Sherbimet Sekrete

Shkruni qka dini per histori, vetni, msoni... ma mire se n'shkoll ko me u kan.

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »


“Koloneli”, informatori personal i Enverit


Gjatë një shërbimi pune në Paris, Budos iu desh të zbatojë edhe një ”porosi“, të takonte një diplomat, ish-përkthyesin e Enver Hoxhës gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, në një ditë të nxehtë korriku të vitit l971. Ai ishte i paqartë, lidhur me pistën, hapësirën kohore të bisedës informative, si dhe ajo, që ishte më kryesore, për motivet dhe pikësynimet konkrete të urdhërdhënësit. Budo shprehet se ende nuk është në gjendje të kuptojë atë detyrë që mori atëherë. Ish-oficeri i sigurimit shprehet se i mungonte përvoja e punës operative konkrete. Detyrën e mori në mënyrë konfuze, ndoshta jo nga personi i duhur dhe në kohën e duhur, ose ndoshta urdhëruesi kujton se vartësi i tij, zotëronte njohuritë e nevojshme për realizimin e tyre, pa patur nevojë për sqarime të mëtejshme. Nga ana tjetër, efektivit të zbulimit të jashtëm i vinte zor, që të bënte pyetje për sqarimin e detyrës. Ai mendonte se po i bëhej një provokim i radhës, për këtë merr shkas edhe nga konspiracioni i “Kolonelit”, që e gjykonte të arsyeshëm. Po ashtu, kjo detyrë vështirësohej nga fakti se në atë periudhë, kishte një vakuum në sferën e profesionalizmit, por edhe në dallimin dhe cilësimin objektiv të provokacionit nga nevoja për informim parimor brenda rregullave dhe normave në fuqi. Nisi rrugën me shpresë, dhe pse jo me bindje, duke i besuar më shumë intuitës. Për bashkëbiseduesin e ardhshëm dinte vetëm se ishte një diplomat me kulturë oksidentale, fliste shumë mirë tri gjuhë të huaja; italisht, frëngjisht dhe anglisht, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme, gjithashtu edhe pseudonimin e tij, “Koloneli“. Sipas specialistit, këto ishin shumë pak për të vendosur kontaktin psikologjik me të, por optimizmi bëri punën e tij. Kishte marrë me vete një magnetofon, ku kisha inçizuar muzikë të lehtë franceze nga këngëtarët: Nana Muskuri, Sharl Aznavur, Xhilber Beko dhe Edit Piaf. Pasi zbriti nga avioni i shoqërisë “Air France”, në aeroportin “Orli”, ndenji për disa minuta në “Salle d’attente” dhe dëgjoi muzikë. Në këtë çast, drejt tij po çapitej, me një bastun në dorë, një burrë rreth 55-60 vjeç, me flokë të thinjura, të binte në sy pardesyja e gjatë e tij, e zezë, e cila i dha përshtypjen e rasove të priftërinjve, përshtypje kjo që u forcua akoma më shumë nga buzëqeshja e çiltër e tij, si dhe mënyra e shpenguar konfidenciale se si ia shtrëngoi dorën dhe e rroku në qafë, çka lehtësoi tej mase misionin e tij “të paqartë”. U prezantua pa më të voglën ceremoni, si dy miq që njiheshin prej kohësh. ”Koloneli” i propozoi si fillim të bënim një shëtitje në Paris, larg zhurmave, diçka si në Bois de Vincennes, apo në Bois de Boulogne. Pa mëdyshje iu përgjigj se i pëlqenin më shumë zhurmat e bulevardet e mëdha. Kësaj dëshire të Budos, “Koloneli” iu përgjigj: “Ke të drejtë. Rinia do zhurma, dinamikë dhe pse jo dëfrim. Mirë, fillojmë nga Les Champs Elysées, në Opera, e dalim nga Konkordi në Bulevardet e Mëdha, këthehemi te Tur Eiffel dhe qëndrojmë përkohësisht atje”. Oficeri i Shërbimit të fshehtë shqiptar thotë se takimin me “Kolonelin” e bëri ditë të shtunë, kur Parisi ishte mbushur nga turistë të gjithfarë racash, ngjyrash e turli veshjesh e modash hipnin dhe zbrisnin me ashensorin e kullës së famshme 321 metra, aq shumë e kritikuar dikur nga Aleksandër Duma dhe Gui De Mopasan, por akoma më shumë e adhuruar nga miliona turistë nga e gjithë bota. Sipas tij, kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme korriku, pasi rrezet e diellit me tërë shkëlqimin dhe ngrohtësinë e tyre, përshkonin dhe daravisnin mjegullën, dhe rretë të krijuara nga papastërtitë, mbeturinat e fabrikave, çka zakonisht atij i tjetërsonin formën, funksionin dhe përmbajtjen. Ishte kjo arsyeja që kësaj dite të paharruar i gëzoheshin mijëra turistë e parizienë, që vraponin apo çapiteshin sipas takatit, i ekspozonin rrezeve të dëshiruara pjesë të zbuluara të trupit të tyre. Ndërsa po kundronin me nge peizazhin, “Koloneli” theu heshtjen, duke e pyetur se çfarë donte të dinte. Budo i bëri një sërë pyetjesh dhe do të kalonte një kohë relativisht e gjatë, mbi 10 vjet, që të kuptonte thelbin e “bisedës informative” që kishte realizuar në Paris, me diplomatin “Koloneli”, pasi me të nuk pati kontakte të tjera, pasi e transferuan nga Ministria e Brendshme, në Burrel. Budo në intervistën e tij ekskluzive për “Panorama” thotë se për “Kolonelin” ruante një konsideratë të veçantë, jo vetëm për kulturën e madhe të tij, respektin e ndërsjell njerëzor që të ofronte, por sidomos për taktin, me të cilin ai “fshinte” diferencat në formim, edukatë dhe arsimim, midis tij dhe bashkëbiseduesit, duke i dhuruar atij një mjedis komod, për të shfaqur botën shpirtërore. Oficeri i sigurimit thotë se ky takim do t’i shërbente, deri në fund të jetës, për të pasuruar galerinë e karaktereve njerëzore dhe për t’iu përshtatur njerëzve.


Kush ju porositi të realizonit këtë takim?
Nuk mund ta identifikoj atë person, por them se ishte anëtar i Byrosë Politike dhe funksionar i lartë shtetëror.

Çfarë biseduat në fillim me “Kolonelin”?
Si fillim, i kërkova leje që të më lejonte t’i përmendja gradën e tij të lartë, në vend të funksionit apo identitetit, që ruhej si sekret absolut.

Ç‘përgjigje morët?
Më tha se do t´i pëlqente kjo, pasi kjo do t‘i ngjallte kujtime, të cilat e fusnin edhe në botën reale, por edhe në atë irreale të ëndrrave, shpresave dhe idealeve të parealizuara sa duhet, por të përjetuara sa me stoiçizëm aq edhe me privacione, që për ne më të rinjtë mund të duken të pakonceptueshme.

Si rodhi biseda juaj?
I bëra pyetjen nëse i kishte shkruar apo jo kujtimet e tij. Më tha se nuk e kishte bërë akoma një gjë të tillë, pasi ishte në fazën e grumbullimit të informacioneve, sqarimin e disa problemeve të së kaluarës, që për të edhe pse kishte patur funksione të larta, si dhe mundësi dhe aftësi për t’u marrë me to, i kishte neglizhuar dhe konsideruar si probleme, që iu takojnë institucioneve përkatëse, si dhe personave vendimmarrës. Nga ana tjetër, më tha se ishte i angazhuar në hulumtime të vjetra e të reja në disa arkiva, si dhe në shfrytëzimin e literaturës së shkruar, informacioneve të masmedias me qëllim të dyfishtë, duke iu ardhur në ndihmë edhe dy djemve të tij, që vazhdonin universitetin e Tiranës. Pas kësaj i thashë se e kuptova plotësisht.

A ju foli për të kaluarën e tij “Koloneli”?
Po. Sidomos për vitet e rinisë. Më tregoi se, pasi kishte mbaruar shkollën normale të qytetit të lindjes, Elbasanit, kishte vazhduar Kolegjin “Robert” të Stambollit, që, siç mund ta dini, përzgjedhja dhe rekomandimi, si rregull bëhej nga të huajt. Për rastin e tij, rekomandimi ishte bërë nga studiuesja e apasionuar Margaret Hazllëk, e cila ishte mikeshë e shtëpisë së “Kolonelit”. Familja e tij kishte qenë në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk e teproj po të them se ishte nga familjet më të mira të Elbasanit, me emër dhe traditë patriotike. Aqif Pashë Elbasanin, babai i “Kolonelit” e kishte mik shtëpie. Ai vetë ishte rritur dhe edukuar në një mjedis, ku gërshetoheshin dhe harmonizoheshin, kulturat, traditat kombëtare e patriarkale, me mbeturina të theksuara turkoshake, por edhe me risi oksidentale, që rridhnin edhe nga fakti se për të huajtë, në përgjithësi, familja e tij, nuk kishte fobi, përkundrazi tregohej vërtet ashtu siç ishte bujare, mikpritëse dhe dashamirëse me ta. Nga ana tjetër në qytetin e “Kolonelit” ndikuan jo pak edhe jeta, vepra dhe përvoja e Veli dhe Qemal Stafës, të mbrujtura me idetë iluministe, rilindja evropiane, por edhe idetë komuniste të kohës. Kështu, më tej, ai më tha se kur mbaroi kolegjin me rezultate të larta ishte një idealist me një mall të papërshkruar për vendin e tij, për qytetin e lindjes.

Ku i kishte kryer studimet “Koloneli”?
Në Turqi, dhe me anglezët tha se ishte lidhur para luftës. Sipas tij, pas kthimit nga studimet në Turqi, akoma pa u shmallur plotësisht me vendlindjen dhe të dashurit, e kërkoi majori anglez Dordan, i cili ishte një nga themeluesit e xhandarmërisë së Zogut, që drejtohej nga gjenerali anglez, Zhoslin Persi, për t’u takuar në Tiranë në kafene “Kursal”. Natyrisht, në fillim kishte shkuar për respekt e korrektesë në takim. Persi, pasi e kishte pyetur gjerë e gjatë, me marifet kishte nisur të zbulonte “mjegullën” e takimit, kur i kishte thënë: “Mikesha ime Margaret Hazllëk, me të cilën njihem qysh nga viti 1928, kohë e cila ajo ka ardhur në Shqipëri, më ka folur me mjaft simpati për ju dhe familjen tuaj, çka na obligon mjaft për t’ju mbështetur në karrierën tuaj, gjë për të cilën ne po punojmë dhe shpresojmë falë Zotit që ajo të jetë e shkëlqyer! Si fillim, perspektiva juaj do të ishte mbarimi i Akademisë Ushtarake të Romës, ndërsa interesimi dhe ndihma jonë do të shpërblehet, për të cilën jemi të sigurtë se do të kemi një mik të shquar shqiptar më shumë”. Pas disa mëdyshjeve e debateve, më në fund “Koloneli” kishte pranuar. Ai pranoi se me majorin Dordan ishte takuar disa herë në Romë dhe në qytetin e Fierit, ku u vendos pas përfundimit të akademisë, dhe përjetoi edhe ngjarjet e lëvizjes antizogiste të Et’hem Totos, që, siç u mor vesh më vonë, ishte vepër e SIM-it italian.

Anglezët “e detyruan” të futej në radhët partizane?
“Koloneli” shpjegoi se në një takim të mëvonshëm me majorin Dordan, po në kafene “Kursal”, ky i fundit, pasi e kishte dëgjuar me me vëmendje i kishte thënë: “Listen to me my dear boy! Lëri idealizmat dhe tregohu më i arsyeshëm dhe më praktik, ne do të mendojmë, ashtu siç kemi menduar, për perspektivën tuaj. E ardhmja është e tri aleatëve të mëdhenjë; SHBA, BS e Britanisë së Madhe dhe nacionalizmi do të fitojë në Shqipëri dhe ne kemi kohë që po punojmë. I nderuari ynë, gjenerali Xhoslin Persi, ka thënë se Veriu do t´i japë tonin gjithë Shqipërisë, mirëpo Veriu nesër nuk mund të qeverisë pa kuadro të shkolluar në Perëndim, të cilët fatkeqësisht i ka të pakët në numër, në krahasim me luftëtarët dhe nacionalistët që i ka vërtet të spikatur dhe të vendosur, prandaj do të futeni në rreshtat partizane”. Sipas “Kolonelit”, propozimi i majorit Dordan përputhej plotësisht me dëshirën dhe idealin e tij, dhe kështu pranoi të rreshtohet fillimisht në çetën e Elbasanit së bashku me shokun e fëmijërisë Kadri Hoxha.

Pavarësisht se ridhte nga një familje e pasur dhe e lidhur me grupimet antikomuniste, ai punoi për Enver Hoxhën. Si shpjegohet?
Po, kjo është një e vërtetë relative, por, për rastin e “Kolonelit” dhe të tjera raste, veç idealit, deri-diku largpamësisë në analizën e situatës, e sidomos pas hapjes së “frontit të dytë”, edhe faktorë të tjerë, siç mund të ishin marrëdhëniet familjare, hakmarrjet, mërrit, që ekzistonin realisht, ndikuan edhe të tjera situata në përzgjedhjet konkrete me njërin ose me tjetrin grupim. Në rastin e tij, nuk ndikoi që të veprohej kështu, as edhe përzgjedhja e vëllait, që u lidh qysh në fillim me italianët dhe pastaj me gjermanët. Madje, edhe “Fani” që ishte pseudonimi i Margaret Hazllëk, në letrën që i dërgonte nga shtabi i gjeneralit Aleksandër, në Egjipt, i thoshte që të mendonte për perspektivën e tij, me të gjithë atë barrë kulture dhe arsimi që kishte, të luftonte gjermanët, si mundësia e vetme për të bërë karrierë.

Është e vërtetë se “Koloneli” ka qenë përkthyesi i Enver Hoxhës gjatë luftës?
Po. Ishte njeriu që e përkthente atë në takimet apo korrespondencat me përfaqësuesit e shtabit anglez, vendosur në Shqipëri. Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, më 10 korrik 1943, iu dha grada e kapitenit dhe pas disa ditësh me ardhjen e misionit anglez, me në krye kolonelin Bill Maklin, e thërret kapiteni anglez Alan Heër, me të cilin takohet në shtëpinë e një fshatari në Labinot. Këtu ai mori nga Alen të falat e dërguara nga majori Dordan dhe nga “Fani”. Sipas “Kolonelit”, biseda me të ishte zhvilluar miqësore deri në momentin kur ai e kishte orientuar bisedën te “qëndrimi” i disa shokëve të tij partizanë, të “sferës anglosaksone“ si Mustafa Gjinishi, Kadri Hoxha, Dali Ndreu, Mehmet Shehu etj., si dhe marrëdhëniet e tyre me komandantin E.Hoxha. Përgjigjet e tij kishin qenë lakonike dhe aspak të karakterit informues, aq më pak sepse ai vërtet nuk dinte hollësira, si ishin marrëdhëniet mes tyre dhe Enverit. Nga ky takim, Alen mbeti madje dhe i pakënaqur. Por, i pakënaqur ishte edhe “Koloneli”, sepse takohej vetëm me të dhe fshatarët kishin sy e vesh, direktiva ishte “të ishim vigjilentë ndaj të huajve”, gjë për të cilën, pothuajse netë me radhë, nuk e zuri gjumi. Me këtë mëdyshje u paraqit te gjeneral Hoxha dhe i tregoi me hollësi se çfarë i kishte ndodhur. Hoxha i kishte thënë që të mos bëhej merak, pasi e kishin provokuar edhe komandantin Haxhi Lleshi. Dhe, sipas “Kolonelit”, Haxhiu në atë kohë kishte ardhur në shtab pas provokacioneve që i bëri maqedonasi Vukmanoviç Tempo, me urdhër të mareshalit Tito për problemin e Dibrës së Madhe dhe të Kosovës, të cilët ata i konsideronin “troje të tyre”, por, siç doli më vonë, ata nën maskën e “Konfederatës Ballkanike” kërkonin të gjithë Ballkanin së bashku me rusët dhe të dilnin në Adriatik, në detin Egje dhe deri në Mesdhe.

A ishte misioni i Bill Maklinit vetëm një mision ushtarak?
Për këtë bisedova me “Kolonelin” dhe ai konfirmon se nuk ishte vetëm mision ushtarak. Sipas tij, kjo gjë u vërtetua plotësisht më vonë, kur “Koloneli” pati rastin të angazhohej në hetime speciale, sidomos pas çlirimit të vendit. Kjo atij i rezultoi nga një varg faktesh dhe argumentesh. Shërbimi i fshehtë anglez kishte grumbulluar informacione jo të pakta në drejtim të Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Greqisë në kuadrin e studimeve gjeostrategjike me qëllim për t’i bërë pjesë të “perandorisë së saj“, pasi, siç e dini, Jalta kufizoi mjaft kolonitë e saj që zinin pothuajse gjysmën e globit për sa i takon resurseve ekono-mike, lëndëve të para etj. Misionet e saj nuk ishin vetëm ushtarakë, por politike, operative dhe agjenturore dhe “Koloneli” i konkretizoi, duke thënë se si rezultat i situatës më të re gjatë luftës, ata bënë dhe ndarjen e misioneve në dy degëzime; pranë Ballkombit si dhe pranë Nacionalçlirimtares, në Veri dhe në Jug, si dhe me dy tendenca kryesore politike të sferës konservatore, si dhe të sferës laburiste. Një mision i tillë si rregull përbëhej nga një përgjegjës i specializuar për luftën psikologjike, dezinformacion, mund të ishte ose jo pjesëtar i PËB (Psychological Ëarfare Branch), një zëvendëspërgjegjës ushtarak me akademi të lartë, me njohuri të mirëfillta në sferën ushtarake, me njohuri në sferat e sabotimit, atë xheniere, në artin e ndërlidhjes, të kimisë etj. Një anëtar i shërbimit të fshehtë me arsim të lartë i drejtuar nga MI-6 angleze me objektiva të qarta në sferën e rekrutimeve të agjenturës, të ndërlidhjes, si dhe me një fond sekret të veçantë në stërlina dhe flori. Gjithashtu, pjesëtar grupi ishte edhe një radist për t’u lidhur me qendrën. Kështu, si Bill Maklini, David Smajli, Alan Amery, ashtu dhe Xhulian Amery ishin të “emërtesës“ konservatore. Emri ishte djali i Leo Ameryt, që ishte sekretar Shteti, Maklini bëhet më vonë deputet, ndërsa Alan Heër ishte bir lordi dhe bëhet kuadër i shërbimit të fshehtë anglez etj. Ndërsa misionarët në jug të Shqipërisë si Tilman, Hibert, Davidson etj., ishin të sferës laburiste. Midis këtyre dy grupimeve kishte një luftë në atë kohë të pashpallur, por që ekzistonte realisht, ndërsa grupi i Maklinit mbështetej te paria e vendit si bie fjala te Muharrem Bajraktari, Xhem Gostivari, Fiqiri Dine, deri në Mat e Krujë tek Abaz Kupi, misionarët anglez të luftës në jug mbështesnin më shumë partizanët dhe u bënin thirrje komandantëve dhe formacioneve të Ballkombit për të luftuar kundër gjermanëve. Por, siç e dini, ata nuk u përgjigjën dhe kështu humbën edhe shansin për bashkëqeverisjen e vendit pas luftës.

