Letër e hapur Ramush Haradinajt

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Emcee
Posts: 1958
Joined: Tue Nov 06, 2007 4:17 pm
Location: n`Südkurve (zh)

Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by Emcee »

Sjom fort copy/paste tip veq hajt..

Ndërtimi i shtetit, demokracia dhe interesi publik janë sinonime sublime të çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Jemi në fazën e njohjeve të fuqishme ndërkombëtare si shtet i pavarur, anëtarësimit në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe së shpejti në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në fazën e rritjes ekonomike dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Me sa duket disa si ti nuk i gëzohen këtij suksesi. Sot kur e gjithë bota po na shikon, me të detyruar po të drejtohem me këtë letër publike.

Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njëllosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh.

Sulmet pa fakte aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes.

Për 3 dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është 1 banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999.

Ndërsa, Ramushi tenton të më njëllos edhe në këtë fushë, unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?
- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
- banesën dykatëshe në Prishtinë,
- banesën në Prizren,
- banesën në Tiranë,
- banesën në Durrës,
- villat në Durrës, në Brezovicë,
- pronat disamilionëshe në Dukagjin,
- tokat në Miradi,
- kullat disamilionëshe në Glloxhan,
- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
- shtëpinë në Pejë
- banesën në Prizren
- truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
- pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar.

Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush.

Personalisht do të pres deri në fund të javës, pastaj çdo akuzë apo shpifje tuajen, për hir të interesit qytetar, nuk nuk do të merrem me to. Pas kësaj kohe do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.

Adem GRABOVCI, zëvendësministër i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit dhe Kryetar i Degës së PDK-së në Pejë

Prishtinë, më 21 qershor 2009
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

Go Adem Go :shmeki:
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by bett »

e kom humb Respketin per Ramushin
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

ku mos me hup nanen ja kajsha...s'pi ha leshi per kerkon,u kput tu vjedh n'krah t'luftes e ish-bashkeluftetaret e vet po vdesin per buke :(
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by V | a G r a »

MARRJA E MARRESSSS

Ska asi se mir osht me pas kamikaza miniratu burr ashktu kshtu spo nalen ndryshe hajnat ... hin ne ministri 10 kg dinamit edhe qo ne p9 komplet ndertesen .

POSHTTTTTTTTT HAJNAAAAAAAAA

MOS I VOTONI HAJNATTTTTTTTTTTTTTT
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by David Gilmour »

yeahhhhhhh Rambo :) jemi me ty, t'dhifsha Ademin
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

David Gilmour wrote:yeahhhhhhh Rambo :) jemi me ty, t'dhifsha Ademin

pse kishe?
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by David Gilmour »

hp11 wrote:
David Gilmour wrote:yeahhhhhhh Rambo :) jemi me ty, t'dhifsha Ademin

pse kishe?
se po ju gjuheni veq atij, qka i vynet atij me vjedh kur ka pare, nese doni me akuzu AAK kur ke n'pushtet sulmoni Bajram Kosumin e Et'hem Qekun se kta na kan fik se sa per Ramushit as nuk ju kan dasht kaq pak para sa munden me vjedh prej buxhetit t'Kosoves
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by Muki Vojvoda »

E lexova shkrimin te terin.
Maspari menyra se qysh eshte shpreh z.Ggrabovci dhe guximi i skajshem per ti qit ne pah ato gjera qe ni pjese e madhe popullit veq i din,m'boni qysh tash une si qytetar i thjesht me u brengos per jeten e kti zyrtari.

Ramushi nese me te vertete e don vendin e vet dhe nese e ka sinqerisht duhet me u kallxu partia e tij si opozite konstruktive,opozite qe gjen gabimet e qeverise,qe jep idea konkrete per ceshtjet qe kritikon e jo ta egersoj fjalorin poliitik,te shkoj ne kercenime e gjera te ngjashme qe munen me pru vendin ton ne ni kaos politik te papare.

Une e kuptoj ate euforin e Ramushit per tu bo kryeminister(qashtu edhe Thaci ke para se mu bo,po nuk e teprojke),pasi qe konsideron qe ka bo shume per kit vend edhe e meriton ni pozite,po me vet faktin qe me te perfundu lufta ka vendos me u kyq ne jeten politike,duhet me u mesu maspari kulture politike,duhet me u vetedijesu qe ne politike ka fitus dhe humbes,me u mesu me qene edhe ne opozite,po edhe kur osht ne opozite mos me kritiku vend e pavend,edhe mos me shku ne ekstrem me kercenime.

