Tipik shqiptar

Diskutoni per gjitha sportet ne pergjithsi me perjashtim te football dhe basketball.
Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Tipik shqiptar

Post by V | a G r a »

Tipik shqiptar

Image

Futbollisti shqiptar, Fatmir Vata ende i ka të freskëta kujtimet nga viti 2005, kur e pat një zënkë me ish portierin e famshëm gjerman, Oliver Kahn. Vata thotë se Kahn e kishte nisur i pari ‘fërrkën’, por se nuk ishte frikësuar nga gjiganti përballë tij. 38 vjeçari rrëfen se legjenda e Bayern Munich i kishte kërkuar falje pas një viti.

Futbollisti shqiptar Fatmir Vata, i cili aktualisht luan për ekipin Wuppertaler, që garon në Ligën e Tretë gjermane, ende nuk e ka harruar sherrin që pati plasur mes tij dhe ish portierit të famshëm gjerman, Oliver Kahn.

Kjo zënkë pati ndodhur në ndeshjen që skuadra e shqiptarit, Armenia Bielefeld, e pati zhvilluar ndaj Bayern Munich, ku atëherë mbronte Kahn - në edicionin 2005/06.

Ish reprezentuesi shqiptar ka treguar se Kahn e kishe nisur i pari problemin ndaj tij dhe thotë se nuk ka lëshuar pe në atë rast.

“Ajo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ekipin tim. Unë e mora topin dhe ia bëra gati Kahnit për ta nisur lojën, me qëllim që mos të humbej kohë. Fillova të eci dhe nuk kam ditur asgjë vetëm kur i kam dëgjuar të gjithë shikuesit duke vërshëllyer”, ka kujtuar Vata.

“Sapo kam kthyer kokën mbrapa, nuk kam parë tjetër veç se fytyrën e Kahnit. Ai me tha duke bërtitur se nuk është punë e imja t’ia bëj gati topin për ta goditur. Kahn ka menduar se unë do të iki nga ai. Por, ashtu nuk ndodhi sepse unë nuk ika me atë rast, por qëndrova aty pranë tij. Megjithatë, unë e kuptova atë sepse ishte në interes të ekipit të tij që loja të vonohej”, ka shtuar Vata për televizionin VZ TV.

Vata ka pohuar se pas një kohe Oliver Kahn e kishte pranuar gabimin e tij, duke i kërkuar falje ish futbollistit të Armenia Bielefeld.

“Diku rreth një vit më vonë, skuadra ime kishte për të luajtur sërish me Bayernin. Aty u takova me Kahn dhe u sqaruam. Ai më tha: ‘Fatmir, më fal se nuk ishte sjellje e mirë ajo e imja’. Unë ia rikujtova atij se nuk jam frikësuar nga ai, por kam qëndruar aty dhe këtë e pranoi edhe vetë Kahn i cili më tha: ‘Po, e di. Tipik shqiptar’”, ka pohuar 38 vjeçari.

Ai ka folur edhe rreth aventurës së tij në Ligën e Tretë gjermane dhe thotë se ndihet mirë në ekipin e tij Wuppertaler, pjesë e të cilës skuadër 38 vjeçari qe bërë në muajin gusht të vitit të kaluar.

Vata ka thënë se para se të kalonte në Wuppertaler, kishte oferta nga tri skuadra të Bundesligës 2. Por, ka theksuar se presidenti i Wuppertaler e kishte bindur atë t’i refuzojë ato oferta për t’iu bashkuar kësaj skuadrës së Ligës së Tretë

/express/
User avatar
Mr Bassman
Posts: 167
Joined: Tue May 11, 2010 10:54 am

Re: Tipik shqiptar

Post by Mr Bassman »

::shky-tu-kesh:::: kqyrja kryt Oliver Kahnit ::shky-tu-kesh::::
Post Reply