Zhan LA FONTEN

Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Moderator: AciDiuS

Post Reply
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Zhan LA FONTEN

Post by Born2sk8 »

LA FONTEN Zhan (1621-1695) poet dhe fabulist francez



* La Fonteni po bisedonte me një të njohurën e tij që sapo kishte mbetur e ve.

Ah moj zonjë, - i tha kur po qanin, - të humbasësh burrin është me të vërtetë një dhembje e madhe për një grua të përzemërt sikurse jeni ju!

Pastaj fabulisti i madh e largoi vëmendjen për një çast diku gjetkë. Duke rimarë fjalën ai kujtoi se po fliste me një grua tjetër që kishte humbur djalin e saj. Prandaj shtoi:

- Për fat mund, të ngushëlloheni me të tjerët që ju kanë mbetur.



* La Fonteni si njeri i hutuar që ishte, tetë ditë pasi varrosi një mik vajti në atë shtëpi për darkë.

- Por, - u përgjigj kamarieri, - zotnia shkoi në varreza tetë ditë më

parë. Nuk e dini?

- Ah, po nuk ma mori mendja se ai do të rrinte kaq shumë.



* La Fonteni ishte njëherë në shtëpinë e Dupinit, doktor i shkencave në Sorbonë, bashkë me të birin e vet. Ky në fjalë e sipër bëri disa vërejtje për të atin. Kur djali u largua, La Fonteni, që e kishte përshëndetur me respekt të madh, u drejtua nga i zoti i shtëpisë dhe e pyeti se kush ishte ai djalë që iku. Tjetri e shikoi i habitur dhe thirri:

- Si, po a nuk ishte yt bir ai?

- Po, po - u përgjigj La Fonteni, - tashmë po më duket se e kam parë

edhe herë të tjera atë njeri dhe pamja e tij nuk m'u duk e re.

* La Fonteni parapëlqente më shumë fabulat e autorëve të lashtësisë se sa të tijat. Një letrar i kohës, që nuk e linte të qetë, thoshte:

- Çfarë njeri i trashë ky La Fonteni shkon deri aty sa beson seriozisht se autorët e lashtësisë kanë më shumë mprehtësi se ai.

* Kur po flisnin për fabulat e La Fontenit, një zonjë pariziane tha: - Ato janë si një shportë e mirë me qershi. Kërkon të marrësh ndonjë kokërr dhe në fund sheh se shporta ka mbetur bosh.

* La Fonteni jetonte në mes të turmës sikur të ishte më me të shkretëtirës. Një personalitet që po shkonte një mëngjes në Versajë, e pa nën një pemë të rrugës të zhytur në mendime . Edhe në mbrëmje e gjetën përsëri në të njëjtin vend. As shiu që po binte pa pushim dhe as vajtjeardhjet e karrocave nuk e kishin shkëputur nga mendimet e thella.



* Një zotni i pasur e ftoi La Fontenin për të bërë një bisedë plot humor. Ai mbeti i zhgënjyer kur pa se hante në heshtje, i mërzitur dhe me pamje të hutuar. Sapo mbaroi së ngrëni kërkoi të ikte se kishte një mbledhje në akademi. Të gjithë të pranishmit i thanë se për mbledhjen kishte ende shumë kohë për të vajtur në orën e caktuar.

- E di, - u përgjigj La Fonteni - por do të marr rrugën më të gjatë që kaloj kohën.

* La Fonteni e kishte bërë vetë epitafin ku thuhej: "Këtu shtrihet Zhs që iku ashtu sikurse kishte ardhur. Hëngri trashëgiminë dhe kapita duke besuar se pasuritë janë gjëra fare të panevojshme. Kur arriti të gj< kohë të mirë, atë e ndau në dy pjesë, njërën e përdori për të jetuar d tjetrën për të mos bërë asgjë".

* La Fonteni e ruante gjithnjë gjakftohtësinë. Një herë kur ishte gjëndje shumë të keqe për të holla shkoi në mbledhjen e Akademisë mb; ishte bërë apeli. Të gjithë akademikët kërkuan të bëhej përjashtim për

- Jo zotërinj, - tha La Fonteni, - nuk do të ishte e drejtë, kam ardh vonë dhe faji është imi. Ai nuk deshi kurrsesi që të prisheshin rregulla akademisë për të.

* Në akademinë franceze po zhvillohej një mbledhje, ku do të ishin pranishëm edhe disa njerëz të tjerë si dëgjues të thjeshtë.

La Fonteni dhe shumë të pranishëm të tjerë kishin mbetur jashtë n që kishte shumë njerëz.

Kur po dilnin një akademik, kolegu i tij, e pyeti pse nuk kishte mai pjesë në mbledhje.

- Kishte shumë njerëz, - u përgjigj La Fonteni, - dhe nuk dija sesi
bëja për të hyrë.

- Ta marrë djalli, - thirri kolegu i çuditur, - po do të mjaftonte që thonit se kush ishit dhe gjithçka do të rregullohej menjëherë.

- E vërtetë, - u përgjigj La Fonteni, - po ja që nuk më shkoi në meni
një gjë e tillë.

Një zonjë e b.ukur kishte rënë në dashuri dhe e donte shumë Fontenin. Shpesh ajo bënte shaka të forta me qëndrimin prej babaxhi të La Fontenit. Një mbrëmje ajo mbeti vetëm në shtëpi dhe më vonë kujl

- Kisha mbetur vetëm me tri kafshët e mia shtëpiake: qenin, mac dhe La Fontenin.



* Një zonjë e b.ukur kishte rënë në dashuri dhe e donte shumë Fontenin. Shpesh ajo bënte shaka të forta me qëndrimin prej babaxhi të La Fontenit. Një mbrëmje ajo mbeti vetëm në shtëpi dhe më vonë kujl

- Kisha mbetur vetëm me tri kafshët e mia shtëpiake: qenin, mac dhe La Fontenin.



* Kur La Fonteni u sëmur rëndë, prifti i rrinte shumë rreth e qark për t'i bërë shërbimet fetare. Infermierja që i shërbente të sëmurit i tha priftit:

O atë! Lëreni të qetë e mos e mundoni shumë, se ai bëri më shumë budallallëqe se mëkate dhe zoti nuk do të ketë kurrë guximin që ta dënojë.
User avatar
V | a G r a
Posts: 12726
Joined: Tue Oct 19, 2004 5:31 am
Location: Pr!sht!n
Contact:

Post by V | a G r a »

juhuuuuuuuuuu
User avatar
Born2sk8
Posts: 7269
Joined: Sat May 07, 2005 8:17 pm
Location: 40000
Contact:

Post by Born2sk8 »

QKA U BO MAKFIOZ BROTH...

:)
User avatar
Android
Posts: 4919
Joined: Fri Mar 25, 2005 8:44 am
Location: The Elegant Universe

Post by Android »

Lafonteni o kon Fabulisti ma i fort ne bot....se bashku me do tjer edhe ka shkru fabula tu u mundu qe ne nje menyre me kritiku pushtetin permes figurave te kafsheve,
e kom ni liber te tij full me fabula i ka rreth 800 faqe....and aj lajk his vej of kritiks.
Powerslave
Posts: 3290
Joined: Mon Apr 26, 2004 6:48 pm
Location: Mbreterine e Maskave

Post by Powerslave »

NUK I DUA FABULAT BO LA FONTENI ESHTE MEJSHTRI I TYRE
Post Reply