Berisha flet per Express

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Berisha flet per Express

Post by Mondvalsen Junior »

30 mars 2009
Express
KOSOVA DHE UNE
“Shtëpia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shndërruar ne baze te UÇK-se."
Prej se mbaj mend, ne shtepine time eshte folur per Kosoven. Regjimi i Enver Hoxhes ishte armiku juaj me i madh. Shqiptaret e Ramiz Alise deshironin ta vrisnin Ibrahim Rugoven dhe mua, ne vitin 1991. Ne politike hyra per dy arsye: te drejtat e njerjut dhe ceshtja e Kosoves. Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ne nje interviste te gjate per Express, jep rrefimin e tij per Kosoven.
TlRANE, 3O MARS —
Kur president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ishte republikani Ronald Regan, nje kongre-siste demokrate e pat quajtur ate "Teflon President".
Prej atehere, titullin "teflon", mediat e rezervojne per ata politikane, ose fytyra publike, qe jane imune ndaj shkrimeve dhe kritikave. Opinioni, per arsye te panjohura, i dashuron disa personalitete.
Perndryshe, tefloni eshte nje material kimik sintetik, qe mes tjerash, perdoret tek enet e kuzhines dhe mundeson qe ushqimet e ferguara aty te mos ngjiten.
Per kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha, nuk ka pasur kurre shume kritika ne raport me Kosoven. Por, edhe ato qe kane qene, opinioni publik i Kosoves nuk i ka perfillur.
Shqiptaret e Kosoves me Sali Berishen jane ne muaj te mjaltit qe nja 20 vjet. E kane dashur kur ka qene ai president i Shqiperise, kur ka qene lider i opozites dhe vazhdojne ta duan me intensitet te shtuar tash kur eshte kryeminister. Pavaresisht temave qe hapen ne Shqiperi.
Por, pritni... se kjo eshte marredhenie interesante. Kalon prej raporteve shume te mira, ne raporte te shkelqyeshme.
Ky burre qe ka lindur vetem tri kilometra pertej kufirit te Kosoves, ne Tropoje, deri tash vendin
tone e ka vizituar dy here, gjate vitit2006.
Ne vitin 2000, ndonese u nis per ne Kosove, u detyrua te kthehej prapa ne kufi, sepse Shefi i ate-hershem i UNMIK'ut, Bernard Kouchner, e shpiku nje arsye per ta penguar. I tha se nuk kishte kerkuar leje paraprakisht. Shumekush ne Kosove kete arsyetim e ka konsideruar si teper cinik.
Kryeministri i Shqiperise priti dite me te mira per ta realizuar viziten e tij. Por, ndonjehere histo-ria di te beje lojera te ndyra dhe Berisha u detyrua te shkelte ketu per mort. Heren e pare, erdhi ne Kosove per te marre pjese ne varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, me te cilin ndante kujtime me shume te mira sesa te keqija per plot 16 vjet.
Pasi e kishte mesuar rrugen, nuk shkoi as 6 muaj dhe erdhi prape. Tash, i ftuar institucionalisht. Mori disa çmime prej institucioneve te Kosoves dhe kudo qe shkonte pritej me tupane.
Kryeministri shqiptar ka premtuar qe perpara 30 qershorit te ketij viti do t'i thyeje bjeshket dhe do t'i afroje shqiptaret si kurre me pare gjate historise. Ka premtuar qe "mezi nuk po pret" ta vizitoje Kosoven serish, sapo rruga e re te behet e kalueshme. Tupanet e vertete per Berishen do te bien ate dite.
Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, te shtunen i ka dhene nje interviste te gjate Gazetes Express. Eshte kjo nje prej intervistave shume te rralla qe Berisha jep per mediat e shkruara.
Ai ka folur per lidhjet e tij me Kosoven, prej kur ka filluar te mbaje mend.
Express: Prej politikaneve te Shqiperise, pa dyshim se jeni me i popullarizuari ne Kosove. Ju kane pare me simpati edhe kur keni qene president i Shqiperise edhe lider i opozites, e edhe tash si kryeminister. Cka ka thene Kosova per ju?
Berisha: Vendi ku kam lindur une eshte vetem dy-tre kilometra larg prej Kosoves. Kam jetuar afer Ponashecit, Morines dhe fshatrave tjera andej kufirit. Kosova, ndoshta, ka qene tema e vetme politike per cfare eshte folur tek ne. Lidhje familjare te aferta me Kosoven nuk kam, por shume te tjere te rrethit tim kane. Une kam percjell me interesim shume te madh zhvillimet qe filluan te ndodhin ne Kosove ne vitet '60. Mirepo, nje rol negativ ne kete drejtim luante regjimi komunist shqiptar, qe pothuajse zyrtarisht i ka kerkuar elites politike ne Kosove qe te mos pranonin statusin e Republikes, sepse nuk duhet te kishte dy shtete shqiptare. E verteta ishte shume djallëzore. Regjimi ne Shqiperi e dinte se nje Republike e Kosoves, me te drejta me te medha, qe do te ishte me e hapur, do ta demtonte shume Shqiperine. Normalisht, kjo teze u shkonte shume per shtati serbeve. Por, kjo nuk eshte se nuk ka qene nje teze e shtruar per disku-tim ne mes te autoriteteve te Kosoves dhe atyre te Shqiperise ne vitet 70.
Express: A ekziston e deshmuar diku kjo gje? Pra, qe autoritetet e Kosoves dhe ato te Shqiperise kane folur per kete teme?
Berisha: Takimet jane mbajtur ketu ne Tirane. Ne Fakultetin e Historise.
Express: Kush eshte njeriu i pare nga Kosova qe keni njohur?
Berisha: Nuk di cili ka qene i pari. Por, treva ku une kam lindur njihet si Malesia e Gjakoves. Kam pasur miq ne Kosove.
Express: Ju nuk keni qene ne Kosove deri pas perfundimit te luftes?
Berisha: Asnjehere. As edhe nje here nuk kam qene. Koleget e mi vinin, por nuk kam bere asnje perpjekje, sepse ndoshta do te vija E percillja nga ketu.
Express: Pas permbysjes se komunizmit, Kuvendi i Shqiperise pat njohur pavaresine e Kosoves. A besonit ju ne asokohe se vertet do te beheshim nje dite shtet, apo kjo ishte vetem sa per t'u thene shqiptareve se po benit maksimumin?
Berisha: Une, para se te vendosja definitivisht te futesha ne politike, bisedova me studentet qe kisha. Kisha dileme nese duhej lene profesionin e mjekut apo te futesha ne politike. Ne fund, vendosa per politiken. Ishin dy arsye: te drejtat e njeriut dhe ceshtja e Kosoves. Regjimi i Ramiz Alise ne ate kohe i kishte shkrire te gjitha marredheniet me Sllobodan Millosheviqin. Ka qene nje situate e rende per Kosoven. Njesite gjysme terroriste ne Shqiperi deshironin ta vrisnin Ibrahim Rugoven ne vitin 1991.

Express: Kush deshironte ta vriste Rugoven?
Berisha: Shqiptaret e Ramiz Alise. Ekzistojne dokumente per kete. Kane dashur ta vrasin ate dhe mua ne Vile, ne vitin 1991, me arsyetimin se po flisnim kunder Enver Hoxhes.

Express: Si eshte e mundur kjo, kur ne vitin 1991 Ramiz Alia u kishte mundesuar te rinjve shqip-tare qe te vinin ne Shqiperi dhe te ushtroheshin per lufte. Nje grup ishte stervitur ketu. Kishte nje marrëveshje?
Berisha: Ishte grupi i pare qe erdhi per stervitje ne ate kohe dhe te gjithe ata perfunduan ne burgje, kur u kthyen ne Kosove. Te gjithe u arrestuan per nje nate. Dikush nga ketu ua dergoi listat autoriteteve serbe. E pergatiten qe te binin te gjithe ne duart e policise sekrete serbe. Mund te behet nje kontroll i arkivit. Rane te gjithe dhe u merzita shume.

Express: Ju e fajesoni Qeverine e Ramiz Alise?
Berisha: Po kush, ke te fajesoj une? Si shkuan ata? U sterviten ketu dhe shkuan qe te gjithe aty, rane njeri pas tjetrit. I kane torturuar ne menyren me cnjerezore. I di une qe te gjitha, sepse i ndiqja. Per kete aspekt, ju them une. Ky regjim ne Tirane, per 45 vjet, gjahun e pare kane pasur mbi kosovaret te cilet ishin armiq, ishin titiste. Dhe burgjet, po te marresh perqindjen e te burgosurve politike ne Shqiperi dhe perqindjen e kosovareve ne Shqiperi, ata ishin perqindja e pare. Udheheqja politike e Tiranes ka pasur nje shqiptarofobi ndaj shqiptareve te Kosoves. Ne demonstratat e 81-shit nuk paten cka t'u bejne, sepse fillimisht ishin teresisht kunder tyre.
Express: Por, per keto demonstrata regjimi ne Tirane e beri nje ndryshim. Reagoi pas nje jave?
Berisha: Erdhi Bije Vokshi, e cila solli mesazhin per keto demonstrata. Ajo erdhi me nje kredibilitet, sepse kishin respekt per te. Por, ditet e para Tirana zyrtare nuk ka pasur asnje deklarate per levizjen. Heshti nje jave, sepse nuk vazhdoi dot, se vazhduan demonstratat. Ky eshte realiteti i tyre. Regjimi komunist kishte krijuar nje klime shume te disfavorshme per Kosoven. Edhe me tej ajo klime vazhdoi, ideja se mos Kosova po na demton ne. Por, ajo nuk shkoi ne ate menyre, ajo ishte nje ceshtje kombetare, Kosova nuk ishte nje ceshtje e huaj, ishte Ceshtje e cdo shqiptari. I kam takuar keta te LPK-se ne Zvicer, para mandatit tim, i takoja, me dhimbseshin, I doja. Kishin perkushtim, nuk mund te mohoj perkushtimin e tyre. I gjeja duke jetuar ne kushte te mjera, por me nje perkushtim total. Ishin njerez te perkushtuar.
Express: Ke provuar t'i bindesh per regjimin e Enver Hoxhes?
Berisha: Prit, prit... Kur u hap shteti shqiptar, i thashe te ndjerit presidentit Rugova se duhet te takohesh me ta. Kishte mbrapshtane ne mes tyre, eshte tjeter ajo, por ama ata ishin njerez qe sakrifikonin. Vershonin nga e gjithe Evropa per t'u mbledhur ne Gjeneve. Ato klube dhe ato organizata qe i kishin, i perdornin ne funksion. Sapo fitova zgjedhjet, i kam pritur, kam kerkuar edhe nga z. Rugova qe ata te integroheshin ne jeten politike. Kjo eshte e vertete. Besimi i tyre te Enver Hoxha ishte i gabuar, por perkushtimi i tyre per Kosoven ishte per t'u vleresuar.
Express: Pas burgosjeve qe ndodhen ne Kosove, gjate presidences suaj eshte nderprere aktiviteti mes tyre. Pse me njerin sy jeni bere se nuk po i shihni, keni pasur nje obligim ndaj bashkesise nderkombetare?
Berisha: Jo tamam. Nuk eshte nderprere. Nuk kam pasur nje kontroll mbi ta, por nuk eshte nderprere. Por, u merzitem shume heren e pare kur u arrestuan. Kur u kapen me liste.
Express: Kur ishte takimi juaj i pare me Ibrahim Rugoven, cili ka qene mendimi i tij per regjimin?
Berisha: Si nje politikan kryesor kosovar, ishte teresisht pro levizjes demokratike. Por, natyrisht, derisa regjimi ishte ne fuqi, ai e kishte nje sens qe duhej te fliste edhe me regjimin, mirepo ka qene i pa ekuivok ne mbeshtetje te levizjes demokratike. Dhe kjo ishte njera prej arsyeve qe donin ta ekzekutonin ne vile.
Express: Prej vitit 1992-1996, presidenti Rugova ne te gjitha vizitat qe ka bere jashte Kosoves, ka ndaluar ne Tirane. Ka pasur nje hapesire te madhe mediale ketu. Ka qene nje bashkepunim i jashtezakonshem me ju, por pastaj ndodhi nje ftohje. Pse?
Berisha: Gjerat duhet pare ne teresi. Rugova, i cili e meshiroi ne nje - politikanin dhe misiona-rin. Misionarin, pothuajse ne kuptimin religjioz dhe mistik te fjales. Rugova ne karrieren e tij politike dhe ne personalitetin e tij,ka disa merita te paperseritshme ne historine e kombit, jo vetem per Kosoven, por per mbare kombin. Njera prej tyre eshte se ai paraqiti me te pabesueshmin per shqiptarin - Gandin. Teresisht jashte filozofise sone. Qindra mijera here mendoja se si ka mundesi qe e gjeti kete durim. E mori Kosoven nga barakat, ku ishte selia e Lidhjes Demokratike dhe e dergoi ne Shtepine e Bardhe, ne Zyren e Bill Clintonit. Thosha cka do te ndodhte po te ishte dikush tjeter ne vendin e tij? Ka qene nje periudhe kur Beogradi u ngrit ne kembe per ta rrezuar Millosheviqin, ne vitin 1996. Une e konsideroja Millosheviqin si te keqen me te madhe. Pra, ka qene kjo periudhe qe kam menduar qe kur u ngrit Beogradi kunder Millosheviqit te ngrihej edhe Kosova, por nuk kam pasur asnje problem tjeter me Rugoven.
Express: E konsideroni te ngutshme kete tendence tuajen per te marre pjese ne demonstrata per rrezimin e Millosheviqit ne vitin 1996, gje e cila u kundershtua me force prej Ibrahim Rugoves?
Berisha: E verteta eshte se ne ate kohe Millosheviqit ishte forcuar tej mase, sepse kishte marre fuqi pas nenshkrimit te marreveshjes se Daytonit. Nuk mund te them se cka do te ndodhte po te ngrihej Kosova, por une isha kunder cfaredo lidhje tjeter te Kosoves me Serbine, pervec qe te or-ganizoheshin demonstratat paqesore. Me demonstrata mendova se mund te lekundej Millosheviqit, por faktikisht ndoshta Rugova pati te drejte, sepse me vone u pa se ato demonstrata nuk e dhane ate qe pritej. Millosheviqi ia doli ne nje menyre prej demoni te jape nje zgjidhje politike dhe ta perdore ate per vete. Te ndjerit Gjingjiq i dha Beogradin, por e rrezoi. Ishte nje situate krejt tjeter. Ne pikat tjera kemi qene te ngjashem me Rugoven. Disa here te une kane ardhur boshnjaket dhe kroatet qe kerkonin ta nisnin nje front te ri lufte ne Kosove. Mendonin se po te hapej edhe ne Kosove fronti, do te mundej Serbia. Une kam qene kunder, Rugova ka qene kunder, kemi pasur ide te njejta. Rugova ishte nje lider unik. Ai e themeloi partine e pare antikomuniste ne Ballkan dhe arriti ta shtyje idene e tij. Ibrahim Rugova edhe perkunder qendrimeve te tij per luften dhe UCK-ne, por fakti qe miku im nuk e tradhtoi kurre veten e beri ate te jashtezakonshem. Ishte konsistent ne linjen e tij paqesore. Askush nuk mund ta qortoje. Nje njeri qe qendroi vetja e tij. Eshte unik, arriti t'i kundervihet luftes dhe do te zgjidhej ne menyre plebishitare po te votohej per president pas luftes. Cfare pati? Gradualisht u shnderrua ne simbol besimi dhe nuk hoqi dore kurre nga pavaresia.
Express: Ju ne ate kohe, ne vitin 1996, e kishit nje lidhje me Adem Demacin. Edhe ai ne nje fare forme ishte per demonstratat e vitit 1996, mandej ai kishte ardhur ne Shqiperi per t'ju mbeshtetur juve per ndryshimin e Kushtetutes se Shqiperi?
Berisha: Une e kam pasur mik Demacin. Ai qe ne fillim erdhi ne Shqiperi dhe u pendua se kishte gabuar ne raport me Enver Hoxhen. Por, jo vetem une edhe ata qe po luftonin per lirine e Kosoves, i dhane atij nje pozicion shume te rendesishem. Dhe kjo gje nuk ishte pa leverdi, sepse
kishte nevoje per figura te rendesishme. Me duket se ai nuk ishte ne nivelin qe u prit prej tij. Arsyen nuk e di.
Express: Kur filloi lufta ne Kosove, ne vitin 1997, ju ishit ne opozite. Ne anen tjeter, shteti shqiptar ishte buze kolapsit. Ka teori qe thone se lufta e Kosoves dhe trazirat e Shqiperise kane nje lidhje. U hapen depot dhe numri me i madh i tyre kaluan ne Kosove. Abesoni qe ka nje lidhje ne mes te ketyre dy ngjarjeve?
Berisha: Tani armet do te kalonin ne Kosove, me depo apo pa depo, nuk ka asnje dyshim. Por, a pat gisht Beogradi ne skemat piramidale, te dhenat e mia thone se po. Sa per armet, nuk jane problem i nje lufte me komplekse.
Express: Si eshte e mundur z. Berisha qe ne kohen kur nisi lufta, kufirin Kosove - Shqiperi e kalonin ne kembe mijera veta, kurse Serbia nuk e merrte asnje hap per ta stopuar sjelljen e armeve ne Kosove. Me vone, kjo gje ishte bere gati e pamundshme. Pra, pse shteti serb fillimisht lejoi qe ne Kosove te futeshin arme?
Berisha: Gjate gjithe kohes Millosheviqi e ka pasur nje qellim, ndarjen e Kosoves. Nuk ka menduar kurre qe ta kete tere Kosoven. Mendonte ne nje ndarje qe do te ishte shume e dhimbshme dhe fatale per shqiptaret. Millosheviqit mendoi qe ne proces e siper do ta realizoje kete gje. Ndaj edhe ai, nuk them se nuk e mirëpriti, por as nuk e keq priti sulmin e shqiptareve ne kete moment. Sepse ai mendonte se Kosova mund te ndahej vetem me lufte. Per vite te tera, ai u perpoq me cdo kusht, mobilizoi shume faktore nderkombetare. Hartat vinin e shkonin. Ai mendoi se nepermjet frontit do te mund ta ndante. Por, e beri nje kalkulim fatal.
Express: A eshte e vertete se nje numer i armeve ka kaluar ne Kosove prej shtepise suaj ne Tro-poje?
Berisha: E verteta eshte se shtepia ku kam lindur, me aprovimin tim, ishte shnderruar ne baze te UCK-se.
Express: E keni pasur me lehte sepse keni qene ne opozite?
Berisha: Jo, jo. Ne ate kohe kishte ardhur Paddy Ashdown, si perfaqesues i Tony Blair dhe ne mes tjerash me tha: “Te te pyes dicka hapur: A je ti komandant i UQK-se?”. I thashe - jo. Me pyeti “po shtepia jote qe eshte shnderruar ne shtab te UCK-se", e une i thashe se shtepia eshte e hapur per miq dhe e kemi zakon t'i presim. Mandej me tha se cka t'i thoshte kryeministri Blair. I thashe, thuaj “le t'i ndihmoje UCK-se sate mundet”.
(Ne numrin e neserm te Express: Berisha flet per Konferencen e Rambujese; takimin e tij te vitit 1992 me Bushin e vjeter; takimin e tij te vitit 1997 me Bushin e ri; Identitetin kosovar dhe gjuhen shqipe; marredheniet me kryeministrin Hashim Thaci; rrugen Durres-Morine etj.)
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Berisha flet per Express

