Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

Post Reply
Albanien Idiot
Posts: 52
Joined: Wed Aug 01, 2007 12:56 pm

Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by Albanien Idiot »

Atomi

Te flasim per extra gjerat e vogla, per atë qka dihet pak dhe shum.

Se pari ta shruaj gjerat themelore rreth saj:
Atomi është pjesa më e imët e materies, që ruan strukturën e saj.
Për herë të parë ky term është përdorur nga filozofi i Greqisë së lashtë Demokriti (460 p.e.s.-370 p.e.s.) i cili me këtë fjalë emërtonte atë element të materies që nuk ndahet më d.m.th atomi greqisht atomo (ατομο) = fjalë e përbërë nga parafjala a=pa + tomo, temno=presë, ndaj, ajo që nuk pritet më.
Atomi është i përbëre nga bërthama dhe elektronet me ngarkesë elektrike negative që rrotullohen rreth saj, në brendësin e bërthamës gjejmë neutronet që janë thërrmija pa ngarkesë elektrike dhe protonet me ngarkesë elektrike pozitive. Për çdo atom në gjendje normale numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve. Kur numri protoneve është i barabarte me numrin e elektroneve themi atëherë që atomi është neutral.
Ndërsa kur atomi humb një ose më shumë elektrone ngarkesa e tij nuk është me neutrale (zero), sepse duke humbur ngarkesat negative të elektroneve, atij i kanë mbetur vetëm ngarkesat pozitive te protoneve ne bërthame, atëherë themi se atomi është shndërruar në një jon pozitiv ose kation. Ndërsa, kur atomit i bashkohen një ose më shumë elektrone, ky nuk është me neutral, sepse i janë shtuar elektrone me ngarkesa negative, pra edhe një herë kemi të bëjmë me shndërrimin e një atomi në një jon por kësaj radhe jon negativ ose anion.
Që atomi është i pandashëm mund te thuhej kur ne nuk e njihnim akoma natyrën e një atomi, tani mund te konfirmojmë që atomet janë te ndashëm sepse edhe humbja e një elektroni do te thotë ndarje e tij. Për me tepër shkenca ka ecur shumë përpara saqë tani është e mundur edhe ndarja e bërthamës së një atomi, ky veprim quhet fuzion nuklear dhe është i mundur në centralet nukleare.

Ide nga une:
Atomi eshte shum i vogel sa nuk mundet askush ta paramendon. Pjeset e saj jane elektroni, neutronet dhe protonet. Elekroni eshte nje pjese e saj e pa imagjinueshme por qe dihet qe sillet rreth qendres se Atomit. Ajo pjese sillet aqe ngadal dhe poashtu aq shpejt sa sillet toka rreth diellit. A mund te kete molekul nje jete????? A jemi ne në nje molekul te dikuj tjeter???? A mund te jemi nje asgjë dhe gjdo gje ?????

A mund te kete në molekul nje jete????? -Kete e them pasi qe ne nje molekul tonen ka mesiguri edhe grimca me te vogla qe nuk mund ti dim

A jemi ne në nje molekul te dikuj tjeter???? -Kete e them: A mund qe ne te jemi Universi i dukuj tjeter dhe nese ne vdesim vdes edhe jeta atje por koha te ne mos te jete e barabarte me kohen atje

A mund te jemi nje asgjë dhe gjdo gje ????? -Kte e kuptoni me siguri pasi ta lezoni ata qe kam shruar me lart
Por gjithmonë duke besuar ne nje Zot-Allahun

Pres mendime tuaja verejtje dhe sygjerime

Idenë dhe Shpjegimet mi ka dhene Dr.Green...Thanx Brother
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by paajttimi »

Pyetja ke te flasim per Atomin.... qe de une pak a shume gjera qe di per Atomin.

Atome eshte grimce e imet mikroskopike, ajo perbehet prej protoneve dhe neutroneve te cilet gjenden ne berthame te saj, ndersa ne mbeshtjelles i kemi te vendosura elekronet.

Atomin e kane spjeguar shume shkencetar nder te me jane:

J.Tomsoni-Sipas tij Atomi eshte nje sfere i ngarkuar njetrajtesisht me elektricitet pozitiv,ndersa ngarkesat negative jane te shperndara ne forme te grimcave te vecuara,ky njihet edhe si modeli i qullit me kokrra.
Mirepo ky zbulim kishte shume te meta,dyshimi i pare u praqit me rastin e bombardimit te fletezeve te holla metalike me rreze katodike ,rrezet katodike shume lehte kalonin neper flete metalike pa u zhvendousr fare sikur fleta te ishte e zbrazet.Kjo gje shkaktoi hudhjen poshte te Modelit atomik te Tomsonit.
Diametri i ti sillet rreth 10 -10m


Me pas Atomin e ka shpjeguar dhe Raderfordi ne 1911.
Raderfordi erdhi ne perfundim se Atomi perbehet prej berthames te ngarkuar me lektticitet pozitiv rreth se ciles rrotullohen elektronet me elektricitet negativ.
Pas eksperimentit te tij ai erdhi ne perfundim se disa jo te gjithe grimcat kalojne neper fleten e holle te arit disa jane zhvendosur nga rruga e tyre ndersa disa jane te kthyera dhe prapa,prandaj theksoi se ngarkesat pozitivie nuk jane te shperndare njetrajtesisht neper tere atomin,por e perqendruar ne nje pjese shume te vogel te hapesires te njohur si Berthame.
Te cilen e shenojme me +Ze - i cili eshte numri rendor i elementit.
P.s Hidrogjeni e ka 1,Heliumi 2 etj..
Modeli i Raderfordit eshte i njohur edhe si modeli i planetar i atomit,sepse na perkujton sistemin tone diellor.
Modeli i Raderfordit eshte me i sakte se ai i Tomsonit por dhe ky kishte shume te meta.

Modeli i Borit. 1913
Per dallim nga raderfordi Bori spjegoi me mire Stabilitetin e Atomit.
Sipas Raderfodit dhe fizikes klasike elektroni duke levizur reth berthames se atomit vazhdimisht e humbin energjine,dhe ne fund bien ne berthame.
Per kete Bori Formuloi dy postulatet e tij.
Postulata e pare e Borit thoshte se:
Elektroni ne atom mund te rrotullohet rreht berthames se vetem neper orbitale krejteisht te caktuara.

Ndersa Postulata e dyte e Borit thoshte se:
Elektroni emeton ose thith energji te caktuar vetem gjate kalimit nga nje nivel enrgjetik ne nje nivel energjetik tjeter.

Kaq ishte per Historine e zbulimit te atomeve.

paajttimi/
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by Dr.SkaL. »

mir vetem se ni gabim!!

ndarja e barthames nuk quhet fuzion, por fision, dhe shkrirja e berthames me bertham tjeter quhet Fusion (Fjuzhën)


kam ni pytje ta kqyri a pe dini :D

cila osht grimca ma e vogel qe ekziston ?
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by paajttimi »

Dr.SkaL. wrote: kam ni pytje ta kqyri a pe dini :D

cila osht grimca ma e vogel qe ekziston ?
Pershendetje Dr.SkaL

Ti pyete cila eshte Grimca me e vogel qe egziston....
Shume kohe me pare eshte menduar se eshte molekula por me pas ajne zbuluar atomet qe jane edhe me te vogla,por me pas e dim se edhe atomi perbehet prej grimcave me te vogla...
Dhe po them se Shkenca cdo here eshte ne zhvilim dhe mund te zbulohet edhe grimca me te vogla.

Me duket tani per tani jane Gluonet,,.s pjese perberese e Protonit.
Ka edhe gtimca te tjer shume te vogla si Fermetionet,brozionet etj..

