Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Probleme, diskutime rreth shoqerise shqiptare. (dhe te huaj)

Nen-Forum: Politike, Teologji.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
Mondvalsen Junior
Posts: 987
Joined: Sat Jan 17, 2009 11:43 pm
Location: Anfield Road

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Mondvalsen Junior »

sa kam lexu une per veshjet e hasit edhe per veshjet kombetare ne pergjithesi, une e die qe per tjeter sen e vnojne drrasen grate e hasit e jo per me bajt ujin prej kronit e per me majten thmijen ma mire.

Une e die, qysh kam lexu, qe ne kohen e turqise, turqit kur kane pa gra shqiptare shtatezana i kane perdhunu edhe i kane vra, edhe per mos em ndosh kjo ato e kane vnu drrasen qe mos me u diktu qe jane shtatezane, e kani pa osht si trekondsh diqysh, edhe sun e dikton qe osht shtatezan se ajo ja qet hem bothen e madhe hem barkun.

Uen e die qe per qet sen osht met kjo drrasa. Bile mdoket edhe ne RTK o kane ni emision edhe ata kane pas thane qeshtu sikur une per qet pune osht drrasa. Mdoket Paradox qe o kane em Berat Miftarin, o shtjellu qekjo teme.
User avatar
starshey
Posts: 467
Joined: Tue Jan 02, 2007 6:05 pm
Contact:

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by starshey »

bg82 wrote:
Autentike wrote:
John Lennon wrote:autentike,po tpergjigjna veq per pytjen e pare..
me aq sa jom interesu,edhe me ate qfar kam marr,jon dy thenie tndryshme pse e kan at derrasen..
e para,eshte se Hasi si krahine eshte shum e thate,dmth pa uj..e krue,ka pas ne largesi te medha..dmth jon kon te detyrum me bajt ujin prej larg per me e pru neper shpija te veta..e grate jon kon ato qe kan shku e i kan mush bidonat me uj..e me i pas ma leht me i bajt,i kan vendos ne ato derrasa...

varianti i dyt qe e kum marr,ka qen perseri ne lidhje me bartje,por mka thon ni profesor qe me e bart djepin..se nuk ka pas kush me i kqyr femijet e vegjel,e i kan marr me veti kah kan shku..

prap e para eshte ma e kapshme,edhe ma reale besoj..
besoj qe tkum ndihmu sado pak..
flm shume...
kto info po me duhen per nje detyre qe do tjav dho nxenesve suedez..do te ken per detyr ta dizajnojn nje veshje kombtare...dhe deshta ti insprioj pak me veshje tona dhe veshje nga vendet tjera si Afika, Japonia, latin amerika etj etj..

flm shume...take care :wink:
po veq kjo nuk e di a mundet kjo mu qujt veshje kombetare...
po e citoj jaque fresco-n
"kush je ti mo vendos qka bon e qka nuk bon" :mrgreen:
mendim jem, tveshin more qka dojn, mos osht to i vesh mo najkush a? per mi vesh duhesh mi pas ja 4000evro ne xhep!!! :o katastrof te shtrejta!
Autentike
Posts: 271
Joined: Fri Oct 26, 2007 11:08 pm

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Autentike »

Mondvalsen Junior shume interesant kjo teoria jote...po dufka me cek edhe kete send mbasi qe kurr nuk i dihet saaksisht qysh tek...

perndryshe veshjet kombtare thuja ne gjdo shtet dallojn prej krahinave ...nuk ka shtet ku krejt populli jan vesh njejt...dmth ashtu si na ekzistojn disa lloje te ndryshme...
User avatar
Al-Shama
Posts: 3436
Joined: Mon Mar 01, 2004 9:53 pm
Location: n'shpi!

