SLLAVËT E JUGUT SHTETIN E TYRE E KRIJUAN NË TROJET ILIRE

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

SLLAVËT E JUGUT SHTETIN E TYRE E KRIJUAN NË TROJET ILIRE

Post by Sitting Bull »

nga Mr. Fejzulla Abdullai

SLLAVËT E JUGUT SHTETIN E TYRE
E KRIJUAN NË TROJET ILIRE

Në kontekstin e këtij punimi, fillimisht në via të shkurta, do bëhet fjalë për krijimin e disa shteteve sllave në veçanti dhe, pastaj,në krijimin e shtetit të përbashkët sllav në trojet ilire, që më vonë u quajt me një emër, Jugosllavi dhe, që në kuadër të këtij shteti, përveç popujve sllavë, u përfshinë edhe popujt e tjerë që u gjendën brenda kufijve të tij.
Pozita e përshtatshme natyrore-gjeografike, lidhshmëritë e mira natyrore me rajonet për rreth dhe më gjerë me pjesët e tjera të Evropës në perëndim e në veri dhe Azisë në lindje dhe kushtet e përshtatshme fiziko-gjeografike, qenë një parakusht mjaft i volitshëm që Gadishulli Ballkanik të popullohet qysh në kohën parahistorike. Sipas konstatimeve të gjertanishme shkencore, është i paknotestueshëm fakti se këtë gadishull për herë të parë e populluan fiset ilire, paraardhësit e shqiptarëve. Gjeografi i vjetër grek Strabon (63 para erës së re dhe 19 vjet pas e. r.), thotë se ilirët shtriheshin në pjesën perëndimore të Ballkanit, midis Danubit në veri dhe detit Adriatik në jug. Pastaj në pjesën juglindore të Ballkanit Perëndimor, shtrirja e tyre vazhdonte gjer në Epir. Me të thënat e këtij autori antik, janë pajtuar edhe studijuesit e më vonshëm. Në këtë konstatim kanë ardhur edhe autorët më të dalluar sllavë në fushën shkencore (J.Cvbijiq me bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e mëvoshëm).
Megjithatë, Ballkani Perëndimor nuk mbeti për çdo herë i populluar vetëm me ilirët. Aty, pas këtij populli autokton, depërtuan romakët, pastaj sllavët dhe, më vonë, edhe turqit osmanlinj. Sllavët, për të cilët do bëhet fjalë, në rajon invazionin e bënë nga veriu, ndokund kah shekulli i VI dhe i VII pas.e.r.
Invazioni sllav
Për mënyrën e depërtimit të tyre në jug mund të gjenden hollësira edhe në veperat e autorëve sllavë. Më i dalluar në këtë drejtim, në kohën e vet, ka qenë J. Cvijiq . Sllavët e jugut, siç është e njohur, origjinën e kanë nga stepat ruse, ku kanë jetuar në kushte shumë të vështira dhe me një nivel të civilizimit shumë të ulët. Më vonë, thotë ai, kushtet e tilla i detyruan që ata të migrojnë në vende me kushte natyrore më të përshtatshme për jetesë. Drejtimin kryesor ata e patën në jug të Evropës, përkatësisht në drejtim të Ballkanit. Këtu ata supozonin se do të krijonin kushte më të mira për ekzistencë. Sllavët ose Sllavët e Jugut, siç quhen më vonë, në Ballkan u zgjeruan ngadalë, dhe me një infiltrim të pandijshëm bënin asimilimin dhe çvendosjen e popullatës autoktone ilire. Pastaj gradualisht depërtuan gjer në pjesët më jugore të gadishullit duke përfshirë edhe territorin e Shqipërisë së sotme ( Shih më gjerë, J.Cvijiq: Ballkansko polluostrvo i juzhnosllovenske zemlje, Beograd 1966.). Për kundër Cvijiqit, autorë të hujë thonë se ky popull nuk ka qenë në nivel të dalluar të civilizimit. Ndaj popullatës vendase është sjellë me një dhunë tepër të egërt, duke vrarë njerëz të pa fajshëm dhe duke shkatërruar dhe djegur pasurinë e vendasve. Në vitin 640, thotë një studiues amerikan, Herakliu i ftoi në mbretërinë e tij, që ta ndihmonin në rezistencën kundër pushtuesve avarë. Mirpo më vonë, kur e pa se çfar popuj janë, nuk mundi të gjente popuj të tjerë që ta ndihmonin të shporrte sllavët e pa civilizuar.
Popullata ilire (më vonë e quajtur popullatë shqiptare) jo vetëm që po asimilohej nga sllavët, por qe e detyruar t’i lëshojë trojet e veta dhe të shkojë në drejtim të jugut. Ata u tërhoqën nëpër malet dhe në bregdetin e sotëm shqiptar, sidomos në jug të Shkodrës, ku mbetën të izoluar. Vetëm pak prej tyre, thotë Cvijiqi, e patën kaluar luginën e Drinit të Zi në lindje, dhe shumë pak kufirin verior të Epirit, në jug. Edhe në një Shqipëri të këtillë etnike të kufizuar, ka depërtuar një pjesë e sllavëve, përkatësisht serbëve, me pjesë më të madhe në Shqipërinë veriore dhe Qendrore. Nga këto të thëna të këtij autori serb, shihet qartë se shqiptarët (ilirët, f.a.) nën presionin sllav, qenë të detyruar t’i lëshojnë vendet e tyrë në brendi të Ballkanit dhe të vendosen në skajin jugperëndimor malor dhe moçalik, të bregdetit adriatik.

