Qysh kan tani kta ftyre me lyp pushtet ?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Qysh kan tani kta ftyre me lyp pushtet ?

Post by Muki Vojvoda »

Maspari vetedija politike si tek populli po ashtu edhe te aktert e politikes eshte shume e ulet.
Politika jon ton kohen ne goje i kan fjalimet e llojit rruga drejt Evropes,integrimet,liberalizimet e blla blla blla e ne anen tjeter politika e tyne nuk bazohet ne demokraci dhe argumente po ne kercenime dhe ne ate se "kush eshte ma i forti".
Boll ka qene elektorati i vogel ne zgjedhjet e fundit po me kto gjeste e ferkime te ktyne partive,rrezikon te jete edhe ma i vogel.
Njerezit nuk kan buke me honger,kta dojn mu vra per karrika !
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Qysh kan tani kta ftyre me lyp pushtet ?

Post by Muki Vojvoda »

Analistët paralajmërojnë një fushatë shumë më të ashpër zgjedhore, nga ç’jemi mësuar të shohim
Ndonëse fusha parazgjedhore ende nuk filluar zyrtarisht, analistët kosovarë vlerësojnë se sivjet kjo fushatë do të jetë më e ashpër. Ata pohojnë se shembull i një fushate të tillë janë akuzat e fundit midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ashpërsimet, akuzat, kundër-akuzat e deri tek fyerjet personale, midis partive politike karakterizojnë ditëve të fundit skenën politike kosovare vlerësojnë analistët e këtushëm. Sipas tyre kjo fushatë do të jetë më e ashpër, por është e bazuar vetëm në asketin e spekulimeve.
Ramush Tahiri, politolog, vlerëson se akuzat midis partive kanë filluar të bëhen më të ashpra. Por ai thotë se sivjet shumica nga këto parti do të shkojnë në koalicion parazgjedhorë.

“Disa parti do të detyrohen të shkojnë në koalicion parazgjedhorë. Befasi e koalicionit parazgjedhorë në nivelin komunal do t’iu mundësojë disa partive politike që ti fitojnë zgjedhjet për kryetarë të komunës që në rundin e parë”, thotë Tahiri.

Një shembull i një fushatë parazgjedhore të ashpër janë edhe akuzat e bëra ditëve të fundit midis PDK-ës dhe AAK-së, pohon Lulzim Peci nga KIPRED-i. Ai thotë se gara për pushtetin komunal kurrë nuk ka qenë më e fortë, dhe se këto akuza të bëra nga dy partitë që kanë dal nga krahu i luftës, janë vazhdimësi e një armiqësie të akumuluar ndër vite.

“Vetëm arsyeja që ka filluar debati rreth zgjedhjeve qysh tani edhe rreth kandidatëve tregon se këto zgjedhje me një garë më të madhe sesa që kanë qenë më përpara. Mendoj që partitë politike duhet ta ulin tonin tashmë agresiv politik dhe që Kosova të kthehet në një gjendje normale të demokracisë”< thotë Peci

Ndërsa analisti Belul Beqaj thotë se loja midis partive politike me KQZ-në, polemikat midis PDK-ës dhe AAK-ës, si the humbja e besimit të qytetarëve tek partitë politike janë faktorët që do të ndikojnë që këto zgjedhje komunale, të dallojnë për të keq në krahasim me zgjedhje e kaluara.

“Edhe pas një viti të shtetit të pavarur, të vetmit që jetojnë më mirë janë politikanët dhe shërbyesit e tyre, ndërsa jeta e qytetarëve të zakonshëm është realisht e mjerë. Besimi se qytetarët do ta ngrisin interesimin për politikë më duket se është në rënie, por epshi i politikanëve për të ardhur, apo për të mbetur në pushtet është shqetësues dhe këto do të shkaktojnë një pasqyrim krejt tjetër karshi atyre që kanë qenë deri më tani në zgjedhjet e Kosovës”, vlerëson Beqaj.

Zgjedhjet komunale në Kosovë sivjet do të mbahen me 15 Nëntor.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Qysh kan tani kta ftyre me lyp pushtet ?

Post by Clavicula »

Acid edhe une jom me Farisin qetu, se kan than qysh osht veni osht edhe hija, kjo puna e krimit e dukunive kancerogjene t'shtetit tone disamujsh nuk ka lind sot po bajagi si moti dmth kush do qe hin aty osht me plotkuptimin e fjales TUM, se hin me curr naj sen me shnuk naj sen njerzia dalin pertasin si gjaja jo thaqi jo rugova thu se ata nime ja bajn gajlen atyne. Pra, perderisa t'qesum hajna e debilla ashiqare qe qashtu o edhe populli
User avatar
Lola
Posts: 2985
Joined: Fri Dec 03, 2004 11:43 am
Location: ku kom qef

Re: Qysh kan tani kta ftyre me lyp pushtet ?

Post by Lola »

bash qeta qe s`kane ftyra lehin, se ai i meqmi e kqyre punen e vete edhe punon per shtet :P
Post Reply