Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by TALEBANI »

Ruani duartrokitjet tuaja

Çfarë kuptimi kanë fjalët tona për paqë kur ne edhe më tutje vazhdojmë të torturojmë vetëm myslimanët?

E shtunë, 25 Korrik 2009 23:24




Autor: Chris Hedges


A e kanë lëshuar fjalimin e Barak Obamës në botën myslimane nëpër korridoret e burgjeve të Ebu Garibit, në bazat e ndritshme në Bagram, Guantanamo apo në një duzinë të ngjashme të vendeve të fshehta ku mbahen me mijëra mysliman në mbarë botën? Tingëllima e këtij fjalimi a është refuzuar nga muret dhe morgjet e stërmbushura me trupat e të vdekurve mysliman të deformuar në Bagdad ose Kabul? A është lëshuar ky fjalim nga maja e minareve të fshatrave dhe qyteteve të shëmtuara prej bombave amerikane? A është dëgjuar ky fjalim gjithashtu në kampet e mbushura të refugjatëve në Gaza, ku 1,5 milion Palestinez jetojnë në geton më të madhe në botë?

Çfarë kuptimi kanë fjalët tona për paqë kur ne torturojmë, dhe, edhe më tutje vazhdojmë të torturojmë vetëm myslimanët? Çfarë kuptimi kanë ato fjalë kur ne nuk sanksionojmë sulmet brutale rrezatuese të Izraelit ndaj Libanit dhe Gazës, sulme të cilat kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe kanë lënë prapa qindra të vdekur dhe të lënduar? Si duket thirrja e Obamës për demokraci dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga Egjipti, ku ne, pa u kursyer aspak, përmbajmë dhe ndihmojmë regjimin despotik të Hosni Mubarakut, një ndër diktatorët me jetë më të gjatë në Lindjen e Mesme?
Mundë të ngazëllehemi me retorikën e Obamës, por shumë pak nga 1.3 miliardë mysliman në botë mundë të mashtrohen. Ata janë duke e kuptuar se deri tani shumë pak në Lindjen e Mesme ka ndryshuar që kur është vendosur administrata e Obamës. Luftërat okupuese po vazhdojnë dhe po zgjerohen edhe më shumë. Izraeli vazhdon të përqesh ligjet ndërkombëtare, duke vjedhur edhe më shumë toka palestineze dhe duke bërë krime të papara të luftës në Gaza. Edhe regjimet represive në vendet siç janë Egjipti dhe Arabia Saudite edhe më tutje vazhdojnë të konsiderohen në Uashington si aleatë të rëndësishëm.

Fjalimi në Universitetin e Kajros, që për fat të keq rëndom para dyerve të të këtij Universiteti ka kamion të mbushur me polic për të parandaluar protestat si dhe prezencën e fuqishme të forcave të sigurimit brenda kampusit të universitetit në mënyrë që të kontrollohen studentët. E tërë kjo është edhe një shembull i mirë i fasadës së këtyre regjimeve. Grupet politike studentore, për veç atyre që i duartrokasin kryetarit, janë të ndaluara. Administrata e pushtetit, jo e profesorëve, ka bërë zgjedhjen e dekanëve të fakultetit "si mënyrë për të luftuar kundër ndikimit islamist nëpër kampe", siç qëndron në raportin e fundit të Stejt Departamentit mbi të drejtat e njeriut. Dhe, siç ka përmendur Uashington Posti, studentët të cilët përdorin internetin "si për inat për qëndrimet e tyre politike dhe shoqërorë përcillen dhe përgjohen: një përdorues i shkathët i internetit nga Universiteti i Kajros është mbyllur për dy muaj në verën e kaluar për shkak të 'agjitacionit publik', përderisa tjetri është përjashtuar nga Universiteti sepse kishte kritikuar qeverinë".

Duke zhvilluar projekte imperiale politika represive do të vazhdojë edhe me Obamën. Ne nuk po tentojmë të ndalim terrorin dhe të promovojmë demokracinë. Ne po sigurojmë se shteti jon korporativ ka burimin e vazhdueshëm, naftën e lirë prej së cilës jemi të varur. Sa më e ngushtë të bëhet nafta, ne bëhemi edhe më agresiv. Kjo është loja që po luhet në botën myslimane.

Shtëpia e Bardhë gjatë kohës së Bushit torturonte haptazi, Shtëpia e Bardhë gjatë kohës së Obamës torturon dhe shtyhet kinse këtë nuk është duke e bërë. Ndoshta Obama ka ndaluar "përmbytjen" , por siç thekson Llukë Miçeli në botimin e ri të magazinës "Harper" torturimi, duke përfshirë edhe izolimin, shkurtimin e pushimit dhe gjumit, ushqimi i dhunshëm vazhdon t'i thyej të burgosurit. Kryetari ka premtuar se do ta mbyll Guantanamon, aty ku mbahen vetëm 1 % të numrit të përgjithshëm të burgosurve që SHBA – të kanë jashtë vendit të tyre.

Edhe administrate e Obamës ka vazhduar të bëjë ç' është e mundur t'i mbajë të fshehur fatet dhe gjendjen e mijëra myslimanëve që po mbahen në "vrimat e zeza" në mbarë botën. Siç shkruan Mitchelli, Shtëpia e Bardhë e Obamës "ka kërkuar që t'i ndalohet të internuarve në burgun e Bagramit në Afganistan qasjen në gjyqet ku do të mundë të zbulonin dhe të hulumtonin rrethanat e internimit të tyre. Ka kërkuar që të vazhdoj praktika e transferimit të burgosurve në lokacione të pa njohura jashtë SHBA – ve, dhe ka kërkuar kjo administratë që të mbahen sekret të dhënat mbi tretmanin e këtyre të internuarve".

