Reformacioni kishtar

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Reformacioni kishtar

Post by charoN »

Pershendejte, do te shpjegoj reth reformacionit kishtar fillojme.
Me fjalen reformacion kishtar kuptojme ndryshim ose levizje shoqerore,politike dhe fetare kunder kishes katolike, shkaku i reformacionit ishin paknaqesia e popullit ndaj punes se kishes dhe papes, shitja e indulgjencave(shitja e faljeve te mekateve) dhe gjera tjera, sollen pakenaqesi te medha.
Paknaqesia ndaj kishes katolike u shpreh Gjermania ne shekkullin XVI, te paret e shprehen njerez te arsimuar - humanistet, posaqerisht ishte kritika publike e Martin Luterit, i cili i paraqiti 95 tezet ose kerkesat, ai ishte kunder jetes luksoze te klerit, te largohen teresisht indulgjencat, kurse papa mos te jete ne krye te kishes. Sipas emrit te tij, mesimi i ri fetar u quajt Luteranizem, ndersa idhtaret - Luterante. Mandej mesimi i M.L u perahp se shpejti ne tere gjermanine dhe kaluan ne levizje fetare, sociale dhe politike, u perhape shpejt edhe neper Europe p.sh ne Zvicer e perhapi Zhan Kallvin dhe u quaj Kalvinizem. Kalvinizmi u perhap ne France, Ceki, Poloni dhe Hungari. Ne France ithtaret e kalvinizmit u quajten hugenote.

Martin Luteri


Martin Luteri u lind më 10 nëntor 1483 në Eisleben të Saksonisë, Gjermani. Qysh prej fëmijërisë shkoi nëpër shkolla të ndryshme pasi ky ishte pasioni i babait të tij Gjonit që i biri ta njihte të vërtetën. Gjoni ishte dashamir i librit, dhe nën këtë frymëzim rritet edhe i biri. Në vitin 1505 Luteri diplomoi në Universitetin e Erfurtit në filozofi dhe në arte. Nga studimet e tepërta u sëmurë disa herë si i ri. Ai thoshte se “të dish të lutesh, është gjysma më e mirë e studimit”. Më 1507 u shugurua prift katolik. Në vitin 1508 u bë profesor në Univeritetin e Vitenbergut. Studioi greqisht dhe hebraisht dhe kështu ai jepte mësim edhe për Shkrimin e Shenjtë – Biblën. Zbulesë e Zotit për Luterin ishte një varg biblik i cili thoshte: “i drejti duhet të jetojë me besim” (Rom 1,7), dhe prej këtij momenti fillon reformimi i mendjes dhe i zemrës së tij. Vizita që i bëri Romës papnore më 1510 po ashtu pati një rol tejet domethënës për bindjet e Luterit pasi atje pa vetëm hipokrizi dhe doktrina të shumta jokrishtere. Luteri ishte prifti i parë që u martua pasi ai gjeti mbështetje jo te kisha katolike por tek Bibla. Ishte i martuar me Katarina Borën dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve. Më 31.X.1 517 (që është edhe Dita e Reformacionit), në Vitenberg, në derën e kishës së qytetit, i vë 95 tezat e tij, me paralajmërimin se do t’i mbrojë publikisht pas tri ditësh. Tri ditët ishin ditët simbolike të ringjalljes së Krishtit, andaj me këtë kuptohej se do të ringjallej sërish kisha e vërtetë e Krishtit në Evropë. Kërkesa e këtyre tezave ishte reformimi i kishës katolike, por papa kundërshton këtë gjë. Pas mbrojtjes publike, fillojnë sulmet papnore. Në Kuvendin e vitit 1524, përfundimisht, shpallet kisha protestante. Më 1529, në Kuvendin e Shpajerit, një numër i vogël princash, nxjerrin një protestë për shkak të qëndrimit të mbretit gjerman, dhe të shumicës së princave, që kishin përkrahur reformacionin e Luterit. Më 1531, princat protestantë, formojnë Ligën Protestante. Martin Luteri vdiq më 18 shkurt 1546. Luteri nuk është një profet i protestantëve, por vetëm një shërbyes i Zotit. Përveç Luterit ishin edhe këto figura kyçe të reformacionit: Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M. V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J. A. Komenski, H. Bullinger etj.

Reformacioni ose tezat e Luterit
Më 31 tetor 1517 Martin Luteri i revoltuar me kishën katolike se nuk predikohej ungjilli i Krishtit, ai i shpalli 95 tezat e tij të njohura në derën e kishës të Vitenbergut. Tezat ishin mënyra, programi dhe platforma e reformacionit. Pesë tezat kryesore që nxitën edhe interesimin më të madh tek njerëzit nga shtresa të ndryshme në Zvicër, Francë etj. ishin këto:

Sola fide (Vetëm besimi)
Sola gratia (Vetëm Hiri)
Sola Christus (Vetëm Krishti)
Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi i Shenjtë)
Soli Deo Gloria (Lavdia i takon vetëm Zotit)

Reformacioni i Luterit u bë një lëvizje e madhe dhe e fuqishme gjithëpopullore, dhe synimi kryesor ishte liria individuale, zbatimi mësimit të Krishtit, decentralizimi kishtar, shembja e kultit të papës dhe rolit të tij në jetën e të krishterëve, përkthimi i Biblës në gjuhët kombëtare, adhurimi dhe lavdërimi të bëhej në gjuhët e amtare, heqja e ikonave dhe e statujave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit të beatifikimit, ndalimi i shitjes së indulugjencave, mohimi i doktrinës së purgatorit, riinterpretimi i transsubancializimit, heqja e ndikimit të traditës mbi Biblën, shpallja legale e martesës së klerit etj.

