se është i dështuar. Përkundrazi, sipas mundësive ky shkrim do të përkthehet edhe në anglishte dhe pikërisht mbase ndonjë qytetar amerikan do të ketë mundësinë të mësojë më tepër se nga kush sundohet Amerika. Një gjë është e çartë, Bosnja është një kapitull i errët për tërë "ATA", që veten e konsiderojnë promotorë të "paqes dhe stabilitetit" në botë. Së këndejmi mu për këtë jam munduar që shumicën dërmuese të burimeve dhe referncave t'i sjellë duke u bazuar në atë çfarë kanë thënë dhe shkruar pikërisht jomyslimanët (me përjashtim të citimeve të ambasadorit Šacirbey dhe të Adnan Oktarit), por të cilët nuk kanë pasur ndonjë interes vizibil për të gënjyer. Nuk mëtojë t'i fshehë edhe shumë arsye të brendshme që krijuan katrahurën për boshnjakët. Askujt nuk i atribuojë akuza të paqena. Përkundrazi, për një periudhë të gjatë të historisë boshnjakët u kanë besuar verbërisht serbëve dhe kroatëve duke u vetë-inferiorizuar me plot dëshirë anipse në dëm të tyre. Aata nihilizuan me Islamin, me fenë e Allahut xh.sh, dhe me fenë që me shekuj i shpëtoi nga asimilimi përfundimtar. Ata/o, martoheshin me serbë dhe me kroatë, krijonin familje me origjina të përziera, adhuronin kulturën serbe dhe kroate, duke u bërë (vetë)objekt i poshtërimit. Situata politike dhe ndryshimet politike pas vdekjes së Titos dhe rënies së sistemit socialist, i vunë boshnjakët në udhëkryçe të mëdha. Lideri i Partisë Për Veprim Demokratik (SDA), Alija Izetbegoviç ishte një njeri i cili gjatë tërë jetës së tij qe një myslimanë i devotshëm dhe i përkushtuar ndaj Islamit. I dënuar me katërmbëdhjetë vite burgim për çasjen e tij panislame të etabluar në dy librat e tij "Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit" dhe Deklarata Islame, ai u lirua më 1988 pas pesë vitesh burgim. Me fillimin e luftës në Bosnjë, si kryetar i vendit ai qe eksponenti kryesor i tërë politikës boshnjake. Izetbegoviçi duke parë se Bosnja nuk kishte asnjë protektorë të vetëm në Perëndim, u orientua për ndihmë kah vendet myslimane. Përpos Turqisë dhe Iranit (për arsye të faktorizimit si shtet, dhe jo nga dashamirësia), asnjë shtet tjetër mysliman nuk denjoi t'u ndihmojë boshnjakëve. Me politikën që ndoqi, Izetbegoviçi mua personalisht më ngjan shumë në ish-presidentin turk bashkëkohës të Izetbegoviçit, Turgut Ozal. Ozali qe i vetmi politikan turk që në fillim të vieteve të 90-ta, rrënjësisht e vuri në peshojë konstitucionalizmin kemalist laik të shtetit turk. Emërues i përbashkët i Ozalit dhe Izetbegoviçit, ishte fakti se megjithëse ishin panislamistë, ata vazhdimisht mbanin raporte të drejtpërdrejta me SHBA-të. Në të dy rastet, kjo lloj çasjeje i'u kthye si boomerang të dy këtyre presidentëve. Dallimi i vetëm konsiston në atë se përderisa Ozali u eleminua, Izetbegoviçi u mbajt në pushtet, megjithëse kishte rënë pre e pabesisë së politikës amerikane. Izetbegoviçi u detyrua nga Holbrooku të firmoste një Marrëveshje që ai kur me vetëdëshirë nuk do ta bënte. Bosnja u nda dhe sot vazhdon të jetë një shtet politikisht i paqëndrueshëm. Marrëveshja e Dejtonit të cilës i janë bërë ndryshime të here pas herëshme po dëshmon jo-efektivitetin e saj në zbatueshmëri. Urrejtja dhe ksenofobia ndërmjet tri palëve ende është prezente, dhe për më tepër duket se është venitur shpresa për ndonjë të ardhme me të mirë. Republika Serbe, vazhdimishr shfaq prirje secesioniste drejt ndarjes komplete nga Bosnja dhe bashkimit me Serbinë. Në anën tjetër edhe në Federatën Myslimano-Kroate është evident impakti i shtetit kroat në vendimmarrjet e federates. Ç'është më e prekshmja çdo rotacion 24 orësh dhe agim i një dite të re shënon në vete edhe përvjetorin e ndonjë masakre që ende me dhimbje kujtohen nga familjarët e viktimave. Megjithkëtë të gjitha këto do të harroheshin. Tërë këto reminishenca do të fshiheshin nga kujtesa vetëm e vetëm po të çlirohej Bosnja. Por ja që "ATA" nuk deshën, dhe kjo nuk ngjau.


