Shkenca dhe Feja (copy paste)

Shkenca, teknologjia... Diskutoni rreth ketyre lemive, tregoni, pyesni, mesoni.

Moderators: Beka Floyd, SadButTrue, bg82, adela

User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Feja dhe shkenca janë gjithmonë në përputhje

Materialistët, për të mbuluar dështimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave të ndryshme propagandistike. Më e përhapura prej tyre është ideja e "konfliktit mes shkencës dhe fesë", e shumëpërfolur në botimet materialiste. Këto burime përfshijnë ngjarje artificiale, duke sugjeruar se përgjatë historisë feja ka qenë gjithmonë kundër shkencës dhe se shkenca mund të përparojë vetëm nëse feja lihet jashtë.

Megjithatë, një vështrim i shpejtë i historisë së shkencës do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë në pah falsitetin e kësaj thënieje.

Kur shikojmë historinë e Islamit, shohim se shkenca u paraqit në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me Kur'anin. Arabët paraislamikë besonin në të gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bënin asnjë vëzhgim në univers apo natyrë. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar të ngrejë lart rëndësinë e dijes si dhe duke ndjekur urdhërat e Kur'anit, filloi të ekzaminojë botën rreth tij. Jo vetëm Arabia por edhe shumë vende të tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriçuan pasi përqafuan Islamin. Vënia në përdorim e arsyes dhe vëzhgimit e urdhëruar në Kur'an, solli një rritje të theksuar civilizimi në shekujt e 9-të dhe 10-të. Shumë shkencëtarë Muslimanë të asaj kohe bënë një numër të madh zbulimesh në mjaft fusha si astronomi, matematikë, gjeometri dhe mjekësi.

Rëndësia e dijes në Islam është mjaft e dukshme në hadithe të Profetit tonë, të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të. Ka shumë prej këtyre haditheve që nxisin Muslimanët të fitojnë dije dhe ta përhapin atë. Disa prej tyre janë:

Ai që ecën drejt kërkimit të dijes, Zoti e bën të ecë drejt Kopshteve (Parajsës) … Të diturit janë trashëgimtarë të Profetëve, pasi profetët nuk lanë pas si trashëgim të mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo që merr pjesë prej saj do marrë mirësi të bollshme.44

Një besimtar nuk ngopet kurrë së fituari dituri; ai e kërkon atë deri në vdekjen dhe hyrjen e tij në Parajsë.45

Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes së sabahut, "O Zot, të lutem Ty për dije të vlefshme, vepra të lejuara dhe furnizime të mira." 46

Një rol të rëndësishëm në transferimin e diturive shkencore në Europë si dhe në nxjerrjen e shkencëtarëve muslimanë ka luajtur Andaluzia, që ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe përparimit shkencor sidomos në fushën e mjeksisë. Mjekët Muslimanë nuk u specializuan në një drejtim të caktuar, por zhvilluan studime në shumë fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca që merret me sëmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenë. Një nga mjekët më të njohur andaluzë ka qenë Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimët mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinë e mjeksisë dhe bimëve mjeksore. Një mjek tjetër i njohur i asaj kohe ka qenë Ebu Xha'far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotëronte shkencën e terapisë së barnave për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve specifike dhe është autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet për studimet e tij në anatomi. Ai rregulloi gabimet e bëra në të shkuarën mbi studimet anatomike të shumë kockave të trupit si ato të nofullës dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue'l Itibar, u ribotua në vitin 1788 dhe u përkthye në latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetër i tij, Mekeletun fi'l Hauas, fliste për pesë shqisat.

Zotit ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët; Zoti është mbi gjithçka, është mëkatfalës. (Sure Fatir: 28)

Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijtarët se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër perveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit. (Sure Al' Imran: 18)

Anatomistët muslimanë përcaktuan saktësisht numrin e kockave në kafkën e njeriut dhe zbuluan ekzistencën e tre kockëzave në vesh. Një nga shkencëtarët muslimanë kryesorë që ka punuar për anatominë ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur në perëndim si Aviçena. I edukuar në letërsi, matematikë, gjeometri, fizikë, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikë, në rininë e tij Ibn Sinai njihej jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Vepra e tij më e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si 'Traktati' në Perëndim, u shkrua në arabisht dhe pas përkthimit të tij në latinisht në shekullin e 12-të, u bë teksti kryesor i shkollave të Europës deri në shekullin e 17-të. Traktati trajton sëmundjet dhe medikamentet në një mënyrë sistematike. Përveç këtij ai shkroi më shumë se 100 libra mbi filozofinë dhe shkencat natyrore. Një pjesë e mirë e diturive mjeksore të përfshira në Traktat ende pranohet sot.

Zakarija Kazuini gjeti shumë gabime në studimet e zemrës dhe trurit që kanë qenë shtruar botërisht nga koha e Aristotelit. Faktet që ai nxorri rreth zemrës dhe trurit janë shumë të ngjashme me ato që ne dimë sot.

Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominë, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini (1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhën themelet e mjeksisë moderne. Këta shkencëtarë treguan, në shekujt e hershëm të 13-të dhe 14-të, lidhjet midis zemrës dhe mushkërive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastër, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh në mushkëri dhe ky gjak i oksigjenuar që kthehet në zemër i kalohet trurit dhe organeve të tjera të trupit nëpërmjet aortës.

Vëllimi i parë i veprës prej tre vëllimeve të Ali Bin Isa (?-1038) mbi sëmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu'l Kahalin fi'l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisë së syrit dhe përfshin informacion mjaft të detajuar. Vepra u përkthye në latinisht dhe gjermanisht.

El-Biruni ishte një shkencëtar musliman i shekullit të 11-të. Ai e dinte se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj 600 vjet më parë se Galilei dhe përcaktoi perimetrin e Tokës 700 vjet përpara Njutonit.

Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis (?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janë disa nga shkencëtarët muslimanë të njohur për studimet e tyre në astronomi, matematikë, mjekësi dhe anatomi.

Ka gjithashtu dhe shumë shkencëtarë të tjerë që dhanë kontributet e tyre në fusha të tjera përveç mjeksisë dhe anatomisë. Për shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj rreth 600 vjet përpara Galileut dhe përcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushçu, shkencëtar i shekullit të 15-të, ishte i pari që bëri një hartë të Hënës dhe një rajoni të Hënës iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), që jetoi në shekullin e 9-të, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj përpara Njutonit. Batani, shkencëtar i shekullit të 10-të, është zhvilluesi i parë i trigonometrisë. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi për herë të parë në trigonometri funksionet "sekant-kosekant". El-Huarizmi shkroi librin e parë mbi algjebrën në shekullin e 9-të. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekëndëshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi në shek. e 11-të, ishte themeluesi i optikës. Roxher Beikon dhe Kepleri përdorën veprat e tij dhe Galilei ndërtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi (Alkindus) prezantoi fizikën relative dhe teorinë e relativitetit rreth 1100 vjet përpara Ajnshtajnit. Shems el-din, që jetoi 400 vjet përpara Pastërit, ishte i pari që zbuloi ekzistencën e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi në shek. e 10 dhe ishte i pari që kreu ndërhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Në po këtë shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit të lebrozes. Këta shkencëtarë muslimanë, ku vetëm disa janë përmendur këtu, kanë bërë zbulime të rëndësishme të cilat hodhën themelet e shkencës moderne.

Kur shikojmë qytetërimin perëndimor, shohim se shkenca moderne erdhi së bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-të, i njohur si "Epoka e Revolucionit Shkencor", është e mbushur me shkencëtarë qëllimi kryesor i të cilëve ishte eksplorimi i universit dhe natyrës të krijuara prej Zotit. Të gjitha institutet shkencore të ngritura në vende të ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim të tyrin "afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij". Kjo frymë vazhdoi edhe në shekullin e 18-të. Disa nga shkencëtarët e njohur për përkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe që i dhanë kontribute të veçanta botës së shkencës ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuviè. (Për detaje të mëtejshme, ju lutem shikoni kapitullin "Shkencëtarë të fesë").

Këta shkencëtarë besonin në Zot dhe praktikonin kërkimin shkencor me një frymëzim që rridhte pikërisht nga ky besim. Një nga treguesit më të mirë të kësaj ishin "Traktatet Brixhuoter" një seri botimesh e nxjerrë në Britani në shekullin e 19-të. Një numër shkencëtarësh kryen kërkime në fusha të ndryshme dhe përcaktuan objektin e studimit të tyre si "shenjat e harmonisë dhe rregullit që Zoti krijoi në univers dhe natyrë". Metoda e praktikuar nga këta shkencëtarë njihet si "Teologjia Natyrale", që do të thotë "të njohësh Zotin nëpërmjet natyrës".

Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca të Ekzistencës dhe Vetive të Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrës, botuar në vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo që i hapi rrugën Traktateve Brixhuoter. Në këtë libër Peili dha shembuj të modelimit në natyrë duke shpalosur njohuri të qarta mbi anatominë.

Duke marrë si model veprën e Paleit, iu bë një thirrje anëtarëve të Shoqërisë Mbretërore të Londrës. Më pas u udhëzua që këta të zgjedhur duhet të shkruanin, shtypnin dhe botonin një mijë kopje të një vepre: "Mbi Fuqinë, Urtësinë dhe Mirësinë e Zotit të shfaqur në Krijimin" duke e ilustruar këtë vepër me të gjithë argumentet e arsyeshëm si për shembull shumëllojshmëria dhe formimi i krijesave të Zotit në botën bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndërtimi i dorës së njeriut dhe një pafundësi të tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime në artet antike dhe moderne, shkencë si dhe shtrirje në të gjithë letërsinë moderne."

Kjo thirrje në kërkim të shenjave të ekzistencës së Zotit u përgjigj nga shumë shkencëtarë që nxorrën studime mjaft të vlefshme. Si pasojë e kësaj u prodhuan këto vepra:

(1) "Përshtatja e Natyrës së Jashtme ndaj Ndërtimit Moral dhe Intelektual të Njeriut", nga Tomas Çalmers (1833).

(2) "Kimia, Meteorologjia dhe Tretja", nga Uilliam Prut, (1834)

(3) "Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshëve", nga Uilliam Kirbi (1835)

(4) "Dora, modelim i dukshëm", nga Sër Çarls Bell (1837)

(5) "Gjeologjia dhe Mineralogjia", nga Din Baklend (1837)

(6) "Përshtatja e Natyrës ndaj Kushteve Fizike të Njeriut", nga J. Kid, (1837)

(7) "Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme", nga Dr. Uilliam Uivëll (1839)

(8) "Fiziologjia Shtazore dhe Bimore", nga P. M. Roxhet, (1840)

Traktatet Brixhuoter janë vetëm një shembull i takimit mes fesë dhe shkencës. Ndërhyrja më e madhe që qëndronte pas shumë studimeve shkencore të kryera si përpara ashtu dhe pas këtyre veprave ishte pranimi i universit të krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithëfuqisë së Tij.

Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhë fillestare doli si pasojë e mbizotërimit të filozofisë materialiste në kulturën Perëndimore të shekullit të 19-të, si rezultat kjo i disa rrethanave të caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotësisht në teorinë e evolucionit të Darvinit dhe arrin kulmin, në kundërshtim direkt me pikëpamjen e mëparshme, duke e paraqitur shkencën dhe fenë si dy burime diturie kundërshtuese.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Shkenca bën të mundur hetimin e botës materiale në të cilën jetojmë nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatë këtij hetimi shkenca arrin në konkluzione të shumta të bazuara mbi informacionin e mbledhur nga këto vëzhgime dhe eksperimente. Përveç kësaj, çdo degë e shkencës gjithashtu ka norma të caktuara të cilat merren si të vërteta ose pranohen pa u vërtetuar. Në literaturën shkencore, kjo bashkësi normash quhet "paradigmë".

Të japim një paraqitje të shpejtë të "etapave" të kërkimit shkencor. Siç dihet, hapi i parë në kërkimin shkencor është formulimi i një hipoteze. Si fillim, shkencëtarët duhet të formojnë një "hipotezë, për temën e kërkimit të tyre. Më pas, kjo hipotezë testohet nëpërmjet eksperimenteve shkencore. Në qoftë së vëzhgimet dhe eksperimentet e vërtetojnë hipotezën, ajo quhet një "parim i përcaktuar" ose "ligj". Në qoftë se hipoteza nuk vërtetohet, atëherë testohen hipoteza të tjera dhe kështu procesi rifillon.

Formulimi i hipotezes, që është hapi i parë i procesit, shpesh varet nga pikëpamja bazë e shkencëtarit. Për shembull, shkencëtarët, nën një pikëpamje të gabuar, mund të bazojnë punën e tyre mbi hipotezën që "lënda ka prirje të vetë-organizohet pa ndërhyrjen e një vepruesi të ndërgjegjshëm". Më pas, ata do mund të kalonin vite të tëra kërkimesh për të verifikuar atë hipotezë. Por, meqë lënda nuk e ka atë aftësi, të gjitha këto përpjekje do dështojnë. Më tepër akoma, nëse shkencëtarët janë tej mase kokëfortë rreth hipotezës së tyre, kërkimi mund të zgjasë për vite të tëra madje për breza të tërë. Rezultati përfundimtar do të ishte një shpenzim shumë i madh kohe dhe burimesh.

Megjithatë, po të ishte kjo ide "është e pamundur që lënda të vetë-organizohet pa plan të ndërgjegjshëm" pika supozuese, ai kërkim shkencor do të kishte ndjekur një rrjedhë më produktive dhe më të shpejtë.

Kjo çështje, që është pra përcaktimi i duhur i hipotezës, kërkon një burim krejt të ndryshëm nga të dhënat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e këtij burimi është kritike pasi, siç e shpjeguam dhe në shembullin e mëparshëm, një gabim i tillë mund t'i kushtojë botës së shkencës vite, dekada madje dhe shekuj.

Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:

1. Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdogjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.

2. Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsye të caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.

3. Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet dhe në Kur'an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, "Zoti yt frymëzoi bletën…" (Sure en-Nahl: 68).

Këto janë të vërteta absolute të cilat na janë komunikuar nga Zoti në Kur'an. Një afrim drejt shkencës i bazuar në këto fakte do të çonte padyshim në përparim të dukshëm dhe do t'i shërbente njerëzimit në mënyrën më të dobishme. Mbi këtë gjejmë shembuj të shumtë në histori. Vetëm me vendosjen e shkencës në pikëmbështetjen e duhur, shkencëtarët Muslimanë, të cilët atëherë po ndihmonin në përparimin e qytetërimeve më të mëdha në botë, kontribuan në arritjet kryesore të shekujve të 9-të dhe 10-të. Në Perëndim pionerët e të gjitha fushave të shkencës, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerëz të lartë të shkencës që besonin në Zot dhe të cilët kërkimet e tyre i kryenin për të eksploruar çfarë Ai krijoi.

Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë.11

Megjithatë, që nga mesi i shek. të 19-të, komuniteti shkencor është ndarë nga ky burim hyjnor dhe është futur nën influencën e filozofisë materialiste.

Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si "modeli i universit të pafund" që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.

Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Kurani mahnit shkencën



All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë:

"Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"
(El Mulk, 23)

Teknologjia e trupit tonë është më superiore se teknologjia që njerëzimi e ka prodhuar duke përdorur mbledhjen e informacioneve, eksperiencën dhe mundësitë.
Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parë këtë vepër madhështore të konstruktuar, qartë shohim Konstruktorin absolut

Në shikim të parë veshi duket i thjeshtë, por pas laprës së veshit gjendet një strukturë fiziomorfologjike e përsosur dhe tejet delikate, e cila do të turpëronte edhe inxhinjerinë më inventive. Duke vepruar bashkërisht, struktura e veshit të jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm kryejnë operacione në largësi mahnitëse dhe virtuoze.
Shkaku që kemi dy vesh është se ato formojnë një sistem stereo i cili e mundëson identifikimin e vendit nga i cili vie zëri dhe që të njohim se a lëviz ai burim.
Veprimi i përpunimit të zërit me vesh dhe qendrën në tru është aq preciz sa që zëri që formohet afër njërit vesh e pastaj te veshi tjetër, mund të njihet si zëra të ndryshme kur intervali në mes tyre është i vogël, siç është 30 mikrosekonda.
Virtuoziteti i veshit të njeriut është mahnitës dhe i pabesueshëm. Njeriu mund të dëgjojë zërin e mushkonjës jashtë dritares, edhe pse forca e zërit të saj e cila arrin te veshi ynë nuk është më e madhe se një kuadrahonth vat. Sikur 100 kësi zëra (100.000.000.000.000.000) do të kombinoheshin, duke u kthyer në energji elektrike, energjia do të mjaftonte për një llambë për lexim.
Senziviteti i veshit është mahnitës. Lëvizja e mëmbranës timpanike në ngacmimin e dëgjimit minimal të zërit me frekuencë 1.000 Hz është afro e 1.000 milion pjesë të centrimetrit, shumë më e vogël se diametri i atomit të hidrogjenit.
Lëvizjet e mëmbranës basilare në ngacmime të njejta janë njëqind herë më të vogla-përafërsisht sa madhësia e bërthamës së atomit. Kjo paraqet limitin e fundit të performansës.
Sikur të rritej më tepër senzitiviteti i veshit, do të ishim të vetëdijshëm në bombardimin konstant të membranës timpanike me molekulat e ajrit.
Por edhe me limitin ekzistues, është interesantë se ne nuk e dëgjojmë rrjedhën e gjakut tonë nëpër enët e vogla të gjakut në membranën e timpanit. Kjo ndodhë sepse veshi ka aftësi të injorojë signalet të cilët janë në mënyrë konstante prezent.
Kështu veshi, gjithashtu e bën njeriun qenjen më muzikale. Pa asnjë ushtrim muzikorë jemi në gjendje të dallojmë tonin A në piano nga toni identik i violinës.
Mund të dallojmë edhe kombinimin e notave të ndryshme muzikore, karakteristike për secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi është në gjendje të hudhë zhurmën duke zgjedhur njëkohësisht vetëm një zë të ngjajshem.
Bile edhe gjatë gjumit veshi vazhdon të funksionojë me mundësi të pabesueshme, sepse truri është në mundësi të interpretoj dhe zgjedhë signalet që ia përcjellë truri. Kështu që njeriu mund të flejë i qetë në mes të komunikacionit të zhurmshëm dhe në zhurmën e televizorëve në fqinjësi por njëkohësisht të zgjohet në një zë të lehtë të orës.
Qeni që lehë, goma e makinës në lëvizje,hapat-të gjithë mund të identifikohen. Në realitet veshi normal mund të dalloj afro 400.000 zëra.
Veshët, pos kësaj që janë një sistem stereofonik të dëgjimit me një siguri të lartë, janë poashtu përgjegjës për mbatjen e baraspeshës së trupit. Kjo është e siguruar me ndihmën e dy sistemeve të vendosur në veshin e brendshëm.
Prej të gjithë organeve të trupit, pak janë ata që mund të arrijnë shumë në hapsirë kaq të vogël, sa veshi. Sikur inxhinjeri do të mund të kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej përafërsisht një inç kub të sistemit dëgjues i cili do të përfshinte prezencën e rezistuesit me indukcion, analizatorin mekanik me mundësi të gjëra, reale mobile, drejtues shumë kanalesh për transmetimin e energjisë mekanike në atë elektrike, sistem për mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem komunikativ dy drejtimesh.
Por edhe nëse do të kishte sukses, nuk do të arrihej funksioni mahnitës i veshit.
Shumë shpezë dhe kafshë kanë mësuar që njëra tjetrës t’ia përcjellin signalet e tyre me zërat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por, vetëm ne njerëzit kemi mësuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zëra, duke lidhur fjalët dhe prodhuar gjuhët që mund t’i përdorim si mjet komunikimi me përvojën e kaluar të ideve dhe planet për ardhmëri.
Sot në botë kemi shumë gjuhë (afro 6000). Le të krahasojmë cilësinë dhe teknologjinë e lartë prezente në vesh dhe në tru, me teknologjinë e prodhuar nga njeriu. Ashtu si në rastin e imazheve, janë shpenzuar dekada duke u përpjekur të gjenerohen zëra të ngjajshëm me origjinalin. Rezultatet e këtyre zbulimeve janë magnetofonët, sisteme zanore me siguri të lartë, sisteme të analizimit dhe përpunimit të tingujve me anë të ndarjes së tyre sipas frekuencave. Me gjithë këtë teknologji të lartë të mijëra ekspertëve që punojnë pa pra, nuk ka mundur të prodhohet një pajisje e tillë e cila do ta arrinte cilësinë e perceptimit të tingullit si veshi. Mendoni për sistemet e teknologjisë së lartë “Hi Fi”, që janë prodhuar nga kompanitë më me emër në industrinë e muzikës. Edhe në këto pajisje zëri i regjistruar humb diçka nga cilësitë e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dëgjoni gjithmonë një tingull të caktuar para se të fillojë të dëgjohet muzika.
Është e qartë se veshi dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit të njeriut, janë produkt i krijimit madhështorë.
Andaj është e qartë se përgjegjësia jonë themelore e përdorimit të veshit, syrit dhe trurit për të parë ekzistencën e All-llahut, fuqinë dhe dijen e Tij të pafund. Duke u shërbyer me begatitë e shqisave dhe aftësitë hulumtuese të universit të pafund, do të mësojmë edhe më shumë për ligjet fizike që drejtojnë ato.
Dimë se ato ligje janë fikse dhe konsistuese, dhe që vlejnë për çdo pikë të universit. Kjo shkon në favor të faktit që është një Krijues dhe sistemi i Tij është i pandryshuar siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“…Në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim”.
(Ahzab, 62)

Imazhi i fituar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që nuk ka arritur as teknologjia e shekullit tonë. Për shembull shikoni në librin që po e lexoni, pastaj ngritni kokën dhe shikoni përreth.
A keni parë imazhe kaq të mprehta dhe të qarta në një vend tjetër? Edhe televizioni me ekranin më të avancuar në botë nuk mund të sigurojë imazhe kaq të mprehta.
Për më shumë se 100 vjet, mijëra inxhinjerë janë munduar të prodhojnë një televizor tredimenzional, i cili do të mund të arrinte cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem Tv tredimensional, por ai nuk mund të shihet pa u vendosur një palë syze speciale.
dhe për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë

“A nuk i dhamë Ne atij dy sy?” (El Beled, 8)

Tërë syri, si organ periferik i receptorit optik, mund të krahsohet me aparatin fotografik (por është afro 3.000 herë më i ndieshëm se kamera më precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lëshon dhe i thyen rrezet e dritës, pikërisht sikurse sistemi i thjerrzave që i drejton fytyrat e oblektit në film.
Rrezet e dritës, si dhunti e All-llahut të madhërishëm i ngacmojnë kunjëzat dhe thupërzat me intenzitet të mjaftueshëm. Ky ngacmim që shkaktohet nga proceset biokimike, përcillet nëpërmjet nervit optik deri në pjesët kortikale të trurit.
Me ndihmën e kunjëzave pranohet drita e ditës (me ngjyrë) ndërsa me ndihmën e thupërzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin në 130 milion. Është vërtetuar se gjatë procesit të të parit, d.m.th. ngacmimit të thupërzave, funksioni ityre është i idhur për një materie speciale, e cila gjendet në to dhe quhet purpuri i të parit (rodopsinë) për krijimin e së cilës nevoitet vitamina A.
Kur drita bie në thupërza rodopsina absorbon energjinë e dritës, duke e transformuar në lumirodopsinë. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinës sasi të madhe të energjisë së lirë. Nga kjo, në pjesë të sekondës lumirodopsina ndahet në metarodopsinë i cili është i paqendrueshëm dhe ndahet në retinën dhe skotopsinë. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal i cili vepron direkt në mëmbranën e thupërzave duke shkaktuar potencial receptor.
Impulset përcillen deri te qelizat ganglionale, të cilat transmetojnë impulset nervore çdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet në errësirë të plotë.
Para të gjitha këtyre fenomeneve dhe mrekullive të panumërta të Krijuesit të përsosur, nuk na mbetet tjetër, vetëm ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë nga thellësia e zemrës duke e kujtuar versetin Kur’anor:

“I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”
(El Muminun, 14)

Argumentet e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që njeriu vëzhgon.
Urtësia, plani dhe projektimi i jashtëzakonshëm që mbizotërojnë në gjithë natyrën, pasqyrojnë pa asnjë dyshim ekzistencën e Krijuesit që sundon gjithçka.
Ky është All-llahu i hirëmadh i cili i ka pajisur të gjitha gjallesat me karakteristika të jashtëzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta të ekzistencës dhe të fuqisë së Tij.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash) të ngjajshëm?!"
(Merjem, 65)

Ja, kështu All-llahu i madhërishëm na ka lajmëruar se shprehja për Qenjen e lartë hyjnore “All-llah” nuk i vihet askujt prej njerëzve, por është e posaçme vetëm për Qenjen e Tij Fisnike.
Në këtë mënyrë All-llahu i madhërishëm e provokoi mbarë njerëzimin në një qështje me mundësi zgjedhjeje, ngase emri është në kompetencën e njeriut pët ta zgjedhur. Edhe pse në këtë ekzistencë jetojnë besimtarë, pabesimtarë, djaj, exhinë, njerëz e të tjerë. A mos ke dëgjuar për dike se e ka quajtur veten me emrin All-llah, apo e ka emërtuar të birin me emrin All-llah? Jo kjo kurrë nuk ka ndodhur, e as që do të ndodhë ndonjëherë, ngase All-llahu i madhërishëm e ka bërë të posaqëm këtë emër vetëm për Qenien e Tij Fisnike. Askush prej njerëzve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Madje as ata njerëz që pretenduan se janë zotër si Faraoni, Nemrudi etj. nuk patën guxim e as që u shkoi ndërmend ta quajnë veten me emrin All-llah !
Psikologu danez Vander Hoven, paraqiti hulumtimin e tij në ndikimin e fjalës “All-llah” te pacientët dhe të personat e shëndoshë.
Profesori danez vërtetoi zbulimin e tij në bazë të studimeve të bëra të një numër i madh pacientësh në periudhën tre vjeçare.
Disa nga pacientët e tij ishin jo musliman, të tjerët musliman. Rrezultati ishte i shkelqyer e sidomos tek ata që vuanin nga ankthi dhe depresioni.
Psikologu në fjalë kishte thënë se muslimanët të cilët rregullisht e lexojnë Kur’anin janë në gjendje të mbrohen nga sëmundjet psikike.
Ja si e ka shpjeguar psikologu në fjalë veprimin e secilës shkronjë të fjalës “All-llah” në shërimin e sëmundjeve psikike.
Në studimin e tij shkencëtari i lartëpërmendur ka theksuar se me rastin e leximit të shkronjës së parë “A” lirohet sistemi respirator duke kontrolluar frymëmarjen.
Leximi i konsonantit velar “L” gjuha duhet lehtë ta prek qiellzën duke bërë një pauzë të shkurtër, e lehtëson procesin e frymëmarjes.
Ndërsa leximi i shkronjës së fundit “H” mundëson lidhjen në mes të mushkërive dhe zemrës, dhe kjo lidhje kontrollon ritmin e zemrës.
Pra, theksimi i fjalës “All-llah” vën barazbeshën e sistemit kardiorespirator.
Kur’ani famëmadh ka qenë dhe do të jetë mrekullia më e madhe, ngase në çdo kohë zbulohen begatitë, fshehtësitë dhe depot e pafund të tij.
Ai gjithnjë paraqet risi dhe freski për besimtarët, ilaç trupor dhe shpirtëror, siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kur’anit fisnik në organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur’anit në 97% të ekzaminuarve.
Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve.
Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur’anin fisnik para 14 shekujve:

“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”.
(Ez Zumer, 23)

Në këtë verset Kur’anor vërehet se leximi i Kur’anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar.
Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur’ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë.
All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.
(Junus, 57)

Edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s. keni argument në veprimin e bukur të Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton në Sahihun e tij thënien e Muhammedit s.a.v.s. që ka thënë:
“Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut që lexojnë Kur’an dhe e studiojnë në mes vete, e të mos lëshohet siguria (qetësia) dhe i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.
Pra, a ka gjë më të bukur se Kur’ani ?
A ka gjë më të bukur se versetet i tij?
A ka argument më të fuqishëm të All-llahut se Kur’ani famëmadh i cili është dhe mbetet mrekulli e përherë në duart tona deri në Ditën e Gjykimit.

“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)”.
(Ez Zumer, 27)

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron dhe thotë:

“Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)”
(El Tekvir, 18)

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”.
(El Isra, 78)

Kur’ani famëmadh inkurajon të fjeturit heret dhe zgjimin që në agim. Në një hadith thuhet:
“Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët”.
Ndërsa në hadithin tjetër thotë:
“Dy rekatet e namazit të sabahut kanë më shumë vlera se dunjaja e çka në të”
Pra në Kur’anin fisnik All-llahu i madhërishëm betohet në agimin që frymon. Shikimi i agimit që vërehet me zemër të hapur, ai me të vërtetë frymon. Në këto skena kosmike të paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancë u dhurohen ndjenjave të fundit njerëzor. Këto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kosmik nëpërmjet shprehjes së bukur dhe inspirative, kështu shpirti kosmik rrjedhë në shpirtin njerëzor fshehtësitë e tia duke reflektuar Fuqinë Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletë sinqerisht për të vërtetën e besimit.
Të mirat që përfiton njeriu nga të zgjuarit heret në mëngjes janë: përqindja e ozonit në ajër është më e lartë në agim. Ky gaz ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendorë, duke bërë që kulmi i aktivitetit mendorë dhe fizik i njeriut të jetë herët në mëngjes. Rrezet e diellit në lindjen e tyre janë përafërsisht në ngjyrë të kuqe, dhe është i njohur tashmë ndikimi stimulus për nervat, për aktivitet fiziologjik të organizmit të njeriut.
Zgjimi herët në mëngjes parapëngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sëmundjeve trombembolike.
Shkencërisht është vërtetuar sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram në 100ml. plazmë. Por gjendja më e ulët e tij haset në mbrëmje, ku arrin në nivelin në më pak se 7 mikrogram në 100 ml. plazmë. Dihet se kortizoni është substancë “magjike” që rritë aktivitetin e organizmit.
Kortizoni vepron në qelizat e organizmit dhe në procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator në proceset alergjike.
Rol të veçantë kortizoni luan në gjendjet e stresit, niveli i të cilit rritet në gjak.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famemadh thotë:

“Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)”.
(En Nahl, 14)

Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun, që në kohët e lashta.
Përmban sasira të mëdha proteinash. Vaji i peshkut është burimi më i pasur i vitaminave të tretshme në yndyrna, më e rëndësishmja e të cilave vitamina A, vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për rritjen e eshtrave dhe kundër sëmundjes së rakitizmit tek fëmijët. Peshku është një burim i mirë i kalciumit. Sasia e zvogëluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrës (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit të mëmbranës së qelizave nervore.
Peshku është burim kryesorë i jodit, i cili është lënda e domosdoshme për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sasia e jodit në organizëm është 14 mg. Jodi është i rëndësishëm për formimin e tiroksinës i cili e mban në nivel intenzitetin e metabolizmit në qeliza.
Peshku përmban edhe fosfor, i cili luan rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Eshtrat përmbajnë sasi të mëdha të kalcium fosfatit.
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk përmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.
Peshku përbën ushqimin kryesorë për një numër të madh njerëzish. Për këtë All-llahu, Krijuesi i Urtë i favorizon krijesat e Tij, duke bërë që në ujërat e lumenjve dhe të detrave të gjendet një burim i pashtershëm ushqimi.

“Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani”.
(En Nahl, 5)

Me siguri njeriu nuk mund të vazhdojë me jetë normale, nëse i mungon ushqimit të tij mishi, që është ushqimi më i pasur me proteina.
Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat që ndodhen në të kanë fuqi kalorike të lartë, po ashtu ësht i pasur me hekur, fosfor, vitaminë B, dhe vitamnë A.
100 gr. mish e furnizojnë trupin merreth 5% të nevojave të tij për proteina.
Proteinat përmabajnë 10 deri në 20% të masës qelizore. Nukleo proteinët e bërthamës dhe citoplazmës qelizore janë genet që kontrollojnë tërë funksionin e qelizës dhe përcjelljen e dukurive trashëguese.
Enzimet e përbërë nga proteinat katalizojnë reaksionet kimike ne qelizë, pra ato kontrollojnë funksionet metabolike në qelizë.
Rroli kryesorë i albumineve është mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmës nga kapilarët.
Melçia e kafshëve është një depo për shumë lëndë ushqyese dhe shumë vitamina, veqanërisht A,D,B, proteina dhe hekur. Për këtë arsye ajo përdoret për kurimin e anemisë së rëndë. Ndërsa truri i kafshëve është i pasur me fosfor, i domosdoshëm për punën dhe vitalitetin e nervave, si dhe me elemente të tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit shkakton anemi mikrocitare.
Zinku është pjesë përbërëse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet në sasi të madhe në rruazat e kuqe. Ky enzim është përgjegjës për lidhjen e shpejtë të karbon dioksidit me ujë në rruazat e kuqe dhe kapilarët periferik, si dhe për lirimin e shpejtë të karbon dioksidit nga kapilarët e gjakut të mushkërive në hojëza.
Zinku është pjesë përbërëse e dehidrogenazës laktike si dhe përbërës i disa peptidazave që janë të rëndësishme për tretjen e proteinave në aparatin digjestiv.
Zink ka mjaftë edhe në pankreas dhe shumë lehtë lidhet me insulinën. Mungesa e proteinave për një kohë të gjatë shkakton sëmundje si:
- Ulja e mesatarës së rritjes
- Deshtimi dhe çrregullimi i procesit digjestiv
- Inaktiviteti i mëlqisë
- Anemia
- Nefropatia
- Ngecje mendore
- Të ëjntura të gjeneralizuara
Në Kur’anin famëmadh një kaptinë e quajtur “Milingona” tërheq vëmendjen e njeriut për të llogjikuar dhe medituar në madhështinë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm, në krijimin e këtij insekti për të cilin Kur’ani thotë:

"O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
(En Neml, 18

Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se milingona përgjason me njeriun në zakone. Ato ndërtojnë qytete, hapin rrugë nëntokësore, depozitojnë ushqimin në depot ë veçanta. Fiset e milingonave i shpallin luftë njëra-tjetrës dhe fitimtari merr robër lufte. Pa dyshim që milingonat kanë një qytetërim të quditshëm specific.
Ekzistojnë disa lloje milingonash që merren me mbjelljen e barërave për ushqim dhe gjuajnë lloje të caktuara krimbash dhe lavrash.
Ushtarët (e milingonave të bardha) janë më të mëdhenjë se milingonat punëtore dhe kokat e tyre janë më të mëdha dhe më të forta. Kur qyteti sulmohet nga milingonat tjera, ushtarët mblidhen në hyrje të tij, ngjiten sipër njëra-tjetrës, duke formuar një mur të gjalë

Milingonat jetojnë në shoqëri me shumë insekte. Janë gjendur rreth 2000 lloje insektesh të ndryshme brenda vendbanimeve të milingonave.
Milingonave u pëlqen një substancë e ëmbël (vesa e mjaltit) që e marrin nga gjethet dhe drunjtë e pemëve.
Organizimi i mirë i punës së milingonave ka arritur deri aty sa të ndërtojnë dhoma të veçanta për ”insektet e nektarit” që ruajnë.
Kokrra e grurit nëse lihet në fole, do të rritet e do të mbijë, gjë që do të shkatrronte folenë e saj. Por milingona e ndanë kokrrën e grurit në dy apo katër pjesë duke e prishur kështu embrionin e saj.
Kush e udhëzoi milingonën të mësonte këto gjëra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithëfuqishëm, siç e përshkruan verseti Kur’anor:

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
I cili krijoi dhe përsosi,
Dhe i cili përcaktoi e orientoi”
(El A’ëla, 1-3)

Fjala e gjelbërt përmendet në shumë versete të Kur’anit fisnik, veçanarisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të Xhennetit dhe kënaqësitë që rrethojnë ata.
Rikujtojmë versetet duke medituar:

“Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura”
(Er Rrahman, 76)

“Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe të mëndafshit të trashë”
(El Insan, 21)

“…ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë…”
(El Kehf, 31)

Psikologët kanë konstatuar se ndikimi i ngjyrës te njeriu është teper i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë të ftohtë apo të nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.
Muhammedi a.s. ka thënë:
“Shikimi në gjelbërim dhe ujë qetëson syrin”
Sot spitalet dekorojnë ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve.
Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë - gjallëron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur - qetëson nervat; ngjyra blu e bën njeriun të ndien ftohtë; ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndien ngrohtësi.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirtë dhe në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër.
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër në psikën e njeriut është në Londër në urën “Blak Fajar” që njihej si “ura e vetëvrasjeve”, pasi që pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhin mbi të. Ndryshuan ngjyrën nga e zeza në atë të gjelbër. si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3.
Pra, kudo përreth nesh shihet urtësia e All-llahut të Gjithëfuqishëm në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“ …All-llahu i do ata që pastrohen”
(Et Teube, 108)

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që që duan të pastrohen”
(El Bekare, 222)

Një nga veçoritë kryesore të Islamit është pastërtia, nga e cila buron forca trupore, shëndeti dhe gjallëria. Një prej atyre që e kanë përqafuar Islamin në perëndim thotë: “Edhe sikur të mos kishte në Islam asgjë tjetër, veç pastërtisë, ajo do të mjaftonte”.
All-llahu i Gjithëdijshëm në Kur’anin e lavdueshëm thotë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, dhe lani këmbët deri te nyjet”.
(El Maide, 6)

Nga dobitë e shumta ta avdesit të vërtetuara shkencërisht po cekim.
- parandalimi i transmetimit të shumë sëmundjeve bakteriale që përcillen nëpërmjet lëkurës dhe ndotjes së duarve
- aktivizimi i qarkullimit të gjakut duke fërkuar gjymtyrët
- parandalimi i sëmundjes së sinusëve
- ndjenja e freskësisë trupore e shpirtërore
- parandalimi i sëmundjeve të lëkurës.
Dobitë e larjes së trupit, veçanarishtë pas marrëdhënieve intime janë:
- aktivizimi itrupit dhe menjanimi i plogështisë
- pakësimi i kongjestimit të gjakut në lëkurë dhe në organët gjenitale, gjë që e përcjellë gjakun në organet vitale të trupit si zemra e truri
- larja siguron normalizimin e funksioneve të lëkurës, më të rëndësishmët e të cilave janë: përqimi i ndjeshmërisë, rregullimi i temperaturës dhe mbrojtja e organizmit.
- larja siguron pastrimin e lëkurës nga djersa dhe sekrecionet yndyrore.
Për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“… Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!...”
(El Maide, 6)

“E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu”.
(El Bekare, 222)

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Dhe rrobat tua pastroi!”
(El Mudethir, 4)

Pastërtia e rrobave është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe adhurimeve të tjera. Është e njohur vlera e rrobeve për mbrojtjen e njeriut nga të ftohurit dhe nga burimet e ndotjeve bakteriale.
Islami ka një pozicion të qartë në ruajtjen e mjedisit. Qëllimi i ruajtjes së mjedisit është të krijohen kushte optimale për një ndërveprim harmonik mes njeriut dhe mjedisit, si një tërësi e vetme, pasi ndotja nga individi që ka karakter lokal, heret a vonë shëndrohet në një ndotje të përgjithshme të mjedisit.
All-llahu i Plotfuqishëm në Kur’anin famëmadh përkujton:

“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
(El Bekare, 11)

Teknologjia e sotme e shfajëson veten e saj para botës, se po përpiqet ta zhvillojë dhe të krijojë mirëqenie në emër të një jete sa më komode, ndërsa njerëzit janë të detyruar të thithin helmin e fabrikave dhe të sakrifikojnë, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre, duke prishur rendin dhe ekuilibrin në Tokë.
Ruajtja e mjedisit, pra, nuk është vetëm bindje ndaj rregullave Kur’anore, por një çështje jetike për të gjithë banorët e planetit tonë.
Zhvillimi gjithnjë e më i madhë i industrisë pa aplikimin e masave mbrojtëse të përshtatshme shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe e ujit, që e rrezikon së tepërmi shëndetin e njeriut.
Sot, njerëzimi duhet që, sa më shpejtë, me tërë diturinë dhe forcën, të angazhohet në luftë kundër shfarosjes së llojeve biologjike, dhe çdo gjëje tjetër që është e lidhur me prishjen e barazpeshës ekologjike botërore.
All-llahu i Plotëfuqishëm krijoi qiejt e tokën dhe i fali bukurinë mahnitëse. Ia nënshtroi të gjitha këto njeriut, të cilit i dha mendjen, që t’i shfrytëzojë për të mirën e tij. Njeriu tani mund të zgjedhë: ose ta kultivojë dhe ta zhvillojë nukurinë e natyrës, dhe t’i kontribuojë prosperitetit të vet, ose ta shëmtojë bukurinë e natyrës, dhe t’i ndihmojë kështu shkatërrimin e tij.
Planet ynë – Toka, për çdo ditë po merr një dukje tjetër, duke i ngjarë një gruaje plakë me grim, port ë vrazhdë, të mjerë, në të cilën gjithnjë e më pakë ka vende për jëtë të qetë.
Është fatal fakti se sot në botë, sipas statistikave çdo vit hidhen në ajër 200 milion tonë dioksid sulfuri, i cili në bashkëveprim me avullin e ujit shndërrohet në thartira të njohura si “shi thartor”. Po ashtu çdo vit në dete dhe oqeane hidhen 1.500 kilometra kubë ujë të ndotur industrial.
Radio nukleidet që lirohen nga 417 reaktorë atomikë gati e kanë mbuluar qiellin tonë.
Rreziku i zhdukjes së mbështjellësit të ozonit, i cili e mbronë botën e gjallë në tokë nga rrezet ultravjollcë, është gjithnjë e më i madhë.
Edhe mbeturinat e ndryshme industriale, gazrat e liruara nga automjetet ndotin vazhdimisht mjedisin, ushqimin dhe ujin me plumb, zhivë, arsen, kadmium, fosfat, me materie të ndryshme radioactive dhe materie të tjera helmuese.
Përveç industrisë, në ndotjen e mjedisit marrin pjesë plehrat kimike dhe mjete të tjera mbrojtëse kimike, të cilat sot përdoren shumë në bujqësi. Bota sot njeh afro 4 milion substanca kimike, prej të cilave 60 mijë përdoren në bujqësi.
Shkenca bashkëkohore informon se 250 mijë substanca kimike janë potenciale mutagjene (deformojnë gjenet). Këto janë substanca kimike që shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme (ireverzibile) në vetitë trashëguese-gjenetike tek njerëzit.
All-llahu i madhërishëm për këtë tërheq vërejtjen në Kur’anin famëmadh:

“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!
Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”.
(El Bekare, 11-12)

Është një betim i vetëm në Kur’anin fisnik, për të cilin All-llahu i madhërishëm thotë se është një betim i madh. Nga teksti Kur’anor vërehet zakonisht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e këtij betimi. Vetë fakti se kemi të bëjmë me betim madhështorë, regon se në të duhet përqëndruar posaqërisht vëmendjen për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe. Betimi në vete përmban diçka kolosale, sepse nga Ai varet vetë ekzistimi i Gjithësisë. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninë e kozmosit.
Tani të shohim si tingëllon ky betim i madh në gjuhen e Kur’anit famëmadh:

“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
E ai është betim i madh, sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Kuptimi i këtij betimi është përcaktuar me tri fjalë. Këto fjalë janë: mevaki, nuxhum dhe adhim. Të fillojmë shpjegimin e këtyre fjalive me rend te kundërt:
Adhim, d.m.th. i madh, madhështor, i fuqishëm, kolosal, i jashtëzakonshëm
Nuxhum, është shumësi i fjalës nexhm, që d.m.th.yjet.
Mevaki, ëhstë shumësi i fjalës mevaki’a dhe kjo fjalë është përkthyer në shumë mënyra. Kështu Feti Mehdiu e kupton mevaki si “perëndim i yjeve”, Sherif Ahmeti si “shuarje e yjeve”, Hasan Nahi si “çasti i perëndimit të yjeve”.
Por mevaki nuk e tregon kohën kur ka ndodhur diçka (mevakit-njësi vakti), por përkundrazi vendin ku ndodh diçka. Po t’i shfletojmë fjalorët e gjuhës arabe, do të shohim se mevaki do të thotë: vend, lokacion, pozicion, pozitë. Duke pasur parasyshë këtë, përkthimi i versetit Kur’anor është:

“Por jo! Betohem në pozitat e yjeve. Dhe vërtetë, ky është betim madhështor sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Pozitën e ndonjë objekti në univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i përcaktojmë me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.
Për shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitës së yjeve është i pandërperë; yjet “rrëshqasin” nga lindja në perëndim, për tu paraqitur përsëri në lindje.
Por ky është vetëm ndryshim imagjinativ i pozitës. Kjo është evidente edhe gjatë stinëve të vitit.
Mirëpo yjet kanë edhe lëvizjet e tyre, të cilat në krahasim me diellin, janë më të shpejta për disa dhjetra km/s. Këto lëvizje mund të vërehen vetëm në intervale të gjata kohore.
Duhet ditur se ekzistojnë yje që dalin dhe humbasin çdo ditë (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnë yje që muk dalin kurrë (anticirkumpolare).
Ekzistojnë gjithashtu yje, që për shkak të pozitës që kan në qiell, ne nuk i shohim kurrë. Këta janë yjet e qiellit jugor.
Duke marrë parasysh largësinë e pabesueshme të yjeve, ata na duken të palëvizshëm. Në realitet nuk është kështu. Hapësira në mes të yjeve rritet për çdo sekondë, ndërsa Universi është në zgjërim e sipër. Yjësia e Virgjëreshës për çdo sekondë është për 1.200 km të tjera larg prej nësh. Yjësia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. në sekondë.
Pozita e yjëve, graviteti dhe barazpesha kozmike janë në lidhje të ngushtë, prandaj nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim në pozitën e ndonjë ylli e të mos shprehet në hapsirën përreth tij.
Mirëpo, secili ndryshim në kozmos është i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj për këtë nuk kemi pasoja në përmasa katastrofash.
Sot është e mundur që në bazë të lëvizjes së yjeve të përcaktohet vjetërsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave në gjendjen dhe formën e tanishme.
Sot astronomët, përveç nevojës që të dinë në cilën pjesë të qiellit t’i drejtojnë teleskopët e tyre dhe të shikojnë galaktikat e zbehta të largëta dhe pozitën e vërtetë të yjeve, për mbajtjen e kursit të satelitëve artificialë, ata kanë nevojë të dinë dhe të sigurojnë ndihmën e nevojshme për drejtimin e sondave kozmike.
Yjet lëvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtësi radiale. Për shkak të lëvizjeve të tyre, yjet nuk kanë vend të njejtë.
Astronomët e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh, do të shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnë emrat e yjeve!
Kështu, dituria e tanishme mbi lëvizjen e yjeve, mundëson të kemi njohuri për të ardhmen dhe për të kaluaren e kupëz qiellore.
Kur’ani herë-herë përdor ndonjë fjalë të cilën bashkëkohësit nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo ta shpjegojnë, por All-llahu i madhërishëm e di që breznitë e ardhshme do ta zbulojnë dhe do ta shpjegojnë, siç e përshkruan verseti Kur’anor në vijim.

“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë”.
(Fussilet, 53)
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Besimi në Zot i bën shkencëtarët entuziastë dhe të motivuar



Si e përmendëm, feja e nxit shkencën dhe ata, që përdorin arsyen dhe ndjekin ndërgjegjen e tyre në arritjen e kërkimeve shkencore duhet të kenë besim të fortë pasi ata kuptojnë shenjat e Zotit menjëherë. Ata përballen me një sistem pa të meta dhe një kompleksitet perfekt të krijuar nga Zoti në çdo rrugë kërkimi që ata ndjekin dhe në çdo zbulim që bëjnë. Si tha dhe Profeti Muhamed, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, ata veprojnë duke e ditur se "Ai që del të kërkojë dije është i devotë për hir të Allahut derisa të kthehet."3

Një shkencëtar që po kryen kërkime mbi syrin, për shembull, zbulon, edhe duke e njohur sistemin e tij kompleks, se ai nuk do te formohej kurrë nga një proces gradual rastësish. Ekzaminime të mëtejshme do ta çojnë atë në përfundimin se çdo detaj në strukturën e syrit është një krijim i mrekullueshëm. Ai sheh se syri përbëhet nga shumë pjesë që punojnë bashkë në harmoni, duke rritur kështu mrekullimin e tij ndaj Zotit që e krijoi atë.

Po njësoj, një shkencëtar që vëzhgon kozmosin do ta shohë veten menjëherë përballë mijëra ekuilibrave të padiskutueshëm. Ai fiton më tej një etje për dije pasi ka zbuluar se biliona galaksi dhe biliona yje brenda këtyre galaksive vazhdojnë të ekzistojnë në një harmoni të madhe, në një hapsirë të gjerë pa kufij.

Si i tillë, një besimtar ndërfutet më shumë dhe frymëzohet të ndjekë studime shkencore për të zbuluar misteret e universit. Në një nga artikujt e tij, Albert Ajnshtajn, gjeniu më i madh i erës së kaluar, i referohet frymëzimit të derivuar nga feja, që kanë shkencëtarët:

…Unë pohoj se ndjenja universale fetare është motivi më i fortë dhe më fisnik për kërkime shkencore. Vetëm ata që realizojnë përpjekjet e mëdha dhe mbi të gjitha përkushtimin, pa të cilin nuk mund të kryhet punë në shkencën teorike, janë në gjendje të kuptojnë forcën e emocionit pa të cilin, kjo punë, edhe pse larg realiteteve të drejtpërdrejta të jetës, nuk mund të kryhet. Çfarë bindjeje të thellë mbi funksionimin e universit dhe ç'dëshirë të fortë për të kuptuar duhet të kenë pasur Kepleri dhe Njutoni sa të kalonin vite të tëra pune individuale për të zgjidhur parimet e mekanikës qiellore!

Ata, njohuria e të cilëve rreth kërkimeve shkencore rrjedh kryesisht prej rezultateve të tyre praktikë, zhvilllojnë lehtësisht një nocion komplet të gabuar rreth mentalitetit të atyre njerëzve, të cilët të rrethuar nga një botë skeptike, kanë udhëzuar shpirtrat e tjerë nëpër botë, përgjatë shekujve . Vetëm ai që e ka përkushtuar jetën e tij ndaj qëllimeve të ngjashme mund të ketë një kuptim të gjallë rreth asaj që i ka frymëzuar këta njerëz dhe i ka dhënë forcën për të mbrojtur qëllimet e tyre pavarësisht nga dështimet e panumërta. Është ndjenja universale fetare ajo që i jep njeriut një forcë të tillë. Dikush ka thënë, jo pa të drejtë, se, në këtë epokë materialiste vepruesit seriozë janë vetëm njerëzit thellësisht besimtarë.4

Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugës së shkencës për të gërmuar në veprat e Krijuesit, ndërsa Izak Njutoni, një tjetër shkencëtar i madh, tha se përfshirja kryesore që qëndronte pas interesit të tij për shkencën ishte dëshira e tij për të pasur një ndjesi dhe dije më të plotë rreth Zotit.

Këto ishin shënimet e vetëm disa shkencëtarëve më në zë të historisë. Këta dhe qindra të tjerë të cilët do t'i shtjellojmë në faqet në vijim, arritën të besonin në ekzistencën e Zotit duke eksploruar universin dhe, të impresionuar nga ligjet dhe fenomenet që Zoti ka krijuar me Lavdinë e Tij, përpiqeshin të zbulonin më tepër.

Si do ta shohim, dëshira për të mësuar mënyrën si Zoti krijoi universin ka shërbyer si faktori kryesor motivues për shumë shkencëtarë gjatë historisë. Kjo ndodh sepse dikush, që percepton se universi dhe të gjitha gjallesat janë krijuar, gjithashtu percepton se ky krijim ka një arsye. Arsyeja pastaj çon drejt kuptimit. Është prirja për të kapur atë kuptim, për të zbuluar shenjat e tij dhe për të gjetur detajet e tij ajo që lehtëson mjaft studimet shkencore.

Nëse, sidoqoftë, mohohet fakti se universi dhe gjallesat janë krijuar, ky kuptim gjithashtu humbet. Një shkencëtar, që beson në filozofinë materialiste dhe tek Darvinizmi, do supozojë se universi është i paqëllimtë dhe se çdogjë është rezultat i rastësisë së verbër. Si rrjedhim, vëzhgimi i universit dhe i gjallesave do të bëhej pa asnjë lloj qëllimi. Për këtë fakt, Ajnshtajni pohoi: "Nuk kam gjetur shprehje më të mirë se "fetare" për besimin në natyrën llogjike të realitetit, për aq sa është e kapshme nga arsyeja njerëzore. Kurdo që kjo ndjenjë mungon, shkenca degjeneron në empiricizëm të pafrymëzuar."5

Në një rast të tillë, qëllimi i vetëm i një shkencëtari do ishte ose të fitonte famë e të kujtohej në histori ose të pasurohej. Qëllime të tilla mund ta shmangin atë lehtësisht nga sinqeriteti dhe integrimi i tij shkencor. Supozojmë se, në një ngjarje ku rezultati në të cilën ai arriti me anë të kërkimit shkencor bie në kundërshtim me pikëpamjen konvencionale të komunitetit shkencor, ai mund të detyrohet ta mbajë atë sekret në mënyrë që të mos i ikë fama që ka, apo të merret nëpër gojë, apo të degradohet.

Pranimi për një kohë të gjatë i teorisë së evolucionit në botën shkencore është një shembull i kësaj mungese sinqeriteti. Shumë shkencëtarë, përballë fakteve shkencore, janë të bindur se teoria e evolucionit është mjaft larg aftësisë së shpjegimit të origjinës së jetës, por ata nuk mund ta thonë këtë haptazi thjesht nga frika e përballjes së një reagimi negativ. Në këtë linjë mendimi, fizikanti britanik H.S. Lipson bëri rrëfimin e mëposhtëm:

Ne tani dimë shumë më tepër rreth gjallesave sesa dinte Darvini. Ne dimë si punojnë nervat dhe unë e shikoj çdo nerv si një kryevepër të inxhinjerisë elektrike. Dhe ne kemi qindra milionë syresh në trupin tonë… "Modelim" është fjala që më vjen ndër mend për këtë çështje. Por, kolegët e mi biologë nuk e pëlqejnë.6

Fjala "modelim" është prerë nga literatura shkencore thjesht se nuk pëlqehet, me shumë shkencëtarë që dorëzohen përpara dogmatizmave të tilla. Në lidhje me këtë Lipson thotë:

Në fakt, evolucioni u shndërrua, në një farë mënyre, në një fè shkencore; pothuajse të gjithë shkencëtarët e kanë pranuar atë dhe shumë janë përgatitur të 'përthyejnë' vëzhgimet e tyre për tu përshtatur me të.7

Kjo situatë e padëshirueshme është rezultat i mashtrimit të "shkencës pazot" që mbuloi komunitetin shkencor duke filluar nga mesi i shekullit të 19-të. Megjithatë, ashtu si tha dhe Ajnshtajni, "shkenca pa fenë është e çalë"8.Ky iluzion e ka çuar shkencën jo vetëm drejt qëllimeve të gabuara por gjithashtu krijoi shkencëtarë të cilët, edhe pse i njihnin gabimet, rrinin indiferentë përballë tyre.

Meqë shkencëtarët që besojnë në Njëshmërinë e Zotit dhe Mbifuqinë e Tij nuk kanë dëshira përfitimi për këtë botë si status, reputacion apo parà , përpjekjet e tyre për kërkimet shkencore janë të sinqerta. Ata e dinë se çdo mister në univers që ata qartësojnë do t'i rrisë më tepër njerëzimit kuptueshmërinë për Zotin, duke ndihmuar kështu në zbulimin e fuqisë dhe dijes së pafund të Tij. Të konfirmosh ekzistencën e Zotit dhe t'ia tregosh njerëzve realitetin e krijimit, është një veprim shumë i rëndësishëm adhurimi për një besimtar.

Të udhëhequr nga shqetësime kaq serioze, shkencëtarët besimtarë kryejnë kërkime të gjera e të rëndësishme me një entuziasëm të madh për të zbuluar ligjet e universit, sistemet mahnitës në natyrë, mekanizmat perfektë dhe sjelljet inteligjente të gjallesave. Ata grumbullojnë rezultate të mëdha dhe përparojnë shumë. Ata nuk pengohen kurrë para problemeve që hasin dhe as nuk mërziten kur nuk vlerësohen nga të tjerët. Kërkojnë vetëm pëlqimin e Zotit për punën që bëjnë.

Përpiqen me tërë forcat për t'u shërbyer besimtarëve të tjerë dhe kjo vetëm për kënaqësinë e Tij. Dhe ata nuk njohin kufij gjatë endjes së tyre të gjatë. Mundohen të bëjnë të pamundurën për t'i shërbyer njerëzve dhe të jenë sa më të dobishëm për ta. Për më tepër, përpjekjet e tyre të sinqerta i bëjnë ata mjaft produktivë dhe studimet e tyre arrijnë rezultate pozitive.

Ata që pohojnë se shkenca duhet të jetë e ndarë nga feja padyshim që janë në gabim të qartë. Mbi të gjtha, ata që nuk besojnë nuk mund të përjetojnë dot ngritjen shpirtërore të besimit. Projektet shkencore të cilat i fillojnë me mjaft zell shpejt bëhen monotone dhe jofrymëzuese. Motivimi i tyre tani bëhet përfitimi. Kërkesa e përmbushjes së dëshirave të kësaj bote si të mirat materiale, rang shoqëror, reputacion apo famë do bëjë që ata të ndjekin ato kërkime që do të kontribuojnë direkt në këto përfitime personale. Për shembull, një shkencëtar që mendon në këtë mënyrë dhe që motivohet nga interesa për karrierë do ndiqte ato kërkime që do ta çonin drejt një rritjeje në përgjegjësi. Ai nuk do të ndërmerrte kurrë një kërkim për një çështje që ai e mendon si të dobishme për njerëzimin por që nuk i shërben më së miri interesave të tij. Ose, n.q.s. do t'i duhej të zgjidhte mes dy temave kërkimore, ai do të zgjidhte atë që do t'i sillte më shumë të mira materiale apo prestigj, edhe pse zgjedhja tjetër mund t'i sillte përfitime njerëzimit. Shkurtimisht, shkencëtarë të tillë janë shumë pak të vlefshëm për njerëzimin, pasi nuk i shërbejnë të mirës së përbashkët, përveç ratëve kur ka ndonjë shpërblim në mes. Kur mundësia për përfitime personale venitet, ashtu ikën dhe dëshira për t'i shërbyer njerëzimit.

Profeti Muhamed, I Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, gjithashtu i përmendi dëmet e këtij mentaliteti. Ai tha:

Mos merrni njohuri me qëllim që të diskutoni me dijetarët e tjerë dhe të provoni superioritetin mbi to, apo që të debatoni me injorantët, apo për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.9

Nga ana tjetër, Profeti Muhammed lavdëronte përhapjen e dijeve të dobishme. Një hadith thotë:

Zoti dërgon mirësitë e Tij mbi ata që i udhëzojnë njerëzit për dije të dobishme.10

Duke u njoftuar për marrjen e mirësive, entuziasmi dhe motivimi i sinqertë i provuar nga një njeri që beson tek Zoti hapin rrugë të reja për të, jo vetëm në fushën e shkencës por edhe në shumë sfera të tjera të jetës si arti, kultura e me rradhë. Këto shpirtra nuk veniten kurrë, por përkundrazi, bëhen gjithnjë e më tepër entuziastë.
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Fjala shkencore në Kuran


Fjala kuranore i ngjan një qelize... Qelizat përtërihen dhe në një qenie të gjallë, në të shumtën e rasteve, përngjajnë në njëra-tjetrën, kurrë nuk përsëriten, por gjithherë ndryshohen. Një gjë e njëjtë vërehet edhe në fjalën kuranore. Vërejmë se po ato fjalë përsëriten me qindra herë në Kuran, po në të njëjtën kohë konstatojmë se ato nuk janë përsëritje. Fjala kuranore çdoherë ka domethënie e kuptim të ri. Na shpie nga tërësia në hollësi. Degëzohet në degë, sikurse fara që jep rrënjën, trungun, degët dhe gjethet, pastaj lulet dhe frytin... Ajo gjithnjë është (të themi) portokalli, që nëpërmes hollësive të tij shfaqet kërcyelli i vërtetë i portokallit. Edhe sikur disa herë ta lexojmë Kuranin, çdo herë do të kuptojmë diçka të re në të. Të marrim përshembull fjalën shkencë në Kuran. Do të vërejmë se shkenca në fillim vjen në kuptimin rrethorë, në formë vështrimi, në krijimin e qiejve dhe të tokës. Pak më tej do të shohim se si vështrimi do të detajizohet: si janë krijuar devetë dhe si është ngjitur qielli, si janë përqëndruar malet dhe si është krijuar toka... Kjo është biologji, astrologji, gjeologji, gjeografi dhe dituri të tjera të njohura sot. Kurani, pastaj na hedh kundrimin në anën tjetër. “Thuaj! Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar ata më parë...” Ky është një vështrim historik, ose “Udhëtoni nëpër botë që të shihni atë që Ai e ka krijuar prej asgjësë (hiçit)...”

Ta vështrojmë ajetin vijues: “Ne çojmë erëra të cilat pllenojnë (mbarësojnë)...” Komentatorët e hershëm, këtë ajet e komentuan si alegori. Erërat i ndjekin rërët dhe zbret shi i cili e pllenon tokën. Sot, kjo është fakt se era i ndjek rërët e elektrizuara pozitive dhe ndeshen me ato negative, atëherë pasojnë vetëtimat, bubullimat dhe zbret shiu. Dhe e dyta, sot dijmë se bota bimore ekziston mashkull dhe femër. Me ndihmën e erës, e cila e shpërndanë pluhurin prej lules në lule, kryen mardhëniet seksuale (të tyre) dhe kështu bota vazhdon më tejë.

“I Lartësuar është Ai që krijoi çifte të gjitha (dy lloje) nga çka mbinë nga toka, nga vetë ata (njerëzit) dhe nga çka ata nuk dijnë.” (Jasin:36). Njeriut të shekullit të shtatë asnjëherë nuk i shkoi mendja se edhe materia e bimët, në përgjithsi, janë çifte. Rryma elektrike nuk është gjë tjetër veç rezultat i dy poleve (negative dhe pozitive). Thërmia e atomit që deri vonë mendohej se është pjesa më e vogël e materies përbëhet nga bërthama të cilën e rrethojnë elektronet, kurse vetë bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet. Pra, çdo gjë në gjithësi (veç Allahut të vetëm) është çift.

“Ata të cilët përveç Allahut marrin mbrojtës, janë të ngjajshëm me merimangën, të cilat vetes i thurin shtëpi, kurse shtëpia më e dobët, vërtetë është shtëpia e merimangës, sikur ta dijnë ata këtë.” (Ankebut, 41) Vëmendjen e tërheq fjalia “shtëpia e merimangës është më e dobëta...” Aty nuk thuhet pejza ose rrjeta, por shtëpia. Kjo i ka shkaqet dhe arsyet e veta. Shkenca zbuloi se pejza e (rrjetës së) merimangës, është më e fuqishme se ato prej çelikut, për tri herë. Gjithashtu, është më e fuqishme dhe më elastike sesa peri i mëndafshit. Ajo për merimangën paraqet kështjellë dhe strehimore të sigurtë. Pse Kurani atëherë thotë se Ajo është më e dobëta, duke e përfunduar ajetin me fjalën: “Sikur ta dijnë ata këtë.” Kjo fshehtësi u zbulua kohëve të fundit. Merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë. Ajo e thurë rrjetën dhe sundon në teritorin e saj. Pas mbarësimit (femra) e mbytë mashkullin dhe e ha. Të rinjtë, sapo dalin prej vezëve e hanë njëri-tjetrin. Çdo mysafir që i afrohet rrjetës, ajo e mbytë dhe e ha. Ajo pra është zhdukëse e jo shtëpi. Ajo është shtëpia më e dobët për të gjithë ata që duan të strehohen. Shkenca vetëm tani po i zbulon thëniet e Kuranit, para më shumë se 14 shekujsh.

Falënderimi i qoftë Atij që ka krijuar çift prej çdo gjëje, çka mungullon prej tokës dhe prej vetë atyre (çift dhe prej atyre që ata nuk dijnë.” (Jasin,36) Ka qenë e njohur se i Gjithdijshmi i ka krijuar në çifte, njerëzit, shtazët, xhinët, e, edhe bimët, por jo edhe sendet. “Edhe prej çdo gjëje Ne krijuam çift për ju që mendoni.” Shkenca i zbuloi edhe këto. Elektriciteti e ka polin pozitiv dhe negativ; magnetizmi është i polizuar në dy anët; në atom gjenden elektronet dhe pozitronet, protonet e neutronet; në kiminë organike, ekzistojnë molekula e djathtë dhe e mëngjër. Në kohën e fundit, përveç materies u zbulua edhe antimateria. Shkenca, u pajtua me Kuranin se kozmosi është i krijuar në gjashtë etapa: arkaike (më e vjetra); parapalezoike (gjendje e flaktë); eozoike (lajmërohet jeta e parë); palezoike (peshqit); neozoike (shtazët) dhe kenozoike (më të përsosurat).

Ne kemi mësuar se para miliarda vitesh, bota ishte një copë materie dhe ngjau eksplodimi i madh në thelbin e asaj mase të madhe të materies dhe copat e mëdha të materies filluan të fluturojnë në të gjitha anët. Nga ky eksplodim është krijuar sistemi diellorë dhe galaksia. Këto janë zbulimet që shkeca i bëri kohëve të fundit. Kurse një arab “analfabet” në shkretirë, përpara më shumë se 1400 vjetësh, ka mundë të dijë për teorinë e eksplodimit te madh dhe rritjen e gjithesisë, apo jo?! Dhe ja çfarë ka thënë sipas udhëzimit të Zotit: “A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse Ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë...?! Ai është i Cili e ka krijuar natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Tëtëra notojnë nën kupën e qiellit...” Nëse i shtrojmë një pyetje një biologu se kur ka filluar jeta? Ai do të na thoshte se jo prej shumë kohësh shkenca e zbuloi që para miliarda vitesh metrja ecenciale në detë ka filluar të prodhojë protoplazmën, prej së cilës ka rrjellë ameba, e prej atij lloçi të detit janë zhvilluar të tëra gjallesat. Me fjalë tjera, tërë jeta rrjell nga deti, nga uji... Para 14 shekujsh, sigurisht se asnjëfarë shkenctari apo poeti nuk do të ia qëllonte këtij zbulimi shkencor, kurse “analfabeti i shkretirës”, i udhëzuar prej Allahut tha: “...dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë. A nuk do të besojnë?!” Vetëm sot shkenca zbuloi se materia në fillim ishte një tërsi e palëvizshme dhe se ishte në formë të gaztë, e nxehtë, e trashë dhe ngjitur, pastaj u shkaktua një shpërthim (me urdhërin e Allahut) në këtë materie para më shumë se 5.000.000.000.000 vjetësh. Kështu që, ajo tërësi filloi të zhvillohet dhe të largohet, ndërsa materia u vu në lëvizje të përhershme, siç thotë Allahu i Lartësuar. “Dhe qiellin Ne me duart Tona e krijuam, dhe Ne patjeter e zgjerojmë atë.”

Ai (Allahu) e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e ndjek atë...” (A'rafë, 54) “...Ai (Allahu) natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia mbështjell natës...” (Zumer, 5) “Ti (O Zot) e fute natën në ditën dhe Ti (O Zot) e fute ditën në natën...” (Ali Imran, 27) Ja pra, se si Kurani paralajmron se nata dhe dita ndjekin njëra tjetrën vazhdimisht, e një gjë e tillë nuk ndodh përveç nëse toka është e rrumbullakët, e kjo është ajo që thirri Galileu (meqë ndoshta nga muslimanët kishte dëgjuar një gjë të tillë), të cilin kisha e ndoqi për ta likuiduar. Jurij Gagarini pas kthimit nga udhëtimi i tij rreth Tokës, tha se kishte vërejtur ndjekje të shpejtë të errësirës dhe dritës mbi Tokë, për shkak të rrotullimit të saj.

Mendimtari prendimor kërkoi të ndajë shkencën nga feja, sepse feja e tij (e krishterë) i thoshte: Pema e cila iu ndalua Ademit, për t'a ngrënë ishte pema e diturisë dhe pasi ai ngrëni prej saj, atij iu shtua dituria (syçeltësia). Kështu shkruan Dhiata e Vjetër (Teurati), kurse klerikët e komentuan se kur Ademi hëngri nga ajo pemë iu shtua dituria e amshueshme, gjë e cila shkaktoi hidhërimin e Zotit ndaj tij dhe e largoi nga mëshira e Tij. Shkenca përparoi vetëm atëherë kur u muar një kahje krejtësisht e kundërt dhe jo më shumë se para dy shekujve. Kurse para më shumë se 1400 vjetëve Kurani filloi revelimin me fjalët: “Lexo, mëso, studio...” Dijetarët e dijnë se cilësia me të cilën Allahu nderoi Ademin ishte e kundërt me atë që ishte thënë në Teurat. Dituria ishte shkak i nderimit të Ademit e jo shkak i përzënies së tij. Në Kuran 1400 vjet më parë u tha: “Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym. Dhe atij e edhe tokës i tha: 'Qasuni urdhërit Tim me dëshirë apo me dhunë'. Ata të dy thanë: 'Po i qasemi me dëshirë.” (Fusilet, 11). Shkenca njëherë këtë tym e quajti mjegull, por vetëm në kohën e fundit zbuloi se ai nuk është mjegull, por tym, sepse mjegullat janë të ftohta, kurse ky tym i ekzistencës përmban një sasi të nxehtësisë. Tymi përbëhet nga gazrat e përziera me materie të ngurtë e është i errët. I tillë ishte tymi prej të cilit filloi ekzistenca. Prandaj sot shkenca fjalën e gabuar mjegull e zëvendësoi me fjalën tym gjë që Kurani e bëri 1400 vjet më parë.

Mikroskopi u zbulua në shekullin 16, kurse shkenca deri në shekullin 19 nuk dinte se njeriu u krijua në etapa. Kurani këtë e ka treguar 1400 vjet më parë, kur ka thënë: “Ç’është me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që meriton.?! Kur Ai ju krijoi në disa etapa.” (Nuh, 13-14). Këto etapa Kurani i ka emruar me emra të posaçëm: farë (nutfeh), gjak i ngjizur (alekah), copë mishi (mugdah), eshtra (idhamë), dhe në fund mveshja e eshtrave me mish. Shkenca, jo shumë larg, ka zbuluar se njeriu u krijua prej bashkëdyzimit të sekrecioneve të mashkullit dhe femrës. Ajo pikë e spermës përqëndrohet në mitër si një kokërr (farë) gjashtëditëshe. Pra, veza e fekonduar fillon e zhvillohet gjashtë ditë para fekondimit. Ajo që ka filluar ndarjen i përngjanë shushunjës (ushujzës). Këtë etapë Kurani e ka përmendur si gjak i ngjizur (aleka), por në etapën copë mishi (mugdah) i përngjanë një sendi të përtypur në formë çëmçakëzi apo druri. Embrioni merr formën e njeriut pas 40 apo 42 ditëve, sepse në këtë periudhë embrioni fillon të marrë veçoritë e njeriut. Kurani thotë: Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi (etapë pas etape) në tri errësira...” (Zumer, 6) E, shkenca sot e shpjegon se embrioni zhvillohet në brendi të mbështjellësve të errët të cilat janë:

1. Muri i jashtëm i barkut të femrës. 2. Muri i mitrës. 3. Pëlhura e brendshme, e cila e mbështjell embrionin. Ndarjet shkencore të zhvillimit embrional në barkun e nënës janë të komplikuara dhe të pakuptimta, sepse kjo ndarje bazohet në numra, të cilat sipas Kuranit i përmendem më parë. Për ndarjen që shpjegon Kurani, Prof Moor thotë se është ndarje e plotë dhe e përsosur shkencore, ndarje e lehtë e kuptueshme dhe e dobishme. Në një hadith profeti as ka thënë: “Çdo njeri prej jush krijohet në barkun e nënës 40 ditë... Dhe Kur fara (në mitër) mbushë 42 net, Allahu e dërgon një engjëll që i jep formën...” Shkenca vetëm kohëve të fundit vërtetoi, se embrioni ditën e 42-të përjeton një ndryshim.

Eshtë vërtetuar shkencërisht se në kohën e akullt nëpër të cilën veç ka kaluar Toka, tokat arabe kanë qenë kopshte e lumenj. Akullnajat janë shtresuar në polin e ngrirë të veriut, mandej ka filluar lëvizja e tyre në drejtim të jugut dhe kur i janë afruar gadishullit arabik, natyrisht ka ardhur deri te ndryshimi i klimës. Kështu tokat arabe kanë qenë më së shumti në botë të mbuluara me kopshte e lumenj. Shkenca vërteton, gjithashtu, se kjo gjendje do të përsëritet. Koha e dytë e akullt ka filluar. Këto akullnaja do të lëvizin edhe një herë prej polit të veriut në drejtim të jugut dhe tashmë janë në rrugë që t’u afrohen zonave të afërta me tokat arabe. Njëra prej argumenteve të forta për këtë konstatim, është ajo që dëgjoni se çdo dimër furtunat e akullta godasin vendet në veri të Europës dhe Amerikës. Kjo ka qenë rrugë e gjatë dhe e mundimshme shkencore për ta zbuluar, kurse para 1400 vjetëve Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të vijë momenti (kataklizma) derisa të rikthehen tokat arabe në kopshte e lumenj.” (Transmeton Muslimi, kap. i zekatit, njësia 18, hadithi 60)

Kurani thotë: “A nuk dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi...” (Enbija, 30). Për këtë pjesë kuranore prof. Alfred Korner, njëri ndër shkencëtarët më të njohur botrorë në lëmin e gjeologjisë, tha: “Jam i sigurtë se para 1400 vjetëve, personi që nuk kishte fare njohuri rreth fizikës bërthamore, sipas mendimit tim, ishte i pa mundur ta zbulojë atë me anë të mendjes së tij se Toka e qiejt kan pasë të njëjtën bazë, etj.”

Para 1400 vjetësh në Kuran u tha: “Ai lejoi dy detet të puqen ndërmjet tyre. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë..” (Rrahman, 19-20). Shkenca ka aritur njohuri se detrat e njelmët nuk janë ashtu siç i shohim ne, një det, por detra të ndryshëm, të cilët ndryshojnë nga njëri-tjetri me dendësi, njelmësi dhe nxehtësi. Kjo për herë të parë u zbulua më 1942. Me përsosjen e satelitëve dhe me anën e studimeve nga largësia është bërë e mundur të fotografohen zonat detare dhe kufijtë detarë në mes pjesëve të ndryshme oqeanike. Nga andej vërehen dete me ngjyra nga më të ndryshmet. Disa dete i shohim me ngjyrë të kaltër të mbydhur. Disa me ngjyrë të zezë, disa të tjerë anojnë nga ngjyra e gjelbër. Shkaku i ndryshimit të këtyre ngjyrave është ndryshimi i temperaturës mbi sipërfaqen e deteve, mirëpo nëse ndalesh pranë detit nuk mund t'i vëresh këto ndryshime. Këto janë mburoja e nuk shihen vetëm se me anë të teknologjisë. Po me çfarë teknologjie i pa Muhamedi (alejhi selam)...? Nëse pjesa e dytë e ajetit, shkencërisht vërtetohet kështu, atëherë si spjegohet pjesa e parë e tij ku thuhet: “Ai lejoi dy detet të puqen në mes tyre...” Mendimi i komentatorve të njohur të Kuranit është se “merxhe” ka kuptim etimologjik “të përziesh”. Dhe më në fund shkenca bëri një tjetër zbulim. Detet përzihen me njëri-tjetrin. Ujrat e detit Mesdhe hyjnë në ujin e oqeanit Atlantik dhe anasjelltas, e në mes tyre është një pengesë ujore në shkallë të pjerrtë. Uji i dy deteve gjatë kalimit në tjetrin, kalon nëpër këtë pengesë e gjatë kalimit nëpër të i humb veçoritë e tij, e merr veçoritë e detit nëpër të cilin kalon.

Në kaptinën Err-Rrum, ajeti 1-3 thuhet: Elif Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën në tokën më të afërt (më të ulët), por pas disfatës së tyre ata do të ngallnjejnë. Kjo na jep me kuptue se ai është vendi më i ulët i rruzullit tokësorë vendi ku u mundën bizantinët, e ai historikisht ishte vendi afër Kudsit (Jerusalemit). Shkenca këtë të vërtetë e zbuloi para pak dekadash.

Këshilltari shkencor i presidentit Karter Frank Pres, kryetar i Akademisë së Shkencave për Amerikën, shkroi një libër në të cilën paraqiti disa zbulime të reja shkencore. Në të, në faqen 488 ka sqaruar formën e kodrës e cila ka formë shtylle. Në faqen 413 shohim fotografinë e një kodre, ku kodra është një pjesë e vogël, ndërsa rrënjët e thella duken nën shtresën e fundit. Kurse në faqen 435 thotë: “Kodrat luajnë rrol me rëndësi në përforcimin e kores së sipërfaqes së Tokës. Por, Kurani këtë e ka thënë më shumë se 1400 vjet më parë: “Kurse kodrat ia përforcoi.” (Naziat, 32) Dhe kodrat i bëri si shtylla (Nebe, 7) “Ai vuri kodra (të forta) në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju (Nahël, 15)

Prof. Armstrong, astronaut dhe shkencëtar i njohur në Amerikë, i cili punon për agjensinë e hulumtimeve astronomike në gjithësi “NASA”, vuri në dukje zbulimin e ri shkencor në lidhje me metalin e hekurit. Ai thotë: “Në çdo element bashkohen grimca të vogla të elektroneve, protoneve etj, mirëpo që të bashkohen këto grimca në bërthamë të çdo elementi nevoitet fuqi. Fuqia e nevojshme për formimin e atomit të hekurit duhet të jetë sa katër herë energjia e tërë sistemit diellor. As energjia e Diellit, e Tokës, e Hënës e Saturnit e planeteve tjera së bashku nuk mjafton në formimin e një atomi të hekurit. Nisur nga ky fakt, shkencëtarët thonë se ky është element i huaj, i cili si i formuar ka arritur në Tokë e nuk është formuar në të. Këtë dukuri Kurani e ka sqaruar 14 shekuj më parë kur ka thënë: “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz.” (Hadidë,25)

“Vërtet, ata që mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Drejtë në atë që vepron.” (Nisa,56) Vetëm disa vjetë më parë mjeksia zbuloi se dhembjen e ndjen vetëm lëkura ku gjenden shqisat ndijuese. Atëherë a nuk është ajeti i lartshënuar një sinjalizim për këtë? Për ndryshe, çfarë kuptimi ka fjala e Allahut: “Sa herë që u digjen lëkurat atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin (zjarrin).” Muhamedi (alejhi selam) nuk jetoi në kohën tonë që të zbulonte diçka të tillë me mjetet bashkëkohore të mjekësisë, por atë e mësoi Njohësi i çdo fshehtësie, Krijuesi i njerëzimit, se djegia e thellë e lëkurës shkatërron indet nervore me anë të dhembjes. Kështu para 1400 vjetëve dha njohuri për indet nervore nën lëkurë...

“Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën atij për (ta pranuar) Islamin. Kurse atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjoksin e tij ia bën shumë të ngushtë, sikur të ngjitej në qiell (lartësi të larta)...” (En'am, 125) Ky ajet zbulon dy fshetësi: e para, sa më lart që të ngrihet njeriu nga rruzulli toksor, aq më shumë i ngushtohet frymëmarrja, e kjo është ajo që shkenca bashkëkohore e dëshmoi. E Dyta, se njeriu një ditë do ta vërjetojë këtë vetvetiu dhe do të ngjitet në lartësi qiellore. Ja pra, janë ditët tona që i vërtetojnë këto thënie kuranore.

“Allahu është ai që ngriti qiejt me shtylla që nuk i shihni...” (Rrad, 2) Ajeti sqaron se qiejt (të cilët janë shtatë, që shkenca ende nuk i ka zbuluar) dhe Toka kanë shtylla por të padukshme. Sot dijetarët vërtetuan këtë thënie, duke zbuluar se planetet qëndrojnë në pozicionet e tyre sipas ligjit të gravitacionit, të cilin e krijoi Allahu i Lartësuar, ndaj planetet qëndrojnë në pozicionet e tyre, përndryshe do të shkatrrohej çdo gjë.

O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni prej kufinjve të qiejve e të Tokës, dilni, por nuk do të mundeni të dilni pos me një fuqi të fortë (që ju në këtë kohë të shekullit të shtatë nuk e posedoni) (Rrahman, 33) Zhvillimi teknin bashkëkohor argumentoi apo praktikoi këtë fjalë të Allahut të Lartësuar me urdhërin e Tij. Pra, Allahu u thotë njerëzve se ju mund t'i kaloni kufinjtë e qiellit vetëm nëse posedoni ndonjë fuqi të madhe, e dihet se çfarë fuqie e madhe nevoitet për çarjen e qiellit.

“Edhe kuajt (i krioji Zoti yt) edhe mushkat edhe gomerët, për t'iu hipur atyre dhe si stoli, e Ai do të krijoi (për hipje) çka ju (tani) nuk dini. (Nahl,8) Shtazët e përmendura në fillim ishin mënyra e vetme e transportimit të asaj kohe. Por Allahu thotë se në të ardhmen do të krijojë mënyra të reja (të cilat njeriu i shekullit të shtatë nuk i dinte. Koha e veturave dhe e aeroplanëve e vërtetoi këtë. Por meqë Allahu nuk përcaktoi, nuk do të thotë se nuk mund të bëhen edhe zbulime të reja në këtë pikpamje.

“E ti (Muhamed dhe ti njeri) i sheh kodrat dhe mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato kalojnë sikurse kalojnë retë, (kjo është) mjeshtëria e Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se ç'punoni.” (Neml, 88) Ajeti sinjalizon se Toka rrotullohet, për ndryshe çdo të thotë lëvizja e kodrave? Ky realitet u zbulua pesë shekuj më parë nga Koperniku të cilin kisha e akuzoi si mosbesimtar dhe e dogji në turrën e druve në vitin 1543. Nuk mund të thuhet pra se Koperniku qe i pari ai që e dha këtë realitet, sepse Kurani e ceku këtë 1400 vjet më parë.

“Ne i dërgojmë erërat mbarsuese e nga qielli (retë) lëshojmë shi...” (Hixhr, 22) Sot është bërë e njohur se ngurtësimi i avullit të ujit në formë të pikave të shiut nuk ndodh edhe nëse lagështia në atmosferë arrin 400 %, derisa të bashkohen në thërmia shumë të vogla të kripura apo në formë akulli e të cilat i bartin erërat, dhe kur ata takohen me atmosferë të lagësht fillon të dendësohet ajo dhe pastaj me urdhërin e Allahut lëshohet shiu nga to. Gjithashtu, me anën e erës edhe bimët mbarësohen, duke e përcjellë farën prej njërës në tjetrën.

“Dhe Ne qiellin ua bëmë si një kulm të sigurtë, por ata refuzojnë ajetet tona.” (Enbija, 32). Qielli pra është ai që mbron tokën sikurse kulmi shtëpinë. Vallë, prej kujt e mbron atë? Dijetarët bashkëkohorë thonë: “Sikur shtypja atmosferike toksore të ishte pak më e ulët sa që është nga rruzulli toksor, atëherë shkëndjiat e shumta që çajnë horizontet e jashtme do ta godasin Tokën në të gjitha pjesët e saj. Dhe me këtë rast do të ndizej çdo gjë ndezëse, atëherë qielli nuk do të ishte mburojë.” Biologu Frenk Alen në librin e tij “Zoti zbulohet në shekullin e diturisë” thotë: “Toka është e mbështjellur me një materie të gaztë, e cila përmban gazrat e nevojshme të jetës dhe ajo ngrihet mbi rruzullin toksor më teper se 500 milje. Kjo mbështjellje e Tokës arrin dendësinë e nevojshme që ta pengojë derdhjen e miliona shkëndijave vrasëse për çdo ditë në Tokë... Dhe kjo mbështjellje atmosferike ruan shkallën e nxehtësisë së nevojshme për jetë. Po ashtu, ajo bart avullin e oqeaneve dhe të deteve në vendet e largëta brenda kontinenteve ku edhe shndërrohet në shi, i cili ringjallë Tokën pas vdekjes së saj. Kurse shiu është burimi kryesor i ujit të ëmbël, i cili sikur të mos ekzistonte, Toka do të shndërrohej në një shkretirë pa shenja jete...”

“Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta dini...” (Uakia, 75-76) Në kohën kur u shpall Kurani, kjo ishte krejtësisht e pakuptueshme. Por sot ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta me qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 mijë vjetë drite, kurse drita për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo vendqëndrimi i yjeve edhe sot e kësaj dite po i mundon dijetarët. Koha kur dijetarët do të mund ta vizatojnë harten e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerëzore. Dijetari i astroanutikës James Jines, thotë: “Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë edhe do të kuptojmë nga ajo çfarë nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t'i skicojmë vendqëndrimet e yjeve përgjithsisht, një gjë e tillë do të na ofronte sqarimin e realitetit të gjithësisë.”

Ai (Allahu) është që bëri Diellin shndëritës, e Hënën e bëri dritë...” (Junus, 5) “I madhërueshëm është Ai që krioi yjet në qiell dhe vendosi në të një shndëritës (Diellin) dhe një Hënë ndriçuese.” (Furkan, 61) Nga këto dy ajete kuptohet se Dielli është shndëritës (shndërit vetiu), ndërsa Hëna e huazon dritën. Shkenca këtë e shpjegoi kohëve të fundit, kur u tha se Dielli është i zjarrtë, ndërsa Hëna e huazon dritën nga Dielli.

“Edhe Dielli udhëton për në cakun e vet. Ky është përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit (Jasin:38) Ky ajet sinjalizon zbulimet më të reja shkencore se Dielli ka dy lëvizje kaluese nga lindja rreth një ylli shumë të madh. Eshtë interesant se i njëjti ajet kuranor lexohet në dy kiraete (mënyra leximi). I pari siç spjeguam derimë tanni, kurse në të dytin thuhet se udhëton pa cak, pa kufi, pandërprerë. Në kuptimin e parë nënkuptohet rrotullimi i Diellit rreth atij ylli të madh, kurse nënkuptimi i dytë njofton rrotullimin e tij rreth boshtit të vet pandërprerë.

Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në Tokë as në qiell, as sa grimca më e vogël sa ajo e më e madhe, e çdo gjë është e shkruar në librin e qartë.” (Junus, 61) Deri vonë mendohej se atomi është thërmia më e vogël. Por Kurani thotë se Allahut nuk i fshihet asgjë, as grimca më e vogël. Pastaj arriti shkenca t'i ndajë atomin në protone dhe neutrone që janë pjesët më të vogla se atomi. Nga pjesa e ajetit “... në Tokë as në qiell” dijetarët bashkohorë thanë se po të njëjtat thërmi janë edhe në qiell.

“A nuk bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë)? Ndërsa kodrat i bëmë shtylla të saj?” (Nebe, 6-7) Më 1956 dijetarët zbuluan se malet e larta kanë rrënjë të thella në tokë të cilat luajnë rrolin e shtyllave. Gjatë hulumtimeve u zbulua se trashësia e sipërfaqes së Tokës nën male arrin 35 km, derisa në sipërfaqe tjera rreth 5 km. E sikur të mos ekzistonte një gjë e tillë, nuk do ta mbante Toka. Kodrat dhe shtyllat e saj janë identike, sepse të gjitha ato janë të ngulitura në Tokë, e po ashtu edhe kodrat. Ngulitja e shtyllave dallohet sipas ngurtësisë, formës dhe masës së ngulitur në Tokë, e poashtu edhe kodrat. Më interesante nga e gjithë kjo është se shtyllat duhet të jenë përgaditur para ngulitjes së tyre në Tokë, e po ashtu edhe kodrat, sepse ato u formuan nga veprimet xhveshëse, pastaj i paraqiti ato shtypja ansore e kontinenteve të vjetra. Shtyllat nuk mund të nguliten vetiu në Tokë por duhet një fuqi e jashtme që t'i ngulitë ato, kështu që edhe kodrat u ngulitën me ndihmën e një fuqie të jashtme që t'i ngulitë ato, kështu që edhe kodrat u ngritën me ndihmën e fuqisë shtypëse vertikale, etj.

“Betohem në detin e ndezur. (Tur, 6) Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar.” (Tekuir, 6) “Dhe kur detet të eksplodojnë.” (Infitar, 3) Hulumtimet shkencore vërtetuan se nëntoka është zjarr i flakur, e posaçërisht nëndetet. Ndoshta shumëkush nuk beson se mund të ndizet uji, i cili e shuan zjarrin, por një gjë e tillë u vërtetua kur u hodhën bombat atomike në ishujt e Japonisë në fund të luftës së dytë botrore. Ato bomba e ndanë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, me këtë rast u dogjën një numër i madh i japonezëve.

“E kur qielli të çahet dhe kur yjet të shkatërrohen. Kur qielli të pëlcasë. Dhe kur qielli të është rjepur. E kur qielli të çahet e të bëhet i kuq si vaji i shkrirë...” Këto janë ajetet që vërtetojnë atë që tha D. Valter nga Universiteti i Kanzasit, i cili kishte qëndruar duke vështruar planetet dhe yjet 15 vjetë. Ai ishte i bindur se yjet bashkë me Diellin, Hënën dhe Tokën do të çahen e do të shkapërderdhen dhe galaktika e jonë do të tretet në gjithësinë e gjërë. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim. Dijetari amerikan Eduard Ksil thotë: “Zbulimet shkencore pa qëllim vërtetuan se gjithësia ka fillimin dhe nuk mund të fillojë vetvetiu.” Kurse dijetari James Jeens thotë: “Gjithësia nuk është pa fillim.”