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Al-Shama »

Autentike wrote:]

1. Kjo eshte veshja e Hasit(Prizren), a e din kush pse duket kjo veshje keshtu...dmth pse vendosen drrasat ashtu anash??? a ka ndonje funksion te vecant apo pse?

tu pas parasyshe qe edhe grate kane punu pune fizike te randa kur kane pase ngarkesa p.sh. kova me uje ajo "mbajtsja" e koves asht vendos se ajo drrasa anash.
2. plisi, a eshte perdor ne fillim si mbrojtje kuder diellit te forte?
nuk e di veq inshaAllah e pys burrin masi e ka afer hasin

nese dini dicka tjeter interesant rreth veshjeve kombtare plzz postoni...[/quote]

asht interesat qe n'pergjithesi grate i lyjne floket me te zez (krejt fut) edhe anash ballit ku jane floket i shkullin me rraj edhe n'pergjithesi asht nje prej vendeve me zakonet ma te randat ne KS si per martese si n'pergjithesi.
Muki Vojvoda
Posts: 1049
Joined: Fri Jun 19, 2009 8:06 pm

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Muki Vojvoda »

Sa i perket plisit:

Kapuçi i bardhë që shqiptarët e quajnë plis, qeleshe ose qylah, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si kësulë tradicionale e shqiptarëve. Për plisin ekzistojnë tek ne do gojdhana në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me këtë gjë po sjellim ca shënime të shkurtëra interesante.

Duke bërë kërkime rreth studimit të zejes të qeleshepunuesve (ose plistarëve) ndër zejtarët e Kosovës si dhe tek populli, kemi hasur në ca gojdhana interesante që meritonin të shenohen, kurioze, por jo edhe të pa baza.

Një nga tregimet më intseresante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi i bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët. Duke mos u bazuar në dokumentat historiko-arkeologjike, por vetë në kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve ilire, na del e logjikshme që këto tregime të kenë baza reale. Sepse, fise të ndryshme ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë me blegëtorinë. Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike na bën që t'u besojmë edhe gojdhanave popullore lidhur me plisin. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën - kapuçi. Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluaren njerëzit i bënin vetë në shtëpi. Më vonë shfaqen zejtarë profesionalë. Kështu qëndron puna edhe me punimin ose prodhimin e plisave.

Në popull si dhe ndër zejtarët tanë qeleshepunues të Kosovës dhe jashtë saj ekziston një gojdhanë shumë e vjetër. Ajo thotë se këtë zeje e solli në Gjakovë një plak, që në kohërat e moçme ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet. Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, kapuçat punoheshin nga vetë anëtarët e familjes porsi edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, ndërresat, mintanat, xhokat, japunxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).

Për lashtësinë e këaj zeje, respektivisht të vetë plisit, dëshmon edhe emri i një lloji të tij që shqiptarët e quajnë vorri i Skënderbegut. E dihet mirë se Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Që nga vdekja e këtij vigani, shqiptarët filluan të mbajnë një kapuç të një forme të posaçme, me fundin ose majen e trusur, të thelluar në formë varri. Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë. I përngjet pjesës cilindrike të kapelës moderne (u muar vesh pa rreth) por, siç u tha më sipër, me fund ose maje të gropuar si varr në drejtim nga prapa kah balli. Këtë lloj plisi e mbajnë njerëz pak si më pleqë dhe më seriozë në qytete e fshatra. Sot përdoren fort rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më shpesh i përdorur.

Tipi i plisit i quajtur me maje ka trajtë kupe me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajnë i rrumbullakët. Në të kaluaren këta plisa ishin edhe më të gjatë, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndhshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit ilir të Dalmatëve. Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri ka një relief në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy ilirë mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin tonë të sotëm me maje të theksuar (të shihet Mihovil Abrani?: O predstavam Ilira na antiknim spomenicima. ?asopis za zgotovino in narodopisje, Maribor, let. XXXII, snop. 1-4, 1937:12,15).

Në popull dhe tek zejtarët qeleshepunues kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim se në Dibër dhe rrethinë, në të kaluaren nuk mbaheshin plisat e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës. Mirëpo, rreth vitit 1832 Pashallllëku i Kosovës me në krye Jashar Pashë Xhinollin ra në konflikt me Dibrën duke dashur ta zgjërojë pashallëkun e tij. Me këtë rast u bë një betejë e rreptë. Jashar pashë Xhinolli, bir i Maliq pashë Xhinollit, me prejardhje nga Luma, i theu dhe i mundi dibranët, ose siç thotë populli i shkeli. Që prej kësaj, gjoja, dibranët mbakan plisa të shkelun, d.m.th. të rrafshtë, kurse kosovarët si fitimtarë vazhduan ende të mbanin plisa me maje.

