Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue

Post Reply
User avatar
Leendaa
Posts: 15
Joined: Wed Nov 14, 2007 8:59 pm

Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by Leendaa »

Sipas një hipoteze të re të quajtur Tokë Topbore (Snowball Earth) para rreth 600 miljon vjetësh i tërë planeti ynë ka qenë i mbuluar me shtresa të mëdha akulli dhe bore. Jeta që në atë kohë ishte akoma në formën e mikroorganizmave ka kaluar krizën e saj më të madhe dhe ka qenë pranë zhdukjes.

Kjo teori është zgjidhje e një sërë paradoksesh të mistershme që kanë ngacmuar shkencëtarët për një kohë të gjatë.

Para 750 deri 580 milionë vjetësh duket që ka pasuar në mënyrë të përkohëshme glaciere në tërë botën, edhe në vendet tropikale.
Në atë kohë dielli ka qenë më i dobët se sot dhe rrezet e tij të dobëta nuk përcilleshin brenda tokës por reflektoheshin nga shtresat e akullit që zinin kështu gjithnjë e më tepër vend deri sa arritën në ekuator dhe i tërë Rruzulli i parë nga kozmosi i ngjante një topi bore.
Temperatura në sipërfaqe duhet të ketë qenë rreth minus 50 gradë. Në një ngricë të tillë nuk mund të përfytyrohet të ketë jetë prandaj shumë vetë kanë dyshuar mbi vërtetësinë e kësaj hipoteze.

Por sot dihet që disa organizma jetojnë pranë burimeve të nxehta në fund të detit dhe gjeologu Paul Hoffman pranë Universitetit Harvard bashkë me kolegët e tij thonë se ka qenë në mjedise të tilla që jeta në rruzullin tokësor arriti t´ia dalë mbanë kësaj periudhe kritike.

Kështu Toka ka qenë mbuluar për 10 milionë vjet të tëra deri kur aktiviteti vullkanik i përmasave të mëdha e ndryshoi gjendjen rrënjësisht.
Atëherë akulli u shkri dhe temperaturat shkuan në krahun e kundërt pra plus 50 gradë.

Hoffman dhe kolegët e tij mendojnë se e njëjta dukuri mund të jetë përsëritur nga një deri në tre herë. .......
.
User avatar
Cyborg
Posts: 331
Joined: Thu Sep 13, 2007 1:24 pm
Location: Peaceful World

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by Cyborg »

ku na ishe ma heret mer ti,, forumit i duhen ksi far shkenctar te njohur shqiptar me permasa botrore... :lol:
User avatar
Dr.Green
Posts: 891
Joined: Sun Jan 28, 2007 10:13 am
Location: Istog

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by Dr.Green »

Shum Imagjinare bre diqyshshshshhssh........


Up The Fucking Irons...
User avatar
AciDiuS
Moderator
Posts: 7206
Joined: Wed Mar 09, 2005 4:11 pm
Location: Free on Universe

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by AciDiuS »

jo more prej plastelinit :shsmile:
User avatar
Hosefinë
Moderator
Posts: 2116
Joined: Mon Oct 30, 2006 3:54 pm
Location: World

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by Hosefinë »

Bonbonjer u kon.
User avatar
6POUNDER
Posts: 5966
Joined: Thu Jul 27, 2006 12:24 am
Location: Prizren, the Greater Albania
Contact:

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by 6POUNDER »

edhe une jom kane nifar vakti lejlek po tash jom bo njeri, nejse hala krejt njeri sjom bo sa duhet
User avatar
Dr.SkaL.
Posts: 1079
Joined: Sat Apr 21, 2007 1:03 pm
Location: Khazad Dum

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by Dr.SkaL. »

hajde beka_floyd_vrejtje_dhenes ku je !! e dhiten temen meniher :P


pertemen:

osht njo nder teorite per zhvillimin e jetes ne toke!

osht kjo se jeta ka fillu ne akull dhe tjetra ne ujra te nxehta!!

btw: toka qdo 100 000 vjet mbushet me bor! Ice Age!!

pershkak edhe levizjeve vertikale qe i ban toka, edhe i largohet diellit qdo 100 000 vjet

tpresum Ethos qka po na thet per ket tem se kish njohuri kogjo shum per kto sene :P
User avatar
cowboy
Posts: 8957
Joined: Mon Aug 16, 2004 12:53 pm
Location: Sweet Home Hell

Re: Rruzulli toksor mund te ketë qene nje top bore.....

Post by cowboy »

shum Dokumentara kom pa, dhe ka pas Krijime te ndryshme per Boten s'po di ciles me i besu, por t'gjitha kto jon interesante per krijimin e botes...se do e do qe i shoh thjesht thojn e ka kriju Allahu pa kurfar shpjegimi e bajn, kshtu qe kom pa Dokumentara te ndryshem per krijim e Botes...presim prej Etheosit me tregu najsen :D
Post Reply