Banka Botërore votoi për Kosovën

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Muki »

?
Last edited by Muki on Sun Jun 14, 2009 2:21 am, edited 1 time in total.
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Muki »

Thaçi: Anëtarësimi në FMN dhe Bankën Botërore fuqizon Kosovën në çdo hapësirë
Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetarë Ndërkombëtarë e fuqizon Kosovën në çdo hapësirë, deklaroi sot kryeministri Hashim Thaçi dhe shtoi se Kosova asnjëherë më parë në historinë e saj politike, nuk ka qenë në pozicion më të avancuar e kaq të vlerësuar lartë.
Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi e ka quajtur sot lajm të mirë anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, duke e vlerësuar si hapje të rrugës për zhvillimin e vendit. Ai iu ka thënë gazetarëve se “ky është edhe rezultat i punës së mirë së qeverisë dhe sukses i madh për Kosovën dhe popullin e saj”, duke shtuar se kjo tregon konfirmimin dhe përkushtimin e Qeverisë për të punuar në drejtim të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

Thaçi tha se anëtarësimi në Bankën Botërore është hap drejt objektivave të integrimit në BE, si dhe hap përpara për shumë alternativa, si në investime, marrje të kredive dhe tërheqje të investitorëve. Kosova tanimë ka edhe agjendën e saj si anëtare e Bankës Botërore, tha kryeministri Thaçi.

“Kemi përgatitur agjendën tonë të përbashkët me ato të Bankës Botërore, prandaj janë në përfundim e sipër diskutimet e hapave tonë të parë konkret në raport me Bankën Botërore. Mund të konstatoj se është një vullnet shumë i mirë i dyanshëm për të ndihmuar institucionet e Republikën së Kosovës në projektet e tyre për të sotmen dhe të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kjo besueshmëri, sipas kreut të qeverisë, vjen si rezultat i punës së ekzekutivit që po bën në luftën kundër korrupsionit. Thaçi tha se anëtarësimi në këto mekanizma e fuqizon Kosovën në çdo proces të hapur për Kosovën edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndryshe, në fund të qershorit një delegacion i lartë i Republikës së Kosovës do të udhëtojë në Uashington për të nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshjen me FMN-në dhe BB-në.

Ndërkaq, sa i përket anashkalimeve që i janë bërë Kosovës në takime të ndryshme të rajonit, kryeministri Thaçi tha se Kosova asnjëherë në historinë e saj politike nuk ka qenë në pozicion më të avancuar e kaq lartë të vlerësuar.


| s.b & RTK staff |
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Muki »

Presidenti Sejdiu përshëndet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka përshëndetur sot anëtarësimin e vendit tonë në Bankën Botërore, një vendim ky i marrë të mërkurën me shumicën e votave të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Botërore.
Anëtarësimi në Bankën Botërore pason anëtarësimin muajin e kaluar të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe miratimin nga ana e Kuvendit të Kosovës të Ligjit për anëtarësimin në këto institucione.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe historik anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bankën Botërore, si dhe ka falënderuar Bordin e Guvernatorëve të Bankës Botërore për vendimin e marrë pro anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion shumë të rëndësishëm financiar botëror.

Ai the se anëtarësimi në Bankën Botërore, sikur edhe anëtarësimi në FMN, do t’i krijojë vendit tonë shumë mundësi të reja për zhvillim dhe prosperim të përgjithshëm, sikur edhe përballje më të lehtë me sfidat që dalin si pasojë e krizës ekonomike globale.
Presidenti gjithashtu e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin se për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore kanë dhënë votën e tyre rreth 100 shtete, numër ky edhe më i madh nga shtetet që votuan pro anëtarësimit të Kosovës në FMN. Nga kjo del se pro pranimit të Kosovës kanë votuar edhe një numër i madh shtetesh që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ndërsa votimi për anëtarësim në këto dy institucione financiare ndërkombëtare paraqet edhe një shenjë se këto shtete në të ardhmen e afërt do ta njohin Republikën e Kosovës, njofton Zyra për informim pranë presidentit të Kosovës.


| s.b & RTK staff |
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Muki »

Shprehni dhe ju mendimet e juja...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Clavicula »

paj sen i mire qaq sa po mujna me kuptu na si qytetar te thjeshtem me ymyz qe mos po currum naj kredi qe kish me munsu sado pak zhvillimin ekonomik tonin.

presum naj ndryshim tash te shofim.
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by John Lennon »

Tu Kosoves..
mir mir eshte kjo... 8)
User avatar
Her!
Posts: 1261
Joined: Fri Jul 04, 2008 7:00 pm

Re: Banka Botërore votoi për Kosovën

Post by Her! »

Mire, nese ska far lloj politike mrena saj, a?!
Post Reply