Urrejtja myslimane shfaqet sepse ne kemi stacionuar dhjetëra mijëra ushtarë amerikan në tokën myslimane, dhe që kemi okupuar dy shtete myslimane, e kemi ligjësuar okupimin izraelit të Palestinës, kemi përkrahur regjimet represive arabe dhe kemi torturuar mijëra mysliman në burgjet e kolonive tejdetase ku të burgosurit "janë zhveshur" nga të drejtat e tyre.

Ne tani kemi 22 herë më tepër ushtarë në vendet myslimane, se sa gjatë kohës së luftërave të kryqëzatave. Urrejtja vjen sepse kemi vendosur baza të mëdha ushtarake, disa i përngjajnë madhësisë së qyteteve të vogla, në Irak, Afganistan, Arabi Saudite, Turqi dhe Kuvajt. Duke ia shtuar këtu edhe të drejtën që kemi fituar për të vendosur baza të ngjashme edhe në shtetet e Gjirit si në Bahrejn, Katar, Oman dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Urrejtja vjen sepse ne kemi zgjeruar imperatorinë tonë ushtarake në Uzbekistanin fqinjë, Pakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin. Vjen gjithashtu kjo urrejtje edhe pse ne i kemi stacionuar forcat speciale në Egjipt, Algjeri, dhe Jemen. Sigurisht se edhe ky rrjet i bazave ushtarake len për të dyshuar se do të qëndroj gjatë.

Bota myslimane frikësohet, me të drejt se ne dëshirojmë të dominojmë me rezervat e naftës në Lindjen e Mesme dhe infrastrukturën e naftës në Detin Kaspik. Prandaj ata nuk janë të interesuar për vullnetin tonë të mirë, por janë të interesuar për të drejtën elementare dhe liritë nga ana e okupatorit. Po të ishte situata e ngjashme tek ne, sigurisht se edhe ne njësoj do të kishim reaguar.

Realiteti brutal i zgjerimit të okupimit si dhe format gjithnjë e më të ashpra të kontrollit i japin shkas "fundamentalizmit islamik, kryengritjes dhe terrorizmit". Ne mund të akuzojmë dhunën për shkak të përplasjes së civilizimeve. Mundemi që me naivitet t'i flasim vetes se të tjerët na lakmojnë për lirinë tonë. Mundë të tregojmë respekt edhe për Kur'anin.
Por të gjitha këto janë fantazira të cilat neve na kthejnë mbrapa nga të kuptuarit e kontestit të vërtet në mes neve dhe botës myslimane, e kjo është pranimi i përgjegjësisë tonë për përhapjen e virusit të kaosit dhe dhunës e cila zgjerohet në Lindjen e Afërt. Ne mundë të kemi paqe kur i mbyllim bazat tona, i lejojmë Izraelit që të krijohet shteti palestinez dhe të shkojmë në shtëpi, ose mundë të kemi, luftë regjionale të gjatë, të shtrenjtë dhe të padobishme. Nuk mund t'i kemi të dyja. Obama, i cili ka pranuar imperializmin amerikan, dhe që është duke u treguar naiv dhe destruktiv sikur edhe George W. Bush, është sinonim i një trendi të ri i përdorur për të zgjeruar helmin e luftës së vazhdueshme. Ne ndoshta nuk mund të shohim këtë. Por ata që i varrosin të vdekurit e tyre këtë gjë e shohin shumë qartë.

Burimi: Truth Dig
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by AciDiuS »

e paska rrok pikado n'100 pikshin me kit shkrim ky autori . :)
User avatar
portnoy
Posts: 3607
Joined: Tue Sep 04, 2007 7:02 pm
Location: Suhareke

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by portnoy »

Emocional Autori!Edhe pse se lexova deri ne fund...
User avatar
[CORNHOLIO]
Posts: 1869
Joined: Sun Jun 21, 2009 12:37 am

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by [CORNHOLIO] »

Autori paska fol si burrat.
User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by lumiu »

n'majuc e paska rrok...
User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by Emcee »

ehhh ju pata than edhe une..
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by AciDiuS »

portnoy wrote:Emocional Autori!Edhe pse se lexova deri ne fund...

Po normal , me pa shtetin e vet sa padreitsin o tu e bo e mos me pas emocione pak si qa o bon a je mir .
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by Clavicula »

Interesant, truq ja paska thane. Veq epilogu simas meje o ky. Kur nafta t'zavensohet ose kur energjia e ripertritshme t'vjen n'shprehje ka me pas paqe atje.
User avatar
portnoy
Posts: 3607
Joined: Tue Sep 04, 2007 7:02 pm
Location: Suhareke

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by portnoy »

AciDiuS wrote:
portnoy wrote:Emocional Autori!Edhe pse se lexova deri ne fund...

Po normal , me pa shtetin e vet sa padreitsin o tu e bo e mos me pas emocione pak si qa o bon a je mir .
Me te fortin smunesh kurr mu shty!
Last edited by portnoy on Sun Aug 02, 2009 11:10 pm, edited 1 time in total.
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Ruani duartrokitjet tuaja - për fjalimin e Obamës n'Egjipt

Post by John Lennon »

Clavicula wrote:Interesant, truq ja paska thane. Veq epilogu simas meje o ky. Kur nafta t'zavensohet ose kur energjia e ripertritshme t'vjen n'shprehje ka me pas paqe atje.
:arrow:
Post Reply