Mbretit Zog I

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Mbretit Zog I

Post by Sitting Bull »

Mbretit Zog I
Lindi më 8 Tetor 1898], në Burgajet-Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. Vdiq më 9 Prill 1961.
Edukimi
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen Efendi Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lice dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Më 1917, gjatë kohës së Tij në Vjenë u shkollua dhe mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.
Gjuhët e Huaja
Anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, arabisht.
Titulli
Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve, Shpallja Mbret i Shqiptarëve
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet 20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.
Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj : "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I", birin të dalun prej gjinit të vet SHPËTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes së famshme “ZOGU”.
Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.
Ai u betua (Formula e betimit) : “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duar Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Aktiviteti
Më 20 korrik 1912 NMT Zog I, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte.
Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me 8000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe Esat Pash Toptani.
Ndërkohë që luftonte në Shkodër, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë NMT Zog I me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.
Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.
Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat NMT Zog I, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime.
Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, NMT Zog I, mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pash Toptanin (i cili ishte edhe daja e Tij).
Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, Ai e përkrahu atë, sepse mendonte se kjo përkrahje ishte në të mirën e vendit.
Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat pash Toptani). NMT Zog I, u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe NMT Zog I, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit.
Në luftën e parë botërore NMT Mbreti Zog I u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin).
Më 3 Mars 1916, NMT Zog I, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e Tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që NMT Zog I, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi.
Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria, me theks të veçantë kërkohej prania e NMT Zog I. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan NMT Zog I, që të qëndronte në Vjenë. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës.
Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që NMT Zog I, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendeshem).
Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë.
Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit.
Në shkurt – nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen.
Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar.
Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve.
Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit.
Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.
Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia.
Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri.
Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore.
Në dhjetor 1923 Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës.
Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, opozita i organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset dhe jep dorëheqjen. Gjendja acarohet.
Në maj – qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.
Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë.
Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924.
Më 6 janar 1924 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.
Më 21 janar 1924 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë. Më 1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.
Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog ishte në krye të ndërmarrjes së një sërë reformash në vend. U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.
Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony.
Më 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në ekzil. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur.
Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët.
Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë.
Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë.
Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qira një shtëpi. Fillon të vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës.
Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës.
Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.
Më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

Ekonomia Shqiptare 1929-1935

________________________________________
Kriza botërore ekonomike e viteve 1929-1933 ndikoi shpejt edhe në Shqipëri. Ashtu si në vendet e tjera edhe ne Shqipëri u pakësua prodhimi industrial, u rrit papunësia, u ulen çmimet dhe tregtia e jashtme pati një rënie te madhe. Fabrikat e pakësuan prodhimin ose u mbyllën përkohësisht. Kriza u shoqërua edhe me zinë e bukës, e cila mori përpjesëtime të mëdha në vitin 1935. Ajo u përhap në shumë krahina, sidomos në viset malore. Në shumë krahina fshataret refuzonin te paguanin taksat. Në viset fushore të Shkodrës, të Myzeqesë e ne krahina te tjera pati dhe konflikte ndërmjet pronareve dhe komunave me fshatarët.

Në mesazhin qe ia drejtoi deputeteve në dhjetor te vitit 1928 me rastin e hapjes së parlamentit, mbreti Zogu I shtroi nevojën e një reforme agrare në Shqipëri. Problemi i reformës agrare ishte shtruar edhe në shtypin e kohës në opinionin publik.

Për te lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike te fshatarësisë dhe për ta qetësuar atë, mbreti Zogu I e qeveria e tij, me 30 maj 1930 shpallen ligjin e Reformës Agrare. Sipas këtij ligji, pronarëve te tokave u liheshin 40 ha tokë për nevojat familjare. Nga pjesa tjetër e tokës vetë 1/3 i nënshtrohej Reformës Agrare, kurse 2/3 i mbeteshin pronarit të tokës për ta shfrytëzuar. Familjet fshatare, pa tokë ose me pak tokë, pavarësisht nga numri i pjesëtarëve, do të përfitonin deri ne 5 ha tokë kundrejt pagesës.

Edhe në infrastrukturë u bënë përparime të dukshme. U lidhën me rruge automobilistike prefekturat, nënprefekturat dhe komunat. Në vitet 1921-1928 llogariteshin 255 km rruge automobilistike, kurse ne vitet 1928-1937 kishte 465 km rrugë automobilistike që lidhnin qytetet kryesore. U organizuan lidhjet postë-telegrafike dhe u ngritën zyra te PTT-ve ne 53 qendra te mëdha e të vogla. U përmirësua shërbimi postar tokësor, ajror e detar, i brendshëm dhe i jashtëm. U ndërtua edhe limani i Durrësit, i cili u be porti kryesor për lidhjet detare me vendet e tjera.



Diplomacia shqiptare ne vitet 20 - 30


Diplomacinë shqiptare në kohën e Zogut mund ta ndash në dy faza: në fazën para '25-ës, dhe pas '25-ës. Në fazën e parë, diplomacia shqiptare ishte komplet një diplomaci me autoritet individual. Dihej platforma shtetërore dhe mbi atë platformë diplomati e shtjellonte vetë diplomacinë e vetë. Pas 25-ës, kur në krye të shtetit shqiptar u vendos një president republike dhe pas '28-ës, kur në shtetin shqiptar ky president u bë mbret, atëherë diplomacia shqiptare e gërshetonte punën e vetë me politikën që zhvillonte mbreti. Megjithatë, deri në '27-ën, diplomacia shqiptare ka qenë shumë interaktive. Atëherë ishte problemi ku të ngrihej një fole, të mbërtheheshin. Në '27-ën u mor vesh që këtu sheshin dhe përsheshin do ta bënte Italia. Në '26-'27-ën u bënë dy traktate që u quajtën traktate të skllavërimit të Shqipërisë. Italia u ul këmbëkryq në Shqipëri. Solli instruktorë në administratën shqiptare dhe në ushtrinë shqiptare. Shpëtoi vetëm xhandarmëria. Xhandarmërinë Zogu ua dha anglezëve, dhe kjo ishte pjesa më e saktë gjatë periudhës së Zogut. Ndërsa ushtria ishte mjaft e dobët, e sabotuar nga italianët, xhandarmëria ishte shumë e fortë. Në këtë fazë, pas '27-ës, nuk është aspak e vërtetë ajo që është thënë deri më sot, që politika e Zogut ishte një politikë e nënshtrimit ndaj Italisë. Gjatë periudhës '27-'38, diplomacia shqiptare, përgjithësisht, me ndonjë përjashtim, ka bërë luftë për t'iu shkëputur Italisë, që të kishte sa më shumë të ishte e mundur mundësi zhvillimi.