Krijimi i shteteve të vogla sllave dhe aspiratat për zgjerim territorial
Popullata sllave pasi filloi gradualisht t’i adaptohet mjedisit të ri gjeografik, qe e detyruar ta ndërrojë edhe profesionin e vet që e ka pasur në vendin prej ku u shpërngul. Tani ata fillun të krijojnë edhe shtetet e tyre. Në pjesën lindore të Ballkanit Perëndimor, serbët qenë të parët që krijuan shtetin e vet, kurse në atë perëndimore, shtet krijuan kroatët e sllovenët ( në vazhdim do bëhet fjalë në krijimin e shtetit serb).
Shteti i parë serb, sipas Cvijiqit, ishte dashur të krijohet në një vend të përshtatshëm natyror ku kushtet do të ishin të volitshme për zhvillimin e një shteti të ri. Si pas tij, vënd i tillë me pozitë të përshtatshme natyrore -gjeografike dhe me lidhje të mira nga të gjitha anët, dhe ku mund të zhvillohej një shtet mjaft i fuqishëm, ka qenë lugina e Moravë-Vardarit. Mirpo, për fat të keq, thotë ai, kjo luginë qe e okupuar nga bizantinasit. Nga ky shkak, serbët qenë të detyruar që të zgjedhin një vend tjetër që është larg luginave të mëdha dhe rrugëve të tërthorta. Ata u kristalizuan në anët dinarike, përkatësisht në trojet ilire. Aty krijuan shtetin e parë të tyre me emrin Rashka (Rascia, përmendoret perëndimore). Ky shtet miniaturial u krijua në një vend që në pikpamje të morfoplastikës relievore, paraqet një rafshënaltë në zonën dinarike e shtrirë prej Kopaonikut në lindje gjer në Durmitor dhe bjeshëve të Nemura në jugperëndim dhe që është e disecuar prej luginave të Rashkës, Ibrit, Tarës, Pivës dhe Limit. Shteti i vogël i pozicionuar në këtë rrafshënaltë gjendej në rrugën kryq prej ku kanë kaluar rrugët e njohura qysh në kohën romake. Ato kanë shkuar në drejtim të Moravës, Vardarit dhe detit Adriatik. Aty patën banuar ilirët dhe serbët e ardhur të cilit me një presion të pa parë e patën asimiluar një pjesë të popullatës vendase, ilire.
Shteti i ri serb i krijuar në një rrafshënaltë malore me kushte të vështira për jetesë, edhe pse i ka pasur lidhjet e mira natyrore, nuk ka qenë në gjendje që të zhvillohet në një shtet të fuqishëm. Ky ka qenë një ndër motivet që serbët qenë të detyruar të gjejnë një rrugëdalje tjetër, përkatësisht të bëjnë një zgjerim të vendit të tyre. Mirpo që të bëhej një zgjerim duhej të okuponin vede të tjra për rreth. Ekspanzionin e parë me qëllim të okupimit të trojeve të huaja, ata e bënë në drejtim të Kosovës dhe luginës së Moravës. Qëllimi kryesor territorial i këtij shteti ka qenë që ta ndërmarë luginën e Vardarit, së pari Shkupin e pastaj fushëgropën e Pollogut. Në këtë drejtim ata patën sukses gjatë shekullit të XIII e të XIV. Gjatë kohës së ekspanzionit të madh në shekullin e XIV, thotë Cvijiqi, serbët e patën okupuar Shqipërinë, Epirin, Thesalinë dhe pjesën perëndimore të Trakisë. Serbët gjatë ekspanzionit të tyre në jug, siç u përmend pak më parë, së pari e okupuan Kosovën. Në këtë vend të okupuar, sipas Cvijiqit, ata ndërtuan një numër të konsiderueshëm të objekteve fetare. Në Kosovën e okupuar, thotë historiani anglez, Noel Malkolm, serbët qendruan më tepër se 250 vjet, përkatësisht gjer në okupimin osman në shekullin e XV. Madje, ky studiues i dalluar në shkencën e historisë, dhe si njohës i mirë i historisë së Ballkanit, pranon se kishat dhe manastiret orthodokse serbe janë të ndërtuara në mesjetë, por thotë se nuk ekziston një vazhdimësi ndërmjet Serbisë së mesjetës dhe asaj së sotme. Kosova nga forcat serbe u zaptua për së dyti herë në vitin 1912. Duke mos patur një kontinuitet në okupimin e Kosovës, nuk është e arsyshme që ata këtë vend ta quajnë “djep i Sërbisë”, ose “Serbia e vjetër” (me këtë emër Kosova për herë të parë paraqitet në një hartë të Principatës serbe të vitit 1846), nënvizon N. Malkolm (internet 2008, N. Malkolm: “Kosova një histori e shkurtër”). Pas disfatës në betejën e Kosovës (1389) serbët u tërhoqën në drejtim të veriut duke shtënë në duart e tyre luginën e Morvaës. Mirpo, Kah fundi i shekullit XV, turqit i okupuan edhe tokat veriore serbe.
