Kritikë
Posted: Wed Sep 09, 2009 7:40 am
I Humburi – Fatos Kongoli
… një mëngjes, ndryshe nga të tjerët, një tentativë e fundit për t’shpëtuar nga ai qytet, nga ajo jetë që e kishte përplasur gjithmonë me fatin e pa fat, një mëngjes, që nis me një guxim për ndryshime, por që si herë të tjera përfundon në të njëjtën mënyrë, duke e rikthyer në rutinen e mërzitshme …
Kështu nisin rreshtat e parë të romanit “I Humburi” të Fatos Kongolit, që u shkrua në fillim të 90tave. Një histori që në start na paraqet personazhin tonë, i hipur në një vapor, mes mëdyshjes për ta lënë “qytetëzën” dhe për t’kërkuar një fat të dytë, diku përtej detit, apo rikthimin e tij në po këtë “qytëtëz”, që i mori gjithçka që kishte. Kujtimi për ata njerëz që pa në atë anije, për mikun e tij Dorian-in dhe frika se mos dikush ka vëzhguar këtë histori, e kthejnë Thesar Lumin në apartamentin e tij.
Tregimi vazhdon për një ditë të nesërme, rutina e tij e pijes, përshkrimi i qytetëzës plot pluhur nga fabrika e famshe e çimentos, që dikur ishte dhe pjesë e saj, meditimet, mëdyshjet, ajo fytyrë e mrrolur, për t’kaluar te fraza si kjo:
“ Bota vjen në ekuilibër, arsyetimi kthjellohet. Në shpirt ngadhnjen drejtësia, ndjenja e drejtësisë … pikërisht atëherë mu mbush mendja të shkoja tek varrezat”.
Në varreza takon Xhodën e Marrë.
Në pjesën vijuese të romanit, vazhdon tregimi i kthyer prapa në kohë, 30 vjetë më parë, atëherë kur Thesar Lumi vijonte mësimet në shkollën fillore, përballja me Fagun, Xhodën, dashuria për Vilmën, pasqyrimi i një realiteti të hidhur social, absurd në kuptimin që vepronte pushteti, duke eliminuar “tradhtarët e shtetit”, në të cilin grupim hynte daja i Thesar Lumit, që ishte në arrati, ndodhi kjo që do të vendos më vonë, ecurinë e vet tregimit dhe jetës së personazhit.
Historia vazhdon me udhëtimin në Tiranë, ku vendoset për të jetuar, që të ndjek shkollimin Universitar. Shoqërimi me Ladin, që nisi nga një shoqërim i rastit, për t’kaluar më vonë në shkakun kryesor që çon përpara tregimin dhe ndodhitë. Duke nisur nga rreshtat e parë të këtij romani, për të vazhduar deri te fjalia e fundit, një tjetër përsonazh Sonja dhe afera e saj me Thesar Lumin, zë një nga temat më të rëndësishme dhe që përcakton edhe syzheun e këtij rrëfimi.
“Bota kish humbur ngjyrë. Isha i pafuqishëm të rrezistoja. Do të merrja arratinë, të mbyllesha në ndonjë shpellë”
Kjo qe fjalia nga më rrënqethëset në këtë roman, pasoj e ndikimit të pushtetit, që edhe njëherë tregohet i pamëshirshëm, duke detyruar Thesar Lumin t’i jap fund aferës së tij me Sonian. Rivaliteti i padashur me hetuesin A. P, që i kishte vënë syrin Sonias, prangosja e babait të Ladit, ishin ngjarjet që shkaktuan përplasjen e parë të madhe të personazhit tonë, me realitetin që po bëhej gjithmonë e më pak i mëshirshëm.
Ai detyrohet që të rikthehet në qytetëzën e tij, ku zë punë në fabrikën çimentos e famshme për pluhurin që prodhonte. Miqësia me Dorin, bën që Thesar Lumi, të punësohet në laborator, ku edhe takon Vilmën, dashurinë e tij të fëmijërisë. Historia e nisur në fëmijëri, do të vazhdojë edhe brenda murit të atij laboratori të errët, siç do të vazhdojë edhe përballja e tij me Fagun dhe vetë Xhodan e marrë.
Deri sa rutina e tij vazhdonte, me mëngjeset e mbrëmjet plot alkool, me rreziqet që i kanoseshin nga takimet e fshehta me Vilmën, në shtëpinë e zonjës Lulu, Thesar Lumi merr lajmin, për pushkatimin e babait të Ladit dhe vetëvrasjen e ketij të fundit, lajmin për internimin e Sonias në fshatin K.