Roli i diplomatëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare në atë periudhë


Rolin e diplomatëve me dinjitet, të diplomatëve të kulturuar, me horizont. Të gjithë diplomatët që kanë qenë titullarë, por edhe në rangun e konsullit, ishin personalitete në fushën e vetë. Ishin personalitete që e kishin konfirmuar veten që në kohën e Perandorisë Osmane. Ishin personalitete të jetës shoqërore, politike, letrare, kulturore shqiptare. Për shembull, Faik Konica, Mi'that Frashëri, Mehdi Frashëri, ose personalitete ushtarake të rëndësishëm si Ali Riza Kolonja, gjeneral komandant divizioni në ushtrinë shqiptare, Eqerem Libohova, komandant regjimenti, Mehmet Konica konsull, kryekonsull, pra ishin persona që nuk dilnin pa pritur e pa kujtuar në jetën evropiane, por ishin njerëz që njiheshin.

Kur Hitleri, pas takimit me dy ambasadorë në Gjermani, i thotë ministrit të tij të Jashtëm, "kam njohur sot një ambasador të madh të një vendi të vogël, dhe një ambasador të vogël të një vendi të madh". E kishte fjalën për ambasadorin shqiptar, Raul Fico, i cili ishte mjaft dinjitoz si në kulturë ashtu edhe në veshje.


Sa ministra fuqiplotë ka pasur Shqipëria deri në vitin 1939


Deri në vitin 1937-ën ka pasur 8 ministra fuqiplotë të shkallës së parë, 3 ministra fuqiplotë të shkallës së dytë dhe këta ishin: Mehmet Konica, Dhimitër Berati, Xhaferr Vila, Mehdi Frashëri, Fuad Asllani, Raul Fico, Lekë Kurti, Dhimitër Popa. Ky, edhe pse ishte ministër fuqiplotë i shkallës së parë, në atë kohë nuk ishte në Ministrinë e Jashtme, por ishte Ministër Oborri. Ne kishim legata të përhershme me Ministra Fuqiplotë të rangut të klasit të plotë në Uashington, Londër, Paris, Romë, Berlin, Bukuresht, Tokio Beograd, Athinë, Ankara, Sofje. Pastaj kishim kryekonsullata në rang shumë të rëndësishëm që ishin në tre qytete të Gjermanisë: në Nyremberg, Hamburg dhe Shtutgard. Kemi pasur kryekonsullatë në Marsejë, Bruksel, Selanik, Stamboll, Milano, Bari dhe plot konsullata. Në Itali: Torino, Bolonja, Brindizi, Trieste, Manastir, Janinë, Kostanca, Budapest, Nju Jork etj.

Figurat më të shquara të kësaj fushe në ato vite


Duhet ta fillojmë që nga Raul Ficoja, i cili ka nderuar veten dhe Shqipërinë. Edhe vlerësimi i diplomatëve të huaj për të ka qenë i klasit të parë. Së dyti, ka qenë Xhaferr Vila, i cili me qëndrimin e vetë antiitalian u bë edhe shkak i aksidentit që përfundoi me vdekjen e tij. Ai ishte Ministër Fuqiplotë në Romë, ndërkohë që ishte zënë disa herë me Ministrat Fuqiplotë italianë këtu në Shqipëri. Tjetër diplomat i rëndësishëm i asaj kohe ka qenë edhe Dhimitër Berati. Këta ishin përfaqësuesit më të fuqishëm të diplomacisë për gati 20 vjet. Por diplomatë të një rangu më të ulët, që i kanë shërbyer me devotshmëri diplomacisë shqiptare, ka plot.

A e ka kërkuar Zogu Kosovën dhe Çamërinë?


Për të vërtetuar këtë gjë, pa hyrë fare në analet diplomatike që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar, si dhe atyre të vendeve fqinje ku kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë bashkatdhetarët tanë, por vetëm po t‘i hedhim një sy shtypit periodik të periudhës së qeverisjes së Mbretit Zog, (nga janari i vitit 1924 e deri në prillin e 1939-ës), do të vëmë re se në gazetat e asaj kohe janë botuar me dhjetëra e dhjetëra shkrime, analiza, polemika, reportazhe dhe kronika, ku jo vetëm hidhet dritë mbi fatin tragjik të bashkatdhetarëve tanë të Kosovës dhe Çamërisë që jetonin nën një shtypje e dhunë të paparë. Ajo vinte jo vetëm nga qarqe shoviniste të këtyre vendeve, por edhe si rezultat i politikës zyrtare të qeverive të Athinës e Beogradit.

Madje jo vetëm kaq, por në shtypin e asaj kohe janë botuar edhe komunikata zyrtare e nota proteste të qeverive të Monarkisë së Zogut, ku denoncohej dhuna dhe shtypja e egër që ushtrohej ndaj bashkatdhetarëve tanë në Greqi e Jugosllavi.


"Politika" të shohë krimet që bëhen ndaj kosovarëve


Përshtypja e ngjarjeve në vjetët e kaluar hala nuk janë harruar prej popullit shqiptar - në të cilat permënden kujtime plot hidhërime të vuajtjeve nga shtete, që sot na dalin më të përkujdesur për interesat vitale kombëtare t‘onat, se sa na vetë. A nuk ësht, vallë, rasti që edhe këta shtet të veprojnë për t‘u gjegjur miqësisë së dëshiruar prej nesh?