Protestantët sot në botë
Mbi 10% e populates në botë janë të krishterë, pra më shumë se 600 milion njerëz kanë dëshmuar se janë të krishterë protestantë, kurse numri më i madh i tyre është në Amerikë, pastaj në vendet evropiane shumicë janë në Britani të Madhe, Gjermani, Holandë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Zvicër... etj. Reformacioni i Luterit edhe sot është i gjallë dhe vazhdon të përhapet nëpër shumë vende të botës, si në Kinë (më shumë se 40 milionë, në Brazil, më shumë se 25 milionë, në Kore të Jugut, më shumë se gjysma e popullsisë etj.) Sot, predikuesi dhe teologu më i njohur botëror i kishës protestante është Billy Graham.


JAME KRENAR QE KESI LLOJ PROBLEMESH GJATE HISTORISE NE RELIGJIONIN ISLAM NUK KA PASUR DHE SHPRESOJ TE MOS KET, SPESE KEMI TOLERANCE FETARE.


charon
User avatar
adela
Posts: 1534
Joined: Fri Jan 19, 2007 5:57 pm
Location: UK

Re: Reformacioni kishtar

Post by adela »

nderroja titullin temes e beje "Reformacioni FETAR!" qe t'i lesh vend atyre qe duan dhe dine te shkruajne per reformimet ne islam, qe ti pretendon se nuk ekzistojne. E tere ato sektet cfare jane?????

EDHE

s'mund te jete feja tolerante! individet qe besojne ne te po!
dhe pasi te tere s'kane karakter te njejte, s'mund te gjeneralizosh e te thuash qe feja islame eshte tolerante.
shihet se sa tolerant je ti, psh, qe vret mendjen e me fjaline e fundit kritikon e me te drejtat qe i jep vetes cileson si probleme keto ngjarje ne fene tjeter. PO NEJSE!
User avatar
gothblood
Posts: 3096
Joined: Wed Jul 12, 2006 7:53 pm
Location: CEMETERY
Contact:

Re: Reformacioni kishtar

Post by gothblood »

une per veti ka shum repsekt per martin luterin ...thjesht njeri revolucionar u kan ...ka pru ndryshime te mira dhe te fresketa munesh me than ne kishen tradicionale ...
ai e pa se deri ather diqka nuk po shkon ne kish dhe thjeshte beri me moderne dhe me logjike besimin ..njejt si me gnostiket ..
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Reformacioni kishtar

Post by charoN »

adela wrote:nderroja titullin temes e beje "Reformacioni FETAR!" qe t'i lesh vend atyre qe duan dhe dine te shkruajne per reformimet ne islam, qe ti pretendon se nuk ekzistojne. E tere ato sektet cfare jane?????

EDHE

s'mund te jete feja tolerante! individet qe besojne ne te po!
dhe pasi te tere s'kane karakter te njejte, s'mund te gjeneralizosh e te thuash qe feja islame eshte tolerante.
shihet se sa tolerant je ti, psh, qe vret mendjen e me fjaline e fundit kritikon e me te drejtat qe i jep vetes cileson si probleme keto ngjarje ne fene tjeter. PO NEJSE!
Pershendetje, aty ku ka kundershtime ka zhvillim...

saper titullin e temes eshte shume mire sepse po flasim per "reformacion kishtar" jo per te gjitha religjionet..

TJETER..

Jetojme ne demokraci dhe une shprehi mendimin time "peace", dhe asgje nuk thashe pos qe jame krenare une, per kete problem fola vetem per "Reformacionin". Dhe me nje fjale prap pe perseris Jam krenar qe kame qelluar musliman.

Te pershendes.
Last edited by charoN on Thu Oct 02, 2008 11:01 am, edited 1 time in total.
User avatar
charoN
Posts: 83
Joined: Tue Sep 30, 2008 6:58 am
Location: philosophy zone

Re: Reformacioni kishtar

Post by charoN »

gothblood wrote:une per veti ka shum repsekt per martin luterin ...thjesht njeri revolucionar u kan ...ka pru ndryshime te mira dhe te fresketa munesh me than ne kishen tradicionale ...
ai e pa se deri ather diqka nuk po shkon ne kish dhe thjeshte beri me moderne dhe me logjike besimin ..njejt si me gnostiket ..
pajtohem me ty.
Post Reply