“Koloneli” i shkëputi kontaktet me misionarët?
Jo, aspak. Enver Hoxha e mori pranë si përkthyes gjatë takimeve me kolonel Maklin. Më vonë, me ikjen e Maklin, si rrjedhojë e letrës së dërguar nga Çërçilli, që e konsideronte këtë mision se “kishte tejkaluar orientimet e dhëna”, e me ardhjen e gjeneral brigade Dejvis dhe takimeve me të, si edhe me ndihmësin e tij nënkolonelin Nikols, ai mbajti marrëdhënie korrekte, edhe pse e dinte që nënkoloneli merrej me veprimtari agjenturore dhe më vonë u lidh me gjermanët. Këtë që thashë më sipër, “Koloneli” nuk e thotë për gjeneralin Dejvis, i cili i dërgoi një promemorie shefit të tij, gjeneral Aleksandrit, ku, midis të tjerave, shtronte dy probleme të rëndësishme për kohën; demaskimin e krerëve e të Ballkombit dhe të Legalitetit, si dhe njohjen dhe mbështetjen pa rezerva të Luftës Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit të vendit, “Koloneli” u mor me disa hetime speciale, nga ku dolën implikime sekrete të zbulimeve anglo-amerikane, që mbaheshin në lidhje nga majorët anglezë, si për shembull, Nils, që kishte dhe implikime nga disa burime të vërtetuara të bashkëpunimit me gjermanët në qytetin e Shkodrës, për hapjen e rrugës së divizionit gjerman për kalimin e tij në Jugosllavi. Për këtë raportonte edhe agjenti i tyre “Fots”, i cili bënte pjesë në grupin agjenturor “Skuota”, që kishte kryer një kurs të rregullt zbulimi dhe mbahej në lidhje nga A.Cungu...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

“Profesori”

Bekim Budo sqaron informacionet e letrës që i ka dërguar Sigurimit të Shtetit “Profesori”, një nga krerët e emgiracionit shqiptar në Belgjikë. Ai kujton se në bisedën me “Kolonelin” kishte mësuar për një takim të tij me Omer Nishanin. Sipas Budos, “Kolonelin” e kishte thirrur Presidenti Nishani, që ta përgëzonte për punën që po bënte. Njëkohësisht, ai e kishte pyetur, midis të tjerëve, edhe për implikimin e një nacionalisti, që e kishte patriot, nga Elbasani. “Koloneli” e kishte dhënë mendimin e tij pozitiv për nacionalistin, duke i mëshuar faktit se ai ishte mbi të gjitha atdhetar, gëzonte besimin e majorit anglez, kishte kulturë perëndimore dhe arsim të lartë, pasi kishte mbaruar studimet në fakultetin e jurisprudencës në Kartierin Latën të Parisit. Vonë “Koloneli” kishte mësuar se nacionalisti ishte “arratisur”, kishte pseudonimin “Profesori” dhe selinë e kishte në Bruksel. Kështu, pas një kombinacioni perfekt, kishte dalë nga Shqipëria dhe ishte ngarkuar të infiltronte në radhët e emigrantëve shqiptar në Bruksel. Në arkivin e Ministrisë së Brendshme, Budo gjeti edhe letrën informative të “Profesorit”, ku sigurimit i jepeshin të dhëna shumë të vlefshme si për situatën e spiunazhit ashtu edhe për zhvillime të tjera me rëndësi. Të dhënat, “Profesori” i suguronte nga burime tepër sekrete dhe agjentë potentë, ku ndër ta shquhet edhe një senator amerikan. Për të mësuar rreth informacioneve që dërgonte “Profesori”.


Kush kishte dijeni për arratisjen e “Profesorit”?
Kuptohet, dijeni duhet të kishte Omer Nishani

Dosja e tij, ekziston?
Nuk kam dijeni.

Po identitetin e adresën e tij, i dini?
Unë jo, por “Koloneli” i dinte. Ai m´u lut që heshtjen e tij, rreth këtij problemi, të mos e merrja për keq, pasi nuk mund të më dëftente, edhe pse vija në emër të një personaliteti të lartë, për të cilin kishte respekt.

“Koloneli” kishte kontakte me të?
Po, kishte kontakte, por jo në kuptimin e veprimtarisë agjenturore. Ai më vuri në dijeni se merrej me studime e hulumtime në biblioteka dhe arkiva, ashtu siç merrte pjesë në mbledhje të ndryshme ndërkombëtare, në UNESKO etj. “Koloneli”, duke shfrytëzuar rastin dhe mundësinë e krijuar, takohej me të si “patriot” nga Elbasani dhe kujtonin kohën e kaluar të rinisë së tyre, e nga ana tjetër, kur kishte probleme të paqarta, probleme që kërkonin verifikime, sidomos në profilin e shërbimit dhe të diplomacisë së fshehtë, ai angazhohej seriozisht si atdhetar, gjente mundësitë, pasi kishte lidhje të shumta dhe kredibilitetin e mjaftueshëm, dhe, pa dyshim, jepte ndihmesën e tij.

Ju si oficer i zbulimit të jashtëm, nga e njihni “Profesorin”?
E njoh nëpërmjet një letre, që ka ardhur në adresë të shërbimit tonë nga Brukseli, dërguar prej tij. Më kujtohet se atje shkruhej: “Ndërsa jam ulur këtu te Grasshopper, me mikun tim L.A., më lindi ideja që të bëja një résumé, për çka gjykuam të rëndësishme për të informuar për disa nga problemet më të spikatuara të këtyre viteve, duke dhënë vetëm fakte apo argumente, që ne i konsiderojmë të tilla, mbi bazën e nivelit aktual të njohjes, i cili natyrisht ka kufizimet e tij, për shkak të nivelit të lartë të dezinformacionit, si dhe mundësive të kufizuara që disponojmë për të nxjerrë konkluzione të sakta. Eshtë vetëm kjo arsyeja, që në këtë përmbledhje nuk do të gjeni prognozë, përfundime dhe strategji…”.

Ç‘informacion sillte “Profesori”?
Ai thoshte se nga burimeve tona u kishte rënë në dorë një letër që Muharrem Bajraktari i dëgonte Foreing Office, ku ndërmjet të tjerave citonte: “U ndodha në vitin 1935 në Beograd, dhe diplomatët jugosllavë më kërkuan që Zogu të zbatonte marrëveshjen me ta, për rrugët detare dhe portet, që i kishte premtuar, për Durrësin dhe Vlorën, dhe ata do t’i jepnin Kosovën, me kusht që policia, ushtria dhe financat e Shqipërisë do të kontrolloheshin nga Beogradi. Anton Logoreci që punon në BBC më tha se CIA kishte krijuar një shërbim special, të quajtur `Zyra e Koordinimit Politik`, OPC (Office for Policy Coordination), me detyrë kryesore përgatitjen e grupeve paramilitare si dhe grupeve agjenturore për t’i futur në vendet e Lindjes, sidomos ishin përzgjedhur Polonia dhe Shqipëria. Shërbim i fshehtë britanik do të lozë rolin kryesor, sidomos “katër musketerët e çështjes shqiptare” si dhe veterani i OSS, Majkëll Bërk…. Gazeta londineze “Njus Cronicle” shkruan më 14 shtator 1949 se Vullkani shqiptar është gati për të shpërthyer. Sajrus Sulzberger, korrespondent i “Nju York Times” shkruan: “Dobësimi dhe ndryshimi eventual i regjimit në Shqipëri është objektiv themelor i Perëndimit”.

Kishte të tjera informacione të rëndësishme në letër?
Po. “Profesori” ishte njeri tepër i informuar dhe si i tillë ai në letrën e tij të gjatë shpjegon edhe disa çështje të tjera të rëndësishme, si për shembull se gjatë një takimi me konsullin shqiptar në Stamboll, midis të tjerave ai e kishte informuar, në konfidencë, për një problem shumë të rëndësishëm, që kishte të bënte me vrasjen e Qemal Stafës. Konsulli kishte takuar, në një kafe të Stambollit, Man Kukaleshin dhe e kishte ftuar atë për të pirë diçka së bashku. Ky gjest i konsullit i kishte bërë goxha përshtypje Manit dhe në bisedë e sipër, ai i kishte thënë se SIM-i italian nuk kishte asnjë informacion për mbledhjen e komunistëve në një ndërtesë afër Medresesë, edhe pse kishim agjentë në radhët e tyre, se po të kishte, do t’i kishte rrethuar me forca të shumta dhe nuk kishte për të lënë gjallë asnjë eksponent të tyre të rrezikshëm, për të cilët ishin shpërndarë dhe fotografitë. Sipas Manit, në kohën kur kishte dalë Qemali, patrulla italiane e ka njohur, por veproi vetëm atëherë kur ai ka nxjerrë revolen, tip “Beret”, nga xhepi. Mani kishte mësuar se akuzoheshin disa për vrasjen e Qemalit dhe midis tyre edhe B.M., por ai mendonte se po i merrnin në qafë kot.

Kush ishin katër “mosketerët” e çështjes shqiptare?
“Profesori” sqaron se “katër mosketerët e çeshtjes shqiptare“, konsiderohej grupi i kryesuar nga koloneli Bill Maklin dhe ku bënin pjesë: David Smajli, Alan Heur dhe Xhuljan Amery, që po vazhdonin të punonin me krerët e emigracionit politik në Bruksel, për riorganizimin e tij, si dhe bashkimin e Ballit me Legalitetin, me një platformë politike, si dhe në përbërje të tyre ishin vënë edhe grupe dhe banda që do të hidhen në Shqipëri. Po citoj një tjetër pjesë nga letra e profesorit, ku jepej një informacion tepër i rëndësishëm, ku shkruhet: ”Koloneli i CIA-s, i njohur me pseudonimin “Jaçeviç”, në një bisedë konfidenciale me të “tet à tet” më tha se “e kandisëm” Zogun, duke i premtuar disa toka në Amerikë për një grusht xhevahirësh, që të dërgonte ilegalisht në Shqipëri rojen e tij mbretërore, duke ditur qysh përpara betimin e tij për të marrë hak ndaj Enver Hoxhës dhe regjimit të tij. Kim Filbi, që, siç mund ta dini, ishte deri në vitin 1949 konsull anglez në Stamboll, i kishte thënë “Carit” (iu kam shkruar për të si ish-kuadër i lartë i administratës jugosllave) se sovjetikët dhe serbët kishin marrë agjenturën kryesore shqiptare, si dhe kishin bërë rekrutime të reja me perspektivë për rrëzimin e qeverisë së Hoxhës. Vite më vonë `Cari` më informon se kishte vajtur në ambasadën shqiptare në Vjenë dhe u kishte thënë atyre se po jepte këto informacione të rëndësishme, por kishte frikë se do t’i paguante me kokë, pasi ato do t’i kthehen përsëri UDB-së”.

Si vepronte Sigurimi i Shtetit me krerët e emigracionit?
Ai mbante lidhje me informatorët që jepnin të dhëna për ta. Kështu më kujtohet edhe një raport që ka bërë zbulimi i jashtëm shqiptar, ku analizohet veprimtaria e emigracionit politik dhe kryesisht për Brukselin. Atje nënvizohej fakti se të dhënat e këtij raporti janë jashtë përvojës, situatës dhe informacionit tonë. Në të njëjtën kohë, simetrikisht me këtë raport, nga burimet tona tashmë të besuara, thuhej se banda ishte vepër provokative dhe dezinformuese. Lidhur me këtë “Profesori” shkruan në letrëne tij se personi, i cili hiqet si “kapoband” nuk mbështetet nga asnjë zbulim i huaj, aq më pak nga CIA amerikane. Po ashtu, ai thoshte se “motivi i tij është të bëjë zhurmë në emigracion dhe më gjerë, me qëllim grumbullimin rreth vetes të përkrahësve si dhe të dollarëve, duke mashtruar gjoja për hedhje bombash, për sensibilizimin e qarqeve reaksionare, si dhe për të justifikuar veprimtarinë terroriste, e cila në fakt nuk na vërtetohet. Në dokumentet e disponimit të tij është edhe një fletë-hyrje e Ministrisë Punëve të Brendshme, e vulosur dhe e firmosur në kohën e gradave. Ky detaj e dekonspiron atë para organeve tuaja”.

Kishte informatorë potencialë “Profesori”?
Po. Në letër, ai përmend një bisedë konfidenciale të senatorit amerikan J.D., i cili e kishte informuar se “Ballkani nuk ishte vënë ende në axhendën gjeostrategjike të SHBA-s, derisa të ishin gjallë Tito dhe Hoxha, edhe pse ka një rëndësi të madhe për vendin tonë, pasi këta kundërshtojnë rusin, i cili, sipas Presidentit amerikan Nikson, është i vetmi shtet në botë, që mund të destabilizojë Amerikën. Shqipëria duhet të rregullojë marrëdhëniet sidomos me Jugosllavinë dhe Greqinë, të cilat si në rrugët e diplomacisë ashtu dhe në atë të shërbimeve të fshehta kanë dërguar në institucionet tona përgjegjëse informacione që akuzojnë vendin tuaj dhe e konsiderojnë atë si iniciatore, frymëzuese e nxitëse e demonstratave në Kosovë, me qëllim destabilizimin e Ballkanit. Shqipëria, thonë ata, nuk duhet të ndihmohet dhe kurrsesi të rimëkëmbet edhe pse ka dalë nga Traktati i Varshavës. Athina insiston se nuk ka ndërmend të heqë “ligjin e luftës” me Shqipërinë, dhe se burgjet e saj janë mbushur me djemë të minoritetit, të cilët janë të kombësisë greke, vetëm se ata kërkojnë shkolla në gjuhën e tyre, kërkojnë të drejta e liri të mohuara nga regjimi komunist i Hoxhës, si dhe të bashkohen me atdheun amë “Vorio Epirin”, që, padrejtësisht, Evropa ja ka aneksuar Shqipërisë. Greqia nuk ka ndërmend të heq dorë nga kërkesa dhe sensibilizimi i opinionit mbarë ndërkombëtarë për “Vorio Epirin”, për këtë kanë marrë detyrë me përparësi si Konfederata Panhelenike me qendër në Nju Jork, ashtu dhe lobi grek në SHBA. Brezhnjevi, gjatë vizitës në SHBA, i kishte propozuar Presidentit amerikan, Nikson, për të bërë një luftë të përbashkët kundër Kinës, ekspansionit dhe rrezikut kinez. Beogradi nuk do të heq dorë nga Kosova dhe nëse do t’i duhet të paguaj një çmim shumë të lartë. Vendi i Shqipërisë është në Evropë, politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë nga kryeneçësia dhe nacionalizmi absurd. Natyrisht, ne nuk jemi për atë që mendojnë kinezët që Shqipëria të futet dhe të lidhet me pakte të reja, qoft edhe me Jugosllavinë dhe Rumaninë, pasi nuk i vjen asnjë rrezik nga jashtë. Ndërsa Departamenti i Shtetit Amerikan e gjykoi daljen e Shqipërisë nga “Traktati i Varshavës” si veprim të arsyeshëm dhe e përshëndeti me mesazh të posaçëm për ambasadorin tuaj në OKB…”.

I konfirmuat informacionet e tij?
Lidhur me verifikimin që duhet t’i bënim informacionit, sidomos saktësisë së tij, atje ku bënë fjalë për agjenturën e huaj në radhën e elitës politike shqiptare, dërguar nga një punonjës i kartotekës së SIM-it italian, ne nuk kishim mundësi praktike për përcaktimin e pozicionit të tyre. Mendimi ynë ishte se duheshin parë me vëmendje dhe veçuar, dokumentet që dispononim nga materialet arkivore të konsullatave italiane, sidomos gjatë veprimtarisë së tyre në qytetet Durrës dhe Vlorë. “Profesori” porosiste se “duhej mbajtur parasysh fakti se kjo kartotekë në vitin 1945 ra në dorë të shërbimit të fshehtë amerikan”. Gjithashtu, ai mendonte se duheshin parë nga specialistët edhe arkivi i MPB të kohës së Zogut dhe konkretisht ai Zyrës Sekrete italiane dhe i Zyrës Politike, dokumentet që dispononim. Më tej, ai vazhdon: “Shikoni edhe fondin sekret të pagesave, të shpërblimeve të agjenturës, si dhe fondi sekret italian, që futi në dorë Tomaz Beqari. Nga burimet tona të besuara morëm njoftim se Brezhnjevi mbi bazën teorisë së tyre “Sovraniteti i Kufizuar“ po përgatiten, me sa duket, për t’i dhënë “një mësim” Çekosllovakisë në kuadrin e një loje ushtarake të “Traktatit të Varshavës”, duke përdorur dhe armë të reja, si dhe lëndë metalike grimcore e aktivizuar elektromagnetike për bllokimin e radarëve të shteteve perëndimore të instaluara në Gjermaninë Perëndimore. Një nga burimet e besuara, që na jep informacionin është gjeneral armate dhe zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë çekosllovake. Bashkëlidhur po ju dërgoj me diplomatin L.A., një letër interesante nga një person i arratisur këto kohët e fundit nga Shqipëria dhe ka mbërritur më së fundi në Bruksel”.

E kini lexuar letrën e të arratisurit nga Shqipëria?
Po. Në të, ai, ndëmjet të tjerave, thoshte: “Pas shumë peripecish arrita në Bruksel, kisha me vete edhe letrën për kushëririn tim, por, për fatin tim të keq, ai kishte ikur në Australi, te motra e tij dhe atje ishte martuar. Rastësisht te “Greku” në qendër te “Sheshi i luleve” po shikoja vitrinën, ku piqej një qingj, duke u rrotulluar në hell. Një person nga brenda i ra xhamit dhe më ftoi të futesha në klub, më foli shqip dhe më pyeti gjerë e gjatë. Pasi hëngrëm drekë filloi të më pyeste këtë radhë për gjendjen në Shqipëri. I thash të gjitha sa kisha dëgjuar: se diktatura e Enverit ishte e padurueshme për rininë. Gjendja ekonomike ishte tepër e rëndë, kishin filluar radhët e gjata. Tregu ishte bosh… Vendi ishte mbushur me bunkerë… Lufta e klasave po bëhej gjithnjë e më e ashpër. Udhëheqja e plakur ishte izoluar në bllok. Në udhëheqje vazhdon lufta. Enveri goditi edhe Beqirin, besnikun e tij. Hysni Kapon flitet se e kanë helmuar në Paris. Kanë filluar të flitet në masë për Zogun dhe qeverisjen e mirë të tij. Një shoku im më kishte thanë se kishte pasur oficer rezerv gjyshin e tij në kohën e Zogut dhe ky i jipte 3 napolona flori në muaj, dhe me një napolon flori bleje në atë kohë një pal qe. Sa i thashë këtë, bamirësi im u hodh përpjet dhe më pyeti: “Si e ka emrin? Iu përgjigja për emrin dhe se ai quhej Osman Kërtuku dhe gjyshin e tij e quanin Ibrahim Kërtuku, nga rrethi i Matit. Madje, shtova se ai mbante në shtëpi edhe fotografinë e lartmadhënisë së tij. Miku më mori në shtëpi dhe më propozoi të futesha në partinë e tij “Lëvizja e Legalitetit”, ku ai më tha se ishte një nga drejtuesit e saj. Emrin ai e kishte Gaqo G.”.

Ndonjë tjetër informacion që jepte “Profesori”, ju kujtohet?
Sigurisht që po. Ai jepte të dhëna edhe për ekzistencën e “grupimit special” të Presidentit të Amerikës, marrë nga gazeta “Uashington Post”. Ja çfarë shkruante “Profesori”: “Gazetari amerikan i gazetës `Uashington Post`, Ben Bredlli, i ka dhënë gazetarisë investigative një leksion të vyer. Nuk e kam fjalën për skandalin që ju i keni lexuar, por për një zbulim të rëndësishëm për “Grupin special” pranë Shtëpisë së Bardhë, me anë të të cilit Presidenti amerikan, Nikson, kontrollonte në vija të përgjithshme të 12 shërbimet sekrete të SHBA-së. Ky lloj shërbimi është i domosdoshëm në këto kohë të trubullta që jetojmë, kur etja për para, pasuri dhe pushtet është tepër atraktive dhe tunduese për mjaft individë kolltukofagë dhe arrivistë të lidhur me botën e krimit”.

Me ç´informacione vijonte letra?
Kam gjetur në të edhe një tjetër informacion të rëndësishëm për Vili Brand dhe agjenturën ruse. “Profesori” shprehej lidhur me këtë: “Për socialdemokratin Vili Brand besoj se i keni lexuar analizat e fundit për të, si dhe rrënjët e Ost-Politikës së tij. Rusët dhe agjentura e tyre është futur thellë në Gjermani, gjë që e tregoi edhe implikimi i sekretari personal të Kancelarit gjerman në afera spiunazhi. Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte fakti se rusët kishin futur në dorë dokumente sekrete të arkivës së NATO-s në Gjermaninë Perëndimore, ku kuptohet kanë marrë planet e tyre operative dhe strategjike si dhe armatimet e lehta dhe të rënda të përdorura prej tyre gjatë stërvitjeve dhe lojërave të ndryshme. Kështu mund të shpjegojë faktin e rëndësisë që i kanë vënë rusët armatimit konvencional, që, hë për hë, duket i paaritshëm dhe një rrezik i ri për popujtë dhe Ballkanin në veçanti. Më ra në dorë një buletin sekret nga Inteligjent Servisi anglez, ku bëhej për rekrutimin nga ana e tyre të zv.drejtorit të Zbulimit Ushtarak sovjetik kolonelit Penkovski, i cili veç informacioneve sekrete që u dha anglo-amerikanëve, më bëri përshtypje fakti, se ai dinte me hollësi qendrimet politike të fshehta të elitës vendimmarrëse sovjetike. Si ka mundësi? Çfarë lidhjesh agjenturore duhet të ketë pasur për të siguruar materiale, dokumente të një rëndësie jo të zakonshme? Këtyre pyetjeve unë nuk mund t’i përgjigjem me këtë horizont njohjeje që kam”.