"Politika", në vënd që të derdh lotë mbi "kobin" që e gjen popullin e lirë shqiptar, me akordet e sotme, a nuk e kishte për detyrë të ngrente makari një herë zanin kundra mizorive dhe padrejtësive, që për ditë u punohen kosovarëve shqiptarë? Malazesë instalohen me forcë në pronat e pasura të bashkëkombasve t‘anë kosovarë. Në këtë mes shkelen të drejta, persekutohen dhe vriten ata, që i kundërshtojnë masat e padrejta dhe arbitrare. Një shembull shumë të hidhur kemi pasur tash vonë në katundet e Gjilanit.

Delegata të shpeshta venë në Belgrad, ku ministrat premtojnë ruejtjen e jetës dhe të pasurisë së kosovarëve. Pas grabitjes së tokave të tyre, shqiptarët e shkretë me një mijë mënyrë detyrohen të emigrojnë në Turqi.

Përse, pra, ‘Politika‘ e Belgradit dhe simotrat e saj as nuk i permëndin fare këto ngjarje tragjike?! E përse vallë, këtyre heshtjeve, u përgjigjen me lot e vajtime mbi veprimet e Qeverisë së lirë të shtetit të lirë shqiptar? Apo që Shqipëria të mos konsolidohet e të mbetet gjithmonë e dobët dhe e pa zhvilluar? Kujtojmë se pa tjetër edhe një detyrë dirigjuesëve të shtetit jugosllav që ta ndalojë këtë fushatë denigrimi të shtypit jugosllav, që është erë që nuk fryn mirë për asnjeri ".


Beqir Zeneli, dibrani që kryesoi mitingun për Kosovën


Sipas dëshmive të Enver Zenelit, ish-togeri i Oborrit Mbretëror të Zogut, Beqir Zeneli, i cili në vitin 1936 udhëhoqi manifestimin e protestës që u zhvillua nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar, për sensibilizimin e opinionit botëror dhe kancelarive më të rëndësishme të fuqive të mëdha të asaj kohe në lidhje me çështjen e Kosovës dhe Çamërisë, lindi në fshatin Tërnovë të Dibrës në vitin 1912. Babai i tij, Hysni Zeneli dhe e ëma, Zonja, që ishte bijë nga fisi i Koçajve të Okshtunit të Vogël të Dibrës, përveç Beqirit që ishte i dyti për nga radha e fëmijëve, kishin edhe dy djem e një vajzë: Bajramin, Asllanin dhe Sermien.

Aty nga viti 1920, forcat serbo-malazeze ia dogjën shtëpinë familjes Zeneli, për shkak se vëllai i babait të Beqirit. Hoxhë Osman Zeneli dhe vëllai Bajram Hysen Zeneli, kishin formuar çetën e tyre në fshatin Tërnovë që në vitin 1912 dhe luftonin kundra forcave serbe, të cilat herë pas here sulmonin dhe digjnin fshatra të tëra në atë krahinë, duke vrarë dhe masakruar edhe popullsinë e pambrojtur gjë gjenin aty.

Si pasojë e djegies së shtëpisë, Beqir Hysni Zeneli dhe njerëzit e familjes së tij, u shpërngulën nga fshati i tyre dhe u vendosën në Tiranë, duke mbetur për shumë kohë rrugëve si muhaxhirë me plaçka në kurriz. Pas vendosjes në Tiranë, nën kujdesin e vëllait më të madh, Bajramit, dhe mikut të familjes, Ramiz Dacit (ish-deputet në periudhën e Monarkisë së Zogut), Beqiri u shkollua fillimisht në Medresenë e Tiranës dhe më pas në një kurs ushtarak për oficerë, të cilat i mbaroi me rezultate të larta.

Pas kësaj, gjithnjë nën kujdesin e vëllait më të madh, Bajramit, si dhe me ndihmën e disa miqve të familjes, Beqiri shkoi për studime të mëtejshme në Itali, duke ndjekur Akademinë Ushtarake në Napoli. Gjatë periudhës së studimeve në Itali, ai së bashku me dy shokët më të ngushtë të tij shqiptarë, Mark Pjetër Doçin nga Shebja e Mirditës dhe Rustem Kuckën nga Dibra, dolën me flamurin shqiptar në një manifestim të madh proteste, gjë e cila solli dhe arrestimin e tyre nga autoritetet italiane. Por ata u liruan më pas dhe nuk patën pasoja, pasi ndërhyri dhe doli garant për ta, vetë komandanti i Akademisë, i cili kishte konsiderata të larta për të tre studentët shqiptarë.

Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në Itali, të cilën Beqiri e përfundoi me rezultate të larta, ai u kthye në Shqipëri dhe me dekret të Mbretit Zog, u emërua si oficer në Oborrin Mbretëror. Në këtë detyrë ai u ndodh edhe në vitin 1936, kur udhëhoqi manifestimin e protestës që u organizua asokohe zyrtarisht nga regjimi mbretëror për të sensibilizuar opinionin botëror dhe kancelaritë më të rëndësishme të shteteve evropiane për Kosovën dhe Çamërinë, të cilat i ishin shkëputur padrejtësisht trungut mëmë, Shqipërisë, që në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Beqir Zeneli shërbeu si ushtarak i karrierës në Oborrin Mbretëror të Zogut deri në prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste e Benito Musolinit pushtoi ushtarakisht Shqipërinë. Në atë kohë, ashtu si edhe mjaft ushtarakë të tjerë besnikë të Mbretit Zog, Beqir Zeneli e shoqëroi atë deri në Greqi, por më pas, me kërkesën e vetë Mbretit, ai dhe shumë ushtarakë të tjerë u kthyen në Shqipëri.

Kur do të fitojnë femrat shqiptare të drejta të barabarta politike?

“Statusi i lartë e femrave është një prej faktorëve kryesorë në forcimin e një shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do të ndjej përmbushjen e misionit më të madh të jetës sime, kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të arrijë majat, fillimisht në lartësinë e vendeve të tjera ballkanike e më pas në nivelin e femrave të botës perëndimore”. Të drejtat politike ishin vetëm një segment i procesit. “Unë dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mësoj të jenë nëna e shtëpiake të mira. Unë dua që femrat shqiptare të jenë gra të mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe përkulej lehtësisht ndaj portretit që varej në murin pas tij, i vetmi portret në dhomë në fakt. “Ajo është nëna ime”, shpjegonte ai me ndjenjë dhe ndalej një moment për të vënë rregull në mendimet e tij e për të ndezur një cigare tjetër. Poligamia dhe fejesa në djep ishin ndaluar tashmë dhe shumë shpejt do hiqej dhe perçja. “Do jetë një proces i gjatë sepse na duhet të çrrënjosim shumë paragjykime e menjëherë më pas do të vijë dhe e drejta e votimit për femrat.
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Mbretit Zog I

Post by Sitting Bull »

Marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.


Kjo marrëveshja theksonte:

"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….



Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Marrëveshja e Pashiqit me Zogun në Beograd

Duke qenë në pozitë inferiore, Ahmet Zogu gjatë qëndrimit në Beograd, lidh një marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, të lidhur në gusht të vitit 1924, ishin poshtëruese, fyese dhe diskredituese për kombin dhe shtetin shqiptar. Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet: Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do ta njohë dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Në radhët e xhandarmërisë së Shqipërisë të ketë edhe një xhandarmëri serbe, ku do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Qeveria jugosllave do ta mbante atë xhandarmëri me armë dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndër të tjera obligohet që të mos interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vetë. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207).

Intervenimi i mercenarëve serbë e pro serbë kundër Qeverisë Demokratike të Nolit, në dhjetor të vitit 1924


Me qëllim të intervenimit ushtarak në Shqipëri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonës së tretë Ushtarake në Shkup. Merecenarët kryesorë në këtë shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e të tjerë. Ata u shpërndanë për të rekrutuar mercenarë me nga 4 napolona flori në muaj. Mercenarët vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj.( cituar sipas Faton Mehmetajt).

Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellë 1 milionë e gjysmë dinarë, i cili ka fillue t'ua shpërndajë mercenarëve. Përveç kësaj ushtria jugosllave ka pru edhe armë e municion, të cilat do t'u shpërndahen njerëzve që po regjistrohen.

Më 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur në Gjakovë, me një shumë të konsiderueshme të hollash. Ai, me shumë sukses po organizonte mercenarë. Më 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovës në Shqipëri njoftonte se forcat mercenare do të mësyjnë. Topat janë me ngjyrë të bardhë dhe janë nën komandën e Gjon Fushës. Edhe Alush aga do të mësyjë nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinës përmbi Kukës dhe i vëllai i Ceno begut do të mësyjë nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit... Bahri Begolli ka shkrue 500 veta ( mercenarë). Të gjitha këto fuçina janë nën komandën e Ceno begut. Topxhinjtë janë ushtarë të serbit ( cituar sipas librit Veprimtaria kriminale..... shkruar nga Faton Mehmetaj).

Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.

A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën,( radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën
( Ora e Shypnisë, cituar sipas F. Mehmetaj).


Si e humbëm Shën Naumin?

- FLET HISTORIANI PASKAL MILO -



Historiani Paskal Milo deklaroi se Ahmet Zogu i dhuroi
Serbisë njërën prej perlave natyrore të Shqipërisë, Shën Naumin, pasi serbët e
mbështetën atë për t'u rikthyer në pushtet.
Në fundin e vitit 1925 Ahmet Zogu
i fali mbretërisë së Serbisë Shën Naumin, njërën prej perlave natyrore të
Shqipërisë. Ky dhurim atëherë u bë nëpërmjet një marrëveshje që u ratifikua edhe
në parlamentet e dy vendeve, ku Shqipëria i dhuronte Serbisë Shën Naumin, ndërsa
serbët na jepnin ne disa kullota në Vermosh, në veri të vendit. Ky shkëmbim
ndodhi atëherë kur Ahmet Zogu ishte President i Shqipërisë. Tre vjet më vonë, ai
u vetëshpall mbret i shqiptarëve.


Qëndrimi

Njëri prej historianëve më të shquar, Paskal Milo, thote se e vërteta për dhurimin e Shën Naumit nuk është ajo që është pretenduar gjithmonë nga Zogu dhe oborri mbretëror. "Zakonisht nuk është praktikë dhurimi i tokave të një shteti dhe ky ishte një veprim i gabuar dhe i dënueshëm. Aq më tepër që Konferenca e Londrës e njohu Shën Naumin si tokënshqiptare. Por, në fakt, Ahmet Zogu e paraqiti këtë akt në vitin 1925 si një marrëveshje mes dy vendeve. E vërteta është që Zogu i ktheu Serbisë nderin që ata i bënë duke e sjellë në pushtet", deklaroi Milo. Sipas tij, dhurimi i Shën
Naumit u bë nëpërmjet një marrëveshjeje, të cilën Zogu e paraqiti për miratim edhe në Parlamentin Shqiptar. Udhëheqësi i serbëve, Pashiq, e mbështeti Zogun të vijë në pushtet me forca të armatosura, mjete financiare dhe armë. Mbreti i serbëve e mbështeti edhe politikisht rrëzimin e kryeministrit të atëhershëm, Theofan Noli, dhe ngritjen në pushtet të Ahmet Zogut. Aktualisht, Shën Naumi është pjesë territoriale e Maqedonisë dhe ndodhet vetëm pak kilometra larg Ohrit dhe Strugës.


Inerviste me Leka Zogub I http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=967#
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Mbretit Zog I

Post by Sitting Bull »

Ju rrefej te verteten e Vermoshit dhe Shen Naumit

Kjo eshte nje pjesez e shkeputur nga Kujtimet e Mehdi bej Frasherit dhe perfshin fillimin e viteve '20, kur Shqiperia beri ne terren rakordimin e kufijve me fqinjet e saj

Nga Mehdi Frasheri

Valet e liqenit me fershellimat e tyre formonin nje simfoni te natyres muzike. Nga Pogradeci u nisem me nje automobil per ne Korce dhe kuajt i lame pas, per te arritur te nesermen. Anetaret e huaj te Komisionit nuk kishin arritur ende ne Korce, por automobilat dhe kamionet i kishim cuar ne Sarande per t'i marre e per t'i sjelle ne Korce.

Mbas pak ditesh, arriti Komisioni dhe une dola i prita ne Erseke. Per secilin delegacion kishim zene nga nje shtepi me qira ne Korce dhe une me personelin shqiptar kisha zene me qira gjysmen e shtepise te Lutfi bej Zavalanit. Prane meje ndodhej major Voti, francez ne sherbim te Shqiperise; togeri Dhimiter Kosturi; Selim Zyma, gjeodet' dhe dy topografe italiane ne sherbimin tone:Kontarini e Skalera, pervec sherbetoreve dhe gjellberesve.

Kete rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespes. Simbas vendimit te Konferences se Paqes te Parisit, kazaja e Korces, sic ndodhej ne kohen e Turqise, i kishte mbetur Shqiperise. Vecse ne marreveshjen e Kapshtices me 15 maj 1920, nenshkruar prej delegateve shqiptare te Korces dhe komandantit ushtarak te Greqise, pjesa me e madhe e kazase se Korces ishte liruar prej ushtrise greke, por 16 katunde qe ndodheshin pertej Bilishtit dhe pertej qafes se Zvezdes, i kishte Greqia nen okupacion.

Ne caktimin e kufijve te kesaj zone, na dilnin dy ceshtje me gjemba dhe me rendesi politike. Njera nga keto dy ceshtje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte ceshtja e Shen Naumit. Qeveria konstitucionale e Turqise, pas vitit 1908 per qellime zgjedhjesh, kishte ngaterruar juridiksionin e qarkut te Korces, duke i aneksuar katundet shqiptare te qarkut te Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof ne kazane e Kosturit, duke qene se keto katunde ndodhen fare afer Bilishtit dhe larg Kosturit. Po te merrej lehtesisht fjala"Kaza e Korces", qe perfshinte vendimi i Konferences se Londres, keto dy katunde lypsej qe t'i mbeteshin Greqise, kurse ato ndodheshin ne luginen e eperme te Devollit, qe ndodhej brenda kufirit natyral te Shqiperise.

Arsyeja e lypte qe keto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqiperise dhe si kompensim nga te 16 katundet qe ndodheshin nen okupacionin grek dhe te banuara prej elementesh jetergjines, te ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqise. Kjo ceshtje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nenkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marre fund. Meqenese, katundi Bozhigrad qe do t'i mbetej Shqiperise, kishte nje popullsi relativisht te madhe, kompensimi i ketij katundi perfshinte disa katunde prej te 16-ve, qe kishim per te marre nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojen politike qe ceshtja e kufijve nderkombetarisht te merrte fund nje ore e me pare e te mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, ne rast turbullirash, serbet dhe greket do te gjenin preteks per te nderhyre me arme ne Shqiperi. Me keto prapamendime, delegatet greke dhe serbe- donin si e si qe ceshtja e kufirit te vononte sa te ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike ne Shqiperi.

Duke marre parasysh keto pika, kur bisedohej vija e kufirit, une shihja qe ne pikat kryesore te insistonim, por per sende, qe nuk kishin ndonje rendesi, sa te ishte e mundur, te mos jepja shkak per konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej te pyeste Konferencen e Paqes ne Paris, per te dhene vendimin definitiv, por kjo pergjigje vononte teper. Shenimin e kufirit e filluam nga bregu perendimor i liqenit te Prespes ne katundin Bezmisht tej Gorices, dy cifligje te Frasherit.

Ketu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe cifligut Stenje nga ana e Jugosllavise, por edhe ky ciflig i Frasherit. Se andejmi u hodhen ne bregun lindor te liqenit, duke prere sirrethujzen qe gjen fund me uren e Achillit duke pershkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majen e malit qe ndan katundin Rakicke, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave qe i mbeten Greqise ose Jugosllavise. Me kete menyre, shenimi i kufijve vazhdoi deri ne vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me kete menyre- filloi levizja e kryengritjes se Fan Nolit ne muajin qershor. Komisaret e shteteve te medha shfaqen mendimin qe te largoheshin nga Shqiperia nga shkaku i kryengritjes. Nje gje e ketille do te ishte teper e demshme per Shqiperine, sepse Greqia kishte pergatitur komitet e saj afer kufirit, dhe largimin e komisareve te huaj do ta kishte si nje prove per okupimin e Korces dhe Gjirokastres nen etiketen e epiroteve. Une bera c'ishte e mundur per t'i bindur komisaret, se nuk kishte vend per t'u frikesuar, sepse shqiptaret te huajt, sidomos te derguarit e shteteve te medha, i konsiderojne si persona te shenjte e te paprekshem, simbas mendesise dhe zakonit te tyre. Me ne fund u thashe se lypsej te vritesha une me pare- me gjithe ushtaret e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalet qe fliten me bindje e me sinqeritet, kurdohere bejne efektin e tyre. Meqenese komisaret kishin besim te plote tek une, e nderruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithese qe Konferenca e Parisit u kishte dhene leje te largoheshin....

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranes dhe me formimin e kabinetit te Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetesua dhe vazhduam punimin. Eshte per t'u shenuar se ne kete ndermjet kohe kishte filluar pershkulja e popullsise myslimane te Maqedonise per te shkuar ne Turqi. Afer kufirit, qe kishim caktuar nga ana e Kosturit, qe i ka mbetur Greqise, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1Kavelisht 2. Revan. 3.Shark.

I pari eshte krejt i krishtere, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptare dhe nga besimi muhamedane, por Greqia me propogande i kishte bindur qe te deklaroheshin si turq dhe keshtu ato dite pregatiteshin qe te shkonin ne Turqi. Grate po lanin teshat ne lume duke vajtuar qe do te linin atdheun e tyre, eshtrat e dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqerore.

Gje per t'u habitur ishte vendimi i gjysmes se popullsise te katundit Rakicke, qe, duke i mbetur Shqiperise, duke pare piramidat qe kishim ngritur gjate majes se malit te tyre, qe formonin proven e prere se katundi i tyre i mbetej Shqiperise, dhe per pak dite do te liroheshin, duke u bindur nga propoganda se ne Turqi do te gjenin pasuri dhe fene e vertete muhamedane , ishin bere gati te iknin ne Turqi, sepse ishin deklaruar si turq prane Komisionit te shkembimit te popullsise muhamedane. Beme c'ishte e mundur per t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk degjuan, u ngriten e iken ne Turqi.

Kjo ngjarje rrefen sa fatkeq eshte nje komb pa kulture, pa histori te shkruar dhe pa ndjenja kombetare. Popullsia e Rakickes jane te shendoshe nga trupi, te gjate e te holle si lastar, burra e gra te bukur nga fytyra. Ishte nje mekat i madh, qe keta njerez te bukur dhe inteligjente do te shkonin ne Turqi per te vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonen e Liqenit te Prespes dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam ne Pogradec per te caktuar zonen e Shen-Naumit e te Malit te Thate. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shen-Naumit ne jug dhe zona e Vermoshit ne veri kishin mbetur te pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferences se Parisit, duke i thene se Shen-Naumi ne jug dhe Vermoshi ne veri -i takonin Jugosllavise. Per kete arsye, caktimi i kufijve ne keto dy zona- ishte shtyre per ne vitin 1924.

Konferenca e Londonit me 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit me 1921, ne vendimin e tyre kishin thene se kufiri shqiptar ne breg te Liqenit te Ohrit vete deri ne Shen-Naum, por nuk thuhej nese inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nese Shen-Naumi eshte i perfshire apo i perjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqiperise, por, meqenese Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, ceshtjen ia referoi Lidhjes se Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hages. Derisa te dilte vendimi i Hages, ne pezulluam caktimin e kufijve- vetem ne pjesen qe ndodhej afer Shen-Naumit, dhe pjeset e tjera i mbaruam me gjithe piramidat e tyre. Se andejmi shkuam ne Shkoder, mbasandej ne Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar prane Konferences se mali qe quhej Vermosh, ka hyre brenda ne Jugosllavi teper thelle dhe prandaj krijon nje pengese per rruget e komunikimit midis Ipekut, Gusinjes, Plaves e Podgorices. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdher Komisionit te Kufijve qe ceshtjen e Vermoshit ta hetonte ne vend, keshtu qe u ngritem e vajtem ne Podgorice dhe se andejmi ne Andiravic, Plave, Gusinje e Vermosh. Ne vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptareve e jugosllaveve, ishte caktuar nje zone neutre dhe keshtu Vermoshi ndodhej brenda kesaj zone e pa ndonje autoritet.

Ne Vermosh kurdisem cadrat dhe filluam hetimet. Meqenese padre Cirili, kishte marre pjese ne Luften e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezerve dhe, duke qene nje patriot i besueshem, e porositem qe te vishte rroba oficeri dhe e morrem me vete si nje oficer ne sherbim te kufijve. Gjaithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, qe kishte goditur shtepine ne Vermosh. Vermosh quhet nje lume i vogel, qe del nga mali Montevilla, percan nje lugine me nje fushe te vogel dhe shkon perfund Gusinjes e Plaves, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet ne Danub. Ne fushen qe formon luginen e Vermoshit, nja 50 familje nga te Klementit kane goditur kasolle, bejne bujqesi dhe veres kullotin bageti; dimrit pjesa me e madhe vjen ne bregun e Matit ne cifligun e shtetit qe quhet Gurez, dhe disa zbresin ne katundin Kakariq te Shkodres.

Bajraku i Klementit formohet prej kater katundesh, ne luginen e lumit Ceme, qe derdhet ne liqenin e Shkodres, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afer Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qene dhe eshte kullota verore e Bajrakut te Klementit, por mjaft larg prej bregut te Cemit, dhe hyn si nje triangel i madh brenda ne tokat jugosllave. Po te hidhet nje sy mbi harten e Shqiperise se Veriut, qe kufizohet me Jugosllavine, ky triangel menjehere duket. Konferenca Londonit me 1913 kishte vendosur qe tokat e Klementit i takojne Shqiperise, por e verteta eshte se, pervec Austrise, asnje nga delegatet e shteteve te medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thelle ne token e Malit te Zi, prandaj vendimi ishte marre kesisoj mbi propozimin e ambasadorit te Austrise. Kur kishte shkuar Komisioni i pare i kufijve me 1913 dhe e kishte pare me sy vendin, ne mes te tyre ishin ngrene mjaft: delegati rus mefrancezin, me nje ane dhe delegatet austro-italiane ne anen tjeter, te paret ne favor te Malit te Zi dhe te dytet ne favor te Shqiperise. Megjithekete, ky komision kishte marre disa shenime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit me 1921, per sa i perkiste kesaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni kete rend filloi nga hetimet ne vend dhe kesisoj vendosi qe te pyeste tre shqiptare e tre jugosllave per kete ceshtje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanovicit.

Une ne mbremje mora nje shishe raki, pregatita meze dhe thirra...Uc Turkun, At Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashe nga nje raki, u shtrova dhe une kembekryq ne mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja ceshtjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se:"C'shenja e c'dokumenta keni per te treguar e per te provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve te Klementit: Selc, Vukel e Niksh? Pike se pari do te m'i kallezoni mua nje nga nje, t'i bisedojme se bashku, qe kur t'ju therrese komisioni, te dini se cfare te thoni", u thashe. Se pari filloi Uc Turku, vojvoda i Klementit, nje plak me kuptim te kthjellet dhe patriot, i cili kishte marre dy-tri plage dhe per kete shkak ishte bere calaman-duke luftuar me sllavet ose, simbas fjales se tyre, me shqehet qe guxonin te kalonin tokat shqiptare. Se dyti filloi Prenk Cali, qe kishte prire Komisionin Nderkombetar te vitit 1913 ne zonen e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot per te shpetuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qene e mundur.

Pas tij, i treti filloi At Cirili, duke treguar se ku ndodhen altaret dhe varrezat katolike ne kete zone, te cilat qartazi provojne token shqiptare, sepse shqehet jane ortodokse dhe keshtu varrezat dhe altaret e tyre ndryshojne nga ato te katolikeve.

Secili prej tyre deftente argumente te posacme e te vlefshme me nje te folur te thjeshte.

Nga ana e jugosllaveve ishin thirrur e pergatitur nje avokat, nje gazetar dhe nje oficer qe pretendonin se e kishin origjinen e tyre prej vendeve sllave kufitare, por qe ne realitet banonin dhe ushtronin detyren ne Beligrad.

Te nesermen Komisioni i thirri te dy palet dhe i pyeti, ne mungese te delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona keta te interesuar per ceshtjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisareve te shteteve te medha, duke qeshur, me thane se kuptimi i kthjellet, sinqeriteti dhe inteligjenca e malesorve shqiptare paravlejti me teper se theniet pa llogjike e pa vend te personave jugosllave, te pyetur rreth ceshtjes. Gazetari shqah kishte filluar te bente fjale per nje gjeneral turk te quajtur Sulejman Pasha dhe qe shqiptaret e kishin ndihmuar kunder shqeheve; avokati kishte bere fjale per proceduren dhe oficeri i rezerves kishte filluar fjalen duke i thene kryetarit te komisionit, gjeneral Gazeres se ishte i dekoruar prej qeverise italiane...

Te nesermen, Komisioni bashke me ne do te vente ne Gusinje per te bere hetime.

Une u hoqa verejtjen qe me pare, duke u thene se terrorizimi i shqeheve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptaret jane aq te rrepta, saqe personat qe do te pyeten ne Gusinje, po te jete qe te kerkohen prej gjeneral Jovanovicit, ky do t'i frikesoje, keshtu qe nuk do te thone te drejten, prandaj eshte e arsyeshme, si te vemi ne Guzinje, te dalim kinse per te shetitur dhe tre persona qe do te hasim neper rruge, te merren e te pyeten.

Komisioni me degjoi fjalen dhe vendosi ashtu. Shkuam ne Gusinje, dolem te shetitim dhe hasem tre persona, qe te tre muhamedane, sepse Gusinja pothuaj se eshte nje qytet thjesht muhamedan me nje pakice te parendesishme shqehesh ortodokse. Duhet te shenojme se midis popullsise se Gusinjes muhamedane ka edhe njerez qe flasin shqahisht, por qe nga ndjenjat, nga zakonet e veshja jane shqiptare. Gjithashtu eshte per t'u vene re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnje gjuhe tjeter.

Kur komisioni pyeti dy te paret qe nuk dinin shqip, thane se jane shqiptare dhe qe Vermoshi i perkiste Klementit, kurse i treti, qe ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa per Vermoshin, tha se i perkiste Klementit....Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kerkoi mendimin tone dhe te delegatit jugosllav, per sa i perkiste Vermoshit...Une bera nje raport frengjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu cua Konferences se Parisit dhe, derisa te merrte nje vendim e t'ia komunikonte Komisionit te Kufijve, Komisioni vendosi qe te shkonim ne Raguze, per te pritur vendimin e Konferences, prandaj u nisem nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditesh Komisioni mori pergjigjen e Konferences, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit te Kufijve, duke ia lene Vermoshin- Shqiperise. Nga Raguza erdhem perseri ne Vermosh, por kete rend filluam te caktojme kufirin e te veme piramidat. Perseri kurdisem cadrat ne Vermosh dhe filluam te shenojme mbi toke vijen e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferences se Londonit dhe ate te Parisit. Zona e Vermosit perbehet prej tre sektoresh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e nje perroi qe ndodhet afer Andrievices.

Vendimi i Konferences se Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqiperise do te jete kufiri i vjeter, qe ka qene midis Turqise dhe Malit te Zi. Nga rreza e Montevilles dilte nje perrua qe quhet Skrobotin. Ky perrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka nje kurriz te gjate, qe ndan luginen e Vocipotokut nga ajo e Skrobotines. Ky kurriz quhet Velipoje, mbi te ushtria turke qe ruante kufirin e atehershem, kishte goditur nje karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezeve, por rrenimet dukeshin. Meqenese keto rrenime provonin kufirin e vjeter turko-malazes, per te cilin behet fjale vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

Mirepo faqja tjeter e Velipojes ishte kullote e malazezeve dhe per kete shkak ne kohen e Turqise midis malazezeve me nje ane dhe turko-shqiptareve, me anen tjeter, ngjanin luftra. Delegati jugosllav deshironte qe kjo cope kullote t'i mbetej Jugosllavise dhe balle kesaj- ne te merrnim liqenet e Rakavecit, qe sherbenin per te pire uje bagetia e Klementit, sepse mali tjeter ishte i thate. Dhe, vec kesaj, te na jepnin edhe nje rrip tjeter nga ana e Grencarit, per te pasur rruge e per te zbritur ne perruan, qe ishte afer Andrievices. Kjo menyre zgjidhjeje ishte e dobishme per te dy anet, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtesirat e liqeneve dhe te rruges afer karakollit te Grencarit. Une, para se te jepja pelqimin, u keshillova me malesoret, te cilet me gezim dhane pelqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Une, vec pikave qe u thane me siper, kerkova qe nga pjesa e kullotes qe shkembenim me shqehet , nje qark me nje shtize prej 100 metra perqark karakollit te Velipojes, qe do te sherbente per mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqiperise, sepse perndryshe godina e karakollit nuk mund te ngrihej atje ku ka qene, se vija e kufirit shkonte gjate kurrizit. Ngritja e karakollit te Velipojes do te sherbente per qetesine dhe per sigurine e Vermoshit. Refugjatet politike qe ndodheshin jashte, me vone, kur u firmos protokolli me 1925, me qellim perhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotesisht Shqiperise, duke i siguruar edhe qetesine me shkembimin e nje kullote te vogel pa rendesi...

***

Gjate veres 1924, pasi mbaruam zonen e Shkodres e te Vermoshit, Komisioni zbriti ne jug per te kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Ne fillim te tetorit, Komisioni, para se te shperndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shen Naumit. Nje kufi qe perfshinte Shen-Naumin ne Shqiperi dhe tjetri duke e lene Shen Naumin jashte Shqiperise, por ndryshimi ishte gjysme kilometri tej Shen Naumit per rastin e pare dhe gjysme kilometri perkendej Shen Naumit per rastin e dyte. Ky lloj veprimi u be per shkak se Jugosllavia pretendonte qe Shen Naumi, simbas Konferences se Londonit 1913, i takonte Jugosllavise. Fraza qe i takonte Shen Naumit, ishte kjo:"qe nga katundi Lin, vija shtrihet deri ne Shen-Naum". Fjalet "deri ne Shen-Naum" mund te interpretoheshin ne kuptimin qe Shen-Naumi t'i mbetej Shqiperise. Jugosllavia kete interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar ne Konferencen e Paqes te Parisit.

Konferenca meqenese u nda me dysh per kete pike, ceshtjen ia percolli Lidhjes se Kombeve. Keshilli i ketij Instituti kerkoi mendimin juridik te Gjykatores Nderkombetare te Hages, e cila i dha te drejte Shqiperise per arsye se per te shenuar kufijte e Shqiperise me kufitaret e tjere: greke e jugosllave, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenese Komisioni vendosi ne favor te Shqiperise, vendimi i tij duhet te konsiderohej i vlefshem.

***

Pasi u ktheva nga Roma ne Florence, mora nje telegram nga Ahmet Bej Zogu, qe kishte ardhur ne Tirane me 24 dhjetor 1924 dhe qe me 6 Janar te vitit 1925 kishte marre ne dore qeverine, ku me thoshte se duhej te vazhdoja detyren...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjeserisht e shkuam ne Florence dhe pjeserisht ne Paris, sepse Jugosllavia me gjithe vendimin e Gjykatores se Hages, Shen Naumin nuk donte t'ia dorezonte Shqiperise dhe Komisioni i Kufijve keshillonte qe te behej nje marreveshje me Jugosllavine per te shkembyer Manastirin e Shen Naumit me nje vend tjeter, sepse Shen Naumi eshte nje shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte nje rendesi morale ketij manastiri. Rreth kesaj ceshtje, midis meje dhe qeverise zogiste ne Tirane rrodhi nje korrespondence rreth vendeve, qe do te shkembeheshin si kompensim i manastirit te Shen Naumit. Qeveria e Tiranes, si kompensim -kishte kerkuar disa katunde, qe ndodhen ne fushen e Dibres afer qytetit qe mban kete emer. Ndermjetesi i marreveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia kete propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibres, qe i mbetej Jugosllavise, do te vetmohej krejt prej katundeve me te aferta te tij. Mbas shume bisedave midis Komisionit dhe dy delegateve te interesuar, qeveria jugosllave me ne fund si kompensim shkembimi pranonte qe t'i cedonte Shqiprise katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit ne rrezen e Malit te Thate dhe tokat e tri katundeve qe si te tilla i mbeteshin Shqiperise, por qe tokat e tyre mbeteshin ne Jugosllavi. Me cedimin e ketyre tokave Shqiperise, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Me nje fjale, Shqiperia cedonte nje kishe dhe balle saj merrte nje katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; pervec ketyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korce-Pogradec 13 kilometra. Se , po te mos ishte bere kjo marreveshje, rruga Korce-Pogradec ndodhej nje nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit te delegacise jugosllave dhe mendimin e Komisionit te Kufijve per pjeset e shkembimit, ne muajin maj 1925 u ktheva ne Tirane per t'ia paraqitur ceshtjen qeverise. Aso kohe Minister i Jashtem ishte Myfit bej Libohova. Ai, meqenese, nuk i njihte as vendet, as ceshtjen e dinte, m'u lut qe te veja bashke me te ne parlament per te dhene shpjegimet e duhura. Bashke me Ceshtjen e Shen Naumit ishte edhe pranimi i kufijve te Vermoshit. Refugjatet kundershtare keto dy ceshtje donin t'i shfrytezonin per qellimet e tyre kundershtare dhe kete gje e tregonin si tradheti, por ne realitet tundej mali per nje mi. Rrethi i Shen-Naumit qe cedonte Shqiperia, ishte nje cope toke me diameter 1/2 kilometer. Poziten e Shen Naumit donin ta tregonin si pike strategjike, kurse ne realitet kjo pike, me shkembimet e permendura, permiresohej ne favor te Shqiperise. Gjithe zhurma behej prej disa ortodokseve te Korces, qe i jepnin Shen-Naumit rendesi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marreveshjes, ceshtja nga ana e Ministrise se Jashtme iu percoll Legates shqiptare ne Paris per t'u rreshtuar ne protokollin definitiv te kufijve shqiptaro-jugosllave, qe do te redaktohej ne Paris ne seksionin e shtatmadhorise te Konferences se Paqes....
Aesculapius
Posts: 830
Joined: Wed Feb 25, 2009 6:13 pm

Re: Mbretit Zog I

Post by Aesculapius »

ja pshursha vorrin ktij interesgjisss...

rrnoft klasa puntore !
User avatar
GunsNoRoses
Posts: 78
Joined: Fri Apr 02, 2010 12:20 am
Location: N'birën e fundit të kavallit

Re: Mbretit Zog I

Post by GunsNoRoses »

Aesculapius wrote:ja pshursha vorrin ktij interesgjisss...

rrnoft klasa puntore !
:arrow: :arrow:
Post Reply