Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by V | a G r a »

Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Image

Derisa udhëtonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, është kidnapuar një biznesmen i njohur kosovar. Me këtë rast është duke u marrë Drejtoria e Krimeve të Rënda.

Është kidnapuar nga persona të panjohur, një biznesmen i njohur kosovar, nga Rrafshi i Dukagjinit, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë.

Për shkak se familjarët e tij kanë kërkuar nga policia që ky rast të mbetet anonim, përkundër posedimit të informacioneve, gazeta nuk mund të publikojë detaje të tjera të këtij rasti.

Sidoqoftë, biznesmeni është pronar i njërës prej kompanive të mëdha vendore, ndërkohë që burime të policisë kanë treguar për Expressin se ai është zhdukur në mëngjesin e ditës së martë.

Biznesmeni dyshohet se është kidnapuar derisa udhëtonte i vetëm me automjetin, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Policia është duke u marrë jashtëzakonisht në mënyrë serioze me këtë rast, saqë rasti nuk ka kaluar fare te hetuesit e rajonit të Pejës.

Me këtë rast është duke u marrë drejtpërdrejt Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Aktualisht policia është duke i kryer hetimet në disa drejtime, por rezultatet mungojnë, ngase nuk ka asnjë motiv të fortë mbi të cilin ata dyshojnë se është kryer kidnapimi.

Përveç kësaj, burime të gazetës nga policia sqarojnë se tash për tash nuk dihet as numri i personave që kanë marrë pjesë në këtë kidnapim, apo mënyra se si është realizuar.

express
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by laura rock »

.
Last edited by laura rock on Tue Sep 28, 2010 3:54 pm, edited 1 time in total.
User avatar
hammer_of_god
Posts: 1213
Joined: Mon Jun 26, 2006 4:16 pm

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by hammer_of_god »

KIDNAPOHET jo Kindapohet!!
User avatar
AC/DC
Posts: 339
Joined: Sun Feb 07, 2010 7:38 pm

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by AC/DC »

V | a G r a wrote:Për shkak se familjarët e tij kanë kërkuar nga policia që ky rast të mbetet anonim, përkundër posedimit të informacioneve, gazeta nuk mund të publikojë detaje të tjera të këtij rasti.
laura rock wrote:A.Nuka Nora Market-Klinë- i kindapuari
Shume e pasjellshme nga ana jote :( tamam rock-ere :P !
User avatar
laura rock
Posts: 599
Joined: Thu May 14, 2009 6:58 pm
Location: n'Moon

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by laura rock »

AC/DC wrote:
V | a G r a wrote:Për shkak se familjarët e tij kanë kërkuar nga policia që ky rast të mbetet anonim, përkundër posedimit të informacioneve, gazeta nuk mund të publikojë detaje të tjera të këtij rasti.


Shume e pasjellshme nga ana jote :( tamam rock-ere :P !
emo:P se paskam pa qeto anonim e sene vene:A
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by Clavicula »

garant puntoret e vet e kan kidnapu, se polujn koqe me ta thjesht, s'ju japin rroga e sene vene
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by V | a G r a »

Biznesmeni nga rajoni i Dukagjinit ende nuk është gjetur, por fillin për të mbërritur tek ai, duket se policia tashmë e ka kapur.

Katër persona janë arrestuar dy ditë më parë në lidhje me këtë kidnapim, të cilëve gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Pejë, ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh.

Burime të Expressit kanë treguar se të arrestuarit, si të dyshuar për përfshirje në kidnapimin e biznesmenit, të gjithë janë nga rajoni i Dukagjinit.

Për më tepër, ata dikur kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kurse njëri prej tyre tash edhe polic.

Të dyshuarit e arrestuar janë Ahmet Neziraj, polic i Kosovës 30 vjeç nga fshati Gllogjan i komunës së Deçanit.

Faik Lulaj, 32 vjeç nga fshati Ratish, gjithashtu nga komuna e Deçanit dhe bashkë me të është arrestuar edhe personi tjetër me emrin Ilmi Lufaj.

Në lidhje me këtë rast, i arrestuari i katërt është Gazmend Sylaj, 29 vjeç, nga fshati Grabanicë i komunës së Klinës, i cili kërkohet edhe nga Interpoli.


Bazuar në faqen zyrtare të Interpolit, Gazmend Sylaj kërkohet për arratisje dhe terrorizëm, duke publikuar edhe fotografinë e tij.

Burime të sigurta të Expressit nga policia tregojnë se mbi këta persona rëndon vepra penale e krimit të organizuar.

“Në këtë hetim, është i përfshirë edhe EULEX-i”, sqaron ky zyrtar për Express, duke mos dhënë më shumë informacione për shkak se biznesmeni vazhdon të mbahet peng në vend të paidentifikuar.

“Rrezikohet jeta e personit nëse japim më shumë informacione, por mund t’ju themi se në këtë rast besohet se janë të përfshirë edhe të tjerë”, thotë zyrtari për Express.

Zyrtarë të EULEX’it nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje, duke thënë se nuk kanë çfarë të thonë, në të kundërtën, do të njoftonin.

Por kidnapimi i biznesmenit të njohur ka ndodhur disa javë më parë dhe deri më tash nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, nuk pranon të japë asnjë informacion në lidhje me këtë çështje, qoftë edhe për arrestimet që kanë ndodhur në Deçan.

“Ne si zyrë, nuk kemi marrë asgjë zyrtare në lidhje me këtë çështje që ju po pyesni”, u shpreh Sadriu për Express.

Në lidhje me arrestimin e këtyre katër personave, kanë reaguar edhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan.

Sipas tyre, të arrestuarit e dy ditëve te fundit në Deçan, janë luftëtarët më të denjë, më të devotshëm dhe pjesëtarë elitë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Dukagjin.

“Defilimi në qendër të qytetit, lëvizjet e policëve të maskuar, me armë, në gjendje gatishmërie, pikërisht në rrugën e Gjimnazit, në momentin kur nxënësit përfundonin ndërrimin e pasdites, ishin skenat më shokuese për qytetarët”, thuhet në këtë reagim.

express
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by rock_boy18 »

qka qon pesh bre ky biznismen per me postu ktu nforum historin e tij ???
mos e bo allahile si forumi ecmekohen.net (N)
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by V | a G r a »

kaniher ja fut kot rock_boy ...

zbesoj qe e logjikon ...

a pe sheh qe ne kindapim osht i perfshim 1 pjestar i policis t' kosoves e plot tjer + te kerkum prej interpolit + kta te gjith kan qen pjestar t' uqk-s ktu ka diqka dhe per qdo njanin qe e ndin veten te kti vendi duhet me e brengos ky rast sepse sosht rast i zakonshum ...

dikush po thot kqyri ferkemt e arushes ik rock_boy | ti po thu jo more qfart mos e bo te madhe ... mo se zbon ashtu ky osht informacion dhe un sjam as kah shtoj as kah hjeki prej burimit t' lajmit e servova per shkaqe te informimit për qka edhe osht e hapun rubrika ...

Mir u Lexofshum ...
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by rock_boy18 »

krejt n'rregull !
ama kur poston si rasti i ksaj rubrikees ka plot lajme tjera e jo ksin ti posto diqka interesant se sa per qisi lajme e blejm gazeten aty e gjejm plus kqyre qka kan thon nkit tem krejt tu bo hajgare (N) ...
sidoqoft !
User avatar
Che !!!
Moderator
Posts: 5109
Joined: Tue Aug 02, 2005 10:43 pm
Location: West Of Somewher

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by Che !!! »

haj more rocka botha jote u bo me msu dikon
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by V | a G r a »

rock_boy18 wrote:krejt n'rregull !
ama kur poston si rasti i ksaj rubrikees ka plot lajme tjera e jo ksin ti posto diqka interesant se sa per qisi lajme e blejm gazeten aty e gjejm plus kqyre qka kan thon nkit tem krejt tu bo hajgare (N) ...
sidoqoft !
Mediumi kryesor i kti shekulli osht vet botavirtuale ...

Mbetesh i pershendetun ...
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by Adagio »

rock_boy18 wrote:krejt n'rregull !
ama kur poston si rasti i ksaj rubrikees ka plot lajme tjera e jo ksin ti posto diqka interesant se sa per qisi lajme e blejm gazeten aty e gjejm plus kqyre qka kan thon nkit tem krejt tu bo hajgare (N) ...
sidoqoft !


qka nese dikush sdon me ble gazet.....edhe plot lajme na i ngojm ne tv...edhe tnjejtat i ki ne gazet...tash qa dmth kjo..: mos koka palidhje edhe kjo sipas teje??...ka njerz qe shfrytzojn internetin ma shum per info..se gazeten..kshtu qe mos paragjyko palidhje...kjo teme qe e ka hap viagra shum interesante osht edhe e pershtatshme per kit rubrik.Qe t'doket ty palidhje mos e lexo..shum thjesht.
User avatar
rock_boy18
Posts: 5437
Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
Location: n'Mitrovicë

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by rock_boy18 »

ani de ka shum website tjera qe ta zevendsojn gazeten nese s'don mi qu palidhje 20 cent :P
o kaltro me ja nis me kqyr sa njeri kidnapohet aiiii ...
User avatar
Adagio
Posts: 719
Joined: Wed Feb 03, 2010 11:59 pm

Re: Kindapohet Një Biznismen Kosovar

Post by Adagio »

ani de ktu osht rubrika e lir qdo antar mundet qfardo lajmi me postu...
Post Reply