Si mbyllej letra e “Profesorit”?
Ajo mbyllej me një informacion të rëndësishëm për bandën e Xhevedet Mustafës, ku thuhej: “Lexova me vëmendje një kopje të procesit gjyqësor të bandës së Xhevdet Mustafës, konstatova me keqardhje se mungonin provat kryesore të implikimit të saj në veprimtari terroriste ndaj udhëheqjes së lartë. Nga verifikimi me përgjegjësi të angazhimit të burimet tona na rezultojnë: Vrasja e Hasnedarit është e qëllimshme për zhdukjen e provave, pasi ai dispononte edhe kodin sekret të grupit. Grupi terrorist ka qenë në mbikëqyrje dhe ndjekje nga shërbimet e fshehta belgo-gjermane, të cilat undergroun kanë dhënë informacion Sigurimit të Shtetit Shqiptar. Tendenca politike e grupit ka qenë e organizatës “Lëvizja e Legalitetit”. Kontingjenti i saj i përket SDB-ës jugosllave, nga kuadro të së cilës ata kanë marrë udhëzimet përkatëse janë subvencionuar me para dhe suporte logjistike. Taktika e bandës ishte të paraqitej me flamurë etj. Sikur atë e dërgonte CIA amerikane, gjë që nuk vërtetohet…”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

“Papastrati”, shef i organizatës MAVI

Budo sqaron veprimtarinë e qarqeve shoviniste të shtetit fqinj dhe aktivitetin e njerëzve të tyre në Shqipëri. Interesant është fakti se agjentura greke zhvillonte veprimtarinë e saj në Shqipërinë e Jugut dhe kishte në dispozicion informatorë potentë, tejet të përgatitur. Në vitet ´70-të, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rënë në gjurmët e kësaj veprimtarie dhe arrin të kapë, falë një kombinacioni të përsosur, “Papastratin”, përgatitur në shkollën e spiunazhit të vendit fqinj, i cili tregon përpara hetuesve se si ishte vënë në shërbim të grekëve.



Kontaktet e tij të para ishin bërë me gjeneralin grek Vasil Mellaj, që kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër, e me të e kishte njohur patrioti i tij nga Derviçani, Vasil Shahini, i cili e kishte studiuar me kohë. Gjenerali drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek “Alfa–Dhio”. Megjithatë, sipas dokumenteve të hetimit të “Papastratit”, gjenerali grek, kishte marrë informacion për agjentin, duke pyetur edhe lidhjet e tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, P.Kotokon, O. Anastasjadhin. Pas verifikimit, gjenerali urdhëron S.Vllahon dhe P.Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio–Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktua edhe “Papastrati” së bashku me V.Shahinin e J.Diamantin, të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare. Gjenerali grek e kishte porositur agjentin që të riaktivizonte agjenturën e vjetër dhe të bënte rekrutime të reja, sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike. Në vijim ndiqni intervistën e Bekim Budos për këtë dosje.

Ju kujtohet ndonjë histori interesante nga dosjet e agjentëve në shërbim të të huajve, kapur nga Sigurimi?
Po. Kur isha duke përgatitur një leksion për studentët e Akademisë së Policisë, mora leje për të hulumtuar në dosjet operative, ku ishin regjistruar dëshmi agjentësh dhe informacione të tjera të rëndësishme spiunazhi. Mbaj mend se në njërën prej këtyre dosjeve, ministri Kol Bib Mirakaj, njëherazi edhe Sekretar i Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare i dërgon Ministrisë së Arsimit një shkrese Rezervate me nr.3329, datë 11 korrik 1942, lidhur me aktivitetin e shërbimit të fshehtë grek dhe qarqeve shoviniste të vendit fqinj.

Çfarë thuhej në atë shkresë?
Mirakaj i përgjigjej një shkrese të Ministrisë së Arsimit nr.390 datë 15.4.1942/ XX rezervate dhe një tjetër shkrese të ministrisë së tij nr.2669/Pol.27/D/84 Res, që kishin informacion lidhur me listat emërore të mësuesve grekofonë të qarkut të Gjirokastrës bashkë me informatat përkatëse të marra pjesërisht nga sekretarët politikë dhe nga KK e MM. Listat që i bashkëlidheshin këtij dokumenti ishin grumbulluar nga shërbimi i fshehtë i Mbretit Zog, nga shërbimi i fshehtë diplomatik, si dhe nga sekretarët politik të partisë fashiste, të cilët mbaheshin në lidhje agjenture e zbulim-kundërzbulimi. Në këto lista bie në sy numri i madh i mësuesve, të cilët kishin studiuar për mësuesi në shkollat greke dhe ishin të shpërndarë në 163 shkolla të Shqipërisë së Jugut, mësimet e të cilave ishin në gjuhën greke, që përbënin dyfishin e shkollave në gjuhën turke po në këto territore. Në karakteristikat përbri secilit emër mësuesi janë shënuar shkurtimisht qëndrimi i tyre në raport me qeverinë e Zogut, ndjenjat shoviniste, si dhe në raport me ndjenjat kombëtare. Predominojnë karakteristikat pozitive të tyre në këto raporte në masën prej rreth 70 për qind.

Informacionet vinin nga burime të besueshme?
Sigurisht. Në dosje vura re se problemi ishte më i thellë dhe nuk ishte marrë sa duhet në konsideratë sinjali i alarmit i dhënë nga Konsulli i Janinës, Xhemal Frashëri, cili midis të tjerave theksonte: “Shkolla e Vellasit, e cila dirizhohet nga Dhespoti i Janinës, Spiridhoni, një armik i rreptë i Shqipërsisë, është ngritur vetëm e vetëm për të përgatitur me kulturë dhe me ndjenja greke rininë e fshatrave grekofonë të Prefekturës së Gjirokastrës, me anë të propagandës helmonjëse për të arritur qëllimin kryesor satanik, i cili është bashkimi i të ashtuquajturit “Vorio-Epir” me Epirin. Po nuk morëm masa të rrepta, them me bindje se shkolla Vellas do të jetë varri i Gjirokastrës”.

A konfirmohet kjo nga ndonjë burim tjetër?
Nga materialet e tjera të hulumtuara është mjaft afër realitetit të ngjarjeve që bën të mundur krijimin dhe pompimin e “Megalli Idesë”, apo idesë së madhe, një rrëfim i një agjenti potent grek me pseudonimin “Papastrati”, i cili përfaqëson tipikisht në mënyrë të koncentruar një veprimtari sa armiqësore ndaj vendit tonë, aq edhe përbuzëse ndaj Shqipërisë. Në letrën informative të Ministrisë së Arsimit shkruhet: “Është interesante të theksojmë se ky rrëfim është edhe një sintezë e një veprimtarie për më shumë se një shekull e shovenëve, përfaqësues ekstremistë të një nacionalizmi absurd në dëm të një vendi tepër paqësor e miqësor, i cili historikisht ka dhënë një ndihmesë të madhe me anë të komunitetit shqiptar në Greqi, arvanitasve, si Kollokotroni, Karaiskaqis, Bubulina e Boçari, të cilët ishin edhe protagonistë kryesorë të revolucionit grek të vitit 1821, gjë që edhe në historinë moderne të këtij vendi ky kontribut mohohet padrejtësisht. Kundër këtij vendi autokton fqinj prej mijëra vjetësh, pas fitimit të pavarësisë, qarqe të caktuara shovene, megalomane dhe aventuriere, në vitin 1867, krijuan organizatën Vllazëria Qendrore Kulturore si dhe Klubin–Sillogun Vorio Epirot, të cilat, shkallë–shkallë, do të përbënin bazën e organizatës famëkeqe QEVA (Komiteti Qendror i Përpjekjeve Vorio Epirote), duke marrë dhe pëlqimin e Patriarkanës së Stambollit. Në krye të kësaj organizate do të vendosej lunxhioti, Kristaq Zografi. Më 6 qershor 1888 krijohet në Greqi nga Dhimitër Boçari, shoqëria e vllamidhes Allvani (Vllamët–Vllezërit Shqiptarë) me një platformë antikombit shqiptar për pengimin e gjuhës së shkruar shqipe në alfabetin latin mbi bazën e një strategjie, që kishte qëllim kryesor helenizimin e popullsisë së Shqipërisë së Jugut dhe më gjerë me një propagandë që mbivlerësonte dukshëm kulturën greke, duke nënçmuar kulturën shqiptare”.

Po shërbimi i fshehtë e ndiqte veprimtarinë e spiunazhit grek?
Shërbimi i fshehtë i qeverisë së asaj kohe njoftonte për një marrëveshje të fshehtë midis Patriarkanës së Stambollit me qeverinë greke, ku u vendos që myslimanët e Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës si dhe të Shqipërisë të konsideroheshin turq, ndërsa shqiptarët ortodoksë të konvertoheshin në helenë dhe të admiministroheshin nga Greqia, pasi shqiptarve u mohohej kategorikisht aftësia shtetformuese, edhe pse historikisht kishin dhënë prova, madje edhe në Greqi, duke i dhënë asaj jo pak, por rreth 20 kryeministra qysh nga Miauli, Kanari, Kryeziu e deri dhe vetë Lefter Venizellosin, të cilët ishin të gjithë arvanitas, pa bërë fjalë këtu se edhe Presidenti i parë grek, Pavllo Kondurjoti dhe Presidenti tjetër, Theodhoros Pangallos, ishin me origjinë shqiptare dhe në mjediset miqësore e familjare komunikonin në gjuhën shqipe.

Si i realizonin qarqet shoviniste greke synimet e tyre?
Nga letra që ndodhej në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, dosjen e agjentit grek “Papastrati” mësohet se “Megali-idea” dhe të tjera, synime të tyre amplifikon akoma më shumë dhe bëhen shpejt udhëheqje për veprim në marrëdhëniet e mëvonshme me shtetin tonë, me të cilin qysh pas 28 nëntorit 1912 kishin filluar kontradiktat e mprehta dhe diplomacia e saj mori orientime të qarta nga qeveria greke për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për gjoja të drejtën e saj për aneksimin e Epirit të Veriut e konsideruar prej tyre si tokë greke dhe duke u munduar ta justifikonin dhe argumentonin historikisht, sidomos me ekzistencen e minoritetit grek në trojet tona autoktone. Këto kontradikta shpërthyen kur Konferenca e Ambasadorëve më 8 gusht 1913 përcaktoi kufijtë e Shqipërisë. Edhe pse kufijtë e vendosura nga komisionerët e huaj anglo-francezë dhe italianë kishin lënë jashtë tyre troje të konsiderueshme të populluara nga shqiptarë autoktonë, grekët dhe një pjesë e mësuesëve grekofonë kishin përgatitur veç të tjerave nxënësit e shkollave greke, të paraqiteshin para tyre, duke u prezantuar si grekër, duke thënë se “Ego ime Elinas” (Unë jam grek) etj. Në të njëjtën kohë, ata provokojnë Konferencën e Korfuzit më 1913, e cila në vendimet e majit 1914, i vuri kushte qeverisë shqiptare për të zbatuar një plan special për minoritetin dhe Vorio Epirin, në mënyrë që ajo të ishte në çdo kohë prezente në këto treva, si dhe t´i kishte fillimisht nën kujdestari, probleme që ai i ngiti në forume ndërkombëtare e deri në Konferencën e Firences në vitin 1921, por, siç e dimë nga historia, planet e grekëve u bënë pa hanxhinë.

Çfarë rrëfen agjenti grek “Papastrati”?
Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës bënë të mundur legalisht, që marrëveshja Titoni–Venizellos, për ndarjen e Shqipërisë të mbetej në letër dhe të zbatohej ilegalisht nga shërbimet e fshehta të këtyre vendeve për t´i bërë fakte të kryera në të ardhmen. Pikërisht këtë e rrëfen më së miri agjenti potent grek, Papastrati. Në materialet e hetuesisë së asaj kohe shkruhet: “Në Tiranë, në zyrat e hetuesisë u paraqit agjenti grek, me pseudonim “Papastrati”, më 22 shkurt 1971, që, për shkak të statusit të tij të themi special dhe të veçantë e mori në pyetje zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Hetuesisë. Agjenti grek vazhdoi rrëfimin e aktivitetit të tij në shërbim të zbulimit grek. Mes të tjerave, ai thotë se, ´siç e theksova, pasi mbarova arsimin e mesëm në Sozimea Skoli, vazhdova arsimin e lartë në Athinë, për mësuesi, të cilën e mbarova me rezultate të larta. Ndërkohë, bashkë me dy bashkfshatarët e mi nga Klishari ishim anëtarësuar në Sillogun Vorio–Epirot, me qendër në Athinë, ku në një nga mbledhjet e radhës kryetari i tij, Kristaq Zografo, që më ka mbetur në kujtesë, na foli për perspektivën tashmë të hapur me pëlqimin e qeverisë greke dhe të Patriarkanës së Stambollit, do t´i përvishemi punës për aneksimin e Vorio Epirit, që, sipas tij, ato ishin toka greke qysh në lashtësi dhe se e kishin amanet nga të parët që ëndrrën e tyre ta bënin realitet sa më shpejt, pasi ishin krijuar të gjitha kushtet, ishin mënjanuar të gjitha pengesat dhe jo vetem kaq, gjithnjë sipas Kristaqit, ishte marrë pëlqimi i vetë vendeve vendimmarrëse kryesore të Evropës, Angli-Francë-Itali. Nuk ka pse ta fsheh, u entuziazmova për faktin sepse Shqipëria në atë kohë ishte një vend tërësisht anadollak, tepër i prapambetur, pa kulturë dhe intelektualë, sëmundjet bënin kërdinë, pa alfabet, gjuhë të shkruar, pa shkolla dhe mendoja në atë kohë së me Greqinë dhe kujdestarinë e saj Shqipëria do të shkonte përpara në arsim, kulturë, rimëkëmbje etj.´”.

“Papastrati” ishte i zgjedhur në forume të larta të qarqeve shoviniste greke?
Materialet thonë se po. Dora-dorës ai ishte bërë një nga përkrahësit kryesor të Zografos. Më tej, ai dëshmon: “Në këto aktivitete jam njohur edhe me patriotin tim nga Derviçani, Vasil Shahinin, i cili, me sa duket, më kishte studiuar me kohë dhe më rekomandoj te gjenerali grek Vasil Mellaj, i cili kishte qenë komandant divizioni i trupave greke në Gjirokastër dhe që drejtonte dhe një zyrë të shërbimit të fshehtë të zbulimit ushtarak grek, “Alfa–Dhio”. Gjeneralit i pëlqeva qysh në fillim për njohuritë e mia, për historinë e kulturën helene, jo vetëm atë moderne, por edhe për lashtësinë, çka me vonë krijoi besim të plotë, duke pyetur edhe në lidhje të tij të afërta në Shqipëri dhe Greqi, sidomos Pandelejmon Kotokon, Orest Anastasjadhin, etj., siç e mora vesh më vonë prej tyre. Kështu, gjenerali urdhëron Spiridhon Vllahon dhe Pandelejmon Kotokon të krijonin organizatën antishqiptare MAVI (Metopo Apolefterikon Vorio–Epirotiku), në kryesinë e së cilës u caktova edhe unë së bashku me Vasil Shahinin e Jani Diamantin, tashmë të njohur për ndjenjat filogreke dhe tepër aktive në veprimtarinë e tyre praktike për aneksimin e trojeve shqiptare”.

Si e rekrutuan “Papastratin”?
Gjenerali, në një nga takimet e shpeshta me të, i kishte shprehur konsideratën e tij dhe të shefit kryesor të zbulimit grek, emrin e të cilit, ai nuk e mësoi kurrë. Po ky njeri i vuri detyrën e fshehtë, të merrej në të ardhmen me organizimin cilësor të rrjetit agjenturor të zbulimit grek në Shqipëri. Në fillim kreu një kurs të përshpejtuar për të njohur elementet fillestare të zbulimit, lidhjeve, ndërlidhjes, kodeve, grumbullimit dhe seleksionimit të informacioneve etj. Më vonë, pasi u krijua organi kryesor i centralizuar i informacionit QIPE (Qendriqi Ipiresias Pliroforion Edhallos), “Papastrati” bëri kursin e plotë të zbulimit dhe u kamuflua pas organizatës MAVI, të cilën, sipas orientimit i formuloi datyrat kryesore legale, e cila ishte pengimi me çdo kusht i pjesëmarrjes së minoritetit në Luftën Nacional-Çlirimtare, si dhe detyrën kryesore ilegale, e cila ishte futja me kombinacion në këtë lëvizje dhe në ushtrinë e saj të agjentëve grekë, me qëllim që ata të bënin karrierë dhe do t´u shërbenin në të ardhmen, për realizimin e planeve të tyre, gjoja për çlirimin një herë e përgjithmonë të Vorio-Epirit. “Papastrati” dëshmon: “Pas krijimit të MAVI-t u hodhëm në Shqipëri dhe krijuam komitetet Vorio Epirote me anëtarë Andon Qirjaqin, Misto Papadhimën, Dhimitër Mestakulin, Lefter Guvelin, Jorgo Zoton, Gligor Labovitin etj., të cilëve u vumë detyra të qarta se do ta fillonin me propagandë dhe se tri hallkat kryesore të punës sonë Kleri, Shkolla dhe Shtypi, të cilat do të ndihmoheshin fuqimisht nga shtypi grek, ku do të paraprinin gazetat Ipsokratikon Mellon dhe Vorioepirotikon Agonos, të cilat kishin detyrë kryesore të krijonin armiqësi midis dy feve kryesore atë myslimane dhe ortodokse, pasi e quanin të tejkaluar kohën kur këto dy fe bashkëjetonin në harmoni, çka ishte pengesë e madhe për realizimin e detyrave tona. I konkretizuam detyrat, dhespotit të Janinës, Spiridhoni, ishte vënë detyrë të rekrutonte sa më shumë nxënës për të vazhduar shkollën e Vellas, gjë për të cilën kishte marrë nga Qeveria greke fonde të posaçme, ndërsa Pandelejmon Kotoko kishte marrë detyrë të punonte me klerikët ortodoksë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin rekrutuar nga zbulimi grek, Asfalia, shërbimet e fshehta të Korofillaqisë dhe të policisë qytetëse Astinomia Poleos, siç ishin Papu Jorgji Taci nga Leshnica, Papu Jani Dashi nga Cuka dhe Papu Foti Zisi nga Gjirokastra. Pyetjes për aktivizimin e agjenturës së vjetër të zbulimit grek si dhe rekrutimin e agjenturës së re kryeagjenti “Papastrati” i ishte përgjigjur: “Gjenerali Vasil Mellaj na kishte porositur për riaktivizimin e agjenturës së vjetër krahas rekrutimeve të reja që do të bënim sidomos nga radhët e minoritetit, grekofilëve, grekofonëve, si dhe nga radhët e studentëve dhe nxënësve shqiptarë që studionin ose që kishin kryer studimet në shkollat greke. Kështu agjentura kryesore kishte për detyrë organizimin e grupeve agjenturore, të cilat do të ishin bërthama të rezidenturave në përputhje me situatat agjenturore dhe politike. Konkretisht, Vasil Shahini do të punonte me disa kategori të caktuara si me tregtarë, mësues grekofonë si dhe kryepleq, duke riaktivizuar sidomos Gligor Kicatin nga Poliçani, Jani Foton po aty, doktor Ilia Zërin nga Sopiku, doktor Sokrat Bozhori nga Terihati, Andon Qirjaqin nga Glina, doktor Telhma Labovitin nga Gjirokastra, Dhimitër Mastakulin nga Kakodhiqi, Jorgo Zërin nga Dhuvjani etj. Gjithashtu, gjenerali na kujtonte shpesh përvojën e demonstratave dhe protestave masive pranë Lidhjes së Kombeve”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Si u rekrutua nga Sigurimi agjenti “Gaveta e vjetër”,që shkatrroi 100 bandat e Veriut

Duke qenë të mirinformuar edhe nga disa burime të tjera të pavarura; futja në dorë të shërbimit të fshehtë shqiptar të korrespondencës së Muharrem Bajraktarit, dosje sekrete e agjentit “Dara”, që ishte infiltruar me kombinacion në radhët e “Grupit të Deputetëve“, si dhe një varg informatash operative me vlerë, ishte krijuar ideja e krijimit të grupeve të rezistencës së armatosur ndaj pushtetit të ri, në formë organizatash dhe bandash të armatosura, që do të vepronin si në Veri ashtu edhe në Jug të Shqipërisë, si dhe ishte konturuar, në përgjithësi, strategjia e veprimtarisë së tyre.


