Paskrupulltësia e shumëfishtë

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
Cast
Posts: 38
Joined: Sun Apr 12, 2009 8:15 pm

Paskrupulltësia e shumëfishtë

Post by Cast »

Mka ardh qeky shkrim i Krenar Gashit ne Facebook, ni gazetar shume i pregaditun per mendim temin, po nuk ja kan botu neper gazeta per shkak qe eshte mjaft haptas kunder qeverise kshtu qe e pashe tudhes me qit ne forum, se di a kom drejt a jo, ishalla nuk osht edhe forumi i kontrollum prej qeveris :P




Paskrupulltësia e shumëfishtë


“Secila shoqëri që heq dorë nga sado pak liri, për të fituar sado pak siguri, nuk meriton as njërën as tjetrën, dhe ka për t’i humbur që të dyja.” (Benjamin Franklin)

Krenar Gashi

Nisje:
Prishtinë, planeti Tokë, viti kush e di sa. Dielli ende nuk kishte lindur kur u lëshua bomba e parë. Ani pse nuk kishte ndonjë paralajmërim eventual, sulmi pritej. Sirenat ranë me vonesë dhe ishin të çakorduara. Prapaskenat e zhvillimeve i sjellin vet personazhet kryesorë.

Bariu i mirë:
“Zoti ministër, si e vlerësoni punën tuaj kaq të suksesshme?” Gazetari e bëri pyetjen në një intervistë televizive dhe i hapi sytë. Priste përgjigjen. Përgjigje në një pyetje që matanë murit, në perëndim, do të cilësohej si e marrë. Pyetje që këtej murit, në lindje, cilësohet si e guximtë. Dhe përgjigja pasoi. Me dinjitet. Me po aq dinjitet sa edhe biseda që vazhdoi, bisedë kjo të cilën e panë të gjithë.
E pa edhe shefi, edhe i biri i tij që tanimë punonte drejtpërdrejt për shefin. E panë veteranët e luftës që tani bredhin rrugëve dhe veteranët e tjerë, po ashtu të luftës, që tani tretin sheqer në çaj brenda mureve të ndonjë zyreje të zymtë. E panë edhe veteranët e paqes, të cilët edhe e komentuan. E panë edhe doajenët e gazetarisë; ai që flet me rrokje, ajo që dikur ulërinte e tani këndon, ai që ndryshoi profesion por jo edhe karrige... që të gjithë. Dhe thanë: “Pirolla i qoftë, kështu duhet...”
Intervistën e ndoqën edhe pionierët e gazetarisë; ai që fitoi e që më pas humbi, ajo që humbi e që më pas fitoi, e edhe ai që fitoi pak e që nuk e morri vesh kurrë as pse, e as si kishe fituar. Të gjithë e panë këtë bisedë, por u bënë sikur nuk e panë.

Avokatja e së vërtetës:
“Nëse nuk flet kryetari, pse askush tjetër në Kuvendin Komunal nuk po guxon të flasë?” pyeti gazetarja, në të njëjtin kanal televiziv por në një emision krejt tjetër. “Sepse kanë frikë,” përgjigjet zyrtari. “Unë nuk kam frikë, se e kam alltinë me veti,” vazhdon ai dhe ngre sakon për të treguar se po e thotë të vërtetën.
Gazetarja e bëri një pyetje që këtej murit, në perëndim, është e thjeshtë. Ajo e dinte se andej murit, në lindje, për një pyetje të tillë të parashtruar publikisht do të vuante një dënim të lartë, por muri, do duhej të ishte mburojë e mirë. Dhe biseda u transmetua, ashtu siç ishte, e vërtetë. Këtë të vërtetë e panë përsëri të gjithë. Edhe shefi edhe vartësit e tij, të cilëve nuk u pëlqeu fare. “Mbylljani gojën,” thanë. Por kjo nuk mjaftoi...
Një politikan botues, dështak në gazetari, gënjeshtar ky të cilin e tmerroi e vërteta, ngriti telefonin dhe thirri një doajen tjetër të gazetarisë. I tregoi çka kishte ndodhur. Revolucioni ishte në rrezik për shkak të një të vërtete të transmetuar. Pos kësaj, së shpejti do mbaheshin zgjedhjet. “Sulmoje,” i tha. “Shkruaj, e ke bekimin tim dhe të shefit.”


