Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by cornholio »

Atje skish terrt verrt atje po kersitke StuPci me fol nej den kunder ati Llushtakes
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Mondvalsen Junior »

ktu te percjellin bane fole dicka kerrset stupci
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

He he he.
I lexova krejt postimet knej edhe drejt me ju thon u niva si me kon ne ambientin ku mledhen grate e kqija qe tu mos pas pune tjera te rendesishme marin neper goje shumekon qoft individualisht qoft kolektivisht.Po hala ma duduka kshtut total m'doken do qe mezi s'presin naj qisi seni e mule me hap teme ne ode per diskutim e tu e marr senin qe ju servohet ashtut kllap sikur qenit pijaten kur ja servon.
Maspari duni me dit se Drenica (i pelqej kujt a si pelqej) u kon osht dhe ko me kon pergjithmone vatra ma e madhe e atdhetarizmit nder Shqiptar.Heronjt dhe njerzit ma sakrifikues per Shqiptarine pikerisht jon prej kti veni tu fillu prej Shaban Polluzhes e deri te Adem Jashari e shume tjere qe juve sot s'kan nevoje me ja u deshmu librat se i kem pa e perjetu vet.
Une sdi qfare njerz jeni ju qe truni juv pe kap qaq leht ni sen ku me ni emision qe edhe ma perpara u deshmu qe jon tu ju sherby armiqve tan serbosllav(kujtone emisionin kur tentun me i perul vlerat e UCK-s) dalin aty 2-3 persona(njoni i LDD-s)folin diqka edhe ato merren si te verteta edhe pe perfaqesojkan komplet Drenicen.Po kto thmi parashkollor me kon duhet me dit qe prapa ksaj fshihet naj qellim se jo qe ata te JETES po kritikojne qe me qit ne drite najsen se ata per ashtu mire kishin bo me bo naj reportazh per varferine ne Drenice,per papunesine,per invalidet e luftes,per familjet e deshmorve,per jetimat e luftes...se qashtu duhet me kon zaten masi pe vetqujn veten kta kritik.Po a se din njerzit tjere te mjere te Kosoves qe e deshmume edhe nga strukturat e sigurise te vendit Drenica prej maslufte osht nder rajonet ma te qeta sa i perket sigurise dhe incidenteve te ndryshme.Kqyrjani nihere jetes qysh e shfrytzon emisionin per hakmarrje e inate personale tu i thy edhe rregullat gazetareske veq se Sami Lushtaku nuk ka pranu me kon ne emision u bo nomi...krejt Drenica egersira...po qasi lloje te reportazheve me na pa kush na kesh bre...a din si naj thmi kur e pershkrun naj film qe e ka pa me ato rruget e qe i stermadhon...atje krejt me alltia e krejt me kallasha...e bonen Drenicen mazi se ne ata filmat me gangstera qe qysh e pershkrujshin kta edhe naj skenar per naj film me shpif del PALIDHJE edhe shume thmijaqki.Per ma teper drejt met thon kto reportazhe ma kan qu mallin si emisionet e Serbise perpara... e maj men si i vogel RTS perpara kur qitke reportazhe kunder UCK-s e luftes se drejte pikerisht Drenicen e qitshin ni ven ku e krahasojshin me terrorizmin ma te madh boteror...tu qit video se si duhet me jetu pa arme bashke me serb...e nese kundershtojn regjimin e atehershem i qitke shpijat e shqiptarve tu i kall...ma saktesisht masakren ndaj familjes Jashari...e ktynve te jetes pos edhe qajo ju ka mungu ate dite edhe 100% RTK jo po RTS.
Marre duhet me ju ardh bre shkijet e nons ja u qifsha...per ni inat personal nuk e kursen ni ven qe prej se u shkeput Kosova prej Shqiperise ka bo qmos qe na sot shprehum lirshem e disa ne emer te lirise se shprehjes punojn per qellimet proserbe.Ni ven qe gjate viteve ka pas mijera te vram...gra e thmi...pleq...gra shtatzona...beba ne djep...invalida...qe dhe sot me shku i sheh pasojat...!
TURP !!!

Se shpejti vi me disa shkrime dhe analiza te gazetarve ma profesioniste lidhur me kte teme.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

Muk drenica gjith ka pas , ka edhe gjith ka me pas burra tmdhej osht fakt qe drenica osht zemra e patriotizmit nkosove e nkrejt trojet shqiptare . Amo ka edhe burra tkqi vallai sa dush , Lexo qit shkrim qe e postoj ma posht qitash ...


DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?

--------------------------------------------------------------------------------

DERI KUR DO TË KËRCASË PUSHKA E TRADHËTISË NË DRENICË?

Prekazi i Ahmet Delisë, Prekazi i Tahir e Nebih Mehës, Prekazi i Adem Jasharit, edhe ti Drenicë e Azem Galicës, e Shaban Polluzhës, Bajraktarit të Llaushës, e Mehmet Gradicës, hapi sytë se po të vriten meshkujt në prag të shtëpisë nga tradhëtarët e kriminelët!

Shkruan: Gani GECI

Ju që vratë Azem Ahmetin nga Prekazi, nipin e Ahmet Delisë, ju nuk jeni asgjë më shumë se tradhtarë, dorë e zgjatur e UDB-së dhe KGB-së, dorë që di t*i vrasë vetëm burrat e mëdhenj, nipat e familjeve më të mëdha të Drenicës dhe të Kosovës. Ju që lavdëroni Qendrën e Krimit, ju që mbroni dhe këshilloheni nga UDB-ja e Beogradit, ju që këshilloheni nga Fatosi, ju nuk keni punë më të madhe për kombin përpos të vrisni shqiptarët. Ju që kurrë nuk keni vrarë asnjë shka, as para luftës e as gjatë saj, ju që prindërit e gjyshërit tuaj i burgosën, i vranë dhe i shfarosën baballarët dhe gjyshërit tanë.
Baballarët e juaj luftuan kundër Ahmet Delisë në anën e shkijeve, baballarët e juaj luftuan kundër Mehmet Gradicës dhe Jusuf Gradicës, baballarët e gjyshërit tuaj luftuan kundër Shaban Polluzhës dhe kundër Bajraktarit të Llaushës, baballarët e juaj e vranë Sefer Haxhinë në vitin 1947, tash ju tani luftoni prapë për serbin e për rusin, luftoni kundër nipit të Ahmet Delisë.
Ju që gjatë luftës vratë Ismet Rrahmanin, drejtorin e shkollës së Açarevës. Ju që menjëherë pas luftës vratë Haki Imerin, profesorin e nderuar në tërë Kosovën. Ju që vratë drejtorin e shkollës së Qubrelit, Xhafer Behramin, së bashku me të birin. Ju që plagosët drejtorin e shkollës së Polacit, Sejdi Kocën. Ju që rrahët Ismet Veliqin. Ju që vratë Bekim Kastratin. Ju që vratë Besim Dajakun.
Ju, jo, jo, ju nuk jeni shqiptarë. Ju jeni vetëm shkije, ose gjaku juaj është i përzier me të shkaut se, ai që është shqiptar dhe ka gjak shqiptari nuk i bën këto poshtërsi e tradhti.

Edhe kush ka mbetur pa u vrarë në Drenicë?

A jeni ju ata që e vratë nipin e Shaban Polluzhës? A i vratë nipat e Bajraktarit të Llaushës? A e vratë nipin e Azem Çunit? A e vratë nipin e Shaqë Kocës? A e vratë, tash edhe nipin e Ahmet Delisë? Ju me dorën tuaj tradhtare e vratë Drenicën, i vratë shtëpitë më të mëdha, e vratë historinë e Drenicës! Por unë e di mirë se ju mësimet i keni marrë prej Stalinit, sepse edhe ai i kishte vrarë mbi 20 milionë rusë për të mbajtur mirë pushtetin. Por edhe një e di, se historia nuk shkruhet për sot, por ajo do të shkruhet për të gjitha veprat e juaja. E gjithë bota po ju shikon se me të vërtetë jeni të marrë, të pacipë, të liq, ju vrani natën, ngase nuk keni guximin për të vrarë ditën, sepse komunistët gjithmonë kanë qenë tinzarë, gjithmonë kanë qenë tradhtarë, sepse ata nuk kanë Atdhe, ata nuk kanë Fe. Komunistët kanë vetëm ideologji.
E di se ju i përngjani -17 Nëntorit- të Greqisë. E di se ju u përngjani Brigadave të Kuqe të Italisë. E di se ju u përngjani bandave të kriminelit Millosheviq? E di se ju i përngjani Sadamit. E di se ju u përngjani talibanëve. Por, ju nuk u përngjani shqiptarëve as me doke as me sjellje. Puna e juaj po tregon se ju jeni serbë. Vepra juaj po tregon se jeni qyqarë e tradhtarë. Vepra juaj nuk lidhet as me Fe, as me Atdhe, por as me Kanun.
Lexojeni, o të mjerë Kanunin, sepse edhe Kanuni të tregon se vrasja tinëz është tradhti.

Pse e vratë nipin e Ahmet Delisë?

Po pse e vratë Azem Ahmetin, o tradhtarë? Ai nuk ka qenë as kryetar Komune, por as kryetar Kosove. Por ai pas luftës ka ndërtuar nja 40 shtëpi në Prekaz me anë të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka strehuar së paku 40 familje me qëllim që fëmijët e tyre të mos vdesin nga të ftohtit. Për rindërtim i është dashur të shkojë çdo ditë te Bukoshi. Të gjithë e dimë se Begu ka respektuar shtetin e Kosovës. Po sikur të ishte Azemi afër shtëpisë së tij në çastin kur donin t*ia merrnin shpirtin me siguri se nga dheu do të dilte Ahmet Delia për t*i ndihmuar nipit, të cilin po e sulmojnë prapë një rremë komite.
O Prekazi i Ahmet Delisë! O Prekazi i Tahir e Nebih Mehës! O Prekazi i Adem Jasharit, kthjellohu, sepse t*është vrarë mashkulli tinëzisht nga dora tradhtare! Oj Drenica e Azem Galicës! Oj Drenica e Shaban Polluzhës! Oj Drenica e Bajraktarit të Llaushës! Oj Drenica e Mehmet Gradicës, kthjellohu pak se pushka e tradhtisë po kërcet në Drenicë! Kthjellohu Drenicë, kthjellohu sa nuk është vonë! Kthjellohu se kemi për detyrë të bëjmë Kosovën shtet! Kthjellohu se e kemi edhe rastin e mirë, se po e humbëm, një Zot e di se kur do të vijë herën tjetër. A thua Azem Ahmeti duhej të vritej vetëm pse ishte nipi i Ahmet Delisë, tani kur po përgatitet përkujtimi i 100-vjetorit të rënies së Tij. Dhe për nderë të këtij 100-vjetori ju ia vratë nipin duke dashur që t*ia dërgoni porosinë Ahmet Delisë se edhe pas 100 vjetëve dora e tradhtisë vepron në Drenicë!

Bota Sot, 20 mars 2003
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

Acidius a hajgare po bon a ?

shkruan:Gani Geci
BOTA SOT.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

Gani geci bashk me 5-6 vllazen nvi tpar tfronit . Bota sot qka bota sot ?
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

BOTA SOT gazeta qe prej maslufte tu shkru kunder UCK-s...edhe qaq shkrime te mllefosuna...kurxho ky nuk ka shpreh mllef...sa ata...ta merr menja po shkrun Car Llazari prej vorrit.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

kur shkrun kunder naj personi si sami lushtaki , a Rustem Mustafa e ktaa nuk dmth qe ka shkru kurgjo kunder uck-s ejj paramenooi bre Remi Rustem mustafa i "UCK-s" qe mas lufte krejt prishtinen e ka plaqkit me haraq sod n'pushtet per siguri :o kjee mos ja qi nonen muk per UCK-n si ideologji nuk ka fol kur kur kur keq hajt gjema veq ni shkrim dikun qka ka fol keq per uqk-n ..?
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

Kit gazete ma te palexumen knej pari...une veq i kom pa ato shkrime u kon dhe ne TV e nuk i kom rujt se se kom dit qe m'vyn najher per ktu me diskutu po nejse.
Une veq po du met thon qe osht amaterizem total me bo pergjithsime.Ok Sami Lushtaku qe spaska dasht mi shku ne emision tani dhe kta njerz tjere qe i permene ti pse s'merren direkt veq me ta po e pergjithsojn.A po dufka tash komplet Drenica mu sha e mu perul ne menyren ma te poshter tu e qit dhe veten si shka shkaku i disa individeve e tu mos kursy edhe arsyen qe heronjt ma te mdhaj kan ardh pikerisht pi qiti rajoni ?
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by AciDiuS »

Amo ktu su sha krejt drenica kerkun jo jo perkundrazi u qit realiteti qysh njerzt ne drenic sod nuk guxon me ju ni zoni prej pushtetit , thjesht jon totalisht ne ni "diskriminim" diktatorial . Une krej qka po flas osht prej zemres tplast ai ven qe neve na ka pru ne kit drit , e vet jon met nterr :(:(
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by cornholio »

Avera mos u kapni per Gani Gecin, sen sosht puna e ti, me ka ra me nejt me ta edhe tipi nuk osht kurgjo ma shum se qita patriotat e tjer qe e kqyrin mas pari interesin e vet. Edhe ky u kon ne Kosove gjat luftes ama frontin e ka pa rralle e hiq. Kallxojke vet njeri.
User avatar
Lola
Posts: 2985
Joined: Fri Dec 03, 2004 11:43 am
Location: ku kom qef

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Lola »

gjate kohes sa u kon samia ne burg ky dhondrri ka ardh me bo 1emision per to edhe tu bo hajgare ne zyre te tij, tani ky tipi u ndi i ofendum edhe ju ka thon qe ate dite qe dal prej burgut gazetar i juvi s'ka me hy ne komune.
qe mundeni me pa edhe videon ktu
http://www.youtube.com/watch?v=WpSeZp0eQqw

sa i perket atij qe thojke "ktu osht drenice" ai mas pari nuk osht ne rregull deri vone e ka rujt kfori se bon budallakina krejt e din ktu, po ja rrisin morrin kta 7vllaznit e per kta te fundit jom e bindun qe krejt kosova e din qfare tipash jon sdu as me u lodh me fol per kta.

tani qka jom qa tu kesh kur ajo tipka thojke nen percjellje te policise pse nuk pat police mbrapa po veq perpara interesant a, po nuk bon me i dhan imazh te keq 1vendi se hasha gjate ka me kon kryeminister :D

realiteti osht krejt ndryshe shume njerz e din qe nuk osht drenica si texsasi apo bagdati osht prej vende ma te qeta ne krejt vendin :wink:
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by Muki »

AciDiuS wrote:Amo ktu su sha krejt drenica kerkun jo jo perkundrazi u qit realiteti qysh njerzt ne drenic sod nuk guxon me ju ni zoni prej pushtetit , thjesht jon totalisht ne ni "diskriminim" diktatorial . Une krej qka po flas osht prej zemres tplast ai ven qe neve na ka pru ne kit drit , e vet jon met nterr :(:(
Njeri cka fola une ma nalt...nese ma lexove komplet ate postimin e gjate ?
Jo ktu po shahet komplet Drenica...se osht e deshmume qe Drenica osht rajoni ma i qete prej masluftes sa i perket kriminalitetit e ata e paraqitshin si ni ven ku me polici po dufka me shku se perndryshe...
Ajo o rren e kullume....e sa i perket pushtetit qe po thu as ajo nuk qendron...se nese osht e para qe njerzit krejt jon me arme e sene atehere sta kishin bo hesap pushtetin po krejt forja o qe drenicakt jon njerz te luftes rralle kujt i ka interesu per politike...e per me teper shumica aty jon PDK-asha edhe pushteti osht i PDK-s per momentin edhe ata ndoshta varferine e papunesine i durojn tu u knaq qe dikush i tyne osht ne pushtet...qe dikush i tyne ka bo per Kosove cka qeveria e kalume ne dy mandate ska mujt me bo...qe dikush pi tyne me goje te vet e shpalli pavaresine etj etj.
E u sha Drenica kur po thom e kom fjalen qe na e paraqitke Drenicen kinse Texas a realiteti osht krejt ndryshe...kurdush shkojm neper Drenice e provojme qe mikpritjen qe ki me has aty kun n'Kosove se ki perjetu...!
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by darian »

http://www.youtube.com/watch?v=ifm9kKJXM4s


problemi osht i njejti si gjithmon. kosova e vogel ka dallime drastike shoqnore. derisa disa jon ne tripa te gazetaris hulumtuse/argtuse tjert jetojn hala me ligje te kanunit. pra osht krejt rrjedh e logjikshme kjo qe ka ndodh.
ktu po perment drenica po ne krejt kosoven niveli i budallakis osht i njejt.
dallimi osht qe ne drenic te thojn drejt ne sy e jo me trika e fore.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Jeta ne Kosove- Skenderaj - Texas

Post by SOPRANO »

qka me thon tjeter perveq se FAQJA ZEZ...

krejt krejt veq aj reperi memli qaq shum e dhike sa spo di...qija nanen,politikan qe u bo per inati t'unikatilit..qa ki me prit prej ktij
Post Reply