Autori është student i vitit të dytë të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës

-------------------------------------------------------------

Literatura e konsultuar & Fusnotat

[1] Laqueur, Walter, "Europa në kohën tonë 1945-1992", Shtëpia Botuese:DITURIA, Tiranë, 1996, fq.450
[2] Blum, William, "CIA dhe Ushtria Amerikane – Ndërhyrjet në vende të ndryshme të botës që prej Luftës së Dytë Botërore", BOTIMET TOENA, Tiranë, 2005, fq. 586
[3] Stoessinger.G, John, "Përse kombet shkojnë në luftë", Botues : Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2007, fq. 146
[4] (po aty)
[5] Blum, William, "CIA dhe Ushtria Amerikane – Ndërhyrjet në vende të ndryshme të botës që prej Luftës së Dytë Botërore", BOTIMET TOENA, Tiranë, 2005, fq. 589
[6] Banac, Ivo, "Cijena Bosne – Clani, izjave i javni nastupi 1992-1993" Botues : "EUROPA DANAS" d.o.o., Zagreb, 1994, fq.68
[7] Blum, William, "CIA dhe Ushtria Amerikane – Ndërhyrjet në vende të ndryshme të botës që prej Luftës së Dytë Botërore", BOTIMET TOENA, Tiranë, 2005, fq. 590
[8] Intervistë e ekspertit të Ballkanit Joan Hoj për Newsweek, datës 16 prill 1997
[9] Huntington, P. Samuel, "Përplasja e Qytetërimeve dhe Ribërja e Rendit Botëror", Botues : LOGOS-A, Shkup, 2009, fq. 177
[10] Ó Tuathail, Gearóid; Dalby, Simon; Routledge, Paul: "Uvod u geopolitiku" – Artikulli : "O Nasilju" bazuar në : Fanon, Frantz, "The Wretched of the Earth" (1963)Politička kultura, Zagreb, 2007, fq. 281
[11] Hall, D. Theodore : "The Scientific Backgroound of the Nazi 'Race Purification'Program". Për më shumë rreth kësaj tematike shih edhe : http://www.trufax.org /avoid/nazi.html
[12] Silber, Laura & Little Allan, "Yugoslavia : Death of a Nation" (New York: Penguin, 1996), fq. 39
[13] Rieff, David, "Slaughterhouse: Bosnia and the Failure of the West" (New York: Simon & Shuster, 1995), fq,216
[14] Stoessinger.G, John, "Përse kombet shkojnë në luftë", Botues: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë, 2007, fq. 145
[15] Intervistë e intelektualit francez Berndard Henry Levy-it për gazetën franceze La Point, datës 4 dhjetor 1996
[16] http://www.bosnjaci.net/prilog.php?pid=23535 – Artikulli : "Zasto je Izetbegoviç stao kod Banja Luke (Prvi Dio)", - i ambasadorit Muhamet Sacirbey
[17] (po aty)
[18] Artikulli Albert WolhSteter me titull "Klintoni pengoi fitoren e boshnjakëve", Botuar në WallStreet Journal më 27 dhjetor 1995
[19] Yahya, Harun, "Tajna Ruka u Bosni", (versioni i përkthyer në boshnjakishte nga libri original në turqishte "Gizli El Bosnada"), Sarajevë, 2002, fq 125. (PS: Librin e kam siguruar nga miku im i nderuar Shevki VOCA për të cilin kam respekt shumë të madh për bagazhin e dijes që e posedon dhe i cili poashtu ka merita të veçanta në hapërimet e mija të mëtejme avansuese akademike. Shfrytëzoj rastin t'i falenderohem përzemërsisht për të gjitha që ato që i ka bërë deri më tani për mua)
[20] (po aty)
[21] Yahya, Harun, "Tajna Ruka u Bosni", (versioni i përkthyer në boshnjakishte nga libri original në turqishte "Gizli El Bosnada"), Sarajevë, 2002, fq 126
Last edited by lumiu on Sun Aug 02, 2009 6:26 pm, edited 2 times in total.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Clavicula »