Në lidhje me lashtësinë e plisit , ndër shqiptarët ekziston edhe një gojdhanë tjetër që përcjellet brez pas brezi. Kjo gojdhanë tregon se në Betejën e Kosovës më 1389 moren pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Këta, me këtë rast, mbanin plisa të bardhë po të asaj trajte që mbajnë edhe sot.

Nuk janë në gjendje të dijë e të konfirmoj se a ka dhe ç'baza ka kallximi popullor se do klerikë katolikë, varësisht nga rangu kierarkik, gjatë meshës në kishë mbajnë kësula të bardha në formë plisi të shqiptarëve. Madje të tillë i mban edhe vetë pontifiku katolik në Romë, papa.

Ndoshta kjo traditë popullore mbështetet në këto fakte historike.

Dihet mirë se pas okupimit të tokave ilire në Ballkan, romakët moren prej tyre shumë gjëra nga kultura materiale, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore. Duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e moren nga fisi dalmat i ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhe ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalëngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qendroi duke u përdorur vetëm në kishë katolike dhe ruhet edhe sot dhe ende quhet dalmatika. Hyn në përdorim, veshet nga priftërit vetëm gjatë meshës.

Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit tonë të rrumbullakët (jo atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqiptare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishtare të përhapej në gjuhën shqipe.

Po t'i shtojmë të gjitha këtyre që thamë më sipër se papët me të vërtetë mbajnë kësulë të bardhë të rrumbullakët, shumë të ngjashme me plisin shqiptar, atëherë na është plotësisht e qartë se nga rrjedhin këto tregime popullore.
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by SOPRANO »

Autentike wrote:Mondvalsen Junior shume interesant kjo teoria jote...po dufka me cek edhe kete send mbasi qe kurr nuk i dihet saaksisht qysh tek...

perndryshe veshjet kombtare thuja ne gjdo shtet dallojn prej krahinave ...nuk ka shtet ku krejt populli jan vesh njejt...dmth ashtu si na ekzistojn disa lloje te ndryshme...
ceke qe per mu vesh kjo veshje,duhet mu kon edhe ni grue/qik per mi ndihmu,se qysh e di une vet smunesh me vesh se ka shum komplikime...

perndryshje kjo veshje quhet " kullâ" me A te rond...ose "kullâni" qe i referohet atynve drrasave ne kuk...

:love:::: :love:::: :love::::

Image
User avatar
John Lennon
Posts: 4138
Joined: Fri Jan 09, 2009 8:39 am
Location: tu shpija...

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by John Lennon »

6POUNDER wrote:
John Lennon wrote:autentike,po tpergjigjna veq per pytjen e pare..
me aq sa jom interesu,edhe me ate qfar kam marr,jon dy thenie tndryshme pse e kan at derrasen..
e para,eshte se Hasi si krahine eshte shum e thate,dmth pa uj..e krue,ka pas ne largesi te medha..dmth jon kon te detyrum me bajt ujin prej larg per me e pru neper shpija te veta..e grate jon kon ato qe kan shku e i kan mush bidonat me uj..e me i pas ma leht me i bajt,i kan vendos ne ato derrasa...

varianti i dyt qe e kum marr,ka qen perseri ne lidhje me bartje,por mka thon ni profesor qe me e bart djepin..se nuk ka pas kush me i kqyr femijet e vegjel,e i kan marr me veti kah kan shku..


prap e para eshte ma e kapshme,edhe ma reale besoj..
besoj qe tkum ndihmu sado pak..

skender berisha ??
:shsmile: :shsmile:
OP..
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by AciDiuS »

SOPRANO wrote:
Autentike wrote:Mondvalsen Junior shume interesant kjo teoria jote...po dufka me cek edhe kete send mbasi qe kurr nuk i dihet saaksisht qysh tek...

perndryshe veshjet kombtare thuja ne gjdo shtet dallojn prej krahinave ...nuk ka shtet ku krejt populli jan vesh njejt...dmth ashtu si na ekzistojn disa lloje te ndryshme...
ceke qe per mu vesh kjo veshje,duhet mu kon edhe ni grue/qik per mi ndihmu,se qysh e di une vet smunesh me vesh se ka shum komplikime...

perndryshje kjo veshje quhet " kullâ" me A te rond...ose "kullâni" qe i referohet atynve drrasave ne kuk...