Nga pikëpamja politike kishin filluar marrëveshjet e fshehta, sidomos ato bilaterale, ato të ministrave të Jashtëm jugosllavo-grek: Mosha Pijade dhe Caldaris, për copëzimin e Shqipërisë më 29 korrik e deri më 15 tetor 1946, të cilët nuk ranë dakord për faktin e “oreksit të madh” që kishin, për të marrë secili, pjesën më të madhe të territoreve tona, gjë që Josif Broz Tito do të kundërshtonte më vonë edhe ambasadorin amerikan Kavendish Kennan më 22 shtator 1949, duke i thënë: “Eshtë punë e tyre se si i rregullojnë shqiptarët çështjet e tyre të brendshme”, duke patur besim tek agjentura e tij në radhët e subjekteve tona, për ta “gëlltitur” atë, në rastin më të parë, kur do t’i jepej mundësia, gjë për të cilën ata punuan me konseguencë e përgjegjësi.

Enveri kokëfortë në Konferencën e Paqes në Paris
Në Konferencën e Paqes në Paris, më 29 korrik e deri më 15 tetor 1946, Komandanti i Përgjithshëm, gjenerali E.Ho-xha, iu drejtua Caldarisit: “E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për të kërkuar llogari atyre që e kanë dëmtuar dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi dhe deri në fund…”. Lobi grek në SHBA kishte ndikuar së tepërmi në Senatin amerikan, me qëllim që ai të dilte me një rezolutë për “Çështjen e Vorio– Epirit“ dhe ja arriti qëllimit, më 29 qershor 1946 senati miratoi atë që ka marrë emrin “Rezoluta Pejpër” për ta futur atë në rendin e ditës në Konferencën e Paqes në Paris, gjë që u kundërshtua fuqimisht nga E.Hoxha. Si rrjedhojë e kësaj situate komplekse politike dhe agjenturore, u krijuan premisat reale të një rezistence të fuqishme nga jashtë vendit dhe brenda tij kundër pushtetit të ri në formë bandash dhe organizatash politike, për rrëzimin e tij me dhunë të armatosur. Brenda muajit dhjetor 1944, u kapën 908 persona, të cilët kishin kryer krime gjatë luftës, të grupuar në disa banda kryesore më me rrezikshmëri shoqërore, ato të Mark Kalivaçit e Llesh Mark Gjonit në Munellë, Preng Previzi në Skuraj, Muharrem Bajraktari në Lum, Fiqiri Dine, Hysni Dema në Maqellar, Preng Çali në Kelmend etj. Vetëm në luftë kundër bandës së Preng Çalit u vranë 30 partizanë të Brigadës së Parë. Lordi anglez Bethel, në librin e tij “Tradhtia e Madhe“ në faqe 197, mbi bazën e një analize ballafaquese të fakteve dhe të argumenteve më kryesore dhe përfaqësuese të marra nga dokumente arkivore të Forin Officit anglez, nxjerrë një konkluzion, që për mendimin tim është objektiv dhe afër realitetit të teatrit të ngjarjeve të viteve të pasçlirimit të Shqipërisë dhe konkretisht: “...Ndryshe nga gjyqet e organizuara në vendet e tjera Lindore, me prova teatrale e të parapërgatitura që i transmetoheshin publikut me altoparlante në sheshet publike, informacioni që buronte nga gjyqet e Tiranës në vitin 1951 ishin thelbësisht korrekte dhe të kujdesshëm, po kështu edhe pas viteve 1952”.

Bandat që vepronin në Shqipëri
Nga tetori i vitit l946 deri janar 1947, në luftën e organizuar kundër bandave dhe grupeve të armatosura, që vepronin në Shqipëri, u vranë 393 anëtarë të tyre, si dhe u kapën ose u dorëzuan 770 persona të armatosur. Vetëm në Jug të Shqipërisë, nga persona të lidhur dhe të organizuar nga zbulimi grek dhe sillogjet vorio-epirote, u zbuluan dhe u neutralizuan disa banda, grupime dhe rezidentura agjenturore, si ato të K.Cekës në Tepelenë, fije e së cilës, të lidhur me Asfalinë greke, shtriheshin në Gjirokastër, Këlcyrë dhe Përmet; grupi i G.Tashkos Korçë, grupi i N.Pandit e S.Shqevit-Konispol, grupi i papu Aleks Lipes në Përmet, që mbante lidhje drejtpërdrejt me Dhespotin e Janinës, Spiridhoni. Vetëm në vitin 1950, zbulimi grek në bashkëpunim me zbulimet e tjera nga territori i saj do të dërgonte 56 banda e grupe agjenturore me 294 pjesëtarë. Kryebanditë ishin: Dhimitër Mastakuli, Gole Prifti, Hamit Matiani, Koço Dinopulli etj. Ndërsa nga territori i Italisë u hodhën bandat e Nikollë Mëlyshit, Ndue Pjetër Gjonmarkajt, në shkurt të vitit 1949, në Mirditë. Banda agjenturore e Et’hem Çakos - korrik 1949 në Kurvelesh, banda e Hysen Lepenicës në Mesaplik, Gjon Mark Ndoit e Kol Çunit në malësi në Veri, banda e Alush Leshanakut u hodh në zonën e Gramshit, Ahmet Bido në Kukës –Tepelenë etj. Për të krijuar një ide për luftën që është bërë kundër bandave të armatosura, grupeve agjenturore dhe rezidenturave të zbulimeve të huaja, po mundohemi ta ilustrojmë me një statistikë arkivore; gjithsejt nga viti 1949 deri në vitin 1955 janë identifikuar 358 banda e grupime me 1636 pjesëtarë të armatosur.

Dosja me numër 2624/A e agjentit “Gaveta e vjetër”
Gjatë këtyre konteksteve politike dhe agjenturore, Sigurimit të Shtetit i doli detyrë të riorganizonte veprimtarinë e fshehtë për të riinfiltruar në organizatat dhe grupet agjenturore, falë dhe përvojës së fituar, për të cilën bëmë fjalë, duke e argumentuar me disa ngjarje tipike, gjithnjë mbi bazën e tipologjisë dhe psikologjisë së kohës, ndikimeve të pashmangshme të formave dhe metodave sovjeto-jugosllave, si dhe kufizimeve të tjera që vinin nga situatat dhe rrethanat e pasluftës NÇl. Një nga këto ngjarje është dhe aktiviteti i fshehtë i agjentit matian “Gaveta e vjetër”. Ishte një ditë e nxehtë, por e bukur, 31 korriku i vitit 1978 në qytetin Burrelit. Nga dritarja e zyrës, që shikonte nga rruga, futej aroma e mollëve, që zgjateshin dhe merrnin kthesën, duke lënë në krahë të djathtë hotel turizmin, derisa mbaronte blloku i banesave. Në krahë të majtë të zyrës, shtrihej ferma e bukur me vreshta e pemë frutore të veçanta për nga shija, llojshmëria dhe aroma, që aq natyrshëm, sapo fillonte flladi i dëshiruar dhe i pëlqyeshëm, e merrte me vete dhe e përzinte me erën e mollës, si të themi si një ”koktejl”, edhe pse nuk të freskonte e pije, në atë ditë vape e pune të lodhshme. Turma njerëzish kalonin para zyrës, por nuk arrija t’i jepja dum, edhe pse buçiste lodra dhe çirrej cyrla, po lexoja dhe isha futur thellë te dosja personale me nr.2624/A e agjentit “Gaveta e vjetër” dhe mendja, duke parë turmën, nuk lejonte syrin të dallonte dhe aq më pak të informonte se çfarë po ndodhte! Në sytë e mendjes, njerëzit më dukeshin si prokuror, hetues, agjentë, gjyqtarë, të burgosur. Shikoja kryetarë degash që nga Gjoleka, Fahriu, Flamuri, ashtu siç po fantazoja për banditë me mjekra, policë të vegjël si Tofiku, që i binte karabina nga dora kur bënte shërbim para Komitetit të Partisë dhe rrëzohej në tokë ngaqë e zinte gjumi, pasi ishte korrier dhe mjaft i shpejtë, kryente çdo detyrë që ngarkohej dhe vetvetiu lodhej tej mase për gjetjen e një “x“ personi, ashtu siç përfytyroja, duke u dhënë përmasa gjigante policëve Boja, Panavija…. Shpejt u ftillova: ishte 31 korriku festa përkujtimore e formimit të çetës partizane të Matit! Pasi kisha thyer kurreshtjen, fillova dosjen qysh nga fleta e inventarit, duke e lexuar me kujdes, mora lapsin dhe nxora shënime nga një përmbledhje, që ishte përpiluar operativi i zonës, duke i qëndruar besnik ngjarjes dhe pak a shumë dialektit.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Proces-verbali i operativit të Sigurimit
“Nik Pjetra, nga Bushkashi, nuk ishte veçse 13 vjeç, kur ditën e pashkëve të vitit 1949 kishte vënë re një malësor, i panjohur prej tij, kishte hyrë natën, sapo kishte ra muzgu dhe ishte ba terrë gjithëkund, në shtëpinë e Ndue Zefit. Kishte ra me fjetë, por gjumi nuk po e zinte, pasi i sillej ndërmend mixha i tij Marka Ndoi, i cili ishte kryetar këshilli dhe ishte vra nga diversantët në fshatin Kokërdhok, ku kishte bujt te Preng Sefgjini. Si nuk e zente gjumi, pa i thanë kujt është nis me shku te shefi i SEMP-it në Burrel, te major Gjoleka, pasi ka udhtu gjithë natën, ka mujt me ardhë te dera e degës i mbarum krejt prej të lodhunit dhe të ftohtit. Polici i shërbimit Ded Bruka e ka mbajt te soba, për me prit me u zgju shefi, pasi i vinte keq për te se sapo ishte këthy vonë nga Balgjai në ndjekje të një bande. Deda filloi me e pyet Nikën, por ky nuk përgjigjej, veç kërkonte majorin me e takue sa më parë, se ashtu ishte puna dhe nuk priste! Atëhere Deda ka shku në katin e dytë dhe ka zgjue Gjolekën, i cili veshi çizmet, ka marrë posht jastikut 20–en turke dhe ka zbrit tek oficeri i rojes dhe ka fillu tue e pyet djalin: “Pse je munduar”, e pyet Gjoleka. “Kam ardhur se kam pa një diversant”, u përgjigj Nika. “Je i sigurt se ishte diversant? Si e njohe?” “Ishte veshur me mushama të zezë. Kishte një automatik jo prej druni. Kishte lanë një mjekër të madhe dhe shikonte gjithandej si me frikë. Kur u fut te shtëpija ka ndejtë duke shikuar për disa dekika përreth”, vijon djaloshi. “Mos e ke bërë fjalë me njëri, qoftë dhe të shtëpisë?”, e ripyet Kryetari i Degës. “Jo. Kam shkuar në shtëpi dhe kam ra për me fjetë, por gjumi nuk më zuri, se më është kujtu mixha, që ma vranë diversantët dhe ai më ka dasht shumë, si djalin e vetë”, tregon Nika. “Ku është vra mixha?”, i thotë Gjoleka. “Te Preng Sefgjini në Kokërdhok”, rrëfen 13 vjeçari. “Shkojmë atëherë...”.

Te shtëpia e diversantit
Shef Gjoleka mori me vete dy policët e grupit të gatshëm dhe gjatë rrugës për në Bushkash, po bënte planin së bashku me dy policët se si do të futeshin në shtëpinë e Ndue Zefit dhe pasi mori mendimin e tyre, ka vendosur që të dy policët do të kamuflohen me kujdes, duke mbajtur në vëzhgim shtëpinë e malësorit dhe nëse do të dëgjonin dhe zhurmën më të vogël do të ndërhynin, duke patur fishekun e automatikut në gojë. Gjithashtu ata do të ndërhynin vetëm po të dëgjonin krismë armësh, dhe nëse në këto kondita Gjoleka do të vonohej më shumë se 10 minuta. Për këtë qëllim kontrolluan edhe sahatët sakrisuf. Kishte kaluar ora 5. Dita nuk kishte zbardhur. Dëgjoheshin të lehurat e qenëve dhe aty-këtu avazi i gjelave. Nika i vogël qëndroi me policët edhe pse dridhej nga të ftohtit nuk kishte frikë, as nuk i bënin përshtypje nata, lehja e qenve, madje as edhe krisma e bombave dhe e armëve. A kishte lindur gjatë luftës dhe jeta e tij e vështirë, edhe pse ishte kërthi i njomë, kishte kuptimin dhe vlerën e luftës. Gjoleka trokiti në derë, tregoi identitetin e tij, duke u mënjanuar, ndërkohë që kishte fshehur prapa kurrizit revolen. Nga brenda u dëgjua zhurma e mbushjes së automatikut, ndërsa Gjoleka i mëshoi zërit: “Jam i paarmatosur. Kam ardhur pa forca të policisë! Kam ardhur në prag të shtëpisë tënde jo me ligj, por me kanun!” Malësori hoqi llozin derës dhe pasi pa rreth e qark, vrejti me kujdes Gjolekën, i cili nuk kishte si puna e tij automatik, as granata dhe as bomba dhe pasi u mat me të dhe shpejt vuri re, se Gjoleka ishte gati dy pëllamb më i shkurtër, i priu drejt e në dhomën e ndenjes.

Rekrutimi
“Kush të ka njoftu për mu, që kam ardhë në shtëpi”, pyeti malësori. “Unë isha duke parë një ëndërr në gjumë dhe kam një taksirat se u besoj atyre, dhe me thënë të drejtën e Zotit, kisha qejf me festue pashkët te shtëpija e parë që do më qëllonte dhe u ngrita dhe erdha drejt e këtu”, ia kthen Gjoleka. “Mos bre burrë, pak spiunë ke ti? Kujt do me ja hjedh major Gjoleka? I kemi dëgju ligësitë tuaja edhe në Miliskaja e Apripë të keqe e deri në Bjeshkët e Namuna”, thotë malësori. “Me siguri duhet t’i ketë thënë prifti serb i kishës së Shën Ndoit në Dardhë, apo majori serb Çedo. Kam frikë se korrier ka qenë Vuksan Frani. Po nga diplomati Ziko Sharkiq a keni marrë detyra nga Këshilli i Frontit i shtetit jugosllav i krijuar në qytetin e Shkodrës, ku bënte pjesë dhe njeri prej katër anëtarëve të këtij këshilli, që iu dërgonte udhëzime drejtpërdrejt nga Rankoviçi, cili ishte prej tyre; Ahmet Bratoviçi, Brahim Perkoviçi, apo Halit Gjergjeviç?”, sqaron Gjoleka. “Boll bukur po i ditke!”, pohon si i zënë në faj, diversanti. “Rankoviçi iu dha urdhër për të vra Bardhok Bibën, cucat e malësisë, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka, si dhe djegien e sharrave në Kryezi në Pukë ishte përsëri Rankoviçi që dha urdhër që t’i digjnit?”, kërkon llogari Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme. “Major Gjoleka, si shpejt e fillove hetuesinë bash në shtëpinë time!”, thotë për të dalë nga situata Ndue Zefi. “Unë e respektoj kullën tuaj dhe e di mirë se gjyshi yt Zef Ndoi ka qenë patriot për gjithë Mirditën dhe ka qenë bashkë me Isën për të ngrit flamurin në Vlorë në 1912”, vazhdon Gjoleka. “Gru! Na shtro sofrën dhe bjere edhe racionin e derrit që ka ngelë dhe shishen me ujin e bekum, se majori siç më ka thanë bajraktari Llesh Marku ashtë piranik dhe në një shtëpi në Peshk të Martaneshit ka ndejt 48 orë me gotën e gjakut të Krishtit në dorë dhe ashtë pi sa është ba dru dhe e ka zanë gjumi ndejun me gotë në dorë”, urdhëroi malësori. “Eshtë e vërtetë, veçse më është pi trupi, por jo mendja. Qoft lavdu Jezu Krishti! Edhe Shën-Mëria!”, tha dhe ngriti gotën majori i sigurimit, dhe iu përvesh mishit të pjekur të derrit. Dhe biseda vazhdoi gjatë. Gjoleka i tha të zotit të shtëpisë, që t’i çonte pak bukë misri dhe mish derri dy policëve, që po rrinin me orë të tëra jashtë në të ftohtë dhe për çudi bashkë me ta qëndronte dhe Niku i vogël. Malësori kishte ndërruar rrobet. Veshi një këmishë me mëngë të gjata, të cilat nga fundi zgjeroheshin, pastaj veshi një palë çarap leshi me lule, që ja kishte qendisë e shoqja. Pastaj me radhë mori xhamadanin, xhokën, tirqet dhe vuri në kokë qeleshen e prerë, e bardhë si bora e bjeshkëve. Hodhi me neveri xhaketën angleze prej lëkure, si dhe çizmet italiane prej meshini, mbathi i menduar opingat prej llastiku, që i kishte veshur edhe gjyshi tij, kur shkoi në Vlorë me Isën për të ngritur flamurin e kuq me zhgab. U afrua te djepi i djalit të tij të vogël. E tradhtuan dy pika lotë. Mbahu bre, tha me vete, se ashtë mare! Mos më korritni para major Gjolekës!

Detyrat që i ngarkoi sigurimsi agjentit të rekrutuar
Ndera dhe kanuni ma do me të përcjellë deri në zgrip të arrave të mia, i thotë malësori Gjolekës - sepse ashtë ba terrë dhe çdo gja mund me ba vaki. Faleminderit, ia ktheu Gjoleka, por i kisha edhe nja dy fjalë: Për familjen mos u bëjë merak, se së bashku me disa familje të tjera të disa eksponentëve të Komitetit të Maleve do t’i internojmë në Lushnjë ose në Fier dhe do të kujdesemi ne për të. Lidhjet, ashtu siç biseduam, do t’i mbajmë me ndërlidhës, si dhe me postë sekrete në datat që caktuam: 1 pune dhe 2 rezervë. Në raste urgjente do të takosh si qytetar shefat e sigurimit të Pukës, Lezhës dhe Krujës, të cilët kanë marrë porosi të veçanta nga ministri. Ti tashti situatën e ke të qartë, pikësynimet tona janë dhe mbeten ato që biseduam: Krerët mundësisht t’i kapim të gjallë, që të japin llogari për terrorin që kanë kryer, si dhe të qetësojmë shpirtrat dhe t’u lehtësojmë plagët lokeve, jetimëve dhe të gjithë të dashurve të tyre. Mos harro alibinë dhe vijën e sjelljes për të justifikuar mungesën prej 24 orësh. Më falë se harrova për pseudonimin. Çfarë ishte ai tasi te djepi djalit të vogël? Gavetë e vjetër italiane, që e përdor i madhi për të hollët. Bukur! pseudonimi yt do të jetë “Gaveta e vjetër”...

Zbulimet e huaja vazhduan veprimtarinë agjenturore në drejtim të Shqipërisë, pavarësisht nga kontradiktat, që ata kishin në planet gjeostrategjike. Objektivi i parë i SHBA është realizimi i dobësimit dhe eliminimit të mundshëm të regjimit të Hoxhës të dominuar nga sovjetikët.

Kishte kohë që rezidenti amerikan për Shqipërinë, Thoma Stefani, i raportonte SOE-s (Special Operation Executive) në Uashington: “Amerika duhet të veprojë pa humbur kohë, për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje në Shqipëri, e cila nuk pajtohet me interesat e SHBA-së”. Në zbatim të eksperimenteve kryesore të zbulimeve anglo-amerikane, ku konkurronin dy grupime kryesore në formë disertacionesh teorike, ku shtroheshin si teza kryesore: “Mundësitë potenciale të grupimeve të vogla paramilitare, të stërvitura në mënyrë emergjente në qendra sekrete periferike të stërvitjes me program fizik-ushtarak dhe subversiv, për organizimin e një revolte të përgjithshme të armatosur për rrëzimin e një regjimi cilidoqoftë” dhe “organizimi i veprimtarisë agjenturore në hallka prioritare dhe jetësore të shtetit objekt eksperimentimi me mjete, forma dhe metoda të veprimtarisë subversive, me qëllim ndryshimin gradual të regjimit ose të shpejt të tij“. Objekt eksperimentimi do të ishin Polonia dhe Shqipëria. Kështu filloi puna konkurruese e bazuar në hallkat kryesore: ”Mbështetja te krerët ushtarakë të Ballkomit dhe të Legalitetit të sprovuar në luftën kundër Nacionalçlirimtares“, “Bashkimi dhe grupimi i eksponentëve kryesorë opozitarë të regjimit të Hoxhës në një organizëm apo parti unitare me atributet e një qeverie provizore në emigracion” dhe ”krijimi i një prapavije me suporte logjistike e financiare me fonde të paidentifikuara dhe të kamufluara në institucione legale”. Përgji-thësisht në këto kushte krijohet komiteti OPC (Office Political Coordination) me në krye veteranin e CIA-s, Majkëll Bërk, prej të cilit do të vareshin organizmat RGP (Riorganizimi i grupeve paramilitare), të krijuara qysh në korrik 1949. Nga ky organizëm u krijua Albania Labour Army Service–4000 me një efektiv prej 250-300 paramilitarësh, në periferi të Haidelbergut, Gjermani. Ky informacion i marrë mund të klasifikohet në katër burime kryesore: nga agjentura e Sigurimit të Shtetit, nga emigrantët, të cilët, për arsye të ndryshme si trajtimi më i mirë i familjeve të tyre në Shqipëri, të penduar për aktivitetin e tyre, kur nuk shikonin asnjë rrugëzgjidhje të halleve dhe peripecive që hasnin, ose të tjerë për inate, ambicie, midis ballistëve dhe legalistëve, karrierë, poste drejtuese apo thjesht për qejfmbetje etj., dhe nga CIA amerikane, nëpërmjet burimeve të saj të hapura dhe të mbyllura, siç mund të ishin, Sajrus Sulzberger, i njohur si “zëdhënës i CIA”, kur shkruante në “Njus Cronicle”, datë 14 shtator 1949: “Dobësimi dhe ndryshimi eventual i regjimit në Shqipëri është objektivi themelor i Perëndimit”. Madje, edhe vetë gazeta Nju York Times kishte njoftuar qysh më parë, më 27 mars 1949: “Dy grupe janë zbarkuar në brigjet e Shqipërisë me detyrë të fusin radio në thellësi të territorit dhe të vendosin lidhje me lëvizjen anti-Hoxha” etj.