Post by Mondvalsen Junior »

Bushi Plak më foli për Kosovën, në vitin 1992. Presidenti Bush, në vizitën e Tiranës, më pyeti nëse mjaftonin dy javë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kam raporte shumë të mira më Kryeministrin Thaçi. Rruga që do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë është një gjë e jashtëzakonshme. Po e pres përfundimin e saj, që të vij në Kosovë. Gjuha shqipe duhet të rishikohet. Nëse nuk më thërret i Gjithëfuqishmi, do të mbetem në politikë edhe për 35 vjet. Kryeministri Sali Berisha flet për Express.

Express: A është e vërtetë se nuk keni qenë shumë optimist për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë?
Berisha: Jo, e vërteta është kështu: Dola në konferencë për shtyp dhe thashë se rusët kanë paraqitur një dokument të cilin nuk ka shqiptarë që mund ta nënshkruajë...

Express: A keni pasur kontakte me Delegacionin në Rambuje?
Berisha: Të vazhdueshme...
Express: Dhe...?
Berisha: Dhe... unë deklarova se çdo njeri që do ta firmoste atë dokument, do të mbetet me damkën e tradhtisë kombëtare. Pastaj, seç ndodhi dhe u tërhoq dokumenti. Por, ç’ndodhi pastaj? Ideologjikisht dhe jo ideologjikisht u shpalla si njeri që shtyva firmosjen. Por, ai dokument ishte një tradhti kombëtare. Po të bëje atë, ishte si të firmosje kapitullimin. Bëra një formulim dhe natyrisht akuzova ambasadorin e palës ruse.
Express: Partia socialiste, që është partia e dytë më e madhe në Shqipëri, nuk e fitoi dot simpatinë e kosovarëve. Megjithatë, ishte një Kryeministër i Shqipërisë, gjatë kohës së luftës, Pandeli Majko, i cili është i vetmi që në Kosovë shihet me simpati. Si e vlerësoni ju rolin e tij gjatë luftës?
Berisha: Tërësisht pozitiv. Fillimisht argumentet ishin të ndryshme. Ekzistonin fobira nga më të ndryshmet. Por, ky, për aq sa ishte Kryeministër, ishte nga më pozitivi që do të kishin. Më kërkuan edhe mua që të formulonim disa teza të përbashkëta të luftës, më të cilat në fillim nuk isha pajtuar, meqë shprehnin disa pikëpamje antikombëtare. Më vonë, me ta, ne firmosëm një platformë të përbashkët, dhe këtë e bëmë në Hotel Rogner.

Express: Fatin e tij nuk e ka pasur Fatos Nano, në Kosovë. Ai kishte pasur një takimi në vitin 1997 me Sllobodan Millosheviqin në Kretë. Ndoshta është fajtori kryesor pse socialistë shqiptarë dhe liderët e tyre asnjëherë nuk kanë mundur të kenë doza simpatie në Kosovë? Si e vlerësoni atë takim? Aty, ai edhe kishte bërë një deklaratë të pamatur?
Berisha: Po, jam dakord. Ishte një deklaratë e pamatur, në ndikim të të tjerëve. Në qoftë se Fatosi do të takohej me të, me miratimin e udhëheqjes politike të Kosovës, kjo përbënte ndryshim. Por, që të takohej me të, pa këtë miratim, ishte një gabim. Pa diskutim, ishte një gabim.

Express: Është një vizitë e parealizuar juaja në vitin 2000, në Kosovë. U bllokuat për arsye të panjohura deri më tash. Thuhet se përgjigjes për këtë ndalim ishte Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, i cili asokohe ishte Kryeadministrator i Kosovës. A jeni takuar me Z. Kouchner, a e keni diskutuar këtë çështje bashkë?
Berisha: Kouchner është mik i vjetër. E kam takuar dhe e takoj. Por, nuk e kam diskutuar atë problem ndonjëherë. Unë e kam takuar shumë miqësisht. Bernard Kouchner mbetet ndër miqtë më të shquar të kombit shqiptar dhe mik imi. Ai me shumë ndjenja, me shumë dashuri, punoi për Kosovën. Qe një moment konjukture, dikush ia kërkoi. Ka mundësi shumë që ishte Tirana zyrtare, sepse kishin shumë frikë. Ka shumë mundësi t`ia ketë kërkuar Tirana Zyrtare. Por, kjo nuk ka lëkundur ndjenjat e mia ndaj tij, sepse ai qe fat i madh që qe i dërguari i parë i Perëndimit në Kosovë. Dhe e mbylli me shumë nder misionin e tij.

Express: Një moment tjetër interesant është një vit para shpalljes së pavarësisë. Vizita e Presidentit Bush më 2007. Prapë një dhuratë e madhe për ju. Vjen Presidenti i SHBA’ve dhe i kënaq të gjithë ata që kanë menduar vazhdimisht se Shqipëria ka rol mbi Kosovën. Vjen dhe e deklaron Pavarësinë e Kosovës, në Tiranë...
Berisha: Pavarësia e Kosovës po komplikohej. Mendoj se Shqipëria ia doli të luajë rolin e vet, duke e mbrojtur në mënyrë të palëkundur këtë.

