ULURIMA E QETËSISË

Arkiva e temave te forumit
Locked
User avatar
Illyrian Warlord
Posts: 175
Joined: Mon Sep 27, 2004 5:03 pm

ULURIMA E QETËSISË

Post by Illyrian Warlord »

1.Kush është dhe pse "Ulurima e Qetësisë"?

U.Q.: Ulurima e qetësisë është një rok-bend i themeluar në vitin 1994 në f.Kamjan të Tetovës. Ky grup përbëhet prej katër anëtarëve: Nderim Jonuzi-bas kitarë, Naser Saliu-solo kitarë, Gazmend Dauti-bateri dhe Asllan Saliu-vokal dhe ritëm kitarë.Ideja për themelimin e grupit doli nga vetë kjo gjendje e status-quo-së dhe nga kjo qetësi e cila mbretëronte, andaj ne dëshironim t'a thejmë këtë monotoni dhe të dalim si një ulurimë, e cila në fakt do të prezantojë qetësi të vërtetë.


2. Pra, ç'është roku për "Ulurimën e Qetësisë"?

U.Q.: Të flasim se ç'është roku për U.Q., patjetër duhet të kthehemi në ditët e fëmijërisë, kur djelmoshat që e formuan atë, tentonin t'a kuptojnë rokun jo vetëm si "zhurmë", por si një stil apo kulturë e përgjithshme e jetës, që d.t.th. që na ndjek edhe deri në ditët e sotme. Pra, roku është prezent çdoherë dhe në çdo aspekt të jetës dhe në vetë ekzistimin e U.Q.


3.Duke marrë parasysh këtë, cilat janë pra, synimet e grupit tuaj?

U.Q.: Ne deri më sot edhe pse nuk kemi edituar asnjë album, kemi arritur që në masë të madhe të ndikojmë tek të rinjtë d.m.th. shumë të rinj prej "Ulurimës së Qetësisë" kanë mësuar se ç'është roku, por gjithnjë duke pasur parasysh gjendjen në të cilën jemi. Pra, U.Q. në të ardhmen do të synon që të ketë influencë tek një masë e gjërë njerëzish, me një fjalë të krijojë një stil të veçantë, jo vetëm në muzikë, por edhe si stil i veçantë i të jetuarit, i cili do të ketë vendin e veçantë në shoqëri.


4."Ulurima e Qetësisë " që nga fillimi njihet si rok-grup që këndon heavy-metall, por kohën e fundit tenton që në këtë stil të përpunojë edhe etno-elemente. Pse?

U.Q.: Në fillim kemi interpretuar muzikë të rok-bendeve të mëdha dhe kemi qenë të zhytur thellë në atë se çka do të thotë "mësim prej mjeshtërve", kurse me kalimin e kohës, periudhë e cila ka qenë shumë e rëndë d.m.th. që nënkupton ushtrime të shumta, grupi fillon të profilizohet dhe të merr formën apo stilin e vet krijues.


5.Për çfarë stili në të vërtetë bëhet fjalë?

U.Q.: Grupi punon në drejtim të nxjerrjes së albumit dhe është duke i komponuar këngët për këtë. Këta këngë kryesishtë janë të stilit heavy-metall, kanë etno-elemente dhe elemente tjera të heavy-metallit të ri, kështu që fundi do të tregojë se për çfarë stili në të vërtetë bëhet fjalë.


6.Me stilin e ri mendoni se duhet zgjuar brezin e ri nga amullia dhe frustrimi, apo kjo të jetë një "arenë e vërtetë" edhe për rok-grupet tjera?

U.Q.: U.Q. edhe më tej mbetet me shpresë se i gjithë mundi ynë, d.m.th. muzika dhe tekstet të cilat janë të shkruara dhe të komponuara nga vetë frustracioni i madh i bendit, do të prekin sadopak në ndjenjat e të rinjve dhe do të ndikojnë tek ta. Pra, muzika e U.Q. të jetë promotore e vërtetë e rok-kulturës për ditë më të mira.


7. Deri më tani jeni paraqitur vetëm nëpër koncerte, pse jo edhe në festivale?

U.Q.:Deri më tani me sa dimë nuk ka patur ndonjë rok-festival, i cili ka qenë në të gjallë, d.t.th. të gjitha festivalet janë në playback dhe fundja këto nuk mund t'i quajmë festivale.U.Q. është rok-grup dhe rok-grupet bëjnë muzikë të gjallë që vetëm atëherë tregohen në dritën e vërtetë.


8.Në fund, çfarë mund të presin adhuruesit e "Ulurimës së Qetësisë"?

U.Q.: Adhuruesit tanë mund të presin muzikë të mirë dhe mjaftë të rëndë, kurse pak më vonë edhe albumi nuk do të mungojë.

Image
User avatar
Maynard
Posts: 1044
Joined: Tue Apr 20, 2004 10:15 pm
Location: MORDOR :P
Contact:

Post by Maynard »

a dish naj ven ku me downlod naj kong te ktynve ?????
User avatar
Illyrian Warlord
Posts: 175
Joined: Mon Sep 27, 2004 5:03 pm

Post by Illyrian Warlord »

vallahi si di as kurr nuk i kom degju
User avatar
LimpX
Posts: 225
Joined: Sat Jan 15, 2005 3:15 pm
Location: Maqedoni
Contact:

Post by LimpX »

kam be 1 album keto dhe e kam pas ne LP po se kam me...
fillestar por te mire...
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

a mujna me gjete qate al;bume njaj kun m
Locked