Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Clavicula »

SOPRANO wrote:qka me thon tjeter perveq se FAQJA ZEZ...

krejt krejt veq aj reperi memli qaq shum e dhike sa spo di...qija nanen,politikan qe u bo per inati t'unikatilit..qa ki me prit prej ktij
:shsmile: :shsmile: :shsmile:
qe mos me ja qit naj diss
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Mondvalsen Junior »

Nuk po ja boj kerkujt QOUTE, se pom lipitni tani po thuni mos me cito.
Vec ni sen e die qe me ba me morren edhe ni mandat te qeverise PDK-ja, kerkush ne KS ska me guxu me qelen gojen me thane najsen per qeveri se han rreh si qeni, ka me u ba me zi se ne shipni ne kohen e Enverit.

Se kta qasi ideologjie kane krejt komunista jane. Bone men kane ba pare sjav nin per kerkon, e kane izolu skenderajin, as gazetare as anje organizat hulumtuse sguxon me hie aty, kerkush se din cka osht ka bahet.

KIPRED- organizate e cila krejt komunat i ka percjelle, ne cdo seance parlamentare, vetem ne skenderaj se kane lane me hie edhe ne komunat qe uhdheqen prej serbve sikur leposaviqi e zubin putoku.
E tani thojke memli mos e krahaso sami lushtakun me ata, ku mos me krahasu qe ky qasi gjesti ka ba.

Gjynah osht prej populltes, me perjetu edhe ni diktature ata, se ajo tjeter sen sosht, kush ka sy e vesh me nie pos diktature.

Zyre per Informim nuk dhake kurrfar informate, a ajo me ligj per qate pune osht per qate pune funksionon:"Ecni pi shpije" jav bojke gazetareve.

Edhe te shpija e kultures ke mas intresanti, se ata krejt i kane percjelle, ken tu i rreh e hajt.

Gjynah gjynah, se jone tu ardhen shejat e komunizmit e te diktatures ne KS, qe vec partija socialiste u formu, tash jakup krasniqi, hydajet hyseni, berat luzha, e shume shume tjere kane me dalen aty.
Edhe tamon ku ta morrin pushtetin ata ka me u ba si ne kohen e enverit.
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by santana »

Mondvalsen Junior mes fol mo se e prish.
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by cowboy »

goxha i rrok n'cic Mondvalseni
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

Muki wrote:
AciDiuS wrote:Amo ktu su sha krejt drenica kerkun jo jo perkundrazi u qit realiteti qysh njerzt ne drenic sod nuk guxon me ju ni zoni prej pushtetit , thjesht jon totalisht ne ni "diskriminim" diktatorial . Une krej qka po flas osht prej zemres tplast ai ven qe neve na ka pru ne kit drit , e vet jon met nterr :(:(
Njeri cka fola une ma nalt...nese ma lexove komplet ate postimin e gjate ?
Jo ktu po shahet komplet Drenica...se osht e deshmume qe Drenica osht rajoni ma i qete prej masluftes sa i perket kriminalitetit e ata e paraqitshin si ni ven ku me polici po dufka me shku se perndryshe...
Ajo o rren e kullume....e sa i perket pushtetit qe po thu as ajo nuk qendron...se nese osht e para qe njerzit krejt jon me arme e sene atehere sta kishin bo hesap pushtetin po krejt forja o qe drenicakt jon njerz te luftes rralle kujt i ka interesu per politike...e per me teper shumica aty jon PDK-asha edhe pushteti osht i PDK-s per momentin edhe ata ndoshta varferine e papunesine i durojn tu u knaq qe dikush i tyne osht ne pushtet...qe dikush i tyne ka bo per Kosove cka qeveria e kalume ne dy mandate ska mujt me bo...qe dikush pi tyne me goje te vet e shpalli pavaresine etj etj.
E u sha Drenica kur po thom e kom fjalen qe na e paraqitke Drenicen kinse Texas a realiteti osht krejt ndryshe...kurdush shkojm neper Drenice e provojme qe mikpritjen qe ki me has aty kun n'Kosove se ki perjetu...!