:love:::: :love:::: :love::::

Image


qa pi rrin mir qisaj :vetl::
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by cowboy »

SOPRANO wrote:
Autentike wrote:Mondvalsen Junior shume interesant kjo teoria jote...po dufka me cek edhe kete send mbasi qe kurr nuk i dihet saaksisht qysh tek...

perndryshe veshjet kombtare thuja ne gjdo shtet dallojn prej krahinave ...nuk ka shtet ku krejt populli jan vesh njejt...dmth ashtu si na ekzistojn disa lloje te ndryshme...
ceke qe per mu vesh kjo veshje,duhet mu kon edhe ni grue/qik per mi ndihmu,se qysh e di une vet smunesh me vesh se ka shum komplikime...

perndryshje kjo veshje quhet " kullâ" me A te rond...ose "kullâni" qe i referohet atynve drrasave ne kuk...

:love:::: :love:::: :love::::

Image
Me ligi be qekjo vajz :P shum mir po i rrikan...
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by 6POUNDER »

AciDiuS wrote:
SOPRANO wrote:
Autentike wrote:Mondvalsen Junior shume interesant kjo teoria jote...po dufka me cek edhe kete send mbasi qe kurr nuk i dihet saaksisht qysh tek...

perndryshe veshjet kombtare thuja ne gjdo shtet dallojn prej krahinave ...nuk ka shtet ku krejt populli jan vesh njejt...dmth ashtu si na ekzistojn disa lloje te ndryshme...
ceke qe per mu vesh kjo veshje,duhet mu kon edhe ni grue/qik per mi ndihmu,se qysh e di une vet smunesh me vesh se ka shum komplikime...

perndryshje kjo veshje quhet " kullâ" me A te rond...ose "kullâni" qe i referohet atynve drrasave ne kuk...

:love:::: :love:::: :love::::

Image


qa pi rrin mir qisaj :vetl::
qa i kish nejt desh se :twisted:
yffff hasjonk, me shkrumove :|
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by gothblood »

veshja e hasit eshte njera nder veshjet me te vetra qe ka mbijetu ne trevat shqiptare pa u bastardu ...thjsh kjo veshje korrespondon me germimet argeologjike qe shum argeolog thon qe kjo veshje eshte veshje ilire

hasi ka me qka me u krenu ..gjithashtu hasi flet gjuhet qe nuk eshte barbarizu ..d.m.th me pak e barbarizume..... :wink:
Hex
Posts: 469
Joined: Fri Jul 31, 2009 11:44 am

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Hex »

un kom pa live gra shum t'vjetra t'hasit edhe krejt jon kon t'veshne qashtu, me qat drasen, edhe ajo po sherbejke me majt kofa me uj, qashtut ato e shfrytzojshin...
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by SOPRANO »

gothblood wrote:veshja e hasit eshte njera nder veshjet me te vetra qe ka mbijetu ne trevat shqiptare pa u bastardu ...thjsh kjo veshje korrespondon me germimet argeologjike qe shum argeolog thon qe kjo veshje eshte veshje ilire

hasi ka me qka me u krenu ..gjithashtu hasi flet gjuhet qe nuk eshte barbarizu ..d.m.th me pak e barbarizume..... :wink:

qekjo osht shum e sakt... Hasi u kon vend i vetizolum deri von,edhe ne qat menyr kan arrit mi rujt shum sene prej kohes se ilirve muj me thon...ka shum terme edhe emra te fshatrave qe jon trashegu direkt prej ilirve... jon gjet edhe shum vendbanime dardane... me gjurmu garant dalin edhe nja 50 vendabime dardane...


me ni kish orthodoxe ne prizren osht ni gur i quditshem me do simbole interesante qe osht gjet ne Has...shkijet e kan qu ne at kishen,shkaku i propagandave,qe ma von me thon qe e kan prejardhjen ilire,apo me deshmu qe ajo kish osht shum e vjeter...

ministria e kultures flen si zakonisht
Autentike
Posts: 271
Joined: Fri Oct 26, 2007 11:08 pm

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by Autentike »

User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Veshja e Hasit...po me duhet pak ndihm...

Post by gothblood »

hasi njihet per shkebinjt gelqeror,dhe perderisa ka keso shkembij te gjith e dijm qe ka munges uji dhe keshtu qe kjo eshte edhe nje arsye qe mendohet se pse jan vene drrasat anash
Post Reply