Express: Ju e kishit mik edhe Bushin Plak...
Berisha: Ai ka filluar i pari bisedat për Kosovën...

Express: Kur u takuat për herë të parë, apo jo?
Berisha: Kur jam takuar me Bushin Plak, në korrik të vitit 1992, në takimin parë, ka filluar të flasë për Kosovën, e jo për Shqipërinë. Mori atllasin dhe më tha: “Më thuaj si është puna me Kosovën?”. I shpjegova që Serbia ka synim ndaj Kosovën, dhe ky synim është fatal. I thashë se duhet të bëhet çdo gjë, që ata të mbeten në shtëpitë e tyre. Tutje, Bushi Plak i përcaktoi një kufi Millosheviqit, se në qoftë se zbret ushtrinë në Kosovë - do të përballej me të gjithë bombarduesit, përpos nuklearëve.

Express: Po takimi me Bushin e Ri? Cila ishte gjëja më e veçantë? A dha indikacione kur do të shpallet, sepse u mbajt pak sekrete kjo gjë?
Berisha: Momenti më i veçantë i takimit ishte kur më tha: “Unë dua mendimin tënd. A do ti dy javë, apo sa, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës?”. Ata të Administratës, që ishin aty, u shtangën. Unë i thasë: Merre kohën tënde, aq sa të duhet ty.

Express: E përcollët këtë mesazh në Kosovë?
Berisha: Po, i takova.

PO SHKRIHET MURI I BERLINIT MIDIS SHQIPTARËVE

Express: Çfarë raporte keni me Kryeministrin Hashim Thaçi?
Berisha: Shumë të mira, absolutisht shumë të mira. Edhe me Presidentin, edhe me Kryeministrin.

Express: Ka vetëm një vit qyshse Qeveria e Kosovës ka kompetenca më të plota, meqë nga pas lufta ishim nën administrimin e UNMIK’ut. Cilën rrugë duhet ta ndjekë Kosova, si shtet i ri, sipas jush?
Berisha: Mendoj se Qeveria e Kosovës realisht po i përgjigjet stadit në të cilën ndodhet. Mendoj se po tregojnë pjekuri dhe maturi të jashtëzakonshme, e cila është e domosdoshme. Mendoj se po bëjnë përpjeke serioze për të tërhequr investimet. Për të valorizuar burimet që ekzistojnë. Kam informacion se ka një disiplinë doganore, disiplinë fiskale. Janë në një presion të njohjeve, normale është, por edhe për të ecë - ka ecur. Por duhet të jemi realistë, përderisa Rusia ka bllokuar Këshillin e Sigurimit, rruga është zgjatur. Ama është në një rrugë e pakthyeshme. Ka nevojë që të jemi shumë aktivë të gjithë. Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë. Por, është një rrugë e pakthyeshme.

Express: Pra, mendoni se Qeveria e Kosovës po ec në rrugë ne duhur?
Berisha: Po. Për mendimin tim, po. Edhe Kosova po ecën në rrugën e duhur, në tërësi. Edhe opozita po ecën në rrugën e duhur.

Express: Shumë shpejtë do të inaugurohet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë. Sa do të ndikojë kjo ekonomikisht, pos tjerash?
Berisha: Unë mendoj se ka një ndikim të jashtëzakonshëm, jo vetëm ekonomik por në të gjitha aspektet. Ajo i jep Kosovës akses në Evropë. Është një gjë e jashtëzakonshme. Ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

Express: Ju keni thënë se do ta ndërtoni edhe një rrugë tjetër?
Berisha: Absolutisht, po. Kam premtuar se do t’i ndërtoj akset e shkurtra. Nëse shqiptarët do të më votojnë në mandatin tjetër, do të bëj të gjitha akset e shkurta. Kështu distanca Tiranë – Shkup do të jetë për 100 kilometra më e shkurtër. Do të jetë rruga bregut të Drinit nga Fierza në Koman që do të shkurtojë 120 kilometra Kosovën Perëndimore. Do të afroj Sarandën 100 e ca kilometra me Tiranën...

Express: Ndërtimi i largpërçuesit, ndërtimi i portit për Kosovën, janë kontribute të jashtëzakonshme për Kosovën...
Berisha: Po, po shkrihet Muri i Berlinit midis shqiptarëve.

Express: A do të vini kur do të inaugurohet rruga për Kosovën?
Berisha: Po, pa diskutim. Atë po e pres.

Express: Më në fund, Shqipëria po hyn në NATO. Ne e dimë çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, por çfarë do të thotë kjo për Kosovën?
Berisha: Shpirti i kombit është një. Nuk ndahet me asgjë. Është një gjë historike për çdo shqiptar.

GJUHA DUHET TË RISHIKOHET

Express: Tani pavarësia është mbyllur, ndërkohë debati për identitetin kosovar vazhdon. Ç’mendim keni ju për këtë? A keni ju problem ta kuptoni, për shembull, gjuhën që e flasin kosovarët?
Berisha: Identitet kombëtar u përpoqën të krijojnë serbët, por dështuan...
Është absolutisht e domosdoshme të rishqyrtohet problemi i gjuhës, sepse gjuha po varfërohet, po dalin fjalë jashtë përdorimit me shpejtësi të madhe. Po del fondi fjalor i saj nga korniza tepër e ngushtë, u përjashtua gjuha liturgjike tërësisht prej saj, që është shqipja më e rrjedhshme. Ata duhet të kenë kurajo. I dhanë një kontribut vendit me drejtshkrimin, nuk e mohoj. Nuk ka asnjë rëndësi a është ky apo ai dialekt...
Po të jetë puna për në gegërishte, gjuha e nobilitietit është e Shkodrës. Por, nuk them se duhet të jetë. E rëndësishme është që të hapen kanalet. Me rëndësi janë prurjet. Unë nuk jam që të vihet as dialekti shkodran. Megjithëse aq sa kanë pasur fisnikëri shqiptarët, aty në atë dialekt ka një fjalor fisnikërie. Por, u larguam tërësisht nga liturgjia. S’kishte pse të largohej, duhej të merrnin nga ajo anët pozitive. Shko në nj kishë dhe dëgjo gjuhën që flitet aty, është shumë e bukur, tingëllon aq bukur. Janë bërë shumë gjëra absurde. Duhet të korrigjohen.

Express: Kush duhet ta bëjë këtë?
Berisha: Akademikët.

Express: Shqiptarët e Kosovës kanë një kompleks se kur flasin nuk kuptohen mirë...
Berisha: Jo, jo, kuptohen shumë mirë. Nuk ka pse të kompleksohen. Por, problemi i rishqyrtimit të disa normave standarde në gjuhë, është i domosdoshëm. Sepse gjuha jonë po varfërohet, është gjuhë shumë e pasur, shumë e bukur. Këtu është e gjithë çështja.

EDHE 35 VJET NË POLITIKË

Express: A do të largoheshit prej skenës politike, nëse i humbi zgjedhjet që po vijnë?
Berisha: Në mënyrë absolute do ta respektoj verdiktin e shqiptarëve. Por, siç më thotë parandjenja ime dhe siç e thashë edhe në Parlament, le të përgatiten që Sali Berisha do të mbetet edhe për 35 vjet në politikë, nëse nuk më thërret i Gjithëfuqishmi. Por, shqiptarët e kanë ndërmend të më mandotojnë edhe një herë.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Berisha flet per Express

Post by Clavicula »

Kisha dasht me vet Salen, se qysh u arrestu Remzi Hoxha nga sherbimi i tij sekret edhe hala sot nuk po dihet per to, edhe pse prap o n'pushtet, kur dihet qe Remzia ka ndihmi UCK-ne.

Seni tjeter, pse Sala e ka thy embargon qe bota ja pat vnu Serbise per krimet ne Kosove edhe i ka furnizu shkijet, n'fillim kur i kallxun u kall, tani e pranoj qe e ka ba ket sen, dmth naften qe Salihi ja ka shit Serbise neve na u osht pip nana.
Post Reply