SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Gjithqka rreth politikes..

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Clavicula »

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të furnizojnë me armatim Kosovën, sipas një ligji mbi ndihmën me armtim të vendevetë jashtme si dhe sipas ligjit mbi eksportin e armëve, thuhet në një kumtesë të Shtëpisë së Bardhë.Kjo është bërë e njohur me një letër që presidenti George Bush i dërgon Sekretares së Shtetit Condeleezza Rice, në të cilën ai thotë se ka arritur në përfundimin se furnizimi i Kosovës me armatim do të forcojë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të promovojë paqen në botë.
Më tej në këtë letër presidenti amerikan i jepë autorizmin dhe e udhëzon Sekretaren e Shtetit që këtë
vendim t'ia transmetojë edhe Kongresit Amerikan.
Ndonëse nuk jepen hollësi për llojin e armëve, furnizimi me armatim për forcat e ardhshme mbrojtëse të Kosovës bëhet në kuadër të ndërtimit të marrëdhënieve bilaterale amerikano-kosovare dhe me qëllim të rritjes së sigurisë në Kosovë si dhe për ngritjen e kapaciteteve
mbrojtëse kosovare për aktivitete paqësore dhe përballje me cështje emergjente dhe të sigurisë. /S.gashi/

RTK
Dissonant
Posts: 1033
Joined: Sun Jan 27, 2008 1:02 pm

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Dissonant »

ee pash edhe un n'lajme me sabah, lum ee shyqyr.

p.s ishalla sna bijn naj bomb atomike, see kina per ta bo pllazh dej n'Kroaci. :mrgreen:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Clavicula »

Amerika ka shume armatim edhe cdo dite nxerr sene ete reja, e na nuk kemi sen, pos do kallasha qe i ka TMK edhe ka pak SHPK.

Neve na duhen tash do autoblinda, tenka, hamera. Veq ksaj Kosoves ka mi dhan edhe Gjermania armatim edhe shume vende tjera. Amo Amerika ka me na ba Izrael per ka ushtria qe me pas stabilitet k'tu par.
Dissonant
Posts: 1033
Joined: Sun Jan 27, 2008 1:02 pm

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Dissonant »

Turqia ka paralajmru qe ka me ndihmu Kosoven me Aviacion.. ose shkollim per pilota.. ose Airoplana e sene tjera.
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Pandemonis »

krejt me ndihma a? merre me mend sikur qe i qojshin shqiperise ndihma mbas periudhes komuniste....mallra te dalne afati...mos po na vin edhe neve kso ndihma?
cornholio
Posts: 1384
Joined: Thu Apr 19, 2007 5:14 pm
Location: s'jom mo ksajde

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by cornholio »

Shume po me pelqen ky sen qe me na jap armatim, normal qe kur o puna me exportu armatim USA jon nr 1 ne bote, veq mos harroni qe Kosova nuk ka drejt me pase ushtri po veq nifar force te sigurise qe ka te drejt me posedu armatim te lehte edhe qe nuk ka ushtare ma shume se SHPK police. Nese amerikant e kan bo njet mos me i respektu rregullat e Ahticarit shume mire osht kjo per neve.

SHQIPERIA DERI NE BEOGRAD
:shpata:
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Clavicula »

Shume keq kish reagu Serbia edhe Rusia, jon kall me ket gjest.

Cornholio, paj qyre njeri, ti nuk e ki keq, se nime qashtu thote Paketa, amo Paketa nuk osht ligj natyrore, edhe me kalimin e kohes edhe na kem me ba ni ushtri. Amo kjo puna e ushtrise nuk osht ba shume e madhe, se tek edhe KFOR-i k'tu par.