Operacioni “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit”
Një nga krerët kryesorë të emigracionit politik, më i interesuar për rrëzimin e regjimit të Hoxhës ishte Ahmet Zogu, i cili për këtë qëllim u lidh me kuadrin e CIA-s, kolonelin G.Jaçeviç, të cilin duhet thënë se e kishte mik, dhe vuri në dispozicion të tij rojen e tij mbretërore në Egjipt të përbërë nga: kolonel Hysen Selmani, Zenel Shehu, Halil Branica dhe Haxhi Gjyli me detyrë kryesore të desantonin në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe të organizonin rezistencën, të riorganizonin bandat e armatosura, njëherazi me shtimin e bazave të vjetra dhe krijimin e bazave të reja të strehimit të diversantëve, me qëllim për të patur një prapavijë polivalente për operacionet komplekse, për të cilat ishin të sigurtë, pasi besonin tej mase kolonelin Xhon. Ata do t’ia nisnin punës organizuese nga vendlindja e Naltmadhënisë, nga Bulqiza e Zenel Shehut dhe do të dilnin në Martanesh. Shërbimi i fshehtë shqiptar tashmë ishte i parapërgatitur, duke mos neglizhuar, por duke e nënvizuar vigjilencën e lartë, sidomos të malësisë dhe të malësorëve tanë luftëtarë në shekuj, nga njera anë, si dhe masat e marra nga Sigurimi i Shtetit për kontrollin e kontingjenteve të zbulimeve të huaja, bazat e diversantëve, kombinuar këto me vendosjen e rendit brenda kufive shtetëror, si dhe organizimi i kurtheve parandaluese agjenturore, u bë e mundur të zhvilloheshin me sukses lojërat operacionale kombinative: “Buza e Bredhit” objekt i saj ishte kapja e diversantëve me në krye Et’hem Çakon, e cila vazhdoi 4 muaj rresht: korrik–nëntor 1949 dhe “Liqeni i Vajkalit”, objekt i saj ishte kapja e Rojes Mbretërore, dhe loja me zbulimet e huaja, e cila vazhdoi 17 muaj rresht, duke mos neglizhuar dhe ndihmën informative të dhënë nga agjentura dopio-rol. Qendra e CIA-s në Greqi bashkëpunoi me Degën greke të Zbulimit A-2 (Alfa Dhio), të cilët u morën me përgatitjen dhe organizimin e kursit të përshpejtuar. Baza, ku do të zhvillohej kursi, ishte sekrete, afër Pireut. Ata u strehuan në hotelin “Lutecia” të shoqëruar nga kuadri i CIA-s, i njohur me pseudonimin “Mister Filli”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Veprimtaria e agjentit “Gaveta e vjetër”
Në bisedën e gjatë, që zhvilloi me major Gjolekën, malësori foli në përgjithësi për situatën dhe veprimtarinë e bandave në zonën e Matit, qëllimet e tyre. Kryesorja ishte se ky aktivitet lidhej me veprimtarinë e koordinuar të Komitetit të Maleve që në vitet l949-l951, çka përbën dhe kulmin e saj. “Gaveta e vjetër”, krahas paraqitjes së alibisë kryetarit të bandës, bajraktarit Llesh Marka Gjonit, nëse ky do të kishte dyshime, do të lidhej edhe me një person tjetër, që vepronte me kohë brenda bandës, nga fshati Gurri i Bardhë, i rrethit të Matit, i njohur me inicialet R.G. Mënyra se si do të paraqiteshin para njëri-tjetrit ishte e thjeshtë: bashkëpunëtori do t’i dërgonte të fala nga Halit H., i cili i kishte kryer porositë e bajraktarit, ndërsa R.G. do t’i përgjigjej: “Kam qenë shumë në merak për to”. Pas disa ditësh, nga ana e seksionit të sigurimit të Burrelit ishte identifikuar një bazë e diversantëve në Shkopet dhe ishte kapur ndërlidhësi i bandës së F.Marashit dhe me të filloi hetuesia, nga ku doli se po përgatitej një mbledhje e grupeve kryesore me porosi të “mikut” në Qafë Shtamë. Bëhej fjalë për veprime të përbashkta të bandave që vepronin në rrethin e Krujës, Dibrës, Matit dhe Mirditës. Në vend të ndërlidhësit të kapur u përgatit punonjësi i prapavijës së seksionit të Burrelit, Halit H., që mori nga major Gjoleka detyra suplementare, si për mënyrën si do vepronte, si do lidhej me “Gavetën e vjetër” dhe se si do të komunikonin në mënyrë sekrete pa lënë gjurmë, sepse jo vetëm prishej plani i organizimit të kurthit operacional, por ”iu ikte edhe koka”. Bajraktari dhe njerëzit e tij nuk ja përtonin, e kishin aplikuar këtë me dhjetëra partizanë dhe tashti së fundi edhe pjesëtarë të forcave të ndjekjes deri dhe drejtues kryesorë të operacioneve si Nuri Luçi. Ndërlidhësi “i konvertuar” Halit H., u takua me bajraktarin dhe i dërgoi atij mesazhet që vinin nga Tirana, Shkodra dhe Kruja, por që burimin e kishin tek UDB-ja jugosllave, e cila kishte kohë që po përgatitej jashtë dhe brenda territorit të saj. Në fillim ishte OZNA ajo që u muar me përgatitjet qysh nga viti 1946, me një qendër koordinuese në qytetin e Shkodrës, jo vetëm për zonën e Veriut, por për bashkimin e tyre edhe veprimet e armatosura që do të kryheshin në Jug të Shqipërisë. Gjithashtu zbulimi jugosllav në qytetin e Vlorës kishte një rezidenturë, që edhe pse ishte në gjurmim dhe investigim nga ana e SIM-it italian, ajo kishte mbetur pothuajse e pacënuar, çka do të merrte përsipër organizimin e bandave të armatosura në Shqipërinë e jugut, për t’i hequr mundësinë drejtuese dhe organizuese të zbulimit grek. Bajraktari Llesh Marka Gjoni, pasi u konsultua me njerëzit e afërt të bajrakut të tij, nuk u bind, se gjithnjë druhej, se mos kshte të bënte me “dredhitë” dhe kurthet e sigurimit dhe dërgoi korrierët e tij për verifikimin e mesazheve që kishte prurë ndërlidhësi me sygjerimin se duhej të ndryshonte vendi i takimit të tyre “për çdo eventualitet“ dhe “më e mira e të mirave ishte takimi ose në Munellë”, ku kishte baza të sigurta ose “në Prizren te miqtë e tij të përhershëm dhe të sigurtë jugosllavë, si dhe te Seit Kryeziu”.

Kombinacioni me ndërlidhësin e futur në bandë nga sigurimi
Kështu takimi i lënë afër kullës së princit Xhelal në Qafë Shtamë u pa e arsyeshme të anulohej, ndërsa kombinacioni me ndërlidhësin e konvertuar Halit H. nuk u dekonspirua prej tyre. Në këtë situatë të re operative, u krijua grupi sekret brenda bandës më të fuqishme dhe të rrezikshme të gjithë malësisë, me objektiv kryesor shkatërrimin nga brenda të Komitetit të Maleve, duke krijuar situata fiktive, artificiale, i cili vepronte me zgjuarsi brenda kuadrit të veprimtarisë të situatave natyrale dhe në përputhje me to pa lënë dyshime serioze. Grupi sekret ndau detyrat sipas porosisë së dhënë. Takimet me Gjolekën, ose me operativin e caktuar prej tij me parullën dhe kontraparullën e lidhjes bëheshin në përgjithësi sipas planit, duke koordinuar veprimet sipas situatave më të reja. Ndërsa njeri prej tyre shkonte në bazën e takimit, tjetri merrte masa për mbulimin e këtij aktiviteti dhe të tretit i mbetej detyra për të qenë gati kur të ishte e nevojshme në rast dyshimi të zbatonte vijën e sjelljes dhe alibinë përkatëse, ndërsa për rastet jo të zakonshme, të cilat në ato kondita nuk ishin të pakta, të vepronin me iniciativë. Detyrat në sferën e veprimeve të armatosura kryesisht do të kryheshin nga “Gaveta e vjetër“, i cili ishte tej mase i stërvitur dhe i fuqishëm. Gjithashtu, ai gëzonte besimin e Komitetit të Maleve, gjë për të cilën, falë besës që kishte dhënë, i kishte shpëtuar ata disa herë nga pritat dhe kurthet e forcave të ndjekjes. Krerët e mbledhur në Prizren kërkuan më shumë ndihma dhe jo vetëm përkrahje morale, gjë për të cilën ata nuk kishin nevojë, pasi ishin të vendosur kundër regjimit të komunistëve, të cilët i konsideronin “pa din e pa iman“ dhe se do të luftonin gjatë “deri në përmbysjen e tyre, pasi ata shitën jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë”. Nga ana e tyre, Dushan Mugosha, Çedo Topalloviç, Çedo Mihoviç etj., theksuan nevojën e një force të bashkuar nën flamurin e nacionalizmit” dhe theksuan, sipas tyre, faktin se “armiku kryesor i Jugosllavisë ishte Shqipëria“.

Detyrat e “Gavetës së vjetër”
“Gaveta e vjetër” kishte marrë detyrë që në radhë të parë të zbulonte planet e bandave, dhe falë konfidencës që kishte me Gjon Marka Gjonin dhe Llesh Markun, iu lehtësua mjaft detyra, për të lozur rolin e agjentit infiltrues në radhët e banditëve, duke mos ngjallur fillimisht dyshime, ishte i pari që shkonte vullnetarisht ku e dërgonin, natyrisht pasi kishte edhe mbrojtje të veçantë nga ana e sigurimit në rastet kur Lleshi apo Gjoni në zbatim të detyrave të marra ose me iniciativë herëpashere organizonin terror ndaj këshilltarëve, oficerëve të ndjekjes, ose ndaj personave të cilësuar prej tyre si “hafije apo spiuna“, në shumicën e tyre bashkëpunëtori dilte vullnetarë dhe mbulimin e bënin forcat e ndjekjes në bashkëpunimet me seksionet e sigurimit në rrethe, duke përdorur dezinformacionin sikur “u bë nami”, i mbështetur nga “prapavija” nga Halit H. dhe R.G. nga Guri i Bardhë. Në informacionet serkrete, që raportonte “Gaveta e vjetër”, konturoheshin lëvizjet e bandave në tri rrethet: Mirditë, Mat dhe Krujë së bashku me të dhënat luftarake, armatimin, predispozicionin, personat e lëkundur, qëllimet, si dhe banditët e vendosur deri në fund për të vazhduar aktivitetin kriminal kundër pushtetit të ri, të cilët plotësonin kushtet e kërkuara nga konventat ndërkombtare për kriminelët e luftës (të shpallur të tillë nga regjimi i Enver Hoxhës) siç ishin: Mark Kalivaçi, Llesh Marku, Gjon Marku, Preng Çali, Preng Previzi etj. Këto informacione harmonizoheshin edhe me të dhënat e tjera të marra nga burimet e pavarura legale, si dhe ato që merreshin nga organet e zbulimit jashtë shtetit, për të cilat kemi bërë fjalë, gjë që konsideroheshin nga drejtuesit kryesorë të MPB të asaj kohe një ndihmesë jo e vogël, me anë të cilave organizoheshin kurthet operacionale të armatosura, duke ulur në minimumin e mundshëm vrasjet e dyanshme, humbjet sidomos në efektiva etj. Mirëpo, jo çdo gjë do të shkonte në vaj.

Si u vra “Gaveta e vjetër”
Halit H. mbeti vetëm shef prapavije, R.G., shkoi në fshatin e tij dhe punoi në kooperativë, ndërsa “Gaveta e vjetër“ pati një fund tragjik. Prifti i kishës së Shën Ndoit, në Dardhë, ishte shuguruar prift në Malin e Zi dhe kishte ardhur në rrethin e Pukës në vitin 1938. E mbanin për burrë të mirë. Ishte i dhënë mjaft pas fesë dhe ritet fetare i zbatonte me korrektësi. Kishte në fshatin Dardhë, në katin dytë të kishës, një bibliotekë të pasur me libra të shenjta, duke filluar nga Bibla, Dhjata e Re, Çeta e profetëve të Pjetër Budit nga Bogdani e plotë libra të tjera historike, ekleziastike fetare, por edhe Mesharin e Gjon Buzukut. Kisha e tij ditën e diel mbushej plotë. Malësorët katolikë vinin me tr-ap edhe matan Drinit për të ndjekur ritet fetare dhe për të dëgjuar sa e sa herë predikimin oratorik të priftit. Mirëpo, qela e tij pas viteve 1947 filloj të frekuentohej si nga “të dërguarit” e Zotit, që vinin nga territori jugosllav, por edhe nga agjentët e sigurimit shqiptar, që e kishin si bazë për takimet e tyre, pasi ishte rasti komod për t’i realizuar ato, por edhe për t’i kamufluar pas turmave që vinin për t’u falur, për të larë mëkatet, si dhe për t’u shkëputur nga hallet e shumta që kishin ardhur edhe nga lufta, e cila po vazhdonte akoma me forma të tjera më të dhimbshme. Prifti Nikollë Vuka ishte i zgjuar dhe kuptonte në përgjithësi gjithçka që ndodhte në kishë dhe rreth tij. Gjatë ushtrimit të riteve fetare i doli një fragment nga “dy mëkatarë” se Ndue Zefi (Gaveta e vjetër) shkonte me gruan e Pashka Ndoit, që cilësohej si “i forti” i krahinës së Mirditës. Pashku vihet në dijeni pas disa ditësh nga dy persona të njohur në mënyrë të pavarur, me sa duket “të rregulluar me kujdes”, bindet plotësisht për këtë akt dhe vendos të vrasë për çështje nderi Ndue Zefin. Rasti erdhi dhe vrasja u krye në fshatin Kokërdhok, të rrethit të Matit. Ndue Zefi u la për disa vite në harresë, ndërsa Pashk Ndoi u arrestua dhe u dënua 20 vjet dhe vuajti shumicën e dënimit në burgun e Burrelit. Pas rreth 20 vjetësh, sigurimi u kujtua për “Gavetën e vjetër” në rastin e përvjetorit të 30 të kësaj arme dhe u shfletua me kujdes dosja e tij. Ndërkohë kishte ndodhur, pothuajse për të njëjtat motive edhe vrasja e bashkëpunëtorit të sigurimit të rrethit të Dibrës, Hasan Spata, për të cilin UDB-ja jugosllave kishte bërë shumë kombinacione, por ai ishte tepër inteligjent dhe me një intuitë të veçantë dhe në asnjë rast nuk shkonte në bazat sekrete që e rekomandonte kryetari i degës, pasi i kishte vërtetuar dhe hequr në kurrizin e tij peripecitë, pasi për të dhe për to njoftohej qysh më parë UDB-ja jugosllave. Më vonë ish i dënuari Ndoi iu hap bashkëpunëtorit të Sigurimit: “Gjatë kohës së burgut e kisha menduar gjatë këtë ngjarje dhe isha tepër i penduar sa futa edhe gruan në varr. I besova verbërisht priftit dhe kasnecëve të tij. Në atë kohë, mbaj mend se patën ardhur në fshat dy oficerë serb dhe ishin takuar edhe me priftin dhe në fshat ata ishin përfolur dhe kishin vu në dijeni operativin Mëhill S., i cili, me sa di unë, kishte vu në dijeni ministrin e asaj kohe. Jo Ndue Zefi nuk kishte pse shkonte në gruan time! E kishte gruan e tij boll të mirë dhe ai vinte shumë rrallë në fshat, se më pat thanë dhe një kushëriri im, se ai punonte me sigurimin në banda dhe nuk kishte kohë me u marrë me femrat e fshatit dhe aq më pak me gruan teme, që e kisha të besës në ditë të mira dhe në ditët më të vështira të burgut të Burrelit”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Plani anglo-amerikan për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës

Nga B. Budo


Dokumente të arkivit të Sigurimit, zbardhin kombinacionet e shërbimeve inteligjente anglo-amerikane, gjatë viteve '46-'53. Kim Filbi nuk kishte rolin kryesor për dështimin e anglezëve


Edhe një ish-oficer i shërbimit të fshehtë shqiptar nisur nga dokumente të arkivit të Ministrisë së Brendshme dhe informacioneve të rezervuara që tashmë ndodhen në dosjet operative të këtij shërbimi, zbardh planin e anglo-amerikanëve për të përmbysur regjimin e Enver Hoxhës. Por, njëkohësisht, ai thotë se edhe shërbimi shqiptar, duke marrë shkas nga burimet e tij, arriti të sigurojë me një kombinacion, dokumente të rëndësishme sekrete, që ruheshin në kasafortën e rezidentit të anglezëve, gjeneralit Hoxhson që në vitin 1946. Nga rreth 100 faqe informacion, u mësua shumë rreth veprimtarisë së shërbimit anglez dhe agjentëve të tyre në Shqipëri si dhe planet për të ardhmen. Kjo arritje e sigurimit, shënon edhe fillimin e një loje kundër agjenturave anglo-amerikanëve që zgjati për rreth 7 vjet. Realizimi i kësaj kundërloje spiunazhi, nisi kur nga burgu i Burrelit u realizua arratisja me kombinacion e dy të burgosurve, që do të hynin në radhët e emigrantëve politikë shqiptarë në Perëndim. Ky kombinacion u bë me dijeni të Mehmet Shehut. Më pas, do të vijonin edhe një sërë kombinacionesh të tjerë për kapjen e bandave të armatosura, inspiruara nga shërbimet anglo-amerikane. Specialistë të shërbimit të fshehtë shqiptar, që kanë punuar në sistemin e kaluar, mendojnë (sipas dokumentave dhe dëshmive të asaj kohe), se agjenti dopiorol Kim Filbi, nuk ishte burimi kryesor i informacionit, për faktin se në atë kohë, dolën dyshime për veprimtarinë agjenturore të tij në favor të zbulimit sovjetik dhe ai ishte urdhëruar të ndërpriste veprimtarinë, deri sa të rifitonte prapë besimin e shefave të tij.

