Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
lumiu
Posts: 1161
Joined: Sun Nov 25, 2007 2:42 pm
Location: ku po thu hajt ?

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by lumiu »

Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën, priten njohje të reja

Organizata e Konferencës Islamike ka miratuar sot rezolutën për Kosovën. Për këtë rezolutë kanë votuar 57 vende. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Lulzim Basha. Në vazhdim lexoni intervistën ekskluzive të ministrit Basha për Radio Kosovën (RTK)
Basha: Do të ketë një Bum të njohjeve të reja për Kosovën

57 vende anëtare të Konferencës Islamike miratuan sot në mënyrë unanime rezolutën për Kosovën, e cila është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Ministri i jashtëm Lulëzim Basha, i cili po qëndron në Damask të Sirisë, ku zhvilloi sesioni i 36-të i Konferencës Islamike tha se pas miratimit të kësaj rezolute shumë shpejt pritet një BUM i njohjeve të reja. Angazhimin e diplomacisë serbe për të penguar kalimin e kësaj rezolute Basha e cilësoi si një përpjekje të Serbisë për ta penguar vetveten.

Në intervistën me gazetaren Hyrë Tejeci, shefi i diplomacisë shqiptare fillimisht flet për përmbajtjen e rezolutës, ndërsa miratimin e saj e cilëson si lajm të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Lulëzim Basha: Sot kemi një lajm jashtëzakonisht të mirë dhe një sukses të jashtëzakonshëm për Kosovën- miratimin e një Rezolute me unanimitet nga 57 vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, të njëjtën kohë vende anëtare të OKB-së, ku pasi merret në konsideratë Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe riafirmohet interesi i fortë i kësaj organizate për Kosovën shënohet progresi drejt forcimit të institucioneve të Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin. Përshëndetet përshpejtimi i rikonfigurimit të misionit të OKB-së dhe vendosja e misionit të EULEKS-it në gjithë Kosovën, bashkëpunim ky edhe me kornizën ligjore dhe institucionale aktuale të Kosovës, çfarë do të thotë me fjalë të tjera Kushtetutën e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës dhe bëhet thirrje për rritje të kontributit dhe ndihmës ekonomike për Kosovën. Pra, mendoj se kemi të bëjmë me një moment jashtëzakonisht të suksesshëm pasi përherë të parë në mënyrë të tërthortë, por të qartë, dhe me unanimitet të plotë Organizata e Konferencës Islamike mbështet Republikën e Kosovës, shtetin e pavarur të Kosovës, institucionet dhe Kushtetutën e saj.

Radio Kosova: z. Ministër, rezoluta është hartuar nga qeveria e Shqipërisë. Është thënë që janë hequr apo janë tërhequr pjesë të kësaj rezolute. A është kjo e vërtetë ?

Lulëzim Basha: Rezoluta është propozuar nga Republika e Shqipërisë dhe është mbështetur nga të gjitha vendet anëtare. Në një aktivitet për më shumë se tre muajsh diplomacia shqiptare është angazhuar në kontakte të drejtpërdrejta me një numër të madh aktoresh, duke përfshirë këtu Arabinë Saudite, Turqinë, Sirinë, e cila presidencën radhës së OKI, Egjiptin dhe shumë e shumë vende të tjera të cila nuk do të doja t’i veçoja të gjitha me emër. Ajo që mund të them se kjo rezolutë, që sapo ju citova përmbajtjen e saj, përmban pikë për pikë kërkesat e palës shqiptare dhe në këtë kuadër është një sukses i padiskutueshëm për diplomacinë shqiptare.

Radio Kosova: Gjatë këtij angazhimi Ju dhe qeveria e Kosovës jeni përballur edhe me një fushatë të Serbisë kundër Kosovës?

Lulëzim Basha: Dëshiroj t’ju them me këtë rast se që nga fillimi i aktivitetit tonë diplomatik, i cili ka qenë intensiv ndonëse jo publik ka pasur një aktivitet edhe nga diplomacia e Beogradit, një angazhim nga diplomacia e Beogradit. Sot për Kosovën dhe për Shqipërinë kemi të bëjmë me një sukses të jashtëzakonshëm me miratimin e kësaj rezolute. Unë do ta citoja një dështim të madh të diplomacisë serbe, e cila u angazhua për të ndaluar këtë rezolutë. Pikërisht në kuadër të këtij dështimi nuk do të doja të merresha me atë që do të thoja është e pavërtetë është një përpjekje për të ngushtuar vetveten. Rezoluta në mënyrë të qartë dhe padyshim në mënyrë unanime, nga të gjitha vendet anëtare i jep mbështetje Kosovës dhe përparimit të mëtejshëm të saj.

Radio Kosova: Cili ka qenë roli i Arabisë Saudite në procesin e miratimit të kësaj rezolute?

Lulëzim Basha: Pa dyshim që Arabia Saudite krah për krah vendeve të tjera që kanë njohur Kosovën ka luajtur një rol shumë konstruktiv dhe të dobishëm edhe në punimet e kësaj konference, të sesionit të 36-të tëministrave të jashtëm. Gjej rastin të shprehu edhe njëherë mirënjohje për njohjen nga Arabia Saudite, e cila tashmë është ndjekur edhe nga dy vendet tjera të organizatës që është mbretëria e Bahreinit dhe Unioni i Komoreve dhe shprehu bindjen se ky proces do të vazhdojë edhe më tej në përkrahje e plotë të miqve që tashmë e kanë njohur Kosovën por edhe të atyre që me mbështetjen e tyre për këtë rezolutë, për këtë moment historik, duket qartë se janë shumë pran një vendimi të tillë.

Radio Kosova: Z. Ministër kur pritet njohja nga këto shtete pas miratimit të kësaj rezolute?

