Groph Rock wrote:Lindja edhe histora e shkurter e HEAVY METAL-it
genvi shkruajti:
Lëvizja Flower-Power po i afrohet fundit në Woodstock. Si kundër reakcion i Gjentratës së Paqës (Peace-Generation) formohen grupe diversantësh, të cilat Rockun e tyre më të fortë dhe të orientuar kah gitara e lidhin me tekste relativisht pesimiste.
Vitet 1968/69:
Formimi i 3 grupeve më të rëndësishme (angleze), të cilat nga shumica konsiderohen si “etët” e Heavy Metallit: Deep Purple, Black Sabbath, Led Zeppelin. Njëkohësisht edhe në Amerikë formohen disa grupe që dallohen me stilin e tyre më të fortë. Si p.sh. Ten Years After (kan arritë të marin pjesë në Woodstock), Grandfunk Railroad dhe Steppenwolf, ku për këta të fundit konsiderohet se e kanë shpikur nocionin “Heavy Metal”, pasi që në himin e tyre “Born to be wild” nga filmi “Easy Rider” përmendet teksti: “… heavy metal thunder…"
Viti 1970:
Deep Purple e publikojnë albumin e tyre “In Rock” me klasikun “Child in time”, Black Sabath nxjerrin në shitje LP e tyre “Paranoid” me hitin që mban titullin e njëjtë si të albumit dhe Led Zeppelin i pushtojnë Top Listat me “Whole Lotta Love”. Heavy Metalli (spesh quhet edhe Hard ose Heavy Rock) më këtë e arriti suksesesin në Angli. Formohen edhe gupe të tjera si Uriah Heep, Golden Earring, Hawkind të cilat poashtu arrijnë suksese në këtë skenë muzikore.
Mesi i viteve të 70ta:
“I. Wave of British Heavy Metal” tani fillon të shuhet ngadalë. Grupet si Black Sabbath ose Deep Purple, pjesërisht ndahen ose kanë aq konflikte brenda anëtarëve të vet, saqë më nuk mund të rrjedhin impulse të reja kreative. Kjo është kriza e parë e Heavy Metalli. Vetëm pak grupe siq janë AC/DC nga Australia ose Aerosmith dhe van Halen nga Amerika sjellin impulse të reja.
Fundi i viteve të 70ta - lindja e “New Wave of British Heavy Metal" (NWOBHM)
Si rezultat i formimit të këtyre grupeve:
- Motörhead
- Judas Priest
- Iron Maiden
- Saxon
- Def Leppard
fillon "New Wave of British Heavy Metal" (NWOBHM). Muzika bëhet edhe më e shpejtë dhe më e fortë. Keyboardat më gadi aspak nuk përdoren, solot shkurtohen dhe shumica e grupeve i japin rëndësi të veçantë paraqitjes në binë, si p.sh. Iron Maiden të cilët me kukulla të mëdha paraqesin para publikut Ikonën e tyre “Eddie”.
Xer0'GuL shkruajti:
op Genvi qashtu qysh ki thon .... e mu mas shumti mpelqen koha e AC/DC & Aerosmith
BlackPoison shkruajti:
zhanri The New Wave Of British Heavy Metal/Kingdom Metal vjen prej Iron Maiden!!!
Tani ma shume ne new wave kan hi def leppard etj ...
Black Sabbath jo
E Kingdom Metal jan veq Iron Maiden - jo HM
Groph Rock wrote:HEAVY METAL ne ditet e sotit
genvi shkruajti:
"Heavy Metal", mesiguri secili e ka dëgjuar këtë term, por kuptimi i vërtet i tij shpesh keqëkuptohet dhe prandaj njerëzit marrin qëndrim negativ ndaj Metallit. E kam fjalën për ata që nuk a adhurojnë këtë muzikë dhe nuk ia dijnë vlerat. Ndoshta edhe nuk kanë faj, se nuk kanë edhe si t’i njohin këto veti të Metallit, sepse Metalli i Vërtetë në krahasim me muzikën e sotme komerciale, është muzikë e prapavijës, që e hasim fare pak apo hiq nëpër mediat e sotme të komercializuara (p.sh. MTV). Nga përvoja e di se njerëzit Metallin e lidhin me shumë dukuri negative të shoqërisë së sotme, si p.sh. narkomaninë, dhunën, etj, por edhe me satanizmin. Disa mendojnë se këto të meta shoqërore janë vetë Metalli, por kjo është krejtësisht e gabuar. Sa për narkomaninë mund të them se e ka përcjellur Metallin deri në fund të viteve të `80ta, por në vitet e `90 narkomania është e lidhur më tepër me zhanre të tjera muzikore (Alternative, Techno, etj.) se sa me Metallin. Dhe kjo vlen edhe për dhunën, që në fakt nuk ka qenë kurrë karakteristikë e HM. Sa i përket satanizmit, dua të them se fatkeqësisht, është ende pjesë e Metallit, por (siç do të shihni në Stilet e Metallit) pjesë shumë e vogël, që trajtohet vetëm nga pak grupe, ku shumica prej tyre nuk i mendojnë seriozisht ato që i thojnë për satanizmin. Unë do të kisha thënë se ata nuk kanë për qëllim që të përkrahin satanizmin, por më shumë që të provokojnë. Ato grupe që deklarohen si ithtar të Djallit, janë të pakta dhe kanë shumë pak adhurues të vërtetë.
Heavy Metall i Vërtetë; filloi të pëhapet në fund të viteve të `80 dhe në fillim të viteve të `90ta Kjo është edhe e arsyeshme, sepse që nga fillimi i viteve të `90t u paraqit grung-u (Nirvana, Peral Jam etj.), që pat lulëzimin e vet kah fillimi e deri në mes të kësaj dekade. Kjo kopje e dobët (e kam fjalën për muzikën grung) e rockut të vërtetë i mori Metallit shumë adhurues (tradhëtar) dhe disa grupe Metall (edhe të tjerët) mendonin se ky është fundi i Metallit. Për të mos “vdekur” bashkë me Metallin disa grupe e ndërruan pjesërisht ose plotësisht stilin e tyre. Gabim i madh!!! Kjo nuk ishte kriza e parë dhe as e fundit e Metallit. Metalli ka mbijetuar shumë prej tyre dhe as kjo nuk e mposhti, përkundrazi. Vala e “madhe” e grung-ut që në fillim u duk e pandalshme, më në fund u shua! Sot grungu ka ra tepër, vetëm pak grupe kanë "mbetur gjallë" (Perl Jam, Silverchair etj.). Sa i përket përfaqësuesevë më të mëdhej të kësaj muzike, (pa kurfarë vlere. Siç thotë Demio (Manowar): “Ata nuk i bien instrumenteve të tyre, por instrumentet i bien atyre), Nirvana mund të them vetëm një gjë: Kurt Cobain vdiç bashkë me Nirvanën dhe bashkë me grungun...
Ka më shumë grupe Metall që kanë bërë eksperimente me stilin e tyre muzikor, shumicës mund t’i falet se nuk iu kanë larguar Metallit, por dilema është se a meritojnë falje të tjerët si p.sh. Metallica (etj.) dhe që është edhe më keq Ozzy. Sa për Metallica mund t’them se kanë kontribuar shumë për Metallin, ata gabuan një herë (faktikisht dyherë “Reload”) dhe secili duhet të jetë gati tia falë (nëse nuk gabojnë më). Demio: “Më pëlqen Metallica e vjetër, nëse ata kthehen siç kanë qenë për para, do t’i adhuroja prap”. Ndërsa çështja me Ozzy-in është tjetër. Ai është “Babai i Metallit”, mendojnë shumë dhe ashtu kam menduar edhe unë derisa nuk ka bërë muzikë sëbashku me “tradhëtar” dhe më e keqja edhe me rapera, por kjo siç duket është diçka e zakonshme te këta pleq (sikurse Jimmy Page). Edhe kjo mund t’i falet Ozzy-it se ai prapë është Metalls, por me këtë e ka humbur atë imigjin e vet “Babai i Metallit”. Por kush është tani ai që ka kontribuar aq shumë për Metallin sa që mund ta mbajë këtë titull. Ndoshta Alice Cooper? JO! Shumë Metallsa të vjetër (Dave Mustanie - Megadeth) do ta kishin quajtur Alice-in “Baba të Metallit” dhe vërtet ky ka kontribuar jashtëzakinisht shumë për Metallin (Alice Cooper konsiderohet grupi i parë Metall i formuar në vitin 1965) dhe i ka meritat e veta, por këtë titull sot e meriton vetëm një dhe ai është Ronni James DIO. Thuhet se që nga viti 1957, ai filloi punën për Metallin. %^&* e tij e suksesshme fillon prej Elf, Rainbow, Black Sabath, DIO, etj. Prej ditës së parë e deri më sot në muzikën e tije nuk ka kurfarë kompromisë. Për atë vlen vetëm Metalli i tij i vjetër dhe këtij i mbeti besnik edhe në albumin e fundit “Magica”. Për kontributin e tij ai është “Babai” i Metallit dhe do të mbes deri në vdekje. R. J. Dio: “Dë të qëndroi në binë, deri sa t’më largojnë prej saj në arkivol”. Pra: ...rroftë plaku!!!
Kjo ishte e tëra që desha të them për Metallin botëror. Te ne shqiptarët ende nuk ka arritur plotësisht ajo valë e Metallit. Nëpërgjithësi do të kisha thënë se nuk jemi pa të, duke i marë parasysh kushtet ekonomiko-politike (Kosova, Maqedoni) dhe ekonomiko-shoqërore (Shqipëri). Megjithatë sot ekzistojnë grupe që mundohen dhe mund të përfaqësojnë Metallin shqiptar. Do t’i kishta përmendur Shekullin e Dreqit (nga Struga), Akullthyesit (Shqipëria), Troja (nga Prishtina), Meta (Tetova/USA), Djemt e Detit (Shqipëria), Ulurima e Qetësisë (Tetova), Purgatory (Kosova/Zvicëra) dhe disa të tjerë. Shpresojmë që në të ardhmen këto dhe grupet e tjera të ardhshme të përfaqësojnë Metallin tonë edhe jashta kufijve tona.
BlackPoison shkruajti:
Nese asht flaja per kradasimin e Heavy Metal-it te sodit me te kaluaren asht si nata me diten !!!
Ne kohrat vona te 70 Heavy Metali ka shperthyer brejt bendeve Black Sabbath,Judas Priest,Iron Maiden e shume te tjere ...
Neoclassic Metalin i pari qe ka ba asht Malmsteen -tash ka shume bende qe marin stilin e tij .
Power Metal-i per here te pare asht kenduar prej HelloweeN, veq asht klasifikuar ne HM.
Hair Rock ka ekzistu vetem ne vitet e 80 tash jo se nuk kan mbet me eksperta.
Progressive Heavy Metal te paret kan kengu SavaTage.
etj
e tash shume pak bende kan mbet qe ende e kan stilin e vet
ata jan :
Iron Maiden,Malmsteen,MotorHead,Helloween edhe disa te tjer
JO METALLICA...!!!
Kohve te fundit zhanret qe ndegjohen me se shumti jan
Power Metal,Progressive,Neoclassic Metal.
BlackPoison shkruajti:
ALICE COOPER - ne vitin 1965 e ka pas emrin Spiders !!!
Alice Cooper -asht emer ne veti edhe emri i tij i vertet asht Vincent Damon Furnier.
Edhe per R.J. DIO qe nuk ka dal jashta Heavy Metalit bashk me ManOwaR.
Xer0'GuL shkruajti:
BLACK SABBATH JAN 'THE FATHERS OF METAL' ...hmmm ndoshta mrin edhe ALICE COOPER.
the who shkruajti:
hej black sabbath saxon juda preist iron maiden edhe accept ja fillon real heavy metal kurse emrin heavy metal thunder fajle e ka permend sthepan wolves
Groph Rock wrote:deget e HEAVY METAL
genvi shkruajti:
- Black Metalli
Ky stil i HM u krijua nga grupi britanik Venom. Tekstet kanë një përmbajtje të zymtë satanike. Grupet koketojnë me simbole si Pentagrami, kryqe të kthyera mbrapshtë dhe me nr. 666 (“The number of the beast”, ). Mirëpo shumica e grupeve këto nuk i mendojnë seriozisht dhe qëllimi i vetëm i tyre është që të provokojnë. Vetëm pak grupe (Morbit Angle, Deicide, etj) në intervista deklarohen se janë ithtar të vërtetë të satanizmit. Përfaqësues tjerë të Black-ut janë: Cradel of Filth, Dimmu Borgir, etj.
- Glam/Sleaze-Metalli
Ky lloj i Metallit ishte karakteristikë për disa grupe kah mesi i viteve të `80 të cilat shfaqeshin me një pamje të jashtëzakonshme. Ata visheshin me rroba të lloj-llojshme, përdornin kozmetikë dhe i mbushnin flokët e tyre me spray për flokë. Kryeqendra e Glam - Metallit ishte L.A., ku grupet si Mötley Crüe, Warrant, RATT, Poison, W.A.S.P. dhe Cinderella ishin vendas. Aftësitë e tyre muzikore ishin të kufizura. Nga metallsat e “vërtetë” ata quheshin “Posers” ose “Wimps”.
Nga Glam-Metalli u zhvillua edhe i ashtuquajturi Sleaze-Metalli, i cili ishte më i “ndyer”, më blues por edhe më i fortë.
Shembulli më injohur për këtë janë Guns’n’Roses, të cilët me publikimin e albumeve të tyre “Use your illusion I+I” (1992) i vënduan pikë këtij stili muzikor.
Sot Glam/Sleaze-Metalli, nuk është më askund i pranishëm.
- Speed Metalli
Te Speed Metalli bëhet fjalë për një variacion të Heavy Metallit dhe siç tregon vetë emri ky stil karakterizohet me tempo të shpejtë dhe këndim edhe më të qartë.
I afërt me Speed Metallin është i ashtuquajturi Thrash Metalli, i cili pëmban rifa të rënda dhe këndim gati të pakuptueshëm. Kalimi ndërmjet këtyre stileve është bërë në mënyrë të rrjedhshme. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të viteve të `80ta konsideroheshin Megadethi me albumin e tyre “Peace sells… but whos buying”, Metallica me "Ride the lightning", Slayer me "Reign in Blood" dhe pastaj Kreator, Testament, Sodom, Anthrax dhe Sepultura.
Në vitet e nëndëdhjeta, këto dy stile bëhem gati fare të parëndësishme. Vetëm pak grupe si Megadeth, Anthrax dhe kuptohet Metallica mund ta ruajnë deri diku popullaritetin e tyre, por vetëm sepse i ndërrojnë pjesërisht, por në mënyrë të theksuar stilet e tyre muzikore. Kështu që në albumin e tyre "Sound of white noise", Anthrax paraqiten me këngëtar të ri dhe me tempo shumë më të ngadalshëm, sikur të ishin ndonjë grup Grung. Edhe Megadeth te albumet e tyre “Coutdown to extinction” dhe “Youthanasia” paraqiten me rifa më të njëtrajtshme, por në krahasim me Anthrax këta nuk i largohet Metallit dhe më këtë mënyrë arrijnë ta ruajnë famshmërinë e tyre.
Metallica, nga një Speed-Metall bend u shëndrruan në grupin më të suksesshëm të fundit të viteve të `80ta dhe `90ta. Edhepse albumi i tyre i parë ishte tërësisht Speed, në "...and justice for all" (1988) kënga “One” është një gjysëm baladë dhe me këtë Metallica fillojnë të hynë nëpër toplista, jo vetëm në ato të Metallit. Por suksesin e vërtet e arritën me kryeveprën e tyre “Metallica” (1991), që në të gjitha vendet e botës i zuri vendet e para nëpër toplista. Përshkak të baladave "Nothing else matters" dhe "The Unforgiven" që përmban ky album, Metallica fillojnë të adhurohen nga një publik më i gjërë.
Një rast të veçant paraqitën mesiguri Sepultura. Ata i mbetën besnik Thrash-Metallit të tyre deri vonë. Nuk ndryshuan aspak dhe në vitet e `90ta me albumet e tyre "Chaos A.D." (1993) dhe "Roots" (1996), në të cilat trajtojnë instrumente tradicionale nga vendlindja e tyre, arrinë sukses të mëdha nëpër toplistat internacionale. Por pas largimit të Max-it nga grupi edhe Sepultura fillojnë t'i largohen Thrashit të vërtetë.
Përfaqësuesit tjerë të Speed/Thrash-Metallit si p.sh. Testament tani ekzistojnë vetëm si “grupe të qoshit”. Edhe mbretërit e Thrashit, Slayer janë interesant vetëm për një grup të vogël adhuruesish; grup i vogël por i përbetuar.
- Death Metalli
Death Metalli u zhvillua nga Speed/Thrash Metalli, ku këndimi përbëhet vetëm nga "gurgullitja". Tekstet në rastet më të shpeshta sillen rreth vdekjes dhe gjërave të tjera në lidhje me të, shpesh të inspiruara nga "Splatter - Movies". Etët e Death Metallit janë suedezët Death, ndërsa përfaqësues tjerë të rëndësishëm janë Carcass, Morbid Angel, Canniball Corpse, etj.
Kah fundi i viteve të `80ta edhe kjo degë e Heavy Metallit e humbi dukshëm famën e vet dhe sot është muzikë që qëndron në prapavijën më të thellë, por disa grupe, që kanë filluar si akt Death-Metall, e shëndrrojnë stilin e tyre dhe arrinë sukses nën termin Gothic-Metall.
- Gothic ose Doom-Metalli
Gothic-u karakterizohet me një tempo të ngadalshëm, me një këndim që është pak brutal por njëkohësisht edhe i ndjeshëm dhe në përgjithësi e përhap një atmosferë të zymtë, melankolike dhe të "frikshme". Stërgjyshit e këtij stili padyshim se janë Black Sabbath. Gothic-u sot është një ndër stilet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Heavy Metallit. Përfaqësuesit më të njohur të viteve të `90ta janë mesiguri Paradise Lost nga Anglia. Me albumet e tyre "Icon", "Shades of God" dhe "Draconian Times" (1995) arritën popullaritet të madh në skenën e Metallit.
Edhe Tiamat, fillun gjoja se me Death-Metall, por sukses arritën vetëm si grup Gothic me albumin e tyre “Wildhoney” (1994).
Një grupt tjetër që ndoshta nuk filloi me Death por i cili që nga vitet e `80ta klasifikohet në fushën e Gothic-ut është Type O Negative. Ky grup dhe lideri i tij Pete Steele, kombinojnë Metall melodik me pjesë të rënda dhe të shpejta. Me albumet "Bloody Kisses" (1993) dhe "October Rust" (1996) arritën të përforcojnë qëndrimin e tyre si një nga grupet më të rëndësishme të këtij stili.
Përfaqësues tjerë të rëndësishmëm janë My dying bride, Cathedral (që konsiderohen pasardhës të Black Sabbath) dhe The Gathering.
- Crossover
Crossover do të thotë përzierja e disa stileve të ndryshme muzikore, në diçka të re. Te Heavy Metalli dallojmë rreth tri lloje të Crossover. Dhe atë, përzierja e Metallit me:
- Hardcore:
Grupet e para në kët lëmi kan qenë nga Amerika: S.O.D., M.O.D., D.R.I. dhe Suicidal Tendencies. Në vitet e `90ta arrinë sukses ndër të tjerash edhe Biohazard, Henry Rollins, Pro Pain, Sick of it all dhe Pantera.
- Industrial:
Industriali filloi si një muzikë e pastër elektronike, që kishte karakter eksperimental. Themelues të këtij stili konsiderohen Einstürzenden Neubauten ose KMFDM. Në fund të viteve të `80ta disa grupe përzinë elemente të shumta të Industrialit me riffe të forta gitare dhe kështu e krijuan Metallin Industrial. Përfaqësues të më njohur dhe ndoshta edhe themelues janë Ministry, pastaj Nine Inch Nails, Rammstein, Krups etj. .. por edhe Korn (mos të çuditet dikush që mendonte se Korn bëjnë Metal të pastër).
Kjo formë e Crossover-it paraqet formën më të popullarizuar të viteve të `90ta. Qysh në mes të viteve të `80ta filluan grupe diverzante Rap-in ta përziejnë me elemente të Metallit, ndër të tjerësh edhe Beasty Boys, të cilët në hitin e tyre “Fight for your right to party”, kombinojnë rife të giatrës me "këndim folës". Pastaj Aerosmith të cilët hitin e tyre të vjetër “Walk this way” e inçizuan edhe njëherë, por tani sëbashku me raperat Run DMC. Dhe Anthrax, të cilët në “I’m the man” të tyre fusin elemente të Rap-it. Megjithatë kjo fromë e Crossover-it arriti popullaritet më të madh në vitin 1992 përmes grupit radikal Rage against the Mechine. (Disa e quajnë këtë stil të Metallit, "Metal modern". Ky nuk është Metall modern sepse në radhë të parë nuk është Metall).
Në muzikën e suksesshme të Faith No More ("King for a day, fool for a lifetime" ) dhe Red Hot Chili Peppers ("Blood Sugar Sex Magik" ) përveç Rap, gjejmë edhe elemente të muzikës Funk.
Në vitin 1993 u publikua Soundtrack-u gigant i filmit (për nga vlera i dobët) "Judgment Night", ku kënduan në duet grupe të ndryshme nga skena e Metall-it dhe e Rap-it. Aty ndër të tjerash këndojnë këto grupe sëbashku: Slayer & Ice-T, Faith No More & Boo-Yaa T.R.I.B.E. dhe Therapy? & Fatal.
Përfaqësues tjerë të kësaj dege të Crossover-it janë: Bodycount, Clawfinger, Dog Eat Dog, H-Blockx, Such a surge etj.
BlackPoison shkruajti:
The Nomber Of The Beast e kan kendu veq IRON MAIDEN !!!
edhe pse nuk flet per zhanrin
The New Wave Of British Heavy Metal
edhe
Neoclassic Metal ?
edhe
Kingdom Metal ?
Xer0'GuL shkruajti:
Necro - osht si lloj black metalli veq edhe ma BRUTAL
Slayerized wrote: Black Metal
Me disa gjana pajtohna qe i ka shkru Genvi per Black Metal se eshte e vertete se VENOM njihen si themelues te BM-se. Mirpo nuk dmth se ata jane te vetmit. Riffsat e Black gjithashtu edhe per Death jane marre nga SLAYER, SODOM, SEPULTURA (Morbid Visions, Schizofrenia) etj.
Dhe si perfaqsues te denje qe munden me qene per Black Metal jane : Hellhammer (Celtic Frost), Darkthrone, Mayhem, Enslaved, Emperor , Burzum etj ndersa ma vone Black Metali e ka marr nje kahje tjeter (keshtu mendoj une) me daljen e bendeve Cradle of Filth , Dimmu Borgir etj qe jane te tipit komercial dhe kane dal jashte asaj qe ka qene e njohur si Inner Circle , masanej kan pasu vrasjet ne mes Burzum dhe Mayhem, Deadi (ex-vokalisti ma i mire per Black )e vran veten e keshtu nje plotesim sa i perket ketij zhanri.
Hail Metal
Slayerized wrote: Death Metal
Plotesim i asaj qe eshte shkruar nga Genvi pasi qe jam adhurues i madh i ketij zhanri.. Si pioner te Death Metali njihen Death, Possessed dhe Slayer. Death Metali drejtperdrejti eshte dege ekstreme e Thrash/Speed normal me ze agresiv dhe riffsa shume te shpejte. Dhe djep i Death Metalit eshe Florida-USA jo ne Suedi as bendi Death nuk jane nga Suedia.
Death Metal eshte zhvilluar ne dy rryma qe jane ma kryesore: Stili Old School ose ai qe eshte zhvillu ne amerike siq jane bendet:
Death, Massacre, Morbid Angel , Deicide etj.
Dhe stili Gothinburg Suedez qe karakterizohet me ma shume melodi , simfoni siq jane bendet : Dark Tranquillity, In Flames etj.
Si stil ekstrem qe eshte zhvilluar nga Old School Death Metal eshte ai Grindcore dhe Brutal Death Metal si: Cannibal Corpse, Suffocation, Immolation, Hate Eternal etj.
Vazhdon ne lidhje me temat qe i trajton ky zhaner (next time)
K'tu, ne kete teme ngjites, do te flasim dhe do te diskutojm vetem per HEAVY METAL-in, lindjen e tij, historikun, rrjedhjen e tij qe nga fillimi e deri ne ditet e sotit, elementet, deget e tij etj. Gjithashtu k'tu kemi mundesi mi permiresu mendimet qe kemi aludu se jan te sakta, me debatu edhe rreth bendeve, stilit e perzierjes se zhanreve te tyre, inspirimeve nga bendet legjendare si dhe per zhanret qe ishin dhe tani kan mbetur nen hije.
Kish me qene mire edhe nese diskutojm ma teper per dallimin Hard Rock><Heavy Metal, per me sqaru ma mir lidhjen edhe dallimin mes tyre, si dhe mi konkretizu bendet qe ishin ure lidhese ne mes ndamjes se ketyre "dy rrymave".
ps. po ju paralajmroj se RREPTESISHT ndalohen postimet jasht temes, dhe do te lejohen VETEM postimet debatuese ne lidhje me temen.
Jeni ma konstruktiv, ma te kujdesshem, mendimi qe e jepni mbrone tu u bazu n'ato qka shkruni/postoni.
shpresojme per diskutime intenzive->