Shteti serb pas disfatave që i pati në mesjetë, filloi përsëri të bëjë një tentativë, por tani të suksesshme në marrjen e luginës së Moravës dhe në formimin e një shteti të fuqishëm në këtë hapsirë gjeografike. Pas okupimeve sukcesive gjatë shekullit të XIX dhe XX, ajo pati mundësi të zgjerohet gjer në luginën e Vardarit, në jug. Megjithatë, me okupimin e këtillë, thotë Cvijiqi, paraqitet problemi se më vonë kujt do t’i takojë lugina e Vardarit e cilë, për rajonin e Ballkanit, ka një rëndësi të posaçme gjeografike dhe gjeostrategjike, sepse, siç thotë ai, aty qëndron edhe interesi më i madh i Serbisë (J.Cvijiq, vepra e përmendur më lartë).
Sikurse serbët, edhe kroatët e sllovenët, në pjesën perëndimore të Ballkanit Perëndimor, krijuan shtetet e tyre mesjetare. Këto shtete, në priashtim të atij slloven, qenë krijuar në trojet ilire.
Lindja e idesë për krijimin e një shteti të përbashkët sllav
Ideja për një bashkim të popujve sllavë në një shtet të përbashkët, lindi tek vetë sllavët që popullonin pjesët perëndimore të Ballkanit Perëndimor, ndokund kah gjysma e shekullit të XIX. Kjo ndodhi nga fakti se ata nuk kanë dashur që më tutje të jenë nën sundimin e Habzburgve të Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane. Mirpo, që të ndodhte një gjë e tillë, përkatësisht që të krijohej një shtet i përbashkët i pavarur sllav, duhej bërë përgatitje paraprake. Për arrijtjen e këtij qëllimi, sipas shumë autorëve të asaj kohe, ka qenë më mirë që së pari të niset nga unufikimi i gjuhës. Gjuha e përbashkët do të bëhej një gur themeltar i një kulture të njësuar dhe një hap i madh drejt çlirimit nga sundimi i huaj, ndaj së pari u nis të punohej në krijimin e një gjuhe të njësuar nëmes vetë tyre (Grupë autorësh: Makthi etnik i Jugosllavisë, përkëthimi në gjuhën shqipe, New York, 1998) .
Në këtë drejtim më së tepërti u dallua Ljudevit Gaj, një figurë e dalluar e asaj kohe. Fillimisht ai insistoi që si gjuhë e përbashkët që duhej të flitej në mes tyre, nuk duhet të jetë dialekti kajkavian, i cili flitej në qytetin e tij të lindjes, Zagreb dhe në pjesët veriperëndimore të Kroacisë, por ai stokavian. Ky dialekt, sipas Gaj-it, është më i përshtatshëm, sepse me të do mund të shërbehen edhe serbët. Madje, ai nguli këmbë që kroatët dhe komunitetet e tjerë sllavë duhej të sakrifikonin secili diçka për të mundësuar krijimin e një gjuhe të njësuar letrare, dhe një kulturë ilire, siç e quan ai. Sipas Cvijiq-it, Ludevit Gaj njëkohësisht i pat vënë vetes shumë qëllime. Ai (Gaj) emrat Serbo-Kroatë e Sllovenë i pat quajtur si emra rajonalë të një populli të njëjtë dhe që t’u shmanget atyre, zgjodhi emrin e përbashkët Ilirë. Ndoshta, thotë Cvijiqi, tek ai pat ndikuat edhe emri Iliria. Nga kjo mund të vihet në përfundim se ky shtet i përbashkët që do kurorëzohet më 1 dhjetor 1918 dhe pranohet nga fuqitë e mëdha të kohës në Konferencën e Versajës më 28 qershor 1919, me emrin Mbretëria Serbe, Kroate dhe Sllovene (MSKS, ose në gjuhën sllave, KSHS), po krijohet në trojet iliro-shqiptare (f.a).
Qendër e lëvizjes për bashkim të popujve të përmendur sllavë, qe caktuar Zagrebi. Ilirianizmi i viteve 1840 ringjallet përsëri në vitin 1860, por tani me emrin Jugosllavizëm që nënkuptonte bashkimin e sllavëve të jugut. Në këtë kohë që të bëhej një përsosje sa më e madhe e gjuhës dhe krijimit të një gjuhe të njësuar, në Zagreb, në vitin 1867, nën inisiativën e Shtrosmajer-it dhe Rack-it, u themelua Akademia jugosllave e shkencave dhe arteve. Menjëherë pas kësaj, filluan bashkëpunimet në fushën letrare e gjuhësore edhe me Akademinë e shkencave dhe arteve serbe në Beograd. Megjithatë, emri jugosllavizëm, nënvizon Cvijiqi, për një kohë shumë të gjatë nuk depërtoi në masën e popullit, por u mbajt vetëm në qarqet letrare, shkencore e kulturore. Më vonë filloi të zgjerohet, së pari tek Sllovenët në perëndim, e pastaj tek popujt e tjerë sllavë.
Në këtë kohë, Strosmajer dhe Racki, paraqitën një program thelbësor e pragmatik, i cili, ashtu si edhe ai i ilirjanëve, synonte bashkimin shpirtëror kombëtar përmes themelimit të një gjuhe të vetme letrare dhe zhvillimit të një kulture të përbashkët të sllavëve të jugut. Madje, këto personalitete të qarqeve fetare kroate, thoshin se, vetëm duke ngritur shkallën e kulturës së njerëzve dhe duke e lidhur me sllavët e tjerë (çekët, polakët dhe rusët), kroatët do mund t’u bënin rezistencë tendencave austriake dhe hungareze për asimilimin e tyre. Bashkimin e sllavëve të jugut, Strosmajer, mendonte ta bënte nëpërmjet të federalizimit. Në këtë mënyrë edhe popujt e tjerë , sipas tij, do fitonin njëlloj emancipimi në shtetin sllav.
Ndërkohë, me paraqitjen e Jugosllavizmit të Strosmajerit, ndër popujt sllavë u paraqit edhe një lëvizje tjetër. Ndër to ishte lëvizja e kombësisë kroate, e cila piksynimin kryesor më tepër e kishte në realizimin e një kushtetute më vete, përkatësisht në krijimin e një shteti Kroat, se sa në bashkimin e gjithë sllavëve të jugut. Lëvizja e këtillë me qëndrime separatiste, që qe udhëhequr nga Ante Starçeviq dhe Eugen Kvaternik, veten e pat quajtur Partia e së Djathtës. Nëpërmjet kësaj lëvizje bëhej thirje për themelimin e një shteti Kroat. Në fakt, ideologjia e këtyre dy liderëve të dalluar në çështjen kombëtare kroate, qe bazuar në një kohë shumë më të vjetër (në vitin 1102) , kur mbretëria e pavarur kroate edhe pse nën sundimin austru-hungarez, u bashkua në një njësim më vete, dhe prej asaj kohe, sipas tyre, ka qenë në gjendje ta ruante identitetin e vet ligjor dhe kombëtar. Kjo flet se partia e këtillë opzitare te shteti kroat, ka pasur një qendrim të prerë, duke e refuzuar Jugosllavizmin e Strosmajerit. Qëndrimet e Starçeviqit dhe Kvaternikut, kanë qenë kryekëput nacionaliste. Ata fuqishëm e kundërshtonin programin e bashkimit të kroatëve me sllavët. Popujt e tjerë sllavë ata i shihnin si inferiorë. Për sllovenët thoshin se janë “malësorë kroatë” (nuk i quanin si komb më vete), kurse për serbët kishin një qendrim krejtësisht fyes, duke i quajtur “të pistë dhe servilë” dhe me një nivel shumë të ulët të civilizimit. Mund të thuhet se në këtë kohë intelektualët kroatë kanë qenë shumë të përçarë. Disa prej tyre përkrahnin Strosmajerin dhe Rackin, kurse të tjerë fuqishëm e pranonin idenë e Starçeviqit dhe Kvaternikut. Në këtë kohë paraqitet një lëvizje tjetër e cila përpiqej të përziente pretendimet sllavo-jugore me veçoritë e Partisë së të Djathtës (partisë që e kundërshtonte bashkimin), kjo qe ajo e klubit politik studentor të Univerzitetit të Zagrebit, me emrin “Rinia Përparimtare”.
Lëvizje e këtillë studentore, për atë kohë me idera përparimtare, synonte në formimin e një shteti të përbashkët sllav. Udhëheqës më të dalluar në këtë kohë që i përkrahën idetë shtetformuese ishin Franjo Supilo, Ante Trumbiç dhe Josip Smoslaka. Më vonë në Kroaci u krijua një koalocion kroato-serb, i cili, po ashtu, kishte për qëllim bashkimin kombëtar. Në kohën që po afronte Lufta e Parë Botërore, koncepti për një integrim në mes kroatëve e serbëve po bëhej mjaft i pranueshëm ndërmjet këta popuj sllavë.
Nën maskën e jugosllavizmit lindi ideja për Serbinë e Madhe
Mirpo, nga ana tjetër, në dallim prej kroatëve të cilët bashkimin nën flamurin jugosllav e kishin mundësinë e vetme për emancipim, serbët daljen e Jugosllavizmit e shikonin krejtësisht ndryshe. Pjesa dërrmuese e qarqeve politike këtë e shihnin si një interes të veçantë në ndërtimin e një shteti të fuqishëm serb. Serbët duke qenë të bindur se kishin arritur një shkallë të lartë të pavarsisë nga okupuesi osman, kjo ide për një Jugosllavizëm nuk ishte një alternativë tërheqëse. Kjo mund të shihet edhe në faktin se gjer në fund të shekullit XIX asnjë nga partitë politike në Serbi këtë bashkim nuk e përfshinte në programin e vet.
