Pirateria

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Pirateria

Post by dream_th »

Kur vje puna te muzika/filmi ma merr qe shumica mendojn "ei pse me pagu per muzike e film" nuk osht sen qe preket, perdoret si mjet, e cka po di... Perveq ndjenjes!

E di qe njeri mendon sa ma shum me kursy ne cdo send qe osht e mundshme, POR:

Tash po nisna prej pervojes personale si "muzikant", te hyra skemi pas, qato pak here qe kam ba muzike live kam marr diqka simbolike qe u harxhojshin sa :cry: (qel e mshel syt). Per me mujt me vazhdu me ato cka kom pas qef (muziken) osht dasht me kqyr tjeter kah per me suportu veten athere automatikisht koha ska mjaftu osht dasht me punu 8 ore tani me ushtru vet plus me bend, kohe per shoqni, per familje. Krejt kto me i balancu osht shum vshtire edhe me ni moment secila e hup efektin e vet edhe ne fund ne asnjanen nuk je i mire... E di qe shum artista te na e kane kete problem.

Nese e marrim parasysh se cfar popullariteti "te madh" ka muzika Rock te na! A nuk osht koha me ndryshu ket trend? Me i ndihmu artistat tone?
Ju garantoj qe nese ni artist fiton vetem prej muzikes/aktrimit/_____ ai/ajo ka me u perkushtu veq ne qato cka ka qef (sepse ska nevoj me u "shkep" n'tana anet) edhe ka me prodhu art shum shum ma kvalitativ.

Cka po du me thane osht se jam kunder piraterise, SIDOMOS te artistave tone.

Cka mendoni?
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Pirateria

Post by AC/DC »

@Dream_th, faktikisht' edhe vet rock-grupet e muzikantat tash pe lejojn' edhe n'fakt pe shperndajn' vet' muziken e tyne n'internet, me pas mund'si me shkarku muziken e tyne pej interneti. Me ata ça kom pas kontakt, jon' kon' okej me "share"-itjen e MP3-ve t'tyne. Ata s'po munohen me bo pare pej albumev qe i shesin, t'pakten k'shtu shprehen ton', tu ja nis pej B.B.Poqit e tuj maru te Guri Shkodra i Gillespie, qe s'ka shum' vjet' n'ket' muzik. Rock-muzikantat i mban' shpirti gjall', deshira edhe dashnia per ket' muzik' edhe aty-ktu mramjet live. Sa i perket "blerjes" albumeve, normal qe ish' pas kon' ma mir' mej shit, amo psh dikush pej qyteteve tjera t'Kosoves per me ble albumin e rock-kangtar've (ta zami Gencit, Elina Dunit, Por-nos etj., k'to t'fundit) duhet me i hyp kerrit ose autobusit me shku n'Prishtin' (shpenzime me shku e me ardh') me shku me ble albumin e me u kthy, ça i kushton albumi mbi 20-25 euro minimumi, n'rast se albumi kushton 5-10 euro. Me u vet'dij'su duhet TV shqiptare edhe mbas k'tyne vet'dij'sohen ton't me radh', se kur TV servon muzik' rock edhe njer'zt dun rock, bohen ma shum' organizime e ndeja n'tona qytetet edhe ton' jon' okej, populli k'naqet me muzik' t'mir' e edhe muzikantat fitojn' pej k'saj muzike.
User avatar
Zagor
Posts: 669
Joined: Mon Sep 29, 2008 1:32 am
Location: Gjermani

Re: Pirateria

Post by Zagor »

sa per muziken une mendoj se ma se miri asht mi pas albumet origjinale , tash e ka njeri mundesin me ndegjue edhe pak a shum e din se albumin e ciles grup e meriton me ble ..
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Re: Pirateria

Post by dream_th »

@ac/dc Jo normal, nese ti konsumon dicka cka ipet falas nuk osht pirateri.

Ni sen osht i mire qe teknologjia po perparon edhe ka fillu me eliminu nevojen per me u marr me pirateri.
YouTube - promovim falas plur nese perdor reklama ka fitim
Spotify/Google Play Music/etj - ku pagun ni shume mujore (rreth 8-10 euro) dhe ki mundsi me ndegju sa te dush me repertoar shum te gjane.
Netflix - Per video si filma, seriale, dokumentare, etj.

Une personalisht per muzike kam fillu me perdor Google Play Music dhe jam shum i knaqur.

Problemi tash osht qe kto grupet tona duhet me u mundu per me u kan prezent edhe te kto "sherbime". Edhe ni problem nashta kryesor qe ne Kosove, Shqypni shumica e ktyne sherbimeve nuk funksionojne, por vjen edhe ajo kohe :)
User avatar
Varekai
Posts: 1199
Joined: Thu Oct 19, 2006 12:39 am
Location: Hamami i Hyrës

Re: Pirateria

Post by Varekai »

Kur vjen puna te mbeshtetja e artistave lokal keshtu qe jon indie e bojne muzike te mire, gjynah osht pirateria. veq per asi production companies te medhaja qe s'e dine ku e kane fundin e pareve, gjynah osht m'i pagu.

Po tash ia ka nise ni send i meqem: me i qit sendet pa pare ne treg ose me ndoj shume simbolike, po ne koncerte normal me kone bileta ma e shtrejt e koncertit, tezgave...

Qy qa po bojne Tuna e kta :P
shaklla
Posts: 3
Joined: Wed Apr 30, 2014 1:23 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Pirateria

Post by shaklla »

Un` menoj qe pirateria t`ban me u dok ma ``bad ass``...
User avatar
darian
Posts: 1040
Joined: Wed Nov 05, 2008 4:50 pm
Location: .www

Re: Pirateria

Post by darian »

un jam pro piraterise. senin e mire e vjedhin tkeqin sta prekin as me shtag.
edhe fakti qe ti po ju pelqen njerzve edhe te vin ne koncert edhe ti fiton reputacion osht nifar kundervlere qe ti e merr si artist.

nuk jon paret krejt.
User avatar
dream_th
Administrator
Posts: 5529
Joined: Sat Dec 13, 2003 2:55 am
Contact:

Re: Pirateria

Post by dream_th »

Shtrohet pytja sa shpesh bajn koncerte, tezga rock grupet ne kosove?
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Pirateria

Post by AC/DC »

@dream_th, koxha aktiv'. Zanzi Bari, bojn' rock thuja cdo nat', Dit' e Nat'-i qashtu, Papiloni, Lounge i Vogel, Hamami etj., po menoj' ka muzik' edhe Zanzi te marrim shembull po bjen kangtar' t'ndryshem, Blla Blla Blla osht kon para 2-3 jave, Elton Deda osht' kon tash von', The Bloody Foreigners, toni po thirrin edhe kangtar' t'ri mej jap' pak shtytje, s'osht edhe aq keq. OffChestra e Zig Zag Orchestra bojn' kanihere muzik' n'Hamam, n'Papilon o Xuxi me Beratin, e kanihere ka edhe mysafir special, ODA n'Lounge i Vogel. Toni Art Lokaj o shpesh n'HRC, mandej Albi Xhepa e Nita Latifi, Rina Bilurdagu e do t'ri po i thirrin n'Zanzi (sigurisht' per pun' t'cmimit) amo prap edhe ju japin i shtytje per me hec' para, grupi NA toni osht kon' n'zanzi. Kejt' k'to veq n'zanzi po foli, s'po foli n'Dit' e Nat' psh sonte qe kan' me kan mbi 20 muzicient e kan' me majt JAZZ shum' t'mir'. E per vene tjera.
Post Reply