Përleshja me Fagun, shoqërimi në komisariat. Vizita e papritur e hetuesit A.P, që i bën një propozim, spinunimin për shpëtimin e Sonias, janë motive të tjera që vazhdojnë rrëfimin.
Si asnjëherë më parë gjatë këtij romani, Thesar Lumi, përfshihet nga nje ndjenjë e rëndë pesimizmi, nga dëshira për t’i dhënë fund jetës së tij në njërën anë dhe mungesa e guximit në anën tjëter, duke prodhuar fraza si kjo :
“ Tek largohesha … ndjeja se arsyeja më bindëse që më bënte të vazhdoja të qëndroja në jetë, ishtë pamundësia për t’u larguar prej saj”
Një pjesën tjetër të tregimit, Lumin e gjejmë në një fermë, duke punuar, pasi më parë pranoi thirrjen që i bëri shteti. Gjatë qëndrimit të tij në fermë, merr lajmin për vdekjen e Vilmës. Arratiset, kthehet në qytetëz, kupton që ajo i kishte marrë jetën vetës, e shtyrë nga dëshprimi dhe vuajtjet nga dhunimi i Fagut.
Përcjellë varrimin nga larg. Persiatjet vazhdojnë të jenë të vetmet shoqëruse të tija në jetë.
Në pjesën e fundit, tregimi rikthehet në vijën e fillimit, duke e vazhduar nismën narrative, ndryshe nga ndodhitë retrospektive. Thesar Lumi, i vetëm i bën një vizitë varrit të Vilmës. Aty takon Xhodan e marrë. Gjithë historia përfundon me një fjali si kjo :
“Por qenka e thënë t’i shtyjmë ditët bashkë. Si mallkim i njëri tjetrit, derisa të mos jemi as unë i humburi, as ti, i çmenduri. As Sytë e Bardhë”
Thesar Lumi, përballë vetvetës te “I Humburi”
Një dashuri fëmijërore për Vilman, për ta sprovuar më vonë Thesar Lumin, tundja dhe marrosja pas Sonjan, janë motivet kryesore që drejtojnë ecurinë e ndodhive në romanin “I Humburi”.
Një qytetëz, ku çdo gjë që bëhet, i takon të gjithve, mbetët strehimi i vetëm për Lumin, edhe atëherë kur për po këtë vend, nuk kishte asgjë më shumë, pos kujtimeve trishtuese.
Persiatje mendimesh, janë pjesë e pandashme e protagonistit në këtë roman. Ndonëse kalon kohë të shumtë, duke hamendësuar për ato që i kishin ndodhur, Thesar Lumi, jo vetëm që nuk arrinë të ndryshoj asgjë nga përditshmëria e tij, por më e keqja, një gjë të tillë nuk e provon fare.
Romani është i mbushur me përshkrimin e ndodhive në detaje, duke zgjedhur disa nga këto, për të qenë vendimtaret në ecurinë e rrëfimit. Historia nis, në tentativën e fundit për të lënë qytetëzën e tij, pamundësinë për këtë dhe rikthimi në apartament. Vazhdon më vitizitën në varrin e Vilmës.
Rrëfimi risjell kujtimet për 30 vjetët e mëparshëm të Thesar Lumit, ecjen në kohë, për të arritur sërish në fund të romanit, në kohën që edhe nisi këtë roman, vizita në varreza.
I Huaji – Albert Kamy
I shkruar në fund të viteve të 30 ta, romani “I Huaji” është një nga veprat më të njohura në letërsinë botërore, madje edhe një ndër më të vlerësuarat, përfshirë këtu edhe një çmim Nobel, që ky autor mori për këtë vepër.
Personazhi kryesor i kësaj vepre Merso, në fillim të këtij romani, kupton lajmin e vdekjes së nënës së tij, të cilën shumë vite më parë e kishte dërguar në një azil pleqësh.
Përzirje emocionesh, një shikim i akullt dhe mendje e tretur, janë disa nga fjalët, me të cilat mund të përshkruhej, qëndrimi i Mersos gjatë varrimit, së nënës së tij.
Duke qëndruar për një natë të tërë në një dhomë, me të moshuar të tjerë dhe pak më tej edhe më trupin e pajetë të nënës, personazhi ynë refuzon ta shoh atë, qoftë për herën e fundit, duke zgjuar kështu komentet e të tjerëve.
I pa interesuar për atë se çfare ndodhte dhe cfarë mund të thuhej për të, Merso në dhomën ku ishte, vazhdon abstrahimin ndaj ndodhive që ecnin, pi cigare, kafe, fle në gjum dhe nuk e fletë asnjë fjalë të vetme, qoftë për t’pyetur për ditët e fundit të nënës së tij, në atë institucion.
Një natë mendimesh, pak kujtime të kthyera në kohë dhe gjithmonë një qëndrim i pakuptimtë, do të kalojë, për të vazhduar ditën e nesërme, në ceremoninë mortore.
Duke vazhduar me sjelljen e tij të nje nateje të mëparshme, Merso përcjellë nënën e tij për në banesën e fundit, një veprim ky, i shtyrë nga një domosdo e rastit sesa ndonjë emocion ekzistues brenda unit të tij. Derisa të tjerët, rrugës për te varri dhe gjatë ceremonisë, vazhdonin të sillnin kujtime për të ndjerën, duke tentuar shumë herë t’ia thoshin edhe vetë Mersos, ky i fundit, i pandarë nga ajo indiferencë dhe shikim i akulltë, të vetmin problem dhe përkushtim, kishte evitimin e diellit, i cili atë ditë siduket rrezatonte edhe më, rrezatim ky që do të bëhet vendimtarë, në ecurinë e historisë së Mersos.
I shtendosur për një obligim që kreu dhe me ndjenja të përziera për jetën e tij se çfarë kahje do të merrte, Merso rikthehet në apartamentin e tij. Kalojnë disa orë vetmie, për të vazhduar njohja e tij me Marian dhe vizita që i bëjnë kinemasë. Në këtë pjesë të historisë, kemi një tjetër motiv letrar, për të shtuar akoma më shumë, përshtypjen tonë, për një karakter të çuditshëm, ai i Mersos.
Miqësia me Rajmondin, fqiun e tij, është një tjetër përbërës narracioni. Madje për të çuar syzheun deri në kulminacion dhe personazhin në kryerjen e aktit vrasës, kjo miqësi dhe ftesa që bën fqiu, për pushime në plazh, merren si motivet kryesore.
Mjaftojnë tri përballje me ngacmuesit “arabë”, për ta çuar deri në fund krimin e pa menduar dhe të bërë me gjakëftohtësi. Rajmondi, i kishte dërguar Merson dhe Marian, te shtëpia e Masonit. Ky i fundit nga një konflikt i parë me arabët në plazhë, pëson lëndim, duke marrë plagë nga një thikë e drejtuar nga arapi. Konflikti i dytë, përpos Rajmondit, Masonit përfshinë edhe Merson, i cili dy të parëve u merr revolën, për të shpëtuar nga një tragjeti më e madhe, tragjedi për të cilen vet ky bartë barrën e kryerjes dhe përballjes.
Konflikti i tretë me arabët, nuk merr shumë kohë, për ta çuar merson në kryerjen e krimit. Më shumë se një e qëlluar dëgjohet.
Më shumë se kurrë atë ditë Mersoja, e kishte humbur mendjen dhe më shumë se kurrë atë ditë rrëzonte dielli, për të rënë mbi kokën e tij dhe për t’u quajtur më vonë, motiv kryesor në kryerjen e krimit.
I ndarë në dy pjesë, romani vazhdon në etapën e dytë të zvillimit të ngjarjeve, pas kryerjes së krimit. Më shumë se çdo veprim i mundshëm dhe justifikim për vrasje, hetuesit të cilëve u dorëzohet Mersoja, u bën përshtypje dhe nuk arrijnë të kuptojnë, motivin që vet personazhi ynë jep, si shkaku kryesor që e kishte çuar atë drejt vrasjes së arabit. Eshtë dielli, faktor kryesor për krimin e bërë, është dielli ai që ka shtyrë çdo veprim të pamenduar të Mersos dhe është dielli ai që dikur e kishte penguar në të njejtën mënyrë si tani, në varrimin e nënës së tij.
Pjesa e dytë e romanit e tëra zhvillohet mbi jetën ne burg të Mersos dhe pritjen e gjykimin përfundimtar të tij. Biseda monotone me avokatin, gjykatësin dhe meditime të pafundme pa një shpjegim të vetëm, janë pjesë që mbushin shumë rreshta të tregimit në fjalë.
Vizitat e Marias në çeli, i dhanë një kuptim tjetër për dashurinë e menduar. Derisa më herët atë e shihte si kalimtare në jetën e tij që doemos do përfundonte në një drejtim të kundërt me të, tashmë e mendonte një martesë, një bashkim për shumë kohë, mjafton që të dilte nga ai burg.
Edhe në burg Mersoja, vazhdon të rrëfej motivin e njëjtë, që e shtyu atë të kryente vrasjen. Dielli, i shpjeguar në disa forma për ndikimin që kishte te personazhi ynë, dielli fajësohej nga ai, për gjendjen e tanishme. Më vonë sqaron vetë merso se dikur rrezatimet e diellit shkaktonin nervozizëm dhe një gjendje konfuze te ai, ndërkohë tani, prapa grilave, ai e mendonte atë me një përshtypje tjetër, shumë pozitive, ndoshta pse nuk e shihte, ndoshta pse i mungonte.
Gjykimi i tij, zhvillohet më tepër i bazuar në formësimin si karakter, ftohja që ai kishte në raport me nënën e tij dhe veçmas sjelljet e pakuptimta gjatë varrimit.
Pengesa e vënë nga dielli që ia bllokoi mendjen dhe vrasja e një njeriu, nuk mjaftoi që të bind trupin gjykues për një pafajësi dhe lirim të Mersos. Për më tepër, ky motiv aqë domethënës dhe vendimtar për të, dukej absurd përballë drejtësisë.
Mersoja do të ketë një fund tragjik, duke u dënuar me vdekje.
Merso në retrospektivë
Stili meditativ, sqarues por jo edhe shpjegues, ne romani “I Huaji” është i pranishëm nga rreshtat e parë, deri në krye të këtij tregimi. Kamy, arrinë që në mënyrë të përsosur, të vendos ngjarjet njëra pas tjetrës, të nxisë motivet e shumta për të ngjallur kurreshtje te lexuesit. Në një linjë tjetër zhvillimi i historisë është edhe prania e mistereve, brendapërbrenda personazhit kryesor dhe në raport me të tjerët. Dielli si një nga motivet, me të cilat është elaboruar historia, që në fillim, për ta drejtuar në një fund tragjik, është një nga elementet kryesore të këtij romani.
Ngjarja bëhet akoma më interesante, kur në vend të arsyetimeve që do duhej t’i bënte personazhi, mbi veprimet e tija, atë në faktë e shoqëron një heshtje, një indiferencë dhe injorim ndaj rrethit dhe për rrethin. E veçanta e kësaj vepreje, është edhe stili i të shkruarit, përveç zgjedhjes së temës dhe motiveve. E shkruar në trajtë rrëfimi, në të shumtën e kohës në vetën e parë, romanin “I Huaji” e përshkron një stil i lartë artistik, nga njëra anë dhe i thjeshtë në teknikën narrative, nga ana tjetër.
Të veçantat dhe të përbashkëtat
I Huaji // I Humburi Albert Kamy // Fatos Kongoli
Ballafaqimi i këtyre dy veprave njëra përballë tjetrës, për të nxjerrë të veçantat dhe të përbashkëtat, është një punë jo pak e lehtë, duke pas konsideratë vlerën artistike të dy romaneve, njëra e shpërblyer me çmim Nobel dhe tjetra nga më të vlerësuarat në Letërsinë Shqipare.
Megjithatë, për atë që është përballur me të dy tekstet, është i pashmangshëm mendimi për prezencën e disa motiveve të përbashkëta, duke nisur nga karakteri dhe personaliteti i personazheve kryesor, tragjikja e pashmangshme, rrëfimi i drejtuar pothuajse i tëri në linjën meditative, në vetën e parë, duke i lënë hapësirë vet personazheve që të vendosin ecurin e historisë.
Në asnjë rresht të dy tregimeve, nuk hasim një gjendje lumturie të plotë, qoftë për një kohë të shkurtër të personazheve, duke i dhënë rrëfimit, ngjyra zymtësie, duke arsyëtuar fatin tragjik, si diçka që nuk mund të evitohet. Kjo veçmas është e pranishme te romani “I Humburi”.
Elementi i qujtur “Diell”, është i pranishëm që në fillim te romanit “I Huaji”. Pjesëmarrja në varrimin e nënës së tij për Merson, ishte një ankth i vërtetë.
Dielli vazhdonte rrëzatimin, për t’i ngjallur atij një seri emocionesh, që nuk arrinin të gjenin një përshkrim apo arsyetim të vetëm, madje as nga vet personazhi.
Dielli që në shumë histori tregimesh, përdoret si motiv pozitiv, në rastin e Mersos ngjallte mendime që shpreheshin me fraza si :
“po ai vezullim i kuq”, “shkëlqimi i diellit qe i padurueshëm”, “dielli dukej pa jetë dhe kapitës” ,
dhe që në të vërtetë merret si motiv shtytës për kryerjen e krimit.
Ky diell, që i bie në kokë Mersos pamëshirshëm gjatë gjithë historisë në këtë roman, në fund të tregimit na del me një tjetër kuptim. Madje armiqësia e nisur shumë kohë më parë me diellin dhe vetë jetën, në fund të tregimit Mersos i duket ndryshe. Ai na jep një tjetër anë të tij, që deri në fund nuk ishte zbuluar, shpresa dhe mendimi për të bukurën në jetë. Këto Merso i konkretizon, duke thënë se diellim mund edhe të mos ishte aq armiqësor sa e shihja, mund edhe t’i kisha kontrolluar emocionet që ngjallte rrezatimi i tij dhe mbi të gjitha, jeta mund të ishte më e këndshme ...
Në romanin “I Humburi”, ndër motivet e para që shfaqet në tregim, është pluhuri që ka mbuluar prej vitesh qytetëzën, duke i dhënë po ky pluhur një drejtim jetës në të dhe veçmas vet Thesar Lumit. Fabrika e famshme e çimentos ishte shkaktar i ketij pluhuri dhe pluhuri shkaktar i shumë mendimeve të errëta që bluante në kokë Lumi.
Pasioni për Vilmën dhe më pas obsesioni për Sonian, janë dy elemente të tjera që i japin kuptim këtij romani.
Ndryshe nga romani “I Huaji”, dashuria e personazhit kryesor, në këtë rast Thesar Lumit, ndaj dy dashurive jetësore është më e zjarrtë nga ajo e Mersos me Marian. Ky dallim zbehet, në rreshtat pasues, ku asnjeri nga të dy, nuk bënë asgjë për t’i jetësuar edhe më këto dashuri.
Merso përballet me ditën e pushkatimit, kur edhe e mendon një martesë të mundshme me Marian.
Thesar Lumit, do t’i duhet vetvrasja e Vilmës, për ta kuptuar që ajo mund edhe ta kishte bërë të lumtur.
Asnjë nga veprimet kulminante për jetën e personazheve në të dyja romanet, nuk ndodhë i planifikuar që herët. Madje as krimi i Mersos dhe as persiatjet e Thesar Lumit. Pavendosshmëria për ta drejtuar jetën e tyre, pesimizmi në çdo gjë që shohin, pija si mjeti i vetëm ngushëllimi, pësimet nga mosangazhimi i tyre, ndikimi i pushtetit, rrethit, janë elementë të tjerë përbërës të këtyre dy romaneve.
Thesar Lumit nuk i mjaftoi propozimi i hetuesit A.P. për të shpëtuar nga mjerimi Sonjën, e internuar në fshatin K. Duke na dhënë edhe një tjetër moment dobësie, ai largohet nga Lidhja e Shkrimtarëve pa e takuar hetuesin dhe duke i lënë kështu ndodhitë në mëshirë të pa mëshirtë.
Merso nga ana tjetër, duke mohuar të sqaroj në detaje krimin e kryer dhe motivet për të, i lë në dorë të tjerëve të vendosin për hipotezime, duke e marrë më vonë dënimin maksimal për këtë krim.
Merso dhe Thesar Lumi, nisin tregimin e tyre, në të njëjtin vend, në varreza. Njëri për të përcjellë nënën e tij dhe tjetri per të rikujtuar një dashuri që kurrë se jetoi.
Për dallim nga fundi tragjik i Mersos, Thesar Lumi mbetët i gjallë, por i shkatërruar.
Të parin mendimet për jetën se ka mund të ishte më e mire dhe se dielli do të mund të ishte në anën e tij, në vend të armikut që e kishte shndërruar, e drejtojnë në fund të historisë.
Për të dytin fraza si : “t’i shtyejmë ditët bashkë… derisa t’mos jemi as unë, i humburi, as ti, i çmenduri. As Sytë e bardhë”, paraqet një gjendje të thyer emocionale. Ai dikur, nuk kishte forcë të zgjedhte Sonian apo Vilmën për të shtyrë jetën e tij dhe tani i lënë në harresë të vetvetës, vendos vetën e tij në një linjë, me Xhodën e marrë dhe me hetuesin e pamëshirshëm A.P.
Në romanin “I Huaji”, Albert Kamy, arrinë në mënyrë të përsosur të lidhë ecurinë e ngjarjeve dhe shpjegimin e karakterit të tij, Mersos. Ai ndonëse shpalosi në rreshta historinë e tij, Merso mbeti i “Huaj”, për lexuesin dhe për vetë autorin.
Thesar Lumin, derisa në periudha të ndryshme të tregimit, Fatos Kongoli e vendos në mesin e shumë njerëzve, me të cilët ai do të mund ta vazhdonte jetën e tij, nuk arriti ta largoj nga ajo vetmi e thellë që kishte. Ai edhe pas gjithë atij tregimi, mbeti “i humbur” brendapërbrenda vetës së tij dhe për rrethin e lexuesin në rend të dytë.