Rikthehet grupi “Purgatory”

Lajmet, albumet, info rreth grupeve... Vetem INFO
Post Reply
User avatar
metallica
Posts: 1749
Joined: Fri Jul 15, 2005 10:47 pm
Location: MASTER OF PUPPETS
Contact:

Rikthehet grupi “Purgatory”

Post by metallica »

Image
Rok bendi i njohur Kosovar “Purgatory” do t´i rikthehen skenës së muzikës pas 10 vitesh mungese.
Anëtarët e bendit “Purgatory” kanë pohuar se ata do të performojnë për të parën herë së bashku në shekullin e ri, në një koncert që është planifikuar të organizohet më 4 dhjetor në Bazel të Zvicrës.
Solo kitaristi i këtij bendi, Valton Berisha, ka thënë se përveç që do performojnë live, grupi planifikon të realizojë edhe disa hite të reja.

“Të gjithë anëtarët e grupit jemi me vendbanim në Zvicër. Kemi vendosur që t´i kthehemi grupit dhe të vazhdojmë me rok muzikë. Si grup kemi mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës, mirëpo vendimin për tu kthyer në skenë e kemi marrë thuajse spontanisht. Ishim duke pirë kafe, në një prej kafiterive të Bazelit dhe duke kujtuar hitet tona me nostalgji vendosem që të organizojmë një koncert live”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se ata tashmë kanë përgatitur edhe disa këngë tjera dhe se janë duke diskutuar mundësitë se si do të paraqiten me hitet e tyre të ardhshme.

“Kemi përgatitur disa këngë të reja, mirëpo se kur do të incizojmë album, apo nëse këngët do të jenë vetëm si singël, atë jemi ende duke e diskutuar me grupin”.

Grupi “Purgatory” është një prej rock bendeve kosovare më të pëlqyera të viteve 1990-ta, në mesin e hiteve të të cilit grup përfshihen edhe ‘Jakup Ferri’, ‘Do t´i lutem qiellit’, ‘Shqiponjat’, ‘Sadija’, ‘Nëna’, ‘No Place for me in Heaven’, ‘Chaos – Kaosi’ dhe ‘Në stilin tonë’.

Bendi do të rikthehet me po të njëjtët anëtarë: Valton Berisha (solo kitarë), Enis Potoku (vokal), Driton Ajeti (bateri), Haxhi Berisha (vokal), Berat Fejzullahu (bas) dhe Bekim Krasniqi (ritëm-kitarë ) By:Telegrafi.com
Post Reply