Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...

Poezi për Ramazan

Avatari i antarit
User

TALEBANI

Poste

2239

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Mars 23, 2006 10:45 pm

Poezi për Ramazan

nga TALEBANI » E Shtunë Gusht 30, 2008 8:45 am

Poezi për muajin e shejt te Ramazanit


Vula e natës së parë të Ramazanit

01.
Shikoje Hënën! – më thotë fqiu
Ndërsa sytë i shëndrisin
Me dritën e Hënës. Dhe vazhdon:
Asnjëherë. Asnjëherë nuk kam parë
Diçka të këtillë.
E shikoj Hënën,
Dhe fqiut i them:
Unë, po.

02.
Shihe, Hënën! – më thotë një e njohur.
- Më duket, të më faltë Zoti,
si paracaktim.
Po është. – I them.
Është.
Në këtë mënyrë është paralajmëruar
Shpallja.
Ajo më shikon, gati,
si e shastisur.

03.
- Shikoje Hënën! – më thotë
Një i afërm i im.
- Asnjëherë, nuk është dukur kështu!
E shikoj Hënën dhe i them:
- Po.
Kështu duket gjithmonë,
Natën e parë të muajit
Ramazan.
Dhe jo vetëm Hëna.
Po edhe Siriusi- Ylli i Agimit.
Edhe, qielli kobalt kaltërt
- I thashë.

04.
Pra;
Po e flas këtë për të tretën herë,
Në vetëm pesëmbëdhjetë minuta
Duke ecur.
Dhe ashtu sikur, po më flitnin,
Ashtu të habitur më shikonin
Nga fjalët që po i dëgjonin.

05.
O Zoti i Madh,
Po mendohem në vete;
- Ndoshta është dashur të gjithëve
Të ju tregojmë më herët?!
E kur nuk na besojnë Neve
Ndoshta kuptojnë që nuk i besojnë
Qiellit.
Dhe as syve të tyre.

06.
Po.
Ndoshta.
Por,
Në këtë rast,
Nuk do të mundja,
Kështu superiorisht
Të ju përgjigjem.
Ndoshta mos po gaboj?

07.
Po.
Vërtetë.
Në Gjithëçka është
Tek unë dhe tek ata
- E barabartë.
Për mua
Dhe për ata.
Të habiten.
Unë të di.
Të dëgjojnë.
Unë të ju them.
Njëjtë,
Për ata
Dhe për ne.

08.
U ndezën kandilët.
Vërshoi ezani.
Personi i dashur
I afërmi im
Më shikoi, sikur
Në sytë e tij
E gëlltita Hënën
Dhe Yllin.
Apo:
Sikur ato i kam kapur
Dhe i kam vendosur
Mbi supet e mia.
Ramazani Sherif mubarek ju qoftë!

Allahu qoftë i kënaqur me ju!
Të gjitha iftaret janë të ndryshëm
Në bukuritë e tyre.
Vetëm Ai është i njëjtë
Në Mëshirën e Tij
Të Pakufishme.

Atif Kujungjiq

____________ _________ _______
* Poezia
është e bazuar në ndodhitë e vërteta
gjatë natës së parë të Ramazanit
Avatari i antarit
User

TALEBANI

Poste

2239

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Mars 23, 2006 10:45 pm

Re: Poezi për Ramazan

nga TALEBANI » E Shtunë Gusht 30, 2008 8:47 am

Muaji i Bekuar


Ramazan o muaj i mëshirës
ngritës i moralit, largues i erësirës.
Ramazan o muaj i bekuar
i zgjedhur je ti nga All-llahu i lartësuar.

Është fat që po takohemi përsëri
andaj të bëjmë vepra të mira pa kufi.
Ditët ti kalojmë me ibadet,
namazin mos ta falim vet.

Vall-llahi bilahi është shumë kënaqësi
që sërish bashkë të shkojmë për teravi.
Të lidhemi me namaz të gjithë të bashkuar
Krijuesin e Madhërishëm për ta falenderuar.

Kur të jeni duke agjeruar
mos harroni të varfërin për ta kujtuar,
të semurin shkoni për ta vizituar,
shumë sevape keni për të fituar.

Ska më mirë se të jesh musliman
ti je i ngritur se ke iman.
kënaqesia e jote është në Ramazan
Festa e jote është në Bajram.
je shumë i nderuar që je MUSLIMAN.