Muk kadale se so Drenica e as skenderai pdk-kashaa kurr hiqq qe ta kallxoj ni statistik qitu sahora edhe e mer veq qe sjon . Sa kan pas dreit vote prej tyne 60% i kan bojkotu zgjedhjet qe dmth sjon pdk-asha prej atye 40% qa kan votu 25% jon pdk-kasha 25% jon ldk , ldd , aak , akr etj . Muk ne skenderaj prej mas lufte pdk-ja gjith e ka pas pushtetin po qka ka po perveq hanjnis naj sen ?
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Mondvalsen Junior »

Sen skan ba more, vec kane vjedhen, njerzija desin uni ne drenice a kta ka 10 banesa a ma shume ne pr i kane ba
Cast
Posts: 38
Joined: Sun Apr 12, 2009 8:15 pm

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Cast »

E lexova me vemendje shume tmadhe shkrimin tond me ty muj mu pajtu vetem per pjesen e pare se Drenica o kon vater e luftrave per clirim edhe osht mire me mbete cashtu edhe mu respektu deri ne pike tfundit. PO ky problemi qe e ka paraqit JETA nuk osht i lidhun veq me Drenicen e me Sami Lushtakun po duhet me kqyre me ni rafsh pak ma te gjone, lidhet me plot Samia tjere qe jon neper Kosove e qe na kan plaqkit mbas lufte prej Rrafshit te Dukagjinit e dej ne Drenice pa perjashtim,po nuk osht faji i tyne krejt,mu ma mer mendja problemi osht qe nuk e kena bo meniher mbas lufte ni LIGJ qe kish mi sistemu krejt njerzit qe kan luftu ne baze te meritave qe i kane, me ju dhone krejt tmirat e ksej bote (qysh ja ka bo Kroacia), po qka me bo qe skena mujt me u shliru vet e te hujt kan lujt koqe me neve qysh kan dasht (besa hala lujn).E ta kishim pru qat ligj njerzit si puna e Lushtakut me shoke nuk kishin me pas rast me menaxhu me jeten e njerzve ne Drenice e nkrejt Kosoven e sigurt punte kishim mi pas shume ma mire se qe i kena qetash....
Kshtu qe ket problem nuk e kisha diskutu veq ne rreth te ngusht qka boni Samia e qka boni aj po ky osht problem shume i rronde i shoqnise tone e jom shume i bindun se pa kalu qekjo faze e menaxhimit me jeten ton prej njerzve qe as fjalen "P" prej politikes nuk e kane nuk kena me hece perpara po kena me mbete qetu ku jemi ne M..
Muki wrote:He he he.
I lexova krejt postimet knej edhe drejt me ju thon u niva si me kon ne ambientin ku mledhen grate e kqija qe tu mos pas pune tjera te rendesishme marin neper goje shumekon qoft individualisht qoft kolektivisht.Po hala ma duduka kshtut total m'doken do qe mezi s'presin naj qisi seni e mule me hap teme ne ode per diskutim e tu e marr senin qe ju servohet ashtut kllap sikur qenit pijaten kur ja servon.
Maspari duni me dit se Drenica (i pelqej kujt a si pelqej) u kon osht dhe ko me kon pergjithmone vatra ma e madhe e atdhetarizmit nder Shqiptar.Heronjt dhe njerzit ma sakrifikues per Shqiptarine pikerisht jon prej kti veni tu fillu prej Shaban Polluzhes e deri te Adem Jashari e shume tjere qe juve sot s'kan nevoje me ja u deshmu librat se i kem pa e perjetu vet.
Une sdi qfare njerz jeni ju qe truni juv pe kap qaq leht ni sen ku me ni emision qe edhe ma perpara u deshmu qe jon tu ju sherby armiqve tan serbosllav(kujtone emisionin kur tentun me i perul vlerat e UCK-s) dalin aty 2-3 persona(njoni i LDD-s)folin diqka edhe ato merren si te verteta edhe pe perfaqesojkan komplet Drenicen.Po kto thmi parashkollor me kon duhet me dit qe prapa ksaj fshihet naj qellim se jo qe ata te JETES po kritikojne qe me qit ne drite najsen se ata per ashtu mire kishin bo me bo naj reportazh per varferine ne Drenice,per papunesine,per invalidet e luftes,per familjet e deshmorve,per jetimat e luftes...se qashtu duhet me kon zaten masi pe vetqujn veten kta kritik.Po a se din njerzit tjere te mjere te Kosoves qe e deshmume edhe nga strukturat e sigurise te vendit Drenica prej maslufte osht nder rajonet ma te qeta sa i perket sigurise dhe incidenteve te ndryshme.Kqyrjani nihere jetes qysh e shfrytzon emisionin per hakmarrje e inate personale tu i thy edhe rregullat gazetareske veq se Sami Lushtaku nuk ka pranu me kon ne emision u bo nomi...krejt Drenica egersira...po qasi lloje te reportazheve me na pa kush na kesh bre...a din si naj thmi kur e pershkrun naj film qe e ka pa me ato rruget e qe i stermadhon...atje krejt me alltia e krejt me kallasha...e bonen Drenicen mazi se ne ata filmat me gangstera qe qysh e pershkrujshin kta edhe naj skenar per naj film me shpif del PALIDHJE edhe shume thmijaqki.Per ma teper drejt met thon kto reportazhe ma kan qu mallin si emisionet e Serbise perpara... e maj men si i vogel RTS perpara kur qitke reportazhe kunder UCK-s e luftes se drejte pikerisht Drenicen e qitshin ni ven ku e krahasojshin me terrorizmin ma te madh boteror...tu qit video se si duhet me jetu pa arme bashke me serb...e nese kundershtojn regjimin e atehershem i qitke shpijat e shqiptarve tu i kall...ma saktesisht masakren ndaj familjes Jashari...e ktynve te jetes pos edhe qajo ju ka mungu ate dite edhe 100% RTK jo po RTS.
Marre duhet me ju ardh bre shkijet e nons ja u *****...per ni inat personal nuk e kursen ni ven qe prej se u shkeput Kosova prej Shqiperise ka bo qmos qe na sot shprehum lirshem e disa ne emer te lirise se shprehjes punojn per qellimet proserbe.Ni ven qe gjate viteve ka pas mijera te vram...gra e thmi...pleq...gra shtatzona...beba ne djep...invalida...qe dhe sot me shku i sheh pasojat...!
TURP !!!

Se shpejti vi me disa shkrime dhe analiza te gazetarve ma profesioniste lidhur me kte teme.
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by cornholio »

a mun bon vaki, qe edhe naj vjet ka me e sulmu Drenica Kosoven edhe me na pushtu?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

kjeee cfar "analizee" bac oo bacc
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by cowboy »

Texas ktuhi bohet :shsmile:
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Hosefinë »

Jeta ne Spital
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

AciDiuS wrote:
Muki wrote:
AciDiuS wrote:Amo ktu su sha krejt drenica kerkun jo jo perkundrazi u qit realiteti qysh njerzt ne drenic sod nuk guxon me ju ni zoni prej pushtetit , thjesht jon totalisht ne ni "diskriminim" diktatorial . Une krej qka po flas osht prej zemres tplast ai ven qe neve na ka pru ne kit drit , e vet jon met nterr :(:(
Njeri cka fola une ma nalt...nese ma lexove komplet ate postimin e gjate ?
Jo ktu po shahet komplet Drenica...se osht e deshmume qe Drenica osht rajoni ma i qete prej masluftes sa i perket kriminalitetit e ata e paraqitshin si ni ven ku me polici po dufka me shku se perndryshe...
Ajo o rren e kullume....e sa i perket pushtetit qe po thu as ajo nuk qendron...se nese osht e para qe njerzit krejt jon me arme e sene atehere sta kishin bo hesap pushtetin po krejt forja o qe drenicakt jon njerz te luftes rralle kujt i ka interesu per politike...e per me teper shumica aty jon PDK-asha edhe pushteti osht i PDK-s per momentin edhe ata ndoshta varferine e papunesine i durojn tu u knaq qe dikush i tyne osht ne pushtet...qe dikush i tyne ka bo per Kosove cka qeveria e kalume ne dy mandate ska mujt me bo...qe dikush pi tyne me goje te vet e shpalli pavaresine etj etj.
E u sha Drenica kur po thom e kom fjalen qe na e paraqitke Drenicen kinse Texas a realiteti osht krejt ndryshe...kurdush shkojm neper Drenice e provojme qe mikpritjen qe ki me has aty kun n'Kosove se ki perjetu...!

Muk kadale se so Drenica e as skenderai pdk-kashaa kurr hiqq qe ta kallxoj ni statistik qitu sahora edhe e mer veq qe sjon . Sa kan pas dreit vote prej tyne 60% i kan bojkotu zgjedhjet qe dmth sjon pdk-asha prej atye 40% qa kan votu 25% jon pdk-kasha 25% jon ldk , ldd , aak , akr etj . Muk ne skenderaj prej mas lufte pdk-ja gjith e ka pas pushtetin po qka ka po perveq hanjnis naj sen ?
Ti pom kallxon mu per Drenice a ?
Kur jon majt zgjedhjet per here te pare ne Kosove gati 99.9 % ka dal PDK ndersa as 1 % te tjera perfshire LDK,AAK e parti tjera te vogla.
Ndersa ne zgjedhjet e fundit e vertete qe i kan bojkotu zgjedhjet shumica...po qata qe kan votu prap shumica ka dal PDK.
Une nuk di kush paska bo humor me ty 25 me 25 midis Drenices...edhe nejse menova mos me ki qit fakte kunder qasaj qka kom shkru per Drenicem ama jo ti paska fol ktu per "rezultatet e zgjedhjeve".
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Mondvalsen Junior »

Jeta në Skenderaj
Një mosmarrëveshje mes “Jeta në Kosovë” dhe Kryetarit të Komunës së Skenderajt, ka hapur edhe një herë thesin e thellë të polemikave – nëse ka apo nuk ka në vendin tonë liri të shprehjes. Lexojeni çka flasin për Express dy protagonistët e vërtetë të mosmarrëveshjes në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe Jeta Xharra.


Një mosmarrëveshje në mes të ekipit të emisionit “Jeta në Kosovë”, që funksionin brenda Radio Televizionit të Kosovës, dhe Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka hapur edhe një herë thesin e thellë të polemikave – nëse ka apo nuk ka në vendin tonë liri të shprehjes.
Kronologjia është kjo.

Në kohën kur Sami Lushtaku ishte duke e vuajtur një dënim në burgun e Dubravës, në emisionin “Jeta....” është shfaqur një storie kritike për Komunën e Skenderajt, e cila e ka hidhëruar në masë të madhe Kryetarin e saj, të privuar për katër muaj nga liria.

Lushtaku, pas katër muajsh, ishte liruar nga burgu, por storien e mëhershme nuk e kishte harruar. Për ketë arsye, i ishte përgjigjur negativisht “Jetës ...”, për një intervistë me të, për ciklin e debateve me Kryetarët e Komunave të Kosovës. Konsideronte se i ishte bërë një padrejtësi.

Por, hezitimi i Kryetarit të Komunës së Skenderajt për të folur, nuk e ka penguar ekipin e “Jetës ....” që për ketë komunë të zhvillonte një emision të ri.
Gazetarja e re, Jeta Abazi, pjesë e emisionit “Jeta në Kosovë”, guximshëm e ka intervistuar Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, i cili, edhe pse në lidhje familjare me Lushtakun, ka hedhur lloç mbi mënyrën se si menaxhohet pushteti në Komunën ku kishte filluar së pari rezistenca kundër forcave serbe. Jetullah Behrami, Shef i LDD’së në ketë Komunë, shumë të errët e ka pasqyruar jetën në ketë pjesë të Drenicës. Mes tjerash, ka thënë publikisht se ai bart revole me vete, sepse “këtu ta çkyejnë gojën”.

Tutje, gazetarja Abazi ka provuar pasuksesshëm ta intervistojë Zëdhënësin e Komunës. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetares dhe nuk ka lejuar të xhirojë.

Shumica e qytetarëve të tjerë, që ishin pjesë e këtij emisioni, kanë folur me terma maksimalist për të parin e tyre. Kanë thënë se ai po punon shumë dhe se nuk e kanë asnjë vërejtje. Kur janë përmendur prej gazetares projektet e parealizuara të Lushtakut, ata kanë deklaruar se edhe ato do të realizohen. Kur njërin prej tyre, e kishte pyetur se si është e mundur që askush nuk e kritikon Lushtakun, ai kishte thënë, pa e elaboruar tutje, se “në Drenicë pasuli hahet ka një kokërr”.

Gazetarja kishte insistuar ta zhvillojë rrëfimin e saj pranë Shtëpisë së Kulturës. Por, pasuksesshëm. Një dorë që shihet në ekran, e ndalon incizimin e mëtutjeshëm dhe i merr kasetën e kamerës.
Pastaj, ekipi i “Jeta në Kosovë” ka shkuar në policinë e Skenderajt dhe e ka lajmëruar rastin.

Nën përcjellje të policisë, gazetarët lëshojnë qytetin.

Express, pas publikimit të kësaj storie, ka intervistuar pa problem Sami Lushtakun dhe Jeta Xharrën.
Lushtaku, në intervistë për gazetë, tregon edhe një herë se intervistë Jeta Xharrës nuk e ka ndërmend t’i japë. Por, ai e gjykon sjelljen e Shefit për Informim në Komunën e tij. Thotë se ai ishte dashur të flasë. Ai insiston se në Komunën e tij nuk ushtrohet kurrfarë presioni dhe qytetarët janë të lirë të shprehen lirshëm.

Kur Express kishte shkuar ta intervistojë Jeta Xharrën, të shtunën, ajo po bisedonte personalisht në telefon me Lushtakun. Ky i fundit, i ka thënë në bisedë telefonike, se ajo mund të vijë lirisht në Skenderaj, të flasë me qytetarë, por nuk do t’i japë intervistë.
Lexojeni çka flasin për Express dy protagonistët e vërtetë të kësaj mosmarrëveshje, Sami Lushtaku dhe Jeta Xharra.

Versioni i Sami Lushtakut

Express: Z. Lushtaku, ju nuk keni pranuar të shkoni në emisionin “Jeta në Kosovë”, kur po trajtonte Komunën e Skenderajt. Pse e keni bërë këtë?
Sami Lushtaku: Unë kam biseduar me Jetën. Paraprakisht, më ka thirrur në telefon. Dhe, i kam treguar pse nuk dua të jem në emisionin e saj. Arsyeja pse nuk kam shkuar ishte pikërisht emisioni i saj, gjatë kohës së qëndrimit tim në burg. Ai ishte një emision i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Express: E ka të ndaluar Jeta Xharra ta vizitojë Komunën tuaj dhe t’ju intervistojë?
Sami Lushtaku: Absolutisht nuk e ka të ndaluar. I kam thënë: hajde fol më kënd të duash në Komunë. Personalisht, nuk i jap intervistë, për shkak të keqpërdorimit të emisionit, kur isha në burg. Me Jeta Xharrën, nuk dua të merrem.

Express: Zyrtari për Informim, në Komunë, nxori jashtë ekipin e këtij emisioni. Pse ai nuk pranoi të fliste?
Sami Lushtaku: Më vjen keq që Shefi për Informim nuk ka dhënë intervistë. Unë nuk kam qenë në Komunë, atë ditë. Isha në Prishtinë, në një takim me Kryetarë të Komunave. Dhe, kam marrë vesh të nesërmen që ajo kishte qenë aty. Nuk e kam ditur paraprakisht që ekipi do të vijë për të mbajtur debatin në Skenderaj. Megjithatë, e shoh si gabim që ai nuk ka dhënë intervistë.

Express: LDD thotë që Sami Lushtaku i fiton të gjithë tenderët që hapen në Skenderaj, e pa pasur ndonjë lidhje me ju, askush nuk fiton tenderë. Kryetari i LDD’së, Jetullah Behrami, ka thënë se këtu shtrohen rrugët, e pas 2-3 muajsh hapet konkursi. A është kështu?
Sami Lushtaku: Zyra e Prokurimit është e hapur. Jo vetëm për ju, jo vetëm për LDD, por për të gjithë ata që janë të interesuar të shikojnë se si kanë shkuar punët e tenderëve në Komunë. Tekefundit, është Auditori Gjeneral që vjen dhe bën punën e vlerësimit të prokurimit. Tenderët janë shumë transparentë. Ata janë të hapur. Secili mund ta kontrollojë. Unë nuk merrem me punën e tenderëve. Kjo është punë e prokurimit. Unë pres prej opozitës, pres prej LDD’së, të mos pajtohen me qeverisjen. Është detyrë e opozitës të kritikojë pozitën.

