Pristina666

Lajmet, albumet, info rreth grupeve... Vetem INFO
Post Reply
User avatar
metallica
Posts: 1749
Joined: Fri Jul 15, 2005 10:47 pm
Location: MASTER OF PUPPETS
Contact:

Pristina666

Post by metallica »

Image

Hard-rock grupi amerikan, “Prishtina”, që kishte huazuar emrin prej këngës “Pristina” të grupit “Faith No More” - pa e ditur emrin e kryeqytetit të Kosovës - ka lansuar një album të ri. “The Drought (Ov Salt and Sorrow)”, është titulli i albumit i cili në tregun amerikan do të dalë në shitje sot (e martë). Atë do ta lansojë shtëpia muzikore “Trendkill Records”, kanë raportuar të hënën portalet e rock-muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë nënvizuar se emri i grupit është emri i kryeqendrës kosovare.
“Pristina” ka bashkuar ish-anëtarë të bendeve të njohura amerikane, si “100 Demons”, “A Thousand Falling Skies”, “Cable”, “Invocation of Nehek”, “Dry Kill Logic”, “Born Under Saturn”, “The Farewell Order”, “Godsburn” dhe “Sons of Montana”. Në këtë album, nëse ju ka marrë malli për rockun e viteve nëntëdhjetë, atëherë, “Pristina” është kujdesur që të rifreskojë shumë këngë të dëgjuara më parë.
“Në fillim nervozohesha derisa punoja me ta”, ka thënë vokalisti dhe basisti i “Prishtinas”, Brendan Duff për “Noisecreep”, duke folur për anëtarët e tjerë: Steve Austinin dhe Rennie Resminin. “Dua të them se ata janë legjenda për atë që bëjnë, por me kalimin e kohës u mësova sesi arrihet të kalohet mirë me ta. Ata nuk ishin siç i kisha menduar. Ishin mahnitës dhe kam mësuar shumëçka prej tyre. Tani me krenari them se janë miq të mi”, ka thënë Duff.
“Të shikoje Rennien si bënte vokalet, ishte inspiruese. Ai provonte me tërë qenien, saqë më dukej se donin t’i dilnin xixa të kuqe nga koka. Ai është burrë me kuptimin e plotë të fjalës. Kur këndon, jep gjithçka nga vetja. Ama është edhe një djalë i vërtetë me të cilin kënaqesh. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Steven. Ishte i pabesueshëm gjatë gjithë kohës. Ai bënte gjithçka që kërkohej vetëm që të na bënte të kënaqeshim”.
Drandan Duff po ashtu ka thënë se incizimi ishte një punë që kërkonte mund të madh, por ka lavdëruar Steven për inkurajimin e madh. Anëtari i “Prishtinas” ka thënë se Steve ishte nxitësi kryesor i lojërave të argëtimit pas kohëve të lodhshme të kaluar në studio.
“Një herë na dërgoi në një studio lojërash me armë automatike”, ka treguar Duff, duke thënë se edhe bashkëpunimi me Angelocos ishte një “ëndërr” e realizuar. Duff ka thënë se kënga “The Drought (ov Salt and Sorrow)” (Thatësia e kripës dhe e pikëllimit) ishte menduar të zgjaste diku rreth 10 minuta. “Mendoja ta shkruaja një këngë që do të zgjaste nja dhjetë minuta”. Por duket se dora e Duffit nuk kishte terezi – kënga zgjati 23 minuta në studio. “Diçka që do të ishte paksa më ndryshe dhe sfiduese për ne”, ka thënë ai.
Duff ka treguar sesi ishte themeluar “Prishtina”. Ka thënë se në “Prishtina”, ata kalonin një pjesë të kohës kur nuk ishin të angazhuar plotësisht me bendet e tyre primare.

“Por vazhduam të luanim fort, zhurmshëm, shpejt dhe me çmenduri. Për vite me radhë kënaqeshim”. Por një lojë instrumentesh, u shkri më 2006 në një bend të vërtetë me emrin e kryeqytetit të Kosovës.

Ps.per me ndigu ket album mundeni ne myspace:Texti i huazum prej Koha.net

http://www.myspace.com/pristina666
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Pristina666

Post by V | a G r a »

interesant ...
User avatar
hammer_of_god
Posts: 1213
Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm

Re: Pristina666

Post by hammer_of_god »

nice more edhe muziken e mire :D

thnx !!
User avatar
santana
Posts: 6342
Joined: Sat Oct 08, 2005 5:56 pm
Location: nër pantolla
Contact:

Re: Pristina666

Post by santana »

pem vika mir :d
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Pristina666

Post by cowboy »

Logon e paskan koqe.
Post Reply