Zana Sharku
Avatari i antarit
User

TALEBANI

Poste

2239

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Mars 23, 2006 10:45 pm

Re: Poezi për Ramazan

nga TALEBANI » E Shtunë Gusht 30, 2008 8:48 am

Në Ramazan

Mbylli portat e mërisë sate
Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë
Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin
Në fushën e mëkateve mbill trëndafila
ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje

Në Ramazan

Përshëndete zemrën tënde
Buzëqeshi vetes sate
Pajtohu me vetveten
Liroji pengjet e pikëllimit
dhe brengave mësojua fluturimin larg teje

Në Ramazan

Mblidhe veten
Bashko pjesët tua të shkapërderdhura
Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta
Zbulo thesaret e brendësisë sate
dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen


Në Ramazan

Përpiqu sa të mundesh
Pastroje zemrën para trupit
Gjuhen para duarve
Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe
Ke kujdes të jesh prej atyre që "shpërblim" të
agjërimit kanë urinë dhe etjen.

Në Ramazan

Nxito kah të mirat
Shmangiu të keqes
Bëhu bamirës, dhe
Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait
tënd të vdekur...

Në Ramazan

Iki supozimeve
Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty
Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e
Amshuar

Në Ramazan

Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në
ndërgjegjen tënde,
Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin
plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe
këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu
ke shkaktuar dhimbje...

Në Ramazan

Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të
tolerancës
Trokiti dyert në mes teje dhe tyre
Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre
Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha

Në Ramazan

Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin
Ndërsa tani janë "in memoriam"
Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura
Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t'i
kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim

Në Ramazan

Dialogo me veten tënde shumë
Udhëto në thellësitë tua
Hulumto për vetveten
Kërkoji ndjesë apo ndihmoji të kërkon ndjesë...

Në Ramazan

Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh
Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde
Mos numëro dështimet tua me ta
Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve
Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes
Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të
devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa
vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.

Në Ramazan
Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë sëshikimit;
Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe
dënimin e tij;
Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes
lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa
është gjerë qielli;
Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin saherë t'i kujtosh;
Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të
cilave e kapërdiu pikëllimi..., dhe
Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta
Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!
Avatari i antarit
User

TALEBANI

Poste

2239

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Mars 23, 2006 10:45 pm

Re: Poezi për Ramazan

nga TALEBANI » E Shtunë Gusht 30, 2008 8:49 am

MUAJI I RAMAZANIT
MUAJI I RAMAZANIT-
MUAJI I KUR'ANIT.
MUAJI I AGJËRIMIT –
PRANVERA E BESIMIT…

"Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të) zbret Kur'ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe sqarues i rrugës së drejtë…)
(Kur'ani, 2: 185)
Ka që agjërojnë sa për të agjëruar.
Ka që agjërojnë për ta përjetuar.
Agjërimi sa për të agjëruar,
Përveç që sjellë etje dhe uri,
Mjerisht, nuk sjellë asnjë dobi.
Agjërimi i përjetuar është i pranuar,
Është agjërim i vërtet dhe i bekuar,
Siç është i bekuar Ramazani i madhëruar.
Erdhi muaji i Ramazanit
Erdhi muaji i Ramazanit - muaji i Kur'anit.
Erdhi muaji i agjërimit - pranvera e besimit…
Besimtarët në gjithë rruzullin tokësor,
E presin këtë muaj me gëzim,
Me shumë dashuri, me frymëzim,
Sepse në këtë muaj të bekuar
Gjithë bota ka ndryshuar…
Sepse njerëzimit iu çelën sytë,
Doli nga errësira në dritë…
Dritë që kurrë s'ka për t'u fikë
Sepse kjo e bardha dritë
Nga Krijuesi i madhërishëm ka zbritë.
Ka zbritë në jetën e përkohshme tokësore,
Për krijesat njerëzore, që të korrin fitore…
Fitore do të thotë kur e njohim veten,
Kur jetojmë e vdesim për të Vërtetën.
E cila ka filluar, ka përfunduar,
Në këtë muaj të dashur, të bekuar,
Në këtë muaj të shenjtëruar…
Jetën tonë për t'na gjallëruar,
Duke na ndryshuar, udhëzuar…
Duke na udhëzuar përmes Kur'anit,
Duke na udhëzuar përmes Islamit…
Që t'i bindemi Vullnetit Hyjnor,
Që të bëhemi sa më njerëzor,
Që të bëhemi sa më natyror.
Në këtë muaj duke agjëruar
Do të bëhemi më të ndërgjegjësuar,
Do të bëhemi më të vetëdijesuar.
Sepse nga agjërimi mprehet mendimi,
Sepse nga agjërimi forcohet kujtesa,
Sepse nga agjërimi rritet shpresa,
Sepse nga agjërimi lartësohet besa.
Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa,
Kur rritet shpresa, kur lartësohet besa,
Atëherë pa dyshim shtohet dashuria;
Dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi.
Kjo bëhët me siguri një dëshmi
Një dëshmi se ne jemi në harmoni
Me Atë që është vetëm Një,
All-llah, Zot, Hy apo Perëndi.
All-llahu, Zoti, Hyu apo Perëndia
Ai është Ai, Ai është Dashuria…
Dashuria është Krijuesi.
Krijuesi është Dashuruesi.
Dashuruesi është Mëshiruesi.
Mëshiruesi është Dhuruesi.
Dhuruesi është Pranuesi.
Pranuesi që jo vetëm pranon,
Por Ai edhe na obligon.
Na obligon për të mbarën tonë,
Duke na urdhëruar:
'' O ju që keni besuar,
agjërimi u është bërë obligim
sikurse që ishte obligim
edhe i atyre që ishin para jush,
kështu që të bëheni të devotshëm."
(Kur'ani, 2:183)
Në histori ka plotë dëshmi
Fjala e shkruar e ka përjetësuar,
Para nesh çdo brezni ka agjëruar,
Sepse kanë qenë të obliguar.
Në histori ka plotë dëshmi:
Dëshmi të shkruar,
Për t'u mos u harruar,
Janë në librat e shenjtë
Të cilat ende besohen,
Por pak zbatohen:
Mahabhata, Upanishad,
Në Bibël, patjetër,
Në Besëlidhjen e Re,
Në Besëlidhjen e Vjetër…
Pra, të gjithë popujt,
Që kanë parakaluar,
Ka qenë të obliguar
Për të agjëruar…
Kanë qenë të obliguar
Për të agjëruar:
Budistët, Konfuçianistët,
Toaistët, Xhainistët…
Edhe shumë popuj të tjerë,
Hebrenjë, të Krishterë…
Për besimtarët myslimanë,
Agjërimi është bërë obligim
Në muajin Ramazan,
Me 623, sipas kalendarit Gregorian,
Apo në vitin e dytë të Emigrimit,
Sipas kalendarit Islamik, Takvimit,
I cili është i përbotshshëm,
Që të bëhemi më të devotshëm.