Megjithatë, edhe pse dukej se po afronte koha e formimit të një shteti të përbashkët sllav, tek serbët qysh në fund të gjysmës së parë të shekullit XIX lindi ideja për themelimin e një Serbie të madhe. Projekti i parë strategjik për realizimin e kësaj ideje mund të haset në “Naçertanija” (Memorandum) të paraqitur nga Ilija Garashanin në vitin 1844; pastaj në shkrimet e Cvijiqit midis viteve 1912 dhe 1921, elaboratet e Çubrilloviqit prej 1937 gjer më 1944, të Ivo Andriqit në vitin 1939 e të tjerëve që paraqiten më vonë. Edhe pse me ide të këtillë, serbët asnjëherë nuk e kundërshtuan idenë e bashkimit të të gjithë sllavëve të jugur, as Jugosllavizmin e Strosmajerit. Nismës së këtillë Garashanini i sugjeronte një plan të gjerë për të çliruar të krishterët nga sundimi osman dhe pastaj bashkimin në një shtet federal, ku Serbia do të ishte boshti i këtij bashkimi. Udhëheqsia serbe e Obrenoviqve në atë kohë besonte se një Serbi e fortë që do t’i përfshinte territoret historike, do të ishte gjëja më e rëndësishme se sa bashkimi i sllavëve. Kjo qe edhe arsyeja kryesore që udhëheqsia serbe bënte thirje për bashkimin e gjithë serbëve ku do që jetonin. Partitë e ndryshme serbe të asaj kohe, sidomos Partia Radikale e hidhte poshtë Jugosllavizmin, duke ngulur këmbë se një ide e tillë shumë vështirë mund të realizohej. Kjo parti bënte thirje për bashkimin e shteteve ballkanike nën ombrellën e serbëve. Megjithatë, në vitin 1904 në Beograd u krijua një grup të rinjsh me emrin Jug Sllavët që mbronte idenë e bashkimit pan-sllavik.Qëndrimi i këtij grupi nuk pati përkrahje të gjerë nga partitë e tjera. Idenë për një Serbi të madhe në fund të shekullit XX e përkrah edhe ultranacionalisti dhe antishqiptari i përbetuar, Sllobodan Millosheviq me bashkëmendimtarët e tij.
Fillimi i shekullit XX solli ndryshime të mëdha teritoriale në favor të Serbisë. Kështu, pas luftrave ballkanike, Serbia duke bërë presion për ekspanzion territorial, gllabëroi Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë, përkatësisht pjesën e sipërme të pellgut të Vardarit. Nga ana tjetër, Greqia rëmbeu Maqedoninë e Egjeut (pellgun e poshtëm të Vardarit), kurse Bullgaria, Maqedoninë e Pirinit. Ky është një fakt i pakontestueshëm se Serbia edhe pse pajtohej për një bashkim në mes popujve sllavë, ajo përsëri vazhdoi të realizojë proektin e vet për një Serbi të madhe duke filluar të rrëmbejë troje të huaja. Ose thënë me gjuhën e së vërtetës, ajo në fakt po zgjerohej në trojet e mëparshme ilire të cilat i kishin okupuar vetë sllavët gjatë dyndjeve të tyre të mëdha në Ballkan. Situata e këtillë e krijuar nga ana e Sërbisë, i nxiti më tepër sllavët e jugut që sa më shpejt të realizonin idenë e tyre për bashkim në një shtet të përbashkët. Me përmbysjen e dinastisë së Obrenoviqit më 1903 dhe me paraqitjen e asaj të Karagjorgjeviçëve, në Serbi u paraqit një lëvizje e cila synonte që sa më shpejt të zhvendoset plitika e tyre drejt Jugosllavizmit.
Jugosllavia lindi në trojet ilire, jo në ato sllave
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore solli në shkatërrimin e Austro-Hungarisë dhe në bashkimin e sllavëvë në një shtet të përbashkët, jo në trojet e ndokujt tjetër por në ato të ilërve autokton të paraardhësve të shqiptarëve. Tani ishte momenti më i volitshëm që të bashkoheshin sllavët, nëse jo në një Serbi të Madhe, siç shprehej një politikan i kohës, por barem në një shtet të bashkuar të sllavëve të jugut. Shteti revolucionar i sllovenëve, kroatëve dhe serbëve, siç e quanin nismëtarët e bashkimit sllav, i hapi rrugën mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve të shpallin shtetin e përbashkët më 1 dhjetor 1918, por, kuptohet, të sunduar nga Beogradi nën udhëheqjen e familjes së Karagjorgjeviqëve.
Ky shtet i posaformuar u njoh në Versajë nga Fuqitë e mëdha të kohës më 28 qershor 1919.
Shumë autorë si njohës të mirë të situatës, kanë qenë të mendimit se bashkimi i këtillë nuk ishte në partneritet të barabartë.Në kushtetutën e re, serbët, kroatët e sllovenët nuk përshkruheshin si tre kombe të ndryshëm, por si tre fise të të njëjtit komb. Kjo dilte nga vetë fakti se, qysh në fillim të krijimit të shtetit të ri, qe votuar për t’u shkrirë me Serbinë. Kombet e tjerë, siç ishin maqedonët, p.sh., nuk njiheshin si komb më vete por si serbë, pasi gjatë luftrave ballkanike qenë si pjesë e Mbretërisë së Serbisë. Myslimanët në Bosnjë u njohën vetëm si etnitet i veçantë fetar, ndërsa shqiptarët që qenë me një numër mjaft të madh, krejtësisht u injoruan.
Në shtetin e ri të krijuar me emrin Mbretëria e Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve (MSKS) qysh në fillim ka pasur shenja dhe prirje të theksuara që shpinin dreq një ndarje. Kjo mund të shihej mirë në dallimet e mëdha të zhvillimit ekonomik në mes krahinave të ndryshme. Po ashtu edhe traditat ligjore nuk kanë qenë të njëjta, sepse dallonin në mes tryre. Me kalimin e kohës ndryshimet e këtilla vazhduan të thellohen akoma më tepër. Pjesa më e madhe e industrisë qe koncentruar në vendet që qenë nën Habsburgët në rajonet veriperëndimore të Sllovenisë, Kroacisë dhe Vojvodinës. Sllovenia, p.sh., kishte një industri katër herë më të zhvillaur se Serbia dhe njëzetedy herë më të zhvilluar se Maqedonia. Në nivel të kësaj të fundit gjendej edhe industria e Malit të Zi. Gjendja e këtillë e këtij shtet të ri sllav, nuk mund t’u shkonte pas pjesëve të tjera të Evropës që të zhvillohej sipas metodave që i kërkonte shekulli i XX.
Kushtetura e re e vitit 1921 shtetin e ri e përcaktonte si monarki kushtetuese, parlamentare. Ajo bazohej në parimet themelore të borgjizisë evropjane duke i ndaluar detyrimet feudale, paprekshmërinë e pronësis private dhe sigurimin e barazisë përpara ligjit, lirinë e fesë dhe të shtypit. Megjithatë, kjo kushtetutë solli disa mosmarëveshje. Aty ndkim të dalluar pa ndonjë levërdi për kombet e tjerë, patën politikanët serbë. Andaj teksti u aprovua vetëm nga një shumicë e vogël e Asamblesë Kushtetuese. Përfaqësuesë sllovenë dhe kroatë e kundërshtuan vendosmërisht atë pjesë ku institucionalizohej zotërimi i shumicës serbe mbi përfaqësuesit e kombësive të tjera të përfshira në shtetin e ri jugosllav. Madje, ky akt më i lartë ligjor, në praktikën politike i jepte mundësi kombit më të madh numerikisht (serbëve) që të mposhte të tjerët me anën e votave në vendimet politike. Kroacia priste që ky shtet t’i garantonte atë që ja mohonin Habsburgët (mbretërim kombëtar dhe zhvillim të pa penguar ekonomik e kulturor). Populli krot qëndrimet kushtetuese të këtij shteti i shihte me një skepticizëm të madh sepse ajo, sipas tyre, dukej si një maskë për zgjerimin dhe asimilimin nga serbët. Udhëheqsi i një Partie Fshatare Kroate me emrin Stjepan Radiç, me një organizim paqësor fuqishëm kundërshtoj centarlizimit të këtij shteti monarkik. Moskënaqsi të këtillë shpalli edhe politika sllovene, sepse edhe këta nuk mund të pranonin një shtet të udhëhequr nga serbët.
Raportet jo të barabarta kushtetuese ndërmjet popujve sllavë, përkatësisht moskënaqësitë e kroatëve dhe të sllovenëve në shtetin e Mbretërisë së SKS dhe pabarazitë midis pushtetit ekonomik dhe atij politik që ishin mjaft të theksuara (Serbët zotëroin vetëm ¼ e kapitolit të vendit, ndërsa përfaqësuesit e saj në pushtet përbënin ¾) solli në dobësimin e tepërt të aparatit shtetëror. Ky shtet sllavo jugor që qëndroj në këmbë të dobëta plot 22 vjet, u shua ashtu siç kishte lindur me zjarrin dhe tymin e shkaktuar pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, më 6 prill 1941 kur hyri në Luftën e Dytë Botërore.
Sllavët e jugut krijuan për së dyti shtet në trojet ilire
Me fitoren që korrë popujt sllavo jugor (jugosllanë) gjatë Luftës së Dytë Botërore (kuptohet, edhe me pjesëmarrjen e iliroshqiptarëve, f.a.), patën mundësinë që prap të krijojnë një shtet të ri jugosllav në trojet ilire. Themelet e këtij shteti u vunë më 29 nëntor 1943, dhe, në dallim prej të parit, rregullimi shoqëror është federativ me orientim socialist. Tani popujt sllavo jugor që përbënin republika më vete dhe pakicat e tjera kombëtarisht të papranuara më parë, në mënyrë “vullnetare” u bashkuan në një shtet me “të drejta të barabarta” si në pikpamje kombëtare, kulturore dhe konfesionale.Aty u përfshinë gjashtë republika me status të barabartë në federatë dhe dy krahina autonome në kuadër të Serbisë. Me këtë shihet se udhëheqsia politike, njohu Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë si njësi federale. Maqedonasve dhe malazezësve iu dha statusi kombësie (kjo vlente edhe për myslimanët). Çështja e Kosovës dhe shqiptarëve nëpërgjithsi, nuk u përmend aspak. Formimi i këtij shteti nuk qe lehtë. Luftën që e bënin popujt jugosllavë (sllavo jugor), bashkë me pakicat e tjera, qe organizuar në dy fronte: fronti i parë qe kundër pushtuesve gjermanë naziste dhe italjanëve fashistë që e bënin partizanët (komunistët) e Titos për të çliruar vendin dhe,fronti tjetër, qe hapur kundër fraksionit çetnik përkrahës i ish monarkisë, i udhëhequr nga ultranacionalisti serb,Drazha Mihajlloviq.Të parët luftonin për një federatë socialiste, kurse i dyti për të kthyer monarkinë centraliste të Serbisë së Madhe. Kuptohet, me një luftë shumë të ashpërt dhe vëllavrasëse, ngadhënjyen të parët. Krijimi i një federate të këtillë të orientimit socialist (komunist-bollshevik) kishte për platformë ndërtimin e një ekuilibri kombëtar dhe parandalimin e zotërimit të çdo kombi mbi të tjerët.