Rosaku i shëmtuar:
Dhe ky doajeni u pajtua. E thirri të bijën, të cilën e ka gjithnjë pas vetes për t’i shërbyer si daktilografe. Ajo i duhet, ngase nuk e kupton dot teknologjinë e komplikuar të goditjes së tasteve.
“Shkruaj,” i tha, dhe pastaj pa pikë turpi, i diktonte vajzës fjalë të cilat mbase një baba nuk do duhej ti thoshte para fëmijës së vet. “Striptiz... Ta tregoj ku e keni vendin.. Shkruaj,” vazhdonte... Çirrej dhe pështynte teksa i diktonte se bijës se çfarë ishte gazetaria dhe si sjellja e një gazetareje “si matanë murit” nuk do të pranohej kurrë këtej. Me shumë ëndje do të sillej nëpër dhomë dhe të luante rolin e mendimtarit që dikton, por ligjet e Njutonit nuk ia lejonin një gjë të tillë. Andaj rrinte ulur, gjysmë i shtrirë, dhe vazhdonte të çirrej. Mendonte për revolucionin, për datën e zgjedhjeve që tanimë po afroheshin.
Mendonte se sa mirë ka qenë më parë, në rininë e tij kur me vrull djaloshar printe qytetit duke valëvitur flamurin me yllin e kuq. I kujtohej se si gazetarët e atëhershëm e patën stolisur gazetën me fotografinë e tij duke bartur këtë flamur. I kujtohej mirë. Humbiste në kujtime e pastaj kthehej e klithte. Klithte kundër gazetares e cila përçonte të vërtetën, e vërtetë kjo që ia rrezikonte revolucionin. Këto klithma të tij, të nesërmen do të lexoheshin në informatorin e shefit i cili botohej nën përkujdesje të politikanit botues, pikërisht atij dështakut në gazetari.
Dhe kur u botua, të gjithë e panë. Edhe shefi, edhe i vëllai i shefit që tani po siguronte të ardhmen e nipit të tij, edhe i biri i shefit që vraponte pas palltos se shokut J. I biri ishte i ri për të kuptuar shkrimin e doajenit, por Fatmirësisht, kishe kush t’ia sqaronte. “Pirolla të qoftë,” i thanë doajenit dhe më pas e harruan se ai njeri kishte ekzistuar ndonjëherë.

Gjenerali i Lindjes:
Shkrimin e lexoi edhe ai politikani i suksesshëm që e kishte CV-në plot gjysmë faqe, ku me shkronja të mëdha shkruante – “kam qenë gjeneral.”
“Unë jam më i zoti,” mendoi me vete, dhe menjëherë e thirri atë politikanin tjetër, dështakun prej gazetari, dhe i tha që dëshiron të flet. U tha, u bë. Të nesërmen edhe foli.
“Këtej murit, nuk mund të vësh në pikëpyetje dikë të cilin e do edhe populli, edhe partia. Ata që nuk janë me mua, janë kundër meje dhe ata që janë kundër meje, janë tradhtarë. Tradhtarëve duhet qepur goja.”
Natyrisht, politikani i suksesshëm nuk do të mund t’i shkruante që të katër këto fjali me vetëm 8 gabime drejtshkrimore, por që për këtë i ndihmuan të gjithë që ia donin të mirën. Atij dhe shefit.
Edhe shkrimin, edhe intervistën e politikanit, i lexuan që të gjithë. Atyre që nuk i kuptuan, ua përkthyen të tjerët. Disa njerëz vazhduan të thonë “pirolla” e disa të tjerë e kuptuan që kishe ardhur koha të marrin ndonjë vizë dalëse dhe të ikin nga vendi.
“Unë kam qenë gjeneral,” tingëllonte fjalia që përsëritej. “Si mund të raportoni për dikë që e ka një ushtri pas vetes? Kjo madje as matanë murit, në perëndim, nuk ndodhë.”
E lexuan edhe pionierët e gazetarisë dhe prapë heshtën, si gjithnjë, ngase po nuk ua prishe tymin, ata nuk shohin fare.