m'Paske qit pune djalosh me lexu tash, se ashiqare qetu do sene nuk kane shku qysh duhet.

Edhe nji sen m'intereson me dite, a u injoru Bosnja edhe per faktin qe diten qe krisi lufta Alia shkoj s'po me kujtohet sakte ne Irak a me naj shtet tjeter te Lindjes s ebajagi do vjet pi at'herit amo e di qe e qitke Alien ne parlament n'at kohe tu kerku ndihmen e tyne. Jom kon bajagi i ri per k'to sene n'at kohe po edhe na e dishim qe qekjo na gjon edhe neve.

Thjesht gjith m'ka interesu me dite a e ka injoru Bosnja qe n'filim Perendimin?

Lum tash po filloj me lexu senin.
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by bg82 »

alia qate kohe edhe prej dreqit me pa lyp ndihme, ska pas faj. se nihme jon kon keq qate kohe. edhe ne bosnje osht per mi aresyetu nese kan pranu ndihme prej kujtdo.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by AciDiuS »

Clavicula wrote:m'Paske qit pune djalosh me lexu tash, se ashiqare qetu do sene nuk kane shku qysh duhet.

Edhe nji sen m'intereson me dite, a u injoru Bosnja edhe per faktin qe diten qe krisi lufta Alia shkoj s'po me kujtohet sakte ne Irak a me naj shtet tjeter te Lindjes s ebajagi do vjet pi at'herit amo e di qe e qitke Alien ne parlament n'at kohe tu kerku ndihmen e tyne. Jom kon bajagi i ri per k'to sene n'at kohe po edhe na e dishim qe qekjo na gjon edhe neve.

Thjesht gjith m'ka interesu me dite a e ka injoru Bosnja qe n'filim Perendimin?

Lum tash po filloj me lexu senin.
Fakt i pa mohushem qe perendimi e ka injoru keq Bosnen , qa po don injorim mat madh se ner syt e UN ma saktsisht ushtarakve holandez jon masakru 12 mij boshnjak .
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Clavicula »

Po po Acid aj sen u pa, amo une menova per fillimin e luftes, sen qe edhe Lumi e paska permen qe Alia e ka dite qe ne Evrope nuk ka pas naj protektor per Bosnes edhe ju ka drejtu Iranit edhe Turkise, ashiqare qe politikat panislamiste i kane luftu edhe k'to sene jon pa edhe shifen.