Hapja e kasafortës së gjeneralit Hoxhson
Meqenëse zbulimi anglez kishte infiltruar një varg agjentësh në radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare midis tyre ishin Muharrem Bajraktari, të cilit, me kombinacion, organizuar nga nyjet informative, u fut në dorë gjithë dokumentacioni i korrespondencës së Bajraktarit me Forin Ofisin dhe MI6 angleze. Gjatë luftës, në muajin korrik 1943 nga dega “D” e Ballkanit, me qendër në Beograd e SOE (Special Operation Eksekutiv), i cili u atashua pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Qysh në fillim ky mision filloi të merrte në lidhje agjenturën dhe ta riaktivizonte atë. Por, në këtë periudhë, ai u konfrontua me përkthyesin e Enver Hoxhës, si edhe me anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Haxhi Lleshi, që kishin vënë në dijeni vetë E.Hoxhën. Veprimtarinë agjenturore në këtë mision e kryente kapiteni i parë Alan Heur, që varej drejtpërdrejtë nga M6 angleze. Në të njëjtën kohë, ai merrte detyra edhe nga LCS (London Controlling Section), që merrej me organizimin e dezinformacionit. Meqenëse ky grup u ballafaqua me disa probleme, ku ishin shkelur të drejtat ndërkombëtare, kryeministri anglez, Çurçilli u detyrua që ta hiqte nga Shtabi i Përgjithshëm, gjoja për kapërcim të kompetencave. Në vend të tij erdhi gjenerali Dejvis, i cili njohu plotësisht Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe i kërkoi gjeneral Aleksandriot, në Kajro, për ta njohur atë plotësisht dhe për të demaskuar Ballin Kombëtar dhe krerët nacionalistë, si bashkëpunëtorë me okupatorët, duke ekspozuar edhe disa fakte. Këtë ai e pagoi me kokë, pasi u spiunua nga agjenti i gjermanëve, Azis Biçaku. Pas luftës, u bënë një varg kombinacionesh, sidomos me rëndësi është ajo e hapjes së kasafortës së gjeneralit Hoxhson, ku u rekrutua nënoficeri që mbante materialet sekrete. Këtij të fundit iu morën çelësat, u kopjuan ato, ndërkohë që gjenerali, me anë të përkthyesit dhe një aktivisti të sferës anglo-saksone, u çua në Hotel Dajti, ku u shtrua një darkë, dhe u mbajt atje për disa orë atje. Ndërkohë u fotografuan rreth 100 dokumente, të cilat ruhen në arkivin e Ministrisë së Brendshme. Po kështu, u veprua edhe me kolonel Stërlingun. Ku përveç korrespondencës me agjentin e tyre Muharrem Bajraktari, iu gjet dhe lista e agjentëve. Në këtë periudhë u bë dhe kombinacioni i kapjes së Lef Nosit, ish-anëtar i regjencës dhe agjenti i zbulimit anglez. Edhe pse Margaret Hazllëk (Fani), që ishte një zbuluese angleze i kishte dhënë porosi që ai të futej në lëvizjen Nacionalçlirimitare, që të mendonte për prespektivën, pra në qeverinë e re, ai u bë anëtar i regjencës. Në këtë kombinacion u implikua edhe Dali Ndreu, që me anë të vëllait të tij, Xhelalit, e kishin strehuar në një vilë në Elbasan, me qëllim që ta ndihmonin të arratisej në Greqi. Këto dhe kombinacione të tjera treguan planet e anglezëve në drejtim të grupit të deputetëve, të rrëzimit të Qeverisë së E.Hoxhës, si dhe rritjes së influencës së Britanisë së Madhe në këtë pjesë të Ballkanit. Nga survejimi që iu bë majorit anglez, Smith, rezultoi se ai i bëri thirrje grupit të deputetëve që të mbështesnin qeverinë angleze dhe jo atë amerikane, se Thoma Stefani rezidenti amerikan në Shqipëri në këtë periudhë, sipas tij, i kishte tejkaluar kompetencat, pasi donte të krijonte një qeveri shqiptare proamerikane. Duke ditur këto plane, Sigurimi i Shtetit bëri një varg rekrutimesh, duke i kamufluar me persona që njiheshin si nacionalistë të ndershëm dhe i nisi ata jashtë shtetit në mes të emigrantëve, që u larguan nga Shqipëria. Pesë prej tyre fituan besimin e Inteligjent Servisit anglez dhe të CIA-s amerikane. Në të njëjtën kohë, Mehmet Shehu kishte arratisur me kombinacion dy persona nga burgu me destinacion perëndimin. Nga ana tjetër, meqenëse këta agjentë ishin të kualifikuar, arritën të krijonin grupe agjenturore, që punonin për llogari të Sigurimit. Detyra e tyre kryesore ishte të prishnin organizimin e organizatave politike në emigracion me anë të dezinformacionit dhe agjenturës dopiorol. Pas vitit 1949, zbulimet angloamerikane ranë në marrëveshje për krijimin e disa qendrave të stërvitjes të emigrantëve politikë në periferi, si në Mynih, Hajdenberg si kompania 4000, në Qipro, Maltë në rezidencën verore të mbretit Pavllo, të Greqisë, në Vilën “Linda”, të Barit, Itali, me qëllim organizimin e veprimtarisë agjenturore e diversive në drejtim të Shqipërisë. Grupet e para të diversantëve u hodhën në vitin 1949 dhe vazhduan deri në vitin 1953. Qëllimi i tyre ishte organizimi i “Frontit të Brendshëm” në bashkëpunim me “Frontin e Jashtëm”…
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Roli i Kim Filbit
Kim Filbi nuk ishte burimi determinant i informacionit për faktin se kur ky ishte konsull në Stamboll, dolën dyshime për veprimtarinë agjenturore të tij në favor të zbulimit sovjetik dhe më 4 nëntor të vitit 1947 u transferua në SHBA, ku iu ngarkuan detyra të rëndësishme për organizimin e veprimtarisë agjenturore në territorin e këtij shteti. Kështu që, ai nuk kishte mundësi dhe aq më pak leverdi të merrej me një problem kaq të vogël sa problemi shqiptar. Eshte shkruajtur shumë lidhur me disa agjentë sovjetikë rekrutuar qysh para Luftës së II-të Botërore, si Kim Filbi, Donald Maklin dhe Gai Berzhes, të cilët u vunë në disa pozicione të rëndësishme të SIS britanik (Kimi), të Kabinetit të Ministrave (Berzhes) dhe në Komisionin “Atomic Energy Programme” në Uashington (Maklin), të cilët u përdorën nga KGB-ja për të grumbulluar të dhëna me karakter strategjik…. Sapo kishte filluar Lufta e Ftohtë, pas “Doktrine Truman”, “Planit Marshall” dhe fillimit të rimëkëmbjes së Evropës, dolën në dritë dhe disa plane afatgjata për ndryshime. Valter Lipmani në gazetën “Njw York Herald Tribun”, prill l947, do të zbulonte pikësynimet e afërta të SHBA-së: “Ne zgjodhëm Turqinë dhe Greqinë, jo se kanë vërtetë nevojë për ndihmë, porse këto vende përbëjnë për ne dyert strategjike, që shpien në detin e Zi dhe në zemër të BS-së“. Ndërsa Thoma Stefani, i cili mbulonte dhe shërbimin sekret amerikan për Shqipërinë, i raportonte SOE-s në Uashington: “Amerika duhet të veprojë pa humbur kohë, për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje në Shqipëri, e cila nuk pajtohet me interesat e saj”. Po në këtë periudhë, në bisedë me Enverin, në Moskë, Stalini i kishte thënë të parit shprehimisht: “Amerika është për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë”. Mësuam gjithashtu se Mehmet Shehu ishte vendosur ministër i Brendshëm pas likuidimit të Koçi Xoxes, me porosi të Stalinit. Në raportin sekret prej 21 faqesh NSC (Nacional Security Councel) shprehte për Shqipërinë këto konsiderata: “Një qeveri titiste, do të ishte më mirë se një qeveri staliniste. Objektivi i parë i SHBA do të jetë realizimi i dobësimit dhe eliminimit të mundshëm të regjimit të Hoxhës të dominuar nga sovjetikët”. (l4 shtator 1949)

Fillimet e veprimtarisë konkrete të CIA-s
Në planet sekrete të CIA-s pas viteve 1949 ekzistonin dy alternativa kryesore: “Rrëzimi i regjimit si rrjedhojë e aktivizimit të grupeve paramilitare guerile të njohura me siglën R.R.G, të krijuara qysh në korrik l949 dhe drejtohej nga një oficer madhor me përvojë Majkell Berk. U krijuan grupet paramilitare në Haidelberg, grupe të ndryshme operative, të përgatitura në shkolla e kurse spiunazhi, ku partitë Balli Kombëtar dhe Legaliteti me përfaqësues Bashon dhe Laçin, lozën një rol të rëndësishëm. Një segment i CIA-s, i njohur me siglën OPC, Office Political Coordination, do të organizonte veprimtarinë e fshehtë. Grupi i parë i përbërë nga Iljaz Toptani, Selim Daci etj., dhe ekipi i Maltës i përbërë nga Nezir Tomori e Abdyl Sino, kishin bërë të gjitha përgatitjet dhe kishin marrë udhëzimet për t’u futur në Shqipëri, të frymëzuar dhe nga fjala e kolonelit Xhon: “Se 90 për qind e popullsisë është kundër regjimit të Hoxhës. Dhe se ne vend ka një shthurrje të madhe, populli po ngrihet kundër komunistëve”. Opcioni i dytë ishte ai agjenturor, që u transmetua nga gazetari i shquar Sajrus Sulcberger, me të cilin u punua gjithnjë në rrugë të fshehtë, duke aktivizuar agjenturën kryesore brenda vendit. Kjo veprimtari kishte më shumë të ardhme krahasuar me grupet paramilitare, që nuk realizuan detyrat e ngarkuara, gjë që pranohet dhe analisti i sferës se zbulimit Hari Rackize kur thotë pak a shumë; “se, sado vend i vogël që të jetë një shtet dhe regjimi i tij, ai nuk mund të rrëzohet me grupe paramilitare”. Në Paris, më 26 gusht 1949, shpallet formimi i “Komitetit Kombëtar Shqiptar” nga Mitat Frashëri, Kupi, Kryeziu, Kota dhe Pali, që do të merrte në dorë fatet e Shqipërisë pas rrëzimit të regjimit të Hoxhës nga grupet paramilitare.

Informacionet e Kim Filbit dekonspiruan planin anglez për rrëzimin e Hoxhës
Mirëpo, zbulimi sovjetik dhe ai amerikan kishin filluar një lojë operative të fshehtë dhe agjentët kryesorë kishin marrë detyrat dhe në shënjestrën e tyre ishin Shqipëria dhe Polonia. KGB-ja kishte ngarkuar me detyra agjentin e tij kryesor, Kim Filbi, i cili në këtë kohë ishte me detyrën në fillim të sekretarit të parë, e pastaj atë të konsullit të Britanisë së Madhe në Stamboll. Sipas disa burimeve të fshehta, ai kishte dhënë informacione për përgatitjet që po bënin grupet paramilitare për t’u hedhur në aktivitet në Poloni dhe në Shqipëri. Mehmet Shehu kishte marrë masat e tij, si dhe dispononte të dhëna paraprake për përgatitje të bandave si nga agjentura në radhët e emigracionit, ashtu edhe nga të dhënat e marra nga burimet sovjetike. U realizuan dy rekrutime spektakolare, një në burgun e Burrelit, i cili u arratis në Amerikë dhe u fut në bashkëpunim me CIA, tjetri u arratis nga qyteti i Vlorës XH.C., i cili kishte qenë agjent i rëndësishëm i amerikanëve për këtë qytet. CIA i priti mirë këto “mesazhe” dhe nga ana e tyre, sidomos segmenti i saj, që mbështetej te veprimtaria afatgjatë e spiunazhit për rrëzimin e regjimit komunist, dërgoi disa të dhëna për futjen e disa grupeve të spiunazhit, me qëllim rritjen e influencës së tij në Shqipëri në rrugë të fshehtë, ndërsa në sferën e propagandës mund të dilte ndonjë tjetër kolonel Xhon dhe të bënte rezymetë përkatëse për regjimin. Natyrisht, situata ishte ndryshe dhe vendi po kuronte me shpejtësi plagët e luftës dhe po rindërtonte vendin për të dalë nga prapambetja shekullore dhe për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga mentaliteti anadollak e feudal i së kaluarës së dhimbshme. Nga ana tjetër, Mehmet Shehu kishte nxjerrë nga burgu i Burrelit edhe disa nga kontingjentet e rëndësishme të CIA-s amerikane, gjë që dhe këto patën edhe efektin e tyre pozitiv në rritjen e komunikimit dhe të besimit. Këshilltarët sovjetikë në këto aspekte ishin ustallarë për vendosjen e urave të komunikimit midis tyre për të përfituar sa më shumë nga pikëpamja agjenturore dhe operative. Politikës amerikane i interesonte kjo jo pak në atë kohë, kur rreziku i komunizmit të BS për ta ishte eminent. Ndaj donin të rrisnin influencën e tyre, të kthenin qoftë edhe një vend të vogël, kundër interesave sovjetike. Natyrisht, më i preferuar do të ishte ai vend që do të bënte pjesë në bashkësinë komuniste të Evropës Lindore. CIA–s i leverdiste, të kishte nën influencën e saj, qoftë edhe disa udhëheqës që ishin, ose po afirmoheshin si diktatorë. Politikës sovjetike i interesonte Shqipëria edhe pse ishte një vend i vogël, por për strategjinë e saj afatgjatë ai zinte një nga vendet kryesore në Evropën Juglindore, ndërsa për KGB dhe GRU-n, futja qoftë edhe e agjenturës dopiorol në radhët e shërbimeve sekrete amerikane, për të ishte sukses, sepse në mënyrë të nëndheshme ajo do të lidhej si me një rrip transmesioni me agjenturën potente, që ajo dispononte në atë periudhë në territorin e SHBA-së.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Lufta kundër bandave të armatosura që synonin rrëzimin e Enverit
Kështu nisi rrugën ajo që u sfumua tej mase dhe u bë legjendë, me një punë më të vërtetë të zgjuar, ajo që ka marrë emrin “Lufta kundër bandave të armatosura”, ”Sfida e Sigurimit të Shtetit ndaj CIA-s amerikane”, “Loja Buza e Bredhit dhe Liqeni i Vajkalit” e kështu me radhë. U hapën qendrat “sekrete të stërvitjes” qysh në tetor 1951 në Maltë, Mynih, Kretë dhe Haidelberg. Një nga më të interesuarit në këtë aspekt ishte mbreti Zog, i cili përveshi krahët dhe i mori me tepër përkushtim dhe seriozitet luftën kundër regjimit komunist dhe i dha besën kolonelit të CIA-s, Jaçeviç, e vuri në dispozicion dhe bodigardin e tij besnik, kolonel Hysen Selmanin. Mirëpo, këto përgatitje paraprake u përhapën me shpejtësi në formë thashethemesh në emigracion, dhe një pjesë e mirë e emigracionit politik, i mori seriozisht, iu ringjallën shpresat për të fituar ato që humbën dhe u rreshtuan përkrah mbretit të tyre. Në këto kondita e zhvillime, shërbimet e fshehta të vendeve fqinjë, që natyrisht kishin informacione nga burimet e tyre, intensifikuan veprimtarinë agjenturore dhe banditeske, duke kujtuar se kishte ardhur momenti i shumëpritur prej tyre, për të zhvatur secili sa më shumë territore nga vendi ynë. Në vitin 1950, Asfalia Greke, në bashkëpunim me degën Alfa Dhio, përgatiti dhe dërgoi nëpërmjet kufirit 56 banda, me 294 persona të armatosur. Pjesa më e madhe e tyre ishte e organizatës ultrareaksionare ONASH. Ndërsa serbët vetëm në vitin 1949 kishin bërë në kufi gjithsej 119 provokacione, duke i dhënë një mbështetje të fuqishme organizimit antishqiptar të emigracionit në Jugosllavi në drejtimin e Seit Kryeziut. Në fund të muajit korrik të vitit 1949, në vilën “Linda”, 6 km larg Barit, në Itali, komandanti i kursit, kolonel De Agostino, porositi kursantët e tij që do të hidheshin në Shqipëri: “Në Shqipëri së shpejti kemi ngjarje të rëndësishme. Do të fillojmë një lëvizje të armatosur kundër regjimit të Hoxhës, për të vënë këta në mes të dy zjarreve; të Frontit të Hapët dhe lëvizjes së armatosur në prapavijë të kundërshtarit”. Në kursin e “Rojes Mbretërore“, koloneli Xhon do të vazhdonte linjën tjetër atë paramilitare për dezinformimin e opinionit dhe përpunimin e kursantëve të vilës “Linda“: “Shqipëria është në prag lufte. E përçarë nga tri fe: myslimane, kristiane dhe ortodokse. Mbizotërojnë vrasje, hakmarrje, xhelozi të vjetra. Tito po përgatit minoritetet kundër saj”. Së fundi, Lordi Betel ekspozon një të vërtetë të pamohueshme dhe që hedh dritë të mjaftueshme lidhur me problemin se CIA i dha të dhëna Sigurimit, duke vlerësuar arratisjet që bëri Mehmet Shehu me kombinacion. Ja çfarë konkluzioni nxjerr Lordi në fjalë: “Gjyqet e Tiranës në vitin 1951 ishin thelbësisht korrekte dhe të kujdesshëm, po kështu edhe pas viteve ´52”. Ky fakt konfirmohet edhe nga burimet e mëvonshme të fshehta, sidomos të tri bandave kryesore të: Vilës “Linda“, të Hamit Matjanit, i cili ishte bërë mit e legjendë nga hyrjet e daljet nga kufiri grek dhe asnjë herë nuk ra në kurthin e Sigurimit të Shtetit, si dhe grupit të “Rojes Mbretërore”. Por, i shoqëruan ato me të dhëna ekzakte të vendit të hedhjes me parashutë, kohës dhe koordinatat përkatëse. Madje, vendet do të ishin të favorshme për forcat e ndjekjes dhe të Sigurimit për të organizuar jo kurthe po çarqe. Pra, Kim Filbi, ashtu si jo pak agjentë e informatorë diçka dinin, por që nuk ishin esenciale dhe mund të shërbenin vetëm si burime konfirmimi në rrugë operative. Nga ana tjetër, për këto informacione dhënë në rrugë të fshehtë, nuk kishin dijeni masa e oficerëve, ushtarakëve dhe aspak civilët, që morën pjesë drejtpërdrejt ose indirekt në lojërat “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit“, përveç Mehmet Shehut, Mihallaq Ziçishtit dhe ndonjë tjetri. Siç dihet, një nga këto lojëra vazhdoi për 18 muaj rresht, edhe pse ishte konfirmuar që radisti Prençi ishte zëvendësuar me një person tjetër, futur nga sigurimi, avionët vazhdonin dhe hidhnin jo vetëm armë, por edhe materiale të tjera të nevojshme, por edhe ndihma. Zbulimet e tjera të huaja si UDB-ja, SISMI italian, QIPE-ja greke ishin hedhur, ashtu siç pritej, në sulm jo vetëm me forca paramilitare, por edhe agjenturore, kujtuan se “deti u bë kos”, se prapa tyre “ishte Amerika”, që i mbështeste, ndonëse nuk kishin marrë dijeni për senatorin amerikan N., që dërgonte mesazhe në rrugë të fshehtë, natyrisht tashmë, jo krerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar faktin që “Amerika nuk do të sulmojë Shqipërinë. Përkundrazi…”.
Dëshmia e diversantit Adem Gjurraj
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Dëshmia e diversantit Adem Gjurraj: Ju tregoj dështimin e bandave për të rrëzuar Enver Hoxhën ...

E vërteta e operacionit të posaçëm, organizuar nga shërbimet sekrete amerikane dhe të Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me Komitetin “Shqipëria e Lirë”, në vitet 1949-1953, kundër qeverisë komuniste të Tiranës vazhdon të zbardhet me fakte të dhëna nga të dy palët. Qëllimi i këtij operacioni ishte përmbysja e shtetit të Enver Hoxhës dhe destabilizimi i situatës së atëhershme politike në të gjitha vendet e Lindjes. Lordi konservator, Nikolas Bethel, i cili ka shfletuar në arkiva dokumenta të asaj kohe, thotë se “Shqiptarët kishin pranuar të viheshin nën kujdesin britanik për të përmbysur qeverinë komuniste shqiptare, që ata urrenin. Ata nuk e konsideronin veten kukulla, por patriotë, që luftonin për të çliruar vendin e tyre. Filbi ishte caktuar bashkëkomandant i këtij operacioni. Shqiptarët (që ishin angazhuar në emigrim), nuk e dinin që misioni i tyre ishte tradhtuar. Kim Filbi kishte përgjegjsi për këtë gjë. Ai ishte agjent që bënte rol të dyfishtë, duke i shërbyer për shumë vite, më shumë Stalinit sesa vendit të tij”. Një i mbijetuar nga operacionet anglo-amerikane kundër Shqipërisë, Adem Gjurraj, nga Reç-Dardhë, në rrethin e Dibrës, tregon se si u organizuan këto operacione. Në kujtimet e tij (si pjesëtar aktiv i këtyre bandave), ai rrëfen se për këtë mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz, u shpenzuan miliona dollarë dhe stërlina. Ky mision ka qenë një ndër sekretet e mëdha në jetën e tij. Gjurraj mendon se agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit të anglo-amerikanëve, CIA-s dhe Intiligjent Servisit, por goditjen kryesore, ai mendon se e morën nga Kim Filbi, një informator i dyanshëm. Ja në vijim kujtimet e Adem Gjurraj, që, edhe pse i plagosur, arriti të kalojë kufirin dhe të dalë në Jugosllavi, ku vuajti për një kohë të gjatë dënimin UDB-së.


Si u organizua operacioni nga anglo-amerikanët
“Shumë prej monarkistëve dhe ballistëve, si dhe krerët e tyre në këtë kohë, ndodheshin jashtë Shqipërisë. Me mijëra shqiptarë ndodheshin në kampin e refugjatëve në Itali. Mbreti Zog ndodhej në Egjipt, Mithat Frashëri në Turqi, Abaz Kupi dhe Abaz Ermenji në Itali. Britanikët dhe amerikanët po mundoheshin të organizonin krerët e shqiptarëve në mërgim në një organizëm të vetëm politik. Kjo ishte edhe një dëshirë e vetë shqiptarëve. Në fillimet e operacionit, Greqia ishte e vetmja bazë e vendosjes përpara nisjes së luftëtarëve guerilë për në Shqipëri. Madje, shqiptarët u bindën që të formonin edhe Komitetin Ekzekutiv, një president të tij dhe një qeveri që do të qëndronte në “hije” dhe do të priste çlirimin e shqiptarëve nga komunizmi. Po kështu, në këtë kohë u krijua “Junta”, një organ sekret, që do të kontrollonte operacionin. Në krye të këtij organi do të vendosej Abaz Kupi. Zëvendësa të tij do të ishin, Abaz Ermenji e Seit Kryeziu dhe sekretar, Gaqo Goga. Kompromisi mes shqiptarëve, ku dakordoi edhe Mbreti Zog, u arrit më 7 korrik të vitit 1949. Nga ky moment, e deri në muajin shtator të po atij viti, emigrantët politikë shqiptarë do të stërviteshin në disa kampe. Po kështu u vendos që dy grupe me shqiptarë të zgjedhur nga radhët e Ballit Kombëtar, në muajin tetor do të vinin në Shqipëri nëpërmjet detit. Grupet kishin për komandantë, Bido Kukën dhe Hysni Lepenicën. Grupi i parë do të nisej drejt Kurveleshit dhe i dyti drejt Vlorës. Ndërkohë, Filbi i kishte njoftuar eprorët e tij në Moskë dhe kështu forcat e ushtrisë shqiptare, ku ministër ishte Beqir Balluku, ishin vënë në gatishmëri dhe prisnin zbarkimin e grupeve. Forcat bregdetare ishin vënë në alarm dhe gatishmëri të plotë luftarake. Gjendja e të zbarkuarve misionarë ishte tragjike, pasi edhe ndërlidhja me komandën e tyre në Greqi ishte ndërprerë. Ndërkohë, edhe grupe të tjerë emigrantësh politikë po përgatiteshin të hidheshin në Shqipëri. Grupet e Sefer Muços dhe Bardhyl Gërveshit, kishin marrë porosi që me të zbarkuar të niseshin njëri në drejtim të Korçës dhe tjetri në atë të Gjirokastrës. Dy zbarkimet e bëra ishin pa rezultat, e megjithatë drejtuesit e operacionit vazhdonin programin e tyre, duke dërguar sa më shumë grupe në vitin 1950, me pretekstin e analizës së gabimeve, nxjerrë nga zbarkimet e mëparshme”.

Kompania 4000 dhe plani për rrëzimin e Hoxhës
“Mora pjesë në operacionin “Kompania 4000” vetëm me një qëllim, për të çliruar Shqipërinë nga komunizmi. Ky mision, ku humbën jetën dhjetëra njerëz dhe kushtoi miliona dollarë dhe stërlina, ka qenë një ndër sekretet e ruajtura në jetën time, ndonëse agjentët e komunizmit qenë futur deri në palcën e planit tonë, CIA-s dhe Intiligjent Servisit. Goditjen kryesore e morëm nga Kim Filbi, informator i dyanshëm, një ndër agjentët e dyanshëm, një ndër agjentët më të bujshëm të Lindjes në Perëndim, që më vonë Moska e gradoi kolonel të shërbimit sekret të saj. Amerikanët, ndërsa zbarkimet e britanikëve kishin dështuar, u dukën më serioz në organizimin e operacionit. Amerika, si fuqi e pasfidueshme, ishte bindur se duhej zhvilluar lufta e ftohtë dhe kështu nisi nga veprimtaria konkrete për organizimin e operacionit. Majkëll Burker u nis nga Amerika për në Romë, ku do të merrej me stërvitjen e emigrantëve politikë shqiptarë”. Këtu, për herë të parë, del në pah edhe roli i Adem Gjurrës, nga Dibra. Amerikanët krijuan një batalion me emigrantë shqiptarë. Në këtë mënyrë u krijua së pari “Kompania 4000”, në të cilën do të bënin pjesë 250 emigrantë politikë, që do të udhë-hiqeshin nga një shtab, që do të instruktohej nga amerikanët. Përbërja e kompanisë ishin ballistë, monarkistë dhe të pavarur. Adem Gjurraj ndodhej në këtë kohë në Itali, i larguar nga Shqipëria, thjesht si i pakënaqur nga regjimi komunist. Këtë e kishte informuar për idenë e operacionit antikomunist, anti Enver, Gaqo Goga, sekretar i “Juntës”. Goga i kërkoi Ademit pjesëmarrjen e tij në këtë mision, duke i përmendur edhe faktin që ky kishte qenë një luftëtar i zoti në luftën kundër nazifashizmit. Gjurraj futi në “Kompaninë 4000” edhe 25 miq të tij. Anëtarët e “juntës” shkonin kamp më kamp të refugjatëve për të rekrutuar njerëz. Në këtë kohë, Çaush Ali Basho dhe Xhemal Laçi u caktuan oficerët shqiptarë me gradat më të larta. Në fillim të muajit qershor të vitit 1950, njerëz të zgjedhur për misionin antikomunist u mblodhën në Mynih, për të kryer kursin e stërvitjes. Përpara fillimit të kursit, ata u ndanë në tri toga, ku në të parën, që u përkiste monarkistëve, do të drejtonin Xhemal Laçi dhe Adem Gjurraj. Stërvitja filloi më 13 qershor të vitit 1950, në Daçau, disa kilometra larg Karlsfeldit. Programi stërvitor përmbante njohuri mbi perfeksionimin e njohjen dhe përdorimin e armëve, përgatitje fizike dhe njohuri për dhënien e ndihmës së shpejtë. Ndërkohë që këta përgatiteshin, shokët e tyre të stërvitur prej britanikëve, gjatë dy zbarkimeve, kishin dalë si mos më keq dhe ata që kishin mundur të shpëtonin gjallë kishin marrë rrugën për në Greqi.

Si u përdorën pilotët polakë për zbarkimet e grupeve diversioniste
Amerikanët, në ndryshim nga anglezët, menduan se duhet të hiqej dorë nga zbarkimet e grupeve diversioniste me det. Ata donin të vinin në veprim zbarkimet me aviacion. Problem në këtë kohë mbetej fakti se ç´tip avioni do të përdorej. Avioni linte gjurmë në tymrat që lëshonte dhe me numrat e motorit shërbenin për ta identifikuar prodhimin e tij, apo vendin nga ishte blerë mjeti fluturues. Po ashtu, pilotët e kapur mund të jepnin shumë informacion, pasi policia sekrete e Stalinit kishte ekspertë për të nxjerrë informacion nga pilotët e kapur rob. Në momentin që një avion amerikan do të fluturonte në territorin shqiptar do të ishin të rrezikuar si avioni ashtu edhe drejtuesi i tij, pra piloti. Kështu do të rrezikohej edhe kredibiliteti i qeverisë amerikane, si vëzhguese e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kështu, nisur nga të gjitha këto, amerikanët menduan të gjejnë një zgjidhje shumë të favorshme. Ata menduan të përdorin disa pilotë polakë, të cilët kishin mbetur si emigrantë politikë jashtë atdheut, që nga koha e kur Polonia ra nën kontrollin komunist. Kështu u vendos që pilotët të jetonin në Athinë dhe herë pas here do të fluturonin në territorin shqiptar, me avionë pa shenja dalluese, për të hedhur njerëz e materiale për rezistencën. Nëse do të rrëzoheshin, apo do të detyroheshin të uleshin në tokën shqiptare, policisë komuniste do t´u mbetej në dorë një avion i paidentifikuar dhe një ekuipazh polak, lidhjet e të cilëve me Perëndimin nuk mund të provoheshin kurrë në mënyrë përfundimtare, edhe sikur pilotët të torturoheshin e të tregonin çdo gjë. Gjurraj tregon se, aty nga fundi i vitit ´50-të “po na jepeshin detyra serioze, u mësuam të ecnim në makina ushtarake, mënyrën për të kaluar lumenjtë, si të ngjiteshim me litar, si të përdornim radiomarrësen dhe dhënëse, parullat dhe hartat. Në vendin ku stërviteshim nuk kishim mundësi të mësonim se si të hidheshim me parashutë. Drejtuesit e stërvitjes na thoshin se nuk kishte kushte për ta bërë një gjë të tillë atje. Mungesa e stërvitjes në këtë drejtim ka qenë me mjaft pasoja për disa nga shokët tanë në momentin e rënies nga avioni”.

Aksionet e grupit të Adem Gjurrës
“Aty nga nëntori i vitit 1950, me avion fluturuam për në Athinë. Ishte mesditë. Na dërguan fillimisht në një vilë të madhe, ku gjendeshin disa nga drejtuesit e grupeve politike në emigracion. Shumë prej anëtarëve të misionit filluan të dyshojnë, pasi ata kërkonin që të vinte me ta edhe ndonjë nga këta në Shqipëri. Xhemal Laçi e kundërshtoi një gjë të tillë, po kështu edhe Qazim Hoxha, Llesh Nikolla dhe Ali Rama në momentin e fundit refuzuan të hidheshin nga avioni. Kanë desantuar së bashku me mua në grupin e parë Selim Daci, Xhetan Daci dhe Iliaz Toptani. Hedhja u bë më 12 nëntor dhe më pas kanë desantuar edhe Myftar Planeja, Halil Nerguti, Ramadan Cena dhe Rexhep Berisha. Më shumë i indinjuar jam për faktin se pse e refuzoi kërkesën për të shkuar në front Xhemal Laçi, komandanti im”, kështu shkruan në kujtimet e tij Adem Gjurraj. Pas refuzimit të Laçit, Ademi do të kujdesej për drejtimin e veprimtarisë edhe të grupeve të tjerë, përmes ndërlidhjes me radio, koordinimit të veprimeve dhe informimin e krerëve të “Juntës”.

Zonat e veprimit të grupeve
Amerikanët dhe krerët e emigracionit mendonin se në zonat, ku do të vepronin për të shtrirë aktivitetin e tyre këto dy grupe, përkatësisht në Martanesh dhe krahinën e Lumës, të kishte akoma forca antikomuniste. Në shënimet e Adem Gjurrës thuhet: “U nisëm nga Greqia me avion, duke fluturuar aty rreth mesnatës drejt pjesës veriore të Greqisë. U habitëm kur sapo iu ofruam kufirit të tokës shqiptare, piloti e uli avionin në lartësi të ulët, rreth 300 metra. Pilotët e Lindjes të paguar prej amerikanëve, e përdornin gjithmonë këtë metodë, kur fluturonin mbi vendet e bllokut të Lindjes për kryerjen e ndonjë misioni. Ata fluturuan aq ulët sa çuditeshe, pothuaj në lartësinë e çative 2-3 katëshe. Këtë veprim e bënin për të penguar diktimin e tyre prej radarëve të vendeve ku do të desantonin. Nuk shikoheshin askund drita qytetesh apo vende me dendësi popullimi. Piloti na thoshte se si tregues, tani mund të përdorte vetëm majat e maleve dhe po fluturonim drejt lumenjve e luginave të ndryshme. Anash kishte edhe një pilot rezervë. Kur erdhëm drejt Martaneshit, vendit ku do të hidhesha unë me grupin tim, pilotit do t´i duhej për ta ngritur avionin deri në lartësinë 700-800 metra se, për ndryshe, nuk mund ta realizonim hedhjen me parashutë. Kisha një parandjenjë të hidhur se misioni ynë ishte i tradhtuar, ndaj kërkova që të mos binim në vendin e planifikuar, por diku tjetër larg. Kështu bëri piloti. U hodhëm nga aeroplani, në afërsi të Bulqizës, unë, Daliu, dy vëllezërit Daci dhe Iliaz Toptani. Pas kësaj, avioni vazhdoi fluturimin me shokët e grupit tjetër drejt zonës së Lurës dhe Hasit. Ata ranë në Degë të Hasit, duke humbur çdo komunikim me ne dhe eprorët tanë jashtë vendit. Më vonë, ata kaluan në Prizren te disa miq dhe të afërm të tyre, por edhe atje u zbuluan nga jugosllavët dhe u kthyen përsëri në Shqipëri, nga marsi i vitit 1951, ku dhe ranë në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe u detyruan të shkonin përsëri në Jugosllavi. Kështu ishte e vështirë bashkimi i pjesëtarëve të grupit. Iliaz Toptani humbi orientimin dhe ra në përpjekje me sigurimin e për pasojë u kap i plagosur në shtëpinë e Imer Hoxhës, në rrethin e Matit. Katër shokët e grupit më pas u bashkuan me njëri-tjetrin. Këta kishin me vete vetëm armatimin personal, pasi pakot me ushqime u hodhën nga avioni larg vendit të zbarkimit të tyre”.

Përplasja me forcat e mbrojtjes
Forcat e ndjekjes ishin në dijeni të plotë të këtyre misioneve. Ata dinin me saktësi vendin e zbarkimit të Adem Gjurrës dhe të grupit të tij, madje edhe emrat e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi. “Ditën tjetër, thotë Ademi, dëgjuam se forcat e ndjekjes ishin vënë në kërkimin tonë. U zbuluam dhe pas disa orësh e ndjemë veten të rrethuar, pasi dikush na bënte thirrje të dorëzoheshim. Vendosëm të sulmonim. Ramë dakord që kushdo që do të shpëtonte duhet të vinte patjetër në vendin e takimit, një kodër aty pranë. Dhashë komandën dhe ata vepruan. Dy vëllezërit Daci majtas dhe unë e Daliu djathtas. Xhetan Daci ra i vdekur. Ndërsa Selimi, vëllai i tij, u kap i gjallë. Unë u plagosa. Pas kapjes së Selimit më bëjnë përsëri thirrje të dorëzohesha. Por nuk pranova ta bëja një gjë të tillë. Me dy plagë në trup vazhdova të luftoja dhe arrita të shpëtoj bashkë me Daliun. Pas kësaj mora rrugën drejt vendlindjes sime, Reçit. Në shtëpi e dija se kishte mysafirë të sigurimit, ndaj ndenja në një shpellë aty afër për ditë me radhë”.

Mesazhi i koduar: "Mos dërgoni me pako se ato humbasin rrugës"
“Duke mos pasur asnjë shpresë tjetër, të dy morëm rrugën drejt kufirit jugosllav. Ndenjëm përreth një javë në shtëpinë e një fshatari, që më pas na shoqëroi matanë kufirit. Më pas, do të na burgosnin në Jugosllavi. Për disa muaj na torturuan dhe menjëherë pasi na liruan iu dërguam këtë mesazh të koduar eprorëve tanë: Mos dërgoni më pako në adresa të vërteta, sepse ato humbasin të gjitha gjatë rrugës. Duhet të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana shqiptare, por ama Filbi mund t´u këtë dhënë rusëve detaje. Emrat, datat dhe vendet e operacionit. Unë nuk pajtohem me mënyrën se si u zhvillua ky operacion, por, sikur të më jepnin edhe një shans tjetër, do të kisha bërë të njëjtën gjë si më parë, sepse nuk mund të toleroj mbetjen e Shqipërisë nën regjimin komunist”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Si ranë sekretet ushtarake të Enver Hoxhës në dorën e agjentit sekret sovjetik

Fashikulli me nr.78/1 AS, brenda të cilit ndodheshin tri letra dhe një raport agjenturor. Një letër e gjatë familjare e shoqërore ishte “e ndaluar për verifikim dhe sqarim”. Ajo kishte disa nënvizime. Letra tjetër, e shkurtër dhe që i drejtohej ministrit të Punëve të Brendshme, ishte një “Informacion kontakti“, ndërsa raporti agjenturor konkludiv kishte 15 faqe.

Duke lidhur përmbajtjet, qëllimin e ruajtjes së tyre “me vlerë operative”, vura re, qysh në fillim, se kisha të bëja me një student, oficer dhe më vonë një kuadër me kulturë dhe me vlera. Gjithashtu, midis tyre, kishte disa shkëputje në kohë të ngjarjeve që shtjelloheshin me çiltërsi. Kjo të jepte përshtypjen e një pjesëze jete, jo e plotë, dinamike, që ngjante me një tregim, të cilit i ishin grisur shumë fletë, sidomos nga mezi dhe nga fundi dhe do të duhej pak fantazi e mundim, për ta “restauruar”, për të krijuar mozaikun e ngjarjeve, për të qenë sa më afër realitetit të atyre viteve.

Tri pjesët e informacionit
Letra e gjatë, me sa duket, nuk përfundonte aty ku e ka lënë autori i saj. Informacioni ishte ndarë në tri pjesë: Pjesa e parë bënte fjalë, nga pikëpamja teorike për funksionin e objektit: Roli i dyfisht, i krijuar, sipas tij, nga kinezi Sun Xu, qysh para 500 vjetësh para erës së re dhe paraqitur në librin e tij “Pin Hua”, kur thotë: “Korruptojeni armikun, goditni moralin e tij, mbillni grindje midis krerëve, dobësojeni atë. Njëherazi me fitimin e besimit të tij”. Në radhë të parë, autori i informacionit paraqet vështirësitë e infiltrimit dhe të drejtimit të agjentit në radhët e personave që gjurmohen për veprimtari të kundraligjshme, të cilat mendon ai “duhen shoqëruar me veprime politike dhe shtetërore” nga nomenklatura përkatëse, pa ngjallur dyshime te personat në ndjekje, që ata të besojnë, që transferimi i agjentit në bazën e Pashalimanit është bërë në përputhje me procedurat e zakonshme ligjore, si për çdo oficer tjetër madhor. Nga ana tjetër, për ruajtjen e agjentit nga djegia e tij para personave në gjurmim dhe investigim, duhet të mos ekspozohen pjesë nga informatat e tij nga kuadro përgjegjës të nomenklaturave përkatëse dhe as të mos ndërmerren veprime proceduriale ligjore të mëtejshme ndaj tyre, pa marrë masa operative qysh më parë, për ruajtjen e agjentit në implikimin në veprimtari të kundraligjshme. Rrethi i personave, që do të marrin dijeni, duhet të jetë tepër i kufizuar dhe mundësisht identiteti i vërtetë i tij të njihet vetëm nga ministri. Meqenëse agjenti është i rekrutuar edhe nga KGB-ja sovjetike dhe se n/koloneli sovjetik, Ivan Kollçin, mbi bazën e parullës dhe të kontraparullës e ka marrë në lidhje, do të instruktohet agjenti, duke i rekomanduar vendet e mundshme për realizimin e takimeve, sidomos duke shfrytëzuar klubin sovjetik, kohën e plazheve dhe evenimentet e tjera me gratë sovjetike të martuara me shqiptarë. Gjithashtu, atij do t’i jepen detyra për dokumentimin e lidhjeve të tij, për të shkuar te rrjeti agjenturor, si dhe për të dalë te detyrat speciale dhe konkrete të marra nga KGB-ja në përgjithësi dhe për bazën e Vlorës në veçanti.

