Nacionalizmi në filozofinë e Danillo Kish-it

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Nacionalizmi në filozofinë e Danillo Kish-it

Post by lumiu »

http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=13299

Nacionalizmi në filozofinë e Danillo Kish-it

Nacionalizmi është ide e pamundësisë, ideologji vetëm e pandehjes së fitores ...
E diel, 12 Korrik 2009 23:19

Shkruan: Fatlum Sadiku

Nacionalizmi para së gjithash është paranojë. Paranojë kolektive dhe individuale. Si paranojë kolektive ai shfaqet si pasojë e një kombinatorike në mes vartësisë dhe frikës, por mbi të gjitha e humbjes së vetëdijes perceptuese dhe gjykuese individuale. Së këndejmi shfaqja e tij si paranojë kolektive nuk është gjë tjetër përpos një simbiozë e paranojave individuale, që çojnë deri tek paroksizmi si forma më eklatante e krizës. Nëse nacionalisti si individ në një formë apo tjetrën dhe për arsye subjektive apo objektive ngel i paintegruar brenda për brenda strukturës shoqërore, ai është i prirur që identitetin e tij ta kërkoi jashtë kësaj strukture shoqërore. Rrjedhimisht nga kjo, nacionalisti bëhet pjesë e një grupacioni, i cili të paktën në dukje, i vë vetes si detyrë dhe qëllim trajtimin e "problemeve të natyrave epokale", siç janë ta zëmë : "mbijetesa dhe prestigji i kombit", "ruajtja e traditës dhe komponentëve të shenjtë kombëtarë", por edhe i komponentëve të tjerë si folklorikë, filozofikë, etikë, shkencorë etj. Si rrjedhim i kësaj fshehtësie gjysmëpublike apo publike të misionit të tij, nacionalisti, bëhet njeri i aksionit, tribun popullor, refleksion i individëve etj., pra rrjedhimisht del se ai tashmë paradoksalisht e ka inkorporuar në qenien e tij pikërisht shoqërinë nga e cila kohë më parë ka dalur vetë. Dhe kur tani nga ai kemi nxjerrur pasqyrën e tij reale dhe të purifikuar nga të gjitha premisat e tjera kamofluese, dhe alibitë perfeksioniste përpara vetes kemi një individ pa individualitet, apo konkretisht "Nacionalistin Zhilë" (Jules).

Ky është pra ai "Nacionalisti Zhilë" i Sartrit, që në fakt është një askushi në familje, por i cili denjon të bëjë poterë me t'u përmendur një temë e vetme: Anglezët. Ky shqetësim i tij, kjo frymënxënje, kjo "fshehtësi" e tij, që pa u hamendësuar fare shqetësohet me t'u përmendur anglezët, është komponenta e vetme që e bënë atë të vlefshëm për të mos thënë eksistues. Ai jeton që të degjojë nga ndokush në tavolinë tek shprehet kësodore: "Mos i'a përmendëni Zhilë-s anglezët sepse është shumë i ndjeshëm ndaj tyre dhe mund të na e rrotullojë tavolinën", anipse për këtë mund t'a dinë të gjithë të pranishmit! Pra Zhilë i urren anglezët (të huajt), dhe i do francezët (bashkëkombasit e tij), sepse kështu e thotë vetë natyra e tij prej nacionalisti, dhe fragjiliteti i tij sentimental nacionalist mund të aktivizohet çoftë vetëm me prezencën e çajit anglez në tavolinë! Një portret i tillë si ky, karakteristik për të gjithë nacionalistët, tani mund t'a marrë lirisht formën e vetë përfundimtare: nacionalisti është për nga zakoni, si qenie shoqërore dhe individ, uniletaralisht askushi. Jashtë këtij determinimi ai është zero. Ai e ka lënë familjen, punën (duke vlerësuar se kjo është gjëja e duhur), literaturën (nëse është shkrimtarë), funksionet shoqërore etj., ngase sipas tij të gjitha këto janë të panevojshme dhe cikërrima në raport me mesianizmin e tij. Nga kjo duhet theksuar se me këtë vendosmëri ai është një sfidues i vetëvetes së tij, një luftëtar potencial që pret çastin e vetë për të ardhur në shprehje. Nacionalizimi nëse parafrazoj qëndrimin e Sartrit mbi antisemitizmin është "një zgjedhje plotësisht e lirë, qëndrim global, të cilin njeriu e pranon jo vetëm ndaj kombeve tjera, por absolutisht edhe ndaj vetë njeriut, nëpërmjet historisë dhe shoqërisë, dhe ky qëndrim është njëkohësisht doktrinë dhe koncepcion ndaj botës".

