Page 2 of 2

Posted: Fri Apr 28, 2006 7:09 pm
by mitrocity_girl
qenpo wrote:Kush e qon gjakun ne zemer dhe kush e largon gjakun pi zemres ?


Nuk di a te kom kuptu..po qe ni spjegim te shkurt:

Sistemi i qarkullimit ndahet ne disa pjes: Pjesen Pleurale( musknit dhe zemra) dhe ne qarkullimin systemik aty ku eshte qarklullimi i tjerve organe. Gjaku del nga zemra ne onen e majt, dhe transportohet te organet ndaj arteret, arteiolet,kapileret. Ne artere eshet shtypja, dhe arteret jon me te mdhajat. Arteriolet e kan resistensen dhe munden me kontrollu shtypjen ne artere, dmth munden me kontrollu sa gjak transportohet te organet. Ne kapilere ndrohen gazet O2 dhe CO2 plus substanse nmes qelizave dhe damrave(qarkullimit).

Qarkullimi qe e afron gjakun te zemra dhe e largon prej organeve behet prej venuolave dhe veneve. Venuolet e kan funkcionin ngjajshem me kapileret kurse venet e kan njejt si arterat. Venet i kan do pjes qe nuk e lejojn gjakun mu kthy mbrapa. Mos tishin kto gjaku nuk kish qarkullu perpara, nalt masi gravicijoni i botes i kish terhjek posht. Muskujkt dhe ventilacijoni ne mushkni i ndihmon qrkullimit ne vena per mer me shku perpara.

Gjaku prej organeve hin ne anen e djatht ne zemer dhe tani qarkullon ne mushkni aty ku mbushet me oxygjen dhe e qet CO2. Tani kthehet prap ne zemer ne onen e majt, ku edhe del prej ktuhit.

Posted: Sat Apr 29, 2006 1:04 pm
by qenpo
mire e ki !;)

Posted: Sat Apr 29, 2006 1:23 pm
by mirqe_rock
venat dhe arteriet

Posted: Mon May 08, 2006 7:44 pm
by Dënalisa Insane
Hmm ksi diqka po du me dit! Ne shum rraste shumica po thojn qe so e vertet Theorija e darwninit apo lamarkit! Pse?

Edhe masi kjo nuk o e vertet cilla pas Jush o e vertet pra??
Kalxoni pra qysh jemi kriju ne "NJERZ"! :)

Posted: Mon May 08, 2006 10:30 pm
by Android
alice..m'fal qe po ta humbi rendin, nashta nuk prekesh :|

deshta me bo ni pytje flesh.. a munet mu inicu parentogjeneza (shumimi i virgjer) edhe tek lepujt??

sorry edhe njiher alice..

------> (?)

Posted: Tue May 09, 2006 12:37 am
by mitrocity_girl
@android a mun me qit pytjen ne anglisht, ma let per mu me kuptu..flm

@Alice do te kthehna me ni spejgim ma te gjat kur kom kohe, po per tash po thom vetem qe dyjat teorija kan shum deshtime shkencorore(nese doni kit spjegim). E shkenca e vereton Kur'anin, pra qata nuk besojm na ne kit teori. Shkenca eshte argument per Islamin.

Posted: Tue May 09, 2006 8:54 am
by Al-Shama
mitrocity_girl wrote:@android a mun me qit pytjen ne anglisht, ma let per mu me kuptu..flm

@Alice do te kthehna me ni spejgim ma te gjat kur kom kohe, po per tash po thom vetem qe dyjat teorija kan shum deshtime shkencorore(nese doni kit spjegim). E shkenca e vereton Kur'anin, pra qata nuk besojm na ne kit teori. Shkenca eshte argument per Islamin.


Pikerisht kjo ...
e ne Kur'an shume hollesisht tregohet si gruja mbetet shtatzane e shume hollesisht tregohet qysh fryti ne bark si formohet e cka i formohet e para ne fakt asht truni qe formohet e para e tutje ...


kerkoj fajle se tash nuk kam edhe aq kohe me citu ajete Kur'anore mbi zhvillimin e femijut ne barkun e nenes ...


perndryshe ndoshta e dini se planeti i 10 asht "zbulu" e ma mire me than vertetu e ndersa na muslimanet e pesim 11 -shin :) .


e po du me than qe kur kan shkrujte keto sende ne Kur'an atehere nuk ka pas gjana ekektronike ...





kalofshit mire :)

Al-Shama

Posted: Tue May 09, 2006 3:27 pm
by Dënalisa Insane
Android wrote:alice..m'fal qe po ta humbi rendin, nashta nuk prekesh :|

deshta me bo ni pytje flesh.. a munet mu inicu parentogjeneza (shumimi i virgjer) edhe tek lepujt??

sorry edhe njiher alice..

------> (?)

Ska problem bre! 8) ;)

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Sat Oct 20, 2007 12:46 am
by VenoM
ajt more sa rrina,najkush e ka trunin n'kontakt..

pej qkafit perbahet neuroni ?,edhe sa neurone i kena,qa deshta me thon o..A ka kush ide qysh i kan numru ton ato neurone?

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Sat Oct 20, 2007 10:25 am
by Pandemonis
VenoM wrote:ajt more sa rrina,najkush e ka trunin n'kontakt..

pej qkafit perbahet neuroni ?,edhe sa neurone i kena,qa deshta me thon o..A ka kush ide qysh i kan numru ton ato neurone?
a ki provim me bacin a? :lol:

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Mon Nov 10, 2008 10:43 pm
by elona

Krijimi i qelizave të reja përfshinë dy procese:
Ndarjen e bërthamës (kariokineza)
Ndarjen e citoplazmës (citokineza)

Këto dy procese zakonisht janë të sinkronizuara dhe ngushtë të lidhura me kohën. Pas ndarjes së përfunduar të bërthamës vijon ndarja e citoplazmës. Në atë mënyrë dy qelizat e rikrijuara fitojnë nga një bërthamë.
Dallojmë dy tipa themelorë të ndarjes së bërthamës: mitoza dhe mejoza si dhe nganjëherë paraqitet edhe amitoza tek organizmat njëqelizor
Fjala mitozë përdore sis sinonim për ndarjen qelizore, megjithatë shënon vetëm ndarjen e bërthamës. Mitoza kryesisht kryhet në qelizat trupore (somatike). Emri i saj rrjedha nga fjala greke mitos – fije, meqë në këtë ndarje qartë është e dukshme struktura fibrilare e kromozomeve. Kuptimi biologjik i mitozës qëndron në shpërndarjen e barabartë të materialit trashëgues, i cili përmbahet në kromozomet e dy bërthamave të rikrijuara.
Mitoza mund të llogaritet si faza përfundimtare e ndarjes së kromozomeve të replikuara e të dukshme nën mikroskop.
Mitoza paraqet procesin dinamik dhe të pandërprerë me kohëzgjatje të shkurtër. Megjithatë, për shkak të sqarimit më të lehtë të ndryshimeve, është e ndaarë në fazat : profazë, metafazë, anafazë dhe telofazë.
Mejoza ( nga greqishtja mejon = më pak) ose ndarja reduksionale, është e kufizuar vetëm te lloji i caktuar i qelizave, ndërsa kryhet gjatë sporogjenezës (te bimët) dhe gametogjenezës (tek shtazët dhe njeriu), me që rast ndihmon krijimn e sporeve respektivisht qelizave seksuale. Si rezultat i mejozës nga një bërthamë diploide (2n) krijohen katër bërthama haploide (n), gjenetikisht të ndryshme.
Rëndësia biologjike e mejozës nuk qëndron vetëm në zvogëlimin e numrit të kromozomeve në gjysëm, por edhe në shkëmbimin e materialit gjenetik ndërmjet kromozomeve të të dy prindëve, që ka për pasojë krijimin e individëve të rinj me cilësi traëguesë të ndryshme.
Mejoza ashtu si edhe mitoza është ndarje e gjatë dhe e vazhdueshmë më e ndërlikuar. Vetë procesi i mejozës përfshinë dy ndarje të shënuara si mejoza 1 dhe mejoza 2 gjatë të cilave vetëm njëherë replikohet ADN-i, respektivisht janë të shoqëruar më një dyfishim struktural të kromozomeve në interfazën paramejotike.
Secila nga dy ndarjet mejotike karakterizohet me fazat e veta, të cilat janë të njëjta si te mitoza vetëm se shënohen me indeks 1 fazat e ndarjes së parë dhe me indeks 2 fazat e ndarjes së dytë.
Filimi i ndarjes së parë (mejoza 1) e cila në realitet është ndarje e vërtetë redaksionale, është e quajtur profaza 1( fig1.11). Kjo fazë është mjaftë e gjatë dhe e ndërlikuar, meqë zhvillohen procese mjaftë të ndërlikuar të cilat mund të vërehenë edhe me mikroskop ndriçues. Ndryshimet që zhvillohen në mënyrë sukcesive gjatë kësaj faze janë të definuara në disa stade edhe atë: leptotenin, zigotenin, pahitenin, diplotenin dhe diakineza.

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Mon Nov 10, 2008 10:45 pm
by elona
Ndarja e bërthamëzës te organizmat një qelizorë si dhe te ato shumëqelizor, si zakonisht është e shoqëruar me ndarjen e citoplazmës, me të cilën do të fitohen dy qeliza të reja. Ajo fillon në fund të anafazës ose në fillim të telofazës.
Te qelizat shtazore ajo kryhet më ngushtimin e membranës qelizore në të dyja anët e kundërta të qelizës dhe në fund të ndarjes pjesët e thelluara plotësisht bashkëngjiten dhe krijojnë përvazë nga membrana citoplazmatike ndërmjet dy qelizave të rikrijuara. (fig1.9)
Te qeliza bimore, meqë kanë paret qelizor, citokineza kryhet në mënyrë tjetër. (Fig 1.10) Në fazat përfundimtare të ndarjes së bërthamës, me pjesëmarrjen e boshtit të ndarjes krijohet një strukturë në formë fuqie, e cila është e dukshme edhe me mikroskop ndriçues e quajtur fregmoplast. Nga elementet e retikulimit endoplazmatik dhe vezikulave të sistemit të Golxhit në rafshin ekuatorial të fragmoplastit gradualisht krijohet një përvazë e quajtur pllaka qelizore e cila citoplazmën primare e ndanë në dy pjesë. Krijimi i kësaj parvaze pllakose fillon nga mesi dhe gradualisht zgjerohet drejt paretit qelizore të qelizës amë. Meqë nga pllaka qelizore më së pari krijohet lamela e mesme, në fillim qelizat e reja janë të veçuara me lamelën e mesme. Më vonë secila citoplazmë e qelizave të reja e ndërton paretin e vetë qelizor primarë. Në këtë mënyrë në citokinezë elementet e citoplazmës përfundimisht veçohen në dy qeliza të rikrijuara.

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Mon Nov 10, 2008 10:47 pm
by MaNgupja_nR1
Martesa me gjakun e njejt edhe pasardhsi qe del me tmeta?
Qe munet dikush ma hollsisht me spjegu se kshtu thjesht pe di...

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Tue Nov 11, 2008 6:57 am
by David Gilmour
kjo zgjedhet me formulen 1/n n=koeficienti i afersise, sa me i madh te jete koeficienti aq me i vogel mund te jene te metat e femijes

Re: Biologji:Pyetje/Pergjigje

Posted: Tue Nov 18, 2008 9:32 pm
by Zana E Malit
ca mendoni, a ka efekte ansore konsumimi i bimeve transgjenike.?!