Ç’është agresioni?

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
light rock
Posts: 25
Joined: Mon Nov 24, 2008 12:22 pm
Location: Gjilan

Ç’është agresioni?

Post by light rock »

Përkufizimi i agresionit

l Koncepti i agresionit, është një gjykim
subjektiv, shpesh i vështirë për t’u përcaktuar
në mënyrë të qartë.
l Në literaturën psikiatrike dhe psikologjike
ekzistojnë mbi 250 përkufizime të ndryshme
mbi agresionin.
l ( Veprim I paprovokuar,I befasishem,mbi nje
subjekt tjeter)

Ç’është agresioni?
I parë nga dy këndvështrime të ndryshme:
l Veprimi: stimul i dëmshëm mbi një subjekt
tjetër.
l Qëllimi: dëmtimin ose lëndimin një personi
pa dëshirën e tij.

l Si qëllimshmëria dhe dëmtimi janë
komponentë të rëndësishëm në përkufizimin
e agresionit.
( P.sh. Një rrezim aksidental nuk quhet agresion, sepse dëmtimi
nuk bëhet me qëllim).
l Duhet dalluar agresioni antisocial dhe ai
prosocial.
Ndonjëherë agresioni mund të jetë i dobishëm, psh.veprimet
përforcuese të ligjit si perdorimi I forces se qellimshme ne nje arrestim etj…

Definicione të ndryshme për agresionin

l Agresion quhet çdo stimul i dëmshëm që dëmton tjetrin (Buss 1961).
l Agresioni është një veprim që ka si qëllim të dëmtojë dikë
Zillman(1979).
l Sjellje e qëllimshme për të dëmtuar një personi tjeter I cili ka
motivacion per ta shmangur kete veprim pa dëshirën e tij. (Brehm,
Kassin & Fein 2002 ).
l Sjellje fizike ose verbale që ka si qëllim të lëndojë dikë. (Baron, 1977).
l Sjellje që rezulton në vetëdemtim apo në dëmtimin e disa tipareve të
njerëzve te tjerë(Bandura, 1973).
l Ose më thjeshtë: “synim per te demtuar”(Carlson dhe bp., 1989).
l Sjellje që ka si qëllim të dëmtojë një tjetër të së njëjtës specie (Scherer
et al, 1975).
l Shkaktim i qëllimshëm i disa formave të dëmtimit mbi të tjerët(Baron &
Byrne, 2000). Fizik verbal psikologjik (shantazh)

TEORITË KRYESORE MBI
AGRESIONIN

l Perspektiva psikanalitike
l Perspektiva ethologjike
l Teoria e të mësuarit social
l Teoria biologjike

CIKLI I VIOLENCES

Mendimi-Reaksionemocional-Veprimi- Violencë
ose shmangie-Stres.

TEORIA ETHOLOGJIKE(Eethos-dominoj)

Bazohet në vezhgimet precize te sjelljes se kafshëve.
l Konrad Lorenz (1966) argumentoi se agresioni buron nga një “instikt ndeshës”rezultat i çlirimit te stimujve specifike ambientale.K.Lorenz : agresioni ështe i lindur, instiktual.
Dëshira për të jetuar dhe agresioni bashkëekzistojnë.
l Te kafshët agresioni shihet si një sjellje adaptive e domosdoshme.
l Te njerëzit agresioni lidhet me superioritetin dhe kontrollin.

Aggresioni sipas Eric Fromm

l Mërzia
l Fromm e quan mërzinë si një veçori (paaftësi për t’u stimuluar
nga jeta normale)
l Sindroma e mërzisë shprehet me:
Ulje të VETËVLERËSIMIT DHE AGRESION ANTISOCIAL
Ø Njeriu përdor violencën dhe shkatërrimin për t’iu përgjigjur dhe
për ta kontrolluar ambientin.
Ø Mërzia lehtësohet përkohësisht nga shkatërrimi dhe vuajtja që
u shkakton të tjerëve.

Teoria e të mësuarit social

l Formulimi nga Bandura
l Kjo teori pohon që agresioni mësohet
përmes :
Ø Të mësuarit nga vëzhgimi
Ø Ripërforcimit dhe ndëshkimit
Ø Vicarious learning te mesuarit e
tranmetueshem
Ø Imitimit të modeleve

Roli i TV mbi agresivitetin

l Hipoteze e arousal (ngacmueshmërisë)-
skenat violente në TV nxisin fëmijët për
violencë.

Biologjia e agresionit
Testosteroni:

l ështe hormon që gjendet si te femrat edhe te
meshkujt, por te meshkujt në nivele më të larta.
l është bërë lidhja midis niveleve të larta të
testosteronit dhe sjelljes agresive.
Studime në të burgosurit, studentë, të rinj dhe të
moshuar kanë konfirmuar rolin e testosteronit në
sjelljen agresive (Brehm et al 2002).
Mgjth. vetë agresioni rrit përkohësisht nivelin e
testosteronit.

Serotonina

l Në studimet e fundit neurotransmetuesi që lidhet me sjelljen
agresive është Serotonina.
Efektin e vet ajo e shfaq si zbutëse e agresionit (efekt
qetësues).
Studimet tregojnë që nivelet e ulëta të serotoninës si në njerëzit
dhe në kafshët mund të shkaktojnë sjellje agresive.
l Higley dhe bp. studiuan 49 majmunë për një periudhë mbi 4
vjet dhe gjetën që nivelet e ulëta të serotoninës korrelonin me
sjelljen agresive/luftarake.

Teoria e frustrim-agresionit

Quhen teoritë e drive.

l U themelua nga John Dollard dhe Bandura
Frustrimi gjithmonë shkakton agresionin.
l Berkowitz- e riformuloi hipotezën e frustrim-agresionit
? ngacmueshmëria dhe eksitimi lehësojnë agresionin
l Zillman- Modeli i transferimit te Eksitacionit
Subjekti i ngacmuar e shkarkon agresionin gabimisht në një
tjetër objekt.

Teoria e të mësuarit social

lU themelua nga Bandura
lFaktorët biologjikë kanë ndikim
mbi violencën, por agresioni
mësohet përmes observimit
dhe imitimit.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Ç’është agresioni?

Post by Dr.SkaL. »

kisha than shprehja e dhunes ne menyr te pakontrolluar.....

?
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Ç’është agresioni?

Post by Hosefinë »

un kisha thon a osht agresiviteti(jo agresioni) diqka e lindme, a si diqka qe pervetsohet/zhvillohet gjate vjetve?
Zana E Malit
Posts: 2147
Joined: Sun Apr 06, 2008 11:18 pm
Location: United Mitrovica

Re: Ç’është agresioni?

Post by Zana E Malit »

ma mer mendja qe Agresiviteti osht si rrjedh e fenotipit dmth ndikojn faktort e jashtem, perjetimet gjat jetes masi qe lind...
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Ç’është agresioni?

Post by The Green »

Faktori kyq osht ndikimi gjenetik, osht trashegim, bartet naper gjene.
Kta jan t'prirun per sulme verbale ose fizike.
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Ç’është agresioni?

Post by AciDiuS »

:x
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Ç’është agresioni?

Post by Dr.SkaL. »

Zana E Malit wrote:ma mer mendja qe Agresiviteti osht si rrjedh e fenotipit dmth ndikojn faktort e jashtem, perjetimet gjat jetes masi qe lind...
op!!

edhe The Green e ka mir!!!

agresivitetin e kemi te trashegum prej te pareve tan, njerzve te eger!! (mirpo te ata agresiviteti u shfaq vetem ne mbrojtjen e femrave).

..na e kemi te trashegume qat agresion: mirpo siq e ke than edhe ti, gjat jetes fakatoret e jashtem ndikojn se si dhe ne qfar forme e shprehum dhunen!
Zana E Malit
Posts: 2147
Joined: Sun Apr 06, 2008 11:18 pm
Location: United Mitrovica

Re: Ç’është agresioni?

Post by Zana E Malit »

Elementet baz t`percaktimit t`agresivitetit jon: Veprimi, qellimi dhe demtimi.
veprime agresive kryen jo vetem ai qe sulmon po edhe kush mbrohet ose ai qe mbron tjert, sepse veprimet e tilla permbajn 3 komponentet e sjelljes agresive, jan veprime te qellimshme qe demtojn.
Jon 3 lloje t`agresivitetit:
Irritues, ku agresiviteti stimulohet nga zemrimi apo stresi
Legjitim dhe jolegjitim. psh .polici godet kriminelin, viktima godet per tu mbrojtur etj.. kto jon veprimete pranuara ligjerisht
Dhuna:kjo form e agresivitetit shfaqet varesisht nga situata eshte form e zakonshme e jetes sociale.
Psikoanaliza thot se shkaqet e agresivitetit jon t`pavetdijshme. Dy jon instiktet ma t`rendsishme qe lidhen me pavetdijen: erosi ose instikti i jetes dhe thanatosi ose instikti i vdekjes.
Etologjia thot qe sjelljet agresive jon instiktive dhe se ngacmimet e mjedisit shpesh ndikojn qe ne te kemi sjellje agresive.
Teoria e t`msuarit social thot se agresiviteti fitohet nga pervoja.
Search
Posts: 944
Joined: Mon Sep 08, 2008 3:40 pm
Location: SICILi

Re: Ç’është agresioni?

Post by Search »

Zana E Malit wrote:Elementet baz t`percaktimit t`agresivitetit jon: Veprimi, qellimi dhe demtimi.

psikologjia e kl 11 spo priton hiq me shkru barvooo :mrgreen:
Zana E Malit
Posts: 2147
Joined: Sun Apr 06, 2008 11:18 pm
Location: United Mitrovica

Re: Ç’është agresioni?

Post by Zana E Malit »

Search wrote:

shetitu
Search
Posts: 944
Joined: Mon Sep 08, 2008 3:40 pm
Location: SICILi

Re: Ç’është agresioni?

Post by Search »

Zana E Malit wrote:

a ki orkester?
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Ç’është agresioni?

Post by andromeda_rock »

Ç`do veprim sulmus asht agresion .!.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Ç’është agresioni?

Post by Dr.SkaL. »

andromeda_rock wrote:Ç`do veprim sulmus asht agresion .!.

mmm pajtona!!

qfardo sulmi, sulm fizik apo verbal!
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Ç’është agresioni?

Post by andromeda_rock »

Paj sipas drejtes nderkombtare asht sulmi fizik , po sipas psikologjis nuk e di a egziston naj term i veqant qe e definon agresionin si sulm verbal .!.
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Ç’është agresioni?

Post by Dr.SkaL. »

psh met bertit dikush ! ajo osht shfaqje agresive!!!

spo di :(
Post Reply