Teoria Speciale e Relativitetit

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Teoria Speciale e Relativitetit

Post by bett »

Teoria Speciale e Relativitetit është një teori e cila përshkruan strukturën e kohëhapësirës. Ajo u paraqit për herë të parë nga Albert Ainshtajn (Albert Einstein) në 1905 në një punim që trajtonte "Elektrodinamika e trupave në lëvizje". Në themel të kësaj teorie janë dy postulate që sipas mekanikës klasike janë kontradiktore:

* Ligjet e fizikës janë të njëjtë për të gjithë vëzhguesit që janë në lëvizje të pandryshuar, apo uniforme, kundrejt njëri-tjetrit. Sistemet e referimit të këtyre vëzhguesve në këtë rast i quajmë "sisteme inerciale".

* Shpejtësia e dritës në boshllëk është përherë e njëjtë dhe konstante për të tërë vëzhguesit në cdo sistem vëzhgimi, pavarësisht lëvizjes që ata mund të kenë kundrejt njëri tjetrit apo lëvizjes së vetë burimit të dritës.

Kjo teori nxjerr përfundime shumë interesante dhe me surpriza.

* Zgjatja e kohës. Ky fenomen shfaqet në formën e një vëzhguesi i cili vëren se tik-taket e një ore në levizje janë më të rralla sesa tik-taket e orës që ka me vete dhe është "fikse". Orët janë identike.
* Tkurrja e gjatësive. Në këtë rast, matjet tregojnë se objektet janë më të shkurtër në drejtimin e lëvizjes, relative në lidhje me vëzhguesin.
* Relativiteti i njëkohshmërisë. Dy ngjarje të njekohesishme për një vëzhgues-A, nuk janë të njëkohësishme për një vëzhgues tjetër vëzhgues-B nëse ky i fundit është në lëvizje në lidhje me të parin, vëzhgues-A.
* Masa dhe energjia janë ekuivalente. E = mc² është formula që lidh me njëra tjetrën energjinë E të një mase m.


Qa mendoni se ky sen eshte e pamundur e pakapsheme thjesht teori apo hyn n praktik :D ! ?
User avatar
Dr.Green
Posts: 891
Joined: Sun Jan 28, 2007 10:13 am
Location: Istog

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by Dr.Green »

hmmm...na ne klas te 12 kemi msu kogja shum per ket pun. Asht shum diqka interesante po profi jon asht fort i lodht e fort pak na ka msu. Po prej asaj qe e kam lexu ne liber asht ni sen teper interesant. I jep do sese si: treni ainshtajnian e shum sene tjera intersant.
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by bett »

Dr.Green wrote:hmmm...na ne klas te 12 kemi msu kogja shum per ket pun. Asht shum diqka interesante po profi jon asht fort i lodht e fort pak na ka msu. Po prej asaj qe e kam lexu ne liber asht ni sen teper interesant. I jep do sese si: treni ainshtajnian e shum sene tjera intersant.
qdo proff i kosoves asht i lodht me TSR nje ashtu edhe n fakultet

Ajnshtani qa ka hek te zbulu, e na t zbulum sun e kuptojm

TSR asht sen revolucionar
User avatar
bg82
Moderator
Posts: 2564
Joined: Fri Dec 01, 2006 11:56 am
Location: New York

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by bg82 »

tema bartet te rubrika e shkences
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by The Green »

Une hala skom mujt me kuptu shume detaje per pune e relativitetit, perveq qe i kena pas profat e lodht tjetra osht pa kushte.
Veq vet shka kom mujt me kap, se sa per prof s'isha nis kurre. Ti edhe me desht mu kane i angazhum me pyt profin, kurre sdin me ta spjegu badihava pyt ti, pihhhh.
User avatar
bett
Posts: 3782
Joined: Mon Nov 26, 2007 7:21 pm
Location: Killadelphia

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by bett »

Ok po mundona me fjal t mia me spjegu
ktu ka shum n TSR jan Transformimet dhe Galileot dhe Transformimet e Lorencit se madhsite nuk jan absoulte po relative
sen qe veqohet ne TSR asht Konstraksion(Tkurrja e gjatsis) dhe Dilitacioni(Zgjerim i Kohes )
psh . nese e kemi nje binjak n hapsire edhe ai leviz me shpejtesi t drites ai do te jete me i ri se ne po dhe ma i shkurte ( koha dhe gjatesia , percaktohen me formulat qe ktu s po muj mi paraqit ) besoj se kjo eshte pika e TSR-se
Olive
Posts: 399
Joined: Mon Apr 03, 2006 10:53 pm
Location: House of Lords

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by Olive »

perndryshe intro i quantum physics
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Teoria Speciale e Relativitetit

Post by David Gilmour »

perndryshe dallendyshe, mos vet asht kjo pun

shembulli i dy binjakve: njoni ka jetu n'tok njani n'hane, mas dhjete vjetve kur u kthy ky prej hanes n'tok, e kan vrejt se asht shum ma i ri,rezultati: koha relative
Post Reply