Nacionalisti për nga natyra është i determinuar të jetë injorant. Nacionalizmi pra është linjë fushëvepruese e kontraksionuar dhe parohiale. Nacionalisti është i dogmatizuar në qëndrime, ai di, apo më mirë thënë është i bindur se di, njeh vlerat e tij individuale, vlerat nacionale të kombit që i takon, vlerat etike e politike, ndërkaq që për tjerat nuk çanë kokën, nuk i interesojnë fare, thjesht të tjerët (kombet tjera, qenijet tjera) janë "DJALLI VETË", dhe në ta shkurt nuk besohet. Nacionalisti tek të tjerët sheh, ekskluzivisht vetëm dhe vetëm refkeksionin e vetëvetës së tij: Nacionalistin. Pozicioni dhe qëndrimi i tij siç thamë në fillim janë frika dhe vartësia. Ndërkaq që pikënisja: Vendosmëria dhe angazhimi që nuk njeh barrë. Dhe jo vetëm negacioni ndaj të njejtëve (nacionalistëve) është karakteristikë e tij, por thjesht të gjitha ato që nuk janë të tija (ato që janë angleze, gjermane, amerikane...), janë të huaja, destruktive dhe si të tilla nuk janë të akceptueshme dot.

Së këndejmi, nacionalizmi është ideologji e banalizmit, pra ideologji totalitariste. Nga kjo del se nacionalizmi jo vetëm nga origjina e tij etimologjike si formë dhe substrat, por edhe si përmbajtje dhe substancë e tërë, është ideologjia dhe demagogjia e fundit që i servohet popullit. Shkrimtarët këtë e dinë më mirë se çdokush tjetër. Andaj tërë ata shkrimtarë që nën influencën e nacionalizmit deklarativisht shprehen se "vijnë nga gjiri i popullit dhe shkruajnë për popullin", në fakt ata nuk bënë gjë tjetër përpos që mendimet, persiatjet, qëndrimet si dhe zërin e tyre individual, mëtojnë t'a ngrisin në stad sa më lartë, gjithnjë gjoja "në shërbim dhe për hirë të interesave nacionale".

Nacionalisti në princip rrallë njeh tjetër gjuhë, apo të ashtuquajturat variante gjuhësore, me përjashtim të gjuhës amtare, ai nuk njeh as kulturat tjera, thjesht nuk i interesojnë dhe nuk koklavitet me to. Por çështja këtu tani nuk është kaq e thjeshtë. Edhe nëse njeh tjetër gjuhë që do të thotë se si intelektualë ka çasje në rrafshin kulturor të kombeve tjera, të mëdha apo të vogla, ai njohurinë e tij tani e instrumentalizon në funksion të analogjisë së kulturës tjetër me atë të kombit që i takon, dhe natyrisht këtë me fakte apo pa fakte e bënë në dëm të së parës. Kiçi dhe folklori apo kiçi folkolristik nëse mund ta quajmë kështu nuk janë gjë tjetër përpos se anë sipërfaqësore dhe vizuele e ideologjisë nacionaliste. Origjina dhe koeksistenca e folklorizmit si zhanër dhe kultivim shoqëror, as tek ne e as kudo gjetiu në botë nuk është i natyrës antropoligjike të njeriut, por është pjellë e natyrës nacionaliste. Madje edhe insisitimi në të famshmin coleur locale-u, nëse nxirret jashtë limitit të konturuar artistik, që nënkupton se ai nuk është më në shërbim të kontekstit artistikë, definitivisht shënon edhe një çasje tjetër nacionaliste të rradhës, kësaj here të natyrës së shtrembëruar.

