Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82

User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by The Green »

Nëntoka e Kosovës vlen para. Po të nxirreshin në sipërfaqe dhe të përpunoheshin mineralet, atëherë del se vendi ka rezerva të mëdha, të cilat arrijnë vlera astronomike kur shndërrohen në para. Pasuritë më të mëdha të vërtetuara janë në thëngjill dhe nikel. Kosova ka 14.7 miliardë ton thëngjill, të cilat kur shndërrohen në para, kalojnë vlerën e 120 miliardë eurove. Të eksploruara janë vetëm 2 për qind e rezervave, në kohën kur po përgatiten investime që shkojnë deri në 4 miliardë euro për kapacitetet energjetike. Ndërkohë, nikeli, të cilin tashmë po e shfrytëzon Alferoni, kap vlerën aktuale në treg prej 6.2 miliardë eurosh.
Image
Bashkë me mineralet e tjera përcjellëse, tri minierat e nikelit vlejnë mbi 7 miliardë euro. Kosova ka mbi 2.2 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është mbi 6 miliardë euro. Minierat e Trepçës vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 5 miliardë euro. Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1 miliard euro. Kjo nuk është e tëra. Gjatë shfrytëzimit të plumb - zinkut - argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana - Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni). Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 tonë/vit. Pasuritë nëntokësore të Kosovës janë të shpërndara nëpër tërë territorin. Vlera e mineraleve të vërtetuara shkon në mbi 150 miliardë euro. Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Pas vrojtimeve të fundit të bëra nga ajri prej JAC it, është vërejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakër e minerale të tjera. Kosova mund të ketë edhe naftë. "Nga informacionet e deritashme që posedojmë, punët hulumtuese që janë bërë në Kosovë në lidhje me naftën, nuk kanë përjashtuar, por as nuk kanë vërtetuar prezencën e hidrokarbureve", - tha Naser Peci, zëvendësdrejtor i KPMM-së. Nisur nga këto indikacione, del se vlera e përgjithshme e nëntokës kosovare shkon në më tepër se 200 miliardë euro. Ato mund ta bëjnë ekonominë e Kosovës shumë të fuqishme, por në të shumtën e rasteve resurset mbesin të pashfrytëzuara. Nuk duket gjithçka e errët. "Ka interesime nga kompani të ndryshme për shfrytëzimin e resurseve minerale në Kosovë," - tha Peci. Investimi në këto resurse nënkupton edhe punësimin e së paku 100 mijë punëtorëve. Ndërkohë, kur Kosova vuan nga deficiti i thellë tregtar, riaktivizimi i minierave ekzistuese dhe hapja e atyre të reja, do ta kthente komplet këtë bilanc. Kosova shumë lehtë mund të bëhet një fuqi eksportuese. Edhe ashtu për shkak të kërkesës për metale që është dukshëm më e lartë sesa oferta, çmimet botërore të metaleve kanë fluturuar. Si shembull mund të merret nikeli, i cili para 3 vitesh kushtonte 7.000 dollarë toni, ndërsa tashmë ka arritur në 32.000 dollarë. Është trefishuar gjatë kësaj edhe vlera e plumbit në 3.200 dollarë toni. Kosova është e pasur me të dyja këto metale.

Per qeto ka vlejte ajo thanja: "Trepça punon, Beogradi nderton"
Qetu osht kejt esenca e shkijeve, per qet pune s'po na lshon.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by Clavicula »

E keqja osht qe pasunin tone gjithmone e ka shfrytezu tjeter kush, na jem kan perfitus vec te rrogave. Une edhe sot tutna qe krejt k'to pasuni ka me i morr tjeter kush, edhe na kem me kan perfitus te naj takse e te naj rroge sen ma shume. Ajka shkon dikah tjeter.

Neve na duhet pune shume e jo me than, i kemi qeo rezerva edhe u kry, Kuvajt u bonem e hajt. Para fmive edhe gjeneratave te reja, duhet me than qe jemi te coft edhe nuk kemi sen te gjall. grahni ju se keni me dek uni, me ja shti punen edhe shprehin e punes ne gjak prej n'fmini jo mu rrit me iluzione si une e si shume tjere, se kemi alamet alltanin e qymyrin.
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by The Green »

Per qeto ka vlejte ajo thanja: "Trepça punon, Beogradi nderton"
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by Clavicula »

Kombinati i Trepcen dikur u kan i pari ne Evrope e nder ma te mdhajt edhe ne Bote. Shume e thjeshte, te na viron edhe krejt paret kan shku Serbi-Kroaci-Slloveni!
User avatar
HolyAlbanian
Posts: 370
Joined: Sun Sep 25, 2005 10:30 pm
Location: shkup

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by HolyAlbanian »

Clavicula wrote:E keqja osht qe pasunin tone gjithmone e ka shfrytezu tjeter kush, na jem kan perfitus vec te rrogave. Une edhe sot tutna qe krejt k'to pasuni ka me i morr tjeter kush, edhe na kem me kan perfitus te naj takse e te naj rroge sen ma shume. Ajka shkon dikah tjeter.

Neve na duhet pune shume e jo me than, i kemi qeo rezerva edhe u kry, Kuvajt u bonem e hajt. Para fmive edhe gjeneratave te reja, duhet me than qe jemi te coft edhe nuk kemi sen te gjall. grahni ju se keni me dek uni, me ja shti punen edhe shprehin e punes ne gjak prej n'fmini jo mu rrit me iluzione si une e si shume tjere, se kemi alamet alltanin e qymyrin.
Po kan punu, e keqja qe kajmakin tjeterkush e ka hanger se.
Sa per pune ski shka fol hiq, shqiptart i ke pas kudokoft, trepc, kanall edhe shitsa te farave te zeza, qajo ka kenen.
Fmive mos ju thuj qe qysh tek, veq qoe bothen edhe puno, fmis ski shka i kallxon kurr ne jete, se e baben e ka si shembull te gjall, politiken me fmit harroje.
1337
Posts: 9
Joined: Sun May 04, 2008 10:33 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by 1337 »

u kon baba i ka pas 3 djem.
ata djem jon kon shum dembela as skan punu sa skan vy sen mi ket tok. baba tu i majt me buk e me tonat , po dikur u plak i shkreti e don me dek. e din qe si te dek ky djemt veq kan me ja hargjit qat pasuri qe e ka bo ky edhe kan me met me gishta n"goj. po ky baba e din mir qe i ka djemt lladika e ni dit i thir te tret te kreveti. i kqyr niher ne sy secillin, secilli ma debill se tjetri , e ju thot( edhe un juve po ju thom):

ngoni be djemt e mi, un kom bo pasuni boll, po kta qe pe shihni ju osht veq ni pjes shum e vogel se shumicen e kom rujt ne ni thesar ne form te dukatit e e kom shti thell ner tok ne bashqe, kshtu qe masi po des thash tju kallxoj e ju lypeni se kur te gjoni keni me bo pare si xhaiqi.
kta djemt hala pa e kry mir fjalen baba shkojn e i hin tokes me e lyp thesarin , e nejse lyp e lyp dikur thojn sa po e lypim hajt se po mjellim edhe grun si baba qysh mjelllke kur u kon gjall, e jo hajt edhe do sene tjera , e qishtu dikur tu e lyp thesarin e kan punu token e kan fitu pem e perime e grun e kan shit e hajt hajt ti, dikur pak para se me dek vllau i madh , i thot o vllaznija e mi, po poget qe baba naj kish pa lshu fore se thesar me dukat ai sna kish pa lon qysh kem menu na , po token e ka pas me shti me e punu.

ajt pra djemt e mi, kosova nentoka pfff ne bertham te tokes ne qet pjesen ku o kosova jon 200 miliard dollar te palume kush i gjon te tina jon, fort jeni bala.
User avatar
Muki
Posts: 4685
Joined: Thu Oct 06, 2005 10:38 pm
Location: Mitrovicë

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by Muki »

Eee...Trepca Trepca....tash krenaria ka mbet vetem ne emrat e klubeve sportive...!
Mitrovicë :cry:
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by AciDiuS »

Kejt e dim qe Kosova i ka kto pasuri po osht shum interesant fakti qe ne Ksosoven e pas luftes non stop osht fol e osht perfol nga politikan qeveritar naper fushata zgjedhore per prioritetet Ekonomike te vendit po kur nuk osht fol ose shum pakk osht fol qysh kosova me rrit Ekonomin me kto resurse ... pra mudsia e zhvillimit ekonomik prej ketyre resurseve gjith ka qen ne mjegull se kur diqka konkrete nuk osht fol e as punu ... te kqyrim tash ish dash me ja nis me lu naj sen ka pak
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by The Green »

AciDiuS wrote:Kejt e dim qe Kosova i ka kto pasuri po osht shum interesant fakti qe ne Ksosoven e pas luftes non stop osht fol e osht perfol nga politikan qeveritar naper fushata zgjedhore per prioritetet Ekonomike te vendit po kur nuk osht fol ose shum pakk osht fol qysh kosova me rrit Ekonomin me kto resurse ... pra mudsia e zhvillimit ekonomik prej ketyre resurseve gjith ka qen ne mjegull se kur diqka konkrete nuk osht fol e as punu ... te kqyrim tash ish dash me ja nis me lu naj sen ka pak
...serio kjo pune osht shume e errte, sen s'po nderrmiret, kurfare mase, kurfar progresi, tane ato rezerva, tane ato pasuri.

A thu pse?
User avatar
andromeda_rock
Posts: 7416
Joined: Sun Sep 04, 2005 3:50 pm
Location: Edinburgh

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by andromeda_rock »

Po bre , amo ato dojn bun me u kthy ne miliona e qeshtu s`kemi kurgjo .!.
User avatar
KanGaro_Toure
Posts: 2997
Joined: Wed Jun 14, 2006 12:19 am
Location: N`Karrig
Contact:

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by KanGaro_Toure »

mare kshyr punone token se permitoka ka ma shum se 200miljard pasuri

ehehe

keshtu sdi cka e kan pas nje pasuri te perbashket shtetet jugosllave
dmth ajo ka qen me ari ku ka shku qajo pasuri
Kosoves sju ka dhan pjesa e vet a???
a di najkush rreth ksaj diqka
User avatar
Black Bird
Administrator
Posts: 537
Joined: Sat Dec 20, 2003 6:34 pm
Location: NYC

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by Black Bird »

U dit ky sen moti, por vlera e sakt e pasuris nentoksore te Kosoves ende nuk dihet. Po qka po mendoni ju jane ardhe nderkombetart te na per sy te zi a :lol:
User avatar
The Green
Posts: 4079
Joined: Sun Jul 01, 2007 12:59 pm

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by The Green »

Black Bird wrote:U dit ky sen moti, por vlera e sakt e pasuris nentoksore te Kosoves ende nuk dihet. Po qka po mendoni ju jane ardhe nderkombetart te na per sy te zi a :lol:
Jo kane ardhe me na pshtu :shsmile:
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by V | a G r a »

Image

:cster:: pasurin e kosoves e hajn hajnat e qeveris
User avatar
taxpo
Posts: 453
Joined: Sat Jan 14, 2006 10:40 pm
Location: Lunatic Asylum
Contact:

Re: Nëntoka e Kosovës, 200 miliard euro pasuri

Post by taxpo »

as nji gur tKosoves se japim per 200 miliard euro :P
Post Reply