Regjia: James McTeigue; skenari: Matthew Sand dhe J. Michael Straczynski bazuar në librin e Mr. Sand; regjisori i fotografisë: Karl Walter Lindenlaub; montazha: Gian Ganziano dhe Joseph Jett Sally; muzika: Ilan Eshkeri; dizajner: Graham Walker; producent: Joel Silver, Andy Wachowski, Larry Wachowski dhe Grant Hill; distributor Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 36 minuta.
Rolet kryesore: Rain (Raizo), Naomie Harris
(Mika Coretti), Ben Miles (Agjenti Ryan Maslow),
Rick Yune (Takeshi) dhe Sho Kosugi (Lord Ozunu).
Trilleri :
Code: Select all
http://www.youtube.com/watch?v=KdZa8E7pQAQ
Por cila është gjëja më e mirë e kësaj sage, e cila është xhiruar në Berlin dhe në qendër ka karaktere të cilët e përgjakin njëri tjetrin. Raizo është një nga vrasësit më të rrezikshëm në botë, një djalosh i rritur që në vegjëli në Klanin famëkeq e të frikshëm Ozonu, një shoqëri e fshehtë, ekzistenca e së cilës konsiderohet mit. I përndjekur nga ekzekutimi i pamëshirshëm i mikut të tij më të mirë, ai do të vendosë të arratiset e të sfidojë vetë mësuesit e tij për të marrë hak.
Kjo e fut në funksion Mikan (Naomie Harris), një police të Interpolit e cila dyshohet nga qeveria që ia fsheh të palarat dhe veprat e këqija ninxhave. Por është vetëm Raizo ai i cili dëshiron që ta provoj të kundërtën.
Kjo ndoshta për të treguar se kemi një yll i cili di të merret me artet parciale përderisa regjisori i filmit James McTeigue ka bërë një film që më të vërtetë ka pasur një sukses të madh në tërë botën.
Në film kemi pjesë të shkollës së ushtrimeve të ninxhave – dashurinë e tyre të parë dhe plagët e parë – që e bën filmin që të kaluarën ta shndërron në të tashmen duke paraqitur aksionet e ashtuquajtura të kuqe dhe të zeza.
Ninxhat nuk mund të konsiderohen të atillë apo të shihen sikurse është Indiana Jones, por duhet ti shohim më argëtues sepse ata të këtillë vinë në këtë film.
A e keni pa ?