Veprimtaria e agjentit sovjetik
Në pjesën e dytë të informaciont bëhet fjalë për format dhe metodat e vendosjes së kontaktit të agjentit me veprimtarinë e kundrali-gjshme, duke e vënë atë në dijeni me disa të dhëna informative të marra nga disa burime të Drejtorisë së Zbulimit të Jashtëm dhe organeve të kundërzbulimit. Në informatën e parë, burimi njofton se në Shqipëri vjen së shpejti zbuluesi sovjetik Valentin Stepanoviç Zhej i kamufluar pranë gjeneralit Arkand Kuzminski, si përfaqësues i Komandës së Forcave të Traktatit të Varshavës në Shqipëri. Informata e dytë flet për dy armata ajrore sovjetike që do të disllokohen në Bullgari, si dhe Flota e Detit të Zi do të jetë në gatishmëri në rast të një sulmi të mundshëm ndaj Shqipërisë. Informata e tretë vjen nga burimi jugosllav “Cari” dhe njofton se Komanda e Lartë jugosllave kundërshton vendosjen e armatave sovjetike në Bullgari, si dhe do të protestojë nëse do të zhvillohen lojëra të përbashkta midis ushtrisë sovjetike dhe shqiptare. Duke qenë se situata politike paraqet një imazh të ri, sidomos pas viteve 1955-1956, fillon pjesa e dytë, ku bëhet fjalë për kontekstin politik. Këtu i del detyrë agjentit të sqarojë edhe ndryshimet në format taktikat dhe metodat e zbulimit sovjetik dhe se si pasqyrohen këto në platformën e re të veprimtarisë së këtyre organeve dhe sidomos organit të zbulimit ushtarak GRU në drejtim të vendit tonë, subjekteve dhe institucioneve tona. Nga ana tjetër, agjenti duhet dhe mund t’i serviri dy këshilltarëve sovjetikë: Sakapov dhe Voronin një “informacion”

Sekretet ushtarake të qeverisë shqiptarë në sirtarët e KGB
Pasi të merren vërejtjet dhe sygjerimet e bashkëpunëtorit, mbi bazën e situatës më të re operative, si rrjedhojë e kontakteve që ka siguruar me ta shprehet: “Shqipëria dhe forcat e saj të armatosura kanë qenë dhe janë të kërcënuara, jo vetëm nga fqinjët, gjë për të cilën ju jeni në dijeni, madje keni parë me siguri dhe informacionet përkatëse, por edhe nga “miqtë” përtej detit. Në këto kushte mendoj se del e domosdoshme mbrojtja e pavarësisë së këtij vendi, sidomos nga “Traktati i Varshavës”, që natyrisht është më i interesuari, duke e parë edhe nga këndvështrimi strategjik, por edhe nga obligimet, që janë rrjedhojë e marrëveshjeve, rregulloreve dhe akteve normative bilaterale në sferën e mbrojtjes, për të cilat kemi qenë dakord. Duke qenë se unë jam mik i Bashkimit Sovjetik, dhe nuk e mohoj, jam trajtuar si i tillë, me disa prerogativa të veçanta, do të doja të dija, për t’u orientuar në situatat e reja, diçka më speciale. Juve duhet t’u bëjë përshtypje sidomos rritja e amplitudës të veprimtarisë agjenturore të zbulimit jugosllav në drejtim të vendit tonë, për të cilat, sidomos kryekëshilltari sovjetik Grebenik, ka dijeni të plotë edhe për informacionet e fundit të hetuesisë për implikimin e diplomatëve jugosllavë Rexhep Xhija, Radivoj Gjeniç, Savo Bozhidaroviç dhe sidomos të ish-kryekëshilltarit jugosllav, Zvetozar Koçiç, në një veprimtari, që mua më duket se bie ndesh me strategjinë tuaj, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për perspektivën e Ballkanit, në mënyrë të tillë, për të mos lënë aspak hapësira për strategjinë e vendeve fqinjë mbështetur nga imperializmi amerikan. Baza ushtarako-detare e Vlorës, me sa më keni informuar bënë pjesë në strategjinë tuaj afatgjatë, me anë së cilës ju vëzhgoni, gjurmoni dhe kontrolloni krahun jugor të bllokut agresiv të NATO-s, ndaj duhet të informohem, për të vepruar korrekt, smatrja pa abstajatjelstvam (sipas rrethanave). Nga ana tjetër, unë e konsideroj obligim nga ana ime t’ju informojë për disa probleme, që ju, me sa duket, nuk jeni në dijeni, lidhur me qëndrimet më të fundit të udhëheqjes shqiptare, e cila, për shkak të ruajtjes së pavarësisë, do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen tuaj ushtarake dhe se për këtë qendrim ka mbështetjen e mijëra kuadrove që kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu, më duhet t’ju informoj, për disa të dhëna që bëjnë fjalë për ekzistencën e një plani agjenturoro-operativ për zbulimin dhe parandalimin e veprimtarisë armiqësore të zbulimeve greke dhe italiane ndaj Shqipërisë, gjë që na rezultoi tashti së fundi, me kapjen e tri diversantëve të ardhur nga kufiri grek: Kosta Fili, Vangjel Zaho dhe Mihal Lica”.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Të dhënat e një plani agjenturor
Plani agjenturor dhe operativ që iu servir nga bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit agjenturës sovjetikë përmbante elementë kryesorë si ai i sigurisë, që do të përmblidhte të gjitha masat komplekse për ruajtjen e sekretit të tij dhe konkretisht t’u hiqte mundësinë këshilltarëve sovjetikë, që të merrnin dijeni për ekzistencën e një plani dezinformacioni, sidomos kryekëshilltarit Grebenik dhe këshilltarëve të tjerë, Sapokov dhe Voronin. Po kështu, do të merreshin masa qysh përpara që edhe 14 këshilltarët ushtarakë sovjetikë, që operonin në Ministrinë e Mbrojtjes, do t’u hiqej çdo llojë mundësie, për t’u njohur me ekzistencën e një plani të tillë, pasi, në të kundërtën, më e pakta, do të ishte dekonspirimi i agjentit dhe, më pas, dështimi i kombinacionit agjenturor. Nga ana shtetërore dhe mediatike do të jepej vetëm informacioni për kapjen e një bande “të zakonshme” vorio–epirote pa bërë komente, që do të eskpozonin fragmente nga plani i dezinformacionit. Marshallit Greçko me anë të zv.komandantit të Traktatit të Varshavës, gjeneral B.Ballukut, do t’i çohej kërkesa në formë propozimi nga ana e Komandantit të Përgjithshëm, E.Hoxha, për “një lojë të përbashkët ushtarako-detare të 2 armatave sovjetike të dislokuara në Bullgari, Flotës sovjetike të Detit të Zi, komanduar nga admirali Kasatanov, si dhe armatës shqiptare të mbrojtjes. Pjesa e tretë bënte fjalë për situatën konkrete të dezinformacionit që përmblidhej: “Nga deponimet më të fundit të grupit agjenturor të kryesuar nga Kosta Fili, në të cilin bëjnë pjesë Vangjel Zaho dhe Mihal Lica, në hetuesinë paraprake rezultuan edhe një herë pikësynimet kryesore të zbulimit grek, shprehur tashmë nga zëdhënësit e tyre ushtarakë në NATO për të ndërmarrë një sulm të armatosur në drejtim të Shqipërisë, më qëllim zgjidhjet përfundimtare të problemit të vorio-epirit dhe bashkimin e tyre me Greqinë. Eshtë kjo një nga arsyet kryesore, pranojnë ata, që do të mbajnë ligjin e luftës me Shqipërinë dhe këtë, sipas tyre, e kanë bërë të ditur opinionit grek, si dhe forumeve ndërkombëtare, duke e sensibilizuar atë me anë të Organizatës Panhelenike. Udhëheqja e lartë e Shqipërisë është në dijeni të këtyre planeve edhe nga burime të tjera të verifikuara dhe po merrë masa për rritjen e vigjilencës, si dhe zbulimin dhe demaskimin e shpejtë të këtyre planeve”.

Dokumenti, agjenti në rol të dyfishtë
Dokumenti i katërt, ka të bëjë me raportimin e agjentit, lidhur me zbatimin e detyrave të karakterit të dyfishtë, i cili pasqyrohet në fashikull. Raporti 15 faqesh konsiderohet konkludiv dhe në fakt përmban pothuajse të gjitha karakteristikat e tij, që do të thotë se ka pjesën e parë, ku jepet shkurtimisht situata operative më e re e plotësuar edhe mbi bazën e sygjerimeve dhe vrejtjeve të drejta të bashkëpunëtorit rreth 3 faqe. Në pjesën e dytë ekspozohen detyrat kryesore dhe “vija e sjelljes” së bashkëpunëtorit. Në pjesën e tretë bëhet fjalë për dinamikën ose “ana objektive” e realizimit të detyrave, duke filluar nga nga pjesa më kryesore në zbatimin e “vijës së sjelljes” se si ai vendosi jo vetëm kontaktin psikologjik me “shefat” e tij agjenturistë sovjetik, por edhe kontaktin e specializuar operativ brenda kushteve e rrethanave (edhe pse në kushte të veprimtarisë së “artificeve”), ato u “përshtatën” pothuajse plotësisht situatës natyrale operative. Shkallë-shkallë, shtjellohet zbatimi i detyrave dhe sidomos vihet theksi dhe i kushtohet vëmendje mistifikimit dhe trukeve për paraqitjen sa më të pranueshme të dezinformacionit “për planin agjenturoro-operativ të zbulimeve greke dhe italiane”, duke marrë shkas nga kapja në kufi e diversantëve të dërguar nga zbulimi grek: Kosta Fili, Vangjel Zaho dhe Mihal Lica, të kamufluar nëpërmjet veprimtarisë armiqësore të sillogjeve vorio–epirote. Raporti konkludiv i kushtohet informacionit konkret të përfituar falë mjeshtrisë, intuitës dhe shkallës së lartë të përgatitjes së bashkëpunëtorit në funksionin dopiorol, që siguroi rritjen e shkallës së besueshmërisë së tij, sidomos ndaj agjenturës sovjetike. Në fund nxirren konkluzione, porse ato nuk shoqërohen të plota me detyra për të ardhmen. Me sa duket, duhet të jenë hequr nga fashikulli për arsye të panjohura...
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

- Letra nga Rusia -

Shoku Ministër! Ju vë në djeni se jam rekrutuar nga KGB-ja… Rekomandimin për procedimin nga ana e tyre e ka dhënë, shoku im, ish student Niko Ç... Hollësira në se dëshironi t’i dini, do t’ju vë në dijeni verbalisht. N/Kolonel M.Thomai...”.

“... I dashur shoku im Noke! Jam me shëndet shumë mirë dhe nuk kam asnjë ankesë në këtë drejtim. Kam merak për familjen, si dhe mall të madh për ta. Të kujtojë herpashere, pasi me ty më lidhin kujtime të paharruara të fëmijërisë dhe të shkollës… Në letrën që më dërgove me Nikon më befasove me progresin që ke bërë në gjuhën ruse. Potapovën e kishe tharë fare. Herë tjetër, unë letrën që do të dërgojë do ta shkruajë rusisht, duke qenë i bindur se nuk do të keshë nevojë për përkthyes. Ti më pyesje se si e kaloja kohën, po ja, me thënë të drejtën kemi variacione. Këtu në Sajuzë është një botë tjetër, që mua më pëlqen shumë, gjë që s’mund ta fsheh. Ka megjithmend gjëra të bukura, që ne fakirat nuk kemi patur rast t‘i dëgjojmë, pa le pastaj t’i shikojmë. Ki parasysh se sovjetikëve ju desh një punë kolosale për rindërtimin e vendit, miliona të vrarë, sidomos mosha e re. Ty të kishte bërë përshtypje kur të shkruaja se lulishtet e Leningradit mbusheshin me femra dhe kërciste valsi deri në mesnatë. Gati një javë rresht më mbetet në kokë dhe në kujtesë Çajkovski, Musorgsi etj. Në atë drejtim që ti e kishe fjalën, këtu nuk ka probleme, sidomos për ata që kanë dëshirë, bile ka superprodhim. Në kohën e lirë merrem me lexime. Përfundova së lexuari “Lufta dhe Paqja“, të Tolstoit. Kam lexuar plotësisht veprat e Shollohovit, Gogolit dhe Dostojevskit, si dhe disa libra të zanatit tonë të sigurimit si “Konspiracioni madh kundër Rusisë”, për Sorgen, për Xherxhinskin, Kuznecovin, etj., por edhe libra të tjerë për përdorim të brendshëm, për spiunazh etj. Shikoj herpashere filma, duke filluar qysh nga filmi pa zë “Karrocata Potjemkin”, “Fati i njeriut“ i Shollohovit e deri te flmi “Shtegtojnë Krillat” me Samoillovën, të cilët edhe po kritikohen, së bashku me “futurizmin” e Majakovskit... Lidhur me disa tekste këngësh që më kërkoje, unë po të dërgojë disa këngë nga Bejbutovi, që afrohen pak me këngët tona, si ajo e Azerbajxhanit etj. Harrova të shkruaja për “Berjozkën”, për ansamblet, vallet ruse, për të madhin Botvinik etj., të cilët më kanë bërë përshtypje, duke u zbavitur, por edhe duke lozur shah me shokun sovjetik Borja, që kur i bëj mat më thotë gjithnjë si një refren “çudak çellovjek“! dhe i vjen shumë inat, atëherë detyrohem të nxjerrë nga komodina shishen e votkës. Aq duhet që Borjes t’i shkëlqejnë sytë dhe t’i rregullohet humori. Gjatë praktikës së vitit të dytë kam qenë në Moskë dhe pata rastin të vizitojë Kremlinin, Metron, Teatrin Balshoi etj., të cilat janë me të vërtetë “vepra arti” dhe kur arrin të bësh krahasime, ne, me të thënë të drejtën, në Shqipëri, jemi akoma në kohën e merhumit!….
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Informacioni sekret i Kadri Hazbiut për Enverin në vilën e Dajtit

Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës sa vinin e bëheshin më të akullta. Viti 1960 do të nxirrte në shesh të vërtetën për kontradiktën që ekzistonte mes të dy vendeve. Në këtë kohë intensifikohet edhe veprimtaria agjenturore. Sigurimi i Shtetit kishte marrë përsipër të investigonte profesorët e tij të mëparshëm. Megjithatë, në këtë kohë ka një përplasje mes veprimtarive të fshehta të dy shërbimeve. Rusët në këtë kohë u angazhuan tërësisht me përhapjen e dezinformacionit. Ata kishin rezidentët e tyre në Shqipëri, kryesisht njerëz që kishin simpati apo kishin studiuar në BRSS. Këta të fundit, hartuan një plan të menduar mirë për t’i dhënë sa më shumë vërtetësi dezinformuese, u realizuan edhe dy inkursione me nëndetëse në dijeni të kapitenit të rangut të parë “Doracit”, Vllasovit, Hero i Luftës së Dytë Botërore, për zbulim detar afër kufijve të Greqisë dhe Italisë. I çuditshëm ishte fakti se në të dy rastet këto inkursione zbuluese ishin dekonspiruar me anë të interceptimit elektronik, ndonëse dyshohej edhe për dekonspirim si dhe aktivitet spiunazhi. Më 6 gusht 1960, ambasadori sovjetik, në Tiranë, Ivanov, provokon gjeneralët dhe oficerët e lartë shqiptarë kur i pyet se “kujt i qendronte besnike ushtria“. Ndërsa aleatët e rusëve, zbuluesit jugosllavë kishin futur në dorë dokumente arkivore tepër sekrete të KQ të PK Bullgare, Shqipërisë dhe midis tyre edhe një kopje të procesverbalit të Mbledhjes së 81 partive në Moskë.


Në të njëjtën kohë n/koloneli zbulues sovjetik, Ivan Kollçin, i kishte siguruar nga agjentët e tij në Shqipëri një raport prej 312 faqesh, kamufluar me kod shifror, ku ishte përdorur një fjalor rusisht–shqip i vitit 1954, si dhe alfabeti grek. Ky raport do t’i jepej në dorë Nikita Hrushovit, dhe në të kërkohej “ndihmë” për rrëzimin e pushtetit të E.Hoxhës. Nuk do të mungonin edhe të dhëna të tjera për situatën politike dhe ngjarjet më të fundit, ku vihej theksi “te vigjilenca e lartë e shqiptarëve, bazuar në udhëheqjen e Hoxhës”. Ngjarjet u zhvilluan me shpejtësi. Kadri Hazbiu dhe Beqir Balluku njoftojnë E.Hoxhën, në vilën e tij, në malin e Dajtit, për disa informata, që bënin fjalë për krijimin e një organizate kundërrevolucionare, me dyshime për oficerë të lartë të Bazës Detare të Vlorës. Ndërkohë që udhëheqësi tregohet skeptik dhe dyshues, për faktin se nuk kishte kohezion midis informacionit, kontekstit politik dhe aktivitetit agjenturor. Më 18 maj 1961, vjen në Shqipëri zv.ministri i Jashtëm sovjetik, Firjubin, së bashku me zëvendësshefin e parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sovjetike, gjeneralin Antonov, por pa sukses, pasi gjithçka ishte e akullt mes dy vendeve. Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, shqiptarët “shtrëngojnë” radhët. Kështu, nga Kadri Hazbiu në mbledhjen e Byrosë Politike, më 24 shkurt 1971, vjen propozimi për rritjen e goditjeve, arrestimeve, për agjitacion dhe propagandë. Ai ishte kundër diferencimit të veprave penale, punës parandaluese në përgjithësi, si dhe këshillimeve në veçanti, por ky propozim u hodh poshtë nga Byroistët.
User avatar
Clavicula
Posts: 8737
Joined: Sat Jun 30, 2007 11:24 pm
Location: East Center

Re: Sherbimet Sekrete

Post by Clavicula »

Manovra me nëndetëset shqiptare në ujërat greke
Për t’i dhënë sa më shumë vërtetësi planit të tyre dezinformues, sipas detyrave të parashikuara në plan u realizuan dy inkursione me nëndetëse në dijeni të kapitenit të rangut të parë “Doracit” apo Vllasovit, i cili ishte edhe Hero i Luftës së Dytë Botërore, për zbulim naval afër kufijve të Greqisë. Nëndetësja u zhyt në thellësinë 200 metra dhe qëndroi rreth 32 orë. Admirali sovjetik, Kasatanov, dërgoi një kryqëzor të Flotës sovjetike të Detit të Zi, e cila mbuloi nëndetësen, mbi bazën e koordinatave të dhëna nga një radio e paidentifikuar, nga ujërat e Italisë e deri në Gjibraltar, ku ishin vendosur bazat kryesore të NATO-s: Augustos, Xhoja del Koles, Avianos, Brindizit, San Vitos dhe Riçiones. Në dy raste, këto inkursione zbuluese navale ishin dekonspiruar me anë të interceptimit elektronik, ndonëse dyshohej edhe për dekonspirim si dhe aktivitet spiunazhi dhe, në rastin tjetër, Vllasovi shpëtoi paq, duke u fshehur pas Flotës 6-të amerikane. Pyetja e kapitenit të rangut të parë Vllasov bërë komandantit të Flotës ishte: Kush na tradhtoi. Ti ose unë, sepse asnjeri tjetër nuk dinte sekretin e inkursionit.

Provokimi i ambasadorit sovjetik Ivanov
Më 6 gusht 1960, ambasadori sovjetik, në Tiranë, Ivanov, pyet gjeneralët dhe oficerët tanë të lartë: “Kujt i qendronte besnik ushtria“. Po këtë vit, zbulues jugosllavë kishin futur në dorë dokumente arkivore tepër sekrete të KQ të PK Bullgare, midis këtyre dokumenteve, një kopje e procesverbalit të mbledhjes së Moskës të 81 partive. Më 12 shtator 1957 dhe më 3 maj 1959, ishin bërë dy marrëveshje të rangjeve të larta ushtarako-detare sovjeto-shqiptare, ku ishte fiksuar fakti se të gjitha mjetet detare të bazës së Vlorës ishin pronë e RP të Shqipërisë. Më 26 maj 1961, sovjetikët shkelën marrëveshjet dhe detyrimet e tyre dhe morën 8 nëndetëse, bazën e lundrimit Kotielnikov, si dhe luftanijet shqiptare, të cilat ndodheshin për riparim në kantierin detar të Sevastopolit. Ata nuk arritën t’i merrnin të gjitha nëndetëset, vetëm se ato u mbrojtën me heroizëm dhe vetëmohim nga detarët dhe komandantët atdhetarë, ku u shquan sidomos komandantët: Pojani, Gërbi, Doçi etj. Më 25 nëntor 1961, u prishën marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Bashkimit Sovjetik. Në këtë periudhë shënohen edhe dy incidente të tjera: Një anije jugosllave u ndodh “rastësisht“ në brigjet tona, ku po vihesh në zbatim plani agjenturor dhe operativo–ushtarako–detar i zbulimeve sovjeto–serbe. Kontraadmirali Teme Sejko kishte dhënë urdhër për pastrimin, vajisjen dhe grasatimin e armatimit, duke e nxjerrë ata paraprakisht jashtë luftimit, pasi ishte dhënë “gatishmëria nr.1“. Ndërkohë, këshilltarëve sovjetikë u ishin lënë në dispozicion materiale e dokumente sekrete të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat, në bazë të ligjit për arkivat, nuk mund të hapeshin dhe të studioheshin në mënyrë kategorike nga askush, vetëm pas jo më pak se 50 vjetëve, por jo vetëm këto, edhe dokumente dosje operative, ku gjurmoheshin dhe investigoheshin nga Organet e Sigurimit të Shtetit, persona që konsideroheshin me aktivitet armiqësor, me dy tendenca kryesore: “Agjentë të mundshëm të zbulimeve të huaja”, si dhe “Elementë antiparti“. Në këto materiale futeshin jo vetëm dosjet e tyre, por edhe kartelat e bashkëpunëtorëve, rezultatet e kontrolleve në kartoteka, të cilat mbroheshin me ligj të veçantë, si objekte tepër të rëndësishme, të veprimtarisë agjenturore prioritare të zbulimeve të huaja për të futur në dorë sekretet e tyre.
Post Reply