Lulëzim Basha: Unë kam pasur takime me mbi 25 kolegë ministra të jashtëm dhe përfaqësues të delegacioneve këtu në Damask dhe bazuar mbi këto takime, bazuar mbi klimën e re që krijon kjo rezolutë, momentin e ri politik, kjo është e rëndësishme të kuptohet. Për herët të parë që nga pavarësia e Kosovës kalojmë këtë rezolutë unë mendoj se do të kemi të bëjmë së shpejti me një BUM njohjesh të reja vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

Intervistoi: Hyrë TEJECI

Skender Hyseni: Rezoluta ndihmon njohjen nga vendet islamike

Shefi i diplomacisë kosovaere,Skender Hyseni, i cili po qëndron në Nju Jork në aktivitete lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka përshëndetur votimin e Rezolutës së Organizatës së Konferencës Islamike.
"Rezoluta në fjalë ka vlerësuar zhvillimet dhe progresin e Kosovës pas pavarësisë, ka përshëndetur po ashtu rikonfigurimin e UNMIK-ut, shtrirjen e EULEX-it në të gjithë Kosovën, ndërkaq i bëhet thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndihmojë zhvillimin e Kosovës. Mes të tjerash në këtë rezolutë i kërkohet sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike që t’i raportojë këtij organizmi për zhvillimet në Kosovë," thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

http://www.rtklive.com
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by cornholio »

dashta me postu diqka... mirpo tema koka per diqka pozitive qe vjen nga vendet muslimane...e qysh me fol fjal te mira per ta?
User avatar
Therion
Posts: 4454
Joined: Mon Sep 10, 2007 3:00 am
Location: The Giggle Loop

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Therion »

" Ndërsa mediat armene kanë raportuar për një bllokim të Rezolutës për Kosovën, e cila pritet të hedhet sot pasdite për votim. Sipas tyre, Siria, Egjipti dhe Azerbajxhani kanë arritur të ndryshojnë tekstin e rezolutës. "

/Kohavision/

a ka ndodh qeky sen?
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Clavicula »

sefte hallall shqipnise per ket rezolute qe e ka hartu edhe arabise e trukise qe kan lujt nji rol shume shume te ransishem. po shpresoj qe kjo ka me ndiku shume edhe ne njohjet e reja nga vendet qe jon pjese e ksaj organizate
User avatar
Stillborn
Posts: 236
Joined: Sun May 03, 2009 5:22 pm

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Stillborn »

po flitet qe e kan ndryshu tekstin veq , ntekst te ri spermenet kurgja per me njoft KSn si shtet
User avatar
vaLton
Posts: 6568
Joined: Sat Nov 11, 2006 3:10 pm
Location: Rep. of Peja

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by vaLton »

Pa Shqiperi , Kosove nuk ka!
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by AciDiuS »

fort mir valla o bo , tash mrena 2009-tes pritet me na njoft shumica e e shteteve antare te organizates .
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Mondvalsen Junior »

Po bre robt e kane ndryshu pak, se nuk bahet thirrje per njohjen e Ks, amo kryesorja e perkrahin Ks, e kjo pi bjen JO Buka PO Kulaqi.

Shume mire osht ba, tash pritet nje vale e re njohjesh
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by cornholio »

Nuk po di kujna me i besu tash?!!! dje AlSat ton diten thojke qe rezoluta osht per njohjen e pavaresis, do tjer po thojn nryshe. Kryesorja mire osht, tek e fundit heren tjeter mundem me e ndryshu apet a nej sen, nese i kryn Hashimi qato punet e bashqes tu mjell fidane te reja e toni i del vakt edhe me lobu ka pak anej ka vendet e ksaj konference.
User avatar
Saraswati-2.0v
Posts: 78
Joined: Wed Apr 08, 2009 9:41 pm

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Saraswati-2.0v »

cornholio wrote:Nuk po di kujna me i besu tash?!!! dje AlSat ton diten thojke qe rezoluta osht per njohjen e pavaresis, do tjer po thojn nryshe. Kryesorja mire osht, tek e fundit heren tjeter mundem me e ndryshu apet a nej sen, nese i kryn Hashimi qato punet e bashqes tu mjell fidane te reja e toni i del vakt edhe me lobu ka pak anej ka vendet e ksaj konference.
ky bile po mjell diqka, ata para ktije ken tu naj faros Delet dhe Dhit veq keca e qengja te pjekt honkshin hahhaa
User avatar
maqorri 12
Posts: 654
Joined: Thu May 01, 2008 12:59 pm
Location: in the place where we have to die for living (hades the world of darkness)

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by maqorri 12 »

shenje e mir osht kjo
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by John Lennon »

tash kan me ra si mollat njohjet... 8)
User avatar
username
Moderator
Posts: 3032
Joined: Fri Apr 20, 2007 11:29 pm
Location: Hypocrisy

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by username »

cornholio wrote:dashta me postu diqka... mirpo tema koka per diqka pozitive qe vjen nga vendet muslimane...e qysh me fol fjal te mira per ta?
:shsmile:


E atyne, iu lumtë dora :P
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by Muki »

vaLton wrote:Pa Shqiperi , Kosove nuk ka!
:arrow: Valla mos te ish kon Shqipnia me sa senin ishum mbet na mbrapa ihaaa....hallall ju koft vllezerve tan anej kufirit.

Gjithashtu merita te medha per kto ceshtje kan Arabia Saudite e sidomos Turkia qe po na perkrah n'gjitha sferat e mundshme kur perkrahet ni shtet.
pompa
Posts: 87
Joined: Tue May 26, 2009 9:36 pm
Location: Limerick

Re: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën

Post by pompa »

hallall
Post Reply