Une deshta me thon, qe a ekane injoru pse ky i ka injoru. Po e kuptova qe s'o krejt problemi te injorimi me fillimin e luftes, po thjeshte osht denu politika e Alies qe pe fijme se far synime ka pase.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by AciDiuS »

e Kroacia ?? Vukovari ?? lesh i kan bo edhe ata ...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Clavicula »

Kroacia u dal hasell shtet, po edhe ushtarakisht ma e forte. Edhe ata e kane psu po edhe kane ndeshku qi nanen ja kan, qata i du kroat une veq qe ju kan Qi ropt shkijeve.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by AciDiuS »

po po amo ata sjon shku ne arabi e as ne turki me lyp ndihm se ndihm edhe ata kan pas nevoj edhe shum bile . 1 akcion i madh dihet i kroatve qe osht emru "oluja" edhe aty gjenerali Shqiptar e ka udhheq at akcion .
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Clavicula »

Angi, nese e kqyrim epilogun shifen senet, njona shtet si zemer edhe tjetra n'tri kantone t'madhaj qe jon t'paraprime mu da her do kur. S'po thom qe Koroacia nuk e ka pasu se edhe aty u luftu amo n'fund u dal mire.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by AciDiuS »

mos ti kqyrim terotiret , ti kqyrim njerzit edhe pse bosnja edhe ne nejrz e ka psu ma shum se koroacia amo edhe kroacia ka lyp ndihme prej perendimit e o injoru .
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Clavicula »

Angi, so injorim masakra e Srebrenices a?
Kantonizimi so injorim?

Vukuvari s'krahasohet me Sebrenice, aj sen u ba n'prani t'Holandzve edhe kejt e kane dite qe n'qat drejtim o ka shkon.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by AciDiuS »

Clavicula wrote:Angi, so injorim masakra e Srebrenices a?
Kantonizimi so injorim?

Vukuvari s'krahasohet me Sebrenice, aj sen u ba n'prani t'Holandzve edhe kejt e kane dite qe n'qat drejtim o ka shkon.

?? n'postin e par e ceka .

Pse a po kujton qe so dit per vukovar sen a ??


1.e Vezhgim per se afermi satelitat nassa terrta merrta? pe kqyrin hanen edhe marsin naten se shum bukur doket . :lol:

2. Sherbimet informative teper tforta per zbulim !?. :)
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Her! »

M'interesoj, nese veq 10% t'shlirimit tKosoves ka ndiku Amerika, a o kon edhe kjo qisi lloj 'ndihme' si qikjo qe kane bo per Bosnjen?!


Ps. Lum, une edhe politika(larg), veq nuk pata nevoje per ni mendje 'politike' me kuptu shkrimin, tu e marr parasysh ton analizen qe e ke shtjellu mrena shkrimit.


Folim n'msn
User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by lumiu »

veq pak se per menim tem s'bohet krahasim n'mes Bosnjes edhe Kroacise...Vukovarin menxi e kane marr shkijet se kroatet jo veq n'Vukovar, po n'krejt pjest tjera kane rezistu...pikerisht kur e kan kalu Vukovarin sheshelcat jon ngul keq n'Osijek n'1991-ten edhe e kane honger mothaz prej Branimir Gllavashit..

edhe Kroacia kurre si ka hup ma shume se 33% t'territorit t'saj...perkunder Bosnjes, n't'cilen shkijet i kan zapu 70% t'territorit + knej ky 30%-shi llug me kroate...

kroate jon 11.000 t'vrame, kshtu qe hiq kerkah sjon shifrat me t'zite e ullinit qe e kane perjetu boshnjakt...se kroatet kane pas edhe ndihma edhe prej Gjermanise, Austrise, + pre diaspores t'vet qe e kane shuuuuuuumeee t'forte, a Bosnja u kon KIKIRIK pa asni aleate...
Last edited by lumiu on Sun Aug 02, 2009 11:28 pm, edited 1 time in total.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Si u pengua çlirimi përfundimtar i Bosnjës nga ana e Washing

Post by Pandemonis »

me befason rasti se si disa qe vetes i thojn njohes te politikes dhe cdo gje qe vjen nga "mesazhi" qorresisht i besohet....keta njerez kan nje mendim, nuk egziston ndonje qe mendon PAK me ndryshe se tjetri. kur ja nise religjioni me bo politike, ateher dije qe ska gjo aty
Post Reply