ColdPlay dhe Jay-Z bashkë për Vitin e Ri

Lajmet, albumet, info rreth grupeve... Vetem INFO
Post Reply
User avatar
Mr.Exorcist
Administrator
Posts: 1820
Joined: Tue Feb 10, 2004 10:41 pm
Location: 029/
Contact:

ColdPlay dhe Jay-Z bashkë për Vitin e Ri

Post by Mr.Exorcist »

Image

Jay Z dhe Coldplay kanë arritur një marrëveshje multi-milion dollarëshe për të kënduar së bashku në një koncert për Vitin e Ri.

Rokerët britanik – të cilët udhëhiqen nga Chris Martin – dhe superstari i hip-hop do të këndojnë në Cosmopolitian të Las Vegas me një janar të 2011.

Ngjarja është organizuar nga planifikuesi i “party”-ve të këtilla Colin Cowie dhe në të do të ftohen njerëz të tjerë me anë të biletave para se ato të dalin në shitje për të gjithë publikun.

Mysafirët do të trajtohen me ulëse të ndara nga Coldplay dhe Jay – Z para se ata të dalin në skenë për të kënduar së bashku.

Gruaja e reperit, Beyonce Knowles, po ashtu thuhet se ka planifikuar të këndoj në Las Vegas në të njëjtën ditë kur edhe burri i saj do të këndoj.

“Organizatorët kanë shpenzuar miliona për të siguruara ata në këtë natë”, tha një burim për “New York Post”.

“Fjala është se Beyonce tani është duke shikuar se me çka të paraqitet në mbrëmjen në Vegas për Vitin e Ri ku do të jetë bashkë me Jay”.


Jay – Z dhe Coldplay kanë bashkëpunuar edhe në këngën “Lost +”, në të cilën do të paraqiten së bashku në mars.
Post Reply