Ç'është devotshmëria?
Fjala devotshmëri do të thotë:
Bindje ndaj të Madhit Zot,
Ndaj Tij - të kemi dashuri,
Të kemi nderim në thellësi,
Të jemi të nënshtruar me përulësi,
Të jemi të dorëzuar me besnikëri…
Me devotshmëri rritet vetëdishmëria,
Me devotshmëri shtohet ndjeshmëria.
Këtë e kuptojnë, këtë e përjetojnë,
Vetëm besimtarët dhe besimtaret,
Që n'emër të All-llahut agjërojnë.
Agjërojnë në heshtje, plotë besim,
Me përkushtim, me ngazëllim,
Sepse agjërimi ndihmon,
Sepse agjërimi zhvillon,
Zhvillon aftësitë mendore,
Zhvillon kalitjen trupore,
Zhvillon rritjen shpirtërore.
Përse agjërimi në Ramazan?
Po, përse ky muaj është i bekuar?
Përse ky muaj është aq i madhëruar?
Po, përse ky muaj i shenjtëruar
Është caktuar për të agjëruar?
Janë disa pyetje prej dëgjuesve,
Janë pyetje të mohuesve,
Që u parashtrohen agjëruesve… !
E zgjodhi këtë muaj të bekuar
Krijuesi i Gjithësisë,
All-llahu i Madhëruar,
Për të mirën e njerëzisë.
Pse?
Sepse:
"Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të shpallet) Kur'ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe shqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i të vërtetës nga mashtrimi.)"
(Kur'an-i, 2:185)
Ç'është Kur'ani

Fjala e All-llahut të Madhëruar,
Që i është shpallur,
Zbuluar, frymëzuar,
Njeriut më të dashur,
Njeriut më të lavdëruar,
Më të lavduarit në këtë jetë,
Më të lavduarit në ahiret,
Nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë,
Njeriut që shembull s'ka,
I cili u rritë jetim,
Pa motër, pa vlla,
Pa babë, pa nanë,
Por që ndriçoi gjithë dynjanë,
Mëshira e njerëzimit,
Muhammedi alejhi selam.
Ai e jetoi, Ai na mësoi,
Kur'anin e Madhëruar,
Zbulesën Hyjnore,
Në jetën tokësore…
Libri i librave,
Bibla e biblave,
Më i lexuari,
Më i kërkuari,
Më i nderuari.
Libër përkujtues,
Libër udhëzues,
Libër shërues,
Libër mëshirues…
Për çdo lexues,
Për çdo studiues,
Për çdo zbatues…
Lexues i nderuar!
Për hair! Gëzuar!
Ky muaj i bekuar!
Muaji i Ramazanit-
Muaji i Kur'anit.
Muaji i agjërimit-
Pranvera e besimit,
Çelësi i shpëtimit,
Të mbarë njerëzimit…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron