qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by Mondvalsen Junior »

amo tash dyte kane deshtu ne politike ne Ks.

PO normal qe qosja nuk vjen em Surroin, se ai osht komunist i keq edhe cka ti thush osht.
A e ke pa intervisten ne epoken e re, per hapjen e dosjeve ne Shipni, ka qu kry menihere e ka sha Berishen, se osht far shpijuni najsen naj far Udbashi, edhe ka qiten pluhen menihere.
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by gothblood »

ne tiran asht organizu ne qender te tiranes nje peticion per pamvarsin e kosoves...at peticion me sa e kuptova asht me e dergu ne samitin e shteteve islamike per pranimin e shtetit te kosoves

shpresoj qe keso nisma duhet me pas ne shum vende te tjera ...mendoj qe edhe sikur te mos ket efekt po vetem ideja qe njerz mendojn dhe kan vullnet te mir me gezon
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by Mondvalsen Junior »

Kosovën e njohin edhe Ishujt Maldive.
Ishujt Maldive e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Menxi qe i gjeta ne hart ishin si ner indi qaty dikun ner Sri Lank, po kogja posht, me ransi u bonen 55 shtete
User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by Mondvalsen Junior »

Republika e Maldiveve njeh Kosovën, shtet sovran dhe i pavarur


--------------------------------------------------------------------------------
Prishtinë, 19 shkurt 2009

--------------------------------------------------------------------------------

Republika e Maldiveve ka njohur sot pavarësinë e Kosovës. Njoftimi zyrtar është bërë përmes një letre që ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maldiveve, Dr. Ahmed Shaheed ia ka dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z.Skender Hyseni.


Në letrën e njohjes theksohet:

Është nder i imi t’ju njoftoj se pas shqyrtimit me kujdes të rrethanave të veçanta në Kosovë dhe duke marrë parasysh numrin e madh të shteteve, të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës, Republika e Maldiveve e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Qeveria dhe populli i Republikës së Maldiveve i dëshirojnë Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës paqe, prosperitet dhe lumturi.
Shkëlqesia juaj, pres me pa durim t’ju takoj në një të ardhme te afërt.
Pranoni konsideratat e mia më të përzemërta.

Me nderime
Dr. Ahmed Shaheed
Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Maldiveve

Republika e Maldiveve është vendi i 55 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ishujt Maldive, zyrtarisht Republika e Maldiveve shtrihen në pjesën jugore të Azisë në Oqeanin Indian, në veri, veriperëndim të Indisë.
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by Hosefinë »

A menoni qe inciativa e Ministrise tpunve t'Jashtme per spotin e Kosoves me vlere perreth 2.5 million euro ne CNN e BBC osht hap i mire per me shpejtu proceduren e pranimit t'pavarsis ????
User avatar
Liina
Posts: 706
Joined: Wed Jan 26, 2005 7:28 pm
Location: Suedi/Gjakov

Re: qka me bo per me shpejtu proceduren e pranimit te pavarsis?

Post by Liina »

krejt politiken mi ndrru e mi qit selakat pi kuvendit se na kelben :D
Post Reply