Sa i perket pasurise tina qe ja ka permend z.Grabovci,qe ky po lypka dhe debat publik,e nese Ramushi nuk na del publikisht me e kundershtu nese nuk o qashtu atehere populli ka me e marr si te vertete,e edhe ate pak elektorat qe e ka ko me humb e tani lirisht le te pershendet me skenen politike,edhe ma mire nashta i kish ra se sa me prish imazhin e Kosoves pi deshires t'madhe per pushtet dhe prej pamundesise per me arrit deri aty.

Respekt te madh per Ramushin dhe familjen Haradinaj per gjithe ate kontribut qe ka dhon per lirine e vendit tone,po per do sene qe shumica i dim mire osht ai mu deklaru para popullit.

Me t'mira Adem Grabovci

jo po Muki.
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

David Gilmour wrote:
hp11 wrote:
David Gilmour wrote:yeahhhhhhh Rambo :) jemi me ty, t'dhifsha Ademin

pse kishe?
se po ju gjuheni veq atij, qka i vynet atij me vjedh kur ka pare, nese doni me akuzu AAK kur ke n'pushtet sulmoni Bajram Kosumin e Et'hem Qekun se kta na kan fik se sa per Ramushit as nuk ju kan dasht kaq pak para sa munden me vjedh prej buxhetit t'Kosoves

kur ka pare :?: :?: :?:

qysh i boni o hawer?qajo po i intereson krejtve...s'eshte ky i vetmi qe po vjedh amo ky eshte i vetmi qe ka vjedh qekaq shum...krejt jon hajna,po ky eshte ma i madhi...edhe ishalla vjen najher koha qe kta mu denu per qeto hajni qe pi bojn :(
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by David Gilmour »

se e ka Ekrem Lluken n'dor, njanin prej biznismenave ma t'mdhaj n'ks, se birra e pejes asht e ktij, se gjysa e rrafshit t'dukagjinit i qesin lokalet n'emen t'ktij, se i besojne krejt qato pare qe ja japin

nuk i vynet kti buxheti i KS
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

se pat fjalen kerkush qe i ka marr ose si ka marr paret prej buxhetit t'Kosoves....krejt ke esenca se qysh i boni aj ton kto sene qe po permenen ma nalt e sidomos qeto:

- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
- banesën dykatëshe në Prishtinë,
- banesën në Prizren,
- banesën në Tiranë,
- banesën në Durrës,
- villat në Durrës, në Brezovicë,
- pronat disamilionëshe në Dukagjin,
- tokat në Miradi,
- kullat disamilionëshe në Glloxhan,
- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by David Gilmour »

hp11 wrote:se pat fjalen kerkush qe i ka marr ose si ka marr paret prej buxhetit t'Kosoves....krejt ke esenca se qysh i boni aj ton kto sene qe po permenen ma nalt e sidomos qeto:

- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
- banesën dykatëshe në Prishtinë,
- banesën në Prizren,
- banesën në Tiranë,
- banesën në Durrës,
- villat në Durrës, në Brezovicë,
- pronat disamilionëshe në Dukagjin,
- tokat në Miradi,
- kullat disamilionëshe në Glloxhan,
- dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
qato qe i thash ma heret: se e ka Ekrem Lluken n'dor, njanin prej biznismenave ma t'mdhaj n'ks, se birra e pejes asht e ktij, se gjysa e rrafshit t'dukagjinit i qesin lokalet n'emen t'ktij, se i besojne krejt qato pare qe ja japin
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by bett »

10 Vjet me nejt n pushtet PDK , sa ka vjedh Ramushi nuk munet



RAMBO SUCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCCK BIQ
User avatar
hp11
Posts: 7415
Joined: Tue Apr 08, 2008 7:09 pm
Location: n'protesta

Re: Letër e hapur Ramush Haradinajt

Post by hp11 »

un s'muj me kuptu pra 1 sen nese Ekrem Lluka koka biznismen qysh po thu ti qaq i madh...pse Ramushi qindra here ma i pasun se aj...edhe s'eshte arsyetim ky...nese nuk i ka bo me pune kto sene...po del qe ky eshte i krymt..eshte mafiash.

Casino po menagjon,pompa t'benzinit,kontrabandim t'mallrave...a jane pare t'pastra kto a?
Post Reply