Nacionalizmi pra paraprakisht është negativitet, energji negative, kategori negativiste e shpirtit, sepse fundamentohet mbi mohimin dhe kundërshtimin si dhe jeton nga mohimi dhe kundërshtimi. "Ne nuk jemi, çfarë janë ata"; "Ne jemi gjini pozitive, ata janë gjini negative". Vlerat tona nacionale (kombëtare), funksionalizohen vetëm në raport me nacionalizmin e atyre: "Ne jemi nacionalista, por ata janë edhe më shumë"; "Ne prejmë kur duhet, dhe kur nuk kemi tjetër zgjedhje, ata prejnë më shumë se na dhe nga gjakftohësia"; "Ne dehemi ndonjëherë, por ama ata janë alkoolista kronikë"; "Historia jonë është e sendërtuar vetëm si akcent i historisë së tyre"; "Gjuha jonë është e pastër vetëm në raport me gjuhën e tyre". Nacionalizmi së këndejmi jeton nga relativizmi. Nuk eksistojnë kurfarë vlerash të përgjithshme, estetike, etike etj., eksistojnë vetëm ato realtive. Dhe në këtë fazon të të menduarit, nacionalizmi në rradhë të parë, është reperkusion, apo konsekuencë relativiste. "Deantologjikisht më duhet të jemë më i mirë dhe më i fortë se vllau apo gjysmë-vllau, për të tjerat s'ma ndien". "Gjithsesi të kërcej më shumë se ai, dhe pikë". Kjo është ajo që çysh në fillim dhe në vazhdë të shkrimit e determinuam si frikë. "Se a kanë drejtë të tjerët të na zënë, apo të na arrijnë kjo ne nuk na intereson". Intencat e nacionalizmit janë përherë intenca të arritshme, tëarritshme, ngase janë të thjeshta, dhe të thjeshta ngase janë të cekëta dhe me pak vlerë. "Nuk duhet brofur i pari, nuk duhet gjuajtur gurë prapa shpine për të arritur maksimalen e mundshme, ata duhet filluar të parët, këto janë parakushtet kryesore, që loja e filluar të ketë nocionin e saj parimor si dhe përfundimin dobiprurës".

Nacionalisti siç thamë nuk i frikësohet askujt përpos vëllaut të tij. Nga ai i vie frika eksistenciale dhe patologjike : fitorja e armikut të imagjinuar apo të zgjedhur do të thotë humbje absolute për nacionalistin, heqje e qenijes së tij nga faqja e dheut. Në anën tjetër fitorja ndaj armikut të imagjinuar apo të zgjedhur, fitorja ndaj "atij tjetrit" nënkupton fitoren absolute. Pasi potencuam që nacionalisti është frikacak dhe askushi, ai nuk e ngarkon veten me shumë qëllime, mjaftohet me disa fundamentale. Andaj nacionalizmi është ide e pamundësisë, ideologji vetëm e pandehjes së fitores, e "fitores së garantuar" dhe e "humbjes së papranueshme". Nacionalisti nuk i frikësohet askujt, askujt "përpos Zotit", por ama atij Zotit, masat dhe fuçinë e të cilit i konturon vetë nacionalisti. Po sikurse kushëriri tjetër Zhilë, afër Zhilës paraprak, i cili anipse edhe ky është një askushi, nga Zhilë shihet si "krenari e familjes", "entitet kryesor i familjes", "zotërues dhe organizatorë potencial i familjes dhe i kombit – i keqi dhe i deformuari kushëri", ndaj eliminimi i tij është domosdo e çastit.