Don Kishoti i Amsterdamit:
Por shkrimi nuk i iku dot Princit. Don Kishoti II i Amsterdamit u tmerrua nga ajo që po lexonte, teksa qëndronte në pallatin fisnik që shndriste nga kaltërsia ideologjike. I dërguar enkas për të përfaqësuar murin mes lindjes dhe perëndimit, ai kishte përgjegjësi të ndërhynte në këtë muhabet, që tanimë kishe kaluar përmasat e të zakonshmes.
“Ahëm,” u kollit njëherë, duke kopjuar kështu kollitjen tradicionale të odave. Mjaft kishte luftuar me mullinjtë e erës. Tash ishte koha e përshtatshme për ta përdorur shtizën e tij prej kalorësi, të cilin ia kishte dhuruar vet perandori.
“Ma shaloni atin,” dha urdhër. Dhe ashtu bënë. Kalëroi anë e kënd vendit dhe e tregoi shtizën e tij, e cila po ashtu shndriste, nga kaltërsia ideologjike. Deri në këto çaste, ende nuk dihet nëse do ta vë në përdorim apo jo.

Përfundim:
Pashmangshmëria e ndeshjes demonstrohet më së miri me një sërë reagimesh që pasuan. Të dëmtuarit reaguan matur dhe qetës. Të rrezikuarit butë, edhe më qetë. Profesionistët reaguan me amatorizëm. Qytetarët me nguti. Qeveritarët, si zakonisht, me arrogancë. Të tjerët heshtën. E heshtja, në raste të tilla, është mëkat kardinal.
Olive
Posts: 399
Joined: Mon Apr 03, 2006 10:53 pm
Location: House of Lords

Re: Paskrupulltësia e shumëfishtë

Post by Olive »

Avokatja e së vërtetës:
“Nëse nuk flet kryetari, pse askush tjetër në Kuvendin Komunal nuk po guxon të flasë?” pyeti gazetarja, në të njëjtin kanal televiziv por në një emision krejt tjetër. “Sepse kanë frikë,” përgjigjet zyrtari. “Unë nuk kam frikë, se e kam alltinë me veti,” vazhdon ai dhe ngre sakon për të treguar se po e thotë të vërtetën.
Gazetarja e bëri një pyetje që këtej murit, në perëndim, është e thjeshtë. Ajo e dinte se andej murit, në lindje, për një pyetje të tillë të parashtruar publikisht do të vuante një dënim të lartë, por muri, do duhej të ishte mburojë e mirë. Dhe biseda u transmetua, ashtu siç ishte, e vërtetë. Këtë të vërtetë e panë përsëri të gjithë. Edhe shefi edhe vartësit e tij, të cilëve nuk u pëlqeu fare. “Mbylljani gojën,” thanë. Por kjo nuk mjaftoi...
Një politikan botues, dështak në gazetari, gënjeshtar ky të cilin e tmerroi e vërteta, ngriti telefonin dhe thirri një doajen tjetër të gazetarisë. I tregoi çka kishte ndodhur. Revolucioni ishte në rrezik për shkak të një të vërtete të transmetuar. Pos kësaj, së shpejti do mbaheshin zgjedhjet. “Sulmoje,” i tha. “Shkruaj, e ke bekimin tim dhe të shefit.”


ky osht mentaliteti ma i rrezikshem n'bote. Fatkeqsisht osht shume prezent te na n'cdo form t'mundshme, ty nis prej vet forumit deri n'krejt kosoven.

edhe ksi, Gazetarja n'pytje "rastsisht" femer a? ;)

po m'vjen mire prej Krenarit qe ka arrit me parashtru gjendjen qikaq profi.

kthehna..
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Paskrupulltësia e shumëfishtë

Post by Clavicula »

brra shume m'pelqej. ju kan ly qikes, edhe cka m'erdh inati me at milaim zeken qe e kish pas drenicalizu emisionin i kish zgedh me klok teper palidhje, a ja aj ja kush tjeter blun edhe kurr kush sen nuk i thote.

hallal k'ti krenarit
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: Paskrupulltësia e shumëfishtë

Post by Varekai »

Krenar Gashi shkrun SHUM mire.
une e vlersoj si njo nder ma t'mirt kendej kah Kosova.

qe doni me lexu ma shum prej K.G.,sherbehuni me blogin e tij n'Balkan Insight
http://balkaninsight.com/?tpl=321&tpid=220
edhe pse qe ni kohe nuk ka shkru
Post Reply