Pozicionimi i kësaj Jugosllavi të dalë nga Lufta e Dytë Botërore në Ballkanin Perëndimor, nga aspekti gjeopolitik nuk ka qenë tepër i favorshëm, sepse ajo u gjend ndërmjet shteteve të lindjes me përcaktim socialist dhe të dirigjuar nga politika sovjetike, dhe atyre të perëndimit me orientim kapitalist.Udhëheqsia politike shtetërore në krye me Titon, siç pat thënë një politikan kroat i asaj kohe, ka qenë në pozitë mjaft të vështirë. Të orientohej kah lindja, komanda e udhëheqjes sovietike ka qenë e papranueshme, kurse modeli perëndimor, nga ana tjetër, ka qenë ideologjikisht i papëlqyeshëm. Ky qe një ndër shkaqet kryesore që udhëheqsia politike dhe partiake jugosllave të orientohet për një politikë të jashtme neutrale. Jugosllavia titiste qe një ndër organizatorët e politikës së paangazhuar në planin ndërkombëtar. Kjo politikë qe pranuar nga shumë shtete të botës të cilët ekonomikisht kanë qenë në një nivel tejet të dobët ose në zhvillim e sipër. Jugosllavia, kuptohet, si nismëtare, organizoi Konferencën e parë të shteteve të paangazhuar në Beograd në vitin 1961. Në këtë takim u aprovua platforma e parë për angazhimin e mëtutjeshëm të të gjitha vendeve që u përfshinë dhe u pajtuan me këtë lëvizje. Politika e këtillë titiste vazhdoi gjer në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur socializmi pësoi kolapsin e vet ndërkombëtar. Simptomet e para të shkatërrimit të kësaj lëvizje u ndienë menjëherë pas vdekjes së Titos në vitin 1980. Çfar ndodhi tani me organizimin e politikës së brendshme jugosllave?
Gjatë tërë periudhës kohore të ekzistimit të këtij shteti federativ me orientim komunist, me qëllim që të bëhej një zhvillim sa më i shpejtë dhe më i mirë në fushën ekonomike dhe krahas me të edhe në stabilizim politik, u paraqitën shumë reforma ekonomike afat shkurte ose afat gjate ku jepeshin udhëzime të ndryshme se në çfar mënyre duhej ekonomikisht të përparonte vendi. Po ashtu u bënë edhe mjaft ndryshime kushtetuese ku jepeshin udhëzime dhe direktiva për zhvillimin dhe stabilizimin politik të shtetit. Që të arrihej një zhvillim ekonomik dhe një stabilizim politik i paluhatshëm, nuk ka qenë lehtë kur dihej fakti se shteti ka qenë multietnik i përbërë prej shumë kombeve (kryesisht sllave) dhe kombësive të tjera të cilat trajtoheshin si pakica ose grupe etnike.
Gjatë gjithë periudhës kohore të ekzistimit të këtij shteti sllavo jugor me emrin Jugosllavi, pati mosmarëveshje në fushën politike edhe në atë ekonomike. Si çdo herë edhe tani, në këtë sistem “më i dëmtuar dhe më i nënçmuar” ndjehej kombi serb. Nga aspekti ekonomik, ata thoshin se ekonomia vazhdimisht po koncentrohet në pjesën perëndimore të vendit, kurse në Serbi nuk po zhvillohet asgjë. Këtë e mendonin edhe në atë politik, duke aluduar në atë se me vendin po udhëheqin kroatët e sllovenët.
Mardhëniet ndërnacionale në Jugosllavinë komuniste ku pretendohej se të gjitha kombet, kombësitë dhe grupet etnike i gëzojnë të drejtat e barabarta, me kalimin e kohës, filluan gradualisht të dobësohen. Iniciator kryesor i gjendjes së tillë ka qenë politika hegjemoniste serbomadhe ndaj popujve të tjerë sllavë dhe ndaj kombësive, sidomos ndaj shqiptarëve. Menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, intelegjenca dhe udhëheqsia politike serbe i riaktivizoi proektet e viteve të tridhjeta të shekullit XX ku parashiheshin spastrimet etnike në vend. Intenca kryesore e tyre ka qenë shfarrosja definitive e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore. Proektet e natyrës së këtillë në mënyrë të heshtur i përkrahën edhe republikat e tjera. Pas Serbisë në vendin e dytë me numrin e shqiptarëve vinte Republika e Maqedonisë. Vlen të përmendet fakti se sllavët në rajonin e Ballkanit ku jetonin ilirët (paraardhësit e shqiptarëve) krijuanë dy herë shtetin e tyre duke i ngulitur shqiptarët në pjesën jugperëndimore të Ballkanit Perëndimor. Tani edhe pse të margjinalizuar, kanë qenë përsëri pengesë sepse, sipas tyre, në vendin ku u pozicionuan, kanë qenë një barierë e madhe në mes vetë sllavëve. Në këtë mënyrë qe penguar lidhja dirrekte ndërmjet sllavëve në veri me ata në jug të vendit. Të pakënaqur me numrin e tyre dhe me vendosjen e këtillë teritoriale, u organizua një akcion i pa parë për shfarrosjen e këtij etniteti autokton me numër mjaft të madh në Jugosllavi. Shpërngulja më e madhe e shqiptarëve u bë në drejtim të Turqisë në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar.
Megjithatë, ringjallja e hegjemonizmit serb lindi moskënaqësi edhe në vetë kombet sllave. Moskënaqësia politike dhe mosbarazimi i njëjtë në zhvillimin ekonomik në republikat federale, qenë shkaqet kryesore që e shpunë vendin në luftra të ashpërta ndërnacionale dhe në shpërbërjen definitive të shtetit jugosllav të krijuar në mënyrë artificiale dhe në bashkim “vullnetar” të sllavëve dhe pakicave të tjera kombëtare. Moskënaqësia u rrit tepër pas vdekjes së Titos në 1980, kurse kulmin e mbrijti në vitet e nëntëdhjeta kur shteti u përfshi në një luftë të ashpërt dhe shkatërruese në mes republikave.
Vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar qenë vendimtare për republikat, por jo edhe për krahinat që ishin në përbërjen e Serbisë. Në këtë periudhë kohore u shpërbë definitivisht federata jugosllave. Republikat që gjendeshin në perëndim të vendit (në priashtim të Sllovenisë), shkëputjen e patën mjaft të vështirë. Çmimin e ndarjes më së tepërti e pagoj Kroacia me Bosnjën të cilat u përfshinë drejtpërsëdrejti në flakat e një lufte të tmershme dhe me përmasa katastrofale, si në viktima në njerëz, ashtu edhe në shkatërrimin e pasurisë së patundur. Pastaj, në vorbulën e tmerrit të kësaj flake, më vonë u përfshi edhe Kosova. Edhe pse dihej qëysh në fillim se në shpërbërjen e shtetit dhe në paraqitjen e luftrave ndëretnike ka qenë politika hegjemoniste serbe, Evropa e bashkuar nuk qe në gjendje ose e shikonte situatën e krijuar me sy të verbërt, që të ndërmerte një qëndrim të prerë në ndalimin e konfliktit. Ndonse në fillim u ndërmuar disa akcione diplomatike, por situata, në vend që të ndalej, flakët e luftës zgjeroheshin më tepër. Kulminacioni i luftës mbrijti kur Serbia pas disfatave të saj që i pësoi në perëndim, me një egërsirë të paparë iu vërsul Kosovës së pambrojtur. Lufta që u shkaktua në truallin kosovar në fillim nuk qe frontale, kjo nga fakti se Kosovës shqiptare, si krahinë e okupuar, të drejtat politike i qenë suprimuar nga regjimi fashist millosheviqjan, nuk ka pasur mundësi që të bënte një përgatitje solide për vetëmbrojtje sikurse republikat e tjera. Këtu, veç të tjerave, agresioni gjenocidal serb kishte për qëllim edhe spastrimin etnik të këtij rajoni të cilin me këmbëngulje serbët e quanin “djepin” e kulturës së tyre shpirtërore. Më së fundi konflikti i armatosur në truallin e ish federatës jugosllave përfundoj me intervenimin e fuqive të jashtme paqëdashëse dhe Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë vitit 1991, dy republikat perëndimore, Sllovenia dhe Kroacia, shpallë pavarsinë duke u shpallur si shtete sovranë; pak më vonë, po në këtë vit, edhe Maqedonia u shpall shtet i pavarur e sovran. Federata e Bosnjë Hercegovinës u krijua në vitin 1995 me Marrëveshjen e Dejton-it (Dayton). Mali i Zi me ndërmjetësimin e Bashkësisë Evropjane, bashkë me Serbinë, krijuan një federatë jugosllave artificiale e cila nuk pati jetë të gjatë. Kjo federatë definitivisht u shpërbë kur Mali i Zi e shpalli pavarsinë e vet më 3 qershor të vitit 2006. Çfar ndodhi me Kosovën martire? Kosova me mbarimin e luftës mbeti përsëri nën Serbinë, por tani nën mbrojtjen e Oreganizatës së Kombeve të Bashkuara, duke pasur statusin e protektoratit. Me Rezolutën e OKB, Kosova nuk mundej të shpallet si shtet i pavarur e sovran, përkatësisht të shkëputet definitivisht nga Serbia. Pikërisht për këtë gjë, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, u organizuan disa takime nëmes përfaqësuesve politikë kosovarë e serbë. Qëllimi i takimit ka qenë që të shihet mundësia e shkëputjes së Kosovës nga Serbia. Pas disa takimesh që zgjatën disa vjet, nuk pati mundësi që të arrihej në një marëveshtje. Kjo qe nga fakti se kosovarët duke pasur bindje të fortë se nuk mund të jetojnë bashkë me serbët,me këmbëngulje kërkonin që të ndahen nga serbia e të krijojnë shtetin e vet, kurse serbët, nga ana tjetër, duke pretendur se Kosova është “djepi” i zhvillimit kulturor e fetar, nuk pajtoheshin në një ndarje të tillë. Bshkësia Evropjane bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e panë të arsyeshme që bisedimet në mes dypalëve të vazhdojnë më tepër nga fakti se një vazhdim i tillë nuk sillte në një zgjedhje kompromisi në me serbëve e kosovarëve. Fakti i këtillë që ishte në favor të kosovarëve, me pëlqimin e faktorit ndërkombtar, iu dha leja udhëheqsisë kosovare që në emër të popullit paqëdashës të Kosovës, të shpallë shkëputjen nga Serbia e cila e mbajti nën thundrën e vet këtë vend për gati një shekull. Definitivisht më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran
Post Reply