Së këndejmi, të jesh nacionalist do të thotë të jesh individ pa detyra dhe obligime kruciale jetësore."Nacionalisti pra është ai qyqari që nuk e pranon dot qyqarllëkun e tij"; vrasës që stimulon inercionin dhe impotencën e tij drejt vrasjeve, i paaftë që ta ndalë veten e tij, ai megjithatë nuk gjykon kur vret, përpos në raste të anonimititetit të madh, kur thjesht "nuk i vritet ngase nuk është në formë", "nuk e ka ditën", apo kur ka të bëjë me ndonjë "luftë të pastër". I pangopur, i cili as në kohë paqeje nuk gjykon të zgjohet nga frika, dhe nuk ndalet t'i gjykojë dhe analizojë konsekuencat pozitive të zgjimit nga letargjia, - me fjalë tjera ai është fotografia dhe eksponenti më eklatant i shembullit të Sartrit mbi antisemitizmin. Dhe nga vie ky qyqarllëk, kjo vendosmëri, kjo frymë e nacionalizmit në kohën tonë?! I shtyrë nga ideologjitë, dhe i margjinalizuar ndaj mobilitetit shoqërorë, i mundur dhe i humbur në vorbullën e ideologjive konfrontuese, nacionalisti ka gjetur ngritjen tek vetë-afirimimi dhe vetë-aktualizimi i tij individual, ngase kjo paraprakisht i ishte mohuar, kur ai e kishte parë vetën në mes të vakumit shoqërorë, dhe tani në emër të ideologjisë, si mbetet gjë tjetër veçse që strukturën shoqërore t'a kërkojë diku tjetër.

Nacionalisti është një "kolektivist individual", kështu që nacionalizmi është reperkusion kolektivist i një individualizmi të tillë, ideologji dhe anti-ideologji...Përfundimisht nacionalisti për tu shëruar nga kompleksi i thellë i inferioritetit dhe patetizmit infantil, në rastin më të mirë duhet të verbërohet përkohësisht, dhe si i tillë në gjendje të verbër dhe pa ditur gjë, duhet të dërgohet në vendin më armik të mundshëm për të. Më pas, rekomandohet t'i thuhet se është "në tokën e shenjtë mëmë". Më pas të detyrohet t'a puthë tokën! Krejtësisht në fund kur do të dilte nga gjendja e përkohshme e verbërisë, nacionalisti megjithëse se në moment patetikisht do të reagojë si i krisur, më vonë mbase më në fund do ta kuptonte faktin se TOKA DHE DHEU nuk dallojnë, janë të njejtë dhe mbesin ashtu çfarë janë si në Gjermani sikurse në Banglladesh! Si në Trinidad Tobago e si në Somali !
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Nacionalizmi në filozofinë e Danillo Kish-it

Post by Muki Vojvoda »

Te lumte per kete shkrim !!!
E lexova krejt,shkronje per shkronje,ja vlejti.

Interesant eshte se neve serbet gjithmone na kan trajtu si njerez te paafte,si qenie e parendesishme dhe n'baze te ksaj edhe na kan bo cka na kan bo,per ma teper kur te ne eshte shfaq nacionalizmi i verber qysh po ceket dhe ne fillim te kti shkrimi ata pastaj kan fillu me na etiketu si "nacionalistet shqiptar" ku qdo veprim i keq qoft ai dhe ma i vogli eshte identifiku me nacionalizmin e Shqiptarve.Por edhe me shume me te nervozu ka qene injoranca e shume shqiptarve,ku dhe vet e kan pa qe armiqt serb tere kohen prej shume termeve ofenduese qe na i kan mvesh ka qene dhe kjo "nacionalistet shqiptar",e ne anen tjeter Shqiptart jan ndi krenar tu u mbajt si nacionalist,per me teper kan shku deri aty sa qe "Ai qe nuk eshte nacionalist,nuk eshte Shqiptar".
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Nacionalizmi në filozofinë e Danillo Kish-it

Post by Clavicula »

nacionalizmi virus i botes definitivisht, lum shume pergzime per ket shkrim.
Post Reply