Ketu i studion me mire Fizika e Mikrogrimcave.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by Dr.SkaL. »

mh....mir.. po prap nuk e ke dhan pergjigjen e duhur!

per gluonet osht vertetu sot qe nuk ekzistojn ato grimca...
ato grimcat tjera qe i ke permen jan te sakta sipas disa teorive!


mir....

grimca ma e vogel qe ekziston osht Grimca apo pika Zero (0) "infinite" , kjo osht ajo pika qe e ban ndarjen e qdo grimce qe ekziston ....


ni pytje tjeter :P

cila osht shpejtesia ma e madhe qe ekziston ??
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by paajttimi »

Me sa di edhe me sa kam mesu eshte Shpejtesia e Drites 300 mije km/s.

Nuk ka shpejtesi me te madhe se ajo e drites....
Nese ndodhe te kete ndonje shpejtesi me te madhe atehere tere Teoria e Relativiteti te Ajnshtajnit do te bie poshte.
User avatar
David Gilmour
Posts: 5122
Joined: Sun Sep 09, 2007 9:05 am
Location: Prizren
Contact:

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by David Gilmour »

kuriozitet asht qysh e maj n'mend shpejtsin e drites :mrgreen:

shpejtesia e drites asht 299792458 metra per sekond
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by Dr.SkaL. »

osht shpejtesia momentale qe osht e barabart me +infinit

i ki tri objekte: A, B dhe C
secila objektet jan ne kontakt me njera tjetren,
ne momentin qe e leviz piken A ka me leviz pika B dhe C ne te njejten kohe (absolute) ku transferi i energjise behet me nje shpejtesi +infinit
Image
A*B*C=+infinit




shpejtesi tjeter +infinite qe ekziston osht te Materie-Antimaterie

me klonimin e materies krijohet antimateria; ku dallojn kto: dallojn nga spini i tyre; qe dmth psh materia e ka spinin ne te majt kurse antimateria e ati materie perkatese e ka spinin ne te djatht, kjo osht edhe arsyja pse e qum antimaterie per shkak te spinit te kundert!.....qka ka te bej kjo me shpejtesi momentale:

nese ja ndrron spinin materies ka meju ndrru edhe antimateries po ne at moment (kuptohet antimateries qe osht kriju nga ajo materie) dmthn kemi shpejtesi momentale.
qka osht karakteristik e ksaj...nese ajo materie largohet nga antimateria me qindra mija vite drite, ne at moment qe ja ndrron materies spinin ka meju ndrru edhe antimateries po ne at moment 0.0000000..... +infinit


ajt tash ta nxerri ni pytje tjeter prej ksaj:

qka ju nevojitet njerzimit krijimi i antimateries...qka jau merr menja ?? :D
User avatar
paajttimi
Posts: 44
Joined: Tue Feb 03, 2009 3:50 pm

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by paajttimi »

Fjala e pate te njerzimi.

Antimaterien njerzimi mund ta perdor si Energjine e se Ardhmes.
Eshte me shume se 100 mije here me e fuqishme se lenda djegese pra te cilen e perdorin anijet e ndryshme kozmike.
Mos te harrojme gjithashtu se vetem 1 gram i saj eshte me i fuqishem se 20 kiloton bomba nukleare

Antimateria po ashtu nuk krijon ndotje apo rrezatim radioaktiv dhe vetem disa pika te vogla te saj mund ta furnizojne tere plantin toke me energji,

Antimateria mund te jete shpetim por ndoshta edhe Shkaterrim,varesisht se si njeriu e perdor.
Vetem Shpresojme se njerzit do jene me te vemendshem per veprimet qe i bejne.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Gjerat e imeta- Atomi -Ide(nga ju dhe une) rreth saj

Post by Dr.SkaL. »

Sakt!!


mirpo mundet mu perdor edhe ne telekomunikacion!

spin ne te majt psh 0, spin ne te djatht 1 (numrat binar: 0 1 )

tash bane men mi zenvendsu gjitha teknologjite e informacionit qe perdoren sot(wireless, TP's, Optic kablla, coaxial kablla) me Materie-Antimaterie, ku bartja e informacionit ka mu ba me shpejtesi infinite (ku nuk mirret parasysh distanca mes materies dhe antimateries) NON SIGNAL LOSS, NON DATA LOSS!!!! 100% data transfer mbrenda 0.00000000000000 .... sekonda!

this is the future baby 8)
Post Reply