Express: A i pranoni kritikat për punën tuaj? Sipas reportazhit në “Jeta në Kosovë”, njerëzve që kritikojnë qeverisjen komunale të Sami Lushtakut, u kërcet stupci?
Sami Lushtaku: Kjo nuk është e vërtetë. Do të kisha pasur shumë dëshirë që ju të flisni me njerëzit këtu, të merrni opinionin e tyre, t’i pyesni ata për të gjitha këto.

Express: Instituti GAP thotë se i keni ndalur që ata të bëjnë monitorimin e punës që bëhet në Kuvendin tuaj komunal. A është kështu?
Sami Lushtaku: Unë nuk e di nëse ata kanë ardhur ndonjëherë në Komunën tonë. E them publikisht se këto janë spekulime.

Express: Gjatë fushatës zgjedhore, një prej premtimeve ka qenë se - do të ndanit 16 hektarë për familjet e dëshmorëve. Pse nuk u realizua ky premtim?
Sami Lushtaku: Atë që e kam premtuar, unë e kam realizuar qind për qind. Komuna e Skenderajt, Drenica, është shtëpia ime. Nuk kam premtuar unë ndarjen e trojeve. Ka premtuar ish- Kryetari Ramadan Gashi. Më pas, unë me stafin tim kemi analizuar dhe kemi ardhur në përfundim që, për shkak të tokës së paktë që ka Komuna dhe kushteve ekonomike të rënda në të cilat janë familjet, kemi vendosur që ne të ndërtojmë blloqe, t’i ndërtojmë banesat dhe të vendosen familjet e dëshmorëve.

Express: Nëse dikush ju akuzon për mospunë, për tenderë, e për gjerë të tjera, i kërcënoni ata njerëz?
Sami Lushtaku: Deri më sot, nuk e kam akuzuar e as kërcënuar askënd që më ka thënë mua se nuk po punoj. Shumë kisha pasur dëshirë që dikush ta tregojë vetëm një rast. Unë nuk punoj 8 orë, por punoj më shumë. Dhe, në këtë punë ndihem si punëtor.

Express: Si u bë që zyrtarët komunalë të vijnë në punë me revole?
Sami Lushtaku: Unë nuk jam kompetent për armën e tij. Janë organet policore që merren me këtë çështje.

Express: Ekipi i emisionit Jeta Xharra është përcjellë me polici nga Skenderaj. E dini ju se kush i ka kërcënuar?
Sami Lushtaku: Unë nuk di nëse i ka kërcënuar dikush. Atë ditë kam qenë në Prishtinë. Kryearti i LDD’së ju ka thënë që “kur të dilni nga zyra ime, ka rrezik që dikush mund t’ju kërcënojë’. Kryetari i LDD’së e paska ditur se ata do të kërcënohen? Nëse ka ndodhur diçka e tillë, unë dyshoj që e ka bërë ai.

Versioni i Jeta Xharrës

Express: Ekipi i Emisionit “Jeta në Kosovë” u kërcënua në Skenderaj. Kush ju kërcënoi ?
Jeta Xharra: Me 20 mars, kemi shkuar të incizojmë reportazhin, si nëpër krejt komunat e Kosovës. Kemi incizuar deri kah gjysma e ditës në vendet ku ka premtuar Kryetari se do të realizojë premtimet. Kemi biseduar me qytetarë, si në çdo komunë tjetër, edhe në Skenderaj. Kemi marrë zyrtarin për informim, i cili i ka thënë - “ecni prej shpie” ekipit tonë hulumtues. Ne kemi hyrë mirë, i kemi thënë për intervistën në mënyrë të sjellshme, të cilën edhe e kemi xhiruar. Ai s’ka përdorur dhunë. Por, ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër, që ne të mendojmë se nuk është klimë shumë e kënaqshme, si në komunat tjera. Pas kësaj, kemi shkuar tek opozita. Na i kanë thënë ato që i kemi lëshuar në emision. Opozita tha se ata, edhe për të folur haptazi, nuk ndihen aq sigurt.
Pas kësaj, kemi shkuar tek Shtëpia e Kulturës, ku Kryetari i Komunës ka premtuar se do të rregullohet. Kemi bërë xhirime aty. Në ato momente, ka ardhur një njeri me kapuç të kuq, që e kemi xhiruar. Dhe, ato xhirime ia kemi dhënë policisë. Nuk i shihet fytyra mirë. E ka sulmuar kamermanen, ja ka qitë dorën, e ka çelë kamerën, ia ka marrë kasetën.

