Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
Moderators: Beka Floyd, bg82, username
- rock_boy18
- Posts: 5437
- Joined: Sun Mar 04, 2007 12:24 pm
- Location: n'Mitrovicë
Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
Kur lexuan testamentin e së ëmës së vdekur, me siguri duhet të kenë menduar se bëhej fjalë për një shaka.
Një milionere australiane nga Adelaide, Valmai Roche, e ndarë nga jeta në vitin 2009 në moshën 81-vjeçare, ka dashur të japë një leksion të bukur për vajzat e saj.
Gruaja që zotëronte një pasuri prej më shumë se 3 milionë eurosh, ka dashur t’i lërë Deborah Hamiltonit, Fiona Roches e Shauna Roches një trashëgimi vërtet simbolike: 30 monedha argjenti me vlerë të ulët, “po aq monedha të lara me gjak sa iu paguan Judës”, ka saktësuar ajo në testament.
Praktikisht, ne nje ekuivalente të monedhës së sotme evropiane, vajzave të saj u ka rënë secilës si pjesë nga 1 euro. Ndërsa të gjithë pronat dhe pasurinë ia ka dhuruar një shoqate kristiane si “Knights of the Southern Cross”.
Po përse një sjellje e tillë ndaj familjes? Kësaj përgjigjeje i është përgjigjur Valamai në testament, ku shpjegon se i shoqi dhe vajzat, sipas saj, kanë qenë përgjegjëse të vdekjes së të ëmës, Dorothy Maud Haber, e vdekur befasisht në rrethana ende shumë të paqarta.
Por s’mbaron me kaq, sepse milionerja në dëshirat e fundit, flet për dhënien e xhevahireve të saj dhe thotë se do të jenë të të bijave, vetëm nëse do t’u përgjigjen me korrektesi pyetjeve ne lidhje me ditarin e saj të shkruar mes vitit 1974 dhe 1981. Domethënë një histori vërtet e pabesueshme, pikërisht me protagoniste nënën që si rrallë herë ka dashur t’i bëjë një “shaka therëse” të paharrueshme pjesës tjetër të familjes.bëjë një “shaka therëse” të paharrueshme pjesës tjetër të familjes./top./
hahahah qfar seni a . hallall i qoft ...
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
jom nxi tu kesh me qit sen
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
ka lloj lloj evladi
- 6POUNDER
- Posts: 5966
- Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
- Location: Prizren, the Greater Albania
- Contact:
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
edhe kjo koka si nona e njones po get
po ski faj username, kur t'del evladi fare qka ki mi bo
po ski faj username, kur t'del evladi fare qka ki mi bo
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
shum kuriozitet bre.. diqem pi kuriozitetit.
- Jim morrison Junior
- Posts: 71
- Joined: Thu Jul 10, 2008 3:06 am
- Location: UNKNOWN
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
...tum kish lon mu veq 1 E :O e kisha myt nven
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
shume me vend, nese ato jon t'afta edhe bija te nji milioneres,pse edhe ato mos me pas qat kapital kur bazen e kan pase te forte, k'shtu qe krejt belesh s'ka.
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
Inspiruar nga serialet latino-amerikane!
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
qysh e kishe ringjall edhe e kishe myt apet a? spo diJim morrison Junior wrote:...tum kish lon mu veq 1 E :O e kisha myt nven
Re: Milionerja u lë vajzave nga 1 euro
po ashiqare i ka pas tposhtra qikat edhe per inat krejt pasurin ja ka fal shoqates kristiane..