Amo n'interesin e krejtve qe Kosova me kan stabile edhe me kontribu ne misione te ndryshme. Tash nese Amerika investon ma se shumti n'ushtrine e Kosoves, at'here k'ta edhe kane me pas ndikim aty ma shume se tjert. Heret ja dajne vaden k'ta. Amo ma mire se me pas shok te fortin s'ka tybe :)
cimi_rhcp
Posts: 5040
Joined: Sat Sep 09, 2006 4:00 pm
Location: Capital

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by cimi_rhcp »

kish thon bushi, i ftoj kosovart me marr arme sa dush, ka per kejt. Sa te munen me qu munen me marre, belesh prej shpijes ishin :mrgreen:

ja seriozisht njerz, um erdh shum shum mire. Veprim shum interesant prej USA-s, po kallzohen edhe niher aleatet ma te mire tont, normal kta e bojn edhe per interesa te vete, me perforcu sa ma shum pozicionin e SHBA-s ne evropen juglindore. shum shum mire, e sa pre shkije e rus, n'rrot t'sams ;)
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by KanGaro_Toure »

hehhehe

po qe deri tash tu perla me ni shka per qet koment cka e kishte than koshtunica

po atina si ka met kurxha veq mu hanger me qesi sene
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by bg82 »

valla bre qiky bushi meriton permendore ne kosove, hallall i koft.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by The Green »

Nese vazhdojne qeshtu hala me furnizime, paskan me naj thy.

Kur ta don ta don!
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by V | a G r a »

lajm i mir :)
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Muki »

Mengjes tu u bo gati me u nis per Prishtine,tu pi kafe qatu edhe tu e kqyr tv,veq kur e ndegjova ne lajmet e mengjesit kete lajm,dhe me ka befasu pa mase.
Kjo eshte shume mire,tash edhe pse nuk e dim llojin e armatimit,por sipas gjitha gjasave mund te jete nga ajo qe parashihet ne pakon e Ahtisarit,nese eshte ashtu atehere eshte simbolike,mirepo Amerikes nuk i dihet,mund te ndodh qe nuk pyet fare per pakon,dhe te na furnizoje me ato qe kemi nevoje me se shumti si p.sh tankse,autoblinda dhe te tilla te ngjashme.
Kjo pra eshte vetem nje ndihme ne sferen e sigurise nga ndihmat e shumta qe na ka premtu Amerika.
Per mua te rendesishme jan edhe ndihmat ne sferen e ekonomise.

Kisha pas qef nga dikush qe ka njohuri ne lidhje me kto ceshtje,e veqmas ne Gjepolitike,te me spjegoj nje gje qe nuk pe kam fort te kjart? Bush tha se me armatimin e Kosoves,SHBA do te perforcoje sigurine e SHBA-s ? Ai qe merr iniciativen te me pergjigjet ne ket pyetje,dua te me pergjigjet me gjersisht me argumente gjeopolitike,dhe jo vetem siperfaqsisht,ju faleminderit shume.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by SOPRANO »

armatim i leht ka me qen veq...pa tenka,autoblinda,aviacjon etj...

...garant kem me marr do m16 edhe naj bomb dore edhe naj thik...

...po kuptohet edhe kjo..se shtrohet pytja,a kemi na njerz qe dijn mi gra apachit e F-17 ?..apo naj tenkes amerikane me infrared..paj jo..

...qata leni juridikun e ekonomikun e pordhacjonet,po hajt dajes shkoni me naj akademi ushtarake a diqka te ngjajshme..
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: SHBA do të furnizojnë Kosovën me armatim

Post by Clavicula »

Puna e ushtrise nuk ka me perfundu krejt me 2008, ky osht veq ni fillim i nji procesi te gjate. Sigurisht qe ka me pas shume trajnime per ushtrin e re.

S'po besoj qe kan me na dhan Apaq, po naj njo per emergjence qesi sene. Ma shume po menoj qe ka mu koncentru ne tanke, autoblinda, arme te lehta, tombston qesi sene.

Po munona me ja dhan Mukit ni pergjigje.
Muki, kjo i bjen qe ni Kosove e qet edhe me ni ushtri, ni galje ma pak per Ameriken, nese kish me ndodhe dicka ne Kosove, at'here kish me reagu ushtria jone e jo amerikant, pra per me kon ata sa ma pak ne numer ne Kosove. Amo ushtria edhe Kosova me prodhu stabilitet, qetu osht krejt esenca. E normal edhe me morr pjese ne misione te ndryshme paqsore, qe kish my sherby edhe per numer te shteteve etj.
Post Reply