Express: E xhirimet, si u ruajtën ?
Jeta Xharra: Ne i ruajmë xhirimet, edhe nëse dikush e merr kasetën. E kemi mundësinë që ato xhirime të ruhen në kamerë. Pas asaj kemi, shkuar në polici.

Express: A e njihini personin që ju ka kërcënuar ?
Jeta Xharra: Jo, nuk e njohim. Për ne, është një person i panjohur. Por, është krijuar një atmosferë që prej Zyrtarit të Informimit, i cili nuk ka na sulmoi për u soll keq me ne, deri te ky person që na sulmoi.

Express: A keni biseduar për emision me Kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun?
Jeta Xharra: Tri javë para se të shkojmë ta xhirojmë emisionin, kemi biseduar me Sami Lushtakun. Ai ka shprehur arsyet e tij pse nuk do të vijë në emision. Ka qenë një emision që kemi bërë në kohën kur ai ishte në burg. Ka thënë: unë nuk ju ndaloj që ju ta kryeni punën tuaj, mirëpo unë nuk vij. Kryetari i Komunës duhet të marrë masa disiplinore për Zyrtarin për Informim që nuk ka dhënë intervistë.

Express: Deri në cilin vend ju përcolli policia?
Jeta Xharra: Në dalje të Skenderajt.

Express: Gazetarja e ekipit tuaj, Jeta Abazi, bën një stand-up para Komunës, ndërsa më vonë e bën një tjetër në veturë, për shkak, siç thotë, të rrezikut. Ju po thoni që keni xhiruar më shumë se gjysmë dite në Skenderaj?
Jeta Xharra: Së pari, kur ka dalë nga Zyrtari për Informim, e ka bërë stand-up. Pastaj, ka shkuar tek Shtëpia e Kulturës për të bërë xhirime, ku aty has në kërcënim. Duke incizuar ndodh kërcënimi. Dhe, në fund, duke u kthyer nga Skenderaj, bën një stand-up në veturë. Neve nuk na ka sulmuar askush gjatë xhirimeve. Mund ta keni parë sa qytetarët i kemi intervistuar.

Express: Çka ka “Jeta në Kosovë” kundër Drenicës?
Jeta Xharra: Jeta në Kosovë ka qenë edhe në Drenas. Kemi pasur debat. Ka komuna që kanë punuar shumë më pak sesa ajo e Skenderajt. Hulumtimi ynë tregon se ai ka punuar dhe këto i kemi publikuar në reportazh. Mirëpo, sa i përket çështjes me publikun, informatës, transparencës, në këtë Komunë kemi hasur diçka që nuk e kemi hasur në komunat tjera. Drenica ka popullatën më të varfër. S’kemi asgjë kundër Drenicës. Drenica është Kosovë.

Reagon AGPK

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, përmes një kumtesë për media, ka thënë se ky institucion është i shqetësuar thellë për rritjen e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve kosovarë, të cilët po vazhdojnë të pengohen në punën e tyre.
“AGPK dënon ashpër këtë sulm ndaj ekipit të BIRN-it dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta zbardhë sa më shpejt këtë rast, dhe të merren masa ndaj shkaktarëve të tij”, thuhet në reagim.

Policia

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ekipi i “Jeta në Kosovë” është kërcënuar dhe se rasti është lajmëruar në polici.
“Gazetaret e kanë lajmëruar rastin e kërcënimit në polici, por ata nuk kanë kërkuar që të përcillen nga policia dhe nuk janë përcjellë”, citon Komandantin e Policisë në Skenderaj, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.


