Krasniqi: Qeveria dirigjon, shoqërinë civile dhe mediat

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Krasniqi: Qeveria dirigjon, shoqërinë civile dhe mediat

Post by Mondvalsen Junior »

Krasniqi: Qeveria dirigjon, opozitën, shoqërinë civile dhe mediat


Kryekuvendari Jakup Krasniqi ka thënë se opozita, shoqëria civile dhe mediat e Kosovës janë të dirigjuara nga Qeveria. Ky ka qenë reagimi i tij ndaj kritikave të deputetëve të opozitës dhe OJQ-ve se agjenda e Kuvendit përcaktohet nga ekzekutivi.
Kurse, zyrtarë të Qeverisë kanë theksuar se deklarata e Krasniqit nuk duhet të nxirret jashtë kontekstit. Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, i ka thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se ekzekutivi nuk ushtron kontroll ndaj askujt.

“Sa i përket deklaratës së Krasniqit mendoj se nuk duhet të nxirret jashtë kontekstit, por është e sigurt që Qeveria nuk ushtron kontroll ndaj medias, opozitës, shoqërisë civile e as ndaj Kuvendit”, ka potencuar zëdhënësi i Qeverisë.

Mirëpo, deputetët e Kuvendit i vazhdojnë kritikat e tyre se Qeveria ushtron autoritetin e vet ndaj funksionimit të Kuvendit. Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, partia e së cilës ndan pushtetin ekzekutiv me PDK-në, ka konstatuar që nëse deputetët kërkojnë të debatohet për një çështje në Kuvend, kjo kërkesë varet nga diktati i Qeverisë, që sipas Tërmkollit, kjo e fundit po e ushtron mbi organin përfaqësues të popullit.

Ajo ka thënë se debati në Kuvend po mbytet para se të arrijë një çështje për debat në seancë të Kuvendit.

Javën e kaluar organizata joqeveritare “ÇOHU” ka kritikuar Kuvendin se agjendën ia përcakton Qeveria dhe disa misione të huaja diplomatike në Prishtinë. Derisa deputetë të opozitës patën thënë se në seanca të Kuvendit janë ndryshuar edhe pikat e rendit të ditës, si rezultat i ndërhyrjes së Qeverisë. /Kohavision/
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Krasniqi: Qeveria dirigjon, shoqërinë civile dhe mediat

Post by Mondvalsen Junior »

Dojne me dalen socialistat ka njo ka njo ne shesh
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Krasniqi: Qeveria dirigjon, shoqërinë civile dhe mediat

Post by Hosefinë »

ku ku,e paskan kuptu foren :D
Post Reply