Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

Post Reply
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Post by V | a G r a »

Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Image

Një pesëvjeçar është gjetur i vdekur, i therur me thikë, të mërkurën mbrëma, në fshatin Miratoc të Preshevës.

Njazi I. ishte nisur të kthehej nga enti parashkollor në shtëpi së bashku me një shok të tij. Pas pak, shoku ishte ndalur në një dyqan dhe ai kishte vazhduar rrugën i vetëm.

Pasi nuk kishte mbërritur në kohën e zakonshme në shtëpi, prindërit e farefisi kishin nisur ta kërkojnë. E kishin gjetur të vdekur, në një shtëpi të pabanuar, disa qindra metra larg shtëpisë së tij.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Vranjë, Mirjana Ristic, ka thënë se djaloshin e ka vrarë një person i panjohur, të cilin po e kërkon policia.

Fshati Miratoc, në kufi me Maqedoninë, është i banuar tërësisht me shqiptarë.

Burimi:
Express
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Post by V | a G r a »

Policia e Preshevës arreston Refik Z. (24) si i dyshuar per rastin e voglushit nga Miratoca

Image

Pjesëtarët e policisë së Preshevës kanë dërguar te gjyqtari hetues në Gjykatën e Lartë të Vranjës një mashkull me moshë rreth 24 vjeçare nga fshati Miratoc (Refik Z.) si të dyshuar për vrasjen e 6 vjeçarit Nijazi Ibrahimi, ka njoftuar të premten stacioni policor në Vranjë, njoftojne korrespondentet e agjencise informative “Presheva Jone” nga terreni.

Më konkretisht sipas burimeve te ngjajshme Refik Z. ëshe komshiu i afert i familjes Ibrahimi ne fshatin Miratoc dhe sipas disa deshmitarëve te fshatit (Enver I. dhe Aron K.) siq i kane deklaruar mediave lokale fjala ketu është për “hakmarrje”

Burimi:
Kosovalbaner
Naca
Posts: 205
Joined: Tue Feb 03, 2009 1:33 am
Location: Novgorod,Russia

Re: Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Post by Naca »

Ce nuk i ka ardh gjuna te poshterit me mbyt ni fmi kaq te vogel :?
Shyqyr qe e pasken zor edhe at burg deri ne vdekje!!
User avatar
ToxicGirl
Posts: 1405
Joined: Sat Apr 12, 2008 5:14 pm
Location: Belgique
Contact:

Re: Pesëvjeçarin e mbysin me thikë

Post by ToxicGirl »

shpresoj qe mas ktij rasti nenat mbledhin pak men per mu kujdes pak ma shum per femit e tyre, sa humbin koh me serialet ne tv!
Post Reply