Gazeta EXPRESS
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

Nuk po ja boj kerkujt QOUTE, se pom lipitni tani po thuni mos me cito.
Vec ni sen e die qe me ba me morren edhe ni mandat te qeverise PDK-ja, kerkush ne KS ska me guxu me qelen gojen me thane najsen per qeveri se han rreh si qeni, ka me u ba me zi se ne shipni ne kohen e Enverit.
Per ma komunista n'shpirt se rugovistat vshtir qe gjon.
As mos u lodh.
Se kta qasi ideologjie kane krejt komunista jane. Bone men kane ba pare sjav nin per kerkon, e kane izolu skenderajin, as gazetare as anje organizat hulumtuse sguxon me hie aty, kerkush se din cka osht ka bahet.
Pikerisht sot:
Ambasadori i Holandes viziton Drenicen tu deklaru:
Kam nderin vi ne komunen ma te qete dhe ma te sigurte ne Kosove.
KIPRED- organizate e cila krejt komunat i ka percjelle, ne cdo seance parlamentare, vetem ne skenderaj se kane lane me hie edhe ne komunat qe uhdheqen prej serbve sikur leposaviqi e zubin putoku.
E tani thojke memli mos e krahaso sami lushtakun me ata, ku mos me krahasu qe ky qasi gjesti ka ba.
Aty m'pelqen ni sen qe nuk ja u rrasin KIPRED e hamom e qkapodi une...si tu dihen qellimet ANTI DRENICE....ANTI UCK...ta bojn papa go in Serbia edhe bash qashtu duhet me ja u bo e jo sot gjon njeri qe fol shqip e shan Adem Jasharin a kur ka qene lufta vet ka ik neper Ulqina e ktu han mut.Kti lloji njerzve e si jeta pak osht qe i kan perzon ajo osht bile DHURATE.Nonen e shkijeve.
Gjynah osht prej populltes, me perjetu edhe ni diktature ata, se ajo tjeter sen sosht, kush ka sy e vesh me nie pos diktature.
Prej kur ti fillon me na u brengos tash per Drenice ?
A nuk je kon ti qai qe me ke qu PM tu thon nonen e motrat krejt drenicakve edhe ato veq per shkak mbiemrit tem qe ka te boj me kete vend e leje mo drenicakt qe kan lind aty.
Zyre per Informim nuk dhake kurrfar informate, a ajo me ligj per qate pune osht per qate pune funksionon:"Ecni pi shpije" jav bojke gazetareve.
Kjo qka ja u ka bo "Ecni pi shpije" ktyne shkijeve qe paskan marr guxim me shkel Skenderajin osht toleranca ma e madhe qe kan kallxu ata.Veq po deshmohet qe osht nje komune e tille.N'burg i kisha shti i kisha rre si qent e kudrat.
Edhe te shpija e kultures ke mas intresanti, se ata krejt i kane percjelle, ken tu i rreh e hajt.
Ata qka kan honger mut duhet tash n'goj me ja u marr drenicakve qe kan pshtu.
Gjynah gjynah, se jone tu ardhen shejat e komunizmit e te diktatures ne KS, qe vec partija socialiste u formu, tash jakup krasniqi, hydajet hyseni, berat luzha, e shume shume tjere kane me dalen aty.
Edhe tamon ku ta morrin pushtetin ata ka me u ba si ne kohen e enverit.
Ata edhe qitash e kan morren pushtetn edhe jon dalen aty edhe kta ma shume jon tu e zhvillu demokracine ne vend se dy mandate te kalume qe e paten n'dore kta komunistat dinak qe e kan idoll ate bothlepiresin e Millosheviqit.

Ne vjet qe i ki kur msohesh kulture tani nashta ki drejt mu bo sikur grate e me e kesh dikon si ktu sen s'ki fol pos fjal te kafeve ose grave kur mledhen.E njejti sen vlen edhe per kete jete xharraviqin kjo le te msohet aty kulture qysh mos me ja nderpre fjalen mysafirve qe i thirr vet e tani le te munohet me qpurdhit najsen.

Nonen shkijeve.
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

Cast

Po pse nuk pe shtrojn kta problemin ne rreth me ta gjon qysh po thu ti ?
Po pikerisht ju kan gju vetem vlerave te luftes se shenjt ne Kosoves.Para do dite folen kunder UCK-se edhe dulen 1000 analista e politikana tu ja deshmu te kunderten edhe iken si kurvat mo nuk folen rreth asaj ceshtje...tash sulmojn bazen e heronjve te vendit me rrena e stermadhime.Po hajt po pajtona me ty lidhur me ato qe the duhet mu shtru problemi ma gjonsisht po a e ka meritu Drenica shkaku ta zom i ni Sami Lushtakut(veq se si ka shku ne emision..osht pune personale) ni terrorizim te tille dhe ni reportazh te tille qe osht identik me reportazhet e RTS viteve 90-ta ?
Post Reply