Kurani thotë: “Ose veprat e tyre janë si errësirat në det të thellë, të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund të shohësh as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të patur dritë.” (Nurë, 40) Deri sot shkenca nuk ka qenë në dijeni për këto errësira. Por sot shkenca spjegon ato që Kurani na ka shpjeguar 1400 vjet të shkuara dhe thotë: “Shkenca i zbuloi këto pas përdorimit të nëndetësve në thellësi të mëdha. Njeriu nëse zhytet në thellësi nën 200 metra, nuk mund të mbesë gjallë. Por nëndetëset kanë bërë të mundur studimin. Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetrën formohen nga dy shkaqe. Këto dy shkaqe janë rezultat i humbjes së ngjyrave shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga shtatë ngjyra, kur këto rreze zbresin në ujë, shtatë ngjyrat shpërndahen dhe kështu pjesa e lartë absorbon ngjyrën e kuqe në dhjetë metrat e sipërme. Nëse një zhytës, zhytet në thellësi prej 30 metrash, e lëndon trupin e i del gjak e dëshiron ta mshohë atë, nuk mund ta shohë ngjyrën e kuqe, sepse rrezet e kuqe nuk ekzistojnë. Pas kësaj uji absorbon ngjyrën e portokalltë e në thellësi prej 50 metrash, fillon ta absorbojë ngjyrën e verdhë, kurse në thellësi prej 100 metrash absorbon ngjyrën e gjelbër e kështu me radhë. Ndërkaq, në thellësi prej 200 metrash uji absorbon ngjyrën e kaltër. Këto janë errësira njëra mbi tjetrën siç thotë Kurani. Sa i përket shkakut të dytë ai ndodhë për shkak të pengesave që pengojnë dritën sepse rrezet ndriçuese që zbresin nga dielli, një pjesë të tyre e absorbojnë retë, kurse pjesën tjetër e shpërndajnë dhe kështu formohet errësirë nën re. Kjo është errësira e parë, e kur zbresin rrezet ndriçuese në detin e valosur, ato refletohen në sipërfaqen e valëve dhe japin shkëlqim. Thellësia detare ndahet në dy pjesë kryesore, kurse në mes ekziston një valë ndarëse.” Kjo valë e brendshme nuk është zbuluar deri në vitin 1900. Nën këtë valë gjendet errësira, kështu që edhe peshqit në këto zona nuk shohin me sytë e tyre por ata posedojnë burime drite në trupin e tyre... Nëndetëset në këto zona duhet të përdorin burime drite artificiale që të shohin rrugën e tyre... A thua kush e lajmroi Muhamedin për këto gjëra që shkenca i zbuloi pas 1400 vjetëve. Ai është Allahu, Krijuesi i kësaj mrekullie. Ç’është e vërteta, Kurani përmban edhe shumë thënie të tjera, për të cilat shkencës i mbetet t’i zbulojë më vonë. Disa mendojnë se Kurani është vetë shkenca, por një gjë e tillë refuzohet sepse Kurani pikë së pari është Fjalë e Zotit, kurse shkenca është mendim apo përpjekje për zbulimin e fjalëve të Zotit. Shkenca ndonjëherë mund të dështojë, kurse fjalët e Zotit asnjëherë nuk dështojnë. Kurani është nxitës i madh për zbulime, por ai nuk është vetë shkenca sepse është mbi shkencën. Ai është burimi, kurse shkenca gjurmuesi. Ai na zbulon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Me një fjalë, fillimin dhe mbarimin.
Bujari
Posts: 1744
Joined: Fri Jan 28, 2005 7:01 pm
Location: Në tokën e dy Lumenjëve
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Bujari »

Vetem Firmen e kam lexu qato per 28 nentorin :shsmile:
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by SadButTrue »

Bujari wrote:Vetem Firmen e kam lexu qato per 28 nentorin :shsmile:
ahahahahahaha

:shsmile:
SadButTrue
Posts: 1410
Joined: Tue Sep 14, 2004 6:54 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by SadButTrue »

@Tlbn

do e lexoj me vone; flm shume per keto te dhena!
User avatar
Sitting Bull
Posts: 2403
Joined: Mon Jul 02, 2007 11:09 pm
Location: Gjilan
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Sitting Bull »

Bujari wrote:Vetem Firmen e kam lexu qato per 28 nentorin :shsmile:
:shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile:
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by V | a G r a »

MREKULLITE SHKENCORE TË KUR'ANIT

Code: Select all

http://www.harunyahya.com/albanian/liber/rrugen_drejt_shkences/rrugen_drejt_shkences05.php
Faliminderit Per Mirkuptim

Mir u Lexofshum
User avatar
portnoy
Posts: 3607
Joined: Tue Sep 04, 2007 7:02 pm
Location: Suhareke

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by portnoy »

:shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile:
User avatar
Pandemonis
Posts: 2495
Joined: Sat Jun 24, 2006 2:39 pm
Location: Lluga-city
Contact:

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by Pandemonis »

sen palidhje....ja bon sikur kisha katolike qe ne fillim i perndiqte shkenctaret e sot perdor te arriturat shkencore per justifikim religjioz...tash edhe kta muslimont e paskan kopju te njejten metode....shume palidhje
User avatar
SOPRANO
Administrator
Posts: 12039
Joined: Thu Jun 17, 2004 3:04 am
Location: tu plepi

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by SOPRANO »

po thojn se kusulkuqja osht prrall shekencore...kur permendet molla ne prrall,ne fakt ajo moll e simbolizon boten e rrumbullaket,dhe kur permendet ajo plaka e keqe simbolizon katastrofat natyrore qe e errsojn boten

kaq kisha rreth shkences dhe fejes....nkofsh bektesh merre vesh


:shsmile:
:shsmile: :shsmile:
:shsmile: :shsmile: :shsmile:
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Pandemonis - po e toni, kishe the naj sen ma serioz. Kur i ka ndjek feja Islame shkenctarët, apo mos eshte e kunderta, se shkenctaret jan ngrit me Islam. Mos harro se kur kisha i ka ndjek shkenctaret, shumica e tyre jan strehu tek muslimanët. Mos harro se shkenctarët evropian kan vesh gjybe epo veshje te gjana si hoxhollarët, për mu tregu se jan shkenctar, sikurse sot qe muslimanet veshen me tesha kat e kravata (apo kohve te fundit me ata kapuqat katror te univerzitetit).

Soprano - si gjithnje, veq kot ja fut e sen serioz nuk fol, ti smundesh me i kuptu kurr shkencen e fejen, se për fe haber nuk ki veq me t'nime e për shkenc dihet, aty ska fjalë.

PS: Soprano, ti edhe keta shkenctart e tu te forumit me at shkencen e juve edhe me at antiIslamin e juv, hala kujtoni se ''lejleku ju ka pru'', apo ''se tetona bebat i bjen lejleku''.


:shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile: :shsmile:
User avatar
TALEBANI
Posts: 1914
Joined: Thu Mar 23, 2006 10:45 pm

Re: Shkenca dhe Feja (copy paste)

Post by TALEBANI »

Si kaloi shkenca greke tek arabët



Historia e mjekësisë islame, që nga lindja, lulëzimi dhe rënia e saj mund të ndahet në tri periudha të mëdha.

Periudha e parë shtrihet nga viti 750 deri në vitin 900 të erës sonë, ose shekulli i parë dhe i dytë Hixhri sipas kalendarit islam. Kjo periudhë e cila është njohur nga muslimanët me emrin periudha e mjekësisë profetike karakterizohet nga një mjekësi e thjeshtë dhe rudimentale, e përbërë për më shumë nga bimë mjekësore tradicionale për Arabinë Saudite dhe nga metoda kurimi primitive dhe të thjeshta për t’u kryer nga çdo antar i shoqërisë arabe.

Periudha e dytë e ka fillimin e saj në momentin kur muslimanët morrën nën zotërimin e tyre pothuajse të gjithë territoret në të cilat ishin ngritur dhe zhvilluar qytetërimet më të mëdha që kishte njohur gjer atëherë bota njerëzore. Ky faktor socio-politik bëri të mundur që muslimanët të njiheshin me të arriturat shkencore dhe teknologjike të këtyre qytetërimeve. Në këtë moment muslimanët të shtyrë nga një dëshirë e madhe për dije dhe për zhvillim fillojnë të përqëndrojnë gjithë mundin e tyre për blerjen dhe përkthimin në gjuhën arabe të të gjithë veprave më të njohura të antikitetit. Për të realizuar këtë qëllim, pushtetarët e atëhershëm vunë në dispozicion shuma të mëdha parash të cilat ishin të domosdoshme për të çuar deri në fund qëllimin e vënë. Pikërisht në këtë periudhë filluan e të përkthehen autorët më në zë të lashtësisë, duke nisur që nga Aristoteli e duke përfunduar me Galenin.

Periudha e tretë ka si karateristikë thelbësore të saj faktin që mjekësia islame tashmë duket sikur është shkëputur nga autoriteti i mjekëve antikë dhe ka ngritur një fizionomi e cila është krejtësisht origjinale për të. Në këtë periudhë fillojnë të verifikohen të gjitha rezultatet në të cilat kanë arritur mjekët e antikitetit dhe kjo u arrit duke përdorur metoda të cilat ishin të bazuara mbi parime empirike dhe të cilat ishin të papara dhe shumë të avancuara për kohën në të cilën ato aplikoheshin. Është pikërisht në këtë periudhë që fillon të zhvillohet mjekësia e vërtetë islame me të gjitha veçoritë dhe karakteristikat që e bëjnë atë të dallueshme dhe të veçantë nga mjekësia e zhvilluar në qytetërimet e tjera.

Në këtë trajtim do të shtjellojmë vetëm periudhën e dytë të zhvillimit të mjekësisë islame, e cila është periudha e huazimit të njohurive shkencore me anë të botimeve dhe përkthimeve të librave të lashtësisë.

Për ta bërë sa më të lehtë kuptimin e kësaj periudhe nga ana e lexuesit do ta ndajmë atë në dy etapa të cilat janë karakteristike për këtë periudhë dhe të cilat janë njëkohësisht edhe dy elementët kryesorë të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin dhe forcimin e mjekësisë islame gjatë kësaj periudhe.

Etapa e parë është e lidhur ngushtë me faktorët politiko-ushtarakë nëpër të cilat po kalonte bota e civilizuar e asaj kohe. Rënia e perandorisë romake të perëndimit dhe ngjarjet socio-politike të asaj kohe bënë që territoret të cilat deri në atë kohë kishin qenë teatër i qytetërimeve më të mëdha, tashmë gjendeshin të shkatërruara nga luftrat, të përgjysmuara nga epidemitë dhe të pushtuara nga një sërë fisesh barbare të cilat shkatërronin gjithçka gjenin përpara. Njerëzit më të shquar dhe më të ditur të kohës largohen së bashku me bagazhin e tyre drejt çdo vendi i cili do t’i ofronte atyre mikpritje dhe siguri.

Vendi i cili iu përgjigj më së shumti kësaj kërkese ishte Siria e cila në të kaluarën e saj kishte qenë një terren i përgjakur nga luftrat dhe një vend në të cilin kishin lënë gjurmë qytetërime nga më të ndryshmet, duke filluar që nga qytetërimi egjiptian e deri tek ai persian. Në këtë kohë edhe Persia bëhet bartëse e mendimit grek dhe veçanërisht atij mjekësor. Ishin nestorianët ata të cilët përfituan më shumë nga e gjithë kjo situatë. Këta të fundit ishin ndjekësit e Patriarkut të Kostandinopojës i cili quhej Nestorio dhe që ka jetuar rreth shek. V dhe vdiq në Egjipt rreth vitit 440 të erës sonë. Janë pikërisht Nestorianët ata të cilët nga fundi i shekullit V themeluan shkollat mjekësore të Odesës dhe Nisibit dhe janë pikërisht këta, të krishterët e Lindjes ata të cilët, gjatë emigrimeve të tyre, marrin me vete dijen e qytetërimit helenik dhe përkthejnë në gjuhën siriakishte tekstet greke duke përhapur në këtë mënyrë që nga Siria e deri në Mesopotami dijen dhe kulturën helenike. Kur filozofët e fundit të cilët ishin ithtarët e vetëm të mbetur të shkollës platonike të Athinës u përzunë nga Justiniani i Parë (529 ers) atëherë edhe ato iu bashkangjitën rrymës së Nestorianëve.

Arturo Castiglioni në librin e tij “Storia della medicina” thotë:

“Në këtë mënyrë qytetërimi grek merr një veshje të re orientale, duke kaluar nga Mesopotamia për në Persi, me ndihëm e grupeve të huaja etnike siç ishin hebrenjtë dhe persianët e helenizuar.”

(Arturo Castiglioni në “Storia della medicina”, botimet Mondadori – Milano, 1936, fq 236.)

Kalimi i dijes së botës antike nga vendi i tyre i origjinës drejt viseve të Lindjes ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe zhvillimin e mjekësisë islame, duke qenë se kontakti i muslimanëve me vendet nga të cilat e kishin origjinën ato qytetërime ka ndodhur më vonë se me vendet në të cilat këto qytetërime u importuan dhe në këtë mënyrë përvetësimi i arritjeve shkencore të kulturave më të hershme nga ana e muslimanëve ka ndodhur më herët dhe në një moment në të cilin shteti islam ishte në kulmin e fuqisë së tij.

Shpejtësia me të cilën u përhap shteti islam dhe madhësia e territorit të cilin ai zuri vazhdon të mrekulloja ende sot e kësaj dite të gjithë studiuesit e historisë. Në vitin 635 u mor Damasku, në vitin 640 Çezarea, ndërsa në vitin 643 u mor Aleksandria. Përhapja e shtetit islam vazhdoi me ritme të përshpejtuara dhe zotërimi i tij u shtri nga brigjet e Indit e deri në Kaukaz. Pothuajse e gjithë Afrika Qendrore dhe Spanja Jugore, Sardenaj dhe Siçilia ishin tashmë nën zotërimin e shtetit islam.

Këtë dukuri kaq të rrallë në historinë botërore Keneth Clark në librin e tij “Qytetërime” e shpreh me këto fjalë:

“Teposhtëza e qytetërimit mund të ketë zgjatur shumë kohë, por në mes të shek. VII u shfaq një forcë e re, që kishte besim, energji dhe vullnet për të ngadhënjyer, si dhe një kulturë alternative, Islami. Fuqia e Islamit fshihej në thjeshtësinë e tij. Kisha e hershme e krishterë e pat shkapërdarë fuqinë e vet në zënkat dhe grindjet teologjike, që vazhduan për tre shekuj dhe me një duf e sajesa të pabesueshme. Por Muhamedi, profeti i Islamit, predikonte një doktrinë më të thjeshtë e cila u pranua menjëherë dhe u dha pasuesve të saj një ndjenjë solidariteti të pathyeshëm, që u pat prirë dikur legjioneve romake. Brenda një kohe çuditërisht të shkurtër-rreth pesëdhjet vjet-bota klasike u nënshtrua. Vetëm eshtrat e saj të zbardhura zbuloheshin në sfondin e qiellit mesdhetar.”

(Keneth Clark në librin “Qytetërime”, botoi “Shtëpia e librit”, fq 29.)

Në momentin kur muslimanët u stabilizuan në këto vende dhe mësuan për të kaluarën dhe kulturën e tyre, atërherë të udhëhequr nga një dëshirë e madhe për progres vendosën që të ringjallnin dhe të përvetësonin gjithçka që kishte të bënte me këto qytetërime. Mënyra më e mirë për të çuar deri në fund qëllimin e vënë ishte përkthimi dhe studimi i të gjithë teksteve të vjetra që kishin të bënin me kulturën e këtyre vendeve.

Ky moment shënon fillimin e etapës së dytë të zhvillimit të mjekësisë në Islam, e cila vjen njëkohësisht si pasojë dhe si plotësim i etapës së parë të cilën e trajtuam më lart. Ky piksynim vinte përballë udhëheqësve muslimanë dy kërkesa kryesore: e para kishtë të bënte me gjetjen e dorëshkrimeve të vjetra të autorëve të mëdhenj të lashtësisë dhe e dyta kishte të bënte me gjetjen e përkthyesve të aftë të cilët duhej të kishin aftësinë që t’i përkthenin këto dorëshkrime nga gjuha siriakishte ose greqishte në gjuhën arabe.

Për të plotësuar kërkesën e parë pushtetarët muslimanë vunë në dispozicion shuma të mëdha parash për çdo person i cili dorëzonte një ose shumë dorëshkrime të vjetra. Autorja e famshme gjermane Zigrid Hunke, duke folur për kalifin e famshëm të Bagdadit, Harun Rashid, për të tërhequr vëmendjen e lexuesit mbi vullnetin dhe dëshirën e këtij kryetari shteti për të përvetësuar sa më shumë dorëshkrime të vjetra në mënyrë që t’i përkthejë ato në gjuhën arabe na vë në dijeni mbi një ngjarje e cila ndoshta nuk ka precedent në botë. Kjo ngjarje ka ndodhur atëherë kur ai, në vend që t’i kërkonte si dëmshpërblim popullit të mundur para ose toka, i kërkoi atyre dorëshkrimet e vjetra greke të cilat ato i zotëronin.

Ja se si shprehet autorja në lidhje me këtë ngjarje:

“Ashtu siç ndodh në ditët tona, ku populli fitimtar i kërkon popullit të mundur si dëmshpërblim për luftën, dorëzimin e armëve dhe të flotës së tij si kusht i domosdoshëm për të vendosur paqen, ashtu edhe Harun Rashidi, pasi mori në zotërim Amyrën dhe Ankaranë, vendosi si kusht për shlyerjen e dëmeve të luftës dorëzimin e të gjitha teskteve greke të cilat ato i kishin në zotërim.

Njësoj siç ndodh sot kur vendet fitimtare i marrin popujve të mundur të gjitha minierat, industrinë e rëndë, armët vdekjeprurëse dhe shpikësit e tyre, ashtu edhe Harun Rashidi pasi fitoi mbi Mikelin II, i cili ishte perandori i Bizantit, i kërkoi atij veprat e filozofëve antikë të cilët nuk ishin përkthyer ende në gjuhën arabe, duke i konsideruar këto të fundit si dëmshpërblim të mjaftueshëm për dëmet e luftës.”

(Zigrid Hunke në librin e saj me titull “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin”, botimi në gjuhën italiane, fq 375.)

Pasi i siguruan dorëshkrimet e vjetra, pushtetarët muslimanë filluan të mendonin për kërkesën e dytë e cila kishte të bënte me gjetjen dhe bërjen për vehte të përkthyesve më të mirë të cilët duhej të ishin të aftë për të përkthyer dorëshkrimet siriakishte dhe greqishte në gjuhën arabe.

Në këtë moment fillojnë të dalin në skenë nestorianët, hebrenjtë e helenizuar dhe individë të kombësive të ndryshme, të cilët kishin mësuar gjuhën arabe dhe njëkohësisht ishin njohës të mirë të gjuhës në të cilën ishin shkruar dorëshkrimet e vjetra. Klasa e lartë e udhëheqësve muslimanë filluan të bënin gara me njëri-tjetrin se kush arrinte të mblidhte rreth vetes përkthyesit më të mirë dhe të përkthente i pari veprat më të famshme të botës antike. Kjo frymë e garimit për të mirë e cila përfshiu të gjithë klasën e lartë të shtetit islam i shërbeu shumë arritjes së qëllimit të vënë në një kohë sa më të shkurtër.

Në këtë kohë fillojnë të bëhet të famshëm përkthyesit e parë jomuslimanë të cilët dhanë një kontribut të pashlyeshëm në lindjen dhe zhvillimin e mjekësisë islame. Roli i tyre ishte i një rëndësie thelbësore për kohën duke qenë se këta ishin të vetmit persona të cilat mund të kryenin këtë detyrë të rëndësishme.

Përkthyesit të cilët janë vënë në shërbim të shtetit islam kanë qenë të shumtë. Për këtë arsye është e pamundur për ne që të trajtojmë jetën dhe kontributin e tyre në këtë shkrim. Megjithatë nuk do të lëmë pa përmendur figurat më të shquara të cilat janë dalluar në krahasim me të tjerët për rëndësinë dhe kontributin e madh që kanë dhënë në ndihmë për zhvillimin e mjekësisë islame.

Jahja ibn Masavaih ka qenë i pari autor sirian me origjinë të krishterë që ka shkruar dhe përkthyer vepra të ndryshme mjekësore në gjuhën arabe. Profesionin e mjekut e ka ushtruar në Bagdad ku ka qenë mjeku personal i Kalifit Memun. Ky i fundit, rreth viteve 830 të erës sonë i besoi Jahjës drejtimin e një shkolle përkthyesish të cilët kishin për detyrë të përkthenin të gjitha dorëshkrimet greke që udhëheqësit muslimanë i kishin blerë në Azinë e vogël dhe në Egjipt. Ky personazh njihet ndryshe në Perëndim me emrin Gjoni nga Damasku.

Nxënësi më i mirë që la pas ky shkencëtar quhej Hunejn ibn Is’hak i cili për nga madhështia dhe rëndësia ia kaloi jo vetëm mësuesit të tij, por edhe të gjithë atyre që do të vinin pas tij. Hunejn ibn Is’hak mund të konsiderohet si përkthyesi më i madh që ka njohur bota islame në atë periudhë. Ai vdiq në 877, jeta dhe vepra e tij u bënë të njohura me anë të autobiografisë në formë letrash që ai i dërgonte Ali ibn Jahjas në 875. Ai ishte me origjinë prej Hirës dhe djalë i një pastori nestorian. Arabishten e mësoi në moshë të madhe prandaj nuk duhej të ketë qenë prej klasës dominuese të Hirës e cila ishte arabe. I ri ndoqi mësimet e Ibn Masavait në Xhundishapur dhe tërhoqi vëmendjen e mësuesit të tij duke u bërë nxënësi më i aftë, por më vonë e mërziti mësuesin e tij duke bërë shumë pyetje në klasë derisa një ditë mësuesi i tij i tha:

“Ç’punë ka populli i Hirës me mjekësinë? Shko e bëj tregëti nëpër rrugë, dhe pastaj e përzuri.” (Ibn el Kifti, 174).

I përjashtuar prej akademisë ai u drejtua për në tokën e grekërve ku u njoh me gjuhën greke dhe me kritikën tekstuale që ishte zhvilluar në Aleksandri. Më pas ai u kthye dhe u vendos në Basra ku studioi arabisht nën kujdesin e Halid ibn Ahmed dhe më pas, rreth 808, u zhvendos për në Bagdad nën patronazhin e Xhebrailit dhe përktheu për të disa vepra të Galenit. Ky i fundit u mahnit me aftësinë dhe talentin e Hunejnit dhe për këtë arsye e prezantoi atë me bijtë e Musa ibn Shakirit, të cilët ishin shkencëtarë të mëdhenj në shkencat ekzakte të asaj kohe, si p.sh gjeometri, astronomi, mekanikë, etj. De Lacy O’Leary në librin e tij “Islamic Medicine” thotë:

“Djemtë e Musës e prezantuan Hunejnin tek Kalifi el Memun pak para vdekjes së Xhebrailit në 828 ose 829 dhe me sa duket, me propozimin e këtij të fundit, kalifi i asaj kohe themeloi një akademi të quajtur “Shtëpia e Dijes” si një institucion ku do të bëhej pregatitja dhe përkthimi i dijes shkencore prej greqishtes në arabisht dhe vendosi Hunejnin në krye të saj. Që prej asaj kohe e më pas përkthimet vazhduan suksesshëm dhe kështu pas një periudhe kohe relativisht të shkurtër, studentët arabë kishin në dispozicion veprat e Galenit, Hipokratit, Ptolemeut, Euklidit, Aristotelit dhe të disa autorëve të tjerë grekë.”

Gjithsej Hunejni prej veprave të Galenit përktheu në siriakisht rreth 20 libra; dy për Bukhtishin, djalin e Xhebrailit; dy për Salamavin; një për vetë Xhebrailin dhe një për Ibn Masavain. Gjithashtu redaktoi edhe 16 përkthime të bëra prej Sergiusit të Rashainit. Ai përktheu 14 traktate në arabisht; tre për Muhamedin dhe dy për Ahmedin, djemtë e Musës. Shumë prej për përkthyesve të brezit të ri u pregatitën nga Hunejni ose nxënësit e tij. Megjithëse disa vepra të tij u rishikuan më vonë nga të tjerë, përsëri ai mbeti përkthyesi më i mirë i asaj kohe.

Kurikulumi i plotë i shkollës së Aleksandrisë u bë i mundur për studentët arabë.

“Autor i mëse 200 përkthimeve të shkrimeve të Galenit nga greqishtja në siriakisht dhe arabisht, Hunejni arriti të përkthente edhe të gjithë shkrimet hipokratike, shkrimet e Oribasios dhe Paolo D’Egines dhe veprën e famshme farmakologjike të Dioskoridit. Ai la pas tij edhe 100 shkrime personale ku ndër më të famshmet janë:

“Çështje të mjekësisë”, një libër ky i ndërtuar në formë pyetjesh dhe përgjigjesh, si edhe vepra “Dhjetë dizertacione në lidhje me syrin” (Arturo Castiglioni në “Storia della Medicina”, shtëpia botuese Mondadori, Milano 1936, fq 240-241).

Figura e Hunejn ibn Is’hakut është e një rëndësie të veçantë edhe për një arsye tjetër e cila ka lidhje edhe me faktin se atij i mvishet shpikja për herë të parë e termave teknikë dhe shkencorë në gjuhën arabe. Unifikimi i termave dhe përdorimi universal i tyre nga muslimanët arabishtfolës i dha një hov të madh zhvillimit të mjekësisë në këto vende.

Një tjetër personazh i rëndësishëm i asaj kohe ishte edhe Thabit ibn Kurra (vdiq në 901). Ky fillimisht ka punuar si kambist në tregun e Haranit e më pas iu kthye filozofisë ku bëri progres të madh dhe u bë ekspert tre gjuhë; greqisht, siriakisht dhe arabisht. Në arabisht ka lënë rreth 150 vepra mbi logjikën, matematikën, astronominë dhe mjekësinë. Në siriakisht ka shkruar rreth 15 libra të tjerë (Bar Hebraeus, Chron. X, 176). Rreth vitit 872 ai u përjashtua nga qyteti prej kryepriftit të Haranit dhe u dërgua në Kafartutha, afër Darës. Pasi u vërtit shumë nëpër vendet e ndryshme ai u njoh me Muhamedin, një prej djemve të Musës. Ky pasi e pikasi zgjuarsinë e tij, e mori me vete në Bagdad ku Thabit bëri shumë prej veprave të tij. Ai përktheu Apolloniusin, Arkimedin, Euklidin, Ptolemeun dhe Theodosiusin.

Përkthyes të tjerë të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kalimin e shkencës greke dhe të qytetërimeve të tjera tek popujt muslimanë kanë qenë të shumtë, për këtë arsye do të cekim shkurtimisht disa prej tyre.

Rreth viti 908 prifti Jusuf el Khuri el Kass përktheu veprën e humbur asokohe të Arkimedit prej siriakishtes e cila më pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrës. Rreth asaj kohe jetoi Kusta Ibn Luka el Balbaki. Ai ishte një i krishterë sirian që përktheu Hypsiklesin, e cila më pas u rishikua nga filozofi musliman el Kindi, “Sferican” e Theodosiusit, që më pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrës, mekanikën e Heronit, Autoclus, “Meteorën” e Theophrastusit, katalogun e librave të Galenit, John Philoponusin mbi fizikën e Aristotelit dhe shumë vepra të tjera, si dhe ka rishikuar versioni ekzistues asokohe të Euklidit.

Ebu Bish Matta ibn Junus el Kanai (vdiq në 940) ishte përgjegjës për përkthimin e “Poetikës” së Aristotelit. Veprat mjekësore dhe llogjike u përkthyen prej monofisitit Ebu Zekerija Jahja ibn Adi el Mantiki (vdiq në 974), e ndërmjet këtyre veprave mund të përmendim “Pelogmemën” e Ammoniusit, një hyrje për tek “Isagoge” të Prphyrysit.

Këtyre mund t’u shtohet përkthyesi më i vonshëm Hunejn ibn Ibrahim ibn el Hasan ibn Khurshid et-Tabari en-Natili (vdiq në 990) e po ashtu dhe monofisiti Ebu Ali Isa ibn Is’hak ibn Zera (vdiq në 16 prill 1008). Ky i fundit ka përkthyer dhe pregatitur shumë vepra filozofike dhe mjekësore.

Duke ndjekur këtë metodë popujt muslimanë arritën të ringjallnin dhe të përthenin në gjuhën arabe të gjithë arritjet shkencore të kulturave të mëparshme.

“Në thelb, kjo rilindje është një farë zgjimi nga gjumi letargjik i shekujve të Mesjetës dhe një rizbulim i kulturës së shkëlqyer të lashtësisë greke. Ky rizbulim u bë vetëm në saje të arabëve. Ishin këta që i njohën, i përkthyen veprat e mendimtarëve grekë dhe ecën në gjurmët e tyre, duke krijuar kështu një përmasë tjetër kulturoro-kohore që e anashkaloi Mesjetën e errët evropiane”

(Aleksandër Kocani, “Historia e shkencave”, Tiranë 1998, fq 56.)

Falë zellit dhe dëshirës së madhe të treguar nga udhëheqësit muslimanë për të shpenzuar gjithçka që kishin në zotërim dhe për të arritur në këtë mënyrë plotësimin e qëllimit që i kishin vënë vehtes, u bë e mundur që dija shkencore e qytetërimeve të mëparshme të riaktualizohej nën një qytetërim të ri i cili më vonë do